Tag: shtoi

  • Trump thotë se ka autorizuar CIA-n për operacione në Venezuelë

    Trump thotë se ka autorizuar CIA-n për operacione në Venezuelë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë.
    Ky njoftim i bërë më 15 tetor shënon një përshkallëzim në përpjekjet e Uashingtonit për t’i bërë presion Qeverisë së presidentit venezuelas, Nicolas Maduro.
    The New York Times fillimisht raportoi për direktivën e klasifikuar, duke cituar zyrtarë amerikanë që kishin informacione për këtë vendim, duke thënë se strategjia e administratës së Trumpit për Venezuelën synon rrëzimin e Maduros nga pushteti. Administrata ka ofruar 50 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e tij për akuza të trafikut të drogës.

    Sipas The New York Times, autoriteti i ri t’i lejojë CIA-s të kryejë operacione vdekjeprurëse në Venezuelë dhe të zhvillojë një sërë operacionesh në Karaibe.
    I pyetur pse e autorizoi CIA-n të operojë në Venezuelë, Trump u tha gazetarëve se arsyet për këtë vendim kishin të bënin me migrimin e venezuelasve drejt SHBA-së dhe trafiku i drogës.
    “E autorizova për dy arsye”, tha Trump. “Së pari, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre në SHBA… ata erdhën përmes kufirit. Ata erdhën sepse ne kishim një kufi të hapur”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale. “Dhe, arsyeja tjetër janë drogat”, shtoi udhëheqësi amerikan.
    Trump nuk ofroi dëshmi lidhur me pretendimin e tij se Venezuela po dërgon në SHBA ish të burgosur.
    Presidenti amerikan shtoi se shteti i tij ka bërë përparim në ndalimin e dërgesave të drogës përmes detit dhe se përpjekje të tjera po bëhen për të ndërprerë linjat tokësore të kontrabandës.
    Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar që të japë detaje se për çfarë veprimesh specifike presidenti ka autorizuar CIA-n.
    CIA ka një historitë të gjatë të operacioneve në Amerikën Latine, veçmas gjatë Luftës së Ftohtë dhe ka ndihmuar në rrëzimin e perandorive të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut në fund të shekullit XX.
    Qeveria e Venezuelës tha se deklaratat e Trumpit përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe shtoi se veprimet e Uashingtonit kanë për qëllim të legjitimojnë një operacion të “ndryshimit të regjimit” me synim të marrjes nën kontroll të burimeve të naftës që ka vendi.
    “Misioni ynë i përhershëm në OKB do ta paraqesë këtë ankesë nesër në Këshillin e Sigurimit dhe te sekretari i Përgjithshëm, duke kërkuar llogaridhënie nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”, u tha në një deklaratë të publikuar nga ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, në llogarinë e tij në Telegram.
    Trump vazhdimisht ka akuzuar Venezuelën se është qendër për trafikun e drogës vdekjeprurëse fentanil, por të dhënat zyrtare të SHBA-së kanë treguar se Meksika është burimi kryesor i fentanilit.
    Një gazetar e pyeti Trump pse nuk kishte urdhëruar Rojet Bregdetare të ndalonin anijet e dyshuara për trafik droge, praktikë kjo që është përdorur nga SHBA për dekada. Trump e quajti një veprim të tillë “politikisht korrekt”, por shtoi se nuk ka funksionuar.
    Trump refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse CIA ka autoritet që të ekzekutojë Maduron, duke thënë: “Mendoj se Venezuela po ndien presionin”.
    Pentagoni së voni e ka njoftuar Kongresin se Trump ka përcaktuar se SHBA-ja është e përfshirë në një “konfikt të armatosur jondërkombëtar” me kartelet e drogës./rel

  • Sfidohen partitë politike nga një ‘kandidate e re’ për Tiranën, krijuar nga Inteligjenca Artificiale

    Sfidohen partitë politike nga një ‘kandidate e re’ për Tiranën, krijuar nga Inteligjenca Artificiale

    Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke afruar në garë një kandidat digjital. Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).
    Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.
    “Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.
    Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.
    “Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”- i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.
    Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin tw ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.
    “Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”- shtoi ai.
    E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.
    “Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor,” tha Komisioni.
    “Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji,” shtoi ai.
    Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.
    “Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”- thekson ai.
    Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar deklaroi se I besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.
    Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku I përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”./ BIRN

  • Promotori i Fury konfirmon: Tyson në ring vitin tjetër, paraja stimulon të gjithë boksierët, ja dy opsionet

    Promotori i Fury konfirmon: Tyson në ring vitin tjetër, paraja stimulon të gjithë boksierët, ja dy opsionet

    Tyson Fury synon të kthehet në sport në vitin 2026, lajm që është konfirmuar nga promotori Frank Warren. Britaniku ka qenë dy herë kampion bote në peshën e rëndë, kur fitoi tituj të unifikuar kundër Wladimir Klitschko në vitin 2015 dhe mposhti Deontay Wilder në vitin 2020.
    Por, vitin e kaluar ai humbi dy herë ndaj kampionit aktual të padiskutueshëm të botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk dhe në fillim të vitit 2025 njoftoi se do të tërhiqej nga boksi. Fury ka qëndruar larg sportit këtë vit, por promotori Frank Warren ka zbuluar se ish-boksieri shpreson të duelojë përsëri.
    “Kemi pasur disa biseda rreth kësaj, të cilat unë nuk i kisha bërë për një kohë të gjatë. Kemi pasur disa dhe ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të duelojë vitin e ardhshëm“, tha Warren.
    “Ai nuk do të ndeshet këtë vit, për arsye të qarta, me atë që ka bërë. Gjithsesi, ai ka lënë të kuptohet se do të donte ta bënte këtë dhe mendoj se do ta rishikojmë këtë para fundit të vitit dhe do të shohim se ku do të shkojmë”, shtoi Warren.
    Një ndeshje e madhe që ka qenë gjithmonë e lidhur me emrin e Fury është mundësia e boksimit më në fund me rivalin e tij të madh britanik Anthony Joshua. Duke spekuluar mbi kundërshtarët e mundshëm për Fury-n në vitin 2026, Warren tha: “Më i mundshmi është Joshua sepse të gjithë donin ta shihnin atë përballje”.
    Më tej, ai shtoi: “Të them të drejtën, gjithçka ka të bëjë me paratë. Për këtë bëhet fjalë. Këta djem, në këtë fazë të karrierës së tyre dhe në këtë fazë të jetës së tyre, është e vështirë. Kur plakesh, është e vështirë. Je në palestër, punon shumë. Për ta bërë këtë, duhet të stimulohesh”.
    “Ajo që i stimulon boksierët profesionistë është paraja, prandaj janë profesionistë”, tha Warren, që shtoi se Fury do të motivohej edhe nga perspektiva e një trilogjie me Usyk. Ukrainasi mbetet i vetmi kundërshtar profesionist që e ka mposhtur briktanikun.
    Warren pajtohet se një ndeshje e tretë me Usyk do t’i pëlqente Fury. “Duelet me Usyk ishin ndeshje cilësore, vërtet të mira dhe ishin të ngushta në rezultat. Nuk më intereson çfarë thotë të tjerët, ishin duelet shumë të mira”, tha Warren.
    “Nëse ai dëshiron të luftojë do ta ndihmoj. Do të doja shumë ta shihja përsëri në ring, por çfarëdo që të bëjë, duhet të jetë i lumtur”, deklaroi promotori anglez.

  • Angli/ Vetëvrasja e Leonard Farrukut në anijen-hotel, zbardhet dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur

    Angli/ Vetëvrasja e Leonard Farrukut në anijen-hotel, zbardhet dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur

    Në qytetin Dorset në Anglinë jugore po shkon drejt fundit marrja e dëshmive të atyre që e njihnin dhe e dërguan në anijen hotel Leonard Farrukut.

    Një proces gjyqësor i cili po udhëhiqet nga Mjekja ligjore Rachael Griffin pritet të dalë me përfundime konkrete se përse Leonard Farruku i dha fund jetës.
    Mjekja ligjore tha se kishte ndërmend të jepte përfundimin e hetimit ditën e enjte, më 2 Tetor.
    Agjencia e lajmeve britanike AP e cila është duke e ndjekur këtë process ka publikuar ditën e sotëme një shkrim të cilit i referohet Top Channel.
    Shkrimi i plotë:
    Një shqiptar që vdiq në anijen hotel Bibby Stockholm nuk kishte paraqitur ankesa apo shqetësime për kushtet në bord, dëgjoi një hetim gjyqësor.
    Leonard Farruku u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi në anijen e akomodimit në Portin Portland, Dorset, më 12 dhjetor 2023.
    Një hetim gjyqësor në Bournemouth dëgjoi se një ekzaminim pas vdekjes tregoi se 27-vjeçari kishte vdekur si pasojë e ngjeshjes në qafë dhe varjes me një litar.
    Motrat e tij, Marsida Keçi dhe Jola Dushku, kanë shprehur dyshime se si vëllai i tyre, i cili sipas tyre kishte vuajtur nga shëndeti mendor që prej vdekjes së prindërve, ishte lejuar të transferohej në Bibby Stockholm.
    Mjekja ligjore Rachael Griffin tha: “Nuk ka prova para meje që tregojnë se Leonard ishte subjekt i racizmit apo akteve të papërshtatshme dhe nuk ka prova që ai ndonjëherë të ketë paraqitur ndonjë ankesë apo shqetësim për kushtet në traget, qoftë ndaj personelit në bord apo ndaj ndonjë tjetri – gjë që bie në kontrast me shqetësimet që ai kishte ngritur në hotel.”
    Yusuf Kargbo, i cili kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në korrik 2022, dëshmoi se ai ishte transferuar në Bibby Stockholm në nëntor 2023, ku ishte vendosur në të njëjtën dhomë me z. Farruku, dhe shtoi se “gjithçka ishte e çrregullt” kur ai mbërriti në dhomë.
    Ai tha se z. Farruku ishte një “person i qetë” dhe shtoi: “Ai vetëm buzëqeshte dhe merrej me punët e tij.”
    Kargbo shtoi se nuk e dinte emrin e z. Farrukut dhe vetëm e dinte që ishte nga Shqipëria.
    Ai tha se z. Farruku nuk kishte miq në anijen hotel dhe rrinte në sallën e ngrënies duke parë telefonin, dhe shtoi se ai gjithashtu qeshte me video kur ishte në shtrat dhe vendoste një çarçaf për të pasur pak privatësi.
    Kargbo tha se nuk kishte vënë re ndonjë sjellje të pazakontë nga z. Farruku dhe shtoi: “Nuk kam pasur kurrë ndonjë shqetësim për të, sepse gjithmonë kishte një fytyrë të buzëqeshur.”

    Top Channel

  • Angli/ Vetëvrasja në anijen-hotel e Leonard Farrukut, dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur 

    Angli/ Vetëvrasja në anijen-hotel e Leonard Farrukut, dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur 

