Tag: shtratit

  • 21 banesa nën ujë në Ferras të Fierit, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

    21 banesa nën ujë në Ferras të Fierit, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

    Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të bashkisë Fier. Banorët tregojnë dëmet e pësuara në sipërfaqe të konsiderueshme të kultivuara kryesisht me ullinj, shpesë të rrëmbyera nga vërshimi i lumit, por edhe dëme në bazën ushqimore të bagëtive.

    Të frikësuar nga dalja e shtratit të lumit, raportohet se banorët kanë marrë masat e nevojshme, ndërsa nuk i janë përgjigjur thirrjes për evakuim nga autoritetet përkatëse të cilat kanë monitoruar situatën në terren përgjatë gjithë natës.

    Sipas kryeplakut të fshatit Ferras Zani Hyka, 19 prej këtyre banesave janë të banueshme, por ndodhen brenda argjinaturës së lumit dhe prezenca e ujit është e pashmangshme.

    Pavarësisht se lumi Vjosa ka filluar rënien e nivelit të shtratit, sërish banorët ndihen në alarm dhe të frikësuar për përkeqësim të mëtejshëm të situatës, duke patur parasysh edhe eksperiencën e viteve të kaluara. Lumi Vjosë nuk ka dalë nga shtrati prej disa vitesh ndaj kjo situatë i ka gjetur tërësisht të papërgatitur banorët e kësaj zone të cilët e mendonin problematikë tërësisht tejkaluar.

  • Kenneth Koch: Një recension

    Kenneth Koch: Një recension

    Finaliteti i pastër i shtratit –Jeta intelektuale –Ky artikull për të më siguruar –Të tjerët janë gjallë –Pastaj zgjohen papriturNë mes të natës –Çfarë po mendojnë –Të frikësuar? Ndoshta. Po ia dalin mbanëNë diçka? Me shumë gjasa –Gjithë natënDuke marrë frymë, shi.

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “KODICIL”, POEZI NGA KENNETH REXROTH

  • “Me dritën fikur, gjëja e parë që duhet të bëni në një dhomë hoteli”/ ALARMI i ekspertëve: Zakonisht kafshojnë…

    “Me dritën fikur, gjëja e parë që duhet të bëni në një dhomë hoteli”/ ALARMI i ekspertëve: Zakonisht kafshojnë…

    Ekspertja, Halee Whiting, ka zbuluar se cila është gjëja e parë që duhet të bëni kur shkoni në një dhomë hoteli. Ajo ka thënë se duhet të kontrolloni për pleshtat e shtratit me dritën e fikur.
    Ky ishte paralajmërimi që bëri ekspertja, si një mundësi e mirë për t’u akomoduar në një dhomë të re ose për t’u rimborsuar nga hoteli.
    “Bëni fotografi dhe dokumentoni gjithçka. Nëse gjeni një infektim me pleshtat e shtratit gjatë regjistrimit, bëni foto, mbani shënime dhe shkoni te recepsioni”, këshillon Halee Whiting.“Është e rëndësishme të kontrolloni për pleshtat e shtratit para se të shkoni të akomodoheni, përndryshe mund të zgjoheni në mëngjes me pickime në lëkurë. Pleshtat e shtratit janë insekte të vogla, pa krahë, me ngjyrë të verdhë të errët, të kuqe ose kafe me trupa ovale dhe të sheshtë që ushqehen me gjakun e kafshëve dhe njerëzve.
    Zakonisht kafshojnë kokën, krahët dhe këmbët, zona që ekspozohen ndërsa flini. Shkakton pickime të kuqe që mund të kruhen, por rrallë shkaktojnë probleme serioze shëndetësore”, shton ekspertja.

  • Malltezi: Lana përmbyt Tiranën sepse sulltani Rama e mbingarkoi me betonin e Mond Begos, bregun e saj

    Malltezi: Lana përmbyt Tiranën sepse sulltani Rama e mbingarkoi me betonin e Mond Begos, bregun e saj

    Përmbytjet e sotme në zonën Lanës, pranë pallatit me Shigjeta, përveç se janë bërë objekte memesh, kanë risjellë në vëmendje një problem të përhershëm, ngushtimin e Lanës dhe dëmtimin e shtratit të saj nga mbindërtimet me beton, duke penguar rrjedhjen natyrale të ujërave, duke i kthyer rrugët dhe oborret e qytetarëve në pishina.

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi në një reagim të tij në Facebook, shkruan se, ka mbi 10 vjet që Bashkia e Tiranës ka miratuar Planin e Adaptimeve të Lanës, që parashikonte veprime konkrete për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet, por plani u hodh poshtë nga Rama, duke i hapur rrugë ndërtimeve të pakontrolluara dhe projekteve pa plan të qartë urban.

    Reagimi i Jamarbër Malltezit:

    Përmbytje dhe dalje e Lanës në rrugë nga mbindërtimet me beton dhe ngushtimi i shtratit të Lanës me gryka shishesh.

    Ka 10 vjet që Bashkia ka miratuar Planin e Adaptimeve dhe ka një seri veprimesh të studiuara, shkruara dhe miratuara, por kur Edi Rama bëhet sulltan dhe hodhi poshtë çdo studim, kur Tualet Balla përlan para nga Edmond Bego, në vend që të zbatohej plani dhe të bëheshin meandrinat për Lanën, u veprua e kundërta.

    Tani Lana dhe fekalet i hyjnë deri në shtëpi qytetarëve.

  • Video/ Rama ndan pamjet nga faza e dytë e ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna

    Video/ Rama ndan pamjet nga faza e dytë e ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna

    Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të shtunë në rrjetet sociale, pamje nga faza e dytë e ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër, me qëllim për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit.
    “MIRËMËNGJES
    dhe me fazën e dytë të ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër, ku puna vijon edhe për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Tmerr në Francë/ Gruaja djeg gjyshin e saj…sepse ai “ia kërkoi”

    Tmerr në Francë/ Gruaja djeg gjyshin e saj…sepse ai “ia kërkoi”

    Foto ilustruese

    PARIS- Një grua që vrau gjyshin e saj 95-vjeçar në Francë duke i vënë flakën shtratit të tij dhe pretendoi se e bëri këtë nga “dashuria” për ta çliruar nga vuajtjet. Ajo u dënua sot me 5 vjet burg. Kryetari i Gjykatës së Apelit të Enit, Raphael Vincent, sqaroi më pas se 33-vjeçarja Emilie Z. do ta vuajë dënimin e saj në arrest shtëpie, por e pajisur një byzylyk elektronik.
    Prokuroria kishte kërkuar një dënim përjetëpër mbesën vrasëse, duke argumentuar në gjyq kundër saj.
    “Kur duam dikë, nuk i vëmë flakën,”- tha prokurori Erir Mazod. Kështu, Emily Z. po përballej me mundësinë për të bërë burg përjetë, por gjykata pranoi raportin e një psikiatri që zbuloi se e pandehura ishte në gjendje disociimi kur kreu krimin.
    *Çrregullimet disociative janë gjendje të shëndetit mendor që përfshijnë një ndjenjë shkëputjeje nga realiteti, domethënë një humbje e lidhjes midis mendimeve, kujtimeve, ndjenjave, mjedisit, sjelljes dhe identitetit. Fjala “disociacia” do të thotë shkëputje nga të tjerët, nga bota përreth ose nga vetvetja. 
    Ndaj edhe u dënua me 5 vite heqje lirie, nga të cilat 4 do i kryejë në “arrest shtëpie”. Duke dëgjuar dënimin e saj, 33-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve, shpërtheu në lot në krahët e avokatit të saj.
    Në gusht të vitit 2020, gjyshi i saj u gjet i vdekur në shtratin e tij. Mbesa e tij u arrestua dy muaj më vonë dhe pranoi se i kishte vënë flakën shtratit të gjyshit të saj, me të cilin kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë, duke shtuar se ai i kishte kërkuar ta vriste.
    “Emily Z. e bëri këtë nga dashuria për gjyshin e saj i cili qau gjithë natën që të vdiste”,- pohoi avokati i saj, Thibaut Clos.
    Mbesa, e cila u mbështet nga familja e saj pas ngjarjeve, siguroi se nuk donte ta digjte të moshuarin, por për qëllim kishte që ai të mbytej nga tymi./ZËRI

  • Rama publikon pamjet nga pastrimi i shtratit të lumit Dunavec të Korçës: Përmirëson kushtet për fermerët (Video)

    Rama publikon pamjet nga pastrimi i shtratit të lumit Dunavec të Korçës: Përmirëson kushtet për fermerët (Video)

    Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka publikuar pamjet nga puna për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec të Korçës.
    Rama shprehet se ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin dhe garantuar cilësinë e produkteve.
    “Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve #MadeInAlbania në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shkruan Rama.

  • Rama publikon pamjet: Vijon puna për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës

    Rama publikon pamjet: Vijon puna për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec të Korçës.
    “Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë. Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve Made in Albania në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shkruan Rama.

  • Puna për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës, Rama publikon pamjet: Përmirëson kushtet për fermerët

    Puna për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës, Rama publikon pamjet: Përmirëson kushtet për fermerët

    “Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë🚜🌾👨‍🌾👩‍🌾 Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve #MadeInAlbania në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shkruan Rama.

    Top Channel