E ftuar në një emision televiziv, Suela Koçibellinj, aktiviste dhe pedagoge, foli mbi gjendjen alarmante të të moshuarve në qendrat rezidenciale, ku u shpreh se neglizhenca institucionale, braktisja dhe mungesa e ilaçeve po e thellojnë krizën humane në këto ambiente.
Koçibellinj theksoi se shumica e të moshuarve që përfundojnë në azilet shtetërore janë persona të pamundur, të braktisur ose me probleme të thella ekonomike, ndërsa ata që kanë mundësi për qendrat private përballen me kosto të papërballueshme.
Sipas saj, mungesa e kujdesit mjekësor, e psikiatrëve dhe mbi të gjitha mungesa e ilaçeve, e kthen jetesën në këto institucione në një realitet të trishtë, ku të moshuarit mbeten pa trajtim dhe pa dinjitet.
Pjesë nga deklarata:
Flasim për statistikën e atyre të moshuarve që ne kemi tashmë në qendra rezidenciale, pra vetëm ata janë matur. Ndërkohë, problematika e të moshuarve, për arsye edhe të moshës, vjen gradualisht me një rëndim mendor apo ndryshim të gjendjes mendore. Në parim, ata që përfundojnë ende, në kulturën tonë, në rezidenca dhe kryesisht në ato shtetërore janë ata që janë të pamundur.
Nuk besoj se këtu kemi ndonjë matje për ata pak që kanë shkuar në rezidenca private, ku kostot janë shumë të larta. Këta që shkojnë, kam bindjen se, nëse pyesim një të vetmuar, do të thotë: “Më lër të rri në shtëpinë time, mos më ço atje.”
Unë mendoj që ata duhet të jetojnë dhe të gëzojnë jetën e tyre, dhe ashtu online të shohin nipat dhe mbesat. Për ta kthyer te realiteti, nëse flasim për qendrat rezidenciale shtetërore, ende ekziston paragjykimi, por edhe realiteti dhe mendimi se të moshuarit nuk duan të shkojnë aty.
Ata që shkojnë janë ata që kanë më shumë probleme ekonomike, sociale, edhe të braktisur ndoshta, çka e bën më të rëndë gjendjen e tyre mendore.
Nëse themi se mungon psikiatri apo psikologu, është më shqetësuese nëse themi se mungojnë ilaçet. Sepse nëse flasim për psikiatrin, ai ndërvepron vetëm me ilaçe; pastaj është ndryshe ndërhyrja në nivel social, ndërveprimi terapish kjo nuk ka nevojë për ilaçe.
Kjo pastaj është tmerrësisht shqetësuese, nëse mungojnë ilaçet, nëse kushtojnë, nëse nuk janë të aksesueshme.
Këtu ata janë të neglizhuar; këtu fjala “diskriminim” patjetër që qëndron, por janë të neglizhuar. Janë të lënë pas dore totalisht në institucione që duhet të përmbushin detyrat pa kompromise.
Tag: shtetërore
-

“Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës
-

Reuters: Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse, rritja globale e çmimeve shumë pranë
Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë – PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil – po pezullojnë blerjet e naftës ruse të transportuar me det, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rosneft dhe Lukoil, dy kompanive më të mëdha të naftës në Moskë, thanë burime për Reuters.
Ky veprim vjen ndërsa rafineritë në Indi, blerësi më i madh i naftës ruse të transportuar me det, planifikojnë të ulin ndjeshëm importet e naftës bruto nga Moska për t’u përmbajtur sanksioneve të SHBA-së të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini dhe dështimit të saj për t’i dhënë fund luftimeve në rajon.
Rënia e ndjeshme e kërkesës për naftë nga dy klientët më të mëdhenj të Rusisë do të ushtrojë natyrshëm presion mbi të ardhurat e Moskës nga nafta dhe do t’i detyrojë importuesit kryesorë në botë të kërkojnë burime alternative furnizimi, duke rritur çmimet globale.
Kina importon rreth 1.4 milion fuçi naftë ruse në ditë nga deti. Vortexa Analytics vlerësoi se blerjet e naftës ruse nga kompanitë shtetërore kineze janë më pak se 250,000 fuçi në ditë për nëntë muajt e parë të vitit 2025, ndërsa kompania konsulente Energy Aspects e vlerësoi atë në 500,000 fuçi në ditë. Unipec, dega tregtare e Sinopec, ndaloi blerjen e naftës ruse javën e kaluar, thanë burimet, ndërsa Rosneft dhe Lukoil ia shesin Kinës pjesën më të madhe të naftës së tyre përmes ndërmjetësve, në vend që të merren drejtpërdrejt me blerësit, thanë tregtarët.
Ndërkohë, rafineritë e pavarura pritet të ndalojnë përkohësisht blerjet për të vlerësuar ndikimin e sanksioneve, por do të vazhdojnë të blejnë naftë ruse, sipas disa burimeve të tregut.
Vlen të përmendet se Kina importon gjithashtu rreth 900,000 fuçi naftë ruse në ditë përmes tubacionit, të cilat janë të destinuara për PetroChina, e cila, sipas disa tregtarëve, ka të ngjarë të preket pak nga sanksionet.Top Channel
-

‘21 Janari’ ende pa drejtësi! Arben Meçe: Strasburgu foli hapur, është vrasje shtetërore
Analisti Arben Meçe, u ndal tek çështjet të cilat edhe sot nuk kanë marrë zgjidhje siç është edhe ‘21 janari’, ku u vranë 4 protestues në Bulevard, në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisha.
Ai tha se kjo çështje është ende pa drejtësi, ndërsa Strasburgu e cilësoi si një vrasje shtetërore.
‘21 janari është rasti më ideal për të kuptuar çfarë do të thotë pavarësi e sistemit se si një prokurore manipulohet nga politika. Tek 21 janari është ajo që e kualifikoi veprën penale si vrasje nga pakujdesia duke e deformuar komplet çështjen.
Ishte ajo që orkestronte procesin hetimor dhe ishte ajo në krye të grupit në produkt solli një dështim të madh të asaj çështje, që ishte një çështje shumë e rëndësishme. Por të njëjtën dosje e mori në dorë edhe Strasburgu dhe e shpalli vrasje shtetërore’, tha ai. -

Shpronësimet për “Rrugën e Arbrit”, qeveria miraton shtesë financimi
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një fond shtesë lidhur me shpronësimet për ndërtimin e segmentit rrugor “Rruga e Arberit”.
Sipas vendimit të ri, vlera totale e shpronësimit për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga projekti, rritet nga 6.24 milionë lekë në 6.99 milionë lekë, me një shtesë prej 753 648 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.
Sipas këtij vendimi, pronarët e prekur do të kompensohen pasi të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të ndjekë të gjitha procedurat e likuidimit.
Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të mbulojë shpenzimet procedurale në vlerën 70 mijë lekë. Në zbatim të vendimit janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kadastrës, ARRSH, si dhe drejtoritë përkatëse të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqet Tiranë e Dibër.Vendimi i plotë:
V E N D I M ‘PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.794, DATË 11.12.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RRUGA E ARBRIT”, TË NDRYSHUAR”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Në vendimin nr.794 datë 11.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”, të ndryshuar”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 6 244 373 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekësh …” zëvendësohet me “… 6 998 021 (gjashtë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e njëzet e një) lekë …”.
b) Pas pikës 4.1 shtohet pika 4.2, me këtë përmbajtje: “4.2. Vlera shtesë e shpronësimit, prej 753 648 (shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.”.
c) Tabelës bashkëlidhur vendimit në fuqi i shtohet edhe tabela bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
3. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. 4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. -

VIDEO: “Ne jemi me PD, prandaj…”, Berisha flet për vrasje shtetërore, por çfarë deklaronte Gjon Shkambi!
Sali Berisha ka akuzuar ashpër pas vrasjes së gjykatësit të Apelit, Astrit Kalaja, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje shtetërore”.
Në një deklaratë nga Parlamenti, Berisha akuzoi qeverinë dhe ministren e Brendshme Albana Koçiu për neglizhencë të plotë, ndërsa theksoi se në vend të shtimit të sigurisë për gjyqtarët, janë dyfishuar masat për mbrojtjen e prokurorëve të SPAK-ut.
Por në fakt çfarë deklaronte një nga të arrestuarit për vrasjen e Astrit Kalasë pak muaj më parë? Video e mëposhtme e shpjegon më qartë: -

Berisha: Vrasja e gjykatësit është vrasje shtetërore! Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull
Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët.
Berisha tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjyatën e Apelit është vrasje shtetërore.
Sali Berisha: Absolutisht kanë 100 përqind të drejtë dhe them dhe njëherë, vrasja e gjykatësit të apelit, në kuptimin e mungesës ekstreme të masave të sigurisë është një vrasje shtetërore.Kjo është e vërteta. Por këta… ky kërkonte dorëheqjen, ai thoshte rroftë Koçiu, rroftë ministrja.
Këta nuk kanë përgjegjësi. Këta të tjerët e duartrokisnin si turmë, si në fermën e Oruellit. Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull. -

Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët
Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatëtProna, është burimi i mjaft të këqijave dhe tragjedive në Shqipërinë e pas viteve ’90-të. Duket paradoksale por edhe vetë shteti, nuk ka arritur dot të vërë në shërbim pronat e tij për t’i vënë në funksion të shërbimeve dhe të mirave publike.
Kjo përbën një prej pikave përse shteti detyrohet të marrë ambiente me qira për t’i përdorur për zyra. Miliona euro të taksapaguesve shpenzohen çdo vit për zyra apo godina të cilat mund të mbuloheshin përmes pronave të lëna në degradim nga shteti, apo duke ndërtuar të reja kur shihet e arsyeshme.
“Mund të themi ka keqpërdorim dhe keqmenaxhim sepse vihet re që merren me çmime shumë të shtrenjta ambientet nga struktura shtetërore sidomos nga kompanitë aksionere shtetërore publike dhe kur jep shteti dhe zakonisht dhënien me qira e kanë në më të shumtën e rasteve pushteti vendor bashkitë, kostoja e dhënies është shumë e ulët”, u shpreh Suzana Guxholli-eksperte ekonomie.
“E jep lirë e blen më shtrenjtë, e pafalshme”, u shpreh Agron Haxhimali-Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.
‘Në të vërtetë nuk ka logjikë ekonomike nëse shet lirë e blen shtrenjtë, apo jep me qira lirë dhe merrr shtrenjtë’ u shpreh Reinaldo Pipiria, Drejtor ekzekutiv i NAREA
Kjo ka edhe një problem tjetër. Së pari nuk kemi asnjë strukturë të asaj që duhet të qëndrojë shtetërore duhet të qëndrojë publike”, u shpreh Aranita Brahaj-eksperte ekonomie.
“Legjislacioni shqiptarë, ligji për organizimin e qeverisjes vet-vendore ua jep këtë të drejtë këtë pushtet këtë autoritet njësive të qeverisjes vendore”, u shpreh Agron Haxhimali-Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.
Vihet re një mungesë totale kordinimi mes institucioneve, apo pushtetit qëndror dhe atij lokal. Nëse një institucion mund të ketë një godinë të lirë, është e rrallë që ajo të bëhet zgjidhje për një tjetër ent shtetëror që ka nevojë.
Por, titullarët zgjedhin rrugën e shkurtër. I drejtohen privatëve duke lidhur kontrata qiraje. Kjo, e ka një shpjegim. Shpesh, kontratat e qirasë janë parë si mundësi përfitimi jo vetëm nga privati, por edhe zyrtarët që bëjnë marrëveshjet.
“Nëse një strukturë publike siç është në sektorin e shëndetësisë ka nevoja të konsiderueshme për sipërfaqe sidomos për poliklinika apo ambiente atëherë është mirë të bëhet një studim, makro dhe të shihet se cila është totali i ambienteve që kësaj strukture i duhet dhe pastaj të diskutohet a ia vlen të lidhesh me struktura publike apo private për të ndërtuar dhe për t’i patur në pronësi të përhershme apo të marrësh me qira”, u shpreh Suzana Guxholli-eksperte ekonomie.
“Ne kemi pasur situate qesharake siç ishte Bashkia Kavajë që nuk kishte ambient materniteti dhe ishte vendosur në një ambient me qira apo gjykata. Përgjithësisht institucionet në një shtet funksional normal ndërtojnë strategji të sektorëve përkatës, parashikojnë nevojat që lidhen kryesisht me numrin e popullsisë dhe shërbimet që ofrojnë dhe përdorimi i ambienteve me qira është përjashtim nuk është rregull”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Zef Preci.
“Ne shohim përshembull që ka dalë shumë tipologji e artikuluar dhënia e një shkollë me koncesion apo marria e një ambienti me qira për të qenë një shkollë një kopsht apo një zyrë shtetërore. Pse duhet të ndodhë kjo? Taksapaguesit shqiptarë paguajnë taksa në përgjithësi por edhe taksa specifikisht për infrastrukturën”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportet e njëpasnjëshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pushtetin vendor, arrin në konkluzionin se ka mungesë të ardhurash në buxhet kur bëhet fjalë për pronën.
Keqmenaxhimi i saj, apo hartimi i problematik i kontratave të qirave. Këtu, përfshihen edhe rastet kur enti publik rezulton qiramarrës.
“Dhënia me qira e godinave të papërdorura ose të ambienteve tepër që kanë institucionet shtetërore, strukturat shtetërore është pothuajse shumë lirë” u shpreh Suzana Guxholli, eksperte ekonomie.
“Ajo çka vihet re dhe që është shumë evidente kohët e fundit qoftë nga ekzekutivi qoftë nga pushteti lokal është karakteristika që prona shtetërore, prona publike, aseti publik, po përdoret me një frymë që nuk ka të bëjë aspak as me eficensën ekonomike as me logjikën e ekonomike dhe mbi të gjitha as me integritetin e një procesi”, deklaroi Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.
“Shohim kontrata qiraje të shifrave të nivelit të tregut në fakt duhen bërë studime dhe tregu është i njëjtë dhe kur e jep dhe kur merr”, u shpreh Suzana Guxholli, eksperte ekonomie.
Auditimi i kryer në Drejtorinë e përgjithshme të Agjencisë shtetërore të Kadastrës në vitin 2022 nxjerr në pah të dhëna alarmante. Vetëm 9% e pronave shtetërore janë të regjistruara. Ky fakt e bën të vështirë, ndonjëherë edhe të pamundur menaxhimin e tyre në interes të qytetarëve duke sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit. Shpesh, kjo është parë si skemë për të favorizuar privatizimin.
Nga auditimi u konstatua se në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, shteti shqiptar nuk ka të identifikuar, inventarizuar dhe regjistruar pronat e veta dhe nuk disponohet një statistikë mbi numrin real të pasurive, sepse një pronë e pasqyruar në listat e inventarit të institucioneve shtetërore përbëhet nga disa pasuri. Nga ana e institucioneve qendrore dhe atyre vendore rezulton se janë regjistruar vetëm 9% e pronave shtetërore.
“Ka një tendencë që çfarë është pronë shtetërore pronë publike, qoftë tokë qoftë ndonjë aset ti jepet mundësi një liberalizimi një kalimi të shpejtë me pak eficencë ekonomike pra me pak tarifa ekonomike për privatizimin tek private”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie. -

VKM/ Qeveria miraton fushën e përgjegjësive për çdo Ministri të kabinetit “Rama 4”
Këshilli i Ministrave ka miratuar mbledhjen e sotme fushën e përgjegjësive shtetërore për të gjitha ministritë në kabinetin e ri qeveritar.
Në këto vendime janë përcaktuar detyrat për çdo ministër por edhe prioritetet për çdo dikaster.
PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE ANTIKORRUPSIONIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dheAntikorrupsionin, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dheAntikorrupsioninështë përgjegjës për administratën publike dhe për luftën kundër korrupsionit.
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dheAntikorrupsioninushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:
a) Drejtimin dhe bashkërendimin e punës për propozimin e akteve dhe politikave për:
zbatimin e reformës tërësore në administratën publike, përfshirë këtu menaxhimin e burimeve njerëzore në administratën publike dhe sistemin e pagave, zhvillimin dhe koordinimin e politikave dhe promovimin e inovacionit në administratën publike;
ii. çdo ndërhyrje tjetër në zbatim të reformës në administratën publike.
b) Drejtimin dhe bashkërendimin e punës për hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dheAntikorrupsioninka rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, si dhe ushtron çdo përgjegjësi tjetër shtetërore që i ngarkohet me ligj, me akte të Këshillit të Ministrave dhe nga Kryeministri.
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dheAntikorrupsioninështë përgjegjës për përmbushjen e parimeve të qeverisjes së mirë dhe bashkëdrejtues i Komitetit Shumëpalësh të Partnertitetit për Qeverisje të Hapur.
Vendimi nr.29, datë 17.1.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dheAntikorrupsionin”, shfuqizohet.
Ngarkohet ministri i Shtetit për Administratën Publike dheAntikorrupsioninpër zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT DHE KRYENEGOCIATOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit dheKryenegociator, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Misioni i ministrit të Shtetit dheKryenegociatorështë drejtimi teknik i negociatave dhe bashkërendimi i brendshëm i procesit të përgatitjeve të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nëpërmjet zhvillimit të procesit teknik të negociimit, plotësimit nga ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të kushtve dhe kritereve për mbylljen e negociatave dhe anëtarësimit, nismave për integrimin e përshpejtuar, bashkërendimit të përafrimit të legjislacionit vendës me atë të Bashkimit Evropian, bashkërendimit të prioriteteve, hartimit dhe propozimit të politikave, në kuadër të procesit të anëtarësimit, bashkërendimit të kuadrit strategjik të lidhur me anëtarësimin, zhvillimit të kapaciteteve, rritjes së performancës për arritjen e rezultateve, si dhe informimit të publikut për këto procese, integrimi në Bashkimin Evropian, si dhe bashkërendimi i konsultimeve me biznesin dhe grupet e interesit në çështjet për integrimin evropian.
Ministri i Shtetit dheKryenegociatorushtron veprimtarinë e tij në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
a) Bashkërendon procesin e brendshëm të përgatitjeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
b) Bashkërendon prioritetet e politikave shtetërore dhepolitikëbërjen, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian;
c) Bashkërendon, harton politikat dhe kuadrin strategjik, në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe i bën propozime Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian dhe Këshillit të Ministrave;ç) Koordinon punën e grupit negociator të Republikës së Shqipërisë për plotësimin nga ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të kushteve dhe kritereve për përmbylljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian;
d) Kryen, së bashku me grupinnegociatortë Republikës së Shqipërisë dhe në drejtim të tij, negociatat teknike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjithë grup-kapitujt (clusters) dhe kapitujt negociues, si dhe bashkërendon punën për përgatitjen e institucioneve shqiptare;
dh) Bashkërendon punën për kontributin nga negociatat teknike e grupitnegociatortë Republikës së Shqipërisë në procesin e përgatitjes nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Traktatit të Anëtarësimit (dhe akteve e dokumentacionit shoqërues) në Bashkimin Evropian;
e) Bashkërendon punën e ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera për hartimin dhe zbatimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe ndjek ecurinë e procesit të përafrimit të legjislacionit vendës me atë të Bashkimit Evropian nga ministritë e linjës dhe institucionet e tjera;ë) Bashkërendon hartimin e agjendës së reformave në të gjithë sektorët, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian;
f) Bashkërendon dhe ndjek zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian nga institucionet shqiptare, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian;
g) Bashkërendon dhe nxit nismat e ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera në lidhje me integrimin e përshpejtuar (gradual), me fokus, veçanërisht, në institucionet e Bashkimit Evropian dhe Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian;
gj) Propozonprojektakte, që kanë lidhje me procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
h) Nxit dhe mbështet ngritjen e mekanizmave metodologjikë, platformave, instrumenteve dhe mjeteve të lidhura me negociatat dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe për politikat publike dhe reformat, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian;
i) Bashkërendon punën për zhvillimin e kapaciteteve dhe mbështetjes për institucionet shqiptare për procesin e negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhepolitikëbërjen;
j) Bashkërendon punën për hartimin e kuadrit, si dhe zbatimin nga ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të programeve e të nismave për informimin e publikut për çështjet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Vendimi nr.517, datë 29.7.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit dheKryenegociator”, shfuqizohet.
Ngarkohet ministri i Shtetit dheKryenegociatorpër zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR PUSHTETIN VENDOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor bashkërendon punën për hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore, të lidhura me veprimtarinë e njësive të vetëqeverisjes vendore.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, në kuadër të fushës së përgjegjësisë së tij, ushtron këto kompetenca:
a) Ndjek hartimin dhe realizimin e zbatimit të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore;
b) Bashkërendon punën për propozimin, përmirësimin dhe hartimin eprojektakteveligjore e nënligjore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore, si dhe jep mendim për projektaktet që kanë të bëjnë me çështje të lidhura me njësitë e vetëqeverisjes vendore;
c) Mbikëqyr punën për monitorimin e zbatimit të StrategjisëNdërsektorialepër Decentralizimin dhe Vetëqeverisjen Vendore, si dhe planit të veprimit përkatës;ç) Përfaqëson politikat e qeverisë në fushën e vetëqeverisjes vendore dhe koordinon punën me organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë, që mbështesin zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes vendore;
d) Drejton dhe bashkërendon punën ndërmjet strukturave të ngritura në kuadrin e marrëdhënieve ndërinstitucionale me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqatat e të zgjedhurve vendorë;
dh) Kujdeset për përmbushjen e detyrimeve, si dhe monitoron e koordinon masat, që rrjedhin në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për sa ato kanë të bëjnë me vetëqeverisjen vendore;
e) Siguron krijimin dhe administrimin e një sistemi kombëtar unik, me synim monitorimin dhe zbatimin e funksioneve të deleguara të vetëqeverisjes vendore;ë) Bashkërendon dhe mbështet punën e organeve përgjegjëse në funksion të zbatimit të politikave shtetërore në fushën e zhvillimit rajonal dhe kohezionit, në përputhje me legjislacionin përkatës;
f) Kryen edhe funksione e veprimtari të tjera brenda fushës së përgjegjësisë, që i ngarkohen në përputhje me ligjin, marrëveshjet ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe urdhrat e Kryeministrit apo që nuk i janë ngarkuarspecifikishtnjë organi apo institucioni tjetër shtetëror, por kanë të bëjnë me vetëqeverisjen vendore.
Vendimi nr.557, datë 4.10.2023, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor”, shfuqizohet.
Ngarkohet ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka si mision hartimin e zbatimin e politikave në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, veterinarisë, ushqimit dhe sigurisë ushqimore, peshkimit,akuakulturës, pyjeve drufrutore.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:
a) Harton e zbaton politikat shtetërore për çështjet e bujqësisë, zhvillimit rural, veterinarisë, ushqimit dhe sigurisë ushqimore, peshkimit,akuakulturës, pyjeve drufrutore;
b) Harton e propozon miratimin eprojektaktevepër përafrimin e legjislacionit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, ushqimit dhe sigurisë ushqimore, veterinarisë, peshkimit dhe akuakulturës me normat e kërkesat e Bashkimit Evropian, miraton projektaktet që janë pjesë e fushës së përgjegjësisë, si dhe vlerëson nevojat e planifikon fondet e nevojshme për zbatimin e tyre;
c) Harton e zbaton politikat orientuese, mbështetëse dhe nxitëse për prodhimin bujqësor e blegtoral, si dhe kujdeset për zhvillimin e koordinuar të bujqësisë;ç) Ndjek përgatitjen e strukturave të saj për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të Komisionit Evropian për zhvillimin rural, harton e zbaton programin IPARD, në përputhje me aktet rregullatore të Bashkimit Evropian;
d) Zbaton mbështetjen financiare të qeverisë për fermerët, agrobizneset dhe peshkatarët, bazuar në politikat e programit të qeverisë për mbështetjen e tyre;
dh)Harton e zbaton politika për miradministrimin e tokës bujqësore, si dhe mbrojtjen e tokës nga proceset natyrore dhe faktorët e tjerë që mund ta dëmtojnë atë;
e) Harton e zbaton politika për menaxhimin e qëndrueshëm të sistemeve të ujitjes dhe të kullimit, si dhe merr masa të përshtatshme për mbrojtjen e tokave nga përmbytjet;
ë) Harton e zbaton politikat për ushqimin, sigurinë ushqimore, cilësinë e produkteve ushqimore, duke përfshirë gjithë zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë;
f) Harton e zbaton politikat në fushën e veterinarisë, për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, epidemiologjinë, identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe lëvizjeve të tyre, me qëllim garantimin e shëndetit publik veterinar;
g) Harton e zbaton politikat në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe luftimit të dëmtuesve;
gj) Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe të kullotave;
h) Harton e zbaton politikat shtetërore për peshkimin dheakuakulturënnë Shqipëri dhe menaxhimin e burimeve peshkore;
i) Harton e zbaton politikat e zhvillimit rural,agroturizmit, për standardet e cilësisë, produktet organike, si dhe cilësinë e jetës në fshat dhe zhvillimin rural;
j) Kujdeset për ngritjen e funksionimin e shërbimit këshillimor publik në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural, si dhe nxit shërbimet digjitale dhe inovacionin në bujqësi, duke bashkëpunuar me universitetet bujqësore;
k) Harton e zbaton politikat për marketingun agrar dheagropërpunues. Përgatit strategji dhe projekte, duke bashkëpunuar edhe me organizma ndërkombëtarë për analizimin e zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe sidomos për rritjen e eksportit të produkteve shqiptare;
l) Harton regjistrin e fermerëve.
Vendimi nr.608, datë 20.10.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Misioni i Ministrisë së Mbrojtjes është hartimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e politikave të mbrojtjes kombëtare duke siguruar pavarësinë e vendit, si dhe mbrojtja e tërësisë territoriale dhe rendit kushtetues.
Në fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes përfshihen:
a) mbrojtja dhe siguria kombëtare;
b) zhvillimi strategjik i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
c) arsimi ushtarak;ç) mjekësia ushtarake:
d) industria ushtarake;
dh)inovacioni në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë;
e) emergjencat civile;
ë) rezervat materiale të shtetit;
f) çdo fushë tjetër që i përcaktohet me ligj apo akt nënligjor.
Ministria e Mbrojtjes për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 3, të këtij vendimi, është përgjegjëse për:
a) hartimin dhe zbatimin e politikave e të strategjive në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë;
b) zhvillimin e kapaciteteveoperacionale, njerëzore dhe infrastrukturore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet modernizimit të tyre të vazhdueshëm;
c) hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë;ç) miradministrimin dhe zhvillimin e pronave të paluajtshme të mbrojtjes me qëllim maksimizimin e funksionalitetit në shërbim të Forcave të Armatosura si dhe rritjes së eficiencës së tyre ekonomike;
d) përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes e të sigurisë dhe bashkëpunimit me NATO-n;
dh)hartimin e politikave dhe strategjive në fushën e mbrojtjes civile;
e) hartimin dhe mbikëqyrjen e politikave për krijimin dhe menaxhimin e rezervave ushtarake e të rezervave materiale të shtetit;
ë) nxitjen e inovacionit dhe të proceseve të lidhura me teknologjinë dhe projektet që i përkasin fushës së mbrojtjes dhe sigurisë dhe kontrollit të territorit.
Vendimi nr.605, datë 20.10.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes”, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË DREJTËSISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Drejtësisë është organi përgjegjës për zbatimin e politikës së drejtësisë, në kërkim të respektimit të Kushtetutës, të ligjeve, realizimit dhe mbrojtjes së dinjitetit, tëtëdrejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe kontribuon në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje e në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik e të integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor e institucional, në zbatim të Kushtetutës, të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, të akteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë dhe të legjislacionit në fuqi.
Fushat e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë dhe kompetencat për realizimin e tyre parashikohen në nenet 5 dhe 6, të ligjit nr.8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar.
Ministria e Drejtësisë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ushtron çdo përgjegjësi tjetër shtetërore që i ngarkohet me ligj ose akte të Këshillit të Ministrave.
Vendimi nr.606, datë 20.10.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË EKONOMISË DHE INOVACIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe me programin e Këshillit të Ministrave, ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
a) Përgatit dhe zbaton politikat e qeverisë në sferën makro-dhe mikroekonomike, të tregtisë, industrisë dhe të sipërmarrjes për ndërtimin e një modeli të ri ekonomik, me synim garantimin e një rritjeje ekonomike të lartë e të qëndrueshme në Shqipëri.Miradministronburimet, harton dhe zbaton politika të integruara ekonomike në sektorët parësorë të ekonomisë, konvergimit ekonomiko-social të rajoneve të vendit, përmirësimit të klimës e të shërbimeve për biznesin e qytetarin. Promovon dhe orienton drejt risive ndërkombëtare duke maksimizuar suksesin e investimeve. Komandon instrumente administrative ekzekutive të zgjidhjes së konflikteve shtet-privat;
b) Garanton të drejtën për arsim dhe formim profesional, punësim të sigurt e të denjë;
c) Mbështet sipërmarrjen private, vendëse dhe të huaj, që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, bashkërendimin e proceseve të brendshme të institucioneve shtetërore, hartimin e politikave për lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet ndërmjetësimit dhe nismave të integruara qeveritare në këtë fushë;ç) Synon dhe mundëson stimulimin e aktiviteteve inovative, të cilat do të rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë dhe bashkëpunimit efikas;
d) Identifikon koncepte, procese novatore dhe teknika të reja, kryen studime dhe analiza krahasuese për politikat në nivel rajonal e botëror, për të vlerësuar të dhënat në kuadër të hartimit apo zbatimit të politikave qeveritare, me qëllim hartimin e strategjive që mundësojnë zbulimin e mundësive të reja të inovacionit;
dh) Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, harton, bashkërendon dhe zbaton politikat shtetërore që synojnë standarde të larta të shërbimeve publike, të ofruara për ushtrimin e të drejtave të qytetarëve dhe përmirësimin e jetesës, lehtësimin e ofrimit të shërbimeve publike, sigurimin e cilësisë dhe përballimin e tyre;
e) Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, harton, bashkërendon dhe zbaton politikat shtetërore për rregullimin dhe harmonizimin e planeve dhe projekteve të digjitalizimit, në përputhje me standardet dhe udhëzimet e ndërtimit të infrastrukturës së qeverisjes elektronike sipas praktikave të Bashkimit Evropian;ë) Zhvillon politikën shtetërore në fushën e mbështetjes së startup-eve dhe të mbështetjes së veprimtarisë së punonjësve lëvizës digjitalë;
f) Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse harton, bashkërendon, mbështet dhe zbaton politikat shtetërore për kërkimin shkencor në funksion të zhvillimit ekonomik dhe nëpërmjet zonave të lira ekonomike e parqeve teknologjike.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:3.1. Lidhur me fushën e ekonomisë:
a) strehimin;
b) punësimin;
c) sigurimet shoqërore;ç) arsimin dhe formimin profesional;
d) marrëveshjet e tregtisë së lirë;
dh)nxitjen e investimeve;
e) nxitjen e sektorit të industrisëjoushqimore;
ë) administrimin e pronës shtetërore;
f) mbështetjen e partneritetit publik privat;
g) regjistrimin dhe licencimin e operatorëve ekonomikë;gj)shërbimin e akreditimit dhe standardizimit;
h) mirëmbajtjen, kalibrimin dhe inspektimin e mjeteve matëse;
i) pronësinë industriale;
j) mbrojtjen e konsumatorëve;
k) zonat ekonomike dhe teknologjike;
l) ndihmën shtetërore dhe garancitë shtetërore;
ll) garantimin e bashkëpunimit institucional mbi zhvillimin e politikave ekonomike të dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore, partnerëve socialë dhe sektorit privat, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen publike dhe përfaqësimin e sektorit privat dhe të partnerëve socialë në këtë proces;
m) zhvillimin e politikave në favor të sipërmarrjes dhe biznesit, në përputhje me politikën evropiane në bashkëpunim me dhomat e tregtisë, shoqatat e biznesit dhe shoqërinë civile;
n) krijimin e një klime dhe mjedisi mbështetës për sipërmarrjen dhe biznesin, me qëllim nxitjen e biznesit dhe liberalizimin e tregut, nëpërmjet identifikimit të pengesave në sektorët e ekonomisë dhe formulimit të strategjive të ndërhyrjes për reduktimin e barrierave administrative dhe kostove të biznesit.3.2. Lidhur me fushën e inovacionit:
a) synon dhe mundëson stimulimin e aktiviteteveinovative, të cilat do rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe bashkëpunimit efikas;
b) identifikon koncepte, procese novatore dhe teknika të reja, kryen studime dhe analiza krahasuese për politikat në nivel rajonal e botëror për të analizuar të dhënat në kuadër të hartimit apo zbatimit të politikave qeveritare, me qëllim zhvillimin dhe hartimin e analizave strategjike, që mundësojnë zbulimin e mundësive të reja të inovacionit;
c) orienton:
promovimin e inovacionit dhe të teknologjisë informative në shërbim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit;
ii. zhvillimin e bashkëpunimit përmes programeve të trajnimit/konsulencës;iii. konsolidimin e fondit për shërbimet inovative për përkrahje të sektorëve zhvillimorë të ekonomisë;
iv. krijimin e mekanizmave institucionalë koordinues ndërmjet shkencës, sektorit privat dhepolitikëbërjes.
ç) në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, harton, zhvillon dhe monitoron politikat shtetërore dhe strategjitë për:
sigurimin e standardeve në ofrimin e shërbimeve publike;
ii. rritjen e cilësisë së shërbimeve në çdo sektor publik;iii. lehtësimin e ofrimit të shërbimeve publike;
iv. rritjen e efektivitetit të shërbimeve për të garantuaraksesine qytetarëve në marrjen e shërbimeve publike.
d) synon mbrojtjen e pronësisë intelektuale;
dh) synon krijimin dhe zhvillimin estartup-eve;
e) synon mbështetjen e veprimtarisë së punonjësve lëvizës digjitalë.
Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit ka një rol të përgjithshëm këshillues dhe koordinues në interes të politikave qeveritare përefektshmërinë,performancën e lartë dhe mirëqeverisjen në të gjithë sektorin publik dhe institucionet qeveritare, në kuadër të zhvillimit të sipërmarrjes dhe klimës së biznesit.
Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.30, datë 17.1.2024, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, dhe nr.558, datë 4.10.2023, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit”, shfuqizohen.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V e n d i m
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka për mision hartimin dhe zbatimin e politikave e të strategjive të zhvillimit në sektorin e kujdesit shëndetësor, është përgjegjëse për rregullimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe për bashkërendimin e punës ndërmjet të gjithë aktorëve, brenda dhe jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor, të cilët kontribuojnë dhe synojnë të garantojnë të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 55 të Kushtetutës. Ajo ka si mision, gjithashtu, garantimin e të drejtave kushtetuese për mbrojtje e përfshirje sociale dhe përkujdesje sociale e shanse të barabarta.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me legjislacionin përkatës, ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
a) Zhvillimin e politikave e të strategjive shtetërore në fushën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor;
b) Zhvillimin dhe monitorimin e politikave të legjislacionit, të programeve e të veprimtarive që lidhen me ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe me treguesit shëndetësorë të popullatës;
c) Zhvillimin e strategjive e të politikave që synojnë përmirësimin gradual tëperformancëssë të gjithë ofruesve të shërbimeve të kujdesit shëndetësor nëpërmjet sistemit të akreditimit;ç) Zhvillimin e politikave e të programeve kombëtare që synojnë mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit, si dhe parandalimin, diagnostikimin e trajtimin e sëmundjeve në popullatë;
d) Hartimin dhe përditësimin e të gjitha protokolleve të mjekimit sipas praktikave bashkëkohore;
dh) Zhvillimin e politikave që synojnë mbrojtjen sociale, promovimin social, integrimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies sociale të individëve, familjeve dhe komuniteteve në nevojë;
e) Zhvillimin e politikave për çështjet e barazisë gjinore, parandalimin, mbrojtjen dhe luftën ndaj dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje ndaj grave dhe grupeve të tjera, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,mosdiskriminiminpër shkak të orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, etnicitetit dhe minoritetit;ë) Zhvillimin e politikave për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar, shërbimet shoqërore dhe alternative për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike;
f) Nxitjen dhe zhvillimin e dialogut social, në kuadrin e partneritetit, me qëllim harmonizimin e interesave të palëve për minimizimin e konflikteve sociale;
g) Marrjen e masave dhe ndjekjen e çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist;
gj) sigurimin e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijës, duke promovuar e duke mundësuar zhvillimin e tyre në shoqëri, ndihmën dhe përkujdesjen efektive për fëmijën;
h) ngritjen e një sistemi të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit eneglizhimit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është përgjegjëse për hartimin e strategjive, sektoriale dhendërsektoriale, që përfshijnë fushat e përgjegjësisë shtetërore, të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi.
Vendimi nr.609, datë 20.10.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË ARSIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Arsimit harton dhe zbaton politika që synojnë sigurimin e një sistemi arsimor cilësor, zhvillimin e sistemit arsimor, respektimin e interesave të individit, të komunitetit e të shoqërisë dhe pajisjen me njohuritë e nevojshme për t’u përballur me kërkesat e ekonomisë së tregut, në përputhje me përparësitë kombëtare dhe evropiane, sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës për zhvillimin arsimor të fëmijës, krijimin, transmetimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e dijeve me anë të mësimdhënies, kërkimit shkencor e të shërbimeve.Ministria e Arsimit harton dhe zbaton politikat për zhvillimin e kërkimit shkencor, në mbështetje të politikave të zhvillimit të vendit.
Ministria e Arsimit programon, zhvillon e bashkërendon punën për zbatimin e projekteve sportive në shkolla, si dhe hapësirën e nevojshme për zhvillimin e tyre.
Ministria e Arsimit nxit, drejton dhe është përgjegjëse për procesin e botimeve shkollore e kërkimore-shkencore, si dhe të teksteve të veçanta, të cilat i shërbejnë diasporës.Ministria e Arsimit ushtron veprimtarinë e saj, në përputhje me legjislacionin përkatës, kryesisht, por jo vetëm, në fushat e përgjegjësisë shtetërore, si dhe çdo fushë tjetër përgjegjësie që i ngarkohet, si më poshtë vijon:
a) Arsimiparauniversitar;
b) Arsimi i lartë;
c) Kërkimi shkencor;ç) Botimet për diasporën.
Vendimi nr.523, datë 22.9.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria e Arsimit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË MJEDISIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mjedisit, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Mjedisit ka si mision hartimin e zbatimin e politikave që synojnëmbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen nga ndryshimet klimatike, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve e kullotave, monitorimin e cilësisë së ujërave.
Ministria e Mjedisit e ushtron veprimtarinë e saj, në përputhje me legjislacionin përkatës, në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
a) Sektori i mjedisit, përfshirë politikat, standardet e trajtimit dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve, si dhe monitorimin e kontrollin e efekteve, që sjellin në drejtim të ajrit e të mjedisit, cilësinë e ajrit, ndotjen industrialekimikatet, monitorimin e efekteve klimatike, monitorimin e kontrollit të treguesve të mjedisit e të cilësisë së ujërave, vlerësimin e ndikimit në mjedis;
b) Natyra dhebiodiversiteti, përfshirë florën dhe faunën, mbrojtjen e tokës nga erozioni e degradimi, mbrojtjen e peizazhit natyror, mbrojtjen e faunës së egër e të specieve të rrezikuara dhe zonat e mbrojtura;
c) Sektori i pyjeve dhe i kullotave.
Ngarkohet Ministria e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe me programin e Këshillit të Ministrave, ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
a) Harton dhe zbaton politikat për turizmin;
b) Harton dhe zbaton politikat e qeverisë në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, materiale dhejomateriale, duke përfshirë ruajtjen dhe promovimin e kulturës së shkruar, nxitjen e krijimtarisë artistike dhe industrive krijuese, zhvillimin e edukimit kulturor, mbrojtjen dherijetësimin e vlerave kulturore, si dhe rritjen e dialogut e të shkëmbimit kulturor në kuadër të integrimit evropian dhe ndërkombëtar, në përputhje me programin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë;
c) Harton, programon, zhvillon dhe bashkërendon punën për politikat kombëtare në fushën e sportit, harton politikat mbrojtëse epromovuese, si dhe krijon hapësirat e nevojshme për zhvillimin dhe përmirësimin e sportit shqiptar.ç) Harton dhe zbaton politika që synojnë mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe garantimin e pjesëmarrjes të të rinjve në jetën sociale.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:
3.1. Në fushën e turizmit:
Hartimi dhe zbatimi i politikave për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, nëpërmjet nxitjes së investimeve në fushën e turizmit, të agroturizmit, ekoturizmit, turizmit ujor, zonave bregdetare, ngritjes, monitorimit e kontrollimit të sistemit të standardeve në turizëm dhe edukimit të biznesit në fushën e turizmit, të promovimit të produktit dhe destinacioneve turistike, koordinimit e bashkëpunimit me strukturat shtetërore, pushtetin vendor, si dhe ushtrimi i funksioneve të tjera, sipas legjislacionit përkatës, nëpërmjet aparatit të ministrisë dhe institucioneve të saj të varësisë.
3.2. Në fushën e kulturës:a) harton dhe bashkërendon politikat në fushën e artit dhe kulturës, duke përfshirërijetësimine trashëgimisë kulturore, nxitjen e investimeve publike e private në këta sektorë, monitorimin e përdorimit të fondeve publike në mbështetje të zhvillimit kulturor, zhvillimin e edukimit kulturor, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, ruajtjen dhe vijimësinë e traditës së harmonisë fetare, si pjesë përbërëse e kulturës shqiptare, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e kulturës;
b) harton politika mbrojtëse dhepromovuesepër trashëgiminë kulturore, materiale dhe jomateriale, duke krijuar një kuadër të përshtatshëm ligjor e mbështetës për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës së shkruar, nxitjen e krijimtarisë artistike në të gjitha fushat, promovimin e arritjeve të kulturës shqiptare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produktit kulturor shqiptar në tregjet ndërkombëtare;
c) harton politika që sigurojnë pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, përmes aderimit dhe përfaqësimit të saj në institucionet përkatëse;ç) udhëheq, programon, organizon dhe mbështet veprimtari kombëtare e ndërkombëtare, me synim identifikimin dhe zhvillimin e prirjeve kulturore, artistike e letrare në vend, duke nxitur ndërthurjen e vlerave më të mira kombëtare me ato rajonale e ndërkombëtare, tradicionale e bashkëkohore, si dhe duke krijuar një hapësirë të qëndrueshme dialogu mbarëkombëtar dhe të diversitetit kulturor;
d) realizon regjistrimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit tëtëdrejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to nga subjektet publike ose private, persona fizikë apo juridikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike dhe shkencore;
dh)zhvillon politika për mbrojtjen e dijebërjes dhe mbështetjen e artizanatit, si dhe për formimin e vazhdueshëm të personave të licencuar në pasuritë kulturore materiale.
3.3. Në fushën e sportit:
Harton dhe zbaton politikat shtetërore në fushën e sportit, plotëson dhe përmirëson kuadrin ligjor të sportit, administron fondet buxhetore për sportin dhe kontrollon përdorimin e tyre nga organizatat sportive. Bashkëpunon me organizatat sportive për zhvillimin e sportit në Republikën e Shqipërisë, administron objektet sportive publike, që ka në juridiksion dhe financon ndërtimin e mirëmbajtjen e mjediseve sportive.
3.4. Në fushën e rinisë harton, zhvillon dhe monitoron politikat për:a) mbrojtjen e të drejtave tëtërinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse;
b) krijimin e kushteve të nevojshme për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve;
c) përcaktimin e funksioneve dhe kompetencave të institucioneve në nivel qendror dhe vendor për çështjet e rinisë;ç) bashkëpunimin me organizatat që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë;
d) të rinjtë shqiptarë në diasporë, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për diasporën;
dh) programet e shkëmbimit rinor ndërkombëtar.
Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.112, datë 2.3.2022, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit”, dhe nr.524, datë 22.9.2021, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët”, shfuqizohen.
Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË FINANCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Misioni i Ministrisë së Financave është arritja e stabilitetit ekonomik, nëpërmjet drejtimit meefektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike.
Ministria e Financave e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:
a) Politikënmakrofiskale;
b) Administrimin e të ardhurave;
c) Administrimin e buxhetit të shtetit;ç) Menaxhimin e borxhit publik dhe garancive shtetërore të huas;
d) Administrimin financiar;
dh) Menaxhimin financiar dhe kontrollin;
e) Menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian;ë) Inspektimin financiar publik;
f) Bashkërendimin e përgjithshëm tëauditimittë brendshëm;
g) Parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit;
gj) Lojërat e fatit;
h)Aksesinnë instrumentet financiare dhe lehtësimin e qasjes në financime për sektorët e nënfinancuar;
i) Qasjen në instrumentet e sigurimit dherisigurimitpër risqet që lindin nga fatkeqësitë natyrore.
Ministria e Financave, për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 3, të këtij vendimi, është përgjegjëse për:
a) hartimin dhe zbatimin e politikave fiskale e buxhetore, në të cilat përfshihen analizatmakrofiskale, parashikimi i të ardhurave, politika e shpenzimeve publike, politika etatimtaksave, politika e borxhit publik;
b) mbikëqyrjen dhe ndërmarrjen e nismave e të hapave ligjorë, me qëllim administrimin e të ardhurave, në të cilat përfshihen, kryesisht, administrimi i taksave dhe administrimi doganor;
c) hartimin e politikave për miradministrimin e buxhetit, në të cilat përfshihen planifikimi dhe zbatimi i buxhetit, kontrolli i menaxhimit të investimeve publike, monitorimi i marrëdhënieve financiare ndërqeveritare, kontrolli financiar i transaksioneve publike dhe hartimi i pasqyrave financiare tëkonsoliduaratë qeverisë;ç) menaxhimin e borxhit publik, në të cilin përfshihen menaxhimi i portofolit të huamarrjes së brendshme e të huaj, menaxhimi i riskut të huamarrjes, si dhe shërbimi i regjistrimit të borxhit;
d) ngritjen e një sistemi modern të menaxhimit financiar e të kontrollit në të gjitha njësitë e sektorit publik nëpërmjet vendosjes së rregullave, standardeve, procedurave dhe monitorimit të zbatimit të tyre;
dh) miradministrimin financiar të fondeve publike, i cili realizohet nëpërmjet ushtrimit të funksionit të thesarit, zbatimit të metodologjisë së kontabilitetit në sektorin publik dhe kontrollit të brendshëm financiar publik;
e) menaxhimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian, sigurimin e bashkëfinancimit, ndjekjen e zbatimit të kontratave, legjitimitetin dhe rregullsinë e transaksioneve të ekzekutuara brenda sistemit të menaxhimit të decentralizuar, si dhe funksionimin e efektshëm të sistemeve të menaxhimit të kontrollit, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Asistencës sëParaanëtarësimit(IPA);ë) inspektimin financiar publik, si funksion i parashikuar, me qëllim:
mbrojtjen e interesave financiarë të njësive publike kundrejtkeqmenaxhimittë rëndë financiar, mashtrimit dhe korrupsionit;
ii. rregullshmërinë e transaksioneve e të veprimtarive të tjera të menaxhimit financiar publik;iii. përcaktimin e shkeljeve të akteve normative, si dhe dyshimeve për mashtrimet e kryera;
iv. zbulimin e parregullsive e të dëmeve të shkaktuara në pronën e njësive publike;
identifikimin e shkeljeve e të individëve përgjegjës për parregullsitë e zbuluara.
Ministria e Financave është institucioni i vetëm që bën bashkërendimin e përgjithshëm të veprimtarisë sëauditimittë brendshëm nëpërmjet hartimit dhe miratimit të politikave, manualeve, metodave, procedurave, udhëzimeve dhe rregulloreve të auditit të brendshëm.
Ministria e Financave ka rol të përgjithshëm këshillues në interes të politikave qeveritare për promovimin eefektshmërisë,performancës së lartë dhe mirëqeverisjes financiare në të gjithë sektorin publik dhe në ato institucione financiare në të cilat qeveria merr pjesë.
Vendimi nr.31, datë 17.1.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave”, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Misioni i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është hartimi dhe zbatimi i politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë në raport me shtetet e tjera, organizatat ndërkombëtare, si dhe subjektet e tjera të së drejtës ndërkombëtare, drejtimi politik i procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe zhvillimi i dialogut politik me institucionet e Bashkimit Evropian, zhvillimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomike, si dhe mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
a) Harton, përpunon, organizon dhe zbaton politikën e jashtme të shtetit shqiptar;
b) Realizon shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar, si dhe të drejtat dhe interesat e shtetasve shqiptarë në marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare;
c) Mbështet Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në përcaktimin e qëndrimeve të rëndësishme lidhur me politikën e jashtme;ç) Bashkërendon veprimtarinë me jashtë të institucioneve qendrore dhe vendore;
d) Mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve shqiptarë dhe të drejtat kombëtare të popullsisë shqiptare që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, si dhe organizon, harton e zbaton politikën shtetërore në interes të tyre në bashkëpunimin me ministritë përgjegjëse;
dh) Nxit dhe promovon zhvillimin e komunikimit dhe ndërveprimit të diasporës me shqiptarët jashtë kufijve për të rritur dhe zhvilluar vlerat dhe traditat më të mira shqiptare.
e) Promovon interesin ekonomik kombëtar në arenën ndërkombëtare, duke ndërmarrë aktivitete zyrtare diplomatike të fokusuara në rritjen e eksporteve, tërheqjen e investimeve të huaja dhe pjesëmarrjen në punë të organizatave ekonomike ndërkombëtare;ë) Drejton, bashkërendon dhe shpreh qëndrimet politike në emër të shtetit shqiptar për procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përfshirë nëpërmjet rrjetit të përfaqësive diplomatike pranë Bashkimit Evropian dhe në vendet anëtare të tij. Zhvillon dialogun politik, përfshirë lidhur me politikën e përbashkët të jashtme e të sigurisë, me institucionet e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare, në kuadrin e procesit të negociatave të aderimit dhe të procesit të stabilizimit dhe të asociimit;
f) Ndjek procedurat për lidhjen e akteve ndërkombëtare, si dhe anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare, sipas legjislacionit në fuqi që rregullon marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë.
Vendimi nr.81, datë 9.2.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për zbatimin e politikës së punëve të brendshme në Republikën e Shqipërisë, është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, duke kryer shërbimet publike, duke hartuar e duke zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore në çështjet e punëve të brendshme.
Ministria e Punëve të Brendshme ushtron veprimtarinë e saj, në përputhje me legjislacionin përkatës, kryesisht, por jo vetëm, në fushat e përgjegjësisë shtetërore të:
a) rendit dhe sigurisë publike;
b) luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore;
c) menaxhimit të integruar të kufirit dhe migracionit;ç) azilit dhe shtetësisë;
d)antiterroritdhe ekstremizmit të dhunshëm;
dh) administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi;
e) veprimtarisë së prefektit të qarkut;ë) shërbimeve të gjendjes civile;
f) hartimit të politikave, koordinimit dhe mbikëqyrjes së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri;
g) parandalimit, mbrojtjes, mbikëqyrjes dhe kontrollit/inspektimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e tokës/territorit, ajrit, ujërave dhe pyjeve nga ndotja, dëmtimet apo ndërhyrje të kundërligjshme të çfarëdo lloji.
Vendimi nr.604, datë 20.10.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:Miratimin e misionit dhe të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka si mision hartimin e zbatimin e politikës së përgjithshme shtetërore në sektorin e planifikimit dhe të zhvillimit urban, në sektorin e infrastrukturës e të transportit, ujësjellës-kanalizime në sektorin e telekomunikacionit dhe të shërbimit postar, në sektorin e energjisë, të shfrytëzimit të burimeve natyrore, si dhe në sektorin e industrisë minerare.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përgjegjëse për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të masave për eliminimin e pasojave dhe rindërtimin e objekteve të dëmtuara e të shkatërruara nga fatkeqësia natyrore, tërmeti i datës 26.11.2019.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ushtron veprimtarinë e saj, në përputhje me legjislacionin përkatës, në këto fusha:
a) Infrastruktura rrugore, hekurudhore,aeroportuale,portuale;
b) Transporti rrugor, hekurudhor, ajror, detar;
c) Ujësjellës – kanalizime;ç) Planifikimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm urban;
d) Standardet urbane në ndërtim;
dh) Komunikimet elektronike, digjitale dhe postare, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
e) Energjia;ë) Eficienca e energjisë;
f) Zbutja e efekteve klimatike të ardhura si pasojë e veprimtarisë së fushave të përgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
g) Hidrokarburet dhe industria hidrokarbure;
gj) Minierat, gjeologjia dhe industria minerare.
Për përmbushjen e misionit të saj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndër të tjera:
a) drejton menaxhon, mbikëqyr e vendos standarde teknike të infrastrukturës së rrjeteve rrugore e hekurudhore, të porteve, aeroporteve, ujësjellës-kanalizimeve dhe të digave të mëdha të hidrocentraleve. Përcakton dhe vendos standarde për të gjitha llojet e mjeteve të transportit dhe organizon drejtimin e kontrollit shtetëror të sigurisë teknike në sferën e shfrytëzimit;
b) monitoron realizimin e standardeve të përcaktuara në funksion të zhvillimit të infrastrukturës në transport, ujësjellës-kanalizimeve, si dhe të punimeve të ndërtimit për zbatimin e rregullave për kontrollin e disiplinimin e tyre në aspektin financiar e teknik;
c) harton dhe zbaton monitorimin e trafikut rrugor, detar, ajror e hekurudhor përmes sistemeve inteligjente të vendosura në agjencitë, ndërmarrjet dhe drejtoritë e varësisë për të garantuar sigurinë e çdo sektori të sipërpërmendur, në linjë me parimet ndërkombëtare. Siguron kushte lehtësuese tëtëgjithë përdoruesve dhe operatorëve vendës e të huaj nëpërmjet sistemeve inteligjente, të përshtatshme për t’u përfshirë në sistemet evropiane të informacionit;ç) harton, zbaton dhe mbikëqyr politikat, strategjitë e standardet në sektorin e energjisë, burimeve energjetike dhe eficiencës së energjisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi të sektorit;
d) harton, zbaton dhe mbikëqyr politikat, strategjitë e standardet në sektorin hidrokarbur dhe industrisë hidrokarbure, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sektorin;
dh) harton, zbaton e mbikëqyr politikat, strategjitë e standardet në sektorin minerar, gjeologjisë dhe industrisë minerare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sektorin.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ushtron veprimtarinë e saj edhe në këto fusha:
a) Ndjek dhe bashkërendon veprimtarinë e ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për:
hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit të objekteve të dëmtuara e të shkatërruara;
ii. planifikimin dhe shpërndarjen e fondeve buxhetore për realizimin e programeve të procesit të rindërtimit;iii. drejtimin dhe koordinimin operacional të strukturave dhe të njësive të veçanta, shtetërore e publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave në terren, në zbatim të programeve të procesit të rindërtimit;
iv. ndjekjen, koordinimin, monitorimin e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara autoriteteve përgjegjëse, në zbatim të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, për rindërtimin e objekteve të dëmtuara e të shkatërruara nga fatkeqësia natyrore, tërmeti i datës 26.11.2019.
b) Kontakton e bashkërendon me organizatat shtetërore dhe organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë, shoqatat, personalitetet publike e donatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, për secilin prej tyre për mënyrën e përdorimit dhe tëeficiencëssë arritur për çdo donacion apo mbështetje tjetër të ofruar prej tyre.
Vendimi nr.111, datë 2.3.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR MARRËDHËNIET ME PARLAMENTINNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe të kompetencave për realizimin e tyre, sipas këtij vendimi.
II. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e ushtron veprimtarinë e tij në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
1. Në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, ndjek dhe bashkërendon veprimtarinë e qeverisë me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë (në vijim, Kuvendi), për:
a) hartimin dhe miratimin e programit të punës e të kalendarit të punimeve të Kuvendit;
b) procesin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave, si dhe dërgimin e të dhënave apo të informacioneve gjatë procesit ligjbërës të Kuvendit;
c) seancat e pyetjeve, interpelancat, peticionet, si dhe kontrollin që ushtrojnë komisionet e përhershme parlamentare mbi ministritë përgjegjëse apo autoritetet përgjegjëse të administratës shtetërore.
2. Përgatit dokumente apo mendime vlerësuese për projektaktet e propozuara për shqyrtim në Këshillin e Ministrave. Bashkërendon, nëse nevojitet, veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, ministrive apo autoriteteve përgjegjëse shtetërore me institucionet e pavarura.3. Përfaqëson Këshillin e Ministrave në marrëdhëniet e informimit të publikut për vendimmarrjet e Këshillit të Ministrave.
III. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 1, të ndarjes II, të këtij vendimi, ka këto kompetenca:
1. Merr pjesë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të Kuvendit.
2. Bashkërendon programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit me programin politik të Këshillit të Ministrave.
3. Informon vazhdimisht dhe në kohë Kryeministrin, kur është rasti, edhe Këshillin e Ministrave, për programin dhe kalendarin e procesit ligjbërës të Kuvendit, si dhe për aktivitetet e tjera të tij.
4. Ndjek në mënyrë periodike ecurinë e procesit ligjbërës në Kuvend, nëpërmjet procesverbaleve dhe relacioneve që përpunohen gjatë shqyrtimit të projektligjeve dhe informon Kryeministrin për problematikat që mund të dalin gjatë këtij procesi.
5. Bashkërendon punën për pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit të Ministrave në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit.
6. Kujdeset për dërgimin në komisionet e Kuvendit të relacioneve, të të dhënave apo dhe të informacioneve të kërkuara nga ministritë apo autoritetet përgjegjëse shtetërore gjatë procesit të:
a) shqyrtimit të një projektligji;
b) zhvillimit të një procedure pyetjesh, interpelance apo shqyrtimi të një peticioni.7. Ndjek ecurinë në Kuvend të projektligjeve të ndërmarra me nismën e një deputeti apo njëzet mijë zgjedhësve:
a) duke bashkërenduar punën dhe duke u kujdesur për dërgimin pranë komisionit përkatës të Kuvendit të mendimeve nga ministria, në fushën e përgjegjësisë të së cilës është projektligji;
b) duke vlerësuar nëse përmbajtja e tyre harmonizohet me programin politik të Këshillit të Ministrave;
c) duke bashkërenduar punën me Ministrinë e Financave për analizën për koston financiare që ka projektligji për buxhetin e shtetit, nëse do të ketë një efekt të tillë.8. Njofton Kryeministrin për problematikat e konstatuara gjatë shqyrtimit në Kuvend të projektligjeve të ndërmarra me nismën e një deputeti apo njëzet mijë zgjedhësve.
9. Përfaqëson Këshillin e Ministrave në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit, ku shqyrtohen projektligje apo akte normative të ndërmarra me nismën e Kryeministrit.
10.Ndjek, së bashku me drejtuesit e institucioneve të pavarura, shqyrtimin në Kuvend të projektligjeve, që trajtojnë organizimin dhe funksionimin e këtyre institucioneve.
11.Kujdeset dhe bashkërendon procesin e një kontrolli parlamentar të ndërmarrë nga komisionet e Kuvendit me ministrinë apo autoritetin përgjegjës të administratës shtetërore, i cili është subjekt i kontrollit.
12.Bashkërendon punën dhe bashkëpunon me kryetarët e grupeve parlamentare për ecurinë e procesit ligjbërës.
13.Bashkërendon punën me kryetarin e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare për hartimin e kalendarit të seancave për pyetje, interpelanca, mocione të besimit apo mosbesimit.
14.Përfaqëson Këshillin e Ministrave në institucionet e ndryshme për paraqitjen e programit e të kalendarit të punimeve të Kuvendit, si dhe të përparësive të politikave të qeverisë.
15.Kujdeset për kryerjen e detyrave për përcjelljen në Kuvend të projektakteve normative.
16. Kujdeset dhe ndjek procedurat për shqyrtimin dhe miratimin në Kuvend të emërimeve që paraqiten me propozimin e Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.
IV. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 2, të ndarjes II, të këtij vendimi, ka këto kompetenca:
1. Përgatit bashkërisht me ministritë e interesuara dhe paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave mendimin me shkrim për projektligjet e ndërmarra me nismën e një deputeti apo njëzet mijë zgjedhësve.
2. Nëse e vlerëson të nevojshme, jep mendim me shkrim për projektakte të veçanta, gjatë fazës së bashkërendimit të tyre, për përputhshmërinë e tyre me:
a) Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë;
b) programin politik të Këshillit të Ministrave;
c) kërkesat apo opinionet e dokumenteve politike dhe të raporteve të institucioneve të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit të integrimit evropian.3. Paraqet në Këshillin e Ministrave analiza, raporte, vlerësime apo rekomandime, të përgatitura nga grupe pune të ngritura me urdhër të Kryeministrit, në lidhje me zbatueshmërinë e normave juridike të caktuara apo për projektakte, të cilat synojnë zbatimin e reformave të rëndësishme, sipas programit të qeverisë.
4. Drejton ose bashkërendon veprimtarinë e grupeve ndërministrore apo ndërinstitucionale të punës për përgatitjen apo vlerësimin e projektakteve, sa herë që kjo i caktohet me urdhër të Kryeministrit.
5. Realizon, kur është e nevojshme, konsultime me grupe interesi, shoqërinë civile dhe/ose përfaqësues të ministrive, institucioneve të pavarura apo autoriteteve shtetërore përgjegjëse për projektligje të ndryshme dhe informon Këshillin e Ministrave në lidhje me këto konsultime.
6. Bashkërendon punën dhe trajton shqetësimet që kanë institucionet e pavarura apo institucione të tjera në lidhje me:
a) marrëdhëniet institucionale që ato kanë me Këshillin e Ministrave, ministritë apo autoritete të ndryshme shtetërore përgjegjëse;
b) hartimin e projektakteve që trajtojnë organizimin dhe funksionimin e tyre;
c) interesa të tjerë që ato kanë për projektakte të ndryshme apo për procesin ligjbërës.7. Kujdeset për dërgimin në Kuvend të përgjigjeve të përgatitura nga ministritë apo autoritetet shtetërore përgjegjëse për kërkesat për të dhëna dhe informacione gjatë procesit të shqyrtimit të një projektligji apo gjatë një procedure parlamentare pyetjesh apo peticioni.
8. Kujdeset për respektimin e procedurave dhe të afateve ligjore për emërimet që i propozohen Kuvendit nga Këshilli i Ministrave apo ministri përgjegjës.
9. Promovon, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, realizimin e objektivave parësorë të qeverisë.
V. Ministri i Shtetit, për realizimin e fushës së përgjegjësisë, sipas pikës 3, të ndarjes II, të këtij vendimi, ushtron kompetencat e zëdhënësit të Këshillit të Ministrave për informimin e vendimmarrjeve më të rëndësishme të tij, si dhe për ato me interes për publikun.
VI. Vendimi nr.27, datë 23.1.2019, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin”, shfuqizohet.
VII. Ngarkohet ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA -

Melania Trump “sfidon” me zgjedhjet e saj në modë, mesazhet e fshehura gjatë vizitës shtetërore
Gjatë një vizite shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Melania Trump ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut jo vetëm me paraqitjet e saj të rralla, por sidomos me veshjet e zgjedhura me shumë kujdes.
Në vetëm 48 orë, ajo është shfaqur me pesë veshje të ndryshme, secila me një mesazh të qartë, duke treguar se çdo detaj ishte i menduar me kujdes dhe jo rastësor.
Që nga momenti që u caktua vizita shtetërore, Melania Trump dhe stilisti i saj i besuar, Hervé Pierre, kanë përgatitur me kujdes çdo paraqitje. Ndryshe nga stili më i përmbajtur i Princeshës së Uellsit (Kate Middleton), Melania ka ndjekur një qasje më të lirë dhe personale, duke zgjedhur veshje të forta dhe ndonjëherë befasuese.
Në ardhje, ajo mbërriti me një pallto të gjatë nga marka britanike Burberry, një zgjedhje që u duk si një shenjë respekti për vendin pritës, por me një stil të veçantë dhe ndryshe nga zakonisht.
Më pas, në një takim në Kështjellën Windsor, ajo u shfaq me një kostum të stilit të vjetër Dior, i cili i përshtatej kohës me mot të ftohtë dhe gri. Ajo kishte vendosur edhe një kapelë që i mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës, ndryshe nga Kate dhe Camilla, të cilat kishin kapela që i nxirrnin në pah fytyrat.
Kjo zgjedhje u komentua gjerësisht si një formë mbrojtjeje dhe distancimi nga kamerat dhe publiku.
Fustani që ngriti debatet në darkën shtetërore
Veshja që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fustani i verdhë me supe të zbuluara, që Melania veshi në darkën shtetërore në Kështjellën Windsor. Fustani ishte dizajnuar nga Wes Gordon për Carolina Herrera, një zgjedhje që doli jashtë rregullave të zakonshme të veshjes zyrtare në Britani.
Pa stoli, pa tiarë, dhe me ngjyra të guximshme, Melania sfidoi pritshmëritë dhe u komentua gjerësisht si “jashtë protokollit” nga mediat britanike të modës.
Edhe në fund të vizitës, gjatë një aktiviteti me Mbretëreshën Camilla dhe Princeshën e Uellsit, Melania zgjodhi një pamje më sportive dhe të thjeshtë, me pantallona treçerekëshe dhe balerina të shtrenjta. Disa komentues menduan se ajo po përpiqej të përgjigjej ndaj kritikave për zgjedhjet e saj të mëparshme, por njohësit e stilit të saj thanë se çdo veshje ishte planifikuar muaj më parë.
Sipas ekspertëve të modës, Melania nuk ndjek rregullat tradicionale të paraqitjeve shtetërore. Ajo zgjedh të dërgojë mesazhe përmes veshjes, duke treguar qartë se nuk ndikohet nga protokolli, mediat apo pritshmëritë publike.Top Channel