Tag: shtyp

  • Anulohet konferenca për shtyp e fitueses së Nobelit për Paqe, fati dhe vendndodhja e lideres së opozitës në Venezuelë mbeten të paqarta

    Anulohet konferenca për shtyp e fitueses së Nobelit për Paqe, fati dhe vendndodhja e lideres së opozitës në Venezuelë mbeten të paqarta

    Konferenca për shtyp në Oslo me fituesen e çmimit Nobel për Paqe, María Corina Machado – lidere e opozitës venezueliane që prej muajsh ndodhet në arrati – është anuluar, ka njoftuar Instituti Nobel, i cili pranoi se “është në errësirë” për vendndodhjen e saj.

    Machado nuk është shfaqur publikisht që nga 9 janari, kur mori pjesë në një protestë në Caracas kundër inaugurimit të mandatit të tretë të presidentit Nicolás Maduro. Konferenca e së martës pritej të ishte paraqitja e saj e parë pas 11 muajsh, por fillimisht u shty dhe më pas u anulua disa orë para nisjes.
    Zëdhënësi i Institutit Nobel tha për mediat: “Konferenca për shtyp është anuluar për sot dhe nuk kemi informacion se kur apo si do të vijë ajo.”
    I pyetur nëse mund të riplanifikohet të mërkurën, ai shtoi: “Nuk mendoj se po… jemi gjithashtu në errësirë.”
    Instituti theksoi se Machado vetë kishte pranuar se udhëtimi drejt Norvegjisë ishte tejet i vështirë, ndaj nuk mund të jepeshin detaje për mbërritjen e saj. Ekipi i saj nuk komentoi.
    Ndërkohë, familja e Machado-s – përfshirë nënën e saj 84-vjeçare dhe tre fëmijët – ka mbërritur në Oslo për ceremoninë e së mërkurës. Të akredituarit për ngjarjen u njoftuan me mesazhe urgjente për anulimin e konferencës.
    Machado u shpall fituese e Nobelit për Paqe në tetor për “luftën e saj të palodhur kundër regjimit autoritar venezuelian”. E njohur shpesh si “Zonja e Hekurt” e Venezuelës, ajo ia dedikoi çmimin popullit të vendit të saj dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka mbështetur opozitën venezueliane me presion të rritur ushtarak dhe politik ndaj Maduros.
    Vendndodhja e Machado-s mbetet e panjohur, por raportohet se ajo mund të ketë arritur në Europë me ndihmën e SHBA-së, pasi dyshohet se është shmangur nga Venezuela përmes Puerto Ricos. Autoritetet venezueliane e akuzojnë atë për “komplot, nxitje urrejtjeje dhe terrorizëm”, duke paralajmëruar se çdo udhëtim jashtë vendit e bën atë “të arratisur”.
    Krizat politike në Venezuelë janë përshkallëzuar që prej zgjedhjeve të korrikut 2024, të cilat Maduro refuzoi t’i pranonte pas fitores së kandidatit opozitar Edmundo González, i cili më pas u detyrua të largohej në ekzil, ndërsa Machado u detyrua të fshihej.
    Ceremonia e këtij viti pritet të ketë një prani të lartë liderësh botërorë – më të madhen që prej vitit 2012 – me presidentët e Argjentinës, Panamasë, Ekuadorit dhe Paraguait që pritet të marrin pjesë.
    Instituti Nobel publikoi edhe videon e çastit kur Machado u njoftua me telefon se kishte fituar çmimin: “Oh Zot! Nuk kam fjalë… Jam vetëm një person, nuk e meritoj këtë,” u shpreh ajo emocionuar.

    Top Channel

  • Fajëson Biden për lejimin e shtetasve afganë në SHBA/ Trump poshtëron gazetaren në konferencën për shtyp: Je budallaqe?

    Fajëson Biden për lejimin e shtetasve afganë në SHBA/ Trump poshtëron gazetaren në konferencën për shtyp: Je budallaqe?

    Presidenti Donald Trump ka surprizuar sërish me një reagim të ashpër ndaj gazetarëve gjatë një konference për shtyp lidhur me sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington, DC.

