Tag: shtetërore

  • Autobusë dhe bileta elektronike/ Qeveria shpalos programin për transportin, do të krijohet kompani shtetërore

    Autobusë dhe bileta elektronike/ Qeveria shpalos programin për transportin, do të krijohet kompani shtetërore

    Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar.

    Sektori i transportit do të zër një peshë të rëndësishme në realizimin e premtimeve që qeveria synon t’i bëj konkrete gjatë 4 viteve të ardhshme.
    Transporti publik një nënkategori që kërkon vëmendjen do të elektrifikohet ndërsa do të përfshijë edhe sisteme digjitale.
    “Implementojmë sistemet elektronike të biletave dhe GPS/AVL, duke garantuar menaxhim transparent, monitorim në kohë reale dhe shërbim të besueshëm për qytetarët”.
    Në funksion të qytetarëve por edhe qyteteve të pastra e të gjelbra do të shtohet dhe flota elektrike me 100 autobusë të tillë me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin. Për monitorimin e të gjithë transportit publik, qeveria do të krijojë një kompani shtetërore.
    “Ngremë shoqërinë shtetërore si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.”
    Shoqëria nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi.
    Me një kapital fillestar prej 10 milion lekësh dhe në pronësi 100% shtetërore, kompania e re do të mbajë emrin MobAl sh.a dhe do të jetë nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Top Channel

  • Britania “flirton” me presidentin / Trump “shpallet mbret” në Londër, mes pompozitetit dhe protestave

    Britania “flirton” me presidentin / Trump “shpallet mbret” në Londër, mes pompozitetit dhe protestave

    Vizita e dytë shtetërore dhe e paprecedentë e presidentit amerikan në Britaninë e Madhe nisi me pompozitet, por edhe protesta. Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u mirëpritën nga mbreti Charles i III, mbretëresha Kamila, Princi William dhe princesha e Uellsit, Kate, në Kështjellën Winsdor teksa zbritën nga helikopteri Marine One. 
    Ndërsa presidenti shtrëngoi duart me Mbretin, një përshëndetje me 41 te shtëna u dëgjua njëkohësisht nga gjashtë topa të epokës së Luftës së Parë Botërore në lëndinën lindore të kështjellës, ndërsa një shfaqje e ngjashme ndodhi në Kullën e Londrës, në qendër të kryeqytetit. 
    Rreth 120 kuaj dhe 1,300 anëtarë të ushtrisë britanike morën pjesë në ceremoni, për të cilën, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar thonë se shënoi pritjen më të madhe ceremoniale ushtarake për një vizitë shtetërore në Britani që mbahet mend ndonjëherë. 
    Çifti Trump dhe familja mbretërore u nisën më pas në një procesion me karroca drejt kështjellës gati 1,000-vjeçare të Winsdor. Britania po bën të pamundurën për të joshur dhe për të lajkatuar presidentin e paparashikueshëm të SHBA-së me një shfaqje të jashtëzakonshme pompoziteti dhe madhështie, ndërsa përpiqet ta mbajë atë në krah gjatë një sërë krizash ndërkombëtare. 
    Mikpritja ushtarake ishte edhe më e madhe se sa kur Mbretëresha Elizabeta e II, mirëpriti Trumpin në vizitën e tij të parë shtetërore, në vitin 2019. Por teksa presidenti vizitonte Windsor, protestuesit mbushën rrugën e Londrës në shenjë proteste për vizitën e tij. 
    1600 efektivë u angazhuan për tu marrë me vetëm një prej demonstratave në Londër, ndërsa 4 persona u arrestuan pasi projektuan imazhet e Trump dhe Epstein pranë kështjellës. Momenti kulmor i vizitës do të jetë banketi spektakolar në Sallën e Saint George, me fjalime nga mbreti Charles dhe Trump, e po ashtu menyja do të jetë një përfaqësim kulinar i marrëdhënies së veçantë. 
    E gjithë kjo është ideuar për të fituar zemrën e liderit amerikan, i cili këtë vit, u vetëshpall mbret në një postim në rrjetet sociale, ku shkroi “rroftë mbreti’’ poshtë një foto-je që e shfaqte me kurorë. 
     

  • FOTOT/ Trump i shoqëruar nga Melania shkojnë me helikopter në takimin me Mbretin Charles III

    FOTOT/ Trump i shoqëruar nga Melania shkojnë me helikopter në takimin me Mbretin Charles III

    Princi dhe Princesha e Uellsit mirëpritën Donald dhe Melania Trump sot në Windsor, teksa vizita e dytë historike shtetërore e Presidentit amerikan nisi zyrtarisht.

    Princi William dhe Kate i pritën çiftin Trump në Walled Garden në pronën e Windsor-it, kur helikopteri presidencial Marine One mbërriti pak pas mesditës.
    Si pjesë e disa elementeve ceremonialë të kësaj vizite, helikopteri u ul në lëndinën e kopshtit privat në Home Park-un.
    William dhe Kate përshëndetën çiftin Trump dhe ecën një copë rruge me ta për të takuar Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla jashtë Victoria House, duke shënuar fillimin e vizitës.
    Mbretëresha kishte kaluar pasditen e djeshme duke pushuar në Kalanë e Windsor-it, pasi kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në varrimin e Dukeshës së Kentit në Katedralen Ëestminster për shkak të sinusitit akut – por këshilltarët mbretërorë thanë se ajo ishte rikuperuar për të pritur çiftin Trump sot.
    Orari pësoi një vonesë të vogël, pasi zoti Trump mbërriti pas kohës së planifikuar 11:55. Mbreti mbërriti me Mbretëreshën me makinën shtetërore Bentley në orën 12:02.
    Camilla u fotografua e veshur me një fustan blu safir të ndezur, një pallto të përshtatur nga Fiona Clare dhe një kapelë nga Philip Treacy. Kate kishte zgjedhur një fustan nga Emilia Wickstead, një kapelë nga Jane Taylor dhe një broshë me pupla.
    Presidenti doli më në fund nga helikopteri Marine One bashkë me bashkëshorten e tij Melania në orën 12:16, me një ceremoni muzikore për nder të tyre.
    Muzika u interpretua nga Banda e Kalorësisë Mbretërore, e cila kishte veshur uniformat tradicionale shtetërore – të dizajnuara në shekullin e 17-të dhe të punuara me fije ari të pastër.
    Më pas, çifti Trump iu bashkua Mbretit dhe Mbretëreshës, si dhe William dhe Kate, për një udhëtim me karrocë përmes pronës së Windsor-it drejt kalasë.
    Mbreti dhe zoti Trump u panë duke biseduar. Mbretëresha dhe Zonja e Parë ishin në karrocën pas tyre, gjithashtu të angazhuara në një bisedë të ngrohtë.

    Top Channel

  • Trump në Britaninë e Madhe – Diplomaci dhe nervozitet

    Trump në Britaninë e Madhe – Diplomaci dhe nervozitet

    mberritja e ciftit trump ne aeroport

    BRITANI E MADHE- Avioni presidencial Air Force One aderoi në orën 21:07 sipas orës lokale në afërsi të Londrës. Presidenti i SHBA-së Donald Trump të mërkurën do të pritet në kështjellën Windsor nga mbreti Charles III. Të enjten (18.09.2025) Trump do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer në çiflikun e tij Chequers.
    Teatri politik në Oval Office
    Kur kryeministri britanik Keir Starmer në fund të shkurtit 2025 i dorëzoi presidentit Trump në Oval Office ftesën e nënshkruar nga mbreti Charles, pasoi një skenë teatri politik, që ka shanse të mira për të hyrë në historinë britanike: “A ta lexoj tani?”, pyeti Trump. “Po, të lutem”, u përgjigj Starmer dhe shtoi më pas: “Tani mungon vetëm përgjigja juaj.” Trump menjëherë ia ktheu: “Përgjigja ime është: po.” Të paktën për këtë çast raportet ndërmjet dy vendeve u shpëtuan. Kur Trump shpalli tarifat për doganat ndërkombëtare Britania e Madhe me dhjetë përqind doli më e favorizuar krahasuar me vende të tjera.
    Letrën e mbretit Charles Trump e mbajti aq të hapur para kamerave, sa mund të deshifroheshin lehtësisht fjalët e mbretit. NëBritaninë e Madhe kjo u prit nga njëra anë me kureshtje, por edhe me pak indinjatë. “Që zarfi me një ftesë për një vizitë shtetërore u dorëzua personalisht, kjo ndodh për herë të parë”, thotë historiani dhe ekspert i shtëpisë mbretërore Robert Lacey. Vetëm ky gjest, sipas tij, tregon se sa politike është kjo vizitë.
    Për Donald Trump kjo është vizita e dytë shtetërore si president. Herën e parë gjatë mandatit të tij të parë ai u prit më 2019 nga mbretëresha Elisabeth II në Londër.
    Pushteti i butë mbretëror mund të ketë efekt tek Trump
    Asnjë drejtues tjetër shteti Mbretëria e Bashkuar nuk e ka nderuar me një ftesë të dytë për vizitë shtetërore. Ky është një rekord tërësisht sipas shijes së Trumpit. “Pa shpresën për të ardhur në Windsor, të takojë mbretin dhe të përkujtojë mbretëreshën me një vizitë tek varri i Elisabeth II, Trump nuk do të kishte ardhur”, mendon Lacey. Vizitat shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar janë nderi më i madh diplomatik për kryetarë shtetesh dhe qeverish, por ato shërbejnë edhe si një armë e fshehtë diplomatike për pushtetin e butë të monarkisë. Kjo mund të ketë efekt të veçantë tek presidenti i SHBA-së. “Trump ka admirim për aristokracinë me taban të fortë si dhe pasurinë e saj. Ai vet është mishërimi i pasanikut të ri e për këtë arsye ka edhe një farë kompleksi inferioriteti”, thotë politologu i specializuar për marrëdhëniet SHBA-Britani e Madhe, Mark Shanahan nga Universiteti anglez Surrey: “Me të gjitha lidhjet e tij në shtëpitë mbretërore dhe familjet fisnike të Europës Charles është një lloj diplomati dhe kjo do t’i lerë përshtypje e do ta influencojë Trumpin.”
    Të shtëna me top, banket dhe përgatitje enkas
    Për dy ditë (17.09 -18.09) presidenti i SHBA-së do të jetë në Britaninë e Madhe i shoqëruar nga bashkëshortja Melania. Janë planifikuar një udhëtim me pajton, të shtëna nderi me top. Një banket pompoz shtetëror me rreth 160 të ftuar dhe mbrëmjen e së mërkurës Trump do ta kalojë në kështjellën Windsor. Të enjten janë në plan takimi me kryeministrin Starmer: Në program janë kryesisht tema ekonomike dhe politike, ndër to inteligjenca artificiale, investimet, doganat si dhe Gaza e Ukraina. Se çfarë do të arrijë qeveria e Starmerit, këtë e ka mjaft mirë parasysh mbreti Charles. Kryeministri dhe mbreti takohen gjithësesi një herë në javë në audiencë private, dhe përpara vizitave të tilla shtetërore kontakti ndërmjet pallatit mbretëror dhe Downing Street 10 intensifikohet.
    “Mbreti përgatitet në mënyrë të detajuar nga qeveria, për atë se për çfarë duhet të flasë apo të mos flasë tani me Trump”, thotë politiologu Shanahan. Edhe princesha Catherine, e quajtur Kate, princesa e Uellsit, luan një rol të rëndësishëm. “Princesha po ashtu përgatitet enkas për bisedimet me Melania Trump, sepse besohet, që First Lady ka influencë të madhe tek burri i saj. “Pjesëtarët e familjes mbretërore në bisedimet e tyre me Trump do të plasojnë tek Trump informacionet e duhura duke shpresuar që ato ashtu si fara të bien në tokë pjellore”, thotë Shanahan.
    Simbolikisht e rëndësishme
    Vizita shtetërore e presidentit Trump është për mbretin Charles një tjetër pikë kulmore në këtë vit me aktivitet intensiv diplomatik për të. Fillimisht shumë britanikë druanin, se Charles, pikëpamjet politike të të cilit njihen shumë më tepër se sa ato të nënës së tij, që ai si mbret do të fokusohej shumë më fort tek politika e ditës brenda vendit. Por tani qeveria gjithnjë e më shumë po kërkon prej tij që të jetë aktive në një mënyrë krejt të veçantë. Charles, i cili vazhdimisht është shprehur solidar për Ukrainën, në fillim të marsit me kërkesën e qeverisë britanike priti Volodymyr Zelenskyjn – pak pasi presidenti ukrainas u konfrontua në Oval Office me qendrimin e ashpër të Trumpit dhe zëvendëspresidentit JD Vance. Në fund të majit Charles udhëtoi në Kanada, ku si kreu i shtetit hapi parlamentin kanadez. Në fjalimin e tij ai theksoi sovranitetin kanadez. “Vizita në Kanada pasi Trump u shpreh për një shtet të 51-të të SHBA-së, ishte mjaft simbolike. Pallati do të thoshte jo politike, por me rëndësi simbolike”, nënvizon ish-diplomatik britanik Nicolas Westcott.
    Nervozitet i madh
    Jo vetëm lidhur me Ukrainën ose Kanadanë, por edhe për temat si klima dhe mbrojtja e mjedisit apo vaksinimi, pikëpamjet e Trump dhe Charles kanë dallime të mëdha. Për shkak të këtyre qendrimeve dhe reagimit të paparashikueshëm të Trumpit në politikën botërore, si në komportimin e tij ndaj kreut të Kremlinit Vladimir Putin dhe faktit që britanikët relativisht nuk e preferojnë Trumpin, vazhdimisht në mediet britanike është spekuluar, se pallati mbretëror e ka pranuar me sforco vizitën dhe se do të kishte preferuar ta shtynte atë. Downing Street 10 në të kundërt ka insistuar për këtë periudhë. Rezultati është tani një vizitë mjaft kompakte, jashtë Londrës, me pak pika kontakti me opinionin publik britanik.
    Ish-diplomati Westcott thotë: “Mbreti e kupton ashtu si edhe nëna e tij. Eshtë detyrim i monarkut, që të mbështesë vendin dhe qeverinë. Nëse diçka është e rëndësishme për vendin, kjo është e rëndësishme edhe për mornarkun. Një raport i mirë me presidentin e SHBA-së është e pjesë e rëndësishme e kësaj, pavarësisht nga pikëpamjet personale apo politike të tij.” Nervoziteti në pallat dhe në qeverinë britanike është i madh. “Sado perfekt të jenë organizaur të gjitha, ndonjëherë mjafton vetëm një çast, një imazh që mund të kthehet në temën e vetme”, thotë Westcott. Protestat e planifikuara dhe një president kryeneç, që rrallëherë i përmbahet manuskriptit, janë potencial i mjaftueshëm për ndonjë gërvishtje në programin e shkëlqyer të nivelit të lartë mbretëror./dw

  • ‘Zgjedhjet nuk ishin të lira’, Ndoja: Humbëm 18 mandate për shkak të rregullave të njëanshme

    ‘Zgjedhjet nuk ishin të lira’, Ndoja: Humbëm 18 mandate për shkak të rregullave të njëanshme

    Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoj, i ftuar në një emision televiziv ka lëshuar akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore, duke deklaruar se ato nuk funksionojnë dhe se zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të lira.
    Ndoja u shpreh se, opozita futet në betejën elektorale me rregulla të njëanshme dhe e penalizuar.
    ‘Ne kemi disa fakte konkrete, publike, ku asnjë nga organet nuk funksionon. Justitët e Kuvendit i japin Peleshit detyra se çfarë duhet të bëjë, por faktikisht funksion si administratë shtetërore, jo si administratë kuvendi. Ne jemi republikë parlamentare dhe Kuvendi është organi më i rëndësishëm në këtë vend.’
    Ndoja e krahasoi situatën politike aktuale me periudha të mëparshme historike.
    ‘Një shekull më parë, mbreti Zog ndërmorri hapat e parë deri sa në vitin 1928 e ktheu vendin në monarki. Për ironi të fatit, po përsëritet e njëjta histori në Shqipëri. Niveli i autokracisë, arrogancës, keqpërdorimit të pushtetit ka shkuar në ato grada që edhe për vetë një pjesë të socialistëve kanë pritshmëri për një opozitë të fortë nga PD.’
    Duke u ndalur te procesi zgjedhor, Ndoj deklaroi se opozita ka qenë e penalizuar që në nisje.
    ‘Këto zgjedhje nuk janë të lira, vetëm nisur nga rregullat e lojës me të cilat ne kemi hyrë në lojë, ne humbim 18 mandate. Pra të humbësh 18 mandate do të thotë se rregullat e lojës nuk janë të njëjta për të dy palët. Në aspektin ligjor ne hyjmë në lojë me këtë mungesë prej 18 deputetësh.’

  • SHBA – Britani do të njoftojnë marrëveshje mbi 10 miliardë dollarëshe gjatë vizitës së Trump

    SHBA – Britani do të njoftojnë marrëveshje mbi 10 miliardë dollarëshe gjatë vizitës së Trump

    Shtetet e Bashkuara dhe Britania planifikojnë të njoftojnë më shumë se 10 miliardë dollarë marrëveshje ekonomike këtë javë, si pjesë e vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, thanë të hënën zyrtarë të lartë amerikanë.

    Të dy qeveritë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare me tre shtylla: një partneritet të ri shkencor dhe teknologjik për të forcuar sektorët e teknologjisë së të dy vendeve, bashkëpunim në energjinë bërthamore civile dhe përparime në bashkëpunimin teknologjik të mbrojtjes, thanë zyrtarët në një konferencë telefonike.

    Disa udhëheqës të biznesit të teknologjisë në SHBA pritet të jenë të pranishëm në vizitën shtetërore, thanë zyrtarët.

    Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump do të mbërrijnë vonë të martën për bisedime me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla të mërkurën në Kështjellën Windsor dhe për një darkë shtetërore atë mbrëmje.

    Trump do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer të enjten dhe ata planifikojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Trump kthehet në Uashington të enjten në mbrëmje.

    Trump është presidenti i parë amerikan që ftohet në dy darka shtetërore nga britanikët. E para e tij ishte në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë.

    Zyrtarët amerikanë përshkruan marrëveshjet e ardhshme që do të jenë të rëndësishme për bashkëpunimin ekonomik midis dy aleatëve të hershëm, me të paktën 10 miliardë dollarë në marrëveshje të pritura.

     “Kjo vizitë i jep presidentit mundësinë për të forcuar lidhjet me një partner dhe aleat veçanërisht të ngushtë, ndërkohë që avancojnë interesat e ndërsjella ekonomike dhe të politikës së jashtme”, tha një nga zyrtarët amerikanë./ Reuters.

  • Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare

    Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare

    Autoritetet polake kanë dhënë alarmin mbrëmjen e sotme pasi një dron u pikas duke fluturuar mbi ndërtesa qeveritare në kryeqytetin Varshavë, përfshirë zonën e rrugës Parkowa dhe Pallatin Belweder, rezidenca e rëndësishme shtetërore.
    Lajmin e bëri publik kryeministri Donald Tusk përmes një postimi në rrjetin social X, duke njoftuar se droni u neutralizua nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SOP).
    Pas incidentit, policia arrestoi dy shtetas bjellorusë, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë mision të dyshimtë. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur motivet dhe prapaskenat e ngjarjes.

    Ky rast vjen vetëm disa ditë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet e Varshavës për sigurinë kombëtare dhe kërcënimet që vijnë nga lindja.

  • Situata në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, reagon Dhoma Vendore e Avokatisë: Kërkojmë nga SPAK hetim të plotë

    Situata në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, reagon Dhoma Vendore e Avokatisë: Kërkojmë nga SPAK hetim të plotë

    Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka publikuar një deklaratë, duke denoncuar keqmenaxhimin dhe abuzimet sistematike në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.

    Avokatët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, nisjen e hetimeve penale dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Prokurorinë e Vlorës dhe SPAK.
    Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë:
    Mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore VlorëDrejtuar:
    1. Qytetarëve të Bashkisë Vlorë, Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë.2. Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.3. Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)
    Duke u mbështetur në:
    – Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronës dhe sigurinë juridike të qytetarëve;– Ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën”, i cili përcakton parimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;– Kompetencat e Dhomës së Avokatisë për mbrojtjen e të drejtave ligjore të qytetarëve dhe rolin e saj si zë i profesionit juridik;
    Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë KONSTATON:
    1. Se Drejtoria Vendore e Kadastrës në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës.2. Se vonesat, arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore.3. Se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe pengim të drejtësisë.
    Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë:
    1. Dënon publikisht në mënyrë të prerë keqfunksionimin dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.2. Kërkon ndërhyrje urgjente të drejtuesve qendrorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për ndalimin e menjëhershëm të abuzimeve dhe rikthimin e transparencës.3. Kërkon nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë nisjen e menjëhershme të hetimeve për çdo veprim të dyshuar penal të kryer nga zyrtarë dhe punonjës të Kadastrës Vlorë.4. Kërkon nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) hetimin e plotë të çdo shkeljeje që përbën korrupsion ose shpërdorim të detyrës në nivel të lartë drejtues.
    Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë angazhohet për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe, në rast të mosveprimit të institucioneve përkatëse, të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
    Ky reagim është një akt publik, një thirrje e drejtpërdrejtë dhe e fortë për llogaridhënie, hetim penal dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

    Top Channel

  • Donald Trump do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme

    Donald Trump do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një vizitë të dytë shtetërore të në Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme.
    Sipas BBC, ai do të pritet me një ceremoni spektakolare mbretërore.
    Trump, i cili do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Melania, u prit nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II në qershor 2019.

    Çfarë është një vizitë shtetërore?
    Një vizitë shtetërore është një udhëtim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar nga kreu i një shteti. Ato zakonisht organizohen me ftesë të monarkut, duke vepruar sipas këshillës së qeverisë.
    Tradicionalisht, presidentët amerikanë që janë në mandatin e dytë, si Trump, nuk ftohen për një vizitë shtetërore. Në vend të kësaj, ata ftohen për çaj ose drekë me monarkun, siç ka ndodhur me ish-presidentët Barack Obama dhe George W. Bush.
    Megjithatë, në shkurt, Kryeministri Sir Keir Starmer i dorëzoi Trumpit një ftesë nga Mbreti Charles III gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një marrëveshje tregtare mes Britanisë dhe SHBA-së. Keir Starmer tha se ftesa ishte “me të vërtetë historike”.
    Trump e quajti atë një “nder të madh, shumë të madh”.
    Kur është vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar?
    Donald dhe Melania Trump do të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar të martën, më 16 shtator dhe do të largohen të enjten, më 18 shtator.
    Mbreti Charles do të presë presidentin dhe zonjën e parë në Kështjellën Windsor të mërkurën dhe të enjten.
    Udhëtimi vjen dy muaj pasi presidenti kaloi katër ditë në Skoci, ku u takua me politikanë dhe vizitoi fushat e golfit.
    Çfarë do të bëjë Trump gjatë vizitës shtetërore?
    Me të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, familja Trump do të pritet nga ambasadori i SHBA-së, Warren Stephens. Viskonti Hood do t’i mirëpresë ata në emër të Mbretit.
    Të mërkurën, ata do të udhëtojnë për në Kështjellën Windsor ku do të përshëndeten nga Princi dhe Princesha e Uellsit, përpara se të mirëpriten zyrtarisht nga Mbreti dhe Mbretëresha.
    Pas drekës, presidenti do të vizitojë Kapelën e Shën Gjergjit në Windsor për të vendosur një kurorë mbi varrin e Mbretëreshës Elizabeth II.
    Të mërkurën në mbrëmje, në kështjellë do të mbahet një banket tradicional shtetëror, gjatë të cilit si Mbreti ashtu edhe presidenti do të mbajnë fjalime.
    Të enjten, presidenti do të udhëtojë për në Chequers për të takuar kryeministrin.
    Ata do të shohin arkivat e Sir Winston Churchill përpara se të zhvillojnë një takim dhe një konferencë për shtyp.
    Melania Trump do të qëndrojë në Kështjellën Windsor ku do të vizitojë Bibliotekën Mbretërore dhe do të shohë Shtëpinë e Kukullave të Mbretëreshës Mary, një pallat i famshëm në miniaturë i ndërtuar në vitet 1920.
    Më pas ajo do t’i bashkohet bashkëshortit të saj në Chequers përpara se të kthehen në SHBA./vizionplus.tv

  • Trump vizitë shtetërore në Britani të martën, planifikohet mega-marrëveshja mes vendeve për zhvillimin teknologjik

    Trump vizitë shtetërore në Britani të martën, planifikohet mega-marrëveshja mes vendeve për zhvillimin teknologjik

    Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të po përgatiten të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme teknologjike në ditët në vijim, si pjesë e vizitës së Presidentit Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, tha të shtunën Ambasada Britanike në Uashington.

    Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin midis sektorëve të teknologjisë me vlerë trilion dollarë të të dy vendeve, duke rritur mundësitë për bizneset dhe konsumatorët në të dyja anët e Atlantikut.

    Ndërsa detajet përfundimtare ishin ende duke u negociuar, ambasada tha se partneriteti do të përqendrohet në teknologjitë kryesore, duke përfshirë inteligjencën artificiale, gjysmëpërçuesit, telekomunikacionin dhe informatikën kuantike.

    “Teknologjia e përparuar si inteligjenca artificiale dhe informatika kuantike do të transformojnë jetën tonë”, tha në një deklaratë Sekretarja e Teknologjisë e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Kendall, e cila u emërua në rolin e saj më 5 shtator.

    Trump do të fluturojë për në Mbretërinë e Bashkuar të martën për një vizitë të dytë shtetërore, e cila pritet të zgjasë tre ditë. Ai do të shoqërohet nga një delegacion drejtuesish amerikanë, përfshirë CEO-n e Nvidia Corp, Jensen Huang, dhe Sam Altman të OpenAI.

    BlackRock planifikon të investojë 700 milionë dollarë në qendrat britanike të të dhënave, si pjesë e një sërë marrëveshjesh që do të shpallen gjatë vizitës shtetërore të Trump javën e ardhshme, raportoi Sky News të shtunën.

    Që nga fillimi i vitit, të dy vendet kanë publikuar Plane Veprimi për IA-në. Firmat amerikane si Anthropic dhe OpenAI po hapin gjithnjë e më shumë zyra ndërkombëtare në Londër, ndërsa kompani me seli në Mbretërinë e Bashkuar si DeepMind vazhdojnë të investojnë në bashkëpunime transatlantike.