Tag: shtoni

  • Salcë Kosi me Arra dhe Mish Pule – Si të Përgatisni Recetën me Shije të Lehtë

    Salcë Kosi me Arra dhe Mish Pule – Si të Përgatisni Recetën me Shije të Lehtë

    Kjo është një sallatë e veçantë, me një shije perfekte të kombinuar nga salca e kosit, majoneza, mishi i pulës dhe arrat.

    Kërkon pak kohë në përgatitja por të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen.

    Është ideale për t’u përgatitur në çdo kohë e sidomos kur shtëpinë e vizitojnë miq e mysafirë.

    Është një shoqëruese fanatstike e gatimeve të ndryshme, mishrave apo peshkut, gjellëve por edhe byrekëve të shijshëm të shtëpisë.

    Është fantastike për t’u konsumuar edhe thjeshtë me bukë të thekur apo bukë ngrohtë gruri apo misri.

    Përgatitja e mishit të pulës me salcë kosi dhe arra  

    Përbërësit

    Pjesa e gjoksit të një pule të majme (ose një fileto pule e madhe)

    200 gr salcë kosi

    2 lugë gjelle majonezë

    2-3 thelpinj hudhër

    5-6 lugë gjelle me arra të thërrmuara

    Vaj ulliri

    Kripë

    Përgatitja

    Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të pastroni mishin e pulës dhe ta vendosni në një tenxhere të vogël, hidhni ujë deri sa të mbulohet, shtoni pak kripë dhe vendoseni në zjarr të ziejë derisa të zbutet.

    Bashkoni në një tas të vogël salcën e kosit me majonezën duke i trazuar të dyja bashkë derisa masa të bëhet homogjene.

    Më pas, shtoni aty hudhrat e shtypura si dhe arrat e thërrmuara dhe përziejini derisa masa të njëtrajtësohet.

    Më pas mishin e pulës bashkojeni me salcën e përgatitur më sipër, provojeni nëse ka kripë sa duhet, shtoni pak vaj ulliri, përziejeni dhe vendoseni në frigorifer për dy apo tre orë.

    Më pas është gati për t’u shijuar. /AgroWeb.org

  • Kifle të Mbushura Plot Reçel – Të Ngrohta dhe Plot Ëmbëlsi

    Kifle të Mbushura Plot Reçel – Të Ngrohta dhe Plot Ëmbëlsi

    Kiflet janë të shijshme si në mëngjes po ashtu edhe për darkë plot ëmbëlsi.

    Të ngrohta, të buta dhe të mbushura plot me reçel receta e këtyre kifleve është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.
    Mjafton të ndiqni këshillat që AgroWeb.org ju ka listuar dhe do të mrekulloni të gjithë pjesëtarët e familjes me një delikatesë unike.
    Përbërësit:

    1/2 litra qumësht të vakët
    6 lugë sheqer
    16g majat ë freskët
    1 kg miell
    4 vezë
    100 ml vaj
    Reçel sipas dëshirës për mbushje
    pak kripë

    Përgatitja:
    Si fillim vendosni qumështin në zjarr të ngrohet pak, vetëm sigurohuni që të mos e nxehni shumë.
    Aty shtoni sheqerin dhe majanë e freskët dhe përziejini derisa të tretet sheqeri.
    Lëreni këtë përzierje në temperaturë ambienti derisa të aktivizohet majaja.
    Më pas në një tas të madh sitni miellin dhe shtoni pak kripë, vezët e në fund vajin.
    AgroWeb.org ju këshillon që në mes të miellit të hapni një gropëz dhe aty të hidhni përbërësit e përmendur më lart.
    Me një pirun fillimisht rrihni vezët dhe vajin dhe pastaj nisni të punoni miellin nga anët drejt mesit.
    Vazhdoni ta punoni derisa brumi të nisë të lidhet e më pas shtoni qumështin me majanë.
    Kalojeni brumin në sipërfaqen e tavolinës të spërkatur me pak miell dhe punojeni me duar që sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar.
    Lëreni brumin që të pushoje derisa të dyfishojë volumin e tij, mund t’ju nevojitet deri në 1 orë.
    Kur të ketë kaluar koha e nevojitur ndajeni brumin në 2 pjesë dhe hapini ato në formën e një pete të trashë rresh 1 centimetër.
    Me ndihmën e një thike ndajeni petën në 8 trekëndësha.
    Në bazën e secilit vendosi nga një lugë gjelle me reçel dhe mbështillini duke i rrotulluar drejt kulmit të trekëndëshit.
    Kiflet e krijuara vendosini në një tavë ku keni shtruar letër pjekjeje apo thjesht ta keni lyer me pak vaj.
    Nëse dëshironi t’i jepni një ngjyrë të artë perfekte mund t’i lyeni sipërfaqet e tyre me të verdë veze.
    Piqini kiflet në furrë të ngrohur me 180-200 gradë për 20-25 minuta.
    Më pas lërini pak të ftohen dhe shërbejini për një shije fantastike./AgroWeb.org

