Tag: shtrembëruar

  • Noka përmend raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve, Balluku: Ju keni kryetarin non grata nga DASH, është për ju Bibël apo jo?

    Noka përmend raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve, Balluku: Ju keni kryetarin non grata nga DASH, është për ju Bibël apo jo?

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur sot në Kuvend deputetit të opozitës, Flamur Noka, lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë.

    Sipas Ballukut, PD-ja duhet të përdorë një standard kur i referohet DASH-it, i cili është institucioni që ka shpallur ‘non-grata’ liderin e opozitës.
    “Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Sa i përket DASH që i referoheni, duhet t’a vendosni një standard. Nëse i referoheni DASH, duhet ti referoheni gjithmonë, jo vetëm kur keni interes dhe duke shtrembëruar raportet e tyre, ndërkohë ju jeni një parti me një person non grata të shpallur nga DASH. Të vendosim një standard për DASH. është apo nuk është një Bibël te e cila bazoheni dhe gjithccka që thuhet pa u shtrembëruar, se ju i lejoni vetes interpretime të DASH?’, tha Balluku
    “Megjithatë nëse i referoheni edhe duke e shtrembëruar, duhet ti referoheni edhe te masa që ka marrë ndaj liderit tuaj shpirtëror. Po ndaloj te investimet e huaja, që në 6 mujorin e dytë të vitit janë rritur me 8 milionë duke shkuar në 759 milionë euro investime për 2025. Të mos e krahasojmë pastaj me 2013. Edhe krahasuar me veten tonë, jemi plus 8 milionë. Për të mos folur pastaj për gjithë brandet e huaja që vijnë në Shqipëri”.
    “Ju investoheni për t’i prishur imazhin vendit ccdo gjashtë muaj. Bukurosh (i drejtohet Balliut) kur të të drejtohem ty, mund të përgjigjesh. I dashur koleg, kur del e bën akuza, vëri emër akuzave. Të gjithë kolegëve të mi këtu nuk i ka rënë rruga për në Aruba. Nëse ke informacione, bën mire të mos hedhësh tym, por vëri emra kush ka shkuar në Aruba, se ne këtu nuk kemi shkuar”.

    Top Channel

  • Noka përmend raportin e Departamentit të Shtetit/ Balluku: Ju keni kryetarin “non grata” nga DASH, është për ju Bibël apo jo?

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur sot në Kuvend deputetit të opozitës, Flamur Noka, lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë. 
    Sipas Ballukut, PD-ja duhet të përdorë një standard kur i referohet DASH-it, i cili është institucioni që ka shpallur ‘non-grata’ liderin e opozitës. 
    “Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Sa i përket DASH që i referoheni, duhet t’a vendosni një standard. Nëse i referoheni DASH, duhet ti referoheni gjithmonë, jo vetëm kur keni interes dhe duke shtrembëruar raportet e tyre, ndërkohë ju jeni një parti me një person non grata të shpallur nga DASH. Të vendosim një standard për DASH. është apo nuk është një Bibël te e cila bazoheni dhe gjithçka që thuhet pa u shtrembëruar, se ju i lejoni vetes interpretime të DASH?’, tha Balluku 
    “Megjithatë nëse i referoheni edhe duke e shtrembëruar, duhet ti referoheni edhe te masa që ka marrë ndaj liderit tuaj shpirtëror. Po ndaloj te investimet e huaja, që në 6 mujorin e dytë të vitit janë rritur me 8 milionë duke shkuar në 759 milionë euro investime për 2025. Të mos e krahasojmë pastaj me 2013. Edhe krahasuar me veten tonë, jemi plus 8 milionë. Për të mos folur pastaj për gjithë brandet e huaja që vijnë në Shqipëri”. 
    “Ju investoheni për t’i prishur imazhin vendit ccdo gjashtë muaj. Bukurosh (i drejtohet Balliut) kur të të drejtohem ty, mund të përgjigjesh. I dashur koleg, kur del e bën akuza, vëri emër akuzave. Të gjithë kolegëve të mi këtu nuk i ka rënë rruga për në Aruba. Nëse ke informacione, bën mire të mos hedhësh tym, por vëri emra kush ka shkuar në Aruba, se ne këtu nuk kemi shkuar”. 

  • Pastrohen paratë e drogës, korrupsion e kontrabandë!’ Raporti i DASH për klimën e biznesit, trondit qeverinë ‘Rama’

    Pastrohen paratë e drogës, korrupsion e kontrabandë!’ Raporti i DASH për klimën e biznesit, trondit qeverinë ‘Rama’

    Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin për klimin e investimeve në Shqipëri 2025.
    Në raport theksohet se investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin për shkak të, korrupsionit në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike; konkurrencën e padrejtë dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, dhe pastrimin e parave.
    Në raport evidentohet se investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në vend, të cilat lidhen me:
    korrupsionin në sektorin publik, gjyqësor dhe prokurimet publike;konkurrencën e padrejtë dhe të shtrembëruar;një ekonomi të madhe informale;pastrimin e parave;ndryshime të shpeshta të legjislacionit fiskal;të drejtat mbi pronën; dhezbatimin e dobët të kontratave.
    Sipas DASH Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.
    “Emigracioni i punëtorëve të rinj dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa fuqie punëtore që ndikojnë mbi perspektivat e investimeve. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, shmangia fiskale dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objekt i shantazhit nga administrata publike, mediat dhe grupet kriminale.
    Raporte për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste ku korrupsioni shtyn ose pengon investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar mundësitë e konkurrencës, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP mbeten shqetësime të vazhdueshme.
    Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje komerciale të ashpra me entitete publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar deri në arbitrazh ndërkombëtar.”
    Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se zhvillimi i ekonomisë shqiptare mbetet i brishtë përballë korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së shtrembëruar, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, produktivitetit të ulët, dhe një sektori informal shumë të madh. Dhe se vendi ka nevojë të ndërmarrë reforma të thella strukturore,” thuhet në raport.

    Raporti i DASH per klimen e investimeve
    “Megjithëse ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje të qëndrueshme vitet e fundit, zhvillimi i saj mbetet i brishtë përballë:korrupsionit të përhapur,krimit të organizuar,konkurrencës së shtrembëruar,mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit,produktivitetit të ulët, dhenjë sektori informal shumë të madh.PBB-ja për frymë e Shqipërisë është vetëm rreth një e katërta e mesatares së BE-15. Për t’i përballuar këto sfida dhe për të rritur konvergjencën ekonomike me ekonominë e BE-së, vendi ka nevojë të ndërmarrë reforma të thella strukturore.”
    Syri.net