    Në qytetin Dorset në Anglinë jugore po shkon drejt fundit marrja e dëshmive të atyre që e njihnin dhe e dërguan në anijen hotel Leonard Farrukut. 
    Një proces gjyqësor i cili po udhëhiqet nga Mjekja ligjore Rachael Griffin pritet të dalë me përfundime konkrete se përse Leonard Farruku i dha fund jetës. 
    Mjekja ligjore tha se kishte ndërmend të jepte përfundimin e hetimit ditën e enjte, më 2 Tetor. 
    Agjencia e lajmeve britanike AP e cila është duke e ndjekur këtë process ka publikuar ditën e sotëme një shkrim të cilit i referohet Top Channel. 
    Shkrimi i plotë: 
    Një shqiptar që vdiq në anijen hotel Bibby Stockholm nuk kishte paraqitur ankesa apo shqetësime për kushtet në bord, dëgjoi një hetim gjyqësor. 
    Leonard Farruku u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi në anijen e akomodimit në Portin Portland, Dorset, më 12 dhjetor 2023. 
    Një hetim gjyqësor në Bournemouth dëgjoi se një ekzaminim pas vdekjes tregoi se 27-vjeçari kishte vdekur si pasojë e ngjeshjes në qafë dhe varjes me një litar. 
    Motrat e tij, Marsida Keçi dhe Jola Dushku, kanë shprehur dyshime se si vëllai i tyre, i cili sipas tyre kishte vuajtur nga shëndeti mendor që prej vdekjes së prindërve, ishte lejuar të transferohej në Bibby Stockholm. 
    Mjekja ligjore Rachael Griffin tha: “Nuk ka prova para meje që tregojnë se Leonard ishte subjekt i racizmit apo akteve të papërshtatshme dhe nuk ka prova që ai ndonjëherë të ketë paraqitur ndonjë ankesë apo shqetësim për kushtet në traget, qoftë ndaj personelit në bord apo ndaj ndonjë tjetri – gjë që bie në kontrast me shqetësimet që ai kishte ngritur në hotel.” 
    Yusuf Kargbo, i cili kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në korrik 2022, dëshmoi se ai ishte transferuar në Bibby Stockholm në nëntor 2023, ku ishte vendosur në të njëjtën dhomë me z. Farruku, dhe shtoi se “gjithçka ishte e çrregullt” kur ai mbërriti në dhomë. 
    Ai tha se z. Farruku ishte një “person i qetë” dhe shtoi: “Ai vetëm buzëqeshte dhe merrej me punët e tij.” 
    Kargbo shtoi se nuk e dinte emrin e z. Farrukut dhe vetëm e dinte që ishte nga Shqipëria. 
    Ai tha se z. Farruku nuk kishte miq në anijen hotel dhe rrinte në sallën e ngrënies duke parë telefonin, dhe shtoi se ai gjithashtu qeshte me video kur ishte në shtrat dhe vendoste një çarçaf për të pasur pak privatësi. 
    Kargbo tha se nuk kishte vënë re ndonjë sjellje të pazakontë nga z. Farruku dhe shtoi: “Nuk kam pasur kurrë ndonjë shqetësim për të, sepse gjithmonë kishte një fytyrë të buzëqeshur.” 

  • “Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazën”/ Netanyahu pranon planin e Trump, pritet vendimi i Hamas 

    “Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazën”/ Netanyahu pranon planin e Trump, pritet vendimi i Hamas 

    Presidenti Donald Trump deklaroi se, nëse plani i tij pranohet nga Hamas, do të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve, kthimin e trupave të viktimave menjëherë dhe ndalimin e menjëhershëm të luftës. 
    Sipas planit, vendet arabe dhe myslimane do të ndihmojnë për de-militarizimin e Gazës, ndërsa tunelet dhe objektet e prodhimit të Hamasit do të shkatërrohen. Forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht, dhe do të trajnohen forca lokale policore. 
    Trump tha se kërcënimi i Hamasit do të shkatërrohet, me mbështetjen e plotë të tij për Netanyahu-n për të vepruar sipas nevojës. 
    Ai shtoi se plani i tij për mbarimin e luftës në Gaza do të mbikëqyret nga një “Bord i Paqes”, i udhëhequr nga vetë ai. Sipas Trump, udhëheqës nga vende të tjera do të jenë pjesë e bordit. Ai gjithashtu tha se ish-Kryeministri britanik Tony Blair ka shprehur dëshirën të bëhet anëtar, pa përmendur emra të tjerë. 
    Netanyahu pranon planin e Trump 
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar planin e Trump për Gazën. Presidenti amerikan e falenderoi, ndërsa shtoi se ka zhvilluar takime me shumë vende për të diskutuar këtë propozim, duke përfshirë udhëheqësit e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. 
    Trump tha se këto vende kanë qenë “shumë të angazhuara” në proces. 
     Trump: Jemi shumë pranë marrëveshjes 
    Presidenti Donald Trump e ka nisur konferencën për shtyp duke thënë se “jemi shumë pranë marrëveshjes së paqes”. Ai shtoi se po punon ngushtë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të arritur “paqen në Lindjen e Mesme”. 
    “Kjo është një nga ditët më të mëdha në historinë e qytetërimit”, deklaroi Trump. 
    Ai shtoi se plani duhet të pranohet më parë edhe nga Hamas. 
     
     

  • Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

    Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti këtë të enjte, 25 shtator, Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy liderët po zhvillojnë bisedime.
    Presidenti amerikan e nisi duke thënë se është një “kënaqësi” të presë homologun e tij turk. “E di më mirë se kushdo për zgjedhjet e manipuluara”, tha Trump. Ai shtoi se do të diskutojnë për tregtinë dhe avionët ushtarakë, duke theksuar se kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë prej kohësh.
    Më tej, Trump tha se do të donte që Erdogan të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia, duke theksuar se lufta ka kushtuar “miliona jetë”. “Dhe për çfarë? E turpshme”, tha Trump. Ai shtoi se “është për të ardhur keq” ajo që po bën Rusia dhe se Putini “duhet të ndalojë”.
    Trump shtoi gjithashtu se ai dhe Erdogan do të zhvillojnë diskutime dhe “do të bëjnë disa marrëveshje të shkëlqyera tregtare për të dy vendet”.
    Erdogan nga ana e tij tha se është “shumë i kënaqur” që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë dhe se është i lumtur që vizita e tij përkon me Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të OKB-së, të cilën ai dhe Trump e ndoqën më herët gjatë javës.

  • Sulmet ruse lënë Harkivin në terr, Ukraina bombardon një rafineri në Rusi

    Sulmet ruse lënë Harkivin në terr, Ukraina bombardon një rafineri në Rusi

    Ukraina e ka goditur një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë për herë të dytë brenda një jave, ndërkohë që sulmet ajrore ruse gjatë natës lanë në terr qytetin verilindor ukrainas, Harkiv.
    Kompleksi petrokimik Salavat në Bashkortostanin qendror, i kontrolluar nga gjiganti energjetik rus Gazprom, u godit nga dronët ukrainas, tha guvernatori rajonal Radiy Khabirov, duke shtuar se autoritetet po vazhdojnë t’i vlerësojnë dëmet.
    Një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) konfirmoi për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL) se dronët e tij kryen sulmin.
    Burimi shtoi se, si pasojë e sulmit, shpërtheu një zjarr në zonën e Salavatit.
    Fotografi dhe video të shpërndara nga përdorues në kanalet ukrainase dhe ruse të Telegramit shfaqin një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi objekt.
    “Të gjitha shërbimet e emergjencës janë në terren. Po ndërmarrim masa për shuarjen e zjarrit”, shkroi Khabirov në një postim në Telegram mëngjesin e së mërkurës.
    Salavati, që ndodhet rreth 1.500 kilometra larg vijës së frontit në Ukrainë, prodhon 150 lloje produktesh, përfshirë benzinë për automjete, naftë, mazut, bitum dhe polietilen.
    Në mes të valës së sulmeve nga Ukraina, Rusia është përballur me mungesa gjithnjë e më të mëdha të disa llojeve të karburantit për shkak të kufizimit të kapaciteteve të rafinimit.
    Zyrtarët lokalë në rajonin e Volgogradit në Rusi gjithashtu raportuan për një sulm “masiv” me dronë ndaj infrastrukturës së karburantit dhe energjisë, duke pretenduar se mbrojtja ajrore ruse e zmbrapsi atë.
    Ndërkohë, sulmet ruse gjatë natës mbi Ukrainë vazhduan. Zyrtarët ukrainas raportuan dëme në infrastrukturën energjetike dhe civile në rajonet e Harkivit, Zaporizhjas dhe Donjeckut.
    Ihor Terekhov, kryebashkiaku i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, tha se më shumë se një duzinë dronësh kamikazë rusë goditën objektin energjetik të qytetit. Sulmi shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike në distriktin Holodnohirski.
    “Rreth 80.000 familjare dhe biznese mbetën përkohësisht pa energji”, tha kompania vendore e energjisë në një deklaratë.
    Ajo shtoi se rreth 30.000 banorë vazhdojnë të mbeten pa rrymë.
    Terekhov gjithashtu raportoi dëme në banesa, një dyqan dhe disa makina. Nuk u raportuan viktima.
    “Armiku po përpiqet të na thyejë me këto sulme, por Harkivi po qëndron i fortë. Dhe do të qëndrojë”, shtoi Terekhov.

  • Rama zbulon synimin e tij nga QSUT: Duhet të tërheqim mjekë të huaj, t’i sjellim në Shqipëri

    Rama zbulon synimin e tij nga QSUT: Duhet të tërheqim mjekë të huaj, t’i sjellim në Shqipëri

    Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë ministren e re të Shëndetësisë, mjeken Evis Sala.
    Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama deklaroi se kjo qendër duhet të synojë të jetë pjesë e 500 spitaleve më të mira në botë.
    Rama shtoi se Shqipëria duhet të fillojë të tërheqë mjekë nga jashtë. Sipas tij synimi nuk duhet të jetë vetëm rikthimi i mjekëve shqiptarë që punojnë jashtë, por dhe krijimi i një ambienti për të tërhequr mjekë të huaj.
    “Duhet ta shohim si të natyrshme që të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar veten dhe për ta parë çdo gjë si një fillim të ri”, u shpreh Rama.
    Ai theksoi se infrastruktura moderne e QSUT është tashmë në nivelin e spitaleve më prestigjioze, por sfida kryesore mbetet cilësia e shërbimit.
    “Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. Por s’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës”, shtoi kreu i qeverisë.
    Sipas tij, problemi nuk lidhet me profesionalizmin e mjekëve, por me integritetin dhe aftësinë e të gjithë trupës për të prodhuar sukses në mënyrë të përbashkët.

  • Ishte varrosur e gjallë nga prindërit e saj, bariu i zonës shpëton foshnjën 20-ditëshe

    Ishte varrosur e gjallë nga prindërit e saj, bariu i zonës shpëton foshnjën 20-ditëshe

    Një foshnjë 20-ditëshë u gjet e groposur për së gjalli në Indi pasi dyshohet se është braktisur nga e ëma.

    Foshnja u gjet rastësisht nga një bari i zonës, pasi dëgjoi britma të dobëta që vinin nga poshtë një grumbulli dheu. Bariu deklaron se kishte parë një dorë të vogël që dilte nga balta dhe kishte njoftuar menjëherë policinë.
    Incidenti ndodhi në distriktin Shahjahanpur në shtetin më të populluar të Indisë ndërkohë që tani foshnja po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv. Drejtori i kolegjit mjekësor, doktori Rajesh Kumar, tha për BBC-në se foshnja u soll e mbuluiar nga dheu dhe merrte frymë me vështirësi, pasi balta i kishte hyrë në gojë dhe në vrimat e hundës.
    “Ajo ishte në një gjendje kritike, po tregonte shenja të mungesës së oksigjenit. Ajo ishte kafshuar nga shumë insekte”, tha Kumar.
    ” Pas 24 orësh pamë një përmirësim të vogël në gjendjen e saj, por që atëherë ajo është përkeqësuar. Ajo ka zhvilluar një infeksion”, shtoi doktori.
    Kumar tha se besonte që foshnja ishte gjetur menjëherë pasi ajo ishte varrosur, pasi “plagët e saj ishin të freskëta”.
    Një ekip mjekësh, përfshirë një kirurg plastik, po e trajtonin foshnjën dhe po përpiqeshin të kontrollonin infeksionin e saj, tha ai.
    “Gjendja e saj është e rëndë, por ne po bëjmë çmos për ta shpëtuar atë”, shtoi ai.
    Një zyrtar i policisë tha se përpjekjet e tyre për të gjetur prindërit e foshnjës nuk kishin qenë ende të suksesshme. Zyrtari shtoi se linja e ndihmës për fëmijët në shtet ishte informuar.
    Edhe pse shumica e foshnjave të padëshiruara femra abortohen me ndihmën e klinikave të paligjshme, rastet e vrasjes së foshnjave të porsalindura nuk janë të rralla.

    Top Channel