    Gazetarja e CBS News, Nancy Cordes, i bëri pyetje për verifikimin e të dyshuarit afgan, Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, i cili akuzohet për të shtënat me armë ndaj  dy anëtarëve të Gardës Kombëtare. Kur Cordes citoi raportet federale që tregojnë se Lakanwal kishte kaluar kontrolle të plota dhe ishte i verifikuar, Trump shpërtheu, duke e sulmuar drejtpërdrejt: “Je budallaqe? Je njeri budalla?”
    Presidenti e lidhi sulmin me dështimet e administratës Biden në lidhje me imigracionin dhe tërheqjen nga Afganistani. Ai theksoi se shumë afganë u lejua të hynin në SHBA pa verifikim dhe akuzoi qeverinë aktuale për pasojat e këtyre politikave.
    Ngjarja vjen pas një serie shpërthimesh të Trump ndaj gazetarëve, ku ai ka përdorur epitete dhe kritika të ashpra ndaj mediave të mëdha si New York Times, Bloomberg dhe ABC News.
    Lakanwal, i cili ka punuar me CIA-n në Afganistan, hyri në SHBA gjatë evakuimit të vitit 2021 dhe ishte verifikuar nga autoritetet federale. Sulmi i tij po hetohet si akt terrorizmi, ndërsa dy viktimat e Gardës Kombëtare, Sarah Beckstrom dhe Andrew Wolfe, po trajtohen për plagët e marra.
    Trump ka përdorur shpesh këto konferenca për shtyp për të sulmuar mediat dhe për të nxjerrë në pah politikat e tij dhe të administratës së mëparshme, duke krijuar tensione të forta me gazetarët.

    Top Channel

  • E rëndë në Angli/ Shqiptarin e shtyp kamioni teksa po flinte në një kosh mbeturinash

    E rëndë në Angli/ Shqiptarin e shtyp kamioni teksa po flinte në një kosh mbeturinash

    Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur tragjikisht jetën pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash në Northampton të Anglisë.
    The Sun raporton se 30-vjeçari po flinte brenda një koshi plehrash. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 tetor në Rrugën Wellington, ku fqinjët raportuan se u zgjuan nga britma të forta në orët e para të mëngjesit.
    Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e transportuan me urgjencë Sajmirin drejt Spitalit të Coventry-t. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 6 nëntor.
    Miqtë e tij, të tronditur nga humbja, treguan se Sajmiri kishte kërkuar më herët strehë tek persona të ndryshëm, por pasi nuk gjeti një vend ku të qëndronte, përfundoi duke fjetur në rrugë.
    Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Tragjike! 30-vjeçari shqiptar humb jetën në Angli/ Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni

    Tragjike! 30-vjeçari shqiptar humb jetën në Angli/ Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni

    Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur tragjikisht jetën pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash në Northampton të Anglisë.

    The Sun raporton se 30-vjeçari po flinte brenda një koshi plehrash. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 tetor në Rrugën Wellington, ku fqinjët raportuan se u zgjuan nga britma të forta në orët e para të mëngjesit.

    Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e transportuan me urgjencë Sajmirin drejt Spitalit të Coventry-t. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 6 nëntor.

    Miqtë e tij, të tronditur nga humbja, treguan se Sajmiri kishte kërkuar më herët strehë tek persona të ndryshëm, por pasi nuk gjeti një vend ku të qëndronte, përfundoi duke fjetur në rrugë.

    Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Dyshohet se u shtyp nga kamioni, vdes 30-vjeçari shqiptar

    Dyshohet se u shtyp nga kamioni, vdes 30-vjeçari shqiptar

    Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur tragjikisht jetën pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash në Northampton të Anglisë.
    The Sun raporton se 30-vjeçari po flinte brenda një koshi plehrash. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 tetor në Rrugën Wellington, ku fqinjët raportuan se u zgjuan nga britma të forta në orët e para të mëngjesit.
    Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e transportuan me urgjencë Sajmirin drejt Spitalit të Coventry-t. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 6 nëntor.
    Miqtë e tij, të tronditur nga humbja, treguan se Sajmiri kishte kërkuar më herët strehë tek persona të ndryshëm, por pasi nuk gjeti një vend ku të qëndronte, përfundoi duke fjetur në rrugë.
    Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Angli/ Flinte në koshat e mbeturinave, dyshohet se u shtyp nga kamioni

    Humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Angli/ Flinte në koshat e mbeturinave, dyshohet se u shtyp nga kamioni

    Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur tragjikisht jetën pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash në Northampton të Anglisë.

    The Sun raporton se 30-vjeçari po flinte brenda një koshi plehrash. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 tetor në Rrugën Wellington, ku fqinjët raportuan se u zgjuan nga britma të forta në orët e para të mëngjesit.
    Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e transportuan me urgjencë Sajmirin drejt Spitalit të Coventry-t. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 6 nëntor.
    Miqtë e tij, të tronditur nga humbja, treguan se Sajmiri kishte kërkuar më herët strehë tek persona të ndryshëm, por pasi nuk gjeti një vend ku të qëndronte, përfundoi duke fjetur në rrugë.
    Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

    Top Channel

  • Thumba të forta nga Martini për Dajën dhe Tetovën: E dinë se ne jemi më të mirë se ta

    Thumba të forta nga Martini për Dajën dhe Tetovën: E dinë se ne jemi më të mirë se ta

    Vllaznia do të përballet me Dinamon në javën e ardhshme të Superiores. Para këtij takimi, gjithçka është ndezur në konferencën për shtyp. Trajneri Edi Martini ka thumbuar trajnerin Ilir Daja dhe Edlir Tetova për ankesat e tyre, sipas fjalëve të raportuara nga Shkodra Sport.
    Ogur i mirë rikthimi në konferencë? Shpresoj të jetë ogur i mirë. Kam qejf të rri larg, por ka momente që duhet të jem sepse janë disa situata që nuk më pëlqejnë prej kolegëve të mi trajnera. E shoh që në çdo ndeshje, ose çdo pas ndeshje, sulmojnë egër arbitrat. Njëri thotë ti nuk duhet të arbitrosh më, tjetri thotë kamera, tjetri… Dmth është një presion që po i bëhet arbitrave në maksimum. Unë jam ndëshkuar me karton të kuq për asgjë, ndeshjen e parë të kampionatit. Shoh që këto trajnerë që bërtasin, munden të bëjnë gjithçka, nuk po dënohen, nuk po marrin karton të kuq, edhe me fjalët që thonë pas intervistave. Ka raste që duhet të kuptojnë që edhe Shkodra ka zot.
    E kam fjalën për ndeshjen e fundit me Egnatian. Nuk e kuptoj, gjyqtarët e FIFA-s duhet të kenë autoritet pak më tepër. Të shash nga fillimi deri në fund, siç ishte rasti i Aleksit që shante pafund edhe arbitrat, por edhe në pushimin e ndeshjes i bënin presion arbitrave, apo edhe pas ndeshjes. Nuk më pëlqejnë, duhet të kenë më autoritet sepse pastaj agravohet situata dhe nuk është mirë për futbollin shqiptar.
    Dinamo? Normal që është një sfidë shumë e vështirë. Dinamo ka një ekip të mirë, që pretendon, por e shoh që janë të trembur, si Egnatia dhe Dinamo. Mënyra si ata komunikojnë pas ndeshjeve, në intervista dhe konferenca për shtyp janë shumë të trembur sepse e dinë që ne jemi këtu dhe jemi më të mirë se ata”, tha Martini.

  • Kancelari gjerman shkon për vizitë te Erdogani

    Kancelari gjerman shkon për vizitë te Erdogani

    ERDOGAN DHE MERZ

    GJERMANI- Në konferencën e përbashkët për shtyp kancelari Friedrich Merz iu referua krizave gjeopolitike të dominuara nga fuqitë ndërkombëtare. Kjo kërkon partneritete më të ngushta strategjike për Gjermaninë dhe sipas Merz, Turqia nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë. Të dyja vendet janë të lidhura ngushtë si nga pikëpamja sociale edhe ekonomike, tha Merz, dhe se kjo përbën themelin e marrëdhënieve dypalëshe. Po ashtu si Gjermania dhe Turqia janë anëtare të NATO-s pra kanë lidhje edhe sa i përket politikës së sigurisë.
    Turqia ka rol të rëndësishëm në konfliktet ndërkombëtare
    Presidenti turk luan një rol kyç në konfliktet aktuale. Erdogani është i përfshirë ndjeshëm si në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, edhe në marrëveshjen për armëpushimin në Gazë. Kancelari Merz e falënderoi atë për këtë gjatë konferencës për shtyp. Merz diskutoi me Erdoganin se si ky proces paqeje mund të sigurohej më tej, edhe pse të dy kanë pikëpamje shumë të kundërta lidhur me organizatën terroriste Hamas si dhe qëndrime krejt të kundërta ndaj Izraelit.
    I pyetur nga një gazetar turk për qëndrimin ndaj Izraelit Merz theksoi se Gjermania do të qëndrojë gjithmonë “me vendosmëri në anën e shtetit të Izraelit”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Gjermania do të pranojë çdo vendim të marrë nga një qeveri izraelite.
    Kurse Presidenti turk iu referua 60,000 njerëzve të vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet dhe bombardimet izraelite dhe e akuzoi sërish Izraelin për “gjenocid” dhe për lënien e popullsisë palestineze që të vdesë nga uria.
    Ukraina, migrimi dhe gjendja e të drejtave të njeriut në Turqi
    Lufta në Ukrainë ishte gjithashtu temë e diskutimit: Turqia dëshiron të ndërmjetësojë dhe ka organizuar tashmë takime midis palëve ndërluftuese. Megjithatë deri tani nuk ka pasur shumë sukses. Erdogani po i mban të gjitha opsionet e tij të hapura: ai po furnizon me armë Ukrainën, por nuk po merr pjesë në paketat e sanksioneve evropiane kundër Rusisë. Merzi shpreson që në këtë çështje do të ketë përparime.
    Kancelari gjerman gjithashtu dëshiron të arrijë marrëveshje me Erdoganin në çështjen e migracionit. Ai dëshiron që Turqia të mbështesë Gjermaninë për dëbimin e të huajve. Kjo nuk përfshin vetëm qytetarët turq, por edhe dëbimet në Siri. Merz beson se bisedimet për këtë temë janë në rrugën e duhur.
    I pyetur për çështjen e të drejtave të njeriut në Turqi Merzi u përgjigj shkurt në konferencën për shtyp. Ai shpjegoi se  në Turqi ka situata që nuk korrespondojnë me kuptimin tonë të sundimit të ligjit. Kancelari Merz tha se në diskutimet me Presidentin Erdogan, i kishte shprehur shqetësimin në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, por nuk dha detaje./DW

  • 21 Janari, Basha në SPAK: Deklarova gjithçka që kisha dijeni

    21 Janari, Basha në SPAK: Deklarova gjithçka që kisha dijeni

    Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha u paraqit këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Aty për më shumë se 1 orë, Basha dha përgjigje për çështjen e 21 Janarit.
    Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Për gazetarët Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK-u.

    Lulzim Basha nuk dha asnjë koment mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, por gazetarëve u tha vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe se duhet të ruajë sekretin hetimor. Basha me batuta u tha gazetarëve se konferencën për shtyp do ta mbajë një herë tjetër.

    Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.

    Gazetarët: Për 21 janarin?
    Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.
    Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?
    Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim
    Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë.
    Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.

  • Lulzim Basha del pas më shumë se 1 ore nga SPAK, ja çfarë deklaroi për mediat (VIDEO)

    Lulzim Basha del pas më shumë se 1 ore nga SPAK, ja çfarë deklaroi për mediat (VIDEO)

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot nga ambientet e SPAK-ut, ku qëndroi për rreth një orë.
    Pas daljes, Basha u ndal shkurtimisht përpara gazetarëve, duke refuzuar të japë detaje mbi çështjen për të cilën ishte thirrur.
    “Duhet të ruaj sekretin hetimor. Një herë tjetër do të kem konferencë për shtyp,” – u shpreh ai shkurt për median, pa dhënë sqarime të mëtejshme mbi arsyen e thirrjes në Prokurorinë e Posaçme.
    Burime pranë SPAK bëjnë me dije se pyetja e Bashës lidhet me një nga hetimet në vijim për periudhën e drejtimit të tij politik, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga institucioni.
    Basha është parë të largohet pa dhënë deklarata të tjera, ndërsa mësohet se një konferencë për shtyp pritet të mbahet në ditët në vijim.