Tag: shtuna

  • E shtuna, heshtje/ Në mesnatë mbyllet fushata, PS dhe PD, sot mesazhet e fundit nga Tirana për 3.7 milionë votues

    E shtuna, heshtje/ Në mesnatë mbyllet fushata, PS dhe PD, sot mesazhet e fundit nga Tirana për 3.7 milionë votues

    Sonte në mesnatë mbyllet fushata zgjedhore. Pas një muaji në terren, partitë politike mbyllin sot fushatën dhe më 11 maj qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit. Dy forcat më të mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike me aleatët do ta mbyllin fushatën në Tiranë, qarkun për të cilin zhvillohet beteja më e fortë për 11 mandatet.
    Partia Socialiste ka njoftuar se mitingu përmbyllës do të mbahet në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri, duke nisur nga ora 19:00. Kryesocialisti Edi Rama kërkon një mandat të katërt qeverisës, ndërsa opozita, e përbërë nga PD dhe aleatët e saj kërkon qeverisjen për 4 vitet e ardhshme. Për herë të parë, partitë e reja ‘kërcënojnë’ binomin PS-PD dhe kërkojnë vende në Kuvend.
    Në këtë muaj fushate, PS e ka përqendruar fokusin te integrimi evropian. Kryesocialisti Edi Rama deklaron se vetëm me PS, rrugëtimi evropian do të bëhet i mundur. Nga ana tjetër, kreu i PD, Sali Berisha flet për ndryshim, ndërsa drejtuesit e partive të tjera të reja kërkojnë votën e shqiptarëve për të larguar klasën e vjetër politike. E shtuna, 10 maj, shënon heshtjen zgjedhore, ku ndalohet çdo lloj aktiviteti politik, publikim sondazhesh apo thirrje elektorale, ndërsa të dielën e 11 majit 3.7 milionë shqiptarë do të votojnë për Kuvendin e ri. Për herë të parë, voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar.

  • Ndarja nga jeta Papa Françeskut, e shtuna ditë zie në Shqipëri

    Ndarja nga jeta Papa Françeskut, e shtuna ditë zie në Shqipëri

    Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
    Vendimi u mor në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, me propozim të Kryeministrit.
    Gjatë kësaj dite zie flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër në shenjë respekti.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

    Stylish GIF