Tag: shtrëngata

  • Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata, zonat ku do ketë prezencë bore

    Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata, zonat ku do ketë prezencë bore

    Ditën e sotme (5 dhjetor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

    Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites, reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës, do të ketë dhe shtrëngata afatshkurtra.

    Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

    Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

  • Shtrëngata, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Shtrëngata, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 09:30
    Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
    Reshjet e shiut, parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.

    Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Veriperëndim dhe Jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.

    Në majat e maleve në verilindje-lindje dhe në Alpe, reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deir në 20m/s.
    Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.

  • Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë dëborë, sa do shënojë termometri

    Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë dëborë, sa do shënojë termometri

    Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura
    Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.
    Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.
    Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
    PEra do të fryjë me drejtim nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 20m/s

  • Merrni masat/ Reshje intensive dhe shtrëngata, ja cilat janë qarqet më të rrezikuara këtë javë

    Merrni masat/ Reshje intensive dhe shtrëngata, ja cilat janë qarqet më të rrezikuara këtë javë

    Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e hënë, 17 nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
    Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.
    Ditën e martë, 18 nëntor 2025, parashikohen reshje të shtuara në të gjithë territorin e vendit:
    Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.Në Lezhë priten reshje intensive.Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është e angazhuar në monitorimin, koordinimin e masave parandaluese dhe reagimin në kohë në rast të përshkallëzimit të situatës

  • Stuhi, shtrëngata dhe borë në fundjavë/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

    Stuhi, shtrëngata dhe borë në fundjavë/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

    Reshje shiu dhe bore parashikohet të përfshijnë vendin në fundjavë. Borë pritet në verilindje, në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ndërsa reshje shiu deri intensive shoqëruar me shtrëngata parashikohen në pesë qarqe.
    “Shkodra, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra reshjet presim të jenë mesatare dhe lokalisht shkojnë në intensive të shoqëruar me shtrëngata. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Problematika nga intensiteti i shtuar i reshjeve mund të shfaqen në dy Qarqet e jugut në Vlorë dhe Gjirokastër. Intensitet më i shtuar sot dhe nesër, të dielën reshje te dobëta”
    Temperaturat parashikohet të bien gradualisht duke nisur nga e shtuna ndërsa era pritet të jetë mesatare deri intensive në bregdet ku do të gjenerojë dhe dallgëzim në det.
    “Presim që gjatë ditës së nesërme të kemi një rënie prej dy gradë dhe do jetë e diela që do shënojë rënie tjetër me 2 grade në temp natës… “
    Temperaturat parashikohet të qëndrojnë në të njëjtat vlera edhe javën që vjen. Ndërsa reshjet pritet të largohen nga i gjithë territori pasditen e të martës kur sipas meteorologët do të mbizotërojë mot i kthjellët.

  • Shiu shuan zjarrin në Fushë Arrëz! Shtrëngata dhe rrëshqitje dheu, Kukësi përfshihet nga moti i keq

    Shiu shuan zjarrin në Fushë Arrëz! Shtrëngata dhe rrëshqitje dheu, Kukësi përfshihet nga moti i keq

    Veriu i vendit u përfshi nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu.

    Në Kukës dhe zonat përreth, reshjet e shiut u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike. Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme. Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë
    Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.
    Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze.
    Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga.

    Top Channel

  • Ulen temperaturat, reshje lokale dhe shtrëngata në disa zona! Ja parashikimi i motit për sot

    Ulen temperaturat, reshje lokale dhe shtrëngata në disa zona! Ja parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas shërbimeve meteorologjike, parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.
    Reshje lokale shiu me intensitet të ulët do të prekin kryesisht zonat veriore dhe qendrore të vendit. Në relievet e larta kodrinore-malore, priten edhe shtrëngata afatshkurtra dhe të izoluara, kryesisht në orët e pasdites.
    Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina ajo mund të arrijë deri në 9 m/s.
    Sa i takon detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka tregon për kushte relativisht të qeta për lundrim.