  • Vetëm me 2 Përbërës – Si të Përgatisni Bonbone me Kakao Vetë në Shtëpi

    Vetëm me 2 Përbërës – Si të Përgatisni Bonbone me Kakao Vetë në Shtëpi

    Nëse ju pëlqen të përgatisni ëmbëlsira të veçanta e të shpejta, një të tillë sapo e keni gjetur.

    Në mes të bonboneve me cokollatë, biskotave me kakao dhe ëmbëlsirave kremoze, qëndron pikërisht edhe recta e sotëme nga AgroWeb.
    Të pasura me pluhur kakao dhe qumësht, këto bonbon apo cokollata të vogla që do të përgatisim sot me siguri do të ju marrin mendjen dhe zemrën që në përgatitjen e parë.
    Ndiqni mëposhtë të gjithë procesin dhe shijojini edhe ju në shtëpitë tuaja.
    Përbërësit

    350 gr qumësht i kondesuar
    30 – 40  gr kakao pluhur

    Përgatitja
    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju sugjeron të zgjidhni një tavë të thellë rreth 11 me 16 cm dhe ta shtoni me letër pjekje.
    Lëreni tavën mënjanë dhe vazhdoni me pjesën tjetër të përgatitjes.
    Në një enë shtoni qumështin e kondesuar dhe në një tjetër pluhurin e kakaos.
    Kini parasysh që qumështi i kondesuar duhet të jetë në tempëraturë ambienti dhe jo direkt nga frigoriferi në mënyrë që të jetë sa më i ujshëm.
    Më pas me anë të një site shtoni tek qumështi të gjithë pluhurin e kakaos dhe përzieni me spatul ose pirun.
    E gjithitë masa do të marrë formën e brumit të cilin më pas do ju duhet ta punoni me duar derisa të formoni një topth.
    Lyeni duart me shumë pak vaj dhe vazhdoni me punimin e brumit siç bëni zakonisht me brumin e byrekut.
    Nëse masa është shumë e ujshme dhe ju ngjith në duar, shtoni edhe pak pluhur kakao.
    Në rastet kur është shumë e thatë shtoni nga një lugë çaji qumësht të kondesuar derisa të arrini formën perfekte.
    Në fund duhet të jetë formuar topi i butë e i rrumbullaktë i brumit tuaj me dy përbërës.
    Për formën
    Tani merrni tavën që bëtë gati në fillim dhe shtypni në të me duar të gjithë brumin në mënyrë të barabartë derisa të keni formuar një petë të trrashë.
    Futeni të pushojnë për 1 orë në frigorifer dhe kur ta nxirrni petën hiqeni nga tava bashkë me letrën e pjekjes.
    Tregoni kujdes në mënyrë që të mos ta dëmtoni dhe spërkasni sërish me pluhur kakao nëpër të gjithë sipërfaqen.
    Me anë të një thike prisni në katrorë të vegjël e të barabartë të gjithë petën e më pas vendosini në një enë të veçantë për servirje.
    Sipas dëshirës mund t’i ruani edhe në frigorifer deri në 1 javë ose në ngrirje të mbylla për 3 muaj./AgroWeb.org