Tag: shtetësinë

  • ‘I kemi hequr shtetësinë Nikolla Vujoviçit’, Sveçla: Rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës si pjesëtar i forcave policore të Serbisë

    ‘I kemi hequr shtetësinë Nikolla Vujoviçit’, Sveçla: Rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës si pjesëtar i forcave policore të Serbisë

    Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se e ka privuar nga shtetësia një shtetas të Kosovës, duke thënë se ai është i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë.

    Në një njoftim në Facebook, Sveçla tha se Nikolla Vujoviç “përbën rrezik për sigurinë tonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”.

    “Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare”, tha Sveçla.

    Sveçla tha se u bazua në ligjin për Shtetësinë aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, kur mori vendimin për t’ia hequr shtetësinë Vujoviçit.

    “Nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë në asnjë formë cenimin e sigurisë kombëtare të Kosovës nga kushdo qoftë. Kosova është vendi i gjithë shtetasve tanë dhe nuk do të tolerohet që asnjëri të bëhet instrument i minimit të shtetësisë së saj”, tha ai.

    Sipas ligjit për Shtetësinë në Kosovë, një person e humb shtetësinë nëse merret me veprimtari të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, kur është qëllimisht anëtar i një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës; kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër.

    Ministri nuk dha më shumë hollësi rreth Vujoviçit, apo veprimtarisë së tij të dyshuar. Më vonë, Ministria e Brendshme e Kosovës tha se Vujoviqi, duke qenë edhe shtetas i Serbisë, është marrë me aktivitete “që cenojnë sigurinë e Kosovës, në cilësinë e pjesëtarit të forcave të policisë së Serbisë – e gjitha kjo pa pëlqim nga organi kompetent dhe pa marrëveshje ndërkombëtare paraprake siç e parasheh legjislacioni në fuqi”.

    Vendimi i Sveçlës vjen në një kohë kur autoritetet kosovare kanë arrestuar serbë e shqiptarë në Kosovë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë. Derisa shpeshtohen rastet, njohësit e sigurisë thonë se inteligjenca serbe ka shtrirë rrënjët në tërë territorin e Kosovës ndër vite.

    Në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiçin me pesë vjet burgim, pasi ai e pranoi fajësinë për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA)./REL/

  • Referendumi për shtetësinë italiane, Meloni kundër masës, u kërkon italianëve të mos marrin pjesë

    Referendumi për shtetësinë italiane, Meloni kundër masës, u kërkon italianëve të mos marrin pjesë

    Italianët votojnë sot në referendume mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së shtetësisë dhe fuqizimin e mbrojtjes për punëtorët mes shqetësimeve se pjesëmarrja e ulët mund ta bëjë votimin të pavlefshëm. Sa i përket shtetësisë, italianët po i përgjigjen pyetjes nëse mbështesin reduktimin e periudhës së rezidencës së kërkuar për të aplikuar për shtetësi italiane në 5 vite.
    Një qytetar i një vendi jo anëtar të BE, pa martese apo lidhje gjaku në Itali, duhet aktualisht të jetojë për 10 vite në vend para se të aplikojë për shtetësi, një proces që mund të marrë vite të tjera.
    Mbështetësit pretendojnë se reforma mund të prekë rreth 2.5 milion shtetas të huaj që jetojnë në vend, shumica e të cilëve shqiptarë, e do të vendoste ligjin për shtetësinë në Itali në një linjë me ato të vendeve të tjera europiane si Gjermania dhe Franca. Masa u propozuar nga sindikata kryesore italiane dhe partitë opozitare të së majtës.
    Kryeministrja Meloni tha se do të shfaqej në qendrat e votimit por se nuk do të hidhte votën e saj. E majta ka kritikuar këtë veprim si antidemokratike, pasi sipas tyre nuk ndihmon në tejkalimin e 50 përqindëshit në pjesëmarrje për ta bërë votimin e vlefshëm.

  • Referendumi për shtetësinë polarizon shoqërinë në Itali

    Referendumi për shtetësinë polarizon shoqërinë në Itali

    Italianët do të votojnë në referendumet që do t’ua lehtësonin marrjen e shtetësisë fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj, dhe do të ofronin më shumë mbrojtje në vendet e punës.

    Mirëpo, duket se ndërgjegjësimi jo i madh i publikut rrezikon të dështojë këtë proces, nëse dalja nuk është e mjaftueshme.
    Zërat që kërkojnë ndryshime në ligjin për shtetësi besojnë se ato do t’iu ndihmojnë italianëve të gjeneratës së dytë – prindërit e të cilëve nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian – që të integrohen më mirë në kulturën që e konsiderojnë të veten.
    Këngëtari italian, Ghali, i cili ka lindur në Milano, por prindërit i ka nga Tunizia, u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë, duke theksuar se referendumi rrezikon të dështojë nëse të paktën 50 për qind, plus një banor me të drejtë vote, nuk marrin pjesë në këtë proces.
    “Kam lindur këtu, gjithmonë kam jetuar këtu, por e kam marrë shtetësinë vetëm kur i kam mbushur 18 vjet”, ka thënë Ghali, duke bërë thirrje që të votohet për uljen e afatit ligjor për të aplikuar për shtetësi, nga 10 vjet në pesë.
    Rregullat e reja, nëse miratohen, do të ndikojnë në statusin e 2.5 milionë të huajve që ende nuk njihen si shtetas.
    Këto propozime janë bërë nga sindikata kryesore e Italisë dhe partitë opozitare të krahut të majtë.
    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se do të paraqitet në qendrat e votimit, mirëpo nuk do të votojë – veprim që është përshkruar nga e majta si jodemokratik, meqë nuk do të ndihmojë në arritjen e përqindjes së nevojshme që referendumi të konsiderohet i vlefshëm.
    Mbështetësit besojnë se kjo reformë do të përshtaste ligjin italian të shtetësisë me shumicën e ligjeve të vendeve të Bashkimit Evropian, duke promovuar integrim më të madh për banorët me leje të përhershme të qëndrimit.
    Kështu, këtyre individëve do t’iu ofrohej qasje më e lehtë në të drejtat civile dhe politike, sikurse e drejta për të votuar, e drejta për punësim në institucione publike, dhe liria për të lëvizur brenda BE-së.

    Top Channel

  • Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

    Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

    Në kabinetin qeveritar të Gjermanisë do të paraqiten sot për herë të parë propozimet e Ministrisë së Brendshme për ndryshime në marrjen e shtetësinë gjermane dhe për bashkimet familjare – për disa kategori.

    Ministri i Brendshëm Aleksandar Dobrindt do të paraqesë një projektligj në Qeveri ku do të kërkohet ndalimi i bashkimeve familjare për refugjatët dhe azilkërkuesit e refuzuar.

    Ministri i Brendshëm do të propozojë edhe heqjen e mundësisë për marrjen e shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar për tre vite.

    Sipas rregullave të deritanishme, personat që janë të integruar shumë mirë, mund të marrin shtetësinë gjermane për tre vite.

    Kjo parashikohet të ndryshojë.

    Nëse këto propozime miratohen në Qeveri, më pas duhet të kalojnë edhe në Bundestag dhe Bundesrat.

    Ndryshe vetëm gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë marrë shtetësinë e këtij vendi rreth 200.000 të huaj, që është rekord në 25 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shqiptarë.

  • Preken edhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

    Preken edhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

    Në kabinetin qeveritar të Gjermanisë do të paraqiten sot për herë të parë propozimet e Ministrisë së Brendshme për ndryshime në marrjen e shtetësinë gjermane dhe për bashkimet familjare – për disa kategori.
    Ministri i Brendshëm Aleksandar Dobrindt do të paraqesë një projektligj në Qeveri ku do të kërkohet ndalimi i bashkimeve familjare për refugjatët dhe azilkërkuesit e refuzuar.
    Ministri i Brendshëm do të propozojë edhe heqjen e mundësisë për marrjen e shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar për tre vite.
    Sipas rregullave të deritanishme, personat që janë të integruar shumë mirë, mund të marrin shtetësinë gjermane për tre vite.
    Kjo parashikohet të ndryshojë.
    Nëse këto propozime miratohen në Qeveri, më pas duhet të kalojnë edhe në Bundestag dhe Bundesrat.
    Ndryshe vetëm gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë marrë shtetësinë e këtij vendi rreth 200.000 të huaj, që është rekord në 25 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shqiptarë.
     

  • Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare! Preken edhe shqiptarët

    Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare! Preken edhe shqiptarët

    Në kabinetin qeveritar të Gjermanisë do të paraqiten sot për herë të parë propozimet e Ministrisë së Brendshme për ndryshime në marrjen e shtetësinë gjermane dhe për bashkimet familjare – për disa kategori.
    Ministri i Brendshëm Aleksandar Dobrindt do të paraqesë një projektligj në Qeveri ku do të kërkohet ndalimi i bashkimeve familjare për refugjatët dhe azilkërkuesit e refuzuar.
    Ministri i Brendshëm do të propozojë edhe heqjen e mundësisë për marrjen e shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar për tre vite.
    Sipas rregullave të deritanishme, personat që janë të integruar shumë mirë, mund të marrin shtetësinë gjermane për tre vite.
    Kjo parashikohet të ndryshojë.
    Nëse këto propozime miratohen në Qeveri, më pas duhet të kalojnë edhe në Bundestag dhe Bundesrat.
    Ndryshe vetëm gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë marrë shtetësinë e këtij vendi rreth 200.000 të huaj, që është rekord në 25 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shqiptarë.

  • “Votues në listë edhe pse s’janë më shtetas shqiptarë!”/ Debat në KAS mes KQZ dhe PD: Ju si keni gjurmuar nëse ata kanë votuar ose jo

    “Votues në listë edhe pse s’janë më shtetas shqiptarë!”/ Debat në KAS mes KQZ dhe PD: Ju si keni gjurmuar nëse ata kanë votuar ose jo

    Në mbledhjen që po zhvillohet në KAS, ku PD ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të Kukësit që certifikoi KQZ dhe kërkon pavlefshmëri, ka pasur debat edhe lidhur me listat.
    Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, pretendoi se lista ka pasur edhe persona që e kanë lënë shtetësinë shqiptare dhe kërkoi të dhëna nëse ata kanë votuar në zgjedhjet e 11 majit.
    ‘Kemi të dhëna që persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare figuronin ende në listat e zgjedhjeve deri para pak kohë para zgjedhjeve. Kemi pasur një listë me 137 emra dhe ja kemi dhënë KQZ. Unë shpjegova se nëse ka disbalancë mes numrit të votuesve, pra personave që kanë votuar dy herë ka risk për përdorim të trenit bullgar dhe prandaj ne kërkojmë këto të dhëna. Ka pasur persona që e kanë shtetësinë shqiptare dhe figurojnë edhe tek diaspora dhe këtu në Shqipëri’, tha ai.
    Ndërkohë, Ilirjan Rusmali kërkoi nëse kanë një listë të këtyre personave.
    ‘Pra persona që kanë lënë shtetësinë, po ju si keni gjurmuar nëse ata kanë votuar ose jo. Keni listë të këtyre personave. Në kërkesën ankimore ju se keni këtë linjë, ju mund ta shtoni, a do ta shtoni duhet që të hetohet në këtë drejtim’, tha ai.