Tag: shtetëror

  • Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga viti 2007

    Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga viti 2007

    Paga reale në ekonomi u rrit me ritme dyshifrore për të dytin vit radhazi në 2024, me 10%, por me ngadalësim të lehtë në raport me vitin 2023 ku ndryshimi ishte 11.7%.
    Paga reale (Rritja nominale duke zbritur inflacionin) në dy vitet e fundit shënoi ritmet më të larta që nga viti 2007.
    Pas qëndrimit në vendnumëro gjatë dekadës së kaluar, pagat u rimëkëmbën dy vitet e fundit, ndërkohë që në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta 16.9% në 2023  dhe 12.4% në 2024.
    Dy ishin shtysat për ndryshimin e pagave.
    E para lidhet me reformën e qeverisë për pagën mesatare sektorin publik 900 euro ndërmjet 2023-2025, dhe e dyta mungesa e punonjësve në sektorin privat ka ndikuar tek kompanitë që të rrisin fondet për personelin, si një mjet për mbajtjen e stafeve.
    Në fillim të viteve 2000, rritja e pagave reale ishte e fortë. Në vitin 2001 arriti në 17.7%, duke reflektuar një periudhë rigjallërimi ekonomik pas krizave të tranzicionit.
    Kjo rritje u shoqërua me një lëvizje të ngjashme edhe në pagat në sektorin shtetëror, që po atë vit shënuan një rritje prej 17.7%.
    Në vitet që pasuan ritmet e rritjes u zbutën ndjeshëm, duke zbritur nën 10% në mesin e dekadës.
    Në vitin 2007, si pagat reale në sektorin privat, ashtu edhe ato në sektorin shtetëror patën një ringritje, me rritje përkatësisht 13.8% dhe 17.1%, duke reflektuar rritjen ekonomike përpara se të fillonte krizës globale.
    Vitet e krizës 2008–2010 sollën ulje të ritmeve, ku paga reale mbeti në nivele modeste prej 6.0% në 2008 dhe vetëm 3.0% në 2010, ndërkohë që në sektorin shtetëror ritmet ishin pak më të larta, por sërish në rënie krahasuar me vitet e mëparshme.
    Periudha 2011–2016 përfaqëson një fazë qëndrimi në vendnumëro, ku ndryshimi i pagës reale zbriti në vlera minimale, madje edhe negative, si në vitin 2016, kur paga reale ra me 0.4%. Në të njëjtën kohë, rritja e pagës në sektorin shtetëror luhatej në nivele shumë të ulëta, shpesh midis 0–3%, duke reflektuar politikat shtrënguese buxhetore.
    Një kthesë më e dukshme vërehet pas vitit 2017. Në atë vit, paga reale u rrit me 7.8%, ndërsa pagat në sektorin shtetëror me 9.8%, duke sinjalizuar një rigjallërim të të ardhurave si në sektorin privat dhe atë shtetëror.
    Ndryshimi i pagës reale qëndroi pranë zeros dhe madje ra ndjeshëm në vitin 2022 me -4.3%, çka tregon se inflacioni i lartë pas pandemisë ka “ngrënë” rritjen e pagës nominale.
    Përkundrazi, paga në sektorin shtetëror u rrit me ritme të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe, sidomos në vitin 2021 (+6.4%) dhe 2023 (+16.9%), duke reflektuar ndërhyrjet e qeverisë për të amortizuar ndikimin e krizave te punonjësit e administratës.

  • Kur 100 punonjës duhet të mbajnë 41 pensionistë, kriza demografike e Gjermanisë

    Kur 100 punonjës duhet të mbajnë 41 pensionistë, kriza demografike e Gjermanisë

    Ekonomia më e madhe e Evropës po u ofron të rinjve një ndihmë për të investuar në aksione, ndërsa skema publike e pensioneve lëkundet.Kur kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi këtë muaj përmes YouTube të rinjtë që të mos mbështeten vetëm te pensioni shtetëror, por të investojnë rregullisht shuma të vogla në bursë, reagimi i sindikatave ishte i ashpër.Sindikata e fuqishme e metalurgëve IG Metall e cilësoi këtë qasje si “të shkëputur nga realiteti dhe të rrezikshme”. Sipas saj, në vend që të promovojë planet private të pensioneve të bazuara në aksione, qeveria duhet të forcojë sistemin shtetëror të pensioneve “pay-as-you-go”, që tashmë është nën presion.Sistemi publik i pensioneve, i themeluar në vitin 1889 nga kancelari Otto von Bismarck, ka mbijetuar luftëra dhe kriza, por tani përballet me një sfidë edhe më të madhe: plakjen dhe tkurrjen e fuqisë punëtore.Sipas Institutit të Këlnit për Kërkime Ekonomike (IW), deri në vitin 2036, 19.5 milionë “baby boomers” gjermanë do të kenë dalë në pension, ndërsa vetëm 12.5 milionë punëtorë të rinj do të kenë hyrë në tregun e punës. Kjo do të çojë në një rënie 9% të forcës së punës. Në vitin 2040, çdo 100 punonjës do të duhet të mbajnë 41 pensionistë, krahasuar me 30 që është raporti aktual.Subvencioni i ri: 10 euro në muaj për fëmijëtKoalicioni i qendrës së majtë i udhëhequr nga Merz nuk po guxon të ndërmarrë një reformë të thellë të sistemit shtetëror të pensioneve. Në vend të kësaj, qeveria po përpiqet t’i nxisë familjet drejt kursimeve private dhe llogarive të investimeve të mbështetura në kapital, për të plotësuar pensionin shtetëror.Nga viti i ardhshëm, prindërit do të mund të përfitojnë një subvencion prej 10 eurosh në muaj për çdo fëmijë të moshës 6 deri 18 vjeç, për ta investuar në një plan kursimi mujor me aksione. Fondet do të “ngrijen” deri në moshën e pensionit të fëmijës.Kriza e pensioneve në Gjermani shihet si një kambanë alarmi për vendet e tjera të BE-së, të cilat shpenzojnë mesatarisht 12% të PBB-së për skemat publike të pensioneve dhe po përballen po ashtu me rënie demografike.Nisma e Merzit për të nxitur të rinjtë të investojnë në tregun e aksioneve pasqyron praktikat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku kursimet e pensioneve drejtohen edhe drejt aseteve produktive si infrastruktura, pasuritë e paluajtshme apo fondet e kapitalit privat.Një barrë gjithnjë e më e madhe për buxhetinRasti gjerman është veçanërisht i mprehtë. Çdo vit, rreth një e katërta e buxhetit federal — 117.9 miliardë euro në vitin 2024 — përdoret për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Zyrat Federale të Auditimit kanë paralajmëruar se kjo barrë do të rritet edhe më shumë nën politikat aktuale.Këshilli i Ekspertëve Ekonomikë të Gjermanisë ka paralajmëruar se niveli i përfitimeve të pensioneve do të duhet të ulet, ndërsa normat e kontributeve do të rriten ndjeshëm nëse nuk ndryshohet asgjë.Aktualisht, vetëm 17% e të rriturve gjermanë zotërojnë aksione, fonde investimi ose ETF, krahasuar me 39% në MB dhe 62% në SHBA. Kjo lidhet edhe me premtimin e hershëm të qeverive gjermane se “pensioni shtetëror është i sigurt”, shpjegon Andreas Hackethal, profesor finance në Universitetin e Frankfurtit.Ministria e Financave tha se skema e re prej 10 eurosh në muaj, e quajtur “pensioni i nisjes së hershme”, është prioritet, por ende “në fazë konceptuale”. Kostoja vjetore e saj llogaritet rreth 1.5 miliardë euro.“Duam që gjenerata e ardhshme të njihet herët me tregun e kapitalit,” tha Carsten Linnemann, sekretar i përgjithshëm i CDU-së dhe aleat i ngushtë i Merzit.Nga simbolikë te ndryshimi i sjelljesIdeja e subvencionit erdhi nga Ulrike Malmendier, profesore e financave në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, dhe anëtare e Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë.“Sapo investon në një portofol të diversifikuar dhe me perspektivë 30-vjeçare, kthimet e mira janë thuajse të garantuara,” tha ajo. “Shumë gjermanë thjesht nuk e kanë kuptuar këtë. Si akademike mund ta shpjegoj teorikisht, por më mirë është që njerëzit ta përjetojnë vetë.”Gjermanët zotërojnë rreth 9 trilionë euro asete financiare, por 37% e tyre i mbajnë në para kesh ose depozita me kthim të ulët, sipas Bundesbankës. Një sondazh i muajit maj tregoi se 49% e tyre i japin përparësi riskut të ulët, 25% fleksibilitetit dhe vetëm 14% kthimeve të larta.Sipas Christian Hecker, themelues i platformës së brokerimit online Trade Republic, “për të mbyllur hendekun e pensioneve nevojiten kthime prej 6–8% në vit”.Nëse 10 eurot e subvencionit investohen çdo muaj për një fëmijë nga mosha 6 deri 18 vjeç dhe japin një mesatare prej 7% në vit, deri në moshën e pensionit ato mund të arrijnë teorikisht rreth 65 mijë euro. Por me një inflacion vjetor prej 2%, vlera reale do të bjerë me dy të tretat, paralajmëron Ali Masarwah, drejtues i këshilltarit financiar Envestor.“E parë përmes shifrave të thata, kjo është më shumë politikë simbolike sesa zgjidhje reale,” tha ai.Malmendier dhe mbështetës të tjerë shpresojnë se përfitimi kryesor do të jetë ndryshimi i sjelljes, pasi fëmijët dhe prindërit mund të fillojnë të investojnë më shumë për të përfituar kthime më të larta.Një histori e dështimeve të mëparshmeMegjithatë, Gjermania ka histori dështimesh me skemat private të pensioneve. Produkti europian i pensioneve private ndërkufitare, i nisur në 2022, nuk pati sukses. Po kështu, “Riester pensioni” i prezantuar nga kancelari Gerhard Schröder në 2002 — që ofronte lehtësira tatimore për kursimet private — rezultoi i shtrenjtë dhe joefikas, me deri në një të katërtën e kontratave të braktisura.Pasardhësi i Merzit, Olaf Scholz, u përpoq ta riparonte këtë, dhe ministri i Financave Christian Lindner prezantoi në shtator 2023 një plan ambicioz për të vendosur pensionet private mbi baza më të forta. Por qeveria ra dy muaj më vonë, para se plani të miratohej.Malmendier thekson se nuk ka më kohë për gabime:“E dështuan me Riester, dhe nuk e di sa shanse të tjera do të kemi. Thjesht nuk mund të përballojmë një tjetër dështim.”Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pagat reale në 2023-2024 u rriten me ritmet më të larta që nga 2007-a

    Pagat reale në 2023-2024 u rriten me ritmet më të larta që nga 2007-a

    Paga reale në ekonomi u rrit me ritme dyshifrore për të dytin vit radhazi në 2024, me 10 për qind, por me ngadalësim të lehtë në raport me vitin 2023 ku ndryshimi ishte 11.7%.Paga reale (Rritja nominale duke zbritur inflacionin) në dy vitet e fundit shënoi ritmet më të larta që nga viti 2007.Pas qëndrimit në vendnumëro gjatë dekadës së kaluar pagat u rimëkëmbën dy vitet e fundit, ndërkohë që në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta 16.9% në 2023  dhe 12.4% në 2024.Dy ishin shtysat për ndryshimin e pagave.E para lidhet me reformën e qeverisë për pagën mesatare sektorin publik 900 euro ndërmjet 2023-2025, dhe e dyta mungesa e punonjësve në sektorin privat ka ndikuar tek kompanitë që të rrisin fondet për personelin, si një mjet për mbajtjen e stafeve.Në fillim të viteve 2000, rritja e pagave reale ishte e fortë. Në vitin 2001 arriti në 17.7%, duke reflektuar një periudhë rigjallërimi ekonomik pas krizave të tranzicionit.Kjo rritje u shoqërua me një lëvizje të ngjashme edhe në pagat në sektorin shtetëror, që po atë vit shënuan një rritje prej 17.7%.Në vitet që pasuan ritmet e rritjes u zbutën ndjeshëm, duke zbritur nën 10% në mesin e dekadës.Në vitin 2007, si pagat reale në sektorin privat, ashtu edhe ato në sektorin shtetëror patën një ringritje, me rritje përkatësisht 13.8% dhe 17.1%, duke reflektuar rritjen ekonomike përpara se të fillonte krizës globale.Vitet e krizës 2008–2010 sollën ulje të ritmeve, ku paga reale mbeti në nivele modeste prej 6.0% në 2008 dhe vetëm 3.0% në 2010, ndërkohë që në sektorin shtetëror ritmet ishin pak më të larta, por sërish në rënie krahasuar me vitet e mëparshme.Periudha 2011–2016 përfaqëson një fazë qëndrimi në vendnumëro, ku ndryshimi i pagës reale zbriti në vlera minimale, madje edhe negative, si në vitin 2016, kur paga reale ra me 0.4%. Në të njëjtën kohë, rritja e pagës në sektorin shtetëror luhatej në nivele shumë të ulëta, shpesh midis 0–3%, duke reflektuar politikat shtrënguese buxhetore.Një kthesë më e dukshme vërehet pas vitit 2017. Në atë vit, paga reale u rrit me 7.8%, ndërsa pagat në sektorin shtetëror me 9.8%, duke sinjalizuar një rigjallërim të të ardhurave si në sektorin privat dhe atë shtetëror.Ndryshimi i pagës reale qëndroi pranë zeros dhe madje ra ndjeshëm në vitin 2022 me -4.3%, çka tregon se inflacioni i lartë pas pandemisë ka “ngrënë” rritjen e pagës nominale.Përkundrazi, paga në sektorin shtetëror u rrit me ritme të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe, sidomos në vitin 2021 (+6.4%) dhe 2023 (+16.9%), duke reflektuar ndërhyrjet e qeverisë për të amortizuar ndikimin e krizave te punonjësit e administratës.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Berisha: Një akt terrorizmi shtetëror

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Berisha: Një akt terrorizmi shtetëror

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas kërcënimit me jetë të pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup.

    “Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup”, shkruan Berisha.

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.”

    Mesazhi:

    Një akt terrorizmi shtetëror

    Të dashur miq,

    Në një akt të mirëfilltë terrorizmi shtetëror janë kërcënuar me jetë pronari dhe botuesi i Fokus Media Grup dhe familjarët e tij.

    Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup.

    Ky akt tipik terrorist shtetëror vjen pasi dyshja famëkeqe urdhëroi të plaçkiten kompjuterët, laptopët dhe desktopët e gazetarëve për shkak të dosjeve të mëdha të korrupsionit dhe lidhjeve me kartelet e drogës të Ramës, Lulushit dhe familjarëve më të afërt të tyre. Në të vërtetë, shkaku kryesor i pushtimit të ndërtesave të Fokus Media Grup dhe grabitjes mbrëmë të mjeteve personale të punës së gazetarëve janë pikërisht dosjet e tmerrshme të dy krerëve të organizatës kriminale, të cilat do të publikoheshin në shtator.

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.”

    Rikujtoj këtu se janë zhdukur pa nam e nishan nga dora e zezë e shtetit persona për të cilët Ramaduro ka shpallur se “Me të e kam personale.”

    Duke e dënuar me forcën më të madhe këtë akt terrorizmi shtetëror, paralajmëroj Ramaduron se për çdo përdorim të shtetit për akte terroriste ndaj pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij, do të ndëshkohesh si hakmarrës i verbër dhe terrorist shtetëror.

  • “Dënoj me forcë të gjithë zjarrvënësit”, Berisha për zjarret dhe situatën në Theth: Krim shtetëror, ndërtimet ishin në zonën e lejuar

    “Dënoj me forcë të gjithë zjarrvënësit”, Berisha për zjarret dhe situatën në Theth: Krim shtetëror, ndërtimet ishin në zonën e lejuar

    Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar në një deklaratë për shtyp situatën e zjarreve në vend, të cilat shkaktuan shumë dëme.

    “Dënoj me forcën më të madhe të gjithë ata individë të cilët kryen krimin e shëmtuar të zjarrvënies”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
    Veç situatës së zjarreve, kryedemokrati komentoi edhe situatën në Theth, të cilin e cilësoi një krim shtetëror dhe se ndërtimet pa leje të cilat u shembën ishin në një zonë ku lejohej të ndërtohej.
    Berisha: Sot jam para medieve për të denoncuar si një krim të vërtetë shtetëror zjarret, flakët dhe djegiet e mbi 54 mijë hektarë ullishte, kopshte, bahçe, pyje.
    Djegien e qindra banesave në fshatrat e Gramshit, Delvinës dhe në një seri zonash të tjera. Djegien e qindra dhe mijëra bagëtive, pa llogaritur këtu kafshët e egra dhe rrafshimin e të gjithë florës dhe faunës në këto zona. Djegien e qindra mijëra koshereve të bletëve. Shqipëria, zjarre të tilla shkatërrimtarë nuk ka njohur ndonjëherë. Pati viktima, pati të djegur të plagosur. Shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë.
    Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe të gjithë ata individë të cilët kryen krimin e shëmtuar të zjarrvënies dhe ata meritojnë ndëshkimin ligjor më të madh.
    Shpreh solidaritetin tim të madh për të gjithë të dëmtuarit, viktimat, të plagosurit dhe ata qindra e mijëra familje fermerësh, fshatarësh që humbën gjithçka kishin për shkak të zjarreve.
    Por dënoj si një krim shtetëror propagandën e neveritshme, mashtruese të narkoqeverisë, e cila bënte fjalë për dhjetëra mijëra forca të angazhuara, në një kohë kur nga fushë beteja, gazetarët informonin se atje numëroheshin me gishtërinjtë e duarve zjarrfikësit apo forcat e tjera në shuarjen e zjarreve.
    Por sot, unë jam këtu për të qartësuar shqiptarët se pse shkatërrimet e zjarreve këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror.
    Janë një krim shtetëror për arsye se në mënyrë të papërgjegjshme për shkak të korrupsionit, vjedhjes, indiferencës dhe injorancës, Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr.
    Shqipëria pësoi zjarre dhe djegie me përmasa dy gjer në tre herë më të mëdha se të gjitha vendet e rajonit. Dhe jo se zjarret nuk shpërthyen në të gjithë rajonin, por çdo vend ishte shumë, shumë më i përgatitur se Shqipëria në betejën kundër zjarreve.
    Në tërësi, sistemi i zjarrfikëseve, i vjetër, i trashëguar nga 15-20 vite më parë, i dorëzuar tek bashkitë socialiste, u tregua i ndryshkur dhe dizfunksional. Cili është qëllimi im sot para jush?
    Është të mbroj interesat e qytetarëve të dënuar, sepse duke i njohur si një krim shtetëror, qeveria ka detyrimin ligjor dhe kushtetues për zhdëmtime maksimale, urgjente të të gjitha dëmit të bërë, në banesa, në bahçe, ullishte, bagëti dhe çdo gjë tjetër qindra e qindra fermerëve të dëmtuar.
    Pra, sigurisht që, Edi Rama është përgjegjës kryesor dhe e them edhe njëherë, është autori kryesor i këtij krimi shtetëror.
    Por nuk është ky qëllimi im kryesor, akuza në këtë rast, qëllimi im kryesor është të ndërgjegjësoj qytetarët e dëmtuar se në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, njohja e përgjegjësisë nga qeveria për krimin shtetëror, përbën detyrim madhor për t’iu përgjigjur zhdëmtimit maksimal të çdo fermeri, për çdo dëmtim në banesë, për çdo dëmtim fizik, për viktimat që u varrosën nga djegiet, për të plagosurit, për bagëtitë, për rrënjët e ullinjve, për pyjet, për bletët dhe çdo gjë tjetër.
    Pra, kjo ishte një verë e një krimi monstruoz shtetëror. Që kjo qeveri vjedh dhe nuk zhdëmton, shko e pyet të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës, në Laç, në Kurbin, Lezhë, Tiranë dhe kudo. Këta janë të pamëshirë. Pasurohen dhe mbi fatkeqësinë.
    Por, unë i garantoj të gjithë banorët e zonave të djegura, garantoj gjithashtu banorët e Thethit të cilët u përballën dhe ata me një krim shtetëror. Edhe ajo që ndodhi në Theth është një krim i mirëfilltë shtetëror. Ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar për ndërtime. Ndërtimet kanë qenë në tokat e tyre.
    Edhe ai është një krim shtetëror dhe do të bëjmë gjithçka që ndaj krimit shtetëror, të ndëshkohen autorët dhe të dëmshpërblehen viktimat e krimit shtetëror.

    Top Channel

  • Berisha: Rama shpenzoi 490 mln euro për luks! Me 1/4 e tyre do ishin blerë 7-10 avionë, 4 helikopterë dhe…

    Berisha: Rama shpenzoi 490 mln euro për luks! Me 1/4 e tyre do ishin blerë 7-10 avionë, 4 helikopterë dhe…

    Kryedemokrati, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për shpenzime luksi dhe afera që sipas tij kanë penguar investimin në mjete antizjarr, duke e cilësuar dështimin e qeverisë përballë zjarreve që pushtuan gjithë vendin, si një krim shtetëror.
    Ai tha se vetëm me një të katërtën e 490 milionë eurove të shpenzuara, Shqipëria do të kishte 7–10 avionë kundër zjarreve, 4 helikopterë dhe 180 makina zjarrfikëse. Berisha e konsideroi situatën si krim shtetëror, duke përmendur keqpërdorime në Porto Romano, tunelin e Llogarasë dhe pagesa për lobime dhe zgjedhje.
    Sipas tij, qeveria ka treguar indiferencë ndaj zjarreve, duke lënë vendin me kapacitete minimale për reagim. Ai vijoi duke thene se dëmet nga zjarret janë pasojë e papërgjegjshmërisë dhe veprimeve të Ramës.
    “Në 15 vite, Edi Drama apo Ramaduro tregoi indiferencë të plotë ndaj këtij problemi madhor për çdo vend mesdhetar. Flota ajrore ekzistuese, ndër vite u përgjysmua, nga 8 helikopterë, sot janë në funksion as 3. Ndërkohë është krim shtetëror sepse Edi Rama për udhëtimet e veta me avion në dispozicion ka shpenzuar në dy vite në 140 udhëtime, 24 milionë euro.
    Mungesa e mjeteve antizjarr dhe dëmet e mëdha të zjarreve janë krim shtetëror se në këto vite Edi Rama ka paguar vetëm për djegësin e Tiranës 130 milionë euro dhe atij nuk i gjenden as gjurmë, dhe për djegësit në tërësi mbi 200 milionë euro dhe asnjë nuk funksionon.
    Edi Rama është përgjegjës direkt për situatën katastrofale të mjeteve antizjarr në Shqipëri, ndaj dhe dëmet e zjarreve janë një krim shtetëror sepse nga paratë e taksapaguesve shqiptare, i paguan Beketit 120 milionë euro, për faktin e vetëm se Ramaduro nuk duronte dot fjalën e lirë dhe kritikat nga një media e pavarur.
    Dëmet nga zjarret janë një krim shtetëror jo se ato i shkaktoi qeveria, por qeveria u tregua e papërgjegjshme dhe Shqipëria kishte shkallën më të dobët të pajisjeve, të mjeteve, të reagimit ndaj tyre. Vetëm në Porto Romano, në aferën e Porto Romanos, iniciativë direkt personale e Edi Ramës, nga 19 milionë euro që dolën nga buxheti i shtetit, u shpenzuan për punimet gjithsej 6.7 milionë, 13 milionë u ndanë me Edi Ramën dhe hajdutët e tij.
    Për dëmet e tmerrshme të zjarreve këtë vit, shkoni shihni Delvinën si është bërë. Asnjë luftë nuk i ka shkaktuar Delvinës ato që i shkaktuan këto zjarre. Është përgjegjës Edi Rama direkt. Vetëm me tunelin e Llogarasë, për shkak të diferencës mes ofertës së parë dhe të dytë, janë vjedhur 50 milionë euro. Kopshti i Edenit, vendi nuk ka zjarrfikëse, nuk ka helikopterë, nuk ka Kanadair apo avionë të tjerë të shuarjes së zjarreve, as të blerë dhe as të kontraktuar me qira, ndërkohë Edi Rama paguan 5 milionë për të vendosur Kopshtin e Edenit në oborrin e kryeministrisë, paguan 7 milionë euro kompaninë private ditën e zgjedhjeve për të manipuluar zgjedhjet, Giro D’Italia, paguan 10 milionë euro për lobim, satelitët që na duheshin për zjarret.
    Dhe pikërisht në vitet kur kishim edhe shikimin satelitor, zjarret bënë kërdinë si asnjëherë tjetër më parë. Të gjitha këto shuma të paguara nga qytetarët e Delvinës dhe qytetarët shqiptarë, nga taksat e tyre, janë rreth 490 milionë euro. Në qoftë se vetëm një e katërta e tyre do përdorej për mjetet antizjarr, Shqipëria do të kishte së paku 7 deri në 10 Kanadair të përdorur. Do të kishte katër helikopterë të tjerë dhe së paku 180 zjarrfikëse. Me një të katërtën. Po në qoftë se përdorej gjysma, këto shifra do ishin dy herë, tre herë më të mëdha. Ja pse dëmet nga djegiet janë një krim shtetëror“, u shpreh Berisha.

  • Berisha akuzon: Zjarret krim shtetëror, Rama përgjegjësi

    Berisha akuzon: Zjarret krim shtetëror, Rama përgjegjësi

    Kreu i PD, Sali Berisha i quan zjarret me të cilat u përball vendi ynë si krim shtetëror. Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se Shqipëria nuk ka njohur më parë zjarre kaq shkatërrimtaret, duke akuzuar se vendi u gjet i papërgatitur.
    “Një krim të vërtetë shtetëror zjarret, flakët dhe djegiet e mbi 54 mijë hektarë ullishte, kopshte, bahçe, pyje. Djegien e qindra banesave në fshatrat e Gramshit, Delvinës dhe në një seri zonash të tjera. Djegien e qindra dhe mijëra bagëtive, pa llogaritur këtu kafshët e egra dhe rrafshimin e të gjithë florës dhe faunës në këto zona. Djegien e qindra mijëra koshereve të bletëve”, tha Berisha.
    Ish-kryeministri thotë se Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr dhe pësoi djegie djegie me përmasa dy gjer në tre herë më të mëdha se të gjitha vendet e rajonit.
    Por sot, unë jam këtu për të qartësuar shqiptarët se pse shkatërrimet e zjarreve këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror. Janë një krim shtetëror për arsye se në mënyrë të papërgjegjshme për shkak të korrupsionit, vjedhjes, indiferencës dhe injorancës, Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr. Shqipëria pësoi zjarre dhe djegie me përmasa dy gjer në tre herë më të mëdha se të gjitha vendet e rajonit. Dhe jo se zjarret nuk shpërthyen në të gjithë rajonin, por çdo vend ishte shumë, shumë më i përgatitur se Shqipëria në betejën kundër zjarreve. Në tërësi, sistemi i zjarrfikëseve, i vjetër, i trashëguar nga 15-20 vite më parë, i dorëzuar tek bashkitë socialiste, u tregua i ndryshkur dhe dizfunksional.
    Përgjegjësinë për situatën me mjetet antizjarr e sheh tek kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se harxhoi 490 milionë euro për luks dhe afera.
    “Të gjitha këto shuma të paguara nga qytetarët e Delvinës dhe qytetarët shqiptarë, nga taksat e tyre, janë rreth 490 milionë euro. Në qoftë se vetëm një e katërta e tyre do përdorej për mjetet antizjarr, Shqipëria do të kishte së paku 7 deri në 10 Kanadair të përdorur. Do të kishte katër helikopterë të tjerë dhe së paku 180 zjarrfikëse. Me një të katërtën. Po në qoftë se përdorej gjysma, këto shifra do ishin dy herë, tre herë më të mëdha. Ja pse dëmet nga djegiet janë një krim shtetëror”, vijoi Berisha.
    Berisha kërkoi dëmshpërblim të menjëhershëm të çdo fermeri, për çdo dëmtim në banesë, për bagëtitë e për rrënjët e ullinjve.

  • Dëmet nga zjarret/ Berisha: Qëllimi im është që të ndërgjegjësoj qytetarët se meritojnë zhdëmtimin maksimal për këtë krim shtetëror

    Dëmet nga zjarret/ Berisha: Qëllimi im është që të ndërgjegjësoj qytetarët se meritojnë zhdëmtimin maksimal për këtë krim shtetëror

    Gjatë një konference me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Berisha tha duke folur për dëmet nga zjarret se “qëllimi im është që të ndërgjegjësoj qytetarët se meritojnë zhdëmtimin maksimal për këtë krim shtetëror”.

    Berisha: Cili është qëllimi im sot para jush?

    Është të mbroj interesat e qytetarëve të dënuar, sepse duke i njohur si një krim shtetëror, qeveria ka detyrimin ligjor dhe kushtetues për zhdëmtime maksimale, urgjente të të gjitha dëmit të bërë, në banesa, në bahçe, ullishte, bagëti dhe çdo gjë tjetër qindra e qindra fermerëve të dëmtuar.

    Pra, sigurisht që, Edi Rama është përgjegjës kryesor dhe e them edhe njëherë, është autori kryesor i këtij krimi shtetëror.

    Por nuk është ky qëllimi im kryesor, akuza në këtë rast, qëllimi im kryesor është të ndërgjegjësoj qytetarët e dëmtuar se në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, njohja e përgjegjësisë nga qeveria për krimin shtetëror, përbën detyrim madhor për t’iu përgjigjur zhdëmtimit maksimal të çdo fermeri, për çdo dëmtim në banesë, për çdo dëmtim fizik, për viktimat që u varrosën nga djegiet, për të plagosurit, për bagëtitë, për rrënjët e ullinjve, për pyjet, për bletët dhe çdo gjë tjetër.

    Pra, kjo ishte një verë e një krimi monstruoz shtetëror.

  • Provokon rrjeti televiziv shtetëror Russia Today: Gazetarët rusë hëngrën qofte pule nga Kievi gjatë fluturimit për në Alaska

    Provokon rrjeti televiziv shtetëror Russia Today: Gazetarët rusë hëngrën qofte pule nga Kievi gjatë fluturimit për në Alaska

    Gazetarëve rusë u shërbyen qofte pule nga Kievi gjatë fluturimit të tyre me çarter shtetëror për në Alaska, njoftoi kryeredaktori i rrjetit televiziv shtetëror Russia Today, në atë që duket të jetë sulmi i fundit ndaj Ukrainës përpara samitit të sotëm.

    “Gazetarëve tanë, të cilët fluturuan për në Alaska me një fluturim të posaçëm, iu shërbyen qofte pule Kievi në aeroplan”, shkroi shefja e RT, Margarita Simonyan, në Telegram .
    Egor Piskunov, një gazetar i RT në aeroplan, tha se vakti mund të jetë “një shenjë e mirë për negociatat e ardhshme” midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump.
    Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti në Alaska i veshur me një bluzë me mbishkrimin “BRSS” në cirilik, duke kujtuar epokën perandorake të Rusisë kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
    Komentuesit pro-Kremlinit dukeshin të kënaqur me talljet e dukshme, shkruan CNN.
    “Me sa duket, ky është një aludim se ushtria ruse po bën qofte pule Kievi nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Putini dhe Trumpi duhet të bëjnë një pulë Kievi nga (Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelensky”, shkroi komentatori pro-Putin Sergei Markov në Telegram, duke shtuar se “si gazetarët në Rusi, ashtu edhe Putini dhe Lavrovi kanë një sens të mirë humori”.
    Gabrielius Landsbergis, ish-ministri i jashtëm i Lituanisë, i tha CNN se Rusia do të “përdorë të gjitha rastet për të poshtëruar SHBA-në, Perëndimin dhe Ukrainën”, tani që i është dhënë një platformë në “skenën botërore”. Ai shtoi: “Por ne do ta përballojmë këtë.”

    Top Channel

  • Politikanët shqiptarë përfitojnë pensione të majme, eksperti i ekonomisë Kujtim Hoxha zbulon me shifra sa para do të…

    Politikanët shqiptarë përfitojnë pensione të majme, eksperti i ekonomisë Kujtim Hoxha zbulon me shifra sa para do të…

