Tag: shtunën

  • Analiza/ Vjen e 5-ta, Superioria me ‘dy’ kategori

    Analiza/ Vjen e 5-ta, Superioria me ‘dy’ kategori

    Flamurtari rikthehet të luajë në Vlorë, derbi i kryeqytetit momenti për të larguar…krizën

    Shkruar nga Erga Kenga

    Abissnet Superiore ka në program javën e 5-të me derbin Tirana- Dinamo në vëmendje i cili është parashikuar të zhvillohet të shtunën në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Po ashtu të shtunën Bylis- Partizani (16:00) dhe AF Elbasani-Teuta (19:00). Të dielën dy takimet e mbetura në orën 19:00; Vllaznia- Vora dhe Flamurtari- Egnatia.

    Po si vijnë skuadrat pas 4 raundëve të para të këtij edicioni të 87-të futbollit elitar?

    Ajo që evidentohet shpejt lidhet me 5 skuadrat e para të cilat kanë treguar stabilitet dhe 5 të tjerat që po vuajnë qëndrueshmërinë dhe për pasojë pikët.

    Te grupi i parë, Elbasani kryesues me 10 pikë duket më i kolauduar dhe me futboll bindës. Më tej Vllaznia, Vora dhe Egnatia (7 pikë) ndonëse kanë pësuar nga një humbje, kanë arritur të ruajë ritmin e të pozicionohen tre pikë poshtë verdhebluve. Mbyll këtë ‘5-she’ Teuta e cila edhe pse ka 6 pikë, mban të bardhë kolonën e humbjeve (3 barazime dhe një fitore) duke qënë së bashku me elbasanasit të pamposhturit e vetëm në këto javë.

    Ndërkaq te grupi i dytë, dy të mëdhatë Dinamo e Partizani (nga 4 pikë) kanë tre javë që nuk fitojnë dot (nga dy humbje e një barazim respektiv). Sidoqoftë ndryshe nga Bylis (3 pikë) dhe Flamurtari e Tirana që mbyllin tabelën (nga 2 pikë secila) e kanë nga një fitore (java e parë).

    Në fakt, ajo që bën ‘lajm’ lidhet me gjëndjen e rëndë të Tiranës. Klubi më i titulluar në Shqipëri nuk po gjën kurën e duhur për të shkuar te fitorja. Edhe pse klubi largoi Vangjel Milen dhe afroi trajnerin italian Roberto Bordin (java e tretë), situata nuk u përmirësua.

    Derbi me Dinamon ndoshta do të jetë treguesi i qartë i forcës së bardhebluve. Nëse ngjet ndryshe Tirana pritet të ndërhyjë urgjentisht në merkato për të shpëtuar sezonin. Pa përmendur faktin që janari është shumë…larg.

    Vazhdo leximin

  • Superiore në dy ditë, ndeshja e javës zhvillohet në “Arena e Demave”

    Superiore në dy ditë, ndeshja e javës zhvillohet në “Arena e Demave”

    Abissnet Superiore rikthehet të luhet në fundjavë. Të shtunën janë në program dy takime ndërsa tre të tjerat luhen të dielën. Përjashto takimin e Laçit aty ku Vora pret Flamurtarin në orën 16:00 të gjitha takime e kësaj xhiroje të katërt nisin në orën 19:00.

    Kryesfida e javës zhvillohet të shtunën në ‘Arena e Demave’ ndërmjet Partizanit dhe Elbasanit ndërsa të dielën ato që tërheqin më shumë janë takimet Vora- Flamurtari dhe Teuta- Vllaznia.

    Java e 4-ët:

    Të shtunën:

    Egnatia- Tirana 19:00

    Partizani- AF Elbasani 19:00

    Të dielën:

    Vora- Flamurtari 16:00

    Dinamo Siti- Bylis 19:00

    Teuta- Vllaznia 19:00/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Serbia në protesta, Vuçiq thotë se të shtunën mbahet parada e ushtrisë, a u inspirua në Kinë?

    Serbia në protesta, Vuçiq thotë se të shtunën mbahet parada e ushtrisë, a u inspirua në Kinë?

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për një takim me ministrin e Mbrojtjes, shefin e ushtrisë dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes.

    Ai ka thënë se të shtunën qytetarët e Serbisë do të kenë mundësinë të shohin “një ushtri të fortë”.

    “Po zhvillohen përgatitjet e fundit për paradën ushtarake”, ka shkruar ai.

    Serbia u përballë me muaj të tërë me protesta antiqeveritare, ndërsa në fillim të muajit Vuçiq mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin.

  • Kategoria e Parë/ Java e katërt zhvillohet të premten dhe të shtunën

    Kategoria e Parë/ Java e katërt zhvillohet të premten dhe të shtunën

    Java e katërt e Kategorisë së Parë do të luhet më 19 dhe 20 shtator. Të premten janë programuar tre ndeshje në orën 16:00.
    Pogradeci do të përballet me Skënderbeun, një ndeshje që pritet me shumë interes. Dy takimet e tjera të së premtes janë Burreli – Besa dhe Laçi – Korabi.

    Të shtunën do të zhvillohen tre ndeshjet e tjera të javës së katërt, sërish në orën 16:00. Iliria do të përballet me Kukësin, Apolonia do të presë Kastriotin, ndërsa Lushnja do të luajë ndaj AF Luftëtarit.
    Java 4
    Pogradeci – Skënderbeu | 19.09.2025 – 16:00
    Burreli – Besa | 19.09.2025 – 16:00
    Laçi – Korabi | 19.09.2025 – 16:00
    Iliria – Kukësi | 20.09.2025 – 16:00
    Apolonia – Kastrioti | 20.09.2025 – 16:00
    Lushnja – AF Luftëtari | 20.09.2025 – 16:00

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kategoria e Parë/ Java e tretë zhvillohet të premten dhe të shtunën

    Kategoria e Parë/ Java e tretë zhvillohet të premten dhe të shtunën

    Kategoria e Parë rikthehet me ndeshjet e javës së tretë. Dy sfida do të luhen të premten, më 12 shtator. Takimi i parë i ditës është Kukësi – Lushnja, në orën 16:00.
    Në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu – Iliria, në orën 19:00.

    Katër takimet e tjera të javës së tretë do të luhen të shtunën, në orën 16:00. Pogradeci do të përballet me Laçin, AF Luftëtari do të luajë ndaj Burrelit, Besa do të presë Apoloninë, ndërsa Kastrioti do të përballet me Korabin.
    Java 3
    Kukësi – Lushnja | 12.09.2025 – 16:00
    Skënderbeu – Iliria | 12.09.2025 – 19:00
    Pogradeci – Laçi | 13.09.2025 – 16:00
    AF Luftëtari – Burreli | 13.09.2025 – 16:00
    Besa – Apolonia | 13.09.2025 – 16:00
    Kastrioti – Korabi | 13.09.2025 – 16:00

  • FSHF zbardh kalendarin e Superiores për 4 xhirot e ardhshme, te Vllaznia optimizëm para duelit me Partizanin

    FSHF zbardh kalendarin e Superiores për 4 xhirot e ardhshme, te Vllaznia optimizëm para duelit me Partizanin

    Adriatik BALLA
    Kategoria Superiore është ndërprerë për momentin, për shkak të angazhimeve të skuadrës kombëtare në kualifikueset e Botërorit, e rrjedhimisht java e tretë do të luhet fundjavën e ardhshme. Ndërkohë, klubet i vijojnë përgatitjet e tyre, me shumë forcë madje, por nuk kanë munguar edhe lëvizjet e orëve të fundit të merkatos. Nga ana tjetër, Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të “Abissnet Superiore” për katër javët e ardhshme, nga java e 3-të deri në të 6-ën. Java e tretë do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 13 dhe 14 shtator. Edhe java e katërt dhe e pestë do të luhen gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën. Ndërsa java e gjashtë do të ndahet në tre ditë, duke nisur të premten më 3 tetor, me derbin e kryeqytetit Partizani – Tirana, ndërsa ndeshjet e tjera do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.
    Vllaznia gati të bëjë kthesë që në duelin me Partizanin
    Vllaznia mezi pret të zbresin në fushë lojtarët Lirim Kastrati dhe Sherif Kallaku. Të dy futbollistët cilësohen si dy prej afrimeve më “big” të ekipeve shqiptare në këtë merkato verore. Me dyshen që u afrua në radhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë në dy javët e fundit të merkatos. Ku dyshja kishte kohë që nuk ishin pjesë e seancave stërvitore dhe patjetër nuk ishin në formën e tyre më të mirë fizike. Ky pushim i kampionatit, patjetër, që do të shërbejë shumë për rikuperimin e plotë fizik për Kastratin dhe Kallakun. Të cilët dhanë “shkëndijat” e para në ndeshjen e fundit të humbur 3-1 ndaj Dinamos. Ku, përveç një traverse të goditur nga Kallaku dhe një shtylle të goditur nga Kastrati ndaj bluve, edhe ritmi i dyshes ishte ndryshe nga ai i paraqitur në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Egnatias.
    Pavarësisht se minutat nuk ishin të shumta për asnjërin dhe ende nuk mund të jepet një “mendim” përfundimtar për formën fizike të Kallakut dhe Kastratit. Pasi për cilësitë e tyre sportive ka pak dyshime, me Vllazninë dhe trajnerin Martini që kanë shpresa të mëdha se dyshja mund të jenë ata që do të udhëheqin kuqeblutë drejt sukseseve. Po ashtu në seancat e fundit stërvitore të zhvilluara gjatë kësaj jave, si fantazisti ashtu edhe sulmuesi nga Kosova janë parë në një formë shumë të mirë e duke bërë diferencën mes shokëve të skuadrës. Në kthimin e kampionatit fundjavën që vjen kundër Partizanit, ka një probabilitet të madh që si Kastrati ashtu edhe Kallaku të jenë në fushë kundër “Demave”. Duke u prezantuar kështu si titullarë me fanellën kuqeblu, pavarësisht se për një vendim të tillë duhet të presim ende edhe disa ditë të tjera.

  • Zyra e Abbasit i kërkon SHBA-së t’i japë vizën Presidentit palestinez para takimeve kyçe në OKB

    Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i bëri thirrje të shtunën Qeverisë amerikane ta tërheqë vendimin e saj për anulimin e vizës së tij, disa javë para se ai ta marrë pjesë në mbledhjen kryesore vjetore të OKB-së dhe në një konferencë ndërkombëtare për krijimin e një shteti palestinez.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, anuloi vizat e Abbasit dhe të 80 zyrtarëve të tjerë para mbledhjes së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm, bëri të ditur Departamenti i Shtetit të premten.
    Abbas ka folur për shumë vite në Asamblenë e Përgjithshme dhe zakonisht kryeson delegacionin palestinez.
    “Ne i bëjmë thirrje administratës amerikane ta ndryshojë vendimin e saj. Ky vendim vetëm sa do t’i rrisë tensionet dhe përshkallëzimin”, tha zëdhënësi presidencial palestinez, Nabil Abu Rudeineh, për Associated Press në Ramallah të shtunën.
    “Që nga dje kemi qenë në kontakt me vende arabe dhe vendet e huaja, sidomos ato që janë drejtpërdrejt të përfshira në këtë çështje. Kjo përpjekje do të vazhdojë pa ndërprerje”, shtoi ai.
    Ai u bëri thirrje vendeve të tjera të ushtrojnë trysni mbi administratën Trump që ta ndryshojë vendimin, veçanërisht atyre që do ta organizojnë një konferencë të nivelit të lartë më 22 shtator për ringjalljen e përpjekjeve drejt një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme.
    Konferenca bashkorganizohet nga Franca dhe Arabia Saudite.
    Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, protestoi kundër kufizimeve për hyrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe tha se do ta diskutojë çështjen me homologët e BE-së.
    “Seli e Kombeve të Bashkuara është një vend neutraliteti, një strehë kushtuar paqes, ku zgjidhen konfliktet”, tha ai të shtunën.
    Abu Rudeineh gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund ofensivës së Izraelit në Gazë dhe “përshkallëzimit në Bregun Perëndimor, sepse asgjë nga këto nuk do të çojë drejt ndonjë zgjidhjeje”.
    Ushtria izraelite e ka shpallur qytetin më të madh të Gazës si zonë lufte. Izraeli thotë se Qyteti i Gazës mbetet një bastion i Hamasit.
    Administrata Trump ka ndërmarrë disa hapa për të shënjestruar palestinezët me kufizime vizash.
    “Është në interesin tonë të sigurisë kombëtare që ta mbajmë OÇP-në (Organizatën për Çlirimin e Palestinës) dhe AP-në (Autoritetin Palestinez) përgjegjës për mosrespektimin e angazhimeve të tyre, dhe për minimin e perspektivave për paqe”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
    Autoriteti Palestinez e dënoi tërheqjen e vizave si shkelje të angazhimeve të SHBA-së si vend mikpritës i Kombeve të Bashkuara./REL

    Top Channel

  • Sinoptikani grek jep paralajmërimin për Shqipërinë: Të shtunën përgatituni për stuhi të fuqishme dhe breshër të madh

    Sinoptikani grek jep paralajmërimin për Shqipërinë: Të shtunën përgatituni për stuhi të fuqishme dhe breshër të madh

    “Një mot i egër po i afrohet Shqipërisë!” Sinoptikani i njohur grek dhe eurodeputeti i PASOK-ut, Sakis Arnaoutoglou, ka dalë me një paralajmërim urgjent për kushte ekstreme që pritet të godasin Shqipërinë perëndimore dhe veriperëndimore këtë fundjavë, veçanërisht të shtunën.
    Në përditësimin e tij të fundit në YouTube, sinoptikani i njohur grek i drejtohet drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë dhe turistëve që ndodhen aktualisht në vend: përgatituni për stuhi të fuqishme, reshje intensive, vetëtima të vazhdueshme dhe breshër të madh që mund të shkaktojë dëme serioze.
    Sipas parashikimeve të tij të detajuara dhe hartave që publikon, zonat më të rrezikuara përfshijnë Shkodrën, Lezhën, Durrësin dhe pjesë të tjera të ultësirës perëndimore.
    Ekziston rreziku real për përmbytje të menjëhershme, si pasojë e sasisë së lartë të reshjeve që do të bjerë në një kohë shumë të shkurtër.
    “Nuk bëhet fjalë për një mot të zakonshëm vjeshte, kjo që vjen është një situatë ekstreme që kërkon vëmendje dhe përgatitje,” – deklaroi ai.
    Autoritetet lokale pritet të vihen në gatishmëri, ndërkohë që qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë së shtunës.

  • Kategoria e Parë nis të shtunën, FSHF nis përgatitjet në detaje

    Kategoria e Parë nis të shtunën, FSHF nis përgatitjet në detaje

    21 Gusht 2025

    15:26

    Telesport

    Sezoni i ri i Kampionatit të Kategorisë së Parë 2025-2026 nis të shtunën, më 23 gusht, në orën 17:00, ku do të luhen katër ndeshjet e para. Java e parë do të mbyllet të dielën me sfidën Pogradeci – Lushnja.
    Në prag të rifillimit të kampionatit, edhe Sektori i Arbitrimit në FSHF po kryen përgatitjet e fundit. Janë mbyllur me sukses testet fizike për arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, ndërsa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po zhvillohet seminar teorik.
    Gjatë seminarit po trajtohen tema të ndryshme me fokus ndryshimet në rregulloren e lojës për sezonin 2025/2026. Në qendër të diskutimeve janë gjithashtu sistemi VAR, incidentet në zonën e penalltisë, prekjet me dorë dhe situata të ndryshme të lojës. Arbitrat dhe asistentët i janë nënshtruar edhe provimit teorik, si dhe kanë punuar në grupe për analiza të rasteve konkrete.
    Po ashtu, Sektori i Arbitrimit zhvilloi edhe seminarin me vëzhguesit e Kategorisë së Parë, duke diskutuar për nisjen e sezonit të ri dhe çështjet që kërkojnë përmirësim.

  • Vllaznia u shfaq me kapitenin Pusi, sot testi me Kukësin, mbyll me Besën

    Vllaznia u shfaq me kapitenin Pusi, sot testi me Kukësin, mbyll me Besën

    Me një formacion totalisht rinor teksa mbrojtësi Pusi mbante shiritin e kapitenit, Vllaznia luajti ndaj Laçit të shtunën ndërsa humbi 2-1.

    Sot ekipi kuqeblu rikthehet me një tjetër miqësore. Në “Loro Boriçi” (19:00) kuqeblutë takohen me Kukësin ndërsa të shtunën Vllaznia pritet të ndeshet në provë gjenerale me Besën e Kavajës (me shumë gjasë të shtunën). Më pas radha e Egnatias ndërsa starton sezoni i ri futbollistik aty ku shkodraët kërkojnë të jenë në ballë.

    Futbollistët e zgjedhur nga Martini në Laç.

    Pohls, Fall, Brahimi, Pusi, Delaj, Murataj, Tafili, Kurt, Ara, Tom Seaatel, Kubazi. U aktivizuan në pjesën e dytë: Portieri Bunjaj dhe futbollistë si; Temja, Hajdari, Papaj, Halili, Lo, Mustapha./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin