Tag: shtetërore

  • Ana e errët e pushtetit të Zelenskit

    Ana e errët e pushtetit të Zelenskit

     
    Ndërsa Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë, Volodymyr Kudrytskyi, atëherë kreu i kompanisë shtetërore të energjisë elektrike të Ukrainës, Ukrenergo, po përpiqej me çdo mënyrë të mbante dritat ndezur.

    Në një mënyrë apo tjetër, ia doli. Ai arriti ta mbajë sistemin energjetik funksional vit pas viti, duke fituar respektin e drejtuesve të industrisë së energjisë në mbarë botën, pasi garantoi që vendi të përballonte sulmet me raketa e dronë ruse ndaj rrjetit elektrik dhe të shmangte ndërprerjet katastrofike të energjisë derisa, papritur, u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 2024.
     
     
    Shkarkimi i Kudrytskyit u dënua nga shumë zëra në industrinë e energjisë dhe ngjalli alarm edhe në Bruksel.Në atë kohë, Kudrytskyi i tha POLITICO-s se ishte viktimë e centralizimit të pamëshirshëm të pushtetit që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe shefi i fuqishëm i zyrës së tij, Andriy Yermak, shpesh e zbatojnë. Ai tha se kishte frikë se “individë të korruptuar” do të përfundonin duke marrë kontrollin e kompanisë shtetërore të energjisë.
    Sipas mbështetësve të tij, pikërisht kjo lloj të folure dhe refuzimi për të heshtur, shpjegon pse Kudrytskyi përfundoi në një kabinë xhami në një gjykatë në qendër të Kievit javën e kaluar, ku u akuzua për përvetësim fondesh.
    Tani, deputetë të opozitës dhe aktivistë të shoqërisë civile janë ngritur në këmbë, duke e cilësuar këtë si një tjetër shembull të përdorimit nga udhëheqja ukrainase të drejtësisë si armë politike, për të frikësuar kundërshtarët dhe heshtur kritikët, duke i akuzuar për korrupsion ose bashkëpunim me Rusinë. Zyra e Zelenskyyt nuk pranoi të komentojë.
    Ndër ata që kanë pësuar të njëjtin trajtim është edhe paraardhësi i Zelenskyyt, Petro Poroshenko, i cili këtë vit është sanksionuar dhe akuzuar për korrupsion, një lëvizje që mund ta pengojë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
    Sanksionet shpesh janë përdorur ose kërcënuar ndaj kundërshtarëve politikë, duke ngrirë asetet dhe duke i penguar ata të kryejnë çdo transaksion financiar madje edhe përdorimin e kartave të kreditit apo llogarive bankare.
    Pas kësaj, Poroshenko e ka akuzuar Zelenskyyn për “autoritarizëm në rritje” dhe përpjekje për të “hequr çdo rival nga skena politike”.
    Kjo mund të shpjegojë edhe pse Kudrytskyi është vënë nën akuzë, thotë deputeti opozitar Mykola Knyazhitskiy, i cili beson se përdorimi i gjykatave për të diskredituar kundërshtarët vetëm sa do të përkeqësohet, ndërsa zyra e presidentit përgatitet për një zgjedhje të mundshme presidenciale vitin e ardhshëm, në rast se arrihet një armëpushim.
    Sipas tij, ata po përdorin drejtësinë “për të pastruar fushën nga konkurrentët” dhe për të përgatitur “zgjedhje të pandershme”.
    Të tjerë, përfshirë aktivisten e njohur ukrainase dhe drejtoreshën e Qendrës për Veprim Kundër Korrupsionit, Daria Kaleniuk, argumentojnë se presidenti dhe rrethi i tij po përdorin luftën për të monopolizuar pushtetin në një masë që rrezikon demokracinë e vendit.
    Kaleniuk ishte e pranishme në gjykatë gjatë seancës dy-orëshe të Kudrytskyit, dhe përsëriti pretendimin e ish-drejtorit të energjisë se ndjekja penale ndaj tij është “politike”.
    Sipas saj, rasti nuk ka asnjë kuptim ligjor, dhe gjithçka u bë edhe më e çuditshme kur prokurori lexoi akuzat: “Ai nuk arriti të tregonte që kishte përfituar materialisht në ndonjë mënyrë”, – shpjegoi Kaleniuk, duke shtuar se kontrata e përmendur nuk ishte realizuar asnjëherë.
    Rasti lidhet me një kontratë që Kudrytskyi e kishte miratuar shtatë vjet më parë, kur ishte zëvendësdrejtor për investimet në Ukrenergo. Por nënkontraktori nuk kishte filluar as punimet, dhe kompania shtetërore kishte arritur të rikuperonte pagesën.
    Volodymyr Kudrytskyi, ish-kreu i kompanisë shtetërore të energjisë elektrike të Ukrainës, Ukrenergo
    Këto shqetësime i ndan edhe deputetja e opozitës Inna Sovsun, e cila i tha POLITICO-s: “Nuk ka asnjë provë që [Kudrytskyi] është pasuruar.” “Nuk është shkaktuar asnjë dëm. Nuk mund të mos mendoj se e gjithë kjo është e motivuar politikisht.”
    Sovsun mori pjesë në seancë për t’u ofruar si garante për lirimin me kusht të Kudrytskyit, dy deputetë të tjerë ofruan të bënin të njëjtën gjë, por gjykatësi vendosi një mënyrë tjetër: lirimin kundrejt një garancie prej 325 mijë dollarësh.
    Një këshilltar i lartë i qeverisë ukrainase, i cili foli në kushte anonimiteti për të komentuar rastin, hodhi poshtë pretendimet se çështja është politike dhe se akuzat për përvetësim janë të pabaza:
    “Njerëzit duhet të presin deri në përfundimin e gjykimit,” – tha ai.
    Por për ish-zëvendëskryeministren Ivanna Klympush-Tsintsadze, çështja “nuk duket mirë nga asnjë këndvështrim, as brenda vendit, as përballë partnerëve ndërkombëtarë.” Sipas saj, koha është veçanërisht e papërshtatshme, pasi përkon me përpjekjet e Kievit për të siguruar ndihmë energjetike nga Evropa përpara dimrit që pritet të jetë më i vështiri i luftës.
    Me Rusinë që po intensifikon sulmet me raketa e dronë në një shkallë shumë më të madhe se më parë, sfida energjetike e Ukrainës pritet të jetë edhe më e rëndë.

