Tag: shtuara

  • Festat 28-29 Nëntori/ Fluks i lartë në Kapshticë, po punohet me sportele të shtuara

    Festat 28-29 Nëntori/ Fluks i lartë në Kapshticë, po punohet me sportele të shtuara

    kapshtice

    KAPSHTICË- Pika Kufitare e Kapshticës ka regjistruar një fluks të lartë udhëtarësh që prej mëngjesit të sotëm, 28 nëntor, ku dhjetëra mjete i janë drejtuar shtetit greke në këtë ditë feste dhe fundjave. Radhë të gjatë kilometrike, mjete që presin për të kaluar kufirin, kjo ishte panorama e kufirit të Kapshticës. 
    Megjithatë, situata është përmisuar me kalimin e orëve, trafiku është më hyrje dhe dalje, pasi po operohet me sportele të shtuara nga të dyja palët. Bëhet me dije se pala shqiptare dhe ajo greke po operojnë me 5 sportele, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata. 
    Pala shqiptare ka qenë vazhdimisht në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja në radhë dhe të ulet fluksi i qarkullimit./ZËRI

  • Italia masa të shtuara pas vrasjes së Charlie Kirk: Mbrojtje e përforcuar për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

    Italia masa të shtuara pas vrasjes së Charlie Kirk: Mbrojtje e përforcuar për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

    Vrasja e Charlie Kirk në publik gjatë një tubimi në SHBA ka bërë që edhe disa vende të tjera të marrin masa të shtuara mbrojtje për funksionarët e lartë të shtetit. 
    Një ndër këto vende është edhe Italia, pavarësisht se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime të drejtpërdrejta apo të tërhtorta, si ndaj ministrave, ashtu edhe ndaj kryeministres. 
    Pas qarkores së lëshuar të premten nga Ministria e Brendshme Italiane, urdhëroi “një rishikim dhe forcim të mundshëm të masave të profilit të rrezikut” pas vrasjes së Charlie Kirk. 
    “Aparati mbrojtës” do të jetë për kryeministren Giorgia Meloni dhe dy zëvendëskryeministrat, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini. 
     

  • Nga kufizimi i aktivitetit fizik tek diskriminimi dhe masat e shtuara në ajrim/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt

    Nga kufizimi i aktivitetit fizik tek diskriminimi dhe masat e shtuara në ajrim/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt

    Zbardhen pretendimet  e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

    Siç mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha nga burimet shumë të sigurta pranë këtij institucioni kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se shoqërimi i tij nga forca të shumta policie drejt spitalit ka qenë jo proporcional dhe diskriminues.
    Po ashtu Veliaj ka paraqitur shqetësim edhe për mënyrën se si po trajtohet në qeli.
    Kurse ish presidenti Ilir Meta ka pretenduar se kur del në ajrim ka vërejtur masa të shtuara dhe se nuk e bën ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë.
    Meta është i shqetësuar për ushtrimin e aktivitetit sportiv që e ka të kufizuar dhe për izolimin.
    Një burim zyrtar i tha Anila Hoxhës se pasi dy komisionerë kundër torturës kanë administruar ankesat, do t’i kërkojnë institucioneve përkatëse se cili është plani i masave ditën që Veliaj u shoqërua në spital.

    Top Channel

  • Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë

    Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë

    Sektori i Qarkullimit Rrugor në Qarkun e Korçës vijon me patrullime të shtuara në të gjitha akset rrugore, me fokus të veçantë në rrugët nacionale, ku fluksi i automjeteve është më i lartë, sidomos gjatë sezonit veror.
    Forcat e policisë rrugore dhe jo vetem janë të pranishme me patrulla të shtuara edhe brenda qyteteve të Korçës dhe Pogradecit, për të garantuar rendin dhe sigurinë në rrugë.
    Si rezultat i kontrolleve intensive, brenda një jave janë vendosur mbi 770 masa administrative, kryesisht për shkelje si mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.
    Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit, në mënyrë që të parandalohet çdo ngjarje e mundshme rrugore dhe të garantohet një sezon i sigurt për të gjithë qytetarët dhe turistët që vizitojnë zonën.

  • Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

    Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

    Në kopshte dhe çerdhe, të vegjlit ushqehen çdo ditë me atë që përgatitet larg syve të prindërve. Në këtë moshë të hershme, ushqimi nuk është thjesht një vakt, por zhvillim, kujdes dhe përgjegjësi.

    “Ushqyerja në këtë periudhë nuk është një mbushje barku, është një investim shumë i mirë që i bëhet fëmijës për zhvillimin e tij fizik e mendor. Duhet të jetë shumë e shëndetshme. Një dietë e mirëbalancuar, e bazuar në të gjithë makronutrientët. Flasim për proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat, por gjithashtu edhe për vitaminat dhe mineralet”, thotë Anila Kalleshi, dietologe.

    Por në botën e konsumit të sotëm, me shumëllojshmërinë e alternativave të ofruara, qarkullojnë edhe ushqime të papërshtatshme.

    “Duhen shmangur të gjitha ushqimet e përpunuara: salçiçet, sallamrat, proshutat, të cilat përmbajnë kripëra të tepërta, por gjithashtu edhe ëmbëlsirat. Qumështi do të ishte mirë të ishte pa sheqerna të shtuara ose pa shije të ndryshme. Buka e bardhë panine nuk është e rekomanduar, po ashtu makaronat apo orizi i bardhë; do të ishte më mirë të zëvendësoheshin me produkte integrale”, shprehet dietologia.

    Përzgjedhja është vetëm një nga elementët e mirëushqyerjes. Aspekti tjetër i rëndësishëm është kontrolli dhe siguria e pjatave që serviren në institucionet që kujdesen për fëmijët tanë. Një rast i para pak ditëve në Gramsh, ku disa fëmijë u paraqitën në spital me shenja helmimi, ngriti alarmin: sa të sigurta janë kopshtet dhe çerdhet për ushqimin që u servirin fëmijëve tanë?

    Prindërit shprehen: “Nuk jam i sigurt për ta çuar fëmijën përsëri në atë kopësht.
    Kërkoj siguri, të paktën për ushqimin që fëmija konsumon atje.”

    AKU doli të premten me njoftimin se mostrat e marra nga vezët në kopshtin nr. 1 në Gramsh rezultuan me prezencë të Salmonella spp, ndërkohë që mendohet se kontaminimi ka ndodhur në ambientet e kopshtit.

    “Produkti mund të kontaminohet gjatë transportit. Mund të kontaminohet në furgon nëse nuk plotësohen kushtet higjieno-sanitare, nëse është i pistë, nëse nuk ruan temperaturat e duhura, nëse nuk është frigoriferik. Gjithashtu mund të kontaminohet nga duart e shoferit, punonjësit të transportit, kuzhinierit, mësueses, sanitareve, apo edhe nga uji i pijshëm”, thotë Granit Sokolaj nga Qendra Alert.

    Sipas dietologes, dy janë produktet për të cilat duhet pasur kujdes të veçantë ndaj rrezikut nga salmonela:

    “Mishi dhe veza janë dy produktet që janë më të prirura për të mbledhur salmonelën. Duhet të gatuhen mirë.”

    Për Granit Sokolajn nga Qendra Alert, rasti i Gramshit duhet të shërbejë si mësim. Ai sugjeron ngritjen e një mekanizmi koordinues ndërinstitucional për kontrollet e ushqimit në kopshte dhe çerdhe.

  • Votat e diasporës/ Celibashi: S’ka pasur fletë të shtuara apo të trafikuara

    Votat e diasporës/ Celibashi: S’ka pasur fletë të shtuara apo të trafikuara

    Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur sot lidhur me akuzat që ka ngritur opozita herë pas here, për manipulim të votave të diasporës.

    Në një konferencë për media, Celibashi deklaroi se i gjithë procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga kamerat 24/7.
    Ai theksoi se nuk ka pasur fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara.
    “Është me rëndësi ta theksoj, të gjitha partitë politike e dinë këtë, që procesi i përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor në Parkun Olimpik, dorëzimi i dokumentacionit tek operatori i shërbimit postar, është një proces që garanton 100% integritetin e procesit të votimit nga jashtë.
    Kjo vlen edhe për rastin e kthimit të dokumentacionit zgjedhor nga DHL tek KQZ. Gjithë ky segment është zhvilluar nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të partive politike, të organizatave të shoqërisë civile. Ka qenë 24.7 i monitoruar nga kamerat.
    Çdo gjë ka shkuar siç duhet të shkonte, nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Ngelet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së shqiptarëve në procesin e marrjes së fletëve të votimit dhe të kthimit të tyre nëpërmjet shërbimit postar”, tha Celibashi.

  • “S’ka fletë votimi të shtuara dhe as të trafikuara”/ Celibashi: Mbetet të vlerësojmë pretendimet për integritetin e votës së emigrantëve

    “S’ka fletë votimi të shtuara dhe as të trafikuara”/ Celibashi: Mbetet të vlerësojmë pretendimet për integritetin e votës së emigrantëve

    Ilirjan Celibashi: Administrimi i këtij procesi nga KQZ është model. Duke thënë këtë, nuk dekurajoj askënd dhe respektoj të drejtën e gjithkujt për të kontestuar dhe për të prezantuar çfarë mbështet pretendimet e subjektit. Kemi të gjithë dokumentacionin që konfirmon atë që thamë, ky proces është zhvilluar model. Jap garanci që standardi e integriteti është i plotë. Jemi të gatshëm t’i japim përgjigje çdo lloj pyetjeje.
    Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar.

    Top Channel