Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se ai është i pari që e ka cilësuar ngjarjen e 21 janarit si “vrasje shtetërore”, duke e bërë këtë edhe përpara gjykatës së Strasburgut.
Berisha shpjegoi se kjo konkludim bazohet në ekspertizat mjeko-ligjore, të cilat treguan se plagët nuk ishin shkaktuar nga afër, dhe sipas tij, kjo dëshmon për përgjegjësi të strukturave shtetërore në ngjarje.
Pjesë nga deklarata:
Meqë e ndjek këtë punë, a mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore?
Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë?
Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë.
Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore.
Berisha deklaroi se nuk është thirrur në SPAK, asnjëherë për ’21 Janarin’, pasi sipas tij kanë pasur frikë nga dëshmitë që do jepte. Gjithashtu, Berisha rikujtoi se demonstrata e 21 janarit ishte një nga më të dhunshmet në historinë e vendit, me gurë dhe plumba duke goditur ndërtesat, xhama të thyer dhe automjete të sulmuara, dhe se sipas vlerësimeve ndërkombëtare, Partia Socialiste kishte një axhendë dhune.
“Siç dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh. Për këtë çështje, Sali Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë, as edhe një herë të vetme, përkundrazi kanë biseduar me mua të huaj, zyrtarë të lartë të ndryshëm, dhe nuk më ka thirrur prokuroria e shtetit, nuk më kanë thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia. Sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit dhe se ka deklarata të vendeve më të fuqishme të planetit se PS kishte axhendë dhune.Pra, axhenda e dhunës.
Dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, sheh plumba në dritaret e ndërtesës, vrima plumbash, sheh xhama të thyer me gurë, sheh automjete që duan të thyejnë derën. Pra, kjo ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi. Dhe ka një përcaktim ndërkombëtar se PS kishte një axhendë dhune. Pra, në rast se do isha thirrur, absolutisht do kisha shkuar sa herë të isha thirrur”, u shpreh ai.
Tag: shtetërore
-

21 Janari/Berisha: Unë e kam quajtur vrasje shtetërore përpara Strasburgut
-

Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë pas skandalit të korrupsionit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të shtunën se ka nisur riorganizimin e ndërmarrjeve publike në sektorin e energjisë, përfshirë kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore Energoatom, e cila ndodhet në qendër të një skandali të madh korrupsioni.
“Po fillojmë rikonceptimin e ndërmarrjeve kryesore shtetërore të energjisë”, deklaroi Zelensky në një mesazh në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, brenda një jave do të krijohet një bord i ri mbikëqyrës për Energoatom-in.Lexo edhe :Related Posts
Ditën e hënë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) bëri të ditur se ka zbuluar një “sistem kriminal” që ka përvetësuar 100 milionë dollarë të destinuara për sektorin energjetik, çka çoi në dorëheqjen e ministrave të Drejtësisë dhe Energjisë.Përveç Energoatom-it, riorganizimi do të përfshijë edhe kompani të tjera shtetërore të energjisë, si ndërmarrjen e energjisë hidroelektrike dhe kompanitë kombëtare të nxjerrjes dhe transportit të gazit.
Zelensky theksoi se të gjitha këto ndërmarrje do t’i nënshtrohen një “kontrolli të plotë financiar”, si dhe një rinovimi të lidershipit dhe përfaqësuesve të shtetit në këshillat drejtues.
“Çdo mashtrim i zbuluar në këto ndërmarrje duhet të marrë një reagim të shpejtë dhe të drejtë”, shtoi ai.
Presidenti u kërkoi zyrtarëve qeveritarë të mbajnë komunikim të vazhdueshëm dhe konstruktiv me organet ligjzbatuese dhe institucionet antikorrupsion. Skandali i fundit ka tronditur presidencën, pasi organizatori i dyshuar i skemës, Timur Mindyç, konsiderohej mik i ngushtë i Zelenskyt./vizionplus.tv -

Pas skandalit me mikun e tij të ngushtë dhe ‘gllabërimin’ e 100 mln eurove, Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se po fillon ristrukturimi i kompanive shtetërore të energjisë, përfshirë kompaninë e energjisë bërthamore Energoatom, e cila ka qenë në qendër të një skandali të madh korrupsioni ditët e fundit.
“Ne po fillojmë ristrukturimin e kompanive kryesore shtetërore të energjisë”, tha udhëheqësi ukrainas në një deklaratë në mediat sociale.
Deklarata tha se një bord i ri mbikëqyrës do të ngrihej “brenda një jave” në Energoatom , kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore në qendër të skandalit.
Të hënën, Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) tha se kishte zbuluar një “sistem kriminal” pas përvetësimit të 100 milionë dollarëve të destinuar për sektorin, duke çuar në dorëheqjen e ministrave të drejtësisë dhe energjisë.
Përveç Energoatom, kompani të tjera shtetërore të energjisë janë gjithashtu të përfshira në projekte, të tilla si kompania e energjisë hidroelektrike e vendit dhe kompanitë kombëtare të nxjerrjes dhe transmetimit të gazit.
Zelensky tha se do të kryhej një “audit i plotë ” i aktiviteteve financiare të këtyre kompanive, si dhe një rinovim i lidershipit të tyre dhe “përfaqësuesve shtetërorë” në bordet e drejtorëve.
“Çdo mashtrim i zbuluar në këto kompani duhet t’i nënshtrohet një reagimi të shpejtë dhe të duhur”, vazhdoi ai.
Udhëheqësi ukrainas tha në deklaratën e tij se kishte udhëzuar zyrtarët qeveritarë të mbanin “komunikim të vazhdueshëm dhe konstruktiv me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organizatat kundër korrupsionit”.
Rasti i fundit i korrupsionit i zbuluar nga NABU ka tronditur presidencën, pasi truri i dyshuar i skemës, Timur Midich, konsiderohej mik i ngushtë i Presidentit Zelensky.
Gjatë verës, qeveria u përpoq t’i hiqte pavarësinë NABU-së dhe zyrës së prokurorit kundër korrupsionit (SAP), të cilat u krijuan dhjetë vjet më parë, përpara se të detyrohej të tërhiqej përballë një proteste nga shoqëria civile dhe aleatët perëndimorë të Kievit.
Përveç çështjeve ligjore, sektori i energjisë i Ukrainës është goditur ditët e fundit nga fushata e raketave dhe dronëve të Rusisë, e cila e ka zhytur pjesën më të madhe të Ukrainës në errësirë.
Top Channel
-

Prokuroria e mori nën akuzë për rezervat shtetërore, ministrja: Tendencë politike kundër qeverisë Kurti
Ministrja kosovare në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
“Çdo pretendim i Prokurorisë Speciale nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj prokurorie ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike që është i palejueshëm dhe i pamoralshëm duke marrë parasysh periudhën ku ndodheshim ne më 2022”, tha Hajdari në një konferencë për media të premten.
Hajdari dhe dy zyrtarë të Ministrisë së saj, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dyshohen se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar 3 milionë euro dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.Hajdari theksoi se sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave ishte “jetik” në atë kohë, “sepse siguria kombëtare ishte në rrezik dhe duhej reagim i menjëhershëm i institucioneve tona”.
Ajo tha se pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, “gjithçka ishte më sfiduese”, dhe se Ministria e saj në atë kohë nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm, informon Radio Evropa e Lirë.
Për këtë, ajo tha se kishin kërkuar përjashtimin nga procedurat e prokurimit, “sepse në kohë të luftës ishte e rëndësishme t’i mbronim sigurinë tonë kombëtare të furnizimit me ushqim jetik për jetesë dhe sepse një procedurë e tillë është e paraparë me ligj”.
Prokuroria e akuzon atë dhe zyrtarët e tjerë, plus një person të katërt se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që dyshohet se nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Hajdari tha se një përqindje e një produkti bazë nuk ka arritur në sasinë e paguar, dhe për këtë Ministria e saj e ka paditur kompaninë e kontraktuar, duke shtuar se “të gjitha mjetet e paguara për produktet që nuk kanë arritur në Kosovë do t’i kthehen buxhetit të shtetit”.
Ajo tregoi se kanë paditur gjithashtu edh dy zyrtarë policorë të cilët kishin mbledhur prova gjatë bastisjes në zyrat e Ministrisë në vitin 2023.
“Të gjeturat, të ashtuquajtura prova, janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e prokurorit Valdet Gashi”, tha ajo.
Hajdari nguli këmbë se nuk do të japë dorëheqjes as pas kësaj aktakuze.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.
Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”. -

“Fajin e ka lufta”/ Prokuroria e mori të pandehur, reagon ministrja : Sulm ndaj qeverisë…
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “sulm politik” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
“Çdo pretendim i Prokurorisë Speciale nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj prokurorie ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike që është i palejueshëm dhe i pamoralshëm duke marrë parasysh periudhën ku ndodheshim ne më 2022”, tha Hajdari në një konferencë për media të premten.
Hajdari dhe dy zyrtarë të Ministrisë së saj, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dyshohen se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar 3 milionë euro dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Skandali i ministres së Kurtit/ Rezervat shtetërore, 3 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit
Hajdari theksoi se sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave ishte “jetik” në atë kohë, “sepse siguria kombëtare ishte në rrezik dhe duhej reagim i menjëhershëm i institucioneve tona”.
Ajo tha se pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, “gjithçka ishte më sfiduese, dhe se Ministria e saj në atë kohë nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm, informon Radio Evropa e Lirë.
Për këtë, ajo tha se kishin kërkuar përjashtimin nga procedurat e prokurimit, sepse në kohë të luftës ishte e rëndësishme të mbronin sigurinë kombëtare të furnizimit me ushqim jetik për jetesë dhe sepse një procedurë e tillë është e paraparë me ligj.
Prokuroria e akuzon atë dhe zyrtarët e tjerë, plus një person të katërt se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që dyshohet se nuk kishin arritur kurrë në Kosovë. -

Frrok Çupi: ‘21 Janari’ ishte vrasje shtetërore, prokurorët e kthyen kryeministrin në viktimë dhe popullin në fajtor
Analisti Frrok Çupi është rikthyer te ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke i quajtur ato vrasje shtetërore që ende nuk kanë marrë drejtësi. Ai thotë se shteti vrau popullin dhe më pas shpalli fajtor viktimat, ndërsa sot drejtësia ende endet “te varret”. “Të premten në ora dhjetë paradite kanë njoftuar se kryeministri që kreu vrasje shtetërore, do të paraqitet në Prokurori. Në 21 Janar 2011 qeveria vrau Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtaj. Asnjëri nga e njëjta krahinë me tjetrin, as vetëm gegë as vetëm toskë. Kësaj të premteje mund të ndodhë.
A do të arrestohet kryeministri, a do të përgëzohet, apo do t’i merret qimja si ekzemplarë i rrallë për hetimin?…, këtë nuk e dimë. Dimë që kurrë nuk u bind e kurrë nuk u hetua. Mund të ndodhë që prokurorët ta vënë në makinë dhe ta dërgojnë te varret. Te varret mund të kryhet autopsia e dytë e viktimave; herën e parë u krye dhe doli se të vrarët ishin fajtorë. Viktimat kishin qëlluar mbi kryeministrin dhe e kishin kthyer në viktimë. Të paktën kështu thanë prokurorë, hetues, mjekë dhe media. Po presim te varret. Edhe kësaj here po presim. Këtu, e kudo në botë, stinët e vrasjeve nuk janë vetëm katër; as vetëm një. Pardje u vra një nga më të shquarit në grupet mafioze të vendit. Ngjarja ka bërë bujën e dynjasë. Vrasja ndodhi mu në prehrin e monumentit të Nënë Terezës, në aeroportin e Rinasit. Por kjo nuk është si vrasja shtetërore e 21 Janarit, mu në prehër të qeverisë, në bulevardin e madh të kryeqytetit. Janë dy ligjësi: Mafiozët e kanë profesion vrasjen e njëri- tjetrit, kjo është ligjësia e këtyre të ‘Nënë Terezës’. Ligjësia e dytë, domethënë e para, është vrasja mes dy grupimeve: Qeveri- Popull. Kjo është e ndaluar. Kur ndodh kjo, siç ndodhi në 21 Janar 2011, atëherë shembet bota, frymë njeriu nuk mbetet mbi dhe ose mbeten dhe jetojnë sis figura prej dylli. Zoti, me këtë rast, u del në ëndërr të gjithëve dhe u thotë “Kur ta gjeni drejtësinë për të vrarët nga qeveria, atëherë iu afroj në prehrin tim. Tani jeni në prehrin e djallit’.
Por po ndodh e kundërta. Kush vritet në mafie, ai nderohet më shumë dhe fle i qetë ndër varre. Prandaj po e presim kryeministrin vrasës atje te varret, me qëllim që edhe ai të shikojë me sytë e tij. Nëse nuk ia kanë marrë qimen. Do të shikojë se si paguhet haku në mafie dhe se si shteti nuk ka kërkuar pagesë me drejtësi që nga 21 Janari 2011. Kush mund ta falte krahun e djathtë të Shullazit? Pak më vonë askush nuk fal këtë që vrau sot. Por si u vra Gilmando Dani, mu në prehër të monumentit të shenjtores?! U vra pa vrarë asnjë kalimtar, asnjë varrë, asnjë njeri nga populli. Krahasoje me qeverinë në janar 2021. Halldupët e qeverisë, nisur që nga kreu, vunë mitraloza, kallashnikovë, snajper. Deshën të vrasin Edi Ramën, por vranë 137 plus 4 vetë të tjerë. Vetëm katër prej tyre shkuan në qiell, edhe pse qeveria ua futi plumbin të gjithëve, pa dallim. Mafia është më e mirë se qeveria; ajo vret atë që ka për të vrarë. Qeveria i vrau të gjithë të gjallët, dhe tani qytetarët ecin si sende prej dylli. Mafia e gjen menjëherë kush vrau cilin. E gjen edhe që nga Londra apo që nga Dubai. E ndjek në burg apo në varr dhe ia dëshmon veprën e kryer. E ndjek në avion, e zbret nga avioni, i kontrollon pasaportën, i njeh makinën, i del në rrugë dhe i thotë ‘ti je Gilmand!’. Shteti nuk e bën këtë. Ka 14 vjet që nuk gjen vrasësin e 4 plus 137 vetëve që vrau në oborrin e qeverisë. Se kaq është numri i tyre sa i takon dorës vrasëse të shtetit. Edhe sikur vetëm një të ishte vrarë nga shteti, prapë po kaq prej dylli do të ishte qytetaria. Edhe pse gjatë 14 vjetëve është rritur aftësia zbuluese e shtetit ndaj krimit deri 95 për qind, vrasja e 21 janarit ka mbetur te 5 përqindëshi që nuk zbulohet. Mafia, në këtë rast, është njëqind herë më e bekuar. Përveç dy ligjësive të para qeveri- mafie, që do të zbulohen të premten te varret, është edhe e treta: E treta është se qeveria e vitit 2011 ishte edhe shtet edhe mafie”, shkruan Çupi në rrjetet sociale. -

Kosovë/ Prokuroria dorëzon aktakuzë ndaj ministres Hajdari dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari , si dhe ndaj tre të tjerëve, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
Prokuroria tha se Hajdari, dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre, tha Prokuroria në një njoftim.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akurzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmimin në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës. R.M., më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.
Gara, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovica, drejtor i departamentit për integrime evropiane, ishin arrestuar më 2023 për këtë rast.
Më herët të martën, Hajdari tha se ishte njoftuar nga avokati i vet për aktakuzën.
“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, shkroi Hajdari.
Hajdari, megjithatë, tha se ndihet “krenare për punën që kam bërë si ministre në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”.
Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, e mbrojti Hajdarin në një postim në Facebook, duke thënë se ajo “nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare”.
Ajo e quajti aktakuzën të “motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme”.
Haxhiu, e cila ishte ministre e Drejtësisë në mandatin e kaluar katërvjeçar të Kurtit, tha se Hajdari “ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva”.
Hajdari ishte marrë në pyetje disa herë nga Prokuroria Speciale si e dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, por ishte mbrojtur në heshtje.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore.
Në mesin e tyre kanë qenë edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./ REL -

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për …
Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi këtë të martë në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
Menjëherë pas këtij njoftimi, ka ardhur dhe reagimi i ministres Hajdari, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale se sapo ta ketë pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës, atëherë do të deklarohet më gjerësisht për mediat.“Të nderuar qytetarë,
Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.
Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.
Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022″, shkruan Hajdari. -

Nepotizmi i Putin/ Presidenti rus i “shpërbleu” me poste të rëndësishme ish të dashurat e tij, përfituan dhe të afërmit
Presidenti rus Vladimir Putin u ka dhënë poste të rëndësishme në qeveri dhe në kompani shtetërore të paktën 20 të afërmve të tij, përfshirë ish-gruan dhe ish-të dashurat.
Sipas një hetimi të publikuar nga disa media ruse, nepotizmi në rrethin e Putinit ka arritur nivele që tejkalojnë çdo gjë të parë që nga koha e carit Nikolla II.
Ndër figurat më me ndikim është Anna Tsivilyova, vajza e kushëririt të ndjerë të Putinit, Yevgeny Putin. Ajo u emërua zëvendësministre e mbrojtjes në vitin 2024, vetëm një muaj pasi bashkëshorti i saj, Sergei Tsivilyov, la detyrën e guvernatorit të rajonit të pasur me qymyr të Kemerovës për t’u bërë ministër i energjisë.
Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, Tsivilyova është vendosur në Ministrinë e Mbrojtjes për të monitoruar korrupsionin dhe besnikërinë e zyrtarëve, duke raportuar drejtpërdrejt te Putini.
Djali i saj, Dmitry Loginov, 27 vjeç, drejton kompani të lidhura me Kolmar, firmën e madhe të minierave të qymyrit që kontrollohet nga nëna e tij. Ndërkohë, vëllai i saj, Mikhail Putin, mban një post drejtues në Gazprom, gjigantin shtetëror të energjisë.
Edhe i biri i Mikhailit, Denis Putin, 28 vjeç, është aksionar në kompleksin e biznesit Sheremetyevo, ku operojnë kompani shtetërore.
Raporti përmend gjithashtu Igor Putinin dhe Lyubov Kruglovën, kushërinjtë e presidentit, që kanë përfituar pozicione dhe kontrata fitimprurëse. Viktor Khmarin, djali i Kruglovës, është aktualisht drejtues i RusHydro, një nga kompanitë më të mëdha të energjisë elektrike në vend.
Dy vajzat e Putinit me ish-bashkëshorten Lyudmila, Maria Vorontsova (mjeke endokrinologe) dhe Katerina Tikhonova (menaxhere në sektorin e teknologjisë), janë gjithashtu pjesë e elitës shtetërore dhe morën pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në vitin 2024. Megjithatë, Putini nuk i ka pranuar kurrë publikisht si bijat e tij, ndonëse kjo është diçka e njohur.
Raporti përfshin edhe lidhjet e presidentit me Alina Kabaeva-n, ish-gjimnaste olimpike, e cila besohet të ketë dy djem me Putinin. Hetimet e mediave zbuluan se Kabaeva merrte pagesa të fshehta nga një njësi ushtarake e lidhur me Kremlinin (nr. 16660), që datojnë në vitet 2000–2001, periudha kur Putini sapo kishte marrë postin e presidentit.
Kabaeva, sot 41 vjeçe, është ndër gratë më të pasura në Rusi, me një perandori pronash që vlerësohet mbi 80 milionë paund.
Pavarësisht kësaj, Putini nuk ka pranuar asnjëherë zyrtarisht marrëdhënien me të apo me Svetlana Krivonogikh, ish-punonjësen e një dyqani që më vonë u bë një nga partneret e tij dhe me të cilën dyshohet se ka një vajzë.
Raporti i “Proekt” përforcon perceptimin se pushteti në Rusi është i lidhur ngushtë me interesat familjare dhe personale të Putinit, ndërsa Kremlini nuk ka reaguar ndaj akuzave.Top Channel
-

Prokuroria e Kosovës merr në hetim ministren për shpërdorim detyre, Kurti i del në mbrojtje: Nuk ka korrupsion
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
Prokuroria tha se Hajdari dhe shtetatis me inicialet I.L dhe H.G., dyshohen se i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre, tha Prokuroria në një njoftim.
Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare, ndërsa R.M., për kryerjen e veprës penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të tre akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës. R.M., më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.
Më herët të martën, Hajdari tha se ishte njoftuar nga avokati i vet për aktakuzën.
“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, shkroi Hajdari.
Hajdari, megjithatë, tha se ndihet “krenare për punën që kam bërë si ministre në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”.
Ajo ishte marrë në pyetje disa herë nga Prokuroria Speciale si e dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, por ishte mbrojtur në heshtje.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore.
Në mesin e tyre kanë qenë edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./REL