Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Durrësit. Raportohet se një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike nga një shtyllë e dëmtuar buzë rrugës dhe në kushtet e lagështirës.
Viktima është identifikuar si Fatbardh Kaloshi, baba i tre fëmijëve. Sipas të dhënave nga policia, ai ka rënë në kontakt me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë saj, duke ndërruar jetë në vend.
Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Tag: shtylla
-

E rëndë në Durrës, shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi
-

E rëndë në Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë i merr jetën një 44-vjeçari (Emri)
Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri.
Viktima është Fatbardh Kaloshi, 44 vjeç, baba i 3 fëmijëve.
Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.
Prej të paktën një ore, viktima në rrugë në pritje të kryerjes së procedurave. Policia ka vendosur shiritat kufizues në vendin e ngjarjes. -

E rëndë në Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë i merr jetën një 44-vjeçari
Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri.
Viktima është Fatbardh Kaloshi, 44 vjeç, baba i 3 fëmijëve.
Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.
Prej të paktën një ore, viktima në rrugë në pritje të kryerjes së procedurave. Policia ka vendosur shiritat kufizues në vendin e ngjarjes.Top Channel
-

E rëndë në Durrës, shtylla e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi
Shënohet viktima e parë e vjeshtës në Durrës.
Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri.
Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.
Prej të paktën një ore, viktima në rrugë në pritje të kryerjes së procedurave. Policia ka vendosur shiritat kufizues në vendin e ngjarjes.Top Channel
-

Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit
NGA: GJON KEKA
Debati mbi biografinë e jetës dhe veprave të Gjergj Kastriotit nuk ka nisur sot ,as dje, por që me daljen e tij në skenën europiane, aty nisin debatet dhe nuk mbarojnë as sot, e nuk do të mbarojnë as nesër nëse ,një herë e mirë nuk triumfojnë tri shtyllat e mëpoashtme të së vërtetës, në vend të gënjeshtrave e shtrembërimeve të mëvonshme që nxorrën kokën nga errësirat e tyre.
Kështu që,tri shtyllat mbi të cilat qëndron e vërteta e jetës dhe veprave të kryezotit arbëror Gjergj Ksstrioti janë këto:
Pal Engjëlli, sekretar i shtetit të Arbërit,këshilltar e bashkëpunëtor i ngushtë i kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti,dëshmitar okular ,i pa të gjitha me sytë e tij atë që bëri dhe jetoi Gjergj Kastrioti i madh,
closevolume_offDhimitër Frangu, arkëtar i shtetit të Arbërit, këshilltar,diplomat dhe bashkëpuntor i kryezotit Gjergj Kastrioti, dëshmitar okular ,i pa të gjitha me sytë e tij atë që bëri dhe jetoi Gjergj Kastrioti i madh,
Marin Barleti, bashkëkohës dhe mbledhës i gjurmëve të jetës e veprave të kreyzotit arbëror Gjergj Kastrioti
I vendosa këto tre emra ,të cilët edhe kanë shkruar edhe vepra për mbretin dhe kryezotin arbëror Gjergj Kastriotin si shtylla mbi të cilat është ndërtuar biografia e vërtetë e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit.Dhe kjo jo pa arsye, sepse sot ka edhe në mesin tonë që thonë ,se ajo që është shkruar për Skënderbeun është përrallë, madje deri në mohime. Por,si mund të thuhet përrallë ,kur dihet se dy nga emrat që nënvizova më lartë janë dëshmitar okular, pra flasin atë që kanë parë me sy dhe kanë jetuar e bashkëvepruar me mbretin dhe kryezotin tonë arbëror Gjergj Kastrioti.
Unë për vete ,nuk kam nevoj me i besu askujt tjetër dhe për asnjë dëshmi tjetër për ta përcjell mesazhin e jetës dhe veprave të të madhit tonë Gjergj Kastrioti pos këtyre tri shtyllave , mbi të cilat është ndërtuar biografia e këtij mbreti të madhë të arbërir dhe Europës, madje edhe autorët ,studiuesit dhe historianët e gjithë botës janë mbështetur në këto tri shtylla.Edhe përkthimet në gjuhët e botës e veprave të Gjergj Kastriotit janë mbështetur në këto tri shtylla.
Nisur nga kjo, të gjithë ata që kanë shkruar mëpas nëse nuk janë mbështetur tek këto tri shtylla,unë nuk kam asnjë arsye me i besu atyre.
Madje ,ka pas edhe autor, studiues,historian etj,që kanë shkruar gënjeshtra ,shtrembërime,të cilët nuk janë mëbshtetur në këto tri shtylla të lartpërmendura të së vërtetës, por në gënjeshtra të cilat sot ka njerëz që i besojnë më shumë këtyre pseudohistorianëve,pseudostudiuesve e pseudoautorëve të cilët e kanë shtrembëruar biografinë e mbretit dhe kryezotit tonë Gjergj Kastrioti.
Unë i besoj dëshmitarëve okular dhe bashkëpunëtorëve të kreyzotit tonë arbëror Gjergj Kastrioti,siç janë: Pal Engjëlli, Dhimitër Frangu dhe Marin Barleti ,sepse ata kanë shkruar atë që kanë parë sytë e tyre dhe kanë jetuar më të e bashkëvepruar. Nuk mund t’i besoj unë asnjë dhe askujt tjetër që nuk kanë qenë as dëshmitar okular të të bëmave të kreyheroit tonë ,as bashkëkohës ,e as bashkëveprimtar. Poashtu nuk mund t’i besoj unë,”pseudove” të mëvonshëm që jo vetëm se nuk kanë qenë dëshmitar, por as nuk janë mbështetur në këto tri shtylla të së vërtetës,por në imagjinata,gënjeshtra ,iluzione etj.
Sot, është koha e të vërtetës,pra që më shumë t’i besohet këtyre tri shtyllave si më larët mbi të cilat është pru para nesh imazhi, jeta ,vepra dhe pasqyra e plotë e asaj epoke të lavdisë së historisë së kombit tonë,se sa me i besu atyre që kanë nxjerrë më pas teza,kanë errësu, dhe kanë shtrembëru figurën dhe jetën e veprën e kreyzotit dhe mbretit arbëror Gjergj Kastriotit,madje tendencat vazhdojnë deri në ditët tona.
-

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të premten, më 18 korrik, vendimin për pushimin e gjykimit të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, për shkak të tërheqjes nga ankimi nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili aktualisht ushtron kompetencat e komisionerëve.
Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla, konstatoi gjatë shpalljes së vendimit se jurisprudenca e Kolegjit ka konsoliduar qëndrime standarde për zgjidhjen e problematikave që, në çështjen e Kotes, mund të diktonin një zgjidhje të ndryshme nga ajo e kërkuar nga Dumani, i cili në përfundim ndryshoi qëndrim duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të Kotes.
Prokurori Robert Kote u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) konkludoi se ai kishte arritur një nivel të besueshëm në kriteret e pasurisë dhe figurës, si dhe një nivel të kualifikuar profesionalizmi. Ndërsa pakica vlerësoi se, në një analizë tërësore të çështjes, subjekti kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia dhe duhej të ishte shkarkuar.
Për këtë çështje paraqiti opinion edhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Gerrit Sprenger, i cili konstatoi nevojën për hetim të mëtejshëm të gjetjeve, me qëllim arritjen në një përfundim të drejtë. Në vijim, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili ngriti shkaqe ankimi në të tre kriteret e rivlerësimit, duke kundërshtuar konkluzionet e KPK-së si të pabazuara në aktet e hetimit administrativ.
Megjithëse gjatë parashtrimeve në Kolegj, drejtuesi i SPAK iu qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e Kotes, pas dëgjimit të pretendimeve të këtij të fundit, ai ndryshoi qëndrim në konkluzionet përfundimtare, duke e konsideruar të drejtë vendimin e KPK-së për konfirmimin e subjektit të rivlerësimit.
Në një seancë të mëpasshme, prokurori Klodian Braho, që përfaqësoi në këtë çështje drejtuesin e SPAK, sqaroi se nuk ishte hequr dorë nga ankimi, megjithëse ishte krijuar bindja se Kote nuk kishte probleme dhe duhej të konfirmohej. Ai theksoi se drejtuesi i SPAK kërkonte që vendimi i KPK-së t’i nënshtrohej kontrollit të Kolegjit.
Shtylla deklaroi gjatë shpalljes së vendimit se Kolegji, pasi analizoi konkluzionet përfundimtare të palëve, vlerësoi se kërkesa përfundimtare e Dumanit, nëse analizohet në harmoni me gjithë ngjarjet procedurale të çështjes, duhet të konsiderohet e barasvlefshme me heqjen dorë nga ankimi.
Kolegji vëren se në ankimin fillestar, Komisioneri kishte kërkuar ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Kotes, qëndrim që u konfirmua edhe në parashtrimet e drejtuesit të SPAK. Ndërsa në bisedimet përfundimtare, nga ana e tij u kërkua lënia në fuqi e vendimit të KPK-së, edhe pse një kërkesë e tillë nuk ekzistonte në ankimin fillestar.
Shtylla shpjegoi se kërkesa përfundimtare për lënien në fuqi të vendimit objekt ankimi u analizua në ndërthurje me interesat e ligjshëm për të vijuar procesin në gjykatë dhe të drejtën për akses në gjykim. Kolegji sjell në vëmendje se kjo e drejtë nënkupton që edhe mjetet e përdorura për realizimin e saj duhet të jenë në përputhje dhe proporcionale me qëllimin e ndjekur.
Trupi gjykues i KPA konstatoi se nënshtrimi i ankimit analizës kontrolluese të Kolegjit, njëkohësisht me kërkesën për konfirmimin në detyrë të subjektit, mund të arsyetohet vetëm si një situatë në të cilën ankuesi nuk ruan më një interes të ligjshëm për të kontestuar vendimin në fjalë. “Pasi në thelb, ushtrimi procedural është tërësisht teorik dhe i pamundur për të ndryshuar vendimin objekt ankimi”, u shpreh Shtylla.
“E thënë ndryshe, mungesa e një interesi të ligjshëm nënkupton se Kolegji do të përfshihej në një çështje dhe do t’u përgjigjej pyetjeve tërësisht hipotetike, zgjidhja e të cilave nuk do të sillte pasoja ligjore”, shtoi ajo.
KPA vëren se në rrethanat ku deduktohet mungesa e interesit të ligjshëm, një vendimmarrje e ndryshme nga ajo e kërkuar nga ankuesi, teorikisht do ta bënte vendimin të cënueshëm, në rast se do të ankimohej nga subjekti i rivlerësimit.
Ndërkohë, Kolegji vërejti se jurisprudenca e mëparshme për raste të ngjashme mund të kishte çuar në një qëndrim të ndryshëm nga ai që kërkoi në përfundim Dumani.
“Është e nevojshme të theksohet se jurisprudenca e Kolegjit, gjatë funksionit të tij 8-vjeçar, ka konsoliduar qëndrime standarde për zgjidhjen e problematikave të cilat, në çështjen konkrete, mund të diktonin një zgjidhje të ndryshme nga ajo e kërkuar nga drejtuesi i SPAK, edhe pasi gjatë shqyrtimit gjyqësor, aktet e paraqitura a prima facie fokusohej në çështje faktike që nuk përbënin shkak ankimi apo përfshinin fakte pa relevancë për atë që sillej në analizë nëpërmjet ankimit”, deklaroi Shtylla.
Sipas KPA-së, ndonëse ankimi nuk përmbante një kërkesë alternative, ndryshimi i plotë i kërkimit e drejtoi trupin gjykues drejt zgjidhjes për lënien në fuqi të vendimit të KPK-së për Koten, duke sjellë automatikisht si rezultat logjik mosshqyrtimin e fakteve.
Shtylla vërejti se drejtuesi i SPAK, në konkluzionet përfundimtare, ndryshoi kërkesën e ankimit, duke mbështetur konkluzionet e Komisionit për çdo shkak ankimi. Ky ndryshim i kërkesës nga ana e ankuesit u arsyetua nga Kolegji se e vendos këtë të fundit në kushtet e pranimit të vendimit të Komisionit në formën që është, pa e nënshtruar atë një vlerësimi të mëtejshëm.
“Në premisën që kërkesa përfundimtare për lënien në fuqi të vendimit mund të barazohet, në pasojat e saj, me heqjen dorë nga ankimi nga titullari i përcaktuar për këtë ankim, duke mos pasur më lëndë për të shqyrtuar çështjen për të cilën është vënë në lëvizje, dhe në përputhje me vendimet e mëparshme të tij, Kolegji vëren se kjo vendimmarrje sjell si pasojë që vendimi objekt ankimi i Komisionit, me të cilin është konfirmuar në detyrë subjekti i rivlerësimit, të marrë formë të prerë”, u shpreh Shtylla.
Në përfundim, Kolegji vendosi pushimin e gjykimit për çështjen e vetingut të prokurorit Robert Kote, vendimmarrje që sjell si pasojë marrjen e formës së prerë të vendimit të KPK-së për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi./BIRN -

Rama në 34 vjetorin e PS: Parlamenti, shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE!
Partia Socialiste ka organizuar këtë të enjte në selinë rozë festën e 34 vjetorit të krijimit.
Kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij tha se Parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE.
Rama shprehet besimplotë që PS do të bëjë gjënë e duhur, duke e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së.Rama: Parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit në BE, për vetë përmbajtjen që ka ky proces. Si rezultat i një organizimi dhe një beteje të bërë me shumë përkushtim në gjithë territorin, kemi një skuadër mbështetëse premtuese në të gjitha zonat, ku PS është angazhuar në mbështetje të grupeve të kandidatëve.
Vlera kryesore janë burimet e veta njerëzore, ku ne do të evidentojmë më të mirët e mundshëm. Procesi i anëtarësimit nuk është vetëm i qeverisë, drejtuesve apo institucioneve, por është një proces i përfshirë në gjithë territorin. Kam shumë besim se nëse do të bëjmë gjënë e duhur dhe do ta adresojmë këtë, do të jemi në gjendje t’i japim një forcë të madhe PS-së, duke u mbështetur tek njerëzit më të talentuar dhe më të zgjuar.
Është një ditëlindje dhe dua të falënderoj sot të gjithë të ftuarit.
/vizionplus.tv -

Jorida Tabaku: Gratë janë shtylla e një shoqërie të qëndrueshme dhe fuqizimi i tyre është çelësi për një shoqëri më të drejtë
Përmes një fotogalerie, Jorida Tabaku, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, ka përcjellë atmosferën e ngrohtë dhe dialoguese të takimeve me gratë, ku ajo ka vënë theksin se: Gratë janë shtylla e një shoqërie të qëndrueshme dhe fuqizimi i tyre është çelësi për një shoqëri më të drejtë.Ndryshimi në 11 Maj nis me gratë.
-

Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla elektrike teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital
Një 58- vjeçar ka rënë nga shtylla elektrike aksidentalisht, teksa ishte duke punuar në nënstacionin elektrik në Kuçovë.
Sipas policisë, elektriçisti Viktor Koraqe, është dërguar në spital për të marr mjekim.
“Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi Viktor Koraqe, 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim“, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
