Tag: shtunën

  • Sveçla thotë se është identifikuar shfrytëzuesi i numrit nga i cili u bë kërcënimi me bombë në Kuvend

    Sveçla thotë se është identifikuar shfrytëzuesi i numrit nga i cili u bë kërcënimi me bombë në Kuvend

    Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se autoritetet kosovare e kanë identifikuar përdoruesin e numrit telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën.
    Kërcënimi me bombë të shtunën në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.

    Sveçla tha të dielën në Facebook se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.
    “Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.
    Mlladiq, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës – i njohur me nofkën “kasapi i Ballkanit” – qëndron në qendrën e ndalimit të OKB-së në Hagë që nga dënimi i tij përfundimtar në vitin 2021.
    Mlladiç udhëhoqi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje nga viti 1992 deri më 1995.
    Ai u dënua nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e shpërndau njoftimin e Sveçlës dhe tha se i përgëzon institucionet shtetërore për “reagimin e shpejtë dhe profesional”.
    “Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, tha Kurti.
    Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.
    Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.
    Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”.
    “Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, tha policia.
    REL

  • “Ultimatumi” i Gjykatës Kushtetuese, Kurti fton partitë politike në dialog

    “Ultimatumi” i Gjykatës Kushtetuese, Kurti fton partitë politike në dialog

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar krerët e partive parlamentare për takim të shtunën në orën 16:00.
    Vendi përballet me dhjetëra tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit, ndërsa ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin që detyron deputetët ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, pra maksimumi deri më 26 korrik.

    “Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, tha Kurti.

  • Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

    Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

    Autoritetet kosovare i kanë dëbuar nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) disa orë pasi i kishin arrestuar të shtunën nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, konfirmuan avokatët e tyre për Radion Evropa e Lirë të dielën.
    Nikolla Vujoviq dhe Mlladen Millojevia u dëbuan të shtunën në mbrëmje dhe të dyve u është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet, thanë avokatët e tyre Bogdan Laziq dhe Srgjan Mitroviq, përkatësisht. Vujoviq dhe Millojeviq ishin në mesin e tre pjesëtarëve dhe të një pjesëtari të pensionuar të MPB-së serbe që u arrestuan në Kosovë të shtunën.
    Autoritetet kosovare e kanë konfirmuar vetëm arrestimin e Vujeviqit dhe qëllimin për dëbimin e tij, pasi ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ia hoqi atij shtetësinë kosovare të shtunën duke thënë se ai është i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë.
    Svecla tha të shtunën se Vujoviq “përbën rrezik për sigurinë tonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”. Millojeviq ushtron detyrën e policit të Serbisë në Rashkë dhe vjen nga Leposaviqi, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.
    Vujoviq , i cili vjen nga Zubin Potoku po ashtu në veri të Kosovës, ka paralajmëruar padi ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për heqjen e shtetësisë, tha avokati i tij.
    Sipas ligjit për Shtetësinë në Kosovë, një person e humb shtetësinë nëse merret me veprimtari të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës; kur është qëllimisht anëtar i një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës; kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqim nga organet vendore dhe pa marrëveshje ndërkombëtare paraprake.
    Svçla tha se Serbia po bën “përpjekje sistematike” për destabilizim të brendshëm të Kosovës, duke punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, “akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare”.
    Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e dënoi vendimin e autoriteteve kosovare për arrestimin e pjesëtarëve dhe ish-pjesëtarit të MPB-së të shtunën.
    Ajo tha se autoritetet kosovare nuk kanë pasur “asnjë arsye ligjore” për arrestimin e tyre dhe se kjo “është hakmarrje e nxitur politikisht kundër popullit serb”.
    Arrestimi i tyre ndodhi një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës më 7 qershor në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.
    Arbnor Spahiu dyshohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë në Banjskë” ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku – tha avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit Koci, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten.
    Koci tha se mbrojtja tashmë ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit për paraburgimin njëmujor./REL

  • Kosova i dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

    Kosova i dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

    Autoritetet kosovare i kanë dëbuar nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) disa orë pasi i kishin arrestuar të shtunën nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, konfirmuan avokatët e tyre për Radion Evropa e Lirë të dielën.
    Nikolla Vujeviq dhe Mlladen Millojevia u dëbuan të shtunën në mbrëmje dhe të dyve u është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet, thanë avokatët e tyre Bogdan Laziq dhe Srgjan Mitroviq, përkatësisht.
    Vujeviq dhe Millojeviq ishin në mesin e tre pjesëtarëve dhe të një pjesëtari të pensionuar të MPB-së serbe që u arrestuan në Kosovë të shtunën. Autoritetet kosovare e kanë konfirmuar vetëm arrestimin e Vujeviqit dhe qëllimin për dëbimin e tij, pasi ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ia hoqi atij shtetësinë kosovare të shtunën duke thënë se ai është i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë.
    Svecla tha të shtunën se Vujoviq “përbën rrezik për sigurinë tonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”.
    Millojeviq ushtron detyrën e policit të Serbisë në Rashkë dhe vjen nga Leposaviqi, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.
    Vujeviq, i cili vjen nga Zubin Potoku po ashtu në veri të Kosovës, ka paralajmëruar padi ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për heqjen e shtetësisë, tha avokati i tij.
    Sipas ligjit për Shtetësinë në Kosovë, një person e humb shtetësinë nëse merret me veprimtari të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës; kur është qëllimisht anëtar i një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës; kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqim nga organet vendore dhe pa marrëveshje ndërkombëtare paraprake.
    Svçla tha se Serbia po bën “përpjekje sistematike” për destabilizim të brendshëm të Kosovës, duke punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, “akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare”.
    Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e dënoi vendimin e autoriteteve kosovare për arrestimin e pjesëtarëve dhe ish-pjesëtarit të MPB-së të shtunën.
    Ajo tha se autoritetet kosovare nuk kanë pasur “asnjë arsye ligjore” për arrestimin e tyre dhe se kjo “është hakmarrje e nxitur politikisht kundër popullit serb”.
    Arrestimi i tyre ndodhi një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës më 7 qershor në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.
    Arbnor Spahiu dyshohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë në Banjskë” – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku – tha avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit Koci, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten.
    Koci tha se mbrojtja tashmë ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit për paraburgimin njëmujor. REL/

  • Tragjedia ajrore në Indi, rritet numri i viktimave teksa kërkimet vazhdojnë

    Tragjedia ajrore në Indi, rritet numri i viktimave teksa kërkimet vazhdojnë

    Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të tretën ditë radhazi, pasi avioni i kompanisë Air India u rrëzua dhe la të vdekur të paktën 270 njerëz në shtetin Gujarat, thanë zyrtarët të shtunën.

    Avioni Boeing 787 – që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten, duke i vrarë 241 njerëz në bord dhe të paktën 29 të tjerë në tokë.
    Një udhëtar mbijetoi. Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.

    Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.
    “Ai po përmirësohet shpejt dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, tha Gameti të shtunën.
    Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.
    Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.
    “Ku janë fëmijët e mi? A i keni gjetur?” pyeti Rafiq Abdullah, reja dhe dy nipërit e të cilit ndodheshin në avion. “Do të më duhet të bëj pyetje. Qeveria nuk po jep përgjigje”.
    Një i afërm tjetër kërkoi me ngulm nga stafi i spitalit kur do t’iu dorëzohej trupi i familjarit për ceremoninë mortore.
    “Na jepni trupin”, kërkoi ai.
    Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.
    Komiteti do të fokusohet në hartimin e procedurave për të parandaluar dhe përballuar emergjencat ajrore në të ardhmen dhe “nuk do të zëvendësojë hetimet e tjera që po kryhen nga organizatat përkatëse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil.
    Hetuesit të premten gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, ose të ashtuquajturën “kuti e zezë”, e cila u gjet mbi një çati pranë vendit të aksidentit dhe pritet të ndihmojë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
    Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat./REL

  • Mesazhi i ministrit të Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet

    Mesazhi i ministrit të Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të rëndë” nëse Irani vazhdon me sulmet e tij raketore, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.
    “Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pas një takimi mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.
    “Nëse Khamenei vazhdon të gjuajë raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi Katz.
    Ndërkohë, ushtria izraelite është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha të shtunën kreu i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
     
    “IDF po vepron sipas planeve të saj operacionale dhe avionët luftarakë të IAF (Forcave Ajrore Izraelite) janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran”, – thanë të shtunën Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Eyal Zamir, dhe Shefi i Forcave Ajrore, Tomer Bar, në një vlerësim të situatës.

  • Tragjedia ajrore në Indi, rritet bilanci i viktimave! Shkon në 270 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit

    Tragjedia ajrore në Indi, rritet bilanci i viktimave! Shkon në 270 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit

    Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të tretën ditë radhazi, pasi avioni i kompanisë Air India u rrëzua dhe la të vdekur të paktën 270 njerëz në shtetin Gujarat, thanë zyrtarët të shtunën.
    Avioni Boeing 787 – që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten, duke i vrarë 241 njerëz në bord dhe të paktën 29 të tjerë në tokë. Një udhëtar mbijetoi.
    Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.
    “Ai po përmirësohet shpejt dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, tha Gameti të shtunën.
    Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.
    Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.
    “Ku janë fëmijët e mi? A i keni gjetur?” pyeti Rafiq Abdullah, reja dhe dy nipërit e të cilit ndodheshin në avion. “Do të më duhet të bëj pyetje. Qeveria nuk po jep përgjigje”.
    Një i afërm tjetër kërkoi me ngulm nga stafi i spitalit kur do t’iu dorëzohej trupi i familjarit për ceremoninë mortore. “Na jepni trupin”, kërkoi ai.
    Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.
    Komiteti do të fokusohet në hartimin e procedurave për të parandaluar dhe përballuar emergjencat ajrore në të ardhmen dhe “nuk do të zëvendësojë hetimet e tjera që po kryhen nga organizatat përkatëse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil.
    Hetuesit të premten gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, ose të ashtuquajturën “kuti e zezë”, e cila u gjet mbi një çati pranë vendit të aksidentit dhe pritet të ndihmojë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
    Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat./REL/

  • UEFA vendos, Masa mban drejtësi në Shqipëri-Serbi

    Ndeshja e raundit të tretë të Grupit K të kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëri- Serbi, e cila do të luhet të shtunën në orën 20:45 në Tiranë i besohet italianit Masa.

    Italiani me përvojë të madhe Davide Masa do të jetë gjyqtari për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila luhet më 7 qershor për kualifikueset e zonës UEFA të Botërorit 2026 në ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë..

    Masa e ka gjykuar vetëm një herë kombëtaren shqiptare, në vitin 2015, në një miqësore me Gjeorgjinë, të luajtur në Tiranë dhe të mbyllur 2-2. Në fakt, Masa pritet të drejtojë me një një trupë arbitrash tërësisht italianë këtë sfidë të ‘nxehtë’ e cila do të luhet të shtunën në orën 20:45 në Tiranë.

    Ky takim përcaktues për fatet e kuqezinjëve figuron e treta ndërsa skuadra e Stojkoviç nis në Tiranë këtë fushatë kualifikuese./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ndeshja Shqipëri – Serbi/ Shisnin biletat në treg të zi nga 300 deri në 1000 euro, pranga 3 personave në Tiranë

    Ndeshja Shqipëri – Serbi/ Shisnin biletat në treg të zi nga 300 deri në 1000 euro, pranga 3 personave në Tiranë

    Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë.
    Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjet e tyre nga 300 deri në 1000 euro.
    Të njëjta burime bëjnë me dije se të arrestuarve u janë gjetur edhe bileta me vete, si provë materiale.
    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Stadiumi Arena Kombëtare ka një kapacitet prej afërsisht 22 mijë vendesh, ndërsa për ndeshjen e 7 qershorit, që vlen për kualifikueset e Botërorit, ka patur rreth 200 mijë kërkesa për bileta.

  • “Në tre javë ndryshoi gjithçka”, Sommer: Ja pse u ndëshkuam

    “Në tre javë ndryshoi gjithçka”, Sommer: Ja pse u ndëshkuam

    2 Qershor 2025

    15:44

    Telesport

    Portieri i Interit, Yann Sommer, pranon se mund ta ndiente se po u mungonte diçka përpara finales së Champions League të shtunën.
    Interi u mund 5-0 nga PSG në Mynih, duke e lënë klubin të tronditur pasi humbi edhe titullin e Serie A dhe u mund në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
    Sommer tha për BILD: “Kohët e fundit na ka munguar diçka në momentet e rëndësishme.
    “Si të shtunën, por edhe në kampionat, ku kemi humbur shumë pikë. Ky është futbolli.
    “Gjithçka mund të ndryshojë rrënjësisht brenda dy ose tre javësh. Jemi ndëshkuar rëndë për gabimet tona këtë vit.
    “Kjo dhemb”.