Shtyhet procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” për të martën në orën 10:00
Në seancë mungoi i pandehuri Altin Ndoci dhe dy avokatët e tij, Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi të zgjedhur prej tij dhe Pranvera Doçi e caktuar kryesisht.
Për Ndocin, u caktua kryesisht një avokate tjetër (Juljeta Dogu) që u kontestua nga disa prej avokatëve të cilët pretenduan se një i pandehur nuk mund të kishte më shumë se 2 avokatë.
Në seancë munguan edhe disa të pandehur të tjerë që u përfaqësuan nga avokatët, mes të cilëve Nuredin Dumani. Pavarësisht këtyre mungesave togat e zeza kërkuan vijimin e gjykimit, por disa nga avokatët kundërshtuan.
Trupa gjyqësore përbëhet nga tre gjyqtarë të ardhur jashtë GJKKO-së, me relatore Engjëllushe Tahirin, për shkak se në këtë proces janë ezauuruar të gjithë gjyqtarët e posaçëm.
Gjatë seancës Enver Diva që akuzohet për vrasje dhe sigurim kushtesh për të lryer vrasje, foli me tone të forta lidhur me publikimin e audiove të seancave gjyqësore të doshes “Plumbi i Artë” ku flet bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani
Enver Diva: “Kam një kërkesë për Top Channel që ka dhënë një emision dje, duke më nxjerr si vrasës me pagesë dhe nuk ka të drejtë një media të japë materiale të tilla kur prezumohem i pafajshëm, unë jam ku jam në gjykim, s’jam dënuar. Apo e keni shitur materialin, se Top Channel, Edi Rama e SPAK-u bashkë janë. Unë jam i pafajshëm, ju keni çuar kasetën atje”
Tag: shtyhet
-

“Plumbi i Artë”, shtyhet seanca në GJKKO/ Enver Diva rebelohet në gjykatë: Jam i pafajshëm, ju keni çuar kasetën atje
-

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”/ Avokatët mbrojtës nuk u paraqitën, ja kur paralajmërohet e rradhës
Seanca gjyqësore për dosjen “Sterilizimi” shtyhet për në datën 1 tetor. Shkak është bërë mungesa e avokatëve për arsye shëndetësore.
SPAK ka shpallur pretencën për çështjen, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme, ndryshe nga të pandehurit e tjerë. -

Të arrestuarit në Elbasan/ Shtyhet seanca e masave të sigurimit
Shtyhet seanca e masave të sigurimit për operacionin “First Day” për shkak se avokatët kërkuan gjatë seancës të njihen me aktet e hetimit në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen për mbajtjen e qëndrimit të tyre.
Seanca e ardhshme u caktua nesër më datë 11.09.2025 ora 09:30.
Dy ditë më parë Forcat RENEA zhvilluan një megaoperacion në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit.
U ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë dhe u procedua penalisht një shtetas. Gjatë operacionit kanë rënë në pranga disa shtetas me banim në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Cerrik.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan, sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.
-

Ekzaminime shtesë mjekësore për Boniface, shtyhet zyrtarzimi te Milani. Ja dilemat
Zyrtarizimi i Victor Boniface te Milani vazhdon të shtyhet. Sulmuesi nigerian, i mbërritur dje në Milano për të nisur aventurën e tij të re me fanellën kuqezi, është në qendër të një situate të veçantë, që lidhet me gjendjen e tij fizike.
Në të kaluarën, lojtari ka pësuar dy herë këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe sezonin e kaluar, me Bayer Leverkusen, për shkak të disa problemeve fizike, ka luajtur vetëm 27 ndeshje.
Për këtë arsye, në orët e fundit ka predominuar shqetësimi i Milanit që përveç kontrolleve rutinë të ditës së djeshme, sulmuesi të kryente edhe vizita shtesë. Këto ekzaminime janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në mënyrë shumë më të detajuar dhe rigoroze sesa zakonisht.
Rezultati përfundimtar pritet të mbërrijë sonte, pas debutimit të Milanit në Serie A ndaj Cremonese (20:45 në “San Siro”) ose, në të kundërt, nesër.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga “Via Aldo Moro”, me Igli Taren në krye, po mbajnë aktive edhe disa pista alternative për repartin ofensiv, në rast se blerja e Boniface dështon dhe sulmuesi nigerian detyrohet të kthehet në Gjermani. -

Shtyhet njoftimi i përfundimit të hetimit për Metën, sot në SPAK Monika e Fatime Kryemadhi
Ndonëse ishte parashikuar të ndodhte sot, përfundimi i hetimit të SPAK, do t’i njoftohet të hënë ish- presidentit, Ilir Meta.
Shtyrja e këtij veprimi është kërkuar nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, për shkak të një udhëtimi të tij jashtë vendit.
Ndërkohë, sot në mesditë, pritet të paraqiten në SPAK, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi, për t’u njohur me përfundimin e hetimit. -

“Partizani”/Shtyhet gjyqi në GJKKO, Gjokutaj: Të përjashtohet treshja e gjyqtarëve!
Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Mësohet se procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të dosjes “Partizani”, u shty për në 15 shtator.
Pas këtij vendimi, avokati i Berishës, Genci Gjokutaj ka kërkuar përjashtimin e treshes gjykuese.
Sipas Gjokutajt, gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm.
“Nuk janë të pavarur! Kërkojmë caktimin e gjyqtarëve jashtë Gjykatës së Posaçme për shqyrtimin e kësaj çështjeje”, citohet të ketë thënë Gjokutaj. -

Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Shtyhet shqyrtimi i kërkesës për lirimin me kusht të Arbër Paplekajt.
Paplekaj ka paraqitur një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Durrësit, ku po vuan dënimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Seanca u shty për shkak se nuk ishte i pranishëm një përfaqësues i Shërbimit të Provës.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45, kur pritet të dëgjohet edhe opinioni i Shërbimit të Provës mbi kërkesën e Paplekajt.
Gjykata e Apelit ka dënuar me 7 vjet burg Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, më 25 Prill të 2021 në Elbasan.
Ish-efektivi i RENEA ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, por kishte pretenduar se krimin e kishte kryer për vetëmbrojtje. Pikërisht ky argument u pranua nga trupa gjykuese e cila e dënoi Paplekajn për akuzën “Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”. -

Pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, shtyhet seanca
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros, i cili nuk ishte prezent në sallë.
Ish-kryebashkiaku i Himarës në deklaratë nuk ka caktuar orën dhe datën e përcaktuar për arsyen e mosprezencës.
Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pashprehur vullneti i tij.
Seanca shtyhet për në datën 4 korrik, ora 11:00.
Më 22 mars, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u dënua me 2 vjet e 20 ditë burg. Goro u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”. Ndërsa kjo është dosja e dytë që kalon për gjykim e Jorgo Goros. -

Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros/ Ish-kryebashkiaku i Himarës në pritje të vendimit
Seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, u shty pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë. Në deklaratë nuk u caktua data dhe ora për arsyet e mungesës së tij.
Për shkak se Jorgo Goro nuk ka shprehur qartë nëse mungesa i referohet ditës së sotme apo jo, vullneti i tij konsiderohet i paqartë. Gjykata caktoi seancën e radhës për të premten, më 4 korrik, në orën 11:00.
Nga hetimet, SPAK thotë se Jorgo Goro, në kohën kur ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me ish-zyrtarët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, ka miratuar kalimin e pronave në mënyrë të parregullt, në dëm të disa banorëve të zonës.
Çështja është pasojë e kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 Goro i ka dhuruar pasuesit të tij në detyrë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë. -

Shtyhet sërish pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros i cili nuk ishte prezent në sallë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Në deklaratë nuk ka caktuar orën dhe datën e përcaktuar për arsyen e mosprezencës.
“Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pa shprehur vullneti i tij”.
Seanca shtyhet për 4 korrik, ora 11:00.Top Channel