    Eksperti i ekonomisë Kujtim Hoxha thekson se pagat dhe përfitimet shtesë të politikanëve shqiptarë duhet të rriten në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me inflacionin që po përballon vendi. Aktualisht, pagat e deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit janë rritur ndjeshëm, duke arritur shifra shumë herë më të larta se paga mesatare dhe pensionet që marrin qytetarët e thjeshtë. Z.Hoxha zbardh për gazetën “SOT” me shifra të detajuara se sa do të përfitojnë politikanët e njohur si Edi Rama, Ilir Meta, Fatmir Xhafaj, Petrit Vasili, Tritan Shehu, Taulant Balla, Fatmir Mediu, Niko Peleshi e të tjerë, ndërsa rritja e pensioneve për shumicën e qytetarëve mbetet e ngadaltë dhe larg nivelit të pagave të zyrtarëve. Në këtë kontekst, ai nxjerr në pah edhe pengesat që kanë vonuar apo bllokuar indeksimin e pensioneve, duke nënvizuar nevojën urgjente për një barazi më të madhe sociale dhe ekonomike në vend.
    Ja analiza e plotë e Z.Hoxha
    Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156.770 lekë që është aktualisht, në 310.250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto . Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga u rritet në thuajse 400.000 lekë  nga 228.000 lekë, qenë para rritjes se pagave (2023) . Paga e presidentit shkon në 425 mijë lekë  nga257 mijë lekë që ka qenë para rritje së pagave. Ndërsa në Parlament debatohej për rritjen e pagave, jashtë ndërtesës aktivistë të Lëvizjes “Bashkë” mbajtën një protestë.(Shkëputur nga shtypi i shkruar) para një viti e gjysmë. Të rinjtë protestues hodhën para false ndaj deputetëve që hynin në Parlament, dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej, “Mos u ngopshi” dhe “Hajdutë”. Drejtuesit e kësaj lëvizjeje, e cilësuan “të neveritshëm” vendimin për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë në Shqipëri, në kushtet kur pensioni minimal mbetet 8.000 lekë  dhe ai mesatar 15.000 lekë  Deputetet kane miratuar ne Kuvend dyfishimin e pagesës se tyre. Sipas projektligjit, nga 157 mije leke qe paguhen aktualisht, deputet do te marrin mbi 310 mije leke. Ministrat nga  174 mije lekëdo te paguhen 318 mije leke. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot. Ndërkaq, paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.
    Paga e deputetëve                      156 770 lekë        310 250 lekë
    Paga e ministrave                       174 760 lekë        318 750 lekë
    Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me datë 25.05.2023, ligjin që përcakton pagat e funksionarëve të lartë të shtetit, përkatësisht “Për disa ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.07.2006, “Për Pagat, Shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të Institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar. Ky ligj është depozituar në kuvend me datë 7 prill 2023, por në datën 23 maj 2023, kur radhën e shqyrtimit e kishte Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, pati disa ndryshime. Në projektligjin fillestar të depozituar nuk parashikoheshin që të rriteshin pagat e funksionarëve të qeverisë, pra Kryeministrit, Zëvendës Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe zëvendës-ministrave.Po njësoj nuk parashikoheshin rritje as për pagat e deputetëve. Por me shumicë votash Komisioni i Ekonomisë dhe Financave vendosi që pagat e këtyre funksionarëve të rriteshin dhe madje rritja në përqindje të ishte edhe më e lartë se ajo e Presidentit. Gjithashtu krahasuar me projektligjin fillestar, shënuan rritje edhe pagat e anëtarët e Komisionit të Konkurrencës, ERE-s (Enti Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura), Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), si dhe zv.kryetarit të AMA-s (Autoriteti të Mediave Audiovizive)
    Detajet
    Paga e Presidentit të Republikës e cila përcaktohet në ligjin e Buxhetit të Shtetit rritet nga 257 000 lekë në 425 000 lekë, rritje kjo e barabartë me 65.4%. Kryeministri dhe Kryetarit të Kuvendit i shkon paga në 393 125 lekë, nga 228 730 lekë që ishte, rritje kjo me 71.9%. Me 82.4% u është rritur paga ministrave, përkatësisht nga 174 760 lekë në 318 750 lekë. Deputetët janë ata që përfitojnë rritjen më të lartë në përqindje, përkatësisht 98%, nga 156 770 lekë, në 310 250 lekë. Rritje pësuan edhe funksionarë të tjerë ku rritja më e madhe shënohet për Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, përkatësisht me 70.2%, nga 174 760 lekë në 297 500 lekë. Pagat e Funksionarëve të lartë u rritën me më shumë se 50% por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me punonjësit e tjerë buxhetorë. Pjesa më e madhe e këtyre punonjësve pësuan rritje simbolike në nivelin e inflacionit ose edhe më poshtë në disa raste siç janë konstatuar në analizën e pagave të bërë nga Open Data Albania.
    Me ligjin e ri, paga e kryeministrit bëhet 25.4 herë më e lartë sesa pensioni mesatar për vitin 2022. Po ashtu, një mësues në nëntëvjeçare me mastër e ka pagën bruto 6 herë më të ulët sesa e kryeministrit. Një infermier rezulton me pagë 5.8 herë më të ulët sesa paga e re e kryeministrit të republikës. E thënë ndryshe një pensionist shqiptar me pension mesatar merr vetëm sa 3.9% e pagës bruto të kryeministrit të vendit. Po ashtu edhe mjekët specialist të cilët përfituan rritje page me 50 000 në prill, rezulton që të përfitojë vetëm 38.3% e pagës së kryeministrit ose 2.6 herë më pak. Thellimi i pabarazisë shikohet qartë kur analizohet raporti i pagave para dhe pas ndryshimit të tyre. Një pensionist para se ti ndryshohej paga kryeministrit e kishte masën e pensionit 14.8 herë më të ulët se ajo e kryeministrit, por tani rezulton të jetë 25.4 herë më e ulët. Një polic inspektor e kishte pagën para prillit 2023 rreth 4 herë më të ulët se ajo e kryeministrit, kurse pas prill 2023 e ka 6.4 herë më të ulët. Po njësoj ndodh me të gjitha pagat e punonjësve buxhetor.Raporti i pagave të tyre kundrejt pagës së kryeministrit është ulur pas prill 2023, edhe pse paga në vlerë absolute u është rritur të dyja palëve.
    Të dhënat
    Sot Presidenti i Republikës, Bajram Begaj paguhet 425 mijë lekë në muaj. Për të llogaritur se sa pensionistë marrin rrogën e Presidentit në muaj, i është referuar krahasimit të pagës së kreut të shtetit me pensionin mesatar në zonat urbane dhe atij në zonat rurale. Pensioni mesatar mujor në zonat urbane është 18,234 lekë+ 748 lekë (më shumë) pas indeksimit me 4.1% nisur nga muaji tetor. Nga përllogaritjet rezulton se paga e Presidentit është sa 22 pensione mesatare në muaj. I njëjti krahasim edhe me pensionin mesatar në zonat rurale.  Në zonat rurale, pensioni mesatar mujor është 11,051 lekë+453 lekë indeksim (i aplikuar nga 1 tetori). Referuar sa më sipër, rezulton se paga e Presidentit është sa 37 pensione mesatare në muaj. Kryeministri Edi Rama merr pagë mujore bruto 393,125 lekë. Sot pensioni mesatar në zonat urbane është 18,982 lekë (bashkë me indeksimin e fundit)   Duke krahasuar pagën e kryeministrit në një muaj me pensionin mesatar (18.982) na rezulton se Rama paguhet sa 20.