Tag: shtunën

  • Plani i Izraelit për pushtimin e Gazës, OKB thërret mbledhje urgjente të shtunën

    Plani i Izraelit për pushtimin e Gazës, OKB thërret mbledhje urgjente të shtunën

    Foto ilustruese

    GAZA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, i cili është dënuar gjerësisht, raportojnë mediat e huaja.
    Sipas burimeve, seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.
    Burime diplomatike thanë se takimi është mbështetur nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit përveç Panamasë, e cila është kryesuesja aktuale e tij, dhe SHBA-së.
    Takimi pritet të zhvillohet të shtunën pasdite.
    Ky veprim vjen pasi plani i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës u njoftua të premten në mëngjes.
    Izraeli është përballur tashmë me zemërim në rritje për gjenocidin e tij në Gaza, ku ka vrarë më shumë se 61,000 njerëz që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën dhe ka çuar në vdekje nga uria./ZËRI

  • Arteta nuk ngutet me Gyökeres: Po ambientohet çdo ditë, 15-vjeçari Dowman më ka lënë pa fjalë

    Arteta nuk ngutet me Gyökeres: Po ambientohet çdo ditë, 15-vjeçari Dowman më ka lënë pa fjalë

    Pas humbjes 3-2 në miqësoren ndaj Villarrealit, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur në konferencë për shtyp: “A i duhet kohë Gyökeres për t’u ambientuar? E kemi kaluar tashmë atë fazë, sepse mendoj se ishte shumë e rëndësishme për të ta niste si titullar dhe të fillonte të krijonte ndjesi dhe lidhje me skuadrën.
    Është me ne vetëm prej rreth një jave, por kam parë shumë gjëra pozitive dhe vendosmëri, veçanërisht në mënyrën se si sulmonte hapësirat. Në përgjithësi, për shumë lojtarë që nuk kishin minuta, tani kemi më tepër mundësi. Do të jemi gati për të shtunën,  në gjendje shumë më të mirë”.
    Për mungesën e Kai Havertz: “Në stërvitje ndjeu diçka dhe nuk ishte mirë, ndaj vendosëm ta lëmë pushim. Mendoj se do të jetë çështje ditësh, shpresoj që në fundjavë, nëse gjithçka shkon siç duhet, do të jetë në formë”.
    Për Riccardo Calafiori dhe Leandro Trossard: “Të tre lojtarët që kemi humbur gjatë turit janë Big Gabi, Leo dhe Richy. Për të shtunën mendoj se të dy kanë një mundësi, nëse gjithçka zhvillohet siç ka ndodhur në ditët e fundit”.
    Për paraqitjen e Max Dowman, 15-vjeçarit që po shkëlqen: “Vazhdon të më impresionojë, pa asnjë dyshim. Ndikimi që pati edhe në këtë miqësore, efikasiteti që tregon në çdo sulm dhe aksion është i jashtëzakonshëm. E meriton të ketë mundësi. Nëse vazhdon kështu, do të shohim çfarë do të ndodhë”.
    Sa kohë do t’u duhet lojtarëve për t’u mësuar me Gyökeres: “Shpresoj vetëm disa ditë. Çdo ditë në stërvitje ai po merr ndjesi shumë të mira. Po krijon lidhje edhe jashtë fushës, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Përsa i përket formës së tij fizike, besoj se nuk ishte stërvitur me skuadrën për dy muaj, kështu që ka bërë pesë apo gjashtë seanca para kësaj ndeshjeje. Mendoj se të shtunën do të hedhë një tjetër hap përpara dhe do të jetë në gjendje më të mirë”.

  • Hamasi publikon videon e dytë të një pengu izraelit: Nuk çarmatosemi pa shtet palestinez

    Hamasi publikon videon e dytë të një pengu izraelit: Nuk çarmatosemi pa shtet palestinez

    Hamasi ka publikuar videon e dytë brenda dy ditësh të një pengu izraelit, duke deklaruar se nuk do të çarmatoset derisa të krijohet një shtet i pavarur palestinez.

    Në përgjigje të një prej kushteve kryesore të Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, Hamasi, që kontrollon territorin që prej vitit 2007, theksoi se nuk do të heqë dorë nga “e drejta për rezistencë të armatosur” pa krijimin e një shteti palestinez të pavarur e sovran, me Jerusalemin si kryeqytet.

    Ndërkohë, negociatat indirekte mes Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve mbetën në ngërç.

    Të shtunën, grupi publikoi një video të re të pengut Evyatar David, ku ai shfaqet dukshëm i dobësuar dhe duke hapur një gropë, që sipas tij do të shërbejë si varr.

    Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet. Kufizimet izraelite për futjen e ndihmave dhe mallrave po çojnë në mungesa të thella ushqimi dhe produkteve bazë. Ekspertët e ushqimit të mbështetur nga OKB-ja paralajmëruan këtë javë se “skenari më i keq i urisë” është tashmë në zhvillim.

    Hamasi ka përdorur videot e pengjeve për të tërhequr vëmendjen ndaj kësaj krize, duke theksuar se pengjet po vuajnë nga uria së bashku me kapësit e tyre dhe se koha për një armëpushim po mbaron, transmeton The Guardian.

    Familja e Davidit ka bërë thirrje që ndihmat që po hyjnë në Gaza përmes konvojeve të OKB-së dhe dërgesave ajrore, të arrijnë edhe te djali i tyre. “Ata janë në prag të vdekjes,” tha vëllai i tij, Ilay, gjatë një proteste në Tel Aviv, ku mijëra njerëz kërkuan lirimin e menjëhershëm të pengjeve.

    Nga 251 pengjet e rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit, 49 mbeten ende në Gaza, ndërsa 27 prej tyre konsiderohen të vdekur nga ushtria izraelite.

    Ndërkohë, i dërguari i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha të shtunën se po punon me qeverinë izraelite për një plan që synon t’i japë fund luftës në Gaza. Witkoff u takua me Kryeministrin Netanyahu dhe vizitoi një qendër ndihmash të menaxhuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës, i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli.

    Zemërimi global është rritur për shkak të kufizimeve të ndihmave dhe viktimave të shumta përreth pikave të shpërndarjes. Sipas OKB-së, që nga fundi i majit, 859 palestinezë janë vrarë në këto zona dhe mbi 500 të tjerë përgjatë rrugëve të konvojeve të ushqimit.

    Të shtunën, spitalet në Gaza raportuan më shumë se një duzinë viktimash nga zjarri izraelit, përfshirë tetë persona që u qëlluan teksa përpiqeshin të merrnin ushqim.

  • Hamasi publikon videon e dytë të një pengu izraelit: Nuk çarmatosemi pa shtet palestinez! Familjarët reagojnë mes thirrjeve për marrëveshje

    Hamasi publikon videon e dytë të një pengu izraelit: Nuk çarmatosemi pa shtet palestinez! Familjarët reagojnë mes thirrjeve për marrëveshje

    Hamasi ka publikuar videon e dytë brenda dy ditësh të një pengu izraelit, duke deklaruar se nuk do të çarmatoset derisa të krijohet një shtet i pavarur palestinez.

    Në përgjigje të një prej kushteve kryesore të Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, Hamasi, që kontrollon territorin që prej vitit 2007, theksoi se nuk do të heqë dorë nga “e drejta për rezistencë të armatosur” pa krijimin e një shteti palestinez të pavarur e sovran, me Jerusalemin si kryeqytet.
    Ndërkohë, negociatat indirekte mes Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve mbetën në ngërç.
    Të shtunën, grupi publikoi një video të re të pengut Evyatar David, ku ai shfaqet dukshëm i dobësuar dhe duke hapur një gropë, që sipas tij do të shërbejë si varr.
    Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet. Kufizimet izraelite për futjen e ndihmave dhe mallrave po çojnë në mungesa të thella ushqimi dhe produkteve bazë. Ekspertët e ushqimit të mbështetur nga OKB-ja paralajmëruan këtë javë se “skenari më i keq i urisë” është tashmë në zhvillim.
    Hamasi ka përdorur videot e pengjeve për të tërhequr vëmendjen ndaj kësaj krize, duke theksuar se pengjet po vuajnë nga uria së bashku me kapësit e tyre dhe se koha për një armëpushim po mbaron, transmeton The Guardian.
    Familja e Davidit ka bërë thirrje që ndihmat që po hyjnë në Gaza përmes konvojeve të OKB-së dhe dërgesave ajrore, të arrijnë edhe te djali i tyre. “Ata janë në prag të vdekjes,” tha vëllai i tij, Ilay, gjatë një proteste në Tel Aviv, ku mijëra njerëz kërkuan lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
    Nga 251 pengjet e rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit, 49 mbeten ende në Gaza, ndërsa 27 prej tyre konsiderohen të vdekur nga ushtria izraelite.
    Ndërkohë, i dërguari i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha të shtunën se po punon me qeverinë izraelite për një plan që synon t’i japë fund luftës në Gaza. Witkoff u takua me Kryeministrin Netanyahu dhe vizitoi një qendër ndihmash të menaxhuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës, i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli.
    Zemërimi global është rritur për shkak të kufizimeve të ndihmave dhe viktimave të shumta përreth pikave të shpërndarjes. Sipas OKB-së, që nga fundi i majit, 859 palestinezë janë vrarë në këto zona dhe mbi 500 të tjerë përgjatë rrugëve të konvojeve të ushqimit.
    Të shtunën, spitalet në Gaza raportuan më shumë se një duzinë viktimash nga zjarri izraelit, përfshirë tetë persona që u qëlluan teksa përpiqeshin të merrnin ushqim.

    Top Channel

  • Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

    Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

    Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë.

    Zjarret vazhdonin të ishin aktive të dielën në mëngjes në rajonin e Peloponezit, në perëndim të kryeqytetit, si dhe në ishujt Evia dhe Kythira, ndërsa avionët dhe helikopterët rifilluan operacionet në disa pjesë të vendit që në agim.
    “Pritet që sot të jetë një ditë e vështirë, me rrezik shumë të lartë për zjarr pothuajse në të gjithë territorin”, tha të dielën zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, megjithëse shtoi se situata po përmirësohet.

    Parashikuesit e motit thanë se erërat e forta që kanë përhapur flakët pritet të bien të dielën në shumicën e zonave, por paralajmëruan se ishulli turistik Kythira, me 3.600 banorë, vazhdon të përballet me kushte “shqetësuese” për shkak të erërave.
    Mesazhe evakuimi u dërguan për banorët e ishullit, që ndodhet në juglindje të Peloponezit, herët në mëngjes të dielën, pasi zjarri po përhapej pa u ndalur.
    “Shtëpi, kosheret e bletëve, pemë ulliri janë djegur”, tha për kanalin shtetëror ERT zëvendëskryetari i Komunës së Kythiras, Giorgos Komninos.
    “Një manastir është në rrezik të drejtpërdrejtë tani”, shtoi ai, duke theksuar se gjysma e ishullit është djegur.
    Dhjetëra zjarrfikës, të mbështetur nga tre helikopterë dhe dy avionë, po luftonin me zjarrin në Kythira, që kishte shpërthyer të shtunën në mëngjes dhe kishte detyruar evakuimin e një plazhi të njohur turistik.
    Greqia kishte kërkuar më herët ndihmë nga aleatët e Bashkimit Evropian dhe dy avionë italianë pritej të mbërrinin të dielën, sipas brigadës së zjarrfikësve, ndërsa njësi nga Republika Çeke tashmë kanë filluar punën.
    Njëmbëdhjetë rajone të Greqisë ende përballen me rrezik shumë të lartë për zjarre, sipas autoriteteve.
    Zjarrfikësit po punojnë në disa zona të Peloponezit dhe ka pasur shumë shpërthime të reja zjarri gjatë natës në ishullin Evia, pranë Athinës, ku flakët kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kanë vrarë mijëra kafshë fermash.
    Punonjësit kanë filluar që në agim përpjekjet për të riparuar dëmet serioze në rrjetin elektrik të Evias dhe disa fshatra po përballen me probleme në furnizimin me ujë.
    Më në jug, në Kretë, raportet thonë se zjarret që shpërthyen të shtunën pasdite dhe shkatërruan katër shtëpi dhe një kishë, tashmë janë vënë kryesisht nën kontroll.
    Raportohet se policia po forcon njësitet në Kryoneri, në veri të Athinës, nga frika se grabitësit mund të synojnë shtëpitë e braktisura nga banorët që kanë ikur për shkak të zjarrit që shpërtheu të shtunën pasdite, por që të dielën ishte kryesisht nën kontroll.
    Greqia po përjeton kushte të një vale të nxehti që gati një javë, me temperatura që në shumë zona kanë kaluar 40 gradë Celsius.
    Të shtunën, temperatura arriti në 45.2°C në Amfilohia, në Greqinë perëndimore.
    Pritet që të nxehtit ekstrem të zbutet nga e hëna.
    Muajin e kaluar, zjarret në ishullin e pestë më të madh të Greqisë, Hios, në Egjeun verior, shkatërruan 4.700 hektarë tokë, ndërsa në fillim të korrikut një zjarr në Kretë detyroi evakuimin e 5.000 personave.
    Viti më shkatërrimtar për zjarret ishte 2023, kur u humbën gati 175.000 hektarë dhe pati 20 viktima./REL

  • BE ndihmon Greqinë për të fikur zjarret

    BE ndihmon Greqinë për të fikur zjarret

    Viti më shkatërrimtar për zjarret ishte 2023, kur u humbën gati 175.000 hektarë dhe pati 20 viktima./ REL

  • Laçi e ka boshtin, të shtunën testi me Kukësin

    Laçi e ka boshtin, të shtunën testi me Kukësin

    Nga e hëna në kompleksin ‘Laçi’ kurbinasit e Riu Amorim kanë nisur me përgatitjet e sezonit të ri në Kategori të Parë.

    Biba (portier),Pojana (portier),Kurti,Tresa,Mjaki,Myrta, Bibo, Cena, Manellari, Kuatara, Konate,Traore, Kofi, Taleb,Bajraktari,Paulo Zhunior.Ky grup përbën dhe boshtin e mbetur nga ai i edicionit të kaluar që për hir të së vërtetës duken plot cilësi. Sigurisht afrimi Uilli Xherrison i marrë nga Lushnja por dhe i Afolabi e disa futbollistë të tjerë në provë e kanë rritur grupin aktual ndërsa klubi mësohet se po punon intensivisht për goditje të tjera.

    Madje shumë pranë zyrtarizimit duket një tjetër futbollist afrikan emri i të cilit ende nuk ka sipërfaqësuar. Sidoqoftë të shtunën teksa Laçi do të zhvillojë miqësoren e parë me Kukësin në Laç pritet të mësohet më shumë nga kampi bardhezi./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri ‘Kaledonia e Re’

    Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri ‘Kaledonia e Re’

    Franca dhe Kaledonia e Re njoftuan të shtunën një marrëveshje “historike” në të cilën territori përtej detit do të mbetej francez, por do të shpallej shtet i ri. Marrëveshja 13-faqëshe e njoftuar të shtunën kërkon një kombësi të Kaledonisë së Re dhe mundësinë që banorët atje ta kombinojnë këtë status me kombësinë franceze.

    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re , në të cilën territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar, do të mbetej francez, por do të shpallej shtet i ri.

    Presidenti Emmanuel Macron kishte bërë thirrje për bisedime për të zgjidhur një bllokim midis forcave besnike ndaj Francës dhe atyre që duan pavarësinë , duke u kërkuar zyrtarëve të zgjedhur të Kaledonisë së Re, si dhe udhëheqësve politikë, ekonomikë dhe të shoqërisë civile, të mblidheshin pranë Parisit për të hartuar një kornizë kushtetuese për territorin.

    Pas 10 ditësh bisedimesh, palët ranë dakord që të krijohej një “Shteti i Kaledonisë së Re”.

    Arkipelagu do të ruajë “një status brenda Francës, me kaledonianët që do të mbeten francezë”, tha Nicolas Metzdorf, një deputet anti-pavarësi.

    “Nuk janë planifikuar më referendume, me përjashtim të atij që konfirmon këtë marrëveshje”, tha ai në një mesazh dërguar AFP-së.

    Prioriteti tani është rimëkëmbja ekonomike e Kaledonisë së Re pas dhunës së vitit të kaluar që vrau 14 persona dhe vlerësohet se i ka kushtuar territorit dy miliardë euro (2.3 miliardë dollarë), duke ulur me 10 për qind produktin e brendshëm bruto ( PBB ), tha ai.

    Kryeministri François Bayrou tha se marrëveshja e së shtunës — e cila ende kërkon miratim parlamentar dhe në referendum — ishte me “dimensione historike”.

    Me një popullsi prej rreth 270,000 banorësh dhe të vendosur gati 17,000 kilometra (10,600 milje) larg Parisit, Kaledonia e Re është një nga disa territore përtej detit që mbeten pjesë integrale e Francës.

    Është sunduar nga Parisi që nga vitet 1800, por shumë kanakë vendas ende e urrejnë pushtetin e Francës mbi ishujt e tyre dhe duan autonomi ose pavarësi më të plotë.

    Trazirat shpërthyen në maj të vitit 2024 pasi Parisi planifikoi t’u jepte të drejtë vote mijëra banorëve jo-indigjenë me qëndrim afatgjatë, diçka që Kanakët kishin frikë se do t’i linte ata në një pakicë të përhershme, duke ua shkatërruar shanset për të fituar pavarësinë.

    Si pjesë e marrëveshjes, banorët e Kaledonisë së Re në të ardhmen do të lejohen të votojnë vetëm pas 10 vitesh jetese në arkipelag.

    Referendumi i fundit për pavarësi në Kaledoninë e Re u mbajt në vitin 2021 dhe u bojkotua nga grupet pro-pavarësisë për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19 në popullsinë Kanak.

    Referendumi ishte i fundit nga tre që nga viti 2018, të cilët të gjithë hodhën poshtë pavarësinë e Kaledonisë së Re.

    Që nga referendumi i vitit 2021, situata politike në arkipelag ka qenë në bllokim.

    Macron deklaroi në fillim të qershorit se donte një “projekt të ri” për Kaledoninë e Re.

    Marrëveshja 13-faqëshe e njoftuar të shtunën kërkon një kombësi të Kaledonisë së Re dhe mundësinë që banorët atje ta kombinojnë këtë status me kombësinë franceze.

    Sipas marrëveshjes, një “Shteti i Kaledonisë së Re” do të sanksionohet në kushtetutën e Francës dhe vendet e tjera mund ta njohin një shtet të tillë.

    Marrëveshja gjithashtu kërkon një pakt rimëkëmbjeje ekonomike dhe financiare që do të përfshinte një ripërtëritje të aftësive të përpunimit të nikelit të territorit.

    Të dyja dhomat e parlamentit të Francës do të takohen në tremujorin e katërt të këtij viti për të miratuar marrëveshjen, e cila më pas do t’u paraqitet banorëve të Kaledonisë së Re në një referendum në vitin 2026.

  • Kërcënim i rrezikshëm në Kuvend/ Sveçla: Pas mesazhit qëndron numër i lidhur me…

    Kërcënim i rrezikshëm në Kuvend/ Sveçla: Pas mesazhit qëndron numër i lidhur me…

    Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se një numër telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën lidhet me Ratko Mlladiqin.
    Kërcënimi me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.
    Sveçla tha të dielën në Facebook se autoritetet e sigurisë e trajtuan me prioritet të lartë “këtë sulm hibrid” ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është “konfirmuar se ka origjinën në Serbi”.
    Ai tha se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.
    “Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.
    Mlladiq është dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.
    Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.
    Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.
    Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”. /REL

  • Kërcënimi me bombë në Kuvend, ministri i Brendshëm jep detaje: Personi që alarmoi policinë është identifikuar

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, ministri i Brendshëm jep detaje: Personi që alarmoi policinë është identifikuar

    Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se autoritetet kosovare e kanë identifikuar përdoruesin e numrit telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën.
    Kërcënimi me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.
    Sveçla tha të dielën në Facebook se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.
    “Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.
    Mlladiq, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës – i njohur me nofkën “kasapi i Ballkanit” – qëndron në qendrën e ndalimit të OKB-së në Hagë që nga dënimi i tij përfundimtar në vitin 2021.
    Mlladiç udhëhoqi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje nga viti 1992 deri më 1995.
    Ai u dënua nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.
    Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.
    Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.
    Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”.
    “Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, tha policia./REL