Tag: shtyhet

  • Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, avokatët braktisin sallën e gjyqit, ja çfarë ndodhi

    Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, avokatët braktisin sallën e gjyqit, ja çfarë ndodhi

    Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqit, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u bënë avokatët, të cilët braktisën sallën e gjyqit.
    Mësohet se salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.
    Zotaj u largua nga salla pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e anshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve.
    Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Erjon Alibej.
    Po ashtu ata kerkuan  edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Erjon Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.
    Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën nga gjykata.

  • “Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, avokatët braktisin sallën, për çfarë u debatua

    “Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, avokatët braktisin sallën, për çfarë u debatua

    Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Burime bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e gjyqit, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u bënë avokatët, të cilët braktisën sallën e gjyqit.
    Mësohet se salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.
    Zotaj u largua nga salla pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e paanshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve.
    Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej, si edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.
    Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën.

  • Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat

    Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat

    Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
    Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i tij Kamerion Salillari. Ndryshe nga seancat e mëparshme Dako ka dërguar për ta mbrojtur një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes që kishte deri më sot Petrit Ismaili. Ky ka shërbyer si një nga shkaqet për shtyrjen e seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me aktet.
    Përfaqësuesi i SPAK Sotir Kllapi tha:
    “Ky proces është ngritur nga ankimi i të pandehurit dhe duhet të kemi parasysh që gjykimi në Apel ka disa afate të përcaktuar në ligj. Sa i takon avokatëve të tjerë që mungojnë e shikojmë të pajustifikuar”.
    Trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më 11 korrik, në orën 13:00
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako për shpërdorim detyre në dy raste dhe e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
    Tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentesh u dënuan me nga dy vjet burgim, por masat ndëshkimore u pezulluan dhe u vendosën në shërbim prove. Dako i cili prej shkurtit të 2024 ndodhet në arrest shtëpie e ankimoi këtë vendim, në Apel, duke kërkuar pafajësi.
    Dako u hetua nga SPAK për veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë ‘Fakle sh.p.k’, pasi ai dhe vartësit e tij i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.
    Hetimi arrin në përfundimin se është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga bashkia. Fakti i dytë penal për të cilin prokuroria akuzon Dakon ka të bëjë me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
    Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.
    Prokuroria evidentoi gjatë konkluzioneve përfundimtare se megjithëse dëmet financiare ishin konstatuar nga dy institucione dhe iu bënë me dije Bashkisë së Durrësit, pagesat vijuan. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.

  • Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon

    Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon

    Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
    Sipas tvklan, ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë por është përfaqësuar nga avokati i tij Kameleon Salillari.
    Ndryshe nga seancat e mëparshme Dako ka dërguar për ta mbrojtur një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes që kishte deri më sot Petrit Ismaili.
    Kjo ka shërbyer si një nga shkaqet për shtyrjen e seancës pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me aktet.
    “Ky proces është ngritur nga ankimi i të pandehuri, dhe duhet të kemi parasysh që gjykimi në Apel ka disa afate të përcaktuar në ligj. Sa i takon avokatëve të tjerë që mungojnë e shikojmë të pajustifikuar”, tha përfaqësuesi i SPAK-ut, Sotir Kllapi.
    Trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më 11 korrik në orën 13:00.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, për shpërdorim detyre në dy raste dhe e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

  • Shtyhet seanca gjyqësore për Berishën dhe Malltezin, ja kur pritet të mbahet

    Shtyhet seanca gjyqësore për Berishën dhe Malltezin, ja kur pritet të mbahet

    Ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, por seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) në çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë, është shtyrë për në datën 21 korrik. Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

  • Spiropali i tërheq vëmendjen Berishës, kreu i PD: Na e ke neveritur Parlamentin, je si sekretare…

    Spiropali i tërheq vëmendjen Berishës, kreu i PD: Na e ke neveritur Parlamentin, je si sekretare…

    Ka nisur ditën e sotme seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
    Në nisje të seancës, ka pasur replika mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
    Bardhi ka akuzuar Spiropalin se po shkel Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
    Bardhi ka kërkuar që të kryhen dëgjesat me institucionet e pavarura dhe Kuvendi të vijojë punë edhe pas 8 korrikut, me rekomandimet përkatëse për përmirësimin e punës së secilës prej tyre.
    Por nga ana tjetër, Spiropali u shpreh se dëgjesat janë parashikuar në kalendar, teksa këshilloi Bardhin të mos ketë merak, pasi puna e deputetëve do të bëhet.
    “Të 26 institucionet e pavarura janë të parashikuara në kalendar. Në varësi të komisioneve duhen kalendarizuar edhe dëgjesat. Ka qenë në pamundësi të deputetëve për t’i përfshirë në dëgjesë për shkak të mungesës së deputetëve dhe çështje të tjera që janë diskutuar më parë. Në kalendar kanë kaluar dhe janë votuar edhe në seancë. Punën tonë do ta bëjmë, pa merak”, tha mes të tjerash Spiropali.
    Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi problemin e Avokatit të Popullit si një problem që shtyhet pothuajse nga viti në vit.
    Berisha shtoi se Partia Socialiste heziton të zgjedhë në krye të këtij institucioni një kandidaturë nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë, teksa fliste për z.Ndregjoni.
    “Problemi i Avokatit të Popullit është një problem që shtyhet prej pothuajse një viti. Dhe shtyhet dhe shtyhet sepse ju, ose kreu juaj Ramaduro siç po e quajnë tanimë në të gjitha kontinentet, nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter dhe e nderon atë detyrë. Por rregulli ka qenë që Avokati propozohet nga opozita dhe ju kërkoni të impononi përmes përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidatëve që paraqet opozita, të impononi kandidaturën dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite vetëm e vetëm që një kandidaturë, e cila për ju nuk pranohet vetëm se ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike. Dje unë dhashë një intervistë dhe një gazetar i mirënjohur më  pyeti a janë zgjuar demonët e sistemit të vjetër në Shqipëri me Ramaduron.
    Edhe ai fliste për Ramaduron. Kjo që po bëni ju është dëshmi e zgjimit të atyre sepse ju keni hezitim të pranoni një kandidaturë nga shtresa e të persekutuarve politikë, ndonëse zoti Ndregjoni i plotëson të gjitha kriteret. Prandaj sot hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë punë. Kjo është e papranueshme. Ky është një institucion, pavarësisht se në narkoshtet të gjitha institucionet shumëzohen me zero, por për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij”, tha mes të tjerash Berisha.
    Debate pati edhe mes Berishes dhe Spiropalit. Teksa Berisha iu drejtua kryeministrit si trafikant, Spiropali i terhoqi vemendjen. Me pas Berisha e quajti Spiropalin sekretare partie.
    “E ke kthyer kete parlament ne neveri” – tha Berisha.

  • Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Edhe pse nuk ishte prezent sot vendimi nuk u mor, ja kur do të jetë e rradhës

    Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Edhe pse nuk ishte prezent sot vendimi nuk u mor, ja kur do të jetë e rradhës

    Meta nuk mori pjesë në seancën e GJKKO, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.
    GJKKO shtyn për në 26 qershor seancën për presidentin e PL, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.
    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

  • Kërkoi revokim të masës së sigurisë, shtyhet seanca për Jamarbër Malltezin

    Kërkoi revokim të masës së sigurisë, shtyhet seanca për Jamarbër Malltezin

    Shtyhet seanca për revokimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se shtyrja e seancës është lënë për në datën 30 qershor.
    Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë fakti që gjykata duhet që të tërhiqte një vendim që i duhej.

    Top Channel