Tag: shtunën

  • Policia e Parisit merr masa ekstreme për finalen e Champions, 5400 agjentë në terren dhe mbyll bizneset nga frika e dhunës

    Policia e Parisit merr masa ekstreme për finalen e Champions, 5400 agjentë në terren dhe mbyll bizneset nga frika e dhunës

    Vëmendja mbrëmjen e së shtunës do të jetë e gjitha në Mynih, ku do të luhet finalja e Champions League mes PSG dhe Inter. Por edhe në Francë marrin masat për të kaluar një mbrëmje të qetë, cilido qoftë rezultati.
    Siguria e Parisit para, gjatë dhe pas finales së Ligës së Kampionëve është prioriteti kryesor. Rreth 5,400 oficerë policie do të vendosen në kryeqytetin francez të shtunën në mbrëmje, sipas deklaratës së dhënë nga Laurent Nunez, kreu i policisë së Parisit.
    Ky është pothuajse dyfishi i numrit të oficerëve të vendosur për gjysmëfinalen kundër Arsenal. “Një pjesë e madhe e mobilizimit do të zhvillohet në Champs-Élysées dhe rreth Parc des Princes“, tha Laurent Nunez për gazetën “Le Parisien”.
    Përdorimi dhe transporti i alkoolit do të ndalohet të shtunën, si dhe fishekzjarrët. Trafiku do të mbyllet në Champs-Élysées nga ora 18:00 dhe të gjitha bizneset në zonë do të qëndrojnë të mbyllura të shtunën deri në mesnatën e së hënës.
    “Nuk duam që bizneset të qëndrojnë të hapura dhe popullata të përplaset me individë që besojmë se mund të shkaktojnë trazira publike, të dëmtojnë dyqanet ose të sulmojnë policinë”, shpjegoi shefi i policisë së Parisit.
    “Nuk duam të përsëriten ngjarjet e gushtit 2020, pas disfatës në finale. Rezultati i mbrëmjes ishte 11 biznese të grabitura, 17 të dëmtuara dhe 45 kosha plehrash dhe makina të djegura”, tha Bubez. Në rast fitoreje, një paradë e PSG-së është planifikuar të dielën në Champs-Élysées.

  • Norris: Fitorja në Montekarlo erdhi që ditën e shtunën në kualifikuese, ajo vlen më shumë se sa gara

    Norris: Fitorja në Montekarlo erdhi që ditën e shtunën në kualifikuese, ajo vlen më shumë se sa gara

    28 Maj 2025

    11:23

    Telesport

    Lando Norris u rikthye te fitorja në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në pistën qytetase të Montekarlo. Sukses që ngushtoi në 3 pikë diferencën me Oscar Piastri, të dy pilotë të McLaren. Një sukses që nisi nga vendi i parë që siguroi të shtunën në provat zyrtare.
    “Kam punuar shumë gjatë muajve të fundit për të rikthyer besimin që kisha në Australi. Ajo që ndjeva këtë fundjavë ishte një hap i vogël përpara. Nuk është se kam goditur në shenjë tani dhe gjithçka është kthyer në normalitet”, deklaroi Lando Norris.
    “Ka ende gjëra për të cilat duhet të punoj si pilot dhe të tjera që duhet të punoj me ekipin për të pasur një makinë me të cilën ndihem rehat. Në çdo rast, jam shumë krenar për “pole” të së shtunës. Jam më i lumtur me atë rezultat se sa me fitoren”, shtoi piloti britanik i McLaren.
    “Gjatë gjithë jetës sime kam qenë një pilot i shpejtë në kualifikuese dhe gjetja e këtij aspekti është ajo që ka më shumë rëndësi për mua. Nëse nuk e shprehni nivelin tuaj më të mirë, nuk mund të konkurroni kundër pilotëve më të mirë në botë”, tha Lando Norris.

  • Gjermani/ Panik në MMA, luftëtari shqiptar largohet me ambulancë

    Gjermani/ Panik në MMA, luftëtari shqiptar largohet me ambulancë

    Sportisti shqiptar i garave ekstreme në kafaz, Arijan Topallaj ka humbur vetëdijen të shtunën gjatë përballjes kundër Denis Frimpong. Në përballjen e MMA në “Oktagon”, Topallaj u mposht me “nokaut teknik” dhe u detyrua të dërgohej në spital, teksa doli nga ringu me barelë. Për fat gjendja nuk raportohet e rëndë, por goditjet në kokë në një sport ekstrem kanë lënë shenja për 26-vjeçarin.NDESHJA Denis Frimpong  mposhti me nokaut teknik luftëtarin shqiptar, Arijan Topallaj, të shtunën mbrëma në ‘BMW Park’. 30-vjeçari nga Dublini zhvilloi një paraqitje të fortë dhe vendimtare, duke e detyruar gjyqtarin ta ndalonte ndeshjen në raundin e tretë, vetëm 44 sekonda pas fillimit.Ndonëse fillimisht u përball me presionin e tifozëve dhe rezistencën fizike të Topallajt, Frimpong shfrytëzoi lodhjen e kundërshtarit për të marrë kontrollin e plotë të përballjes në raundin final. Me 100 goditje totale (47 më shumë se rivali), irlandezi dominoi skenën në fund, ndërsa Topallaj përfundoi i shtrirë në tokë dhe u nxor nga arena me barelëMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Sportisti shqiptar i garave ekstreme në kafaz, Arijan Topallaj ka humbur vetëdijen të shtunën gjatë përballjes kundër Denis Frimpong. Në përballjen e MMA në “Oktagon”, Topallaj u mposht me “nokaut teknik” dhe u detyrua të dërgohej në spital, teksa doli nga ringu me barelë. Për fat gjendja nuk raportohet e rëndë, por goditjet në kokë në një sport ekstrem kanë lënë shenja për 26-vjeçarin.NDESHJA Denis Frimpong  mposhti me nokaut teknik luftëtarin shqiptar, Arijan Topallaj, të shtunën mbrëma në ‘BMW Park’. 30-vjeçari nga Dublini zhvilloi një paraqitje të fortë dhe vendimtare, duke e detyruar gjyqtarin ta ndalonte ndeshjen në raundin e tretë, vetëm 44 sekonda pas fillimit.Ndonëse fillimisht u përball me presionin e tifozëve dhe rezistencën fizike të Topallajt, Frimpong shfrytëzoi lodhjen e kundërshtarit për të marrë kontrollin e plotë të përballjes në raundin final. Me 100 goditje totale (47 më shumë se rivali), irlandezi dominoi skenën në fund, ndërsa Topallaj përfundoi i shtrirë në tokë dhe u nxor nga arena me barelë

  • Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

    Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

    Ka dështuar për herë të 17 përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
    Në seancën e mbajtur të shtunën, ngërçi vazhdon të mbetet te pika e formimit të një komisioni për votim të fshehtë. Të shtunën, formimi i komisionit për votimin e fshehtë mori vetëm 53 vota pro dhe një kundër.
    Sërish ky propozim i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme.
    Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30.

  • Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen

    Të shtunën “Giro d’Italia” në Tiranë, rrugët që bllokohen

    Nën masat të rrepta sigurie do të zhvillohet etapa e dytë e garës së “Giro d’Italia” e cila do të jetë e gjitha në Tiranë. Të shtunën nga ora 8 e mëngjesit deri në 10 do ketë ndalim parkimi pranë Zogut të Zi, rrugës Durrësit, rrugës Fortuzi, rruga e Barrikadave dhe pas pallatit të kulturës.
    Ndalim qarkullimi dhe parkimi do ketë nga ora 10 deri në orën 6 edhe në sheshin Skënderbej, bulevardi Gjergj Fishta dhe Bajram Curri, Muhamet Gjollesha, Ibrahim Rugova dhe segmente të tjera.
    Nga gara do të do të ketë kufizime të lëvizjes së qytetarëve edhe në disa blloqe banimi.Akses të kufizuar kanë pjesët e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” dhe zona e kodrës së priftit. Do të lejohet lëvizja e banorëve në rrugën e Dibrës, ndërsa zona e Qytetit Studenti do ketë akses vetëm në unazën Lindore.Tirana e Re dhe Blloku do të kenë dalje në selitë dhe digën e liqenit, ndërsa banorët në Myslym Shyri duhet të përdorin bulevardin Zogu i Parë dhe Mine Peza.
    Rrugët e bllokuara të Shtunën:
    Sheshi “Skënderbej”
    Rruga “Urani Pano”
    Rruga “Dedë Gjo Luli”
    Rruga “Ibrahim Rugova”
    Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”
    Bulevardi “Gjergj Fishta”
    Rruga “Muhamet Gjollesha”
    Bulevardi “Bajram Curri”
    Rruga “Ibrahim Rugova”
    Rruga “Lek Dugagjini”
    Rruga “Dervish Hima”
    Rruga e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut
    Rruga “Abdyl Frashëri”
    Bulevardi “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”
    Rruga pas Pallatit të Kulturës

  • Horoskopi i fundjavës, paralajmërimi nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën…

    Horoskopi i fundjavës, paralajmërimi nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën…

    Dashi
    Duhet të bëjë një riorganizim të mirë të agjendës. Mbivendosje të reja. Është një katër ditësh që të bëjë të mundur që sot të merren me çështje njerëzore dhe të shtunën do merren me punën. Të dielën nis një periudhë që do bëjnë planifikime shumë më afatgjata. Do e kenë mendjen të lëvzijet dhe udhëtimet.
    Demi
    Sot është një ditë që agjenda e tyre vështirë të kontrollohet ose të caktohet siç ata duan. Kjo për shkak të devijimeve që do jenë të detyruar të bëjnë, por për mirë. Dielli është te ata, në hyrje serioze me Plutonin dhe Marsin. Të dielën në darkë do kalojnë vështirësitë e ara me Hënën te vetja. Sot ka një tendencë për t’i nisur gjërat, por mungon këmbëngulja. Nesër kanë një ditë të mirë për vete. Të shtunën kanë një tendencë për të qenë vetëm dhe do preferojnë vende me qetësi.
    Binjakët
    Shqetësimi qendror i ditëve ka të bëjë me lekun në përgjithësi. Nga sot, si tendencë është shumë e fortë për ta gjetur veten të rrethuar me njerëz që i ndjejnë shumë të afërt. Për dreka, për darka. Duket sikur kanë nevojë për të marrë rrezatimin diellor. Duhet të jetë i kujdesshëm të shtunën pas dreke, pasi Hëna është në gradët e fundit të humbjes.
    Gaforrja
    Sot ka energji për të bërë shumë gjëra, nesër nuk do bëj asgjë dhe pasnesër futet sërish me vrull në çështjet e punës. Hëna e të dielës do u shkoj shumë, pasi është në hyrje shumë të fortë për planifikimet e tyre verore. Kanë tendencën për të treguar apo për të shfaqur shumë siguri te njerëzit që duan.
    Luani
    Kanë Marsin me vete. Në një hiperaktivitet jo shumë produktiv. Por java tjetër do ndryshoj shumë. Do përmirësohet ndjeshëm. Këtë fundjavë janë në lëvizje, por nuk do ndihen produktiv. Vështirë se mblidhen në shtëpi, por produkti është në shërbim të mbylljes së detyrimeve që kanë të mbarutra nga Marsi te Gaforrja.
    Virgjëresha
    Duke qenë që kanë këtë dyrje të trefishtë përballë tyre, një pjesë e mirë do merren me çështje që kanë të bëjnë me familjen ose me njerëz shumë të afërt me ta. Në kuptimin më të mirë dhe të qëndrueshëm. Vendimet që merren në këtë periudhë i rezistojnë kohës për gjatë. Në çështje që i përkasin familjes dhe gjërave të tyre të rëndësishme duhet të mendohen mirë. Sepse edhe nëse kanë ujdira këto ditë, do jetë një vendim që do jetë për gjatë.
    Peshorja
    Marsi te Luanët i ndihmon. Në një mënyrë apo tjetër. Në pjesën e karrierës dhe çështjeve produktive. Në këtë 4 ditësh, Pershorja ka në mendje lëvizjen. Ushëtime pune apo për qef, kryefjala e këtij 4 ditëshi është lëvizja apo udhëitimi. Mirë do bëjë, pasi udhëtimet janë të mbara. Vetëm të shtunën duhet të bëjni kujdes, në orët e vona.
    Akrepi
    Katër ditësh shumë i mirë. E kanë ndarë mendjen që duan ti japin drejtim gjërave të veta. Sikur bëjnë një nisje të re. Tendenca për t’i vendosur gjërat për një plan të ri do përshkruaj ditët e akrepëve. Momenti është për dashurinë dhe për sigurinë ekonomike. Jo nisje profesionale.
    Shigjetari
    Më në fund nis periudha e shpërblimit të Satunrit në katër këndësh te ata. Përshpejtimi i çështjeve për gjëra të rëndësishme profesionale. Kanë që nga fundi i mjait 2024, kanë patur ngecje dhe shtyrje profesionale. Nga sot dhe nesër që Hëna shkon në gradë të barabarta me ju, ritmi përshpejtohet dhe do kenë shije më të mirë me sigurinë. Kjo në profesion dhe në dashuri (në raporte që i kanë rezistuar kohës).
    Bricjapi
    Edhe për Bricjapin, tendenca për të bërë lëvizje dhe organizime të vogla është prezente dhe do e gjejnë veten me njerëz. Nuk do fokusohen shumë te çështjet e punës. Nuk ka atë lodhjen maksimale që u dha marsi te gaforrja. Ndihen më të lehtësuar në agjendë. Tematikat që duhet të shmangin nesër dhe të shtunën në mëngjes janë çështjet e lekut. Lërini këto biseda nga e hëna dhe në vazhdim.
    Ujori
    Dielli akoma nuk ka vajtur në hyrjen e Plutonit me Marsin përballë. Por sa më shumë t’i afrohen fundit të javës, aq më të lehtësuar dhe optimist do jenë. Do dalin nga shija e keqe që i ka dhënë Marsi te Lunaët. Fundjava sjell pranverë për ju. Çështje që i përkasin ekonomisë është tendenca e këtij 4 ditëshi dhe zgjidhja do vij.
    PeshqitVazhdojnë të kenë një agjendë me sociale, më e qeshur. Është periudhë shumë e mirë për të marrë vendime serioze në lidhje me familjen, që do i rezistojnë kohës. Një pjesë e mirë do marrin vendime për fejesa, martesa. I pret një verë shumë e bukur emocionalisht.

  • Horoskopi i fundjavës, paralajmërimi nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën, yjet sjellin lëkundje dhe vendime të mëdha

    Horoskopi i fundjavës, paralajmërimi nga Meri Gjini: Kujdes të shtunën, yjet sjellin lëkundje dhe vendime të mëdha

    Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për fundjavën.
    Humori do vi duke u rregulluar. Sot dhe nesër janë ditë produktive. Të shtunën duhet kujdes pasi është dita e fundit e katër këndëshit të Marsit me Diellin dhe plutoninpërballë. Të dielën futemi në një ritëm shumë më të mirë.
    Është një 4 ditësh i mirë, por i zhurmshëm.

    Kemi nisur periudhën që duhet të jemi me këmbë në tok. Hëna mbi Venus dhe Saturn bën të mundur që raportet familjare të jenë më të konsoliduara.
    DashiDuhet të bëjë një riorganizim të mirë të agjendës. Mbivendosje të reja. Është një katër ditësh që të bëjë të mundur që sot të merren me çështje njerëzore dhe të shtunën do merren me punën. Të dielën nis një periudhë që do bëjnë planifikime shumë më afatgjata. Do e kenë mendjen të lëvzijet dhe udhëtimet.
    DemiSot është një ditë që agjenda e tyre vështirë të kontrollohet ose të caktohet siç ata duan. Kjo për shkak të devijimeve që do jenë të detyruar të bëjnë, por për mirë. Dielli është te ata, në hyrje serioze me Plutonin dhe Marsin. Të dielën në darkë do kalojnë vështirësitë e ara me Hënën te vetja. Sot ka një tendencë për t’i nisur gjërat, por mungon këmbëngulja. Nesër kanë një ditë të mirë për vete. Të shtunën kanë një tendencë për të qenë vetëm dhe do preferojnë vende me qetësi.
    BinjakëtShqetësimi qendror i ditëve ka të bëjë me lekun në përgjithësi. Nga sot, si tendencë është shumë e fortë për ta gjetur veten të rrethuar me njerëz që i ndjejnë shumë të afërt. Për dreka, për darka. Duket sikur kanë nevojë për të marrë rrezatimin diellor. Duhet të jetë i kujdesshëm të shtunën pas dreke, pasi Hëna është në gradët e fundit të humbjes.
    GaforrjaSot ka energji për të bërë shumë gjëra, nesër nuk do bëj asgjë dhe pasnesër futet sërish me vrull në çështjet e punës. Hëna e të dielës do u shkoj shumë, pasi është në hyrje shumë të fortë për planifikimet e tyre verore. Kanë tendencën për të treguar apo për të shfaqur shumë siguri te njerëzit që duan.
    LuaniKanë Marsin me vete. Në një hiperaktivitet jo shumë produktiv. Por java tjetër do ndryshoj shumë. Do përmirësohet ndjeshëm. Këtë fundjavë janë në lëvizje, por nuk do ndihen produktiv. Vështirë se mblidhen në shtëpi, por produkti është në shërbim të mbylljes së detyrimeve që kanë të mbarutra nga Marsi te Gaforrja.
    VirgjëreshaDuke qenë që kanë këtë dyrje të trefishtë përballë tyre, një pjesë e mirë do merren me çështje që kanë të bëjnë me familjen ose me njerëz shumë të afërt me ta. Në kuptimin më të mirë dhe të qëndrueshëm. Vendimet që merren në këtë periudhë i rezistojnë kohës për gjatë. Në çështje që i përkasin familjes dhe gjërave të tyre të rëndësishme duhet të mendohen mirë. Sepse edhe nëse kanë ujdira këto ditë, do jetë një vendim që do jetë për gjatë.
    PeshorjaMarsi te Luanët i ndihmon. Në një mënyrë apo tjetër. Në pjesën e karrierës dhe çështjeve produktive. Në këtë 4 ditësh, Pershorja ka në mendje lëvizjen. Ushëtime pune apo për qef, kryefjala e këtij 4 ditëshi është lëvizja apo udhëitimi. Mirë do bëjë, pasi udhëtimet janë të mbara. Vetëm të shtunën duhet të bëjni kujdes, në orët e vona.
    AkrepiKatër ditësh shumë i mirë. E kanë ndarë mendjen që duan ti japin drejtim gjërave të veta. Sikur bëjnë një nisje të re. Tendenca për t’i vendosur gjërat për një plan të ri do përshkruaj ditët e akrepëve. Momenti është për dashurinë dhe për sigurinë ekonomike. Jo nisje profesionale.
    ShigjetariMë në fund nis periudha e shpërblimit të Satunrit në katër këndësh te ata. Përshpejtimi i çështjeve për gjëra të rëndësishme profesionale. Kanë që nga fundi i mjait 2024, kanë patur ngecje dhe shtyrje profesionale. Nga sot dhe nesër që Hëna shkon në gradë të barabarta me ju, ritmi përshpejtohet dhe do kenë shije më të mirë me sigurinë. Kjo në profesion dhe në dashuri (në raporte që i kanë rezistuar kohës).
    BricjapiEdhe për Bricjapin, tendenca për të bërë lëvizje dhe organizime të vogla është prezente dhe do e gjejnë veten me njerëz. Nuk do fokusohen shumë te çështjet e punës. Nuk ka atë lodhjen maksimale që u dha marsi te gaforrja. Ndihen më të lehtësuar në agjendë. Tematikat që duhet të shmangin nesër dhe të shtunën në mëngjes janë çështjet e lekut. Lërini këto biseda nga e hëna dhe në vazhdim.
    UjoriDielli akoma nuk ka vajtur në hyrjen e Plutonit me Marsin përballë. Por sa më shumë t’i afrohen fundit të javës, aq më të lehtësuar dhe optimist do jenë. Do dalin nga shija e keqe që i ka dhënë Marsi te Lunaët. Fundjava sjell pranverë për ju. Çështje që i përkasin ekonomisë është tendenca e këtij 4 ditëshi dhe zgjidhja do vij.
    PeshqitVazhdojnë të kenë një agjendë me sociale, më e qeshur. Është periudhë shumë e mirë për të marrë vendime serioze në lidhje me familjen, që do i rezistojnë kohës. Një pjesë e mirë do marrin vendime për fejesa, martesa. I pret një verë shumë e bukur emocionalisht./vizionplus.tv

  • Caktohet ora, ja kur do të luhet Inter-Roma

    Caktohet ora, ja kur do të luhet Inter-Roma

    Një tjetër kthesë për duelin Inter-Roma. Pikërisht kur u duk se ndeshja do të luhej të shtunën në orën 20:45, situata ndryshoi sërish.
    Gazetto dello Sport raporton se tashmë e konfirmuar edhe zyrtarisht, ndeshja në fakt do të luhet të dielën në orën 15:00.
    Shkak për gjithë këtë situatë të krijuar është dita e zisë për funeralin e Papa Françeskut. Ditën e shtunë janë anuluar të gjitha aktivitet sportive pasi do të zhvillohet funerali i Papa Françeskut.

    Interi kishte depozituar një ankesë zyrtare që ndeshja të luhej të shtunën, për të pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur sfidën ndaj Barcelonës në Champions League e programuar për tu luajtur të mërkurën e 30 prillit.
    Fillimisht u raportua se Federata Italiane kishte pranuar kërkesën e zikaltërve, por tashmë vendimi është zyrtar dhe në futbollin italian të shtunën nuk do të luhet asnjë ndeshje.

  • Papa varroset të shtunën, Trump e Macron do të jenë në ceremoni, nuk do të prehet në Shën Pjetër

    Papa varroset të shtunën, Trump e Macron do të jenë në ceremoni, nuk do të prehet në Shën Pjetër

    Ceremonia e varrimit për Papa Franceskun, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës nga e gjithë bota, do të mbahet të shtunën në orën 10:00. Kështu u vendos në takimin e kardinalëve të mbledhur të martën në Vatikan për të planifikuar funeralin.
    88 vjeçari vdiq papritur të hënën si pasojë e një goditje në tru dhe arresti kardiak, duke i dhënë fund një Papati të trazuar gjatë së cilit vazhimisht u përplas me tradicionalistët dhe mbështeti fort të varfërit dhe të margjinalizuarit.
    Vdekja e tij vë në lëvizje një sërë ritualesh antike, teksa Kisha me 1.4 miliardë pjesëtarë nis tranzicionin nga një Papë tek tjetri.
    Një prej tyre ishte edhe mbyllja e apartamentit papnor nga një kardinal i njohur si Kamerlengo.
    Arkivoli me trupin e Papës, i shfaqur për herë të parë këtë të martë, do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën, ku edhe pritet të zhvillohen homazhet në nder të tij.
    Presidenti amerikan Donald Trump i cili është përplasur vazhdimisht me Papën për çështjen e emigracionit tha se ai dhe bashkëshortja do te udhëtonin në Romë për të marrë pjesë në varrim.
    Mes krerëve të tjerë të shtetit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë presidenti francez Emanuel Macron dhe Javier Millei, presidenti i vendlindjes së Franceskut, Argjentinës.
    Në një thyerje të traditës Francesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit, i lexuar të hënën se dëshiron të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë e jo në Shën Pjetër. Ndërkohë konklava për zgjedhjen e Papës së ri, do të mbahet 15 deri në 20 ditë pasvdekjes së Kreut të Selisë së Shenjtë.

  • Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve

    Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve

    Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e një “armëpushimi të Pashkëve”, që u njoftua nga presidenti rus të shtunën.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se vija e frontit të Ukrainës ishte goditur nga më shumë se 46 sulme ruse që nga fillimi i ditës të dielën.
    Në përgjigje, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte “zmbrapsur” tentativat e sulmeve nga Ukraina dhe akuzoi Kievin për lëshimin e qindra dronëve dhe predhave, sipas burimeve të medias shtetërore.Të shtunën, Putin tha se do të përfundonin të gjitha armiqësitë nga ora 16:00 të shtunën deri në mesnatë në Moskë të dielën.
    “Për këtë periudhë, unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake. Ne supozojmë se pala ukrainase do të ndjekë shembullin tonë. Në të njëjtën kohë, trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim të tij agresiv”, tha Putin.
    Megjithatë, Zelensky tha se Ukraina pa qindra sulme dhe lëshime me dronë të dielën dhe se shpallja e një armëpushimi nga Putin ishte një ushtrim “PR”.
    Zelensky shtoi se fjalët e Vladimir Putin ishin “boshe” dhe ai akuzoi Kremlinin se po përpiqej të krijonte “një përshtypje të përgjithshme të një armëpushimi”./Opinion.al