Sot është shpallur Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit. Me këtë rast, do të zhvillohen ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar ulet sot në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në mbarë vendin do të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror.
Nga ora 08:30 deri në 11:00 zhvillohen homazhe publike, pas të cilave do të mbahen homazhet shtetërore, që do të zgjasin deri në orën 11:45.
Një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ndërsa fjalën e tij do ta mbajë edhe Kryeministri i Republikës, Edi Rama, pasuesi i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste. Për të marrë pjesë në ceremoni janë ftuar edhe personalitete politike nga Kosova dhe më gjerë.
Në përfundim të ceremonisë, me nderime shtetërore, trupi i Nanos do të niset në orën 12:00 nga Pallati i Kongreseve drejt banesës së fundit në Sharrë.
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.
Fatos Nano ndërroi jetë të premten, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.
Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.
Tag: shtetërore
-

Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos
-

Lamtumira e fundit për Fatos Nanon/ Nisin homazhet publike në Pallatin e Kongreseve
E diela e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare me vendim të qeverisë, në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë kanë nisur që në orët e para të mëngjesit homazhet publike, ku qytetarë të shumtë nga kryeqyteti dhe rrethet po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00.
Më pas, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta politike dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Gjatë kësaj ceremonie do të mbahen edhe fjalime nga kryeministri Edi Rama, pasues i Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, si dhe nga një anëtar i familjes së tij.
Në orën 12:00, në të gjithë vendin do të ndërpriten aktivitetet publike dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të Fatos Nanos, ndërsa flamujt kombëtarë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë.
Pesë minuta më vonë, në orën 12:05, do të nisë ceremonia funebre shtetërore, pas së cilës trupi i Fatos Nanos do të përcillet drejt banesës së fundit në një ceremoni private familjare. -

HOMAZHET LIVE! Sot Ditë Zie Kombëtare, Shqipëria i jep lamtumirën e fundit Fatos Nanos
Sot, më 2 nëntor 2025, Shqipëria i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, homazhet publike nisin në orën 08:30 dhe do të vijojnë deri në 11:00, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të nderojnë figurën e një prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar.Në orën 11:15 është parashikuar të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik, ndërsa ceremonia funebre shtetërore do të nisë në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Pas përfundimit të ceremonisë, trupi i të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Ish-kryeministri Nano mbylli sytë më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Ai ndërroi në një spital privat, ku po kurohej prej disa javësh nga një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes. -

Shqipëria 1 minutë heshtje në nder të Fatos Nanos/ Përcillet sot për në banesën e fundit ish-kryeministri (Agjenda)
Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e ditës së sotme, Ditë Zie Kombëtare, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano që u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në orën 08:30 – 11:00 do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve homazhet publike.
Ndërsa homazhet shtetërore dhe nderimi nga personalitetet do të mbahen në orën 11:15 – 11:45.
Është parashikuar që në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin, ndërsa 5 minuta më pas në orën 12:05 të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës për ish kreun e PS dhe ish- kryeministrin.
“Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.
Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë:• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin për mediat. -

Sot dite zie, homazhe në nderim të Fatos Nanos! I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit
Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, do të zhvillohet sot, (2 nëntor), ceremonia funebre shtetërore në Pallatin e Kongreseve. Ish-udhëheqësi socialist, një prej figurave më me ndikim të politikës shqiptare të tranzicionit, do të përcillet me nderimet më të larta shtetërore.
Dita e sotme eshte shpallur edhe dite zie kombetare.
Personalitete, miq dhe të afërm do të nderojne me homazhe liderin historik të PS dhe ish kryeministrin, duke vendosur kurora me lule.
Sipas programit zyrtar, homazhet publike do të nisin në orën 08:30 dhe do të zgjasin deri në 11:00. Më pas, në orën 11:15, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik. Ceremonia funebre e lamtumirës do të mbahet në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve të huaj.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të shoqërojë trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit, në një ceremoni private familjare.
-

Dita e Zisë/ Ceremonia e nesërme në nderim të Fatos Nanos, bëhet publik programi shtetëror
Lideri historik i Partisë Socialiste, ish-kryeminsitri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, do të përcillet ditën e diel për në banesën e fundit.
Shteti shqiptar do të bmbajë një ceremoni mortore në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e madh që ish-kryeminsitri Anno ka dhënë për vendin.
Është bërë publik protokolli që do ndiqet nesër me rastin e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano.PROTOKOLLI:
Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, udhëheqës dhe politikan i shquar, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Programi i ceremonisë:
08:30 – Fillimi i homazheve publike;
11:00 – Përfundimi i homazheve publike
11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.
Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve. -

Nesër lamtumira për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë funebre shtetërore
Publikohen detajet e ceremonisë mortore që do të mbahet nesër në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano.
Ceremonia funebre shtetërore do të mbahet të ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Programi i ceremonisë:
08:30 – Fillimi i homazheve publike;
11:00 – Përfundimi i homazheve publike
11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare, informon kryeministria.
-

Nesër, ditë zie për Fatos Nanon! Pas homazheve, varrimi në Sharrë me rite ortodokse dhe në privatësi familjare
Shqipëria do t’i japë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano më 2 nëntor përmes një ceremonie shtetërore.
Këshilli i Ministrave ka shpallur Zi Kombëtare të dielën në nder të figurës së tij, ndërsa flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmë shtizë.
Në orën 12:00, të gjitha veprimtaritë do të ndërpriten për të mbajtur një minutë heshtje në mbarë vendin.
Homazhet publike do të zhvillohen tek Pallati i Kongreseve nga ora 08:30 deri në 11:00, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të japin lamtumirën e fundit.
Pas tyre, do të zhvillohen homazhet shtetërore.
Në këtë ceremoni, një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë fjalimin e tij, ndërsa pritet që edhe kryeministri Edi Rama, pasuesi i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, të marrë fjalën, duke përkujtuar kontributin e madh të ish-kryeministrit në jetën politike dhe publike të vendit.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe personalitete politike nga Kosova.
Ceremoninë do ta përcjellë me muzikë funebre Radiotelevizioni Publik Shqiptar, duke krijuar një atmosferë respekti dhe nderimi për figurën e Nanos.
Për organizimin e ngjarjes është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë, që të garantojë rregull dhe respekt gjatë gjithë zhvillimit të homazheve dhe ceremonisë funebre.
Në përfundim, trupi i Fatos Nanos do të niset nga Pallati i Kongreseve drejt banesës së fundit në Sharrë, ku familja ka kërkuar që ceremonia ortodokse të kryhet në privatësi.
Ish-kryeministri do të mbahet mend si një figurë historike e të majtës dhe një prej liderëve më të rëndësishëm të periudhës së tranzicionit shqiptar. -

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, qeveria e shpall të dielën ditë zie kombëtare, ja detajet nga ceremonia funebre
Fatos Nano, lider historik i socialistëve dhe ish-Kryeministër, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 73-vjeçare. Ndërkohë në nderim të figurës së tij, Qeveria ka shpallur ditën e dielë, 2 nëntor, si ditë zie kombëtare. Në një vendim të miratuar mbrëmjen e së premtes përcaktohen edhe detajet e ceremonisë funebre.
Vendimi i plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikave 12, 13, 14, të kapitullit VI, të Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e dielë, datë 2.11.2025, në nderim të të ndjerit, Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar.
Organizimin e ceremonisë funebre shtetërore dhe të Homazhit Kombëtar në nderim të të ndjerit.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Në orën 12.00, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
Homazhet Kombëtare të organizohen ditën e dielë, nga ora 8:30 deri në orën 11:00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës do të organizohet të njëjtën ditë në orën 12:05, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Për organizimin e ceremonisë funebre shtetërore ngrihet me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Komisioni i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:– Ministrin e Mbrojtjes;
– Ministrin e Punëve të Brendshme;
– Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;
– Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;
– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
– Përfaqësues nga zyra e shtypit të Kryeministrit.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të ceremonialit funebër shtetëror.
Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonisë funebre shtetërore të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.
