Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën është caktuar që të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e rezervave shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Aktakuza ndaj Hajdarit u ngrit më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas Prokurorisë, dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Aktakuza pretendon se buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të të akuzuarve.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë. Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akuzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen po ashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore.
Rezervat shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore. Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Për rastin e rezervave shtetërore, Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./REL
Tag: shtetërore
-

Tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit/ Sot nis procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore në Kosovë
-

Elira Kokona bën gati letrat për kullën në sheshin pas Pallatit të Kongreseve, ja si po grabiten pasuritë shtetërore…
Korporata e Investimeve Shqiptare (KIS) ka hapur zyrtarisht garën për partnerin privat që do të marrë nën administrim një nga projektet më të ndjeshme, më strategjike dhe njëkohësisht më të kontestuara të Tiranës: rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve dhe ndërtimin e një kulle të re multifunksionale në lulishten pas tij, në truall publik, në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit. Në dukje, procedura paraqitet si një “kthim i një monumenti kulture në standardet e kohës”. Por në thelb, nën këtë strukturë juridike dhe arkitekturore fshihet një model i pastër i transferimit të pasurisë publike në favor të interesave private, ku qeveria ka sjellë Korporatën e Investimeve Shqiptare (KIS) në rolin e portës së artë për çdo zhvillim në tokë shtetërore. Dhe në krye të kësaj procedure që do të përcaktojë fatin e një trualli strategjik, qëndron Elira Kokona. Por ndërkohë që qeveria e shet projektin si një “transformim monumental”, gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit e nxjerrin zbuluar realitetin tronditës të KIS: një institucion që operon në terr informativ, me bilance të dyfishta, pa auditim të brendshëm, pa mekanizma kontrolli dhe me procedura që bien ndesh me çdo standard të BE për administrimin e pronës publike. KLSH ka konstatuar se organigrama e miratuar në vitin 2019 nuk përmban funksione kyçe, nuk ka departament kontrolli, nuk ka audit të brendshëm dhe nuk siguron as bazën minimale të qeverisjes së mirë. Mirëpo ndonëse ka gjithë këto mangësi, në realitet KIS operon shpesh si një bankë financiare, ndonëse kjo nuk është e lejuar duke i dhënë hua institucioneve publike dhe duke i krijuar vetes një risk të lartë financiar si për veten dhe për pronat publike që administron. Ndërkohë paratë publike që ajo grumbullon shpenzohen në qira të shtrenjta dhe abuzive pa asnjë analizë çmimi dhe në kundërshtim me VKM që duhet të mbronin buxhetin e shtetit. Qartësisht KIS është një ngrehinë ku projektet ndryshojnë sipas interesave pa e vrarë mendjen për implikimet në buxhet apo arkën e shtetit. Janë zbuluar projekte nga KIS pa analiza, planifikim pa argumente dhe mospërputhje masive me realizimet.
Detajet nga projekti
Në rastin e rivitalizimit e Pallatit të Kongreseve qëndron një model “sipas sipërmarrjes”, ku partneri privat financon rivitalizimin dhe modernizimin e Pallatit të Kongreseve dhe, në këmbim, përfiton një pjesë të sipërfaqes së zhvillimit të një objekti të ri shumëfunksional në pronën e Korporatës pranë godinës ekzistuese. Rezulton që zona është e ndarë në dy “site”. I pari është vetë Pallati i Kongreseve, me truall 11,740 metra katrorë dhe një sipërfaqe ekzistuese ndërtimi prej 5,604.8 metra katrorë. Ky objekt, i ndërtuar në vitet 1982–1986 dhe i shpallur Monument Kulture i Kategorisë II, është jo vetëm skenë qendrore për kongrese, festivale dhe evente shtetërore, por edhe një nga shembujt më domethënës të arkitekturës monumentale të asaj periudhe. I dyti është trualli për sipërmarrje në kufi me Pallatin, me një sipërfaqe totale 4,760 metra katrorë, i përbërë nga parcelat 7/74 dhe 7/88 në zonën kadastrale 8160. Pikërisht këtu parashikohet ndërtimi i një objekti të ri multifunksional me përdorim të përzier, ku mund të ndërthuren funksione akomodimi, biznesi, zyra, tregti, shërbime dhe parkim nëntokësor. Sipërfaqja maksimale e lejuar ndërtimore mbi tokë është 50,000 metra katrorë, ndërsa minimumi 40,000 metra katrorë, duke e pozicionuar projektin në kategorinë e zhvillimeve të mëdha urbane. Dy strukturat – Pallati ekzistues dhe godina e re – duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, secila me identitetin e vet, por në harmoni arkitektonike dhe funksionale. Sfida për projektuesit është që ndërtimi i ri të mos “mbytë” apo relativizojë siluetën e Pallatit të Kongreseve, por ta theksojë dhe ta vërë në dukje si pikë reference në një ansambël të ridimensionuar.
Trashëgimi kulturore përballë presionit të zhvillimit
Pallati i Kongreseve është pjesë e Qendrës Historike të Tiranës, e shpallur me vendim qeverie në vitin 2018. Statusi i Monumentit të Kategorisë II do të thotë se, mbi të gjitha, duhen ruajtur volumi, pamja e jashtme dhe elementët kyç arkitektonikë e dekorativë. Ligji “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, aktet nënligjore përkatëse dhe rregullat e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore vendosin kufizime të qarta për çdo ndërhyrje, sidomos për fasadat, veshjet me travertinë, vetratat perimetrale dhe strukturat origjinale të brendshme. Raportet ekzistuese teknike flasin për një strukturë mbartëse që në thelb është e qëndrueshme, por që kërkon rikrijim të plotë sipas Eurokodeve dhe standardeve bashkëkohore, si dhe zëvendësim total të sistemeve HVAC, elektrike, hidrosanitare dhe kundër zjarrit. Nga ana tjetër, fasadat, tarraca, izolimi, vetratat e dikurshme me profil alumini e xham të vetëm dhe infiltrimet e ujërave në katin nëntokësor tregojnë për nevojën e një rikonstruksioni serioz, por të kujdesshëm, që minon amortizimin pa cenuar autenticitetin. Kjo e vendos konkursin në një terren të ndjeshëm: sa larg mund të shkohet me modernizimin pa deformuar karakterin origjinal? Si mund të integrohen shtesa volumore apo hapësira shtesë pa krijuar një “muze” të ngrirë nga njëra anë, apo një “qendër eventesh” të depersonalizuar nga ana tjetër?
Modeli i sipërmarrjes
Kuadri ligjor mbi të cilin mbështetet projekti është vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 137, datë 06.03.2024, që rregullon përdorimin e pronës shtetërore nëpërmjet qirasë, enfiteozës, leasing apo partneriteteve të tjera publike-private, si dhe vendimi nr. 503, datë 10.09.2025, që transferon pronat shtetërore te Korporata e Investimeve Shqiptare për realizimin e projektit. Në termat praktikë, kjo do të thotë se financimi i rivitalizimit të Pallatit të Kongreseve nuk planifikohet si investim klasik buxhetor, por si pjesë e një pakete që “shlyhet” përmes zhvillimit imobiliar të truallit ngjitur. Partneri privat do të investojë në restaurimin dhe modernizimin e monumentit dhe, në këmbim, do të marrë një pjesë të caktuar të sipërfaqes së zhvillimit në godinën e re multifunksionale. Kriteri bazë financiar është i qartë: pjesa takuese e Korporatës nuk mund të jetë më pak se 45 për qind e sipërfaqes totale të zhvillimit në objektin multifunksional. Fituesi, megjithatë, duhet të ofrojë përqindjen më të lartë mbi këtë prag minimal. Sa më e lartë të jetë pjesa që i mbetet Korporatës, aq më “i shtrenjtë” konsiderohet kontributi i partnerit privat në rivitalizimin e Pallatit dhe aq më e favorshme llogaritet marrëveshja për palën publike.
Procedurë në dy faza me konkurs ndërkombëtar arkitekturor
Sipas EcoFin, përzgjedhja e partnerit privat bëhet përmes një procedure konkurruese me pikëzim, të strukturuar në dy faza dhe tre zarfa. Në fazën e parë, të kualifikimit, subjektet e interesuara dorëzojnë dokumentacionin ligjor e profesional, si dhe dy projekt-ide paraprake arkitekturore. Këto projekt-ide vlerësohen në bazë të Termave të Referencës të përgatitura nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila garanton edhe standardin teknik dhe urbanistik të konkursit. Nga kjo fazë përzgjidhen pesë kandidatë të renditur të parët, të cilët konsiderohen të kualifikuar. Ata jo vetëm duhet të kenë projekt-ide të vlerësuara arkitektonikisht, por edhe të marrin përsipër një sërë detyrimesh paraprake: të financojnë shpenzimet e konkursit ndërkombëtar, të paguajnë vlerën e projektit të detajuar arkitekturor të koncept-idesë fituese, të sigurojnë ambiente pune provizore për institucionet publike që sot ndodhen në truall, të përballojnë taksat e tarifat e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, të mbulojnë kostot e regjistrimit të pronave të reja dhe të Korporaës, si dhe të garantojnë zhvillimin e vetë projektit të Rivitalizimit të Pallatit të Kongreseve nga pjesa takuese e Korporatës në godinën e re. Vetëm këta pesë kandidatë ftohen në fazën e dytë, ku dorëzojnë një propozim të plotë të ndarë në dy zarfa: zarfi i parë përmban projekt-idetë arkitekturore të detajuara, ndërsa i dyti ofertën financiare. Vlerësimi kryhet në dy etapa në kuadër të një konkursi të hapur publik, në prani të një jurie ndërkombëtare, çka synon t’i japë procesit transparencë, kredibilitet profesional dhe një dimension konkurrues mbi standardin mesatar të tregut lokal. Afati për dorëzimin e aplikimeve është 26 janari 2026, ora 15:00 -

Festa e Pavarësisë, ceremonia e Flamurit në Vlorë mbledh bashkë liderët shqiptarë
Si çdo 28 nëntor Vlora u kthyer në epiqendrën e shqiptarisë për të kremtuar ditën e pavarësisë, një datë e shënuar për kombin tonë. Festimet në kryeqytetin e pavarësisë nisën me ceremoninë kryesore shtetërore dhe ngritjes së flamurit.
Në Vlorë ceremonia shtetërore bëri bashkë presidentin Bajram Begaj, homologen e tij nga Kosova Vjosa Osmani kryetarin e kuvendit Niko Peleshi dhe krah tyre qëndronte kryeministri Edi Rama.
Të gjithë bashkë nderuan ngritjen e flamurit kombëtar e më pas vendosën kurora me lule në monumentin e babait të kombit Ismail Qemalit.
Pas ceremonisë shtetërore Flamur Noka dhe Luciano Boci vendosën kurora në memorialin e Pavarësisë.
I gjithë qyteti i Vlorës si çdo 28 Nëntor është në festë ku për të kremtuar këtë ditë të madhe kanë ardhur shqiptarë nga gjitha trevat shqipfolës, madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Top Channel
-

Kërkoi të pyetet për ’21 Janarin’, avokati i ish-presidentit: Meta ka dokumente sekrete shtetërore
Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar të pyetet si person në dijeni për çështjen e ’21 Janarit’, ku humbën jetën katër protestues.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës paraprake pak momente më parë, foli pikërisht për këtë çështje, ku tha se kreu i Partisë së Lirisë ka prova dhe sekrete shtetërore madje.
“Shpjegimet e zotit Meta janë shpjegime jo vetëm më fjalë, por edhe me prova, akte. Ka disa dokumente që janë edhe sekret shtetëror po deshët ju. Emrat do t`i nxjerrë zoti Meta kur t`i dëshmojë”, tha ndër të tjera Cakrani.
Seanca paraprake në ngarkim të Ilir Metës është shtyrë për në datën 5 dhjetor, mbrojtja e tij ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet.
-

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg, sherr për përroin
Familja Hatia në Roskovec akuzon strukturat shtetërore për neglizhencë çfar solli konfliktin mes dy vllezerve për më shumë se një vit. Nusja e shtëpisë tregon për gazetaren Marsela Topi se përse u detyrua të filmonte xhaxhain e burrit i cili i veshuar si grua thyente arrestin shtëpiak.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Videoja ku denoncohej 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili i veshur si grua theu arrestin e shtëpisë, ka për autore bashkëshorten e nipit të tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
E pazakontë në Roskovec: 69-vjeçari vishet si grua për t’i shpëtuar policisë
Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Roskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues. Konflikti ka precipituar disa herë në dhunë dhe akuza, ndërsa ata që duhet ta zgjidhnin, heshtën deri sa sherri mes vëllezërve mori përmasa të mëdha.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Riza Hatia thotë se konflikti me vëllain mbërriti në këtë pikë pasi strukturat shtetërore nuk bënë detyrën.
“Kam bërë denoncimin në Policinë e Roskovecit, pas tre ditësh ka ardhur punonjësi i hipotekës në bashki, Soni Kosaçi dhe nuk ka vepruar. U veprua vetëm pas tre muajsh. Po të ndërhyej që kur bëra denoncimin nuk do të ishim sot duke kaluar në karvan vuajtjesh prej një viti e gjysëm”, thotë Riza Hatia.
Nusja e nipit të Jorgo Hatias, i njohur edhe me emrin Mehmet, thotë se videon që tregonte xhaxhain e bashkëshortit të veshur si grua duke thyer arrestin e shtëpisë, u detyrua ta realizonte sepse donte të mbronte familjen e saj.
“Nëse njerëzit do ta dinin problemin tim, besoj se nuk do më cilësonin spiune. Kur ai fut burrin tim në burg, kur fut vjehrrin, dhunon vjehrrën dhe don të penalizojë familjen time, atëherë çfarë të bëj?”, shprehet Klarisa Hatia.
Familja Hatia i bën apel strukturave të larta shtetërore të mos neglizhojnë konflikte të tilla, pasi nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë, ku familjet e dy vëllezërve jetojnë mes dhunës dhe kërcënimeve të përditshme.
Gazetare: Marsela Topi / fieriweb.com
-

Vrina, grabitja e radhës që kryeministri Rama po u fal oligarkëve
Një oligark me lidhje tepër të fuqishme në kupolën qeverisëse ka filluar “punën” për zaptimin dhe vjedhjen e një sipërfaqeje të stërmadhe prone në fshatin Vrinë, në skajin më jugor të Shqipërisë, buzë detit Jon dhe në kufi me Greqinë. Projekti tepër i dyshimtë i Korporatës së Investimeve Shqiptare ka për synim grabitjen e plot 849 hektarëve buzë detit, një sipërfaqe tepër e madhe.
(Letrat e grabitjes së madhe po kopsiten si gjithnjë nga ‘kuçedra’ e pasurive të fundit publike, Elira Kokona, e vendosur nga Edi Rama dhe oligarkët në krye të Korporatës së Investimeve pikërisht për piketimin dhe kalimin e pasurive të fundit publike në duart e klientëve të pushtetit).
Padyshim që kjo do të jetë një nga vjedhjet më spektakolare, ku “dorë” të rëndë ka edhe vetë shteti, i cili lejon që prona publike të tjetërsohet dhe në të të ndërtohen resorte apo gjithçka tjetër.
Një biznesmen tepër i fuqishëm, me lidhje tepër të forta politike, ka filluar të marrë kontakte me banorë të zonës, disa prej të cilëve kanë edhe certifikata pronësie në zonë. Prej shumë muajsh, biznesmeni në fjalë ka “urdhëruar” Kadastrën e Vlorës që të mos lëshojë asnjë certifikatë pronësie apo të mos kryejë asnjë transaksion shitje, duke qenë se ka lidhur tentakulat e tij në Korporatën e Investimeve Shqiptarë, për t’a marrë të gjithën!
Faksimile: Faqja e internetit e Korporatës së Investimeve Shqiptare e cila shkruan se sipërfaqja në Vrinë është plot 849 hektarë
Harta dhe të dhënat më sipër janë publikuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila prej shumë kohësh po tenton që prona shtetërore që vlejnë dhjetëra miliona euro t’i kalojnë privatit. Madje, edhe ndërtesa ikonike, pallate sporti, stadiume apo edhe vetë Shtëpia e Fëmijës në Tiranë. Gjithashtu, edhe Pallati i Kongreseve do të ketë të njëjtin fat, teksa tashmë radha i ka ardhur edhe zonave të lakmuara bregdetare.
Ndër këto zona është padyshim bregdeti shqiptar, ku pasi zonat nga Vlora, Himara dhe Saranda u uzurpuan nga Investitorët Strategjikë, të cilët morën prona falas në bregdet, apo iu falën taksat për 10 vite, radhën e ka Korporata, e cila ka të njëjtën qasje; grabitjen e pronave shtetërore!
Vetë Korporata shkruan se në fshatin Vrinë do të bëhet një mega projekt, i cili do të shtrihet në plot 849 hektarë. Është në skajin më jugor të Shqipërisë, në kufi me zonën arkeologjike të Butrintit në veri dhe territorin grek në jug. E gjithë zona e stërmadhe është shtetërore, e pa ndarë me ligjin 7501 dhe është djerrë. Pra, është e gatshme që t’u falet privatit.
Në foto: Harta e publikuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare për territorin që do t’i falet privatit në Vrinë
Por, si mund të tjetërsosh një pronë të stërmadhe shtetërore pa një konsultim publik? Pa një dëgjesë publike, qoftë me banorët e zonës, me grupet e interesit apo edhe me historianët apo arkeologët?
Burime nga Kadastra e Sarandës i thanë redaksisë se prej disa kohësh kanë filluar verifikimet e statusit të pronës në atë zonë, për t’i hapur më pas rrugën ndërtimeve. Ose më saktë, prona private dhe ajo shtetërore, do t’i jepet firmave private ku shteti do të marrë një përqindje ndërtimi. Duket një skemë e mirëfilltë zhvatje, ku qeveria do t’i marrë pronën banorëve të zonës, më pas do të hartojë ndërtimet dhe do t’a shpallë në ankand.
Faksimile: Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare për projektin në fshatin Vrinë, në Konispol
Referuar njoftime të shpallura nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila thotë se ka nisur një verifikim të pronave në fshatin Vrinë, Konispol. Korporata shfajësohet se po bën këto verifikime në bazë të një VKM-je, të datës 20 nëntor 2024. Objekti i Vendimi është “për autorizimin e korporatës së investimeve shqiptare, për koordinimin e procesit të identifikimit të pronës shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi në fshatin Vrinë, Bashkia Konispol”.
“Korporata Shqiptare e Investimeve është ngarkuar me identifikimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore me potencial investimi në zonën e fshatit Vrinë, Bashkia Konispol. Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe njësitë e qeverisjes vendore, Korporata Shqiptare e Investimeve do të koordinojë verifikimin e të drejtave të pronësisë, përcaktimin e saktë të kufijve të pronave dhe përfundimin me përparësi të regjistrimit të tyre në regjistrat zyrtarë”, është një nga detyrat.
Një tjetër është negociatat me subjektet private. “Korporata do të zhvillojë negociata me palët private që kanë lidhje juridike me pronat në fjalë, me qëllim qartësimin e statusit ligjor dhe definimin e qartë të pjesës shtetërore” shkruhet në njoftim.
Faksimile: VKM-ja që i hapi rrugën tjetërsimit të pronave në Vrinë të Konispolit
Detyra e tretë, pasi të kenë mbaruar dy të parat, është hartimi i masterplanit. “Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), KSI do të hartojë një masterplan zhvillimi për të gjithë zonën, duke siguruar një qasje të integruar dhe të qëndrueshme urbanistike. Shpenzimet për këtë proces do të mbulohen nga buxheti i KSI-së” thuhet në njoftim.
Më pas, do të përgatitet një projekt zhvillimi konkret për pronën shtetërore. Duket se, katër detyrat kanë një emërues të përbashkët; tjetërsimin e pronës shtetërore, për t’ia dhënë më pas firmave dhe oligarkëve privatë.
Prona është një fushë e stërmadhe, ngjitur me Parkun e Butrintit dhe ngjitur me Kalanë e Ali Pashës. Nëse fushat e stërmëdha duhet të jenë ndarë me ligjin 7501, synimi i privatëve do të jetë zona bregdetare, në kufi me Greqinë. Janë disa gadishuj të vegjël, disa plazhe dhe ishulli fundor i Shqipërisë, Tongo.
E gjithë zona është përballë ishullit të Korfuzit, madje edhe qytetit me të njëjtin emër në Greqi. A mos ndoshta kjo zonë do të shndërrohet me resorte?! / Voxnews
Plaçkitja e pasurive publike
Krahas ligjit klientelist për investimet strategjike, qeveria ka shpikur një tjetër nismë për të piketuar dhe kaluar në duart e të njëjtit rreth klientësh pronat dhe pasuritë e fundit publike që kanë mbetur. Pra, bëhet fjalë për Korporatën Shqiptare të Investimeve. Në krye të korporatës Edi Rama ka vendosur zonjën Elira Kokona, e gatshme për çdo operacion korruptiv me paratë dhe pasuritë publike.
Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që mori në analizë punën e saj nga krijimi deri në vitin 2024, konstatoi konflikte juridike në funksionimin e kësaj strukture dhe mungesë mekanizmash të qartë për monitorimin e efektivitetit të procedurave dhe të ekzekutimit të projekteve. Sipas KLSH-së, këto “paraqesin një risk të lartë operacional dhe institucional për menaxhimin e pronave shtetërore, si dhe nuk garantojnë sigurinë e tyre.”
“Për më tepër, proceset e përcaktuara në këto akte ligjore nuk janë në përputhje me legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mbështeten ekskluzivisht në kompetencat dhe procedurat e brendshme të AIC-së,” vëren më tej KLSH, duke evidentuar se Korporata nuk ka një metodologji standarde për seleksionimin e projekt-ideve, nuk ka studime fizibiliteti dhe ndryshon strategjitë e planet e punës nga viti në vit.
Disa nga pasuritë publike që po u falen olirgarkëve kulla dhe hotele janë:
Pallati i Kongreseve
Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Kalaja e Petrelës
Vrinë, Butrin, 849 hektarë
Agjencia e Kthimit të Kompesimit të Pronave
Kalaja e Ali Pashës në Butrint
ATSH-ja mbi Gjykatën e Apelit
Stadiumi “Selman Stërmasi”
Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës,
Stadiumi “Selman Stermasi”, Tiranë
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Vilat qeveritare në Vlorë
Vilat qeveritare në Velipojë
Shkolla e Marinës në Vlorë
Shtëpia e Fëmijës në Vlorë
Muzeu Historik Kombëtar (i piketuar)
Bibloteka Kombëtare (e piketuar)
Kalaja e Prezës (piketuar)
Ishulli i Sazanit
Syri i Kaltër
Pylli i Sodës etj.
Shuplaka amerikane
Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar ashpër ligjin kontrovers të Investimeve Strategjike. Në raportin për klimën e Investimeve 2025, DASH thotë se nga ligji kanë përfituar vetëm bizneset me lidhje të forta me qeverinë. “Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin midis investitorëve të huaj se ligji ka përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me shumicën qeverisëse,” thuhet në raport.Qeveria e ka zgjatur disa herë afatin e ligjit për Investimet Strategjike, ku më i fundit ishte ai i zgjatjes deri në dhjetor të vitit 2026. Por investitorët e huaj nuk lejohen të përfitojnë nga ligji dhe barriera e parë është pikërisht Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ose AIDA siç njihet ndryshe.
Përtej kësaj, qeveria amerikane shikon edhe një tjetër problem tek ligji kontrovers.
“Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015, i jep qeverisë të drejtën të shpronësojë pronën private për zhvillimin e projekteve private që konsiderohen projekte të veçanta strategjike. Pavarësisht dispozitës që qeveria do të veprojë kur palët nuk arrijnë një marrëveshje, klauzola është një burim polemikash sepse i jep qeverisë të drejtën të shpronësojë pronën private në interes të një pale tjetër private“, përfundon raporti./Prapaskena.com -
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!
Videoja ku denoncohej 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili i veshur si grua theu arrestin e shtëpisë, ka për autore bashkëshorten e nipit të tij.
Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Toskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt.
Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues.
Konflikti ka precipituar disa herë në dhunë dhe akuza, ndërsa ata që duhet ta zgjidhnin, heshtën deri sa sherri mes vëllezërve mori përmasa të mëdha.
Riza Hatia thotë se konflikti me vëllain mbërriti në këtë pikë pasi strukturat shtetërore nuk bënë detyrën.
“Kanë bërë denoncimin në Policinë e Roskovecit, pas tre ditësh ka ardhur punonjësi i hipotekës në bashki, Soni Kosaçi dhe nuk ka vepruar. U veprua vetëm pas tre muajsh. Po të ndërhyej që kur bëra denoncimin nuk do të ishim sot duke kaluar në karvan vuajtjesh prej një viti e gjysëm”, thotë Jorgo Hatia.Nusja e nipit të Jorgo Hatias, i njohur edhe me emrin Mehmet, thotë se videon që tregonte xhaxhain e bashkëshortit të veshur si grua duke thyer arrestin e shtëpisë, u detyrua ta realizonte sepse donte të mbronte familjen e saj.
“Nëse njerëzit do ta dinin problemin tim, besoj se do më cilësonin spiune. Kur ai fut burrin tim në burg, kur fut vjehrrin, dhunon vjehrrën dhe don të penalizojë familjen time, atëherë çfarë të bëj?”, shprehet Klarisa Hatia.Familja Hatia i bën apel strukturave të larta shtetërore të mos neglizhojnë konflikte të tilla, pasi nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë, ku familjet e dy vëllezërve jetojnë mes dhunës dhe kërcënimeve të përditshme. -

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg, sherr për prroin
Screenshot
Familja Hatia në Roskovec akuzon strukturat shtetërore për neglizhencë çfar solli konfliktin mes dy vllezerve për më shumë se një vit. Nisja e shtëpisë tregon për gazetaren Marsela Topi se përse u detyrua të filmonte xhaxhain e burrit i cili i veshuar si grua thyente arrestin shtëpiak.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Videoja ku denoncohej 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili i veshur si grua theu arrestin e shtëpisë, ka për autore bashkëshorten e nipit të tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Roskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues. Konflikti ka precipituar disa herë në dhunë dhe akuza, ndërsa ata që duhet ta zgjidhnin, heshtën deri sa sherri mes vëllezërve mori përmasa të mëdha.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Një ditë para thirrjes në SPAK, Berisha: 21 janari ishte vrasje shtetërore pa dashje, hetimi është politik
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për t’u pyetur për dosjen e 21 janarit.
Gjatë një konference për shtyp ai konfirmoi praninë e tij përballë prokurorëve që po hetojnë këtë çështje, ndonëse tha se hetimi është politik.
Berisha tha se “21 janari” klasifikohet si “vrasje shtetërore pa dashje”, ku efektivët e Gardës së Republikës kanë vepruar sipas ligjit të miratuar nga vetë socialistët.
“Roja i Gardës vepron mbi bazën e ligjit. Ligji thotë “po të gjuajti, breshëri në ajër, po vahdoi të të gjuajë, te këmbët, pastaj neutralizim”. Ky është ligji i bërë nga socialistët. Në qoftë se fillimisht u tha se janë plumba nga afër, çka linte për të nënkuptuar që ishin demonstrues që kishin gjuajtur njeri tjetrin, më vonë u tha se ajo ekspertizë nuk ishte e drejtë, por janë nga distanca. Atëherë, ato janë plumba të armëve të shtetit, të përdorura në përputhje me rregullat dhe ligjin, pra janë vrasje shtetërore jo me qëllim, pa dashje. Ky është vlerësimi im. Edhe këto quhen vrasje shtetërore. Të njëjtën gjë kam thënë edhe për Gërdecin se mbikqyrjen e kishte shteti”, tha Berisha.
Ai shtoi më tej se “nesër do jem në SPAK. Ndonëse e deklaroj që sot që ky është një hetim politik. Kjo çështje është hetuar me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por mua nuk më kanë pyetur një herë. E dini pse? Se isha njeriu i rrethuar. Tani që më thërrasin, do shkoj. Kam qenë 5-6 orë në rrethim, në përpjekje për të pushtuar kryeministrinë”.Top Channel
-
Ilir Beqaj me kërkesë të re, do ‘zyrë’ në Gjykatë për të dëgjuar përgjimet, shtyhet seanca
ilir beqaj
TIRANË- Seanca për çështjen SASPAK është shtyrë për në datën 3 dhjetor, për shkak se mungonte një prej avokatëve mbrojtës të Ilir Beqajt. Ku i fundit Ii kërkoi trupës gjyqësore që t’i jepet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësinë të dëgjojë përgjimet dhe të shikojë provat, pasi në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve.
Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant “Gzones” afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.
Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin “Landways International” e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI