Tedi Kopliku, drejtuesi i ri i departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike, ka shpalosur një plan të detajuar me tri shtylla për të rivitalizuar të djathtën shqiptare. Nw emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ nw Syri TV, Kopliku u shpreh se synon ta ndryshojë këtë realitet përmes një strategjie të qartë.
Shtylla e parë fokusohet te ‘narrativa dhe anti-propaganda’, me qëllim ndërtimin e një mesazhi koherent dhe të centralizuar që do të përfaqësojë Partinë Demokratike. Kjo do të shërbejë për të krijuar një identitet të qartë ideologjik dhe për të luftuar dezinformimin. Shtylla e dytë, ‘Head Hunters’, ka të bëjë me burimet njerëzore. Departamenti do të funksionojë si një ‘laborator’ për të identifikuar dhe afruar talente të reja, sidomos nga diaspora, të cilët mund të kontribuojnë me ekspertizën e tyre.
Së fundi, shtylla e tretë lidhet me ‘strategjitë’, ku ‘Brain Gain’ do të integrohet thellësisht në strukturat e partisë për të ofruar propozime konkrete dhe strategjike, duke siguruar që idetë e gjeneruara të shndërrohen në veprime politike me ndikim.
Tedi Kopliku: Sigurisht, domethënë ‘Brain Gain’ provoi që në qoftë se na jepet hapësira bëhet politikë dhe në tre vite, një ndër objektivat kryesorë kanë qenë ndërtimi i kampit të propozimit pra, i ideve të djathta brenda Partisë Demokratike, por jo vetëm kaq. Dhe në drejtimin e ri, tek programi im pra që kam paraqitur para anëtarëve të departamentit të cilët kanë votuar, unë e kam ndarë në tre shtylla dhe shtylla kryesore ose shtylla e parë është narrativa dhe anti-propaganda, pra që ka të bëjnë me këtë pra, me ndërtuar një narrativë të djathtë, një narrativë koherente, flas për Partinë Demokratike, dhe gjithë kjo të jetë e centralizuar, pra mesazhi i Partisë Demokratike të jetë i centralizuar, jo secili me thënë çfarë ka qejf, e para. E dyta…
Flavio Qarri: Siç bën PD-ja zakonisht.
Tedi Kopliku: Po, është një gjë që duhet rregulluar, duke marrë parasysh që ne përballë kemi një ushtri të disiplinume, me eksperiencë 80 vjeçare dhe që punon në mënyrë inxhinierike përsa i përket mesazhit që ato çojnë dhe e përqendrojnë tek publiku. Dhe sigurisht, kjo ndërton atë propagandën dhe atë fasadën e madhe, që mjafton shumë pak ta gërvishtës që të shembet.E dyta ka me qenë Head Hunters, pra shtylla e dytë e departamentit Brain Gain…pra, burime njerëzore, jo vetëm të jetë një laborator idesh por dhe një laborator burimesh njerëzore brenda Partisë Demokratike. Në tre vite ne kemi provuar që kemi arritur të afrojmë në gjithë globin praktikisht, shqiptarë që më përpara nuk kishin mundësinë për t’u angazhuar në politikë. Dhe sot kjo duhet të bëhet më e madhe pra, departamenti falë drejtimit të zotit Mustafaj, është konsoliduar, pra ka marrë atë formën e vet me filozofi, me fytyra, por duhet të shkojë më larg, duhet të bëhet zë më i fortë dhe të përgatisë të rinj e të reja kryesisht, por nuk ka limit moshe. Dhe shtylla e tretë, është shtylla e strategjive pra, propozimeve strategjike. E kemi bërë gjatë fushatës elektorale edhe në 2023-shin që ishin ato fushata e kandidatëve për bashki, por duhet që departamenti Brain Gain të shkrihet edhe më tepër me strukturat e Partisë Demokratike, të komunikojë në mënyrë më esenciale po themi me drejtuesin e Partisë Demokratike, me kryesinë e Partisë Demokratike, Këshillin Kombëtar dhe të gjitha ato instancat e tjera.
Pra, një integrim për të konsideruar edhe më shumë idetë e departamentit Brain Gain. Pra jo me qenë vetëm në raste sporadike, po me pas propozime strategjike ciklike përsa i përket komunikimit, përsa i përket emrave, përsa i përket atyre ideve tona që ne mendojmë që janë të vlefshme për…









