Policia ka zbuluar një rast të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore.Pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, është vënë në hetim një i mitur si autor i dyshuar.
15-vjeçari, banues në Vlorë dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.“Sektori i Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Dega Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The Accountant”.
Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike.
Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.
Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.
Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron”, njofton policia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie./Opinion.al
Tag: shtetërore
-

Ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, vihet nën hetim 15-vjeçari nga Vlora
-

Hakeri 15-vjeçar ndërhyn në e-mailet dhe faqet zyrtare të institucioneve shtetërore, vihet nën hetim/ Sekuestrohen laptopë, celularë dhe një dron
Një 15-vjeçar ka arritur të ndërhyjë në e-mailet dhe faqet zyrtare të disa prej institucioneve shtetërore në vend.
Ai është vënë nën hetim, pasi u identifikua pas një muaji hetime.
I mituri banues në Vlorë dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.
Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.
Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.
“Finalizohet operacioni “The Accountant”, goditet një rast i ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore. Identifikohet, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, dhe vihet në hetim një i mitur si autor i dyshuar.
Sektori i Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Dega Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The Accountant”.
Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike.
Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore. Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.
Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie”, sipas njoftimit të policisë së Vlorës.Top Channel
-

Ndërhyri në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, nën hetim 15-vjeçari
Një i mitur, i moshës 15 vjeç, është nën hetim pasi dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetëore.
Rasti u godit në Vlorë nga operacioni i zhvilluar “The Accountant”, pas 1 muaj hetime.
Nga hetimet u provuia se 15-vjeçari, në muajin Mars 2025, ka ndërhyrë në email-et dhe faqet zyrtare të disa institucioneve shtetërore, duke ndërprerë kështu funksionimin e tyre për periudha të caktuara.
Sakaq, uniformat blu bëjnë më dije se nuk rezulton që i mituri të ketë kryer vjedhje të të dhënae apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.
Janë sekuestruar disa pajisje, si 5 laptopë, 6 celularë dhe 1 dronë, të cilat do shërbejnë si material prove.
Prokuroria e Vlorës vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë
Finalizohet operacioni “The Accountant”, goditet një rast i ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore.
Identifikohet, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, dhe vihet në hetim një i mitur si autor i dyshuar.
Sektori i Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Dega Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The Accountant”.
Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike.
Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.
Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.
Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. -

15-vjeçari nga Vlora hakeron institucionet shtetërore
Pavarësisht se harxhohen miliona euro, sërish mungon siguria e faqeve online të institucioneve shtetërore dhe email-et e zyrtarëve të lartë, dhe këtë gjë e tregojnë hakerimit e dhjetra rasteve.
Gjithsesi, rasti i fundit nuk bën fjalë për një hakerim nga një grup i mirëfilltë hakerash, por nga një 15-vjeçar nga Vlora. Policia thotë se e ka goditur rastin pas një hetimi 1-mujor nga Krimi Kibernetik dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë të miturin në kuadër të operacionit të koduuar “The Accountant”.“Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore. Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.” – thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.
Autoritetet raportojnë se kanë sekuestruar disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.
Policia thotë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. -

Hyri në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore në Vlorë, në hetim 15-vjeçari
Foto ilustruese
VLORË- Një 15-vjeçar është nën hetim pasi Policia e Vlorës ka zbuluar një rast të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike. Ndërhyrja është bërë në disa institucione shtetërore. Pas hetimeve të kryera, është identifikuar dhe vënë në hetim një 15-vjeçar nga Vlora. Sipas asaj që bën me dije Policia, i mituri, gjatë muajit mars 2025, dyshohet se ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, përfshirë email-e dhe faqe zyrtare. Kështu i ka nxjerrë nga funksioni për disa periudha të ndryshme kohore. Nga hetimet e deritanishme, nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Vlorë
Finalizohet operacioni “The Accountant”, goditet një rast i ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore. Identifikohet, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, dhe vihet në hetim një i mitur si autor i dyshuar. Sektori i Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Dega Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The Accountant”.
Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike. Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.
Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme. Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie./ZËRI -

Ndërhyri në të dhënat e institucioneve shtetërore/ Policia identifikon “hacker”-in 15-vjeçar, ja çfarë dyshohet
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “The Accountant”, duke goditur një rast të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore. Policia ka identifikuar dhe ka vënë në hetim një 15-vjeçar nga Vlora si autor i dyshuar.
Sipas hetimeve, i mituri dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, përfshirë email-et dhe faqet zyrtare të tyre, duke shkaktuar ndërprerje të funksionimit për periudha të caktuara.
Ndërkohë, autoritetet konfirmojnë se nuk është konstatuar vjedhje e të dhënave apo dokumenteve konfidenciale. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar disa pajisje elektronike që do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme:
-5 laptopë
-6 telefona celularë
-1 dron
Hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht aktivitetin e kundërligjshëm dhe për të përcaktuar nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë rast. -

Kurti dënohet me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas raportimeve se është dënuar me 250 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Ai ka thënë se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë.
“Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzitni ju”, ka deklaruar Kurti, sipas mediave në Kosovë.Albin Kurti është paralajmëruar që nga fundi i viti i kaluar se nëse nuk dëshmon në prokurori, do të gjobitet.
Ai ka kërkuar vazhdimisht që prokurorët t’i shkojnë në zyrë dhe ka thënë se ka precedent për këtë, por gjykata e ka urdhëruar atë që të dëshmojë në prokurori.
Kurti është ftuar të dëshmojë lidhur me dyshimet e prokurorisë në rastin e rezervave shtetërore, pasi dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600.000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore. -

“Po i zënë derën qytetarëve”/ Korreshi: PS po regjistron fiktivisht persona për të votuar në Lushnje
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën zgjedhore në këtë qark, duke e cilësuar atë si më kritiken. Korreshi në një intervistë për “A Show” në SYRI TV, tha se zyrtarë të lartë lokalë po shpërdorojnë pushtetin për të ndikuar në votime. Sipas tij, makina shtetërore po përdoret për premtime elektorale, duke përfshirë leje ndërtimi dhe emërime në administratë.
Ai akuzoi gjithashtu se persona të dërguar nga Tirana po regjistrohen fiktivisht në gjendjen civile për të votuar në Lushnje. Korreshi e cilësoi këtë një manipulim të pastër, duke shtuar se pas zgjedhjeve këta persona nuk do të jetojnë në këtë qytet. Ai kritikoi arrogancën e pushtetarëve, të cilët, sipas tij, u imponohen qytetarëve dhe i shtrëngojnë për të votuar për Partinë Socialiste. Po ashtu, ai bëri thirrje për hetime nga SPAK, duke theksuar se shkeljet zgjedhore ndodhin edhe gjatë orarit të punës. Korreshi deklaroi se opozita do të vijojë të denoncojë këto praktika dhe të mbrojë votën e qytetarëve.
“Në Fier është situata, besoj, më kritike nga të gjitha, sepse janë të gjithë ministrant, janë të gjithë drejtorat si Ceno Klosi e të tjerë me radhë, të cilët ju e dini që presin nga dita në ditë të marrin vizën vetëm për vajtje në ndonjë burg.
Vazhdojnë këtu dhe hedhin lekë pa fund. Kemi një makineri votash, një makineri makinash, makina shtetërore me sirenë që premtojnë leje ndërtimi, premtojnë çfarëdo lloj gjëje që mund të ekzistojë përbrenda ministrive të tyre, emërime të panumërta, kontrata 3-mujore. Po të marrësh listën e gjendjes civile se kush janë regjistruar, të gjithë ata që janë delegatë, të deleguar dhe të nëndeleguar nga Tirana, që punojnë në funksione shtetërore sot, i ke të regjistruar në gjendjen civile dhe do të votojnë në Lushnje.
Kjo është një provë e pakundërshtueshme, sepse nuk besoj se asnjëri nga ata, pas këtyre 3 muajve, do të vijojë të flejë apo të jetojë në Lushnje. Kanë bërë ato kontratat fiktive sa për dy muaj, që ta kenë dhe votën, ta sjellin këtu në favor të PS-së.
Tashmë ata i kanë harruar të metët. Po ta shikosh, të gjithë deputetët i kanë degdisur marrëdhëniet me bashkinë, këta i kanë zhveshur komplet të gjithë dhe të zgjedhurit e tyre. Janë me një arrogancë, i kujtojnë bukën e kalamajve gjithsecilit në çdo takim, i shkojnë nëpër shtëpi, i zënë derën dhe i marrin tepsinë. E gjithë makineria shtetërore, drejtorët dhe të gjithë me radhë… Po të vish këtu, nëse ka një SPAK për të verifikuar, edhe gjatë orarit të punës i ke këtu në Lushnje,” tha Korreshi. -