    Ndryshe nga dimrat e mëparshëm, sulmet ruse po synojnë tani edhe puset, depozitat dhe infrastrukturën e shpërndarjes së gazit natyror, përveç rrjetit elektrik. 60 për qind e ukrainasve varen nga gazi natyror për të ngrohur shtëpitë e tyre.
    Disa drejtues të industrisë energjetike në Ukrainë kanë frikë se ndjekja penale ndaj Kudrytskyit mund të jetë një manovër paraprake për ta kthyer atë në “kurban politik”, në rast se rrjeti energjetik nuk arrin të përballojë sulmet ruse këtë dimër.
    Duke cituar burime anonime, para dy javësh Ukrainska Pravda raportoi se ish-drejtues të sektorit të energjisë kanë frikë se po përgatiten të fajësohen për mosmarrjen e masave të mjaftueshme për forcimin e infrastrukturës.
    “Tani atyre u duhet një fajtor,” – tha për POLITICO një ekspert i politikës së jashtme që ka këshilluar qeverinë ukrainase.
    “Ka zona të Ukrainës që ndoshta s’do të kenë energji deri në pranverë. Tani në apartamentet e Kievit janë vetëm 10 gradë Celsius dhe qyteti mund të përballet me ndërprerje të gjata të energjisë. Njerëzit janë tashmë të irrituar për këtë, ndaj zyra e presidentit ka nevojë për fajtorë,” – shtoi ai.
    “Opozita do ta akuzojë Zelenskyyn se po e çon Ukrainën drejt dështimit dhe do të thotë se ai duhej të kishte parashikuar skenarë për të shmangur ndërprerjet e gjata të energjisë apo ngrirjen masive,” – shtoi ai.
    Adrian Karatnycky, studiues i lartë në Atlantic Council dhe autor i librit “Battleground Ukraine”, gjithashtu shpreh shqetësim për drejtimin që ka marrë pushteti politik në Kiev:
    “Megjithëse ai është një udhëheqës frymëzues dhe trim në kohë lufte, ekzistojnë, pa dyshim, elementë shqetësues në mënyrën si po qeveris Zelenskyy,” – tha ai./Politico.eu

  • Qeveria vendim për “KAYO”-n: Autorizohet të prodhojë dhe tregojë armë për t’u përdorur nga strukturat e sigurisë

    Qeveria vendim për “KAYO”-n: Autorizohet të prodhojë dhe tregojë armë për t’u përdorur nga strukturat e sigurisë

    Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave shoqëria “KAYO” është autorizuar që të realizojë prodhimin dhe tregtimin e armëve ose të pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve dhe mjeteve të prodhuara apo të përshtatura në Shqipëri apo shërbime për t’u përdorur nga strukturat e sigurisë, organet e varësisë së strukturave të sigurisë apo shoqërive aksionare shtetërore të krijuara nga këto struktura sigurie. 

    Në vendim thuhet se qëllimi është t’u sigurohet subjekteve të përcaktuara në këtë vendim furnizimi me produkte apo shërbime. 

    “KAYO” duhet të dërgojë pranë autoriteteve kërkuese listën e produkteve dhe shërbimeve që ofron vetë ose nëpërmjet shoqërive të krijuara prej saj, minimalisht çdo gjashtë muaj. 

    Në vendim përcaktohen edhe rregullat që duhet të zbatohen kur kërkohet furnizim etj. 

    Vendimi i plotë 

    Vendim për Autorizimin e shoqërisë aksionare shtetërore  “KAYO”, sh.a., që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të tjera të krijuara prej saj, të realizojë prodhimin dhe tregtimin e armëve ose të pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve  dhe mjeteve, të prodhuara apo të përshtatura  në territorin e republikës së Shqipërisë, apo shërbime për t’u përdorur nga strukturat e sigurisë, organet e varësisë së strukturave të sigurisë apo shoqërive aksionare shtetërore të krijuara nga këto struktura sigurie 

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 5, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I: 

    1. Objekt i këtij vendimi është:
    2. a) autorizimi i shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”,a., që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të tjera të krijuara prej saj, të realizojë prodhimin dhe tregtimin e armëve ose të pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve dhe mjeteve, të prodhuara apo të përshtatura në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo shërbime për t’u përdorur nga strukturat e sigurisë, organet e varësisë së strukturave të sigurisë apo shoqërive aksionare shtetërore të krijuara nga këto struktura sigurie;
    3. b) përcaktimi i rregullave, që zbatohen nga subjektet e përcaktuara në shkronjën “a”, të kësaj pike, për furnizimin me produkte të prodhuara apo të përshtatura në Republikën e Shqipërisë apo shërbime, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, nëpërmjet shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”,a., ose subjekteve të tjera të krijuara prej saj.
    4. Qëllimi i këtij vendimi është që t’u sigurojë subjekteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, furnizimin me produkte apo shërbime, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, nëpërmjet shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”,sh.a., apo subjekteve të krijuara prej saj.
    5. Shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”,sh.a., dërgon pranë autoriteteve kërkuese listën e produkteve dhe shërbimeve, që ofron vetë ose nëpërmjet shoqërive të krijuara prej saj,minimalisht çdo 6 (gjashtë) muaj. 
    6. Të gjitha autoritetet kërkuese, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, që gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre kanë të nevojshme furnizimin me produkte apo shërbime nga shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”,sh.a., detyrimisht i drejtohen me kërkesë kësaj shoqërie për të përfituar produktet apo shërbimet që ofron ajo, bazuar në listën e produkteve dhe shërbimeve që ofron vetë ose nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj.
    7. Kërkesa, sipas pikës 4, të këtij vendimi, paraqitet në formë shkresore dhe shoqërohet me projektin për mallrat ose shërbimet e kërkuara. Në projekt përfshihen qëllimi i përdorimit, referencat ligjore, specifikimet teknike të mallrave ose shërbimeve, mënyra e zbatimit dhe vlera e projektit.
    8. Shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”,sh.a., shprehet për mundësinë e furnizimit, sipas kërkesës së administruar nga autoriteti kërkues, me produkte apo shërbime nga vetë kjo shoqëri ose shoqëri të krijuara prej saj.
    9. Në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”,sh.a., shprehet se nuk mund të furnizojë autoritetet kërkuese, në përputhje me specifikimet teknike apo projektin eparashturar, autoritetet kërkuese vijojnë me realizimin e prokurimit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për prokurimin publik ose prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. 
    10. Në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”,sh.a., nuk shprehet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës lidhur me mundësinë e realizimit të furnizimit, kërkesa konsiderohet e refuzuar dhe autoritetet kërkuese vijojnë me realizimin e prokurimit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për prokurimin publik ose prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
    11. Në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”,sh.a., mund të furnizojë autoritetet kërkuese, në përputhje me kërkesën e paraqitur prej tyre, vetë ose nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj, autoritetet kërkuese hyjnë në negociata të drejtpërdrejta me këtë shoqëri për plotësimin e nevojave të tyre, në marrëveshje ndërmjet palëve.
    12. Ngarkohen shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”,sh.a., të gjitha strukturat, që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe organet e tyre të varësisë apo shoqëritë aksionare shtetërore të krijuara prej tyre për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

    Çfarë është shoqëria “KAYO”? 

    Kompania u themelua në vitin 2024, duke trashëguar kapacitetet prodhuese të Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzinës Mekanike Gramsh dhe Kombinatit Mekanik Poliçan. 

    Ajo operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, duke ofruar produkte dhe shërbime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe tregjet ndërkombëtare. 

    Qëllimi është të krijojë një treg efikas dhe konkurrues për industrinë ushtarake, të integruar në tregjet rajonale dhe globale. 

    Objektivat kryesore të kompanisë janë disa, ndër to “ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë si dhe realizimit të fitimit ekonomik”. 

     

  • Pas Vlorës dhe Sarandës, ndryshime në Kadastrën e Shtetit, largohen nga detyra dy anëtarë të Këshillit

    Pas Vlorës dhe Sarandës, ndryshime në Kadastrën e Shtetit, largohen nga detyra dy anëtarë të Këshillit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Largime dhe emërime ka patuar edhe në Kadastrën e Shtetit, ku Këshilli i Ministrave ka vendosur për lirimin nga detyra të Ermal Nufit, i cili deri më tani ka shërbyer si anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi. Nga detyra është larguar Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke i lënë vendin Dritan Palnikaj.
    Vendimi i Këshillit të Ministrave:
    LIRIMIN DHE EMËRIMIN E DY ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    2. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    Kujtojmë se një ditë më parë (4 nëntor) Genc Deromemaj dha nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, vetëm pas 4 muajsh në atë detyrë. Edhe në Sarandë, pas vetëm pesë muajsh në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), drejtori Ilir Çibuku u shkarkua nga detyra./ZËRI

  • Surprizë në Kadastrë/ Emërohen 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues

    Surprizë në Kadastrë/ Emërohen 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues

    Një sërë ndryshimesh janë bërë këtë të mërkurë në disa nga institucionet e vendit.
    Po ashtu, janë emëruar në detyrë dy anëtarët e rinj të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
    Sot u emëruan: Viola Haxhiademi, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Këta dy anëtarë të rinj u emëruan pas lirimit nga detyra të dy anëtarëve: Ermal Nufi dhe Alban Mësonjësi.
    “Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”,-thuhet në njoftimin nga VKM.

  • Qeveria emëron 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (EMRAT)

    Qeveria emëron 2 anëtarët e rinj të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (EMRAT)

    Qeveria në mbledhjen e sotme ka miruaruar lirimin dhe emërimin e 2 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.  

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I:

    -Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    -Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

  • Lamtumirë Fatos Nano! PërcIllet me nderime e ceremoni shtetërore ish-kryeministri. Sot Ditë Zie Kombëtare

    Lamtumirë Fatos Nano! PërcIllet me nderime e ceremoni shtetërore ish-kryeministri. Sot Ditë Zie Kombëtare

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të mbushur me dhimbje, nderim dhe respekt.
    Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë, politikanë të të gjithë spektrit politik, trupa diplomatike, përfaqësues të besimeve fetare, si dhe figura të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe medias, për të nderuar një nga arkitektët e politikës moderne shqiptare.
    Në nder të figurës së tij, qeveria shqiptare shpalli 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare. Flamujt në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë, ndërsa në mesditë u mbajt një minutë heshtje në të gjithë vendin.
    Të gjitha aktivitetet publike u ndërprenë për të respektuar kujtimin e ish-kryeministrit, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
    Arkëmorti i Fatos Nanos u përcoll me nderime nga Garda e Republikës së Shqipërisë, në një ceremoni solemne që u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër u drejtua për në varrezat e Sharrës, ku trupi i tij u vendos për pushim të përjetshëm, në një ceremoni private familjare.
    Ceremonia u shoqërua me muzikë funebre nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar, duke krijuar një atmosferë të thellë respekti për figurën e njeriut që shënoi dekada të tëra të politikës shqiptare.
    Në nder të ish-kryeministrit mbajtën fjalime bashkëshortja e tij Xhoana Nano, djali Sokol Nano, si dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët përshkruan figurën e tij si një njeri me vizion, guxim, dhe integritet të jashtëzakonshëm, që i dha formë rrugës së re të socialdemokracisë shqiptare.
    Më 25 gusht 2023, Fatos Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij në ngritjen e institucioneve demokratike, promovimin e tolerancës politike dhe rolin e tij vendimtar në momentet kyçe të jetës shoqërore dhe kombëtare.
    Fatos Nano do të mbahet mend si një figurë qendrore e së majtës shqiptare, themelues i Partisë Socialiste dhe një burrë shteti që i dha tonin modernizimit politik të Shqipërisë.
    Në kujtesën e shqiptarëve, ai do të mbetet një lider me vizion europian, i cili besoi te liria, shteti dhe njeriu, duke lënë pas një trashëgimi të vyer politike dhe njerëzore.

  • Homazhet shtetërore për Fatos Nanon, Rama: Sa të paskan dashur mor burrë i dheut, plasja më vjen

    Homazhet shtetërore për Fatos Nanon, Rama: Sa të paskan dashur mor burrë i dheut, plasja më vjen

    Edi Rama

    TIRANË- Gjatë homazheve shtetërore për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama e kujtoi atë si mik, udhëheqës dhe njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit, ndërkohë nuk la pa komentuar dhe kundërshtarët politikë të Nanos, që sipas tij ata që e burgosën, thurën lavdrime pas lajmit të trishtë.
    “I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit plot me shijeni e ajrit të pastruar mes nesh dhe ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve tërë ça u tha e ça shkrua për ty qysh se doli lajmoi se këtë herë ti ike përgjithmonë. Sa të paskan dashur e admiruar, edhe at që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë kurrë pa të hedhur, mezi paskam pritur të të tregojnë dashurinë sapo të merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë. Dhe ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe erdhën të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës e që të lëshuan mbi fytyrë për vite me radhe tërë të zezat e gjuhës shqipe, veç ta shihje se si ta kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre. Plasja më vjen që s’jemi dot sonte për një darkë që s’do të kishte paguar”, tha Rama.

  • Vdekja e Fatos Nanos, dy nëntori ditë zie/ Nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

    Vdekja e Fatos Nanos, dy nëntori ditë zie/ Nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

    Lamtumira e fundit. E diela është ditë zie me vendim qeverie në nderim të ish kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 73-vjeçare.
    Në Pallatin e Kongreseve, kanë nisur homazhet publike, për çdo qytetar që do të dojë t’i japë lamtumirën Fatos Nanos, dhe do të zgjasin deri në orën 11.
    Nga ora 11 e 15 deri ne 11 e 45 do të kryhen homazhet shtetërore, për personalitetet e larta politike e shtetërore.
    Gjatë kësaj kohe, do të mbahet një fjalim nga kryeministri Edi Rama dhe një familjar i Fatos Nanos.
    Në orën 12, do të ndërpriten të gjitha aktivitetet publike dhe do të mbahet një minute heshtje. Kurse gjate gjithë ditës, flamujt në institucione shtetërore do të ulen në gjysmështize.
    Kurse 5 minuta më vonë, do të mbahet një ceremoni funebre për të përcjellë trupin e Fatos Nanos drejt banesës së fundit.

  • Ditë Zie Kombëtare! Mbahen homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, pritet të mbajnë fjalën kryeministri Rama dhe familjarët

    Ditë Zie Kombëtare! Mbahen homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, pritet të mbajnë fjalën kryeministri Rama dhe familjarët

    Fatos Nano

    TIRANË- Sot Shqipëria i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit demokratik shqiptar. Në shenjë respekti për kontributin e tij politik dhe publik, Këshilli i Ministrave ka shpallur Ditë Zie Kombëtare.
    Homazhet publike po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 08:30 deri në 11:00, ku qytetarë të shumtë, bashkëpunëtorë, miq, personalitete të larta të shtetit dhe përfaqësues të politikës po nderojnë kujtimin e Fatos Nanos.
    Programi i homazheve dhe ceremonisë shtetërore
    Në orën 11:15-11:45 do të mbahet ceremonia shtetërore e nderimit, ku do të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të shtetit, përfaqësues të opozitës dhe të trupit diplomatik.
    Në orën 12:00, në mbarë vendin do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të ish-kryeministrit, ndërsa pesë minuta më pas, në orën 12:05, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës.
    Flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtize në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar transmeton gjatë ditës muzikë funebre, në shenjë zie dhe respekti kombëtar.
    Në përfundim të ceremonisë shtetërore, kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e fundit të lamtumirës, duke nderuar pasuesin e tij në drejtimin e Partisë Socialiste.
    Pas tij, pritet të flasin edhe bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali, Sokoli, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre të ndjera për figurën e Fatos Nanos, si politikan, intelektual dhe njeri i familjes.
    Për organizimin e kësaj dite është ngritur Komisioni i Posaçëm Shtetëror, nën drejtimin e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet më të rëndësishme të vendit./ZËRI

