Tag: shtetësinë

  • Azili përgjysmohet në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet për “mashtruesit”

    Azili përgjysmohet në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet për “mashtruesit”

    Kërkesat për azil në Gjermani bien me 51% falë masave të qeverisë Merz. Ndërkohë, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet për mashtruesit, shkruan Auron Dodi.

    Shifrat flasin qartë. Numri i aplikimeve fillestare për azil në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën që nga fillimi i vitit 2025. Këtë vit janë paraqitur 106.298 kërkesa fillestare për azil, krahasuar me 216.861 në vitin 2024.
    Rënien me 51 përqind të aplikimeve për azil e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se “kthesa në politikën e azilit u krye”.  Sistemi gjerman i migrimit në këtë mënyrë lehtësohet dhe ky është një konfirmim i efektivitetit të masave të marra nga qeveria e re.
    Ndërveprim i disa masave
    Suksesi i deritashëm e ka burimin në ndërveprimin e disa masave. Që kur erdhi në pushtet shtatë muaj më parë, qeveria Merz dërgoi sinjale në disa fusha njëkohësisht: me kontrollet kufitare, me sprapësimet në kufi dhe me ruajtjen e një toni të ashpër ndaj migrimit ilegal në diskursin publik.
    Koalicioni aktual qeveritar zbatoi masa më të rrepta për mbrojtjen e kufirit. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt dërgoi në kufi forca të shumta shtesë të policisë federale dhe këmbënguli që ato të qendrojnë atje, megjithë kritikat. Dhe shumica e azilkërkuesve ilegalë vijnë pikërisht nga kufiri tokësor, me shtete të sigurta fqinjë me Gjermaninë. Veçanërisht fakti që ata përpiqeshin të hynin në Gjermani duke ardhur nga shtete të sigurta, pra që të aplikonin kështu edhe ilegalisht për azil në Gjermani, e bëri të lehtë sprapësimin e tyre nga policia.
    100.000 kërkesa për azil: për Gjermaninë pak, për të tjerët shumë
    Në Gjermani sot, 100.000 kërkesa për azil duken një shifër e ulët aplikimesh. Natyrisht deri në vitin 2012, shifrat e aplikimeve për azil kanë qenë shumë më të ulëta se sot. Por që atëherë lëvizjet migratore kudo në botë janë intensifikuar.
    E qartë është se të njëjtat shifra që Gjermania i konsideron të ulëta, janë alarmuese për shtete të tjera evropiane, si. p.sh. për Britaninë e Madhe. Kaq sa erdhën këtë vit në Gjermani, po mbi 100.000 azilkërkues, shkuan vjet në Britaninë e Madhe, për herë të parë një shifër e tillë e lartë në historinë e vendit. Në vitin 2025 atje kanë mbërritur madje 110.000 vetë. Kjo e ka detyruar edhe qeverinë aktuale britanike, një qeveri laburiste nën presionin e rritjes së partisë Reformiste UK të Nigel Farage, të angazhohet për një ashpërsim të ndjeshëm të sistemit të azilit.
    Hapa në rrugën e kufizimit të migrimit
    Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbrojtje për azilkërkues që rrezikohen, por vitet e fundit ka pasur një shifër të lartë shpërdorimi. Vërtet që Gjermania ka nevojë për të huaj si fuqi punëtore, por kryesisht për fuqi punëtore të kualifikuar, jo për migrim ilegal.
    Kryesisht forcat konservatore tani dëshirojnë që koalicioni të vazhdojë të shkojë më tej: të reflektojë për ata që ndodhen ligjërisht në Gjermani dhe duan shtetësinë gjermane. Politikanë konservatorë thonë se që dikush e merr shtetësine gjermane, vetëm se ka plotësuar vitet e qëndrimit të ligjshëm në Gjermani, pa një lidhje të vërtetë me Gjermaninë, nuk ndihmon në forcimin e vendit. Kjo është një fushë delikate, e preferuar edhe nga partia ultra e djathtë AfD, ku avancimi mund të mos jetë i lehtë.
    Dhënia e shtetësisë gjermane pritet të vështirësohet
    Derisa të arrihet një lidhje “e vërtetë” e dëshirueshme e shtetasve të rinj me Gjermaninë, partitë konservatore, CDU/CSU dhe socialdemokratët e SPD duan të ashpërsojnë më tej ligjin e shtetësisë. Për këtë informoi fillimisht Bild-Zeitung, pastaj edhe burime të tjera.
    Ashpërsimi konsiston në një sanksionim të fortë që po përgatitet: në të ardhmen, të gjithë ata që falsifikojnë çertifikatën e provimit të gjermanishtes dhe kapen, nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë sërish për shtetësinë gjermane pa kaluar 10 vjet.
    Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjatë periudhës së bllokadës dhjetëvjeçare, kjo nuk do të sjellë dobi. Pasi ata do të jenë shënuar në një regjistër të posaçëm, që shpejton refuzimin e kërkesës, refuzim të mbështetur në ligjin e ndryshuar.
    Më tej: personi do të futet në një bllokadë dhjetëvjeçare deri sa të lejohet të riaplikojë, edhe po ta ketë marrë (joligjërisht) shtetësinë. Pra kur mashtrimi i tij zbulohet pasi ai person e ka marrë tashmë shtetësinë gjermane.
    Për këtë ndryshim të ligjit, të kërkuar në Komisionin  e Brendshëm të Bundestagut nga partitë në pushtet, Bundestagu planifikohet të votojë këtë vit.
    Dihet se natyralizimi i përshpejtuar pas tre vjetësh për persona të mirëintegruar, i miratuar nga qeveria e kaluar, u anulua që në tetor. Këtë të premte (05.12.) ishte sipas planit hedhja në votë edhe e heqjes së detyrimit për shtetin, që të të paguajë një avokat, në rast se të paraburgos para dëbimit.  Kjo ide e detyrimit të shtetit për të paguar avokatin ishte një vendim i qeverisë së kaluar.
    Sfondi më i gjerë i ashpërsimit të ligjit të shtetësisë
    Ligji forcohet si përgjigje ndaj mashtrimeve të vazhdueshme me çertifikatat e gjuhës gjermane.
    Dihet se të gjithë ata që duan të marrin shtetësinë gjermane, duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në jetën e përditshme gjermanisht. Kjo konfirmohet kur ke çertifikatën e gjuhës të nivelit B1.
    Por së fundi, javën e kaluar, u identifikuan në jug të Gjermanisë, pesëmbëdhjetë të pandehur kryesorë, që organizonin falsifikimin e  çertifikatave të gjermanishtes në këmbim të parave. Në landet federale të Baden-Württembergut dhe Hessenit, pati për për këtë kontrolle me forca masive policore.
    Thuajse në të njëjtën kohë vitin e kaluar, për të njëjtën vepër penale u nxorr para Gjykatës së Landit në Bonn një grup falsifikuesish. Ata kishin fituar miliona nga falsifikimi i çertifikatave gjuhësore, të cilat i shisnin me çmime deri 3000 euro. Ashpërsimi i ligjit të shtetësisë në këtë drejtim synon të ketë efekt parandalues./Deutsche Welle

    Top Channel

  • Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

    Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

    Thuajse në të njëjtën kohë vitin e kaluar, për të njëjtën vepër penale u nxorr para Gjykatës së Landit në Bonn një grup falsifikuesish. Ata kishin fituar miliona nga falsifikimi i çertifikatave gjuhësore, të cilat i shisnin me çmime deri 3000 euro. Ashpërsimi i ligjit të shtetësisë në këtë drejtim synon të ketë efekt parandalues./ DW

  • Gjykata federale rrëzon një tjetër urdhër ekzekutiv të Trump, kërkonte që votuesit të vërtetonin nënshtetësinë e tyre

    Gjykata federale rrëzon një tjetër urdhër ekzekutiv të Trump, kërkonte që votuesit të vërtetonin nënshtetësinë e tyre

    Një gjyqtar federal ka bllokuar një urdhwr ekzekutiv të Donald Trump, duke vendosur që presidenti nuk mund t’u kërkojë votuesve të tregojnë pasaporta ose dokumente të ngjashme për të vërtetuar shtetësinë e tyre para se të hedhin votën.

    Janë ngritur padi të shumta që sfidojnë ligjshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trump të 25 marsit, i cili synonte të rishikonte procesin federal të zgjedhjeve. Gjykatat më parë kishin bllokuar përkohësisht zbatimin e tij. Gjyqtarja Colleen Kolar-Kotley e Uashingtonit është e para që lëshon një vendim përfundimtar, duke e rrëzuar urdhrin.
    Kolar-Kotli rrëzoi pjesën e urdhrit që kërkon që votuesit të vërtetojnë shtetësinë e tyre për t’u regjistruar për të votuar. Ajo më parë nuk e bllokoi pjesën e urdhrit ekzekutiv që u ndalon shteteve të numërojnë fletët e votimit me postë të hedhura pas Ditës së Zgjedhjeve.
    Urdhri u kundërshtua nga Komiteti Kombëtar Demokrat, Unioni i Qytetarëve Hispanikë dhe Fondi i Edukimit të Unionit të Grave Votuese, ndër të tjera.
    Urdhri kërkonte që një agjenci federale zgjedhore jopartiake të ndryshonte aplikacionin standard të regjistrimit të votuesve për të kërkuar provë të shtetësisë, siç është një pasaportë. Zyrtarët federalë do të “vlerësonin” shtetësinë e njerëzve që merrnin ndihmë qeveritare përpara se t’u jepnin formularë për t’u regjistruar.
    Paditësit argumentuan se këto masa do të dekurajonin ose pengonin individët e kualifikuar të regjistrohen.
    Kolar-Kotli vendosi që kjo pjesë e mandatit është e paligjshme sepse Kushtetuta e SHBA-së u jep Shteteve dhe Presidentit fuqinë për të mbikëqyrur zgjedhjet.

    Top Channel

  • Ish-kryetari i Odesës arrestohet për përmbytjet vdekjeprurëse

    Ish-kryetari i Odesës arrestohet për përmbytjet vdekjeprurëse

    Një gjykatë në Kiev shqiptoi masën e arrestit shtëpiak për 60 ditë ndaj ish-kryetarit të Odesës, Hennadiy Trukhanov, i akuzuar për neglizhencë zyrtare, disa javë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ia hoqi shtetësinë ukrainase.
    Gjykata e Qarkut Peçersk në Kiev e vendosi këtë masë më 31 tetor, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, pasi Trukhanov dyshohet për keqmenaxhim gjatë përmbytjeve në Odesë, kur vdiqën disa persona.
    Ish-deputet i Parlamentit të Ukrainës dhe kryetar i qytetit në Detin e Zi që nga viti 2014, Trukhanov ishte njoftuar disa ditë më parë se dyshohej për moskryerje siç duhet të detyrave zyrtare.

    Duke folur përmes video-lidhjes gjatë seancës gjyqësore, Trukhanov e quajti akuzën ndaj tij një “shpërqendrim të planifikuar politik” dhe pretendoi se nuk kishte bërë asgjë gabim.
    Sipas hetimit, ish-kryetari dështoi të siguronte funksionimin e duhur të sistemit të kullimit të qytetit dhe të informonte banorët për rrezikun e një emergjence më 30 shtator, ditën kur përmbytjet vdekjeprurëse goditën qytetin-port të Odesës.
    “Si pasojë e përmbytjeve në një pjesë të qytetit, të shkaktuara nga dështimi i sistemit të kanalizimeve për të përthithur ujin nga rrugët, vdiqën nëntë persona, përfshirë një fëmijë i moshës 9-vjeçare”, tha prokuroria më 29 tetor.
    Trukhanov deklaroi se vendimi i autoriteteve për ta trajtuar atë si të dyshuar, ishte “befasi” për të, megjithëse pranoi se problemi me sistemin e kullimit të ujit në Odesë ishte “katastrofik”.
    “Zgjidhja e këtij problemi kërkon miliarda investime dhe mbështetje nga Qeveria. Vetëm qyteti asnjëherë nuk mund ta menaxhojë zgjidhjen e këtij problemi”, shtoi ai.
    Menjëherë pas tragjedisë më 30 shtator, Trukhanov deklaroi se në qytet kishte pasur reshje shiu brenda shtatë orësh sa gati për dy muaj.
    “Asnjë sistem kanalizimi nuk mund të përballojë një ngarkesë të tillë”, shkroi ai në Telegram.
    Dy javë pas përmbytjeve në Odesë, Zelensky njoftoi se po ia revokonte shtetësinë ukrainase Trukhanovit, duke u bazuar në raporte të agjencisë kryesore të sigurisë të shtetit që tregonin se ai posedonte pasaportë ruse.
    Trukhanov ka premtuar se do të ngrehë padi me qëllim që të rimarrë shtetësinë ukrainase.
    Që një kohë të gjatë, Trukhanov është përballur me akuza se ka shtetësi ruse, që është e paligjshme sipas ligjeve në Ukrainë.
    Më herët, disa banorë të Odesës iniciuan një peticion për t’i hequr shtetësinë ukrainase, duke pretenduar se ai po ashtu paguante taksa në Rusi.
    Megjithatë, jo të gjithë ishin të bindur, duke argumentuar se Trukhanov ishte zgjedhur në mënyrë të drejtë dhe se, me luftën që vazhdon kundër forcave ruse, ka çështje më urgjente për t’u trajtuar./REL

  • “Gjermania heq dyshtetësinë”, CDU/CSU: Revokim të pasaportës atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese

    “Gjermania heq dyshtetësinë”, CDU/CSU: Revokim të pasaportës atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese

    Kanë ngjallur shqetësim thirrjet e unionit gjerman CDU/CSU për reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizime mbi shtetësinë e dyfishtë, që shkojnë deri aty sa të apelojnë deri për revokimin e pasaportave të atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese të Gjermanisë.

    Disa politikanë të partive të CDU/CSU, shkruajnë mediat në Berlin, kanë vënë në pikëpyetje shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane.
    “Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” deputeti i CSU, Stefan Mayer.
    Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani kërkoi gjithashtu që “kriminelëve, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta.
    “Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe pastaj ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne”, theksoi Mayer.
    “Shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo ​​rregull”, deklaroi për gazetën Bild edhe politikania e CDU-së, Cornell Babendererde. Në vitin 2024, rreth 292,000 persona morën shtetësinë gjermane, apo 46 përqind më shumë se një vit më parë, që është një rekord i ri. Një në katër prej tyre janë me origjinë nga Siria.
    Për ndryshimin e këtij ligji kërkohet shumica e votave të partive në pushtet. Por Partia Socialdemokrate i ka kundërshtuar deri tani kërkesat për heqjen e dyshtetësisë.

    Top Channel

  • A do të hiqet dyshtetësia në Gjermani?

    A do të hiqet dyshtetësia në Gjermani?

    PASAPORTAT GJERMANE DHE SHQIPTARE

    GJERMANI- Disa politikanë të partive të Unionit CDU/CSU kanë vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane. “Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” të mërkurën deputeti në Buindestag i partisë CSU, Stefan Mayer.
    “Reformat e nënshtetësisë…”
    Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani i CSU kërkoi gjithashtu që “banditëve, kriminelëve të rëndë, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta.
    “Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe pastaj ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne”, theksoi Mayer.
    “Shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo ​​rregull”, deklaroi për gazetën Bild edhe politikanja e CDU-së, Cornell Babendererde.
    Përkushtim apo përfitim?
    “Nëse 80 përqind e atyre që morën shtetësinë në vitin 2023 duan të mbajnë edhe pasaportën e tyre të mëparshme, së bashku me shtetësinë gjermane, atëherë duhet të pyesim veten: A nuk mjafton dashuria, identifikimi me vendin tonë në fund të fundit, apo kjo bëhet më shumë për ruajtjen e përfitimeve të garantuara nga një pasaportë gjermane?”
    Në vitin 2024, rreth 292,000 persona morën shtetësinë gjermane – 46 përqind më shumë se një vit më parë, që është një rekord i ri. Një në katër (28 përqind) prej tyre janë me origjinë nga Siria.
    Nga rreth 201,000 persona që kanë kërkuar dhe marrë shtetësinë gjermane në vitin 2023, sipas të dhënave të Entit federal për Statistika, 80,9 përqind e mbajtën pasaportën e tyre të mëparshme, që do të thotë se tani kanë shtetësi të dyfishtë.
    Qëndrimet kundër
    Për ndryshimin e këtij ligji kërkohet shumica e votave të partive në pushtet. Por Partia Socialdemokrate (SPD) ka kundërshtuar deri tani kërkesat për heqjen e dyshtetësisë apo shumështetësisë siç thuhet në ligj. Nëse partitë e Unionit CDU/CSU duan të ndryshojnë këtë ligj, duhet të bindin edhe deputetët e SPD. Por deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje në këtë drejtim.
    Para pak kohësh në Gjermani ka ndryshuar ky ligj dhe është hequr mundësia e marrjes së shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar brenda tre vitesh për “personat e integruar mirë”, siç është thënë përpara./DW

  • I hoqi shtetësinë ukrainase ish-kryebashkiakut, Zelensky emëron kryetarin e ri të Odesës

    I hoqi shtetësinë ukrainase ish-kryebashkiakut, Zelensky emëron kryetarin e ri të Odesës

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi këtë të mërkurë Serhiy Lysak, ish-guvernator i rajonit të Dnipropetrovskit, si drejtues të ri të qytetit portual Odesa, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Hennadiy Trukhanov.

    Trukhanov humbi automatikisht postin pasi Zelensky i hoqi shtetësinë ukrainase, për shkak të dyshimeve se ai zotëronte pasaportë ruse, një akuzë që ish-kryebashkiaku e mohon kategorikisht.
    Administrata e re e qytetit do të jetë ushtarake, një praktikë që është bërë e zakonshme gjatë kohës së luftës, duke i dhënë presidentit kontroll më të madh mbi pushtetin vendor. Megjithatë, disa kundërshtarë politikë e kanë kritikuar këtë si një hap jodemokratik.
    Trukhanov, i cili drejtoi Odesën që nga viti 2014, ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë vendimin në gjykatë. Ai është shprehur kritik ndaj politikës të Ukrainës, një proces që nisi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe u intensifikua pas pushtimit të plotë rus në vitin 2022.
    Aktualisht, zgjedhjet lokale janë pezulluar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që mbetet në fuqi në të gjithë vendin.

    Top Channel

  • Rekord në Poloni: 16,342 të huaj fituan shtetësinë polake në vitin 2024, shumica ukrainasë

    Rekord në Poloni: 16,342 të huaj fituan shtetësinë polake në vitin 2024, shumica ukrainasë

    Polonia ka shënuar një rekord historik në vitin 2024 me dhënien e 16,342 shtetësive për të huajt, një rritje prej 37% krahasuar me vitin e kaluar. Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë, ndërsa krahasuar me vitin 2012, shifra është pothuajse katërfishuar. Sipas autoriteteve polake, rritja e qytetarëve të rinj lidhet me nivelin e lartë të migrimit që vendi ka përjetuar gjatë dekadës së fundit.

    Më shumë se gjysma e shtetësive të reja iu dhanë ukrainasve, ndërsa grupet e tjera të mëdha përfshijnë bjellorusët, rusët, vietnamezët, bolivianët, armenët dhe turqit. Një prirje në rritje vihet re edhe tek aplikimet e izraelitëve, të cilët vetëm në vitin 2024 paraqitën mbi 9,000 kërkesa, krahasuar me rreth 2,500 në vitin 2021, pas ngjarjeve të 7 tetorit dhe pasojave të tyre.

    Përveç qytetarëve të thjeshtë, disa figura të njohura morën shtetësinë polake. Aktori amerikan me origjinë hebreo-polake Jesse Eisenberg u bë zyrtarisht qytetar i Polonisë në një ceremoni të veçantë, ndërsa ish-kampioni rus i patinazhit Vladimir Semirunniy, që u largua nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës, u bë polak për të përfaqësuar vendin në Lojërat Olimpike Dimërore.

    Mënyrat për të fituar shtetësinë polake ndryshojnë. Pasardhësit e qytetarëve polakë, si Eisenberg, duhet të paraqesin dokumente që provojnë origjinën e tyre. Për aplikantët e tjerë, kërkohet periudhë qëndrimi, të ardhura të qëndrueshme, zotërim banese dhe njohuri të gjuhës polake. Aktualisht kjo periudhë është tre vjet, por presidenti Karol Nawrocki ka propozuar që të zgjatet në 10 vjet, si pjesë e një politike më të ashpër ndaj migracionit.

    Gjithashtu, shtetësia mund të merret edhe përmes dekretit presidencial, siç ndodhi në vitin 2024 me 1,514 raste të miratuara nga ish-presidenti Andrzej Duda.

  • Pirro Dhima u bë grek në avion, Zhegrova mezi bëhet shqiptar në tokën e tij

    Pirro Dhima u bë grek në avion, Zhegrova mezi bëhet shqiptar në tokën e tij

    Nga Nju Jorku, Marko Caka
    Duke marrë shkas nga një reagim publik i një deputeteje të Partisë Demokratike lidhur me pajisjen me shtetësi shqiptare të futbollistit Edon Zhegrova, nuk mund të mos shpreh shqetësimin tim, jo për vetë procesin e shtetësisë, por për mllefin që u ndie më shumë ndaj personave që e kanë dhënë këtë shtetësi, sesa ndaj mënyrës se si ajo është përfituar.
    Së pari, Edon Zhegrova është shqiptar dhe ka të gjithë të drejtën e Zotit të marrë shtetësinë e Shqipërisë, si bijtë e të njëjtit komb e të njëjtit gjak, që dëshirojnë të pajisen me pasaportën e tokës mëmë.
    Së dyti, Zhegrova nuk është një qytetar i zakonshëm që thjesht ka aplikuar për dokumente. Ai është një futbollist me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, që nderon dhe përfaqëson me dinjitet shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Nëse ka dikush që e meriton këtë shtetësi, janë pikërisht figura si ai, që e përmirësojnë imazhin e vendit, jo si ata që e njollosin, trafikantët, kriminelët deri edhe politikanët e korruptuar, të cilët, për ironi, shpesh mbrohen nga vetë ajo deputete që sot ngre zërin.
    Është e qartë se shqetësimi i saj nuk ka të bëjë as me procedurat, as me shtetësinë në vetvete, por me faktin që ky akt është firmosur nga kryeministri i vendit, armiku i përbetuar i partisë së saj. Është bërë obsesion tashmë që çdo gjë që mban firmën e tij të anatemohet, qoftë edhe kur ndihmon një bashkëkombës të suksesshëm nga Kosova.
    Nuk jam në dijeni të plotë të kohës që i është dashur Zhegrovës për të marrë shtetësinë apo të procedurave ligjore, por e di që sportistët me talent të spikatur dhe famë ndërkombëtare kanë pasur gjithmonë lehtësira dhe kjo është e sanksionuar në ligj. Kur ky sportist është edhe shqiptar, nuk ka asnjë arsye të vonohet një vendim i tillë.
    Deputetja në fjalë nuk e vuri në pikëpyetje fakti që, nën presidencën e mëparshme, një futbollist afrikan,  i panjohur për publikun shqiptar dhe i padëshmuar në ndonjë nivel të lartë sportiv u pajis me shtetësi brenda natës. Madje, për atë rast ka pasur edhe akuza për korrupsion dhe dhënie parash. Po aty nuk u ndje asnjë zë proteste! Kjo tregon qartë se standardet janë të dyfishta, dhe kritika nuk ka të bëjë me parime, por me interesa të ngushta politike.
    Në rastin e Zhegrovës, nuk ka asnjë shenjë që shtetësia i është dhënë për përfitim politik apo ekonomik. Përkundrazi, është një rast ku autoritetet shtetërore kanë vepruar në mbështetje të një bashkëkombësi që e ka ngritur flamurin shqiptar në majat më të larta të sportit.
    Le t’i kujtojmë deputetes një fakt 33 vjet më parë, atëherë kur autoritetet greke i dhanë shtetësinë Pirro Dhimës në avion, gjatë rrugës për në Lojërat Olimpike të Barcelonës. Dhe falë atij vendimi të shpejtë dhe vizionar, Greqia fitoi një kampion të madh dhe një ikonë të sportit, që e nderoi atë shtet për dekada. Asnjë politikan grek nuk u mor me procedurën, por të gjithë u bashkuan për ta mbështetur.
    Shpresoj që një ditë Edon Zhegrova të jetë pjesë e ëndrrës së tij tek “Zonja e Vjetër”, Juventus, dhe suksesi i tij të na bëjë krenarë të gjithëve, përfshirë edhe ata që sot ndoshta nuk e kuptojnë peshën e sportit dhe të përfaqësimit ndërkombëtar.
    Sepse kur një shqiptar nderon kombin, nuk ka rëndësi nëse e ka marrë pasaportën dje apo dhjetë vjet më parë, por ai është yni dhe ne duhet ta mbështesim.