Korreshi denoncon manipulimet zgjedhore në Fier: Zyrtarë po përdorin makinerinë shtetërore për vota
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi, ka denoncuar situatën zgjedhore në këtë qark, duke e cilësuar atë si më kritiken. Në një intervistë për një emision televiziv, ai tha se zyrtarë të lartë lokalë po shpërdorojnë pushtetin për të ndikuar në votime. Sipas tij, makina shtetërore po përdoret për premtime elektorale, duke përfshirë leje ndërtimi dhe emërime në administratë.
Ai akuzoi gjithashtu se persona të dërguar nga Tirana po regjistrohen fiktivisht në gjendjen civile për të votuar në Lushnje. Korreshi e cilësoi këtë një manipulim të pastër, duke shtuar se pas zgjedhjeve këta persona nuk do të jetojnë në këtë qytet. Ai kritikoi arrogancën e pushtetarëve, të cilët, sipas tij, u imponohen qytetarëve dhe i shtrëngojnë për të votuar për Partinë Socialiste. Po ashtu, ai bëri thirrje për hetime nga SPAK, duke theksuar se shkeljet zgjedhore ndodhin edhe gjatë orarit të punës. Korreshi deklaroi se opozita do të vijojë të denoncojë këto praktika dhe të mbrojë votën e qytetarëve.
Korreshi:Në Fier është situata, besoj, më kritike nga të gjitha, sepse janë të gjithë ministrant, janë të gjithë drejtorat si Ceno Klosi e të tjerë me radhë, të cilët ju e dini që presin nga dita në ditë të marrin vizën vetëm për vajtje në ndonjë burg.
Vazhdojnë këtu dhe hedhin lekë pa fund. Kemi një makineri votash, një makineri makinash, makina shtetërore me sirenë që premtojnë leje ndërtimi, premtojnë çfarëdo lloj gjëje që mund të ekzistojë përbrenda ministrive të tyre, emërime të panumërta, kontrata 3-mujore.
Po të marrësh listën e gjendjes civile se kush janë regjistruar, të gjithë ata që janë delegatë, të deleguar dhe të nëndeleguar nga Tirana, që punojnë në funksione shtetërore sot, i ke të regjistruar në gjendjen civile dhe do të votojnë në Lushnje.
Kjo është një provë e pakundërshtueshme, sepse nuk besoj se asnjëri nga ata, pas këtyre 3 muajve, do të vijojë të flejë apo të jetojë në Lushnje. Kanë bërë ato kontratat fiktive sa për dy muaj, që ta kenë dhe votën, ta sjellin këtu në favor të PS-së.
Tashmë ata i kanë harruar të metët. Po ta shikosh, të gjithë deputetët i kanë degdisur marrëdhëniet me bashkinë, këta i kanë zhveshur komplet të gjithë dhe të zgjedhurit e tyre. Janë me një arrogancë, i kujtojnë bukën e kalamajve gjithsecilit në çdo takim, i shkojnë nëpër shtëpi, i zënë derën dhe i marrin tepsinë.
E gjithë makineria shtetërore, drejtorët dhe të gjithë me radhë… Po të vish këtu, nëse ka një SPAK për të verifikuar, edhe gjatë orarit të punës i ke këtu në Lushnje.
-

Skandal në RMV/ Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te grupet kriminale, arrestohet truproja e kryeministrit Mickoski
Truproja personale e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Shkupit ditën e sotme.
Sipas burimeve nga mediat vendase, pritet që ndaj Angel Saramakov të ngrihet një kallëzim penal për zbulime të sekreteve shtetërore.
Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec, shkruan A2 CNN.
Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar për denigrim të imazhit të tij. Për këtë arsye ai është paraqitur disa herë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit.
Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore.