Tag: shtyhet

  • Shtyhet seanca për ish-presidentin Meta, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit. SPAK dorëzon prova të reja

    Shtyhet seanca për ish-presidentin Meta, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit. SPAK dorëzon prova të reja

    Shtyhet seanca për ish-presidentin Ilir Meta.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se shkak u bë mungesa e avokatit të Monika Kryemadhit, ndërsa mësohet se SPAK ka sjellë prova të reja.
    Burimet e Anila Hoxhës thanë ekskluzivisht se në provat e reja përfshihet një letër porosi e përcjellë nga Amerika në datën 1 tetor. Në të cilën tha Anila Hoxha amerikanët konfirmojnë se për kontratën e lobimit me GSIS Z paguan 460 mijë dollarë nga të cilat 93 u paguan nga LSI, ndërsa 267 mijë dollarë nga llogaria e Ardian Shatkut.
    Kontrata e lobimit i përket vitit 2016.

    Top Channel

  • Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

    Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

    Shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Erion Veliajt dhe të tjerëve, për shkak të bojkotit të avokatëve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 28 tetor ora 10:00.
    Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.
    Edhe seanca e kaluar e parashikuar të mbahej më 10 tetor, u shty për shkak të avokatëve, të cilët gjendeshin në bojkot, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në sallë mungoi edhe vetë Erion Veliaj.

  • Shtyhet seanca për Ilir Metën pas kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Nuk u respektua procedura!

    Shtyhet seanca për Ilir Metën pas kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Nuk u respektua procedura!

    Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për kërkesën e presidentit të PL Ilir Meta mbi zëvendësimin e masës së sigurisë. 
    Avokati Kujtim Cakrani ka bërë me dije se seanca është shtyrë për shkak se nuk u ndoqën procedurat dhe nuk ishin njoftuar për emrin e gjyqtares. 
    Cakrani: Nuk ishim njohur kush ishte gjyqtari i seancës, kërkova që të shtyhej seanca që t’i komunikoja presidentit të PL Ilir Meta emrin e gjyqtares Saida Dollani, pasi janë në konflikt interesi.Data e seancës së radhës është parashikuar data 23 tetor, datë që koicidon me seancën paraprake në datën 23 në orën 12:00. 

  • Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e PS ndaj KQZ-së, mungoi trupa gjykuese, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

    Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e PS ndaj KQZ-së, mungoi trupa gjykuese, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

    Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e Partisë Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Në padinë e regjistruar më 7 tetor, PS kundërshton mosmarrjen e një vendimi nga Komisioni Rregullator për çështje që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca është riplanifikuar për datën 14 tetor, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë.
    “Seanca gjyqësore nuk u zhvillua për arsye objektive që lidhen me mosformimin e trupitgjykues dhe u riplanifikua më datë 14.10.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrativetë Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.”, thuhet në njoftim.
    Vijon…

    Top Channel

  • Zyrtare, shtyhet rikthimi i Barçës në Camp Nou

    Zyrtare, shtyhet rikthimi i Barçës në Camp Nou

    Shtyhet rikthimi i Barcelonës në Camp Nou. Katalanasit kanë bërë me dije se sfida e 18 tetorit ndaj Gironas do të mbahet në Estadi Olimpic Lluis Companys dhe jo në Camp Nou.
    “FC Barcelona njofton se ndeshja që korrespondon me javën e nëntë të La Ligës, kundër Girona FC, e cila do të luhet të shtunën, më 18 tetor në orën 16:15, do të luhet në Estadi Olimpic Lluis Companys”.

    “Klubi vazhdon të punojë për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e Spotify Camp Nou dhe është në kontakt të përhershëm me Këshillin e Qytetit të Barcelonës në mënyrë që të jetë në gjendje të kryejë inspektimet përkatëse në ditët në vijim”.
    “Në këtë kontekst, megjithëse pritet të marrë së shpejti licencën e parë për fazën 1A – gjë që do të lejonte një kapacitet deri në 27,000 spektatorësh – FC Barcelona do të punojë me qëllimin për t’u rikthyer në Spotify Camp Nou sapo të merret licenca që korrespondon me fazën 1B, gjë që do ta rrisë kapacitetin në 45,000 spektatorë”,- shkruan klubi.
    © BalkanWeb

  • Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervis Berberit, mbrojtja: Të veçohet dosja dhe të përjashtohet gjyqtari nga çështja

    Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervis Berberit, mbrojtja: Të veçohet dosja dhe të përjashtohet gjyqtari nga çështja

    Shtyhet sërish procesi ndaj Ervis Berberit dhe Valter Begajt.

    Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtja e Berberit kërkoi veçim të dosjes së klientit të tij.
    Po ashtu avokati mbrojtës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit nga kjo çështje.
    Kujtojmë se Apeli i GJKKO e ka lënë në burg Berberin, pasi dyshohet se kreu korrupsion dhe pastrim parash.

    Top Channel

  • Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët kërkojnë më shumë kohë

    Sterilizimi/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët kërkojnë më shumë kohë

    Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit” në procesin e ndarë për Klodian Rrjepajn e Ilir Rrapajn dhe 6 të pandehur të tjerë, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar.
    Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për t’iu dhënë më tepër kohë që të përgatisnin kundërshtimet mbi gjetjet e SPAK-ut. Kërkesat e disa avokatëve shkaktuan edhe nota humori në sallë me ndërhyrjen e gjyqtarit relator Bib Ndreca.
    “Po bëni si me detyrat e shtëpisë, mësuesi e pyet pse s’i ke sjellë detyrat, nxënësi thotë se më kishte mbyllur mami derën me çelës”, tha gjyqtari Bib Ndreca.
    SPAK tha se situata paraqitet e tillë në mënyrë të përsëritur dhe se kërkesat janë të padrejta pasi afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen, dhe kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.
    Seanca e radhës u la për në datën 15 tetor në orën 13:00
    Për dy kryesorët, ish.zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për secilin. Nga Gjykimi i shkurtuar, të dyve u ulet 1/3-a dhe në rast se shpallen fajtorë nga gjykata e Posaçme, do të dënohen me 6 vite e 8 muaj burg.
    Për, Marsela Serjani drejtoreshë juridike dhe Saimir Kadiu, drejtor ekonomik në ministri, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, që zbriten në 2 vite e 4 muaj për secilin.
    Ndërkohë për 4 të pandehur të tjerë, dënimi me burg i kërkuar nga SPAK, pezullohet në shërbim prove. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, për të cilin SPAK kërkoi 2 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj, e që konvertohet në 3 vite shërbim prove në rast se do të dënohet nga gjykata e posaçme.

  • Shtyhet seanca ndaj deputetit Bardh Spahia, ja arsyeja

    Shtyhet seanca ndaj deputetit Bardh Spahia, ja arsyeja

    Shtyhet në datë 20 tetor ora 14.30 seanca për deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia.
    Këtë të mërkurë ishte parashikuar të zhvillohej seanca në ngarkim të tij ne Gjykatën e Posaccme, ku pritej të pyetej Bardh Spahia, por ky i fundit paraqiti kërkesë për shtyrje të seancës, me argumentin se ka thyer këmbën dhe se e kishte të pamundur të paraqitej.
    Avokati mbrojtës i tij u shpreh se Bardh Spahia ka thyer këmbën një muaj më parë dhe mjeku i ka rekomanduar që të mos lëvizë shumë.
    Për këtë arsye, gjyqtarja Rudina Palloj shtyu seancën në një tjetër datë.

  • SPAK pret sinjale nga jashtë, dosja e Arben Ahmetajt mbetet pezull, shtyhet afati për mbylljen e hetimeve

    SPAK pret sinjale nga jashtë, dosja e Arben Ahmetajt mbetet pezull, shtyhet afati për mbylljen e hetimeve

    Shtyhet afati për mbylljen e hetimeve ndaj zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

    Në muajin gusht, gazetarja Anila Hoxha pyeti zyrtarisht SPAK-un: Lidhur me dosjen 277/ 1 ndaj ish funksionarit Arben Ahmetaj, perse nuk i keni mbyllur ende hetimet? Cilat janë arsyet e zgjatjejs se afateve?
    Dhe SPAK u përgjigj se përse nuk ka ende një vendim.
    “Zgjatja e afateve hetimore është bërë sepse priten përgjigje nga autoritetet e huaja”, ishte kjo përgjigjja e SPAK.

  • Shtyhet rikthimi në “Camp Nou”, te Barcelona duhet të presin

    Shtyhet rikthimi në “Camp Nou”, te Barcelona duhet të presin

    Barcelona do të përballet me Sociedad në ndeshjen e radhës të kampionatit në Estadi Olímpic Lluís Companys. Shtyhet në këtë mënyrë rikthimi i katalanasve në Camp Nou, pasi Këshilli i Qytetit nuk i ka dhënë klubit licencën për të rihapur stadiumin.
    “FC Barcelona njofton se ndeshja që korrespondon me javën e 7-të të LaLiga-s, të dielën, më 28 shtator, në orën 18:30, kundër Real Sociedad, do të luhet në Estadi Olímpic Lluís Companys.

    Klubi vazhdon të punojë për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e Spotify Camp Nou në muajt në vijim.
    Në këtë kontekst, FC Barcelona ka dorëzuar tashmë të gjithë dokumentacionin që lidhet me njoftimin e parë të okupimit për Fazën 1A (Tribune dhe South Goal), si dhe përgjigjet ndaj vëzhgimeve dokumentare të ofruara nga Këshilli i Qytetit të Barcelonës deri më sot. Klubi aktualisht po punon për ndryshimet e reja që Këshilli ka ndarë sot”- shkruan klubi.
    © BalkanWeb