Tag: shtrenjtimit

  • Pritet rritja e çmimit të mishit

    Pritet rritja e çmimit të mishit

    Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i shtrenjtimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, shtrenjtimi për 16.1% ndikon drejt për së drejti në prodhime të tyre ndërsa edhe 16% të tjera si pasojë e ndikimit indirekt të produkteve.
    Nga ana tjetër, Këshilli i të drejtave të njeriut ka bërë thirrje që të ketë rritje të pagave krahas shtrenjtimit të produkteve
    Vendimi për shtrenjtimin e rrymës edhe për 16.1% të tjera ka ngjallur reagime të shumta se ngritje cmimesh do të ketë edhe në produkte ushqimore. I pari produkt që do të shtrenjtohet u tha se është buka, çmimi i së cilës rrezikon të shkojë deri në 80 centë. Por, përveç bukës si pasojë e shtrenjtimit të rrymës, rritje do të shënojë edhe produktet e tjera. Pronari i një fabrike mishi në Kosovë, Labinot Talla tha se çmimi i mishit rrezikon të rritet deri në 30% më shumë.
    “Po 16% është ndikimi direkt. Pastaj ndikimet indirekte janë edhe për 16% të tjera, sepse lënda e parë shtrenjtohet për 16% këto janë zinxhir landën e parë e blejë ma shtrejt, pastaj e paguan edhe faturën e rrymës dhe në fund këto shkojnë në çmim final të produktit”, tha Talla.
    Talla, ngre shqetësimin se për pasojë të shtrenjtimit të energjisë elektrike, produkti i tij nuk do të mund të shitet as në tregjet jashtë Kosovës për shkak të çmimit të lartë që do të detyrohet t’ia vendosë. Ndërkohë shqetësimin e njëjtë e ka edhe një biznes tjetër në Kosovë i cili merret me prodhimin e metalit. Përfaqësuesja e kësaj kompanie, Arbnora Musliu, thotë se kompania e tyre 95% të prodhimit të tyre e ka për tregun Evropian, dhe sipas saj nëse shtetet e rajonit kryesisht Shqipëria dhe Serbia nuk kanë shtrenjtim të energjisë elektrike, prodhimin e tyre rrezikon të mos e blejë askush.
    “Mua çmimi më rritet aq sa është rritë energjia elektrike, unë prodhojë metal 95% të tregut e kam në Evropë dhe krejt punët më duhet t’i kryej me energji elektrike. Nëse Serbia nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike, Shqipëria nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike produkti jem humb në tregjet Evropiane sepse bëhet shumë i shtrenjt”, tha Musliu.
    Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë u mbajtën 2 protesta të një pas njëshme. Por, pavarësisht kësaj, ZRrE-ja, vendosi që ta shtrenjtojë atë. Në këtë situatë të krijuar, iniciativa qytetare “grupi asnjë cent ma shumë” të shtunën ka organizuar edhe një protestë tjetër. Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Drejtave të njeriut, Behxhet Shala, ka kërkuar që paralelisht me ngritje të çmimeve të ngritën edhe pagat.
    “Të bëhet indeksimi i pagave. Nuk mundet të shtrenjtohet buka 80 cent çmimi i rrymës për aq sa po shtrenjtohet e pagat të mbesin. Qytetarët duhet të protestojnë”, tha Shala.
    Pas një majit, qytetarët në Kosovë që shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovat, për një kilovat të shpenzuar do të paguajnë 9.05 centë nga 7.79 centë sa paguajnë aktualisht. Ndërsa ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, një kilovat do ta paguajnë 15.43 centë nga 14.45 centë sa është çmimi aktual.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • ‘‘Jemi populli më i varfër në Evropë’’- Numër i madh i qytetarëve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

    ‘‘Jemi populli më i varfër në Evropë’’- Numër i madh i qytetarëve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

    Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar.
    Një nga organizatorët e protestës, ka thënë se qytetarët e Kosovës se meritojnë që të paguajnë asnjë cent më shumë.
    ‘‘Qytetarët të cilët janë mbledhur sot po tregojnë që kur është në pyetje interesi kolektiv, ne dimë të bëhemi bashkë dhe dimë ta ngrisimin zërin për të mirën e përbashkët. Kërkesa e grupit ka qenë prej fillimit shumë e qartë, dhe kësaj kërkese ju kanë bashku qytetarët e kësaj republike.
    Sepse asnjë cent më shumë nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës që të paguajnë taksa tjera, përveç shtrenjtimit të rrymës, ne jemi deshmitarë që tashmë është lajmëruar edhe një valë e re e rritjes së çmimeve të produkteve dhe produkteve të shërbimit, andaj në periudhën në të cilën ne po jetojmë, duke pasur parasysh që jemi populli më i varfër në Evropë nuk e meriton që t’i vështirësohet edhe më tepër jeta’’, ka thënë ai.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë, arrestohen disa aktivistë

    Protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë, arrestohen disa aktivistë

    Disa aktivistë të grupit “Asnjë cent me shumë” janë arrestuar sot pas bllokimit të objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Prishtinë. Arrestimet kanë ardhur si rrjedhojë e një aksioni simbolik kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë me 15% që pritet të hyjë në fuqi nga muaji prill. Aktivistët bllokuan derën e ZRRE-së, duke ndaluar punëtorët të hynë në institucion, deri në marrjen e një vendimi për mosrritjen e çmimit të energjisë.
    Rritja e çmimit të energjisë ka ngjallur pakënaqësi të mëdha te qytetarët dhe bizneset, dhe është kundërshtuar edhe nga presidenca. Megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar ende rritjen, por ka kërkuar shtimin e blloqeve për konsumatorët. Një protestë tjetër është paralajmëruar për më 5 prill në Prishtinë.

  • “Asnji Cent Ma Shumë” sot aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

    “Asnji Cent Ma Shumë” sot aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

    Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” do të organizojë sot një aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë, kundër shtrenjtimit të rrymës.
    Aksioni do të mbahet me fillim nga ora 07:30.
    “Ju njoftojme se neser me date 2 Prill (e merkure), me fillim nga ora 7:30 e mengjesit, grupi i aktivisteve te grupit “Asnji Cent Ma Shume” organizon aksion simbolik para para Ministrise se Ekonomise (ne shesh).Ju ftojme te na bashkoheni!”, thuhet në njoftim.
    Ndryshe, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.
    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.
    ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.
    Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh