Tag: shtoi

  • LIVE! Veliaj: Ata që më rrëmbyen nga zyra pa asnjë akuzë janë pasiguria për të gjithë nesër

    LIVE! Veliaj: Ata që më rrëmbyen nga zyra pa asnjë akuzë janë pasiguria për të gjithë nesër

    Erion Veliaj ka folur sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se ka pritur 9 muaj për të thënë të vërtetën e tij.
    Ai shtoi se është rrëmbyer nga zyra dhe se sot ka më tepër policë sesa avokatë rreth tij.
    “Jam këtu t’ju kërkoj që të mbrojmë së bashku demokracinë, për të cilën jemi betuar. Jam zgjedhur tre herë dhe për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve do të bëj gjithçka” – tha Veliaj ndër të tjera.
    Ai  komentoi edhe rolin e SPAK teksa shtoi se ata që e rrëmbyen nga zyra, mund të kthehen në pasiguri për të gjithë qytetarët apo të zgjedhurit në të ardhmen.

  • Trump dhe Xi pajtohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

    Trump dhe Xi pajtohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan bisedime në Korenë e Jugut, ku folën për luftën në Ukrainë dhe u pajtuan t’i ulin tensionet e larta tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.
    Duke folur në bordin e Air Force One pas takimit të 30 tetorit, Trumpi tha se pati “takim të mrekullueshëm” me Xinë dhe se u pajtuan për “shumë pika të rëndësishme”, përfshirë marrëveshje për tregtinë, tarifat dhe mineralet e rralla tokësore.
    Ai u tha gazetarëve se do ta zbresë një tarifë ndaj Kinës për 10 për qind për shkak të rolit të saj në krizën e fentanilit dhe se Kina do të fillojë përsëri të “blejë në sasi të mëdha” sojë nga Shtetet e Bashkuara, pasi e kishte ndaluar blerjen e tij në maj si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane.

    Trump shtoi se u arrit gjithashtu një marrëveshje për heqjen e kufizimeve kineze mbi qarkullimin e mineraleve të rralla tokësore – 17 elementeve që luajnë role të vogla, por jetike, për makinat, avionët dhe armët.
    Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, i cili ishte gjithashtu në bordin e Air Force One, tha se Kina nuk do të zbatojë kontrollet e reja të propozuara për mineralet e rralla, të cilat ishin zgjeruar në tetor pas mirëkuptimit midis presidentëve. Ai nuk foli për kontrollet që tashmë janë në fuqi qysh nga prilli.
    “Të gjitha çështjet e mineraleve të rralla janë zgjidhur, pra në nivel botëror… Kjo ishte një çështje globale, jo vetëm e SHBA-së”, u tha Trump gazetarëve.
    “Nuk ka më pengesa nga Kina”, shtoi ai.
    Trump shtoi se me Xinë folën gjithashtu për luftën në Ukrainë, e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, duke thënë se ai dhe Xi ranë dakord të “punojnë së bashku”.
    “Ne u pajtuam se palët janë të përfshira në luftë dhe ndonjëherë duhet t’i lësh të luftojnë, mendoj. Por, ne do të punojmë së bashku për Ukrainën”, tha ai.
    Zyrtarët kinezë ende nuk kanë komentuar për takimin dhe nuk është publikuar ndonjë komunikatë zyrtare.
    Takimi në aeroportin ndërkombëtar Gimhae të Busanit duket se ka hapur rrugën për një dialog më të gjerë në muajt në vijim, pasi Trumpi tha se synon ta vizitojë Kinën në prill dhe se një marrëveshje tregtare paraprake mund të nënshkruhet së shpejti.
    Pak para fillimit të bisedimeve, Trump njoftoi se kishte udhëzuar Pentagonin ta shfuqizonte menjëherë moratoriumin vullnetar të Uashingtonit për testimin e armëve bërthamore.
    Trump tha në një postim në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara “kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër”, duke e renditur Rusinë në vendin e dytë dhe Kinën “shumë më mbrapa, por që do të arrijë në krye brenda 5 vjetësh”.
    Analistët i thanë Radios Evropa e Lirë (REL) se shohin pak mundësi për një marrëveshje më të gjerë gjatë këtyre bisedimeve, por se zbutja e tensioneve tregtare mund ta shtojë rrugën për diskutime drejt një marrëveshjeje më të madhe kur Trumpi të vizitojë Kinën dhe Xija të mirëpritet në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm.
    Në fjalët hyrëse, që të dy liderët e lavdëruan njëri-tjetrin.
    Trump tha se beson se me Xinë do të ketë “marrëdhënie fantastike për një periudhë të gjatë”, ndërsa Xi tha se është e natyrshme që Shtetet e Bashkuara dhe Kina “të mos jenë gjithmonë të një mendjeje” dhe shtoi se është “normale që dy ekonomitë kryesore të botës të kenë përplasje herë pas here”.
    Në prag të bisedimeve, pritej që Trump dhe Xi të diskutonin edhe pika të tjera tensioni, përfshirë Tajvanin dhe mbështetjen e Kinës për Rusinë.
    Megjithatë, Trump tha se Tajvani – ishulli vetëqeverisës që Pekini e konsideron territor të vetin – nuk ishte temë diskutimi.
    Ai shtoi se ai dhe Xi nuk e përmendën as çështjen e blerjes së naftës ruse nga Kina, të cilën Moska e ka përdorur për ta financuar luftën e saj.
    Para takimit, Ukraina dhe aleatët e saj i bënë thirrje Trumpit të ushtrojë trysni ndaj Xi Jinpingut për ta ndaluar mbështetjen e Kinës ndaj Rusisë. Takimi erdhi një javë pasi Uashingtoni njoftoi sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës.
    Kina është blerësi më i madh i naftës së papërpunuar ruse dhe ka qenë një jetik për industrinë energjetike të Moskës gjatë luftës shkatërruese të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë./rel

  • ‘Do mbyllim detyrat deri në 2027’/ Rama nga Berlini: Kemi çelur 5 nga 6 grupkapituj

    ‘Do mbyllim detyrat deri në 2027’/ Rama nga Berlini: Kemi çelur 5 nga 6 grupkapituj

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin “Berlin Global Dialogue” u shpreh se Shqipëria ka pasur një vit të mbarë sa i përket aspektit të integrimit europian. Ai shtoi se vendi ynë ka hapur 5 nga 6 grupkapituj.
    Rama theksoi se Shqipëria do t’i mbyllë detyrat që ka marrë përsipër sipas kalendarit të rënë dakord, deri në 2027. Ai më tej shtoi se BE është një asamble 27-ëshe të cilën e krahasoi si një pacient me 27 mjekë.
    “Kemi rënë dakord për një kalendar, kalendari nënkupton që për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota, na duhet të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe ti mbyllim kapitujt.
    Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do ti quajnë të mbyllura negociatat dhe do ti kërkojnë shteteve anëtare ti ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë,” tha Rama.

  • Tre të vrarë nga sulmi i dytë i SHBA-ve ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësor

    Tre të vrarë nga sulmi i dytë i SHBA-ve ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësor

    Forcat amerikane kanë goditur një anije të dytë që dyshohet se po transportonte drogë në Oqeanin Paqësor, në kuadër të një fushate në rritje të SHBA-ve kundër kontrabandës detare të narkotikëve.
    Tre persona u vranë dhe asnjë nga forcat amerikane nuk u dëmtua në sulmin e së mërkurës, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sulmi vjen vetëm një ditë pasi SHBA-të goditën një tjetër anije në Paqësor, duke vrarë dy persona, shkruan BBC.
    Të dyja anijet besohet se transportonin drogë përgjatë rrugëve të njohura të trafikut në ujëra ndërkombëtare, shtoi Hegseth.

    Këto janë sulmet e teta dhe të nënta ndaj anijeve të dyshuara për drogë që nga 2 shtatori, por të parat në ujërat e Oqeanit Paqësor. Shumica e goditjeve amerikane janë kryer në Detin e Karaibeve.

    “Sot, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës ndërmori edhe një sulm tjetër vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga një Organizatë e Caktuar Terroriste,” shkroi Hegseth në X (ish-Twitter).
    “Këto goditje do të vazhdojnë, ditë pas dite. Këta nuk janë thjesht trafikantë droge, janë narko-terroristë që sjellin vdekje dhe shkatërrim në qytetet tona,” shtoi ai.
    Postimi u shoqërua me një video që duket se tregon një anije që merr flakë pasi goditet nga një bombë amerikane. Më pas shihen objekte që notojnë në ujë, përpara se të duken sikur bëhen shënjestër e një sulmi të dytë ajror.
    Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka autoritet ligjor për të vazhduar bombardimet ndaj anijeve në ujëra ndërkombëtare, por shtoi se mund t’i drejtohet Kongresit nëse vendos të zgjerojë objektivat në tokë.
    “Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë, dhe nëse e bëjmë në tokë, mund të kthehemi te Kongresi,” tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale të mërkurën.
    Ai tha se administrata e tij është “plotësisht e përgatitur” të zgjerojë operacionet kundër drogës në tokë, gjë që do të përbënte një përshkallëzim të rëndësishëm.
    Të paktën 37 persona janë vrarë në sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë, përfshirë edhe një sulm të fundit ndaj një mjeti gjysmë-nëndetëse në Karaibe.
    Dy burra mbijetuan nga një sulm javën e kaluar dhe u riatdhesuan në Kolumbi dhe Ekuador.Qeveria e Ekuadorit më pas e liroi njërin prej tyre, të identifikuar si Andrés Fernando Tufiño, duke thënë se nuk kishte prova për ndonjë shkelje. Burri tjetër, nga Kolumbia, raportohet se mbetet në spital.
    Lajmi për sulmin vjen ndërsa tensionet po rriten mes administratës Trump dhe qeverisë kolumbiane të presidentit Gustavo Petro, të cilin Trump e ka quajtur “një bandit dhe njeri të keq”.
    “Ai më mirë të kujdeset, ose ne do të ndërmarrim veprime shumë serioze kundër tij dhe vendit të tij,” tha Trump. “Ai e ka çuar vendin e tij drejt një gracke vdekjeje.”
    Të dielën, Trump e denoncoi Petron si “udhëheqës të paligjshëm të drogës” që “po inkurajon fuqishëm prodhimin masiv të drogës, në fusha të mëdha dhe të vogla, në të gjithë Kolumbinë.”
    Trump shtoi se SHBA-të nuk do t’i ofrojnë më subvencione Kolumbisë, e cila historikisht ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të saj në Amerikën Latine.

  • Britma, ushtrime dhe dy oficerë në qelinë ngjitur… si ishte nata e parë e Sarkozy në burg

    Britma, ushtrime dhe dy oficerë në qelinë ngjitur… si ishte nata e parë e Sarkozy në burg

    Avokati i Nicolas Sarkozy e përshkroi ditën e parë të ish-presidentit francez në burg si të vështirë pas dënimit të tij me pesë vite për konspiracion kriminal për të përfituar fonde zgjedhore nga regjimi i Muammar Gaddafit.
    Sipas agjencisë franceze të lajmeve, përveç asaj që është zbuluar në lidhje me kushtet e paraburgimit të Sarkozy-t, dy oficerë policie janë vendosur në një qeli ngjitur me ish-presidentin francez për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.
    “Nuk ka dyshim se siguria e një ish-presidenti nuk duhet të komprometohet fare. Është një nga vendimet që synojnë të sigurojnë sigurinë e tij duke pasur parasysh kërcënimet kundër ish-Presidentit”, shpjegoi Ministri i Brendshëm Laurent Nunez.
    Sipas tij, këta dy oficerë policie “do të qëndrojnë përgjithmonë, gjatë gjithë periudhës së vuajtjes së dënimit nga Sarkozy dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
    “Askush nuk mund ta kishte kaluar ditën e parë në burg me më shumë forcë dhe optimizëm se Sarkozy. E di që ai do të durojë dhe do të vazhdojë të luftojë”, tha Jean-Michel Darois për Le Parisien pas vizitës së tij të martën pasdite.
    Ai shtoi se “Sarkozy nuk po ankohet”. Duke dhënë më shumë detaje rreth ditës së parë të Sarkozisë në burg, avokati i tij tha gjithashtu se ish- presidenti francez “u stërvit” dhe “filloi të shkruante librin e tij“.
    Burgu “nuk është Club Med“, vazhdoi ai, duke zbuluar se Sarkozinë e vizitoi edhe bashkëshortja Carla Bruni, me të cilën u shfaqën dorë për dore teksa shkonte për në burg. “Nëse ai shqetësohet për diçka, është familja e tij“, shtoi avokati i Sarkozi.
    Duke përshkruar kushtet e paraburgimit në burgun La Santé, avokati foli për një “qeli prej 9 metrash katrorë në të cilën ka zhurmë, si gjithmonë në një burg“.
    “Të gjithë të burgosurit bëjnë zhurmë, bërtasin, ulërijnë, godasin muret“, shtoi ai.
    I pyetur nëse Nicolas Sarkozy komunikonte me të burgosur të tjerë, ai u përgjigj “jo, ndoshta pak me rojen“. “Pozicionet që mbante nënkuptojnë se ai duhet të kishte pasur një regjim krejtësisht të ndryshëm, por Sarkozy nuk e kërkoi atë“, shtoi ai.

  • ‘Britma, stërvitje, libra dhe një vizitë nga…’/ Si e kaloi ditën e parë në qeli ish-presidenti Sarkozy

    ‘Britma, stërvitje, libra dhe një vizitë nga…’/ Si e kaloi ditën e parë në qeli ish-presidenti Sarkozy

    Avokati i Nicolas Sarkozy e përshkroi ditën e parë të ish-presidentit francez në burg si të vështirë, pas dënimit të tij me pesë vjet burg për konspiracion kriminal për të përfituar fonde zgjedhore nga regjimi i Muammar Gaddafit.

    Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, përveç asaj që është zbuluar në lidhje me kushtet e paraburgimit të Sarkozy, dy oficerë policie janë vendosur në një qeli ngjitur ish-presidentit francez, që të ndërhyjnë nëse është e nevojshme.

    “Askush nuk mund ta kishte kaluar ditën e parë në burg me më shumë forcë dhe optimizëm se Sarkozy. E di që ai do të durojë dhe do të vazhdojë të luftojë”, tha Jean-Michel Darois për “Le Parisien”, pas vizitës së tij të martën pasdite. Ai shtoi se “Sarkozy nuk po ankohet”.

    Gjimnastikë dhe lexim

    Duke dhënë më shumë detaje rreth ditës së parë të Sarkozisë në burg, avokati i tij tha gjithashtu se ish- presidenti francez “u stërvit” dhe “filloi të shkruante librin e tij”.

    Burgu “nuk është Club Med”, vazhdoi ai, duke zbuluar se Sarkozinë e vizitoi edhe bashkëshortja e tij Carla Bruni, me të cilën u shfaqën dorë për dore derisa u çua në qeli.

    “Nëse ai shqetësohet për diçka, është familja e tij”, shtoi avokati i tij për Sarkozinë.

    Duke përshkruar kushtet e paraburgimit në burgun La Santé, avokati i Sarkozisë foli për një “qeli prej 9 metrash katrorë” në të cilën “ka zhurmë”, si “gjithmonë në një burg”.

    “Të gjithë të burgosurit bëjnë zhurmë, bërtasin, ulërijnë, godasin muret”, shtoi ai. I pyetur nëse Nicolas Sarkozy komunikonte me të burgosur të tjerë, ai u përgjigj “jo, ndoshta pak me rojen”.

    “Pozicionet që mbante nënkuptojnë se ai duhet të kishte pasur një regjim krejtësisht të ndryshëm, por ai nuk e kërkoi atë”, shtoi ai.

    Dy oficerë policie janë të nevojshëm në qeli

    Së bashku me Sarkozinë në burg – në një qeli ngjitur – janë dy oficerë policie, pasi, siç i përshkroi një burim agjencisë franceze të lajmeve, “nuk ka dyshim se siguria e një ish-presidenti nuk duhet të kompromentohet fare”.

    Siç shpjegoi Ministri i Brendshëm Laurent Nunez, “është një nga vendimet që synojnë të sigurojnë sigurinë e tij duke pasur parasysh kërcënimet kundër tij”.

    Sipas tij, këta dy oficerë policie “do të qëndrojnë përgjithmonë, gjatë gjithë periudhës së burgosjes së ish-presidentit dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, pasi “ka kërcënime pak më të rëndësishme me të cilat përballet Nicolas Sarkozy”.

     

  • BIRN: Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm

    BIRN: Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm

    Nga fyerjet në oborrin e shkollës te poshtërimet në rrjetet sociale, bullizmi po shndërrohet në fenomen të përhapur mes fëmijëve shkodranë, ndërsa policia mohon se ka raste të raportuara.
    Në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër, një vajzë 11-vjeçare qëndron mënjanë, me sytë përdhe.

    Ajo ka filluar ta ketë frikë shkollën, jo librat, por fjalët. Fjalët që i vrasin përditë vetëbesimin.

    Babai i saj, i njohur për dhunë ndaj nënës, e përndjek edhe pas ndarjes. Në çdo dalje nga shkolla, ai e pret, e ofendon dhe e poshtëron para shokëve të klasës.

    Fëmijët imitojnë gjuhën e tij, ia vënë epitetet dhe fjalët fyese që përdor ai, e përjashtojnë nga loja. Vajza, dikur nxënëse e shkëlqyer, sot rri e heshtur dhe ka përmendur disa herë vetëvrasjen.
    Në një tjetër lagje të qytetit, një djalë 13-vjeçar përballet çdo ditë me talljet e bashkëmoshatarëve për shkak të babait me probleme mendore.“E quajnë me emrin e të atit, e ngacmojnë, e kanë qëlluar edhe fizikisht”, tregon një punonjëse sociale. “Ai ka braktisur shkollën për të ndihmuar nënën që mban e vetme katër fëmijët”, shpjegoi ajo.
    Ndërsa në një shkollë private, një vajzë 12-vjeçare nga komuniteti rom, e regjistruar me sakrifica nga gjyshja, u përjashtua nga grupi për shkak të paragjykimeve, pasi u përfol se “kishte parazitë në flokë”.
    E përbuzur dhe e përjashtuar, ajo nisi të reagonte vetë si bullizuese, duke u përpjekur të mbrohej përmes agresivitetit.
    “Gjyshja e justifikonte, sepse vajza kishte thënë disa herë se do hidhej nga kati i tretë i shkollës”, rrëfen një prind që i dërgon fëmijët në të njejtën shkollë.
    Historitë e trishta të këtyre fëmijë nuk jane raste të izoluara. Sipas psikologëve dhe punonjësve social në qytetin verior, një në pesë fëmijë në Shkodër përballen me bullizëm në mjediset e shkollës.
    “Bullizmi nuk është më rastësor; është fenomen që përsëritet dhe ndryshon formë”, shprehet psikologja Suela Domnori, e cila punon pranë Drejtorisë Vendore të Arsimit Shkodër.
    “Sot nuk është vetëm përqeshje, por përjashtim social, imitim i modeleve të rreme dhe presion i heshtur”, shtoi ajo.
    Megjithatë, një përgjigje zyrtare për BIRN , Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, deklaroi se gjatë viteve të fundit “nuk janë evidentuar raste të bullizmit të raportuara”.
    Epidemia e buzllizmit online
    Bullizmi në shkollë është sjellja e qëllimshme dhe e përsëritur e një nxënësi apo grupi nxënësish për të lënduar, poshtëruar ose përjashtuar një bashkëmoshatar fizikisht, verbalish apo emocionalisht.
    Shpesh herë bullizmi shprehet përmes ofendimeve, talljeve, përhapjes së thashethemeve, publikimit të fotove apo videove poshtëruese, si dhe përjashtimit qëllimshëm nga grupet online.
    Bullzimi online në shumë raste ka pasoja më të rënda, pasi përhapet shpejt, arrin një audiencë të gjerë dhe mund të ndodhë në çdo kohë, edhe jashtë mjedisit shkollor.
    “Sot fëmijët thonë: ‘më mirë të më dhunojnë sesa të bëhem meme’”, tha psikologja Suela Domnori.
    “Frika më e madhe është poshtërimi publik online, sepse në internet turpi nuk fshihet dhe qarkullon pa kufij”, shtoi ajo.
    Edhe psikologu Altin Nika, që punon çdo ditë me nxënës të cikleve 9-vjeçare dhe të mesme, thotë se bullizmi është bërë pjesë e përditshmërisë, sidomos në rrjetet sociale.
    “Forma më e përhapur është ajo që ndodh në rrjet, ku një koment ose një foto mund të shkatërrojë reputacionin e një adoleshenti dhe ky denigrim nuk mbetet brenda shkollës por ka audiencë të 100-fishuar”, tha ai.
    Sipas Nikës, shkollat janë shndërruar në hapësira të konkurrencës shoqërore, jo të dijes.
    “Fëmijët nuk maten më për dije, por për status”, shpjegoi ai, ndërsa shtoi se të rinjtë janë në garë se kush ka telefonin më të shtrenjtë, kush vishet më mirë, kush ka më shumë ndjekës në Instagram, ndërsa theksoi se kjo garë e heshtur ushqen bullizmin dhe krijon hierarki të rreme që dëmtojnë karakterin në formim.
    Nika paralajmëron për pasojat afatgjata të këtij realiteti.
    “Bullizmi ndikon në personalitetin e fëmijës, sepse në ato vite formohet karakteri”, tha ai, ndërsa shtoi se si pasojë shkakton “izolim, tërheqje dhe ndjesi inferioriteti”.
    “Studimet tregojnë se shumë nga personat me prirje kriminale ose sjellje agresive kanë përjetuar shtypje apo trauma në fëmijëri , qoftë në familje, qoftë në shkollë”, theksoi Nika.
    Siguria në shkolla
    Megjithëse deklaroi se nuk ka pasur raste të raportuar të bullizmit, Policia e Shkodrës i tha BIRN se punonjësit e policimit në komunitet janë çdo ditë në shkolla dhe në mjediset përreth tyre, duke bashkëpunuar me drejtorët, mësuesit dhe prindërit për parandalimin e dhunës.
    Në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, oficerët zhvillojnë orë ndërgjegjësuese për nxënësit mbi dhunën në shkolla dhe trafikimin e të miturve, bullizmin dhe format e tij kibernetike, ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.
    “Qëllimi i këtij programi është ndërgjegjësimi i të rinjve për rreziqet potenciale që mund të hasin dhe aftësimi i tyre për të marrë vendime të sigurta për të ardhmen”, thuhet në një komunikim zyrtar.
    “Bashkëpunimi midis shkollave, policisë dhe komunitetit është mënyra më efektive për të parandaluar bullizmin dhe dhunën në mjediset arsimore”, shtoi policia.
    Pjesë e këtij bashkëpunimi janë edhe oficerët e sigurisë në shkolla , të cilët luajnë një rol kyç në raportimin e hershëm të rasteve të dhunës dhe konfliktit mes nxënësve.
    Ata shërbejnë si urë lidhëse mes nxënësve, mësuesve dhe institucioneve të rendit, duke mbajtur kontakte të përditshme me psikologët dhe drejtuesit e shkollave.
    Aktualisht, në qarkun e Shkodrës janë të angazhuar 32 oficerë sigurie që monitorojnë rregullisht ambientet e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, parandalojnë konfliktet dhe raportojnë çdo situatë të dyshimtë te strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit.
    Sipas psikologes Suela Domnori, bashkëpunimi i oficerëve të sigurisë me strukturat arsimore ka qenë thelbësor në menaxhimin e situatave të tensionuara dhe në identifikimin e hershëm të rasteve të bullizmit.
    Ajo fajson mungesën e psikologëve të përhershëm në çdo shkollë është një nga arsyet pse shumë raste nuk trajtohen në kohë.
    “Në disa shkolla një psikolog mbulon disa institucione,” tha Domnori. “Ndërhyrja bëhet shpesh kur dëmi është bërë”, shpjegoi ajo.
    Sipas ekspertëve fëmijët mësojnë nga mënyra si të rriturit komunikojnë, si falin, si reagojnë ndaj padrejtësisë.
    Kur në familje ka dhunë, ajo bartet në klasë. Kur në shkollë mungon dialogu, ajo shpërthen në rrjete sociale.
    Avokatja Edlira Bylo, e specializuar në çështjet sociale, shton se bullizmi shpesh lidhet me mjedise të pasigurta familjare.
    “Shkolla është pasqyra ku reflektohen problemet që fillojnë në shtëpi”, tha ajo.
    “Fëmijët që përjetojnë dhunë, varfëri apo mungesë vëmendjeje, e shfaqin më pas atë në mënyrën si sillen me të tjerët”, shtoi Bylo.
    Sipas Bylos, mungesa e ndërhyrjes së hershme dhe nganjëherë hezitimi i prindërve për të folur lejon që fenomeni të zgjerohet.
    “Bullizmi nuk zhduket me ndëshkim, por me njohje dhe edukim”.
    Psikologët theksojnë gjithashtu se; natyra e bullistit dhe e viktimës shpesh lidhet me faktorë të brendshëm emocionalë.
    Bullisti është zakonisht produkt i dhunës, mungesës së dashurisë ose vëmendjes në familje, ndërsa viktima priret të mbyllet në vetvete, të zhvillojë pasiguri dhe frikë nga ndërveprimi social.
    “Bullisti kërkon kontroll për të kompensuar mungesën e sigurisë personale, ndërsa viktima kërkon arratisje”, shpjegon avokatja Bylo, ndërsa thekson se bullizmi nuk është problem i vetëm një institucioni, por është pasojë e mungesës së lidhjes mes familjes, shkollës dhe shoqërisë.
    Psikologu Altin Nika është i njëmendje, ndërsa thekson se zgjidhja qëndron te kontrolli i shëndetshëm dhe komunikimi i vazhdueshëm:
    “Nga përvoja, kur ndodhin ngjarje të rënda, janë prindërit ata që marrin vesh të fundit, në pika shpesh të pakthyeshme”, tha ai.
    “Duhet të pyeten fëmijët, çdo ditë”, shtoi Nika, ndërsa theksoi se; “ata duhet të ndihen të dëgjuar”.

  • “Luca Toni, a i ke parë ndeshjet apo jo?”! Pioli shpërthen me legjendën pas humbjes me Milanin: Nuk mund të flitet kështu

    “Luca Toni, a i ke parë ndeshjet apo jo?”! Pioli shpërthen me legjendën pas humbjes me Milanin: Nuk mund të flitet kështu

    Fiorentina pësoi një tjetër humbje të dhimbshme, këtë herë në San Siro, ku Milani fitoi 2-1. Edhe pse rezultati mund të mos duket dramatik, ajo që i shqetëson tifozët e Violas është përshtypja e lojës, sepse skuadra e Stefan Piolit dukej e ngurtë, e ngadaltë dhe pa zgjidhje të vërteta në sulm. Për më tepër, trajneri pati momente nervoze pas ndeshjes në San Siro me legjendën e Fiorentinës, Luca Toni, i cili punon si prezantues i DAZN.
    Toni, drejtpërdrejt në DAZN, e pyeti trajnerin se çfarë nuk shkonte me këtë skuadër. Në përgjigje, Pioli deklaroi me zemërim: “Luca, a i shikon ndeshjet apo jo? Nuk mund ta reduktosh gjithçka në ‘nëse fitojmë, jemi të shkëlqyer, dhe nëse humbasim, jemi të këqij’”.
    Pastaj shtoi: “Dhe mos fol për problemet në dhomën e zhveshjes, sepse nuk ka asnjë.” Në atë moment, Toni e mbrojti veten: “Nuk e kam thënë kurrë këtë.” Dhe Pioli shtoi: “Të kam dëgjuar më parë, por le të vazhdojmë më tej.”“Një nga arsyet pse jam i zhgënjyer është se Fiorentina investoi kaq shumë tek unë, por për fat të keq nuk po marrim rezultate dhe duhet të përpiqemi më mirë”, shtoi Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

    Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

    Xheneta Fetahu, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë intervistës së saj në emisionin “Se luan topi”, ku foli për përjetimet dhe ndjenjat që lidhen me Gjestin.
    “Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndal veten,”- u shpreh Xheneta, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre emocionale kishte qenë më e fortë se ç’e kishte pranuar publikisht. Ajo shtoi se për një kohë të gjatë ka luftuar me ndjenjat e saj, duke tentuar t’i mohojë, edhe pse brenda vetes ndjente diçka të fortë.
    Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Gjestit, aludimet ishin të qarta. “Nuk dua të them kush ka qenë, sepse me atë gjë kam luftuar me veten, sidomos pas Big Brother-it,”- deklaroi ajo.
    “Kam ndier diçka brenda, por nuk doja ta pranoja,”- shtoi ajo.
    Në vazhdim të intervistës, Xheneta komentoi edhe raportin e krijuar mes Gjestit dhe Eglit brenda shtëpisë:
    “Nuk e di nëse ka luajtur me mua apo me personin tjetër (Eglin),” -tha ajo, duke nënvizuar se ende nuk e ka të qartë nëse ndjenjat e tij kanë qenë të sinqerta apo pjesë e lojës.
    Megjithatë, pavarësisht gjithë ndjesive të përziera, Xheneta e ruan respektin për Gjestin. “Unë me atë person dua thjesht të kem respekt, sepse në momentet e mia më të vështira ai ka qenë aty, dhe për këtë jam mirënjohëse gjithë jetën,” – u shpreh ajo me emocion.
    Në fund, ish-banorja shtoi se nuk i jep më shumë peshë deklaratave që janë bërë gjatë lojës:
    “Unë mbyll sytë dhe veshët për çfarë ka thënë në Big Brother VIP Albania, sepse e ka bërë për lojën. Por, s’mund ta mohoj që më ka lënduar ta shoh aty, duke bërë të njëjtat gjëra që më bënte mua.”

  • Eric Garcia, befasia e madhe e Barcelonës: E ardhmja ime është vetëm këtu, dua të rinovoj

    Eric Garcia, befasia e madhe e Barcelonës: E ardhmja ime është vetëm këtu, dua të rinovoj

    16 Tetor 2025

    13:30

    Alfred Lleshi

    Eric García po konfirmohet si një nga befasitë më pozitive të fillimit të sezonit te Barcelona. Mbrojtësi nga Martorell, falë paraqitjeve të qëndrueshme, është bërë i pazëvendësueshëm për Hansi Flick, duke konsoliduar rikthimin e tij pas huazimit te Girona, ku duhej të përballej me kritika dhe të provonte vlerën e vet.
    Në një intervistë për “Sport”, García u ndal te rruga e tij e fundit dhe marrëdhënia me trajnerin: “Më kanë gjykuar pa durim. Është pjesë e kohës sonë dhe e rrjeteve sociale; ndonjëherë flitet pa e ditur realitetin”. Për Flick shtoi: “Më tha që sheh tek unë aftësi lidershipi. Po punoj për këtë, frymëzohem nga Íñigo”.Sipas tij, momenti vendimtar ishte ndeshja kundër Benfica, ku fitoi besimin e trajnerit.
    Mbrojtësi foli edhe për shokët e skuadrës. Për Ferran Torres tha se “është pak shakaxhi dhe më i rrezikshmi”; për Frenkie de Jong shtoi se “është lojtari më i nënvlerësuar”, ndërsa për Lamine Yamal theksoi: “Është shumë e vështirë ta ndalosh, ka talent të jashtëzakonshëm. Është Messi, pastaj vjen… ai”. Në fund, foli për të ardhmen: “Po bisedojmë për rinovimin dhe shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt, dua të qëndroj”.