Tag: shtyllë

  • Shqiptari sfidon lartësinë për 28 nëntorin, hipën në shtyllën e lartë për të vendosur flamurin kombëtar

    Shqiptari sfidon lartësinë për 28 nëntorin, hipën në shtyllën e lartë për të vendosur flamurin kombëtar

    Në kuadër të 28 nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë, një shqiptar ka sfiduar lartësinë duke hipur në një shtyllë të lartë.

    Në pamjet e kapura me dron, shqiptari shihet teksa ka vendosur një flamur kuq e zi në shtyllë, ndërsa një tjetër e valvit me dorë.

    Veprimi i tij patriotik duket shumë i rrezikshëm, pasi në një lartësi të tillë mund të kishte përfunduar edhe me pasoja serioze.

  • Krujë/ Humb kontrollin e automjetit dhe përplas një shtyllë elektrike, humb jetën 32-vjeçari

    Krujë/ Humb kontrollin e automjetit dhe përplas një shtyllë elektrike, humb jetën 32-vjeçari

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq të Krujës, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

    Si pasojë, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor i policisë vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

    Krujë/Informacion paraprak

    Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

    Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

  • Aksident tragjik/ Motoçikleta përplaset me një shtyllë ndriçimi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (Emri)

    Aksident tragjik/ Motoçikleta përplaset me një shtyllë ndriçimi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (Emri)

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku si pasojë në shqiptar ka humbur jetën. Mësohet se 16-vjeçari po udhëtonte me motoçikletën e tij kur u përplas fillimisht me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar.
    Si pasojë e përplasjes, Manuel Leti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një shtyllë ndriçimi. Më pas ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht i mituri shqiptarë nuk mundi të mbijetojë nga plagët e rënda.

  • Prezantimi i ministrit Besfort Lamallari, Rama: Drejtësia, shtyllë kryesore për integrimin në BE

    Prezantimi i ministrit Besfort Lamallari, Rama: Drejtësia, shtyllë kryesore për integrimin në BE

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë ministrin e ri të drejtësisë Besfort Lamallarin.
    Në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se drejtësia është shtyllë kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian.Lexo edhe :Related Posts
     Rama: Uroj që, në mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie, Besforti do t’ia dalë të cojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm, Ulsi Manja. Në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar. Në të vërtetë, edhe roli, edhe pesha e ministrisë së Drejtësisë janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë. Territori i mbulimit të çështjes së drejtësisë në shtetin shqiptar është territori që zë vendin më të madh në procesin e antarësimit. 

    /vizionplus.tv

  • Spalletti për “Buffon: Ka ‘shtyllë kurrizore’, është gjigant si njeri, mik, drejtues, ish-futbollist

    Spalletti për “Buffon: Ka ‘shtyllë kurrizore’, është gjigant si njeri, mik, drejtues, ish-futbollist

    Luciano Spalletti rikthehet te largimi i dhimbshëm nga kombëtarja italiane, i ndodhur në mënyrë të papritur në fillim të kësaj vere, pas humbjes kundër Norvegjisë. Këto janë fjalët e tij për Gianluigi Buffon: “Gigi është një personalitet shumë i madh.
    Një njeri i madh, një mik i madh, një drejtues i madh, një ish-futbollist i madh. Një person me ‘shtyllë kurrizore’, që ka pasur inteligjencën të kalojë vështirësitë, të flasë hapur për dobësitë e veta, që ka bërë llogaritë me gabimet e tij. Është vërtet një gjigant”.
    A është e mundur të përcillen këto vlera në dhomat e zhveshjes?Është e vështirë t’ua heqësh futbollistëve ‘mërzinë’ që vjen nga mirëqenia. Futbolli gjeneron mendjemadhësi, edhe tek ata më të pjekurit.
    A është e vërtetë që bashkëshorten tuaj, Tamara, e keni njohur kur luanit te Spezia dhe ajo ju trokiti në derë për t’ju shitur një abonim të gazetës “L’Unità”?Po, ishte një grua aktive. Ne e kalonim kohën duke ushqyer politikën, idealet e thella. Merrnim pjesë bashkë në festat e fshatit, ishim punëtorë dhe të përfshirë. Ndihmonim njëri-tjetrin edhe fizikisht, me duar.
    Identiteti juaj i majtë nuk ka qenë kurrë sekret. Prandaj, shumë u habitën kur ju panë në Atreju, festën e “Fratelli d’Italia”, një vit e gjysmë më parë…Për mua është krejtësisht e drejtë të shkosh e të thuash atë që ke për të thënë edhe në mjedise që mund të jenë armiqësore.
    Në librin tuaj “Parajsa ekziston… por sa shumë lodhje”, ju thoni një fjali të fortë: “Nuk di si të sillem me lumturinë”…Nuk di si të sillem me lumturinë personale. Ajo lidhet gjithmonë me lumturinë e njerëzve që do, të familjes tënde. Kur isha fëmijë, gjëja që më bënte më të lumtur ishte të shihja mamanë dhe babain që përqafoheshin.

  • Tragjike në Kosovë/ Automjeti përplaset me një shtyllë betoni, ndërron jetë 15-vjeçari, plagosen dy të mitur të tjerë

    Tragjike në Kosovë/ Automjeti përplaset me një shtyllë betoni, ndërron jetë 15-vjeçari, plagosen dy të mitur të tjerë

    Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Treboviç të Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një i mitur.

    Viktima, një 15-vjeçar me inicialet M.N., nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

    Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy të mitur të tjerë që ndodheshin në automjet– përfshirë shoferin e mjetit – të cilët po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin.

    “Rreth orës 00:02 kemi marrë njoftimin për një vetaksident në fshatin Treboviç. Vetura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni. Tre persona pësuan lëndime, ku fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë në vend. Dy të tjerët u dërguan fillimisht në emergjencën e Spitalit të Pejës dhe më pas në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.

  • Aksidenti tragjik në Vlorë/ Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti

    Aksidenti tragjik në Vlorë/ Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit.

    Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga.
    Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.
    Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën
    Të lënduarit, janë transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
    Fatkeqësisht, Luan Llanaj, 19 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
    Pas disa orëve ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari T.M.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në hyrje të Vlorës, një i vdekur dhe një i plagosur në spital

    Aksident i rëndë në hyrje të Vlorës, një i vdekur dhe një i plagosur në spital

    Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur pranë një karburanti në rrugën Nacionale Vlorë-Fier, ku një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin.
    Si pasojë, motomjeti ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me një shtyllë elektrike dhe një shtyllë druri.
    Në mjet ndodheshin dy persona, ku njëri ndërroi jetë, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
    Viktima është identifikuar si Luan  Llano 19 vjec, ndërsa i plagosuri eshte Tomorr Brati. Policia dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
    Njoftimi i Policisë:
    Vlorë/Informacion paraprak

    Sot, rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, dy shtetas, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

    Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit.
    gijotina.com/

  • Aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot/ Humbin kontrollin e motorçikletës dhe përplasen me një shtyllë ndriçimi, plagosen çifti i bashkëshortëve

    Aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot/ Humbin kontrollin e motorçikletës dhe përplasen me një shtyllë ndriçimi, plagosen çifti i bashkëshortëve

    Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur, pasi motorçikleta me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi rrugor.

    Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqezimit të Rrilës.

    Të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Lezhës, nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

    Nderkohë policia e cila mbërriti menjeherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

  • “Isha rehat në fshat!”, Braçe denoncon rastin: Qytetari u gjobit me 200 euro në Laprakë për një njoftim që ka vendosur në shtyllë

    “Isha rehat në fshat!”, Braçe denoncon rastin: Qytetari u gjobit me 200 euro në Laprakë për një njoftim që ka vendosur në shtyllë

    Braçe nënvizon se kjo situatë nuk është normale, pasi në vend që të shohësh makinat e parkuara në një vend ku nuk lejohet parkimi apo të ndëshkohen ata që hedhin inerte në rrugë, gjobitet një person që ka vendosur një fletë lajmërimi ku jepet një shtëpi me qira.
    “Isha rehat ne fshat! Këtu në qytet nuk kuptoj më asgjë! Në një shtyllë në Laprakë;200 mijë lekë-200€ gjobë për një letër A4 vendosur në shtyllë! Po si?
    Ja siç e kanë shkruar e siç po ua spjegoj;Krejt normale ta këshillosh e mos e bëj më, por brenda pak orësh kur i ke thënë “ke 20 ditë kohë të mos e bësh më”, ti vesh 200 mijë lekë gjobë është e padrejtë!
    Por përtej kësaj;po pse si vini gjoba këtyre që hedhin inerte në rrugë e që i kushtojnë bashkisë e mjedisit pafund? Pse? Pse?Anullojeni se është turp! Nuk është as reklamë e as poster”, shkroi Braçe krah videos së postuar.