  • Edi Rama, sot në Ditën e Zisë Kombëtare: Lamtumirë Fatos Nano!

    Edi Rama, sot në Ditën e Zisë Kombëtare: Lamtumirë Fatos Nano!

    Kryeministri Edi Rama, në mëngjesin e datës 2 nëntor 2025, ditë e shpallur Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nanos — ish-kryeministër, themelues i së majtës moderne shqiptare dhe një nga figurat më emblematike të tranzicionit, e nisi ditën me një mesazh të thjeshtë, por të ngarkuar me simbolikë: “Lamtumirë Fatos Nano!”.Një fjali e shkurtër që mbyll një epokë dhe ngre perde mbi një homazh kombëtar për një prej arkitektëve të politikës së pas ’90-s.

    Vendimi për shpalljen e Zisë Kombëtare u mor nga Këshilli i Ministrave, si një akt respekti ndaj kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike, institucionale dhe politike të vendit. Me këtë rast, shteti shqiptar organizon Ceremoninë Funebre Shtetërore dhe Homazhet Kombëtare në nder të të ndjerit, duke e vendosur figurën e tij në panteonin e burrave të shtetit.

    Si shenjë zie dhe nderimi, në të gjitha institucionet shtetërore e publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtize. Në orën 12:00, mbarë vendi do të ndalet në një minutë heshtje, një ritual i heshtur kombëtar për t’i dhënë lamtumirën një prej liderëve më ndikues të historisë sonë të afërt. Gjatë kohës së ceremonisë, Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë funebre, duke shoqëruar atmosferën e respektit dhe kujtesës kolektive.

    Homazhet publike zhvillohen nga ora 08:30 deri në 11:00, ku qytetarët kanë mundësinë të përkulen para arkivolit të Fatos Nanos. Më pas, nga ora 11:00 deri në 11:45, vijojnë homazhet shtetërore me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të shtetit, figurave politike dhe përfaqësuesve diplomatikë.
    Në këtë ceremoni, një nga anëtarët e familjes Nano do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ndërsa më pas do të flasë Kryeministri Edi Rama, pasuesi politik i Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste dhe një prej figurave që ka ndarë me të jo vetëm një platformë politike, por edhe një histori të gjatë bashkëpunimi dhe konflikti, çka e bën fjalën e tij edhe më të ngarkuar me domethënie.
    Për ceremoninë janë ftuar edhe personalitete nga Kosova dhe rajoni, duke dëshmuar ndikimin që figura e Fatos Nanos ka pasur përtej kufijve shtetërorë, si një aktor i rëndësishëm në politikën shqiptare në hapësirën mbarëshqiptare.
    Në përfundim të ceremonisë, trupi i Fatos Nanos do të përcillet me nderime shtetërore. Në orën 12:00, kortezhi funebër do të niset nga Pallati i Kongreseve drejt banesës së fundit në Sharrë, duke mbyllur një rrugëtim që prej tri dekadash shoqëronte jetën politike të vendit.
    Organizimi i gjithë ceremonisë drejtohet nga një Komision i Posaçëm Shtetëror, i ngritur posaçërisht dhe i mbikëqyrur nga Kryeministri, me përfshirjen e institucioneve më të rëndësishme të shtetit dhe strukturave të sigurisë.
    Fatos Nano ndërroi jetë të premten në një nga spitalet private të Tiranës, ku po kurohej prej 24 ditësh.Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, figurë qendrore e Partisë Socialiste dhe e tranzicionit politik, ai do të mbahet mend si një lider që solli frymën moderne të së majtës, si një reformator me vizion europian dhe si një prej personazheve që ndikuan më fort në shndërrimet politike të vendit.Ikja e tij shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të historisë së shtetit shqiptar dhe të jetës politike të gjeneratës që udhëhoqi vendin në vitet më të trazuara të demokracisë.
    Albert Vataj