Tag: shtruar

  • Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

    Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

    Agustin Kola, një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar, po kalon një periudhë të vështirë. Ish-lojtari i Tiranës aktualisht është i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
    Për Kolën është bërë trajtim i specializuar, pasi është diagnostikuar me ulçerë në stomak. Për momentin, gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa duket i nevojshëm përkujdesi i mjekëve, edhe për një periudhë kohore.

    Nuk mund të mungonte një postim në rrjetet sociale nga Tirana, me klubin bardheblu që shpreh bindjen se Kola do e fitojë edhe këtë betejë.
     

  • Ende i shtruar në spital, të dhënat e fundit për shëndetin e Fatos Nanos

    Ende i shtruar në spital, të dhënat e fundit për shëndetin e Fatos Nanos

    Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël.
    Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije se situata neurologjike e ish-liderit socialist mbeten njësoj pa ndryshime.
    Ditën e djeshme, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai ndodhet i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.
    “Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njoftoi spitali.
    Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.

  • Trajneri i njohur shtrohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

    Trajneri i njohur shtrohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

    Trajneri i Bolognas në Serie A, Vincenzo Italiano është shtruar të hënën në spital me pneumoni bakteriale. Kjo sipas një deklarate nga klubi të publikuar këtë mëngjes. Sipas klubit, trajneri po përmirësohet ngadalë, por do të mbetet i shtruar në spital për pesë ditë, duke iu nënshtruar terapisë me antibiotikë.
    Italiano nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Bolognas kundër FCSB në Europa League, e cila është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 23 tetor, në orën 18:45 në Bukuresht të Rumanisë.
    “Dje, Vincenzo Italiano u shtrua në departamentin e pneumologjisë të Poliklinikës Sant’Orsola-Malpighi (e drejtuar nga Profesor Stefano Nava) për shkak të pneumonisë me etiologji të mundshme bakteriale (jo për shkak të Covid), për të cilën ishte e nevojshme të ndërmerrej terapi specifike me antibiotikë.
    Trajneri do të qëndrojë i shtruar në spital për afërsisht pesë ditë. Gjendja e tij klinike aktualisht po përmirësohet ngadalë dhe përditësimet do të vijnë në ditët në vijim. I gjithë klubi i uron Vincenzos shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Bolognas.

  • MINUTA E FUNDIT – Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, në spital nga 8 tetori…

    MINUTA E FUNDIT – Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, në spital nga 8 tetori…

    Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar sërish në spital. Mësohet se lideri historik i PS-së ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë.
    Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lideri historik i PS-së, Nano, prej kohësh ka probleme me mushkërinë dhe është shtruar disa herë në spital.
    Ai është shtruar në spital edhe më herët për shkak të një problemi kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
    Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital, në reanimacion prej 12 ditësh

    Fatos Nano në gjendje të rëndë në spital, në reanimacion prej 12 ditësh

    Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Sipas raportimeve mediatike, se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Lideri historik i PS-së, Nano, prej kohësh ka probleme me mushkërinë dhe është shtruar disa herë në spital. Ai është shtruar në spital edhe më herët për shkak të një problemi kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
    Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
    Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

  • Fatos Nano, në gjendje të rëndë shëndetësore/ Ish kryeministri, prej dy javësh i shtruar në spital

    Fatos Nano, në gjendje të rëndë shëndetësore/ Ish kryeministri, prej dy javësh i shtruar në spital

    Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar në një prej spitaleve private të vendit, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas burimeve, gjendja paraqitet e rëndë.
    Mësohet se Nano prej dy javësh ndodhet i shtruar në spital.

  • Në QSUT nis mësimi në dy klasat e posaçme për fëmijët e shtruar në spital

    Në QSUT nis mësimi në dy klasat e posaçme për fëmijët e shtruar në spital

    Fëmijët që ndodhen të shtruar në spitalin Pediatrik të Specialiteteve në QSUNT, kanë nisur sot mësimin, falë dy klasave të posaçme të ngritura në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në QSUT funksionojnë dy klasa të dedikuara për fëmijët e shtruar, të pajisura me mjete didaktike moderne dhe mësues të përkushtuar, të cilët kujdesen që asnjë nxënës të mos mbetet pas në arsim, pavarësisht sfidave shëndetësore që mund të përjetojë. Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, vizitoi ambientet e Spitalit Pediatrik, për të uruar një vit të mbarë shkollor për fëmijët që janë të shtruar dhe nuk mundën të jenë në klasë me moshatarët e tyre.
    “Për ta, shkolla nuk është vetëm orë mësimi, por edhe guxim për të buzëqeshur mes vështirësive dhe forcë për të ëndërruar, edhe kur rruga duket më e gjatë”, u shpreh Spaho gjatë vizitës. “Ju jeni vetëm disa ditë këtu dhe shumë shpejtë do t’i bashkoheni shokëve dhe shoqeve në klasat tuaja”, u tha Spaho fëmijëve, teksa i inkurajoi ata që shumë shpejt do të vazhdojnë bashkë me moshatarët e tyre, me të njëjtin pasion dhe dëshirë për dije, mësimin në shkollë.

    Spaho vlerësoi punën e kryer për krijimin e një ambienti komod dhe të pajisur me mjetet shkollore, në mënyrë që fëmijëve për aq ditë sa do të jenë në spital, të mos u mungojë mësimi. Kjo nismë u mundëson vogëlushëve të vazhdojnë procesin mësimor edhe gjatë qëndrimit në spital, duke kontribuar në ruajtjen e vazhdimësisë së procesit arsimor dhe mbështetjen psikologjike në këtë periudhë të vështirë për ta.
    “Ky angazhim është një shembull i qartë i përkushtimit për të garantuar të drejtën për arsim për çdo fëmijë, edhe në momentet më të vështira të jetës së tyre. Shëndeti dhe arsimi ecin bashkë, edhe në sfidat më të mëdha”, u shpreh Spaho. Projekti është një shembull domethënës i bashkëpunimit ndërmjet sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, në funksion të së drejtës themelore të çdo fëmije për arsim të barabartë, gjithëpërfshirës dhe të pandërprerë, pavarësisht rrethanave.
    Për herë të parë, pjesë e infrastrukturës spitalore janë edhe mjediset dedikuar shkollës për të asistuar ata fëmijë që kalojnë një kohë më të gjatë në spital. Aktualisht, janë hapur dy klasa mësimore, të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale dhe mjete të nevojshme didaktike, falë modelit që ka sjellë Fondacioni izraelit SASA Setton. Përmes një stafi të dedikuar mësuesish, në dy klasat, njëra multidisiplinare, ku në fokus është teknologjia dhe tjetra një klasë-studio arti, fëmijëve të shtruar në spital u ofrohet edukim mësimor si dhe kurrikula të tjera mbështetëse për mirëqenien e tyre emocionale sipas grupmoshës.

  • Morati shtrohet me urgjencë në spital, tifozët në ankth për ish-presidentin zikaltër

    Morati shtrohet me urgjencë në spital, tifozët në ankth për ish-presidentin zikaltër

    Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, është shtruar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas mediave italiane 80-vjeçari i cili bëri histori me Interin po kalon “orë ankthi” pasi gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë.
    80-vjeçari vuan nga një polmonit që i ka krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje, aq sa është dashur që të intubohet pasi nuk arrinte të mbushej me frymë në mënyrë autonome. Ai paraqitet jashtë rrezikut për jetën për momentin, por gjithsesi është i shtruar në repartin e terapisë intensive nën kontrollin e mjekëve.

    Morati mbushi 80 vjet në muajin maj, të festuara me një mbrëmje surprizë të organizuar nga fëmijët e tij, ku të pranishëm ishin pjesa më e madhe e yjeve që ka pasur ai në skuadrën e Interit të cilën e çoi drejt fitores së “Triplete” të famshme në vitin 2010.
    Morati mori Interin në vitin 1995, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, Anxhelo, i cili kishte qenë president i zikaltërve në vitet ’60 në një tjetër periudhë të suksesshme për ta. Kulmi ishte pikërisht viti 2010, kur Interi nën drejtimin e tij fitoi kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve njëkohësisht, si asnjë klub tjetër italian më parë.

  • Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vde*ur dhe 9 të shtruar në spital në Itali

    Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vde*ur dhe 9 të shtruar në spital në Itali

    Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mediat italiane bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dy 17-vjeçarë, dy gra 40-vjeçare dhe tre persona të tjerë nën 40 vjeç, të cilët filluan të ndiheshin keq pasi hëngrën një sanduiç me salçiçe dhe brokoli nga një shitës ambulant në Diamante, një vendpushim turistik në bregdetin Tirren pranë Kozencës. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    I ndjeri është një burrë 52-vjeçar nga Kampania, i cili u sëmur pranë Lagonegro (Potenza) ndërsa kthehej në Napoli pasi kishte ngrënë një sanduiç me salçiçe dhe rrepë në Diamante (Cosenza).Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Familja e tij kërkoi ndihmë, por ai vdiq pak para se të mbërrinte në spital. Trupi i tij është në morgun e spitalit, duke pritur një autopsi.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Autoriteti Shëndetësor Provincial i Kozencës nisi menjëherë një hetim epidemiologjik, ku u morën mostra ushqimore nga kamioni i ushqimit në Diamante, vendi ku u ble ushqimi.

    Ndërkohë raste të tjera të dyshuara janë raportuar nga e njëjta zonë gjeografike, duke paraqitur simptoma të ngjashme me ato të pacientëve të shtruar në spital.

    “Nuk kemi prova që sugjerojnë se helmimi është shkaktuar nga një biznesmen që punon në zonën e Diamantes, i cili aktualisht është identifikuar si i tillë vetëm bazuar në deklaratat e pacientëve”, tha kryebashkiaku i Diamantes, Achille Ordine, duke komentuar mbi shtrimet në spital.

    “Po presim rezultatet e testeve të kryera nga autoriteti lokal shëndetësor. Kontrollet janë në vazhdim”, theksoi ai.

    Ndërkohë, kryetari i bashkisë siguron solidaritetin dhe afërsinë e tij me familjet e pacientëve, për të cilët mendojmë se këto janë orë ankthi.

    Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim, por i kemi kërkuar Policisë së Shtetit të na informojë menjëherë mbi rezultatet e hetimeve në vazhdim, në mënyrë që të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm.

  • Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

    Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

    Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dy 17-vjeçarë, dy gra 40-vjeçare dhe tre persona të tjerë nën 40 vjeç, të cilët filluan të ndiheshin keq pasi hëngrën një sanduiç me salçiçe dhe brokoli nga një shitës ambulant në Diamante, një vendpushim turistik në bregdetin Tirren pranë Kozencës.
    I ndjeri është një burrë 52-vjeçar nga Kampania, i cili u sëmur pranë Lagonegro (Potenza) ndërsa kthehej në Napoli pasi kishte ngrënë një sanduiç me salçiçe dhe rrepë në Diamante (Cosenza). Familja e tij kërkoi ndihmë, por ai vdiq pak para se të mbërrinte në spital. Trupi i tij është në morgun e spitalit, duke pritur një autopsi.
    Autoriteti Shëndetësor Provincial i Kozencës nisi menjëherë një hetim epidemiologjik, ku u morën mostra ushqimore nga kamioni i ushqimit në Diamante, vendi ku u ble ushqimi.
    Ndërkohë raste të tjera të dyshuara janë raportuar nga e njëjta zonë gjeografike, duke paraqitur simptoma të ngjashme me ato të pacientëve të shtruar në spital.
    “Nuk kemi prova që sugjerojnë se helmimi është shkaktuar nga një biznesmen që punon në zonën e Diamantes, i cili aktualisht është identifikuar si i tillë vetëm bazuar në deklaratat e pacientëve”, tha kryebashkiaku i Diamantes, Achille Ordine, duke komentuar mbi shtrimet në spital.
    “Po presim rezultatet e testeve të kryera nga autoriteti lokal shëndetësor. Kontrollet janë në vazhdim”, theksoi ai.
    Ndërkohë, kryetari i bashkisë siguron solidaritetin dhe afërsinë e tij me familjet e pacientëve, për të cilët mendojmë se këto janë orë ankthi. Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim, por i kemi kërkuar Policisë së Shtetit të na informojë menjëherë mbi rezultatet e hetimeve në vazhdim, në mënyrë që të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm.