Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur nënkryetar i Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës globale që bashkon parti qendër dhe qendër-djathtë nga e gjithë bota.
Vendimi u mor në Asamblenë e saj të fundit, ku u rizgjodh gjithashtu në krye të organizatës Andrés Pastrana Arango, ish-president i Kolumbisë.
IDC-CDI është një rrjet i gjerë ndërkombëtar që përfshin dhjetëra parti dhe liderë politikë, të cilët promovojnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ekonominë me përgjegjësi sociale.
Organizata funksionon përmes një strukture të shtrirë në disa kontinente, me degë në Evropë, Amerikën Latine, Afrikën dhe rajonin Azi-Paqësor, si dhe me një forum rinor të dedikuar për angazhimin politik të të rinjve.
Pozicioni i nënkryetarit që i është besuar Berishës është një nga postet e shumta të larta drejtuese në IDC-CDI.
Krahas tij, në këtë rol shërbejnë figura të njohura ndërkombëtare si kryeministri kroat Andrej Plenković, kryeministri hungarez Viktor Orbán, ish-presidenti libanez Amine Gemayel, ish-kryeministri slloven Janez Janša, si dhe personalitete politike nga Amerika Latine, Afrika dhe Azia.
Në radhët e IDC-CDI mungojnë dy ndër partitë më të mëdha të spektrit të djathtë, republikanët e shteteve të bashkuara të Amerikës dhe konservatorët e Britanisë së Madhe.
IDC-CDI ishte nga të parat forume politike ndërkombëtare që mbështeti Partinë Demokratike në atë që ajo e quan denoncimi i farsës zgjedhore të 11 majit.
Jo rastësisht edhe pak orë pasi Berisha u zgjodh zv.president, dokumenti i parë që miratoi ky formacion politik i mbledhur në Brazil ishte një rezolutë që ngre alarmin për regresin e demokracisë në Shqipëri.
Tag: shtrirë
-
Me 17 zv.presidentë dhe e shtrirë në katër kontinente, çfarë është CDI ku mori post Sali to Berisha
-

“Ikja jote është rast i veçantë”/ Rama në homazhe: Kurrë nuk të mendova të shtrirë në arkëmort
Kryeministri Rama tregon sesa të vështirë e ka pasur për të shkruar këtë lamtumirë për paraardhësin e tij Fatos Nanon.
“Kur me telefonoi doktor Solis, mendova në atë çast gruan tënde, Xhoin që do të vazhdonte të të rrinte të koka dhe për kushedi sa vite si roje besnike e gjumit tënd pa mbarim. Fare nuk të mendova ty, të shtrirë në një arkëmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë që e deshe dhe e jetove duke ia marrë sa mund orët e natës e dua ia pirë gotat e fatit me fund ashtu siç vinin.
Erdhi kjo ditë zie dhe me ra puna e vështirë e lamtumirës që kryetari i jep një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë. Teksa rrotullohesha me sy anë e përqark duke u përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire, mu ndërmend ajo historia jote e vdekjen e Mo Ce Dunit. Dhe mu duk vetja si drejtori i metalurgjikut që duhet t’i thoshte diçka kinezëve në sheshin e Kombinatit.
I hutuar nga situata, drejtori kërkoi në Komitetin Qendror se cduhet të bënë me turmën e kinezëve të grumbulluar në shesh që të ishte në lartësinë e ngjarjes. Përgjigja po vononte, dhe drejtorit i ra telefonit përsëri për orientim. Përgjigja që mori ishte carmatosëse, orientim nuk ka, bëni sic keni bërë herët e tjera.
Njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana ku lindi, u rrit u adhuruan u anatemua e bëri histori, është rast i veçantë.
Me Nanon ndamë bukë. Marrëdhënia jonë nisi mes ekstremesh, deri tek birësimi im te familja socialiste deri tek vrasja e babit për marrjen e spektrit të tij, nuk ka vend këtu. Ka vend vetëm oër një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të familjes socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij., duke më dhënë vend në odën e familjes tonë”, tha Rama. -

I shtrirë përtokë përpara Gjykatës së Apelit… Pamjet e para të gjyqtarit Kalaja pasi u qëllua me armë
Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u ekzekutua me armë zjarri brenda ambienteve të institucionit.
Në foton e siguruar nga vendngjarja, është momenti ku gjyqtari është i shtrirë përtokë jashtë ndërtesës së gjykatës, vetëm pak çaste pas sulmit me armë.
Menjëherë ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, mirëpo fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Deri në këto momente, nuk ka ende informacion zyrtar mbi ngjarjen.
-

Albana Beqiri: Unë e di, lamtumirat nuk janë të lehta
Unë e di,lamtumirat nuk janë të lehta,të rëndë e kanë hapin,mundues mendimintë trishta janë,verdhësi e dritave të zbehtatë ftohta si acar që paturpësishte vesh dimrin.krah të thyer zogjsh janë lamtumiratqë tendosen qiellit tek e nisinshtegtiminnuk u iket, por duhet,nuk mund të rrinë mëprandaj nisen,si hija zhduken, ikin…
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBANA BEQIRI: NUK MUND TA BESOJ SE BURRI I SHTRIRË NË ATË ARKIVOL ËSHTË IM ATË…
Për kurrgjë në botë, nuk mund ta besoj se burri i shtrirë në atë arkivol është im atë. Ai nuk është im atë, kurrsesi nuk është im atë. Nuk mund të jetë im atë. Aq shumë ia përsëris vetes këtë fjali, sa pothuaj filloj ta besoj edhe vetë. Rrotull meje sillen plot njerëz, të njohur apo të panjohur, të cilët nuk më bëjnë kurrfarë përshtypjeje. Ata nuk mund ta kuptojnë pse ai burrë i verdhur e pa pikë gjaku në fytyrë nuk mund të jetë im atë. Ata kurrë nuk do ta kuptojnë këtë, prandaj edhe nuk preokupohem me prezencën e tyre të pazakontë në shtëpinë tonë të madhe.
E vërteta është se në këto momente që ma kanë turbulluar mendjen e shpirtin që dhemb, nuk dua të mendoj fare për ta. Thjesht e injoroj praninë e tyre zhurmuese dhe arsyen reale pse janë aty. Tash jam bindur plotësisht se burri i shtrirë në atë arkivol nuk është im atë dhe kjo më bën të ndihem e huaj në atë zallamahi qarjesh e lotësh të pafund. Prandaj ndoshta edhe nuk qaj, si bëjnë gjithë të tjerët rrotull meje.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

U rrëzua dhe mbeti i shtrirë për më shumë se 16 orë, shpëtohet nga zjarrfikësit i moshuari në Vlorë
Ngjarja është regjistruar në lagjen “28 Nëntori”, ku një i moshuar që jeton i vetëm është gjendur i shtrirë në dysheme për më shumë se 16-17 orë, pa pasur mundësi të ngrihej në këmbë pas një rrëzimi.
Fatmirësisht, fqinjët kanë dëgjuar thirrjet e tij për ndihmë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur hapjen e derës së apartamentit, duke i ardhur në ndihmë të moshuarit.
Ky rast është një tjetër dëshmi e plagës sociale që po përhapet gjithnjë e më shumë në vendin tonë: braktisja dhe vetmia e të moshuarve.Top Channel
-

Zjarri në fshatin Bresnik i Poshtëm në Gramsh, lihet në burg piromani: Doja të shtrija tubin e ujit për të vaditur ullinjtë
Gjykata e Elbasanir ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për një person, i akuzuar për veprën penale ‘Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’. Prokuroria thotë se personi F.S, i ka vënë zjarrin një pjesë të pyllit për të shtrirë tubin e ujit për të vaditur ullinjtë.
Njoftimi i prokurorisë Elbasan:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u caktua masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për shtetasin F.S. për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/a§1 i Kodit Penal.
Më datë 21.08.2025, policia u njoftua se në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative Kodovjat, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në mesin e një pylli të përbërë nga lloje drurësh “Mare” dhe “Cendel”.
Në vendngjarje shtetasi F. S.i deklaroi se ka shkuar bashkë me babain e tij në fshatin Bresnik Poshtë, ku i ka vënë zjarrin një pjese të sipërfaqes së pyllit për të shtrirë markushin e ujit për të vaditur ullinjtë. Pasi i ka vendosur zjarrin bashkë me të atin kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të tij. Zjarrin e vendosi me çakmak për të lehtësuar punën për të shtrirë markushin për tek arat e tij.
Në deklarim ai tha se zjarrin e kishte nën kontroll dhe se është hera e parë që e bën për të pastruar pyllin për të shtrirë një markush uji.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan sekuestroi në cilësinë e provës materiale një çakmak, ndërkohë që shtetasi F.S. po hetohet për veprën penale e parashikuar nga neni 206/a§1 i Kodit Penal, që përbën krim të kryer me dashje dhe për të cilin dispozita përkatëse përcakton një maksimum dënimi prej 8 (tete) vite burg. -

Zjarri në fshatin Bresnik i Poshtëm në Gramsh, arrest në burg për autorin

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, del foto e momentit të arrestimit të shqiptarit që vrau gruan në Greqi
I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në sy të fëmijëve.
Nakoleci u gjet i fshehur në një parcelë tokë pranë shtëpisë dhe në momentin e arrestimit nuk shfaqi asnjë pendesë. “Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj?”, u tha ai oficerëve të policisë, ndërsa i vendosnin prangat.
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
-

FOTO-LAJM/ I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, ja momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan në Greqi
I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në sy të fëmijëve.
Nakoleci u gjet i fshehur në një parcelë tokë pranë shtëpisë dhe në momentin e arrestimit nuk shfaqi asnjë pendesë. “Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj?”, u tha ai oficerëve të policisë, ndërsa i vendosnin prangat. -

(VIDEO) Dëgjojeni këngën “Monologu i një lypësi”/ Teksti dhe muzika: Leon Lekaj
Mbi kullën e lartë shënon ora dhjetë,Gum’zhimë njerëzish vetëdijes me ngjitetKtë mbrëmje shket ajri si reja e shkretëPiskamë e dhimbjes në terr më fashìtet
Mohojn’ të shkëlqejnë yjet nëpër natëShoh kohën mbi mua të bjer’ pa mëshirëDhe pikat e shiut që ranë nga lartPërzihen me lotët në dorën e shtrirë.
[Refreni]Kto hije nuk dinë të flasinVeç kryet e kthejnë mënjanëTik-taku në orën e kullësMe hapat e tyre më ngjan.
Do doja një hën’ plot dritëDhe yje që terrin largojnëLe t’ duket dhe dora e shtrirëSe zemra rri fshehur gjithmonë.
2Kujtimi i të dashurës zgjuar më mbanSe ndjejnë më njerzit keqardhjen e vjetërSekondat që ecin më vjedhin dhe frymënPor tingujt më flasin çdo çast për jetën
Të gjith’ mospërfilljen mbi mua e zbrazKjo bot’ që s’lëviz, nëpër shtigje mëshireDhe unë që i strukur asaj i bërtasMe gjestin e trishtë të dorës së shtrirë.
[Refreni]Kto hije nuk dinë të flasinVeç kryet e kthejnë mënjanëTik-taku në orën e kullësMe hapat e tyre më ngjan.
Do doja një hën’ plot dritëDhe yje që terrin largojnëLe t’ duket dhe dora e shtrirëSe zemra rri fshehur gjithmonë.
ObserverKult
Lexo edhe:
“BARBARËT”, POEZI NGA LEON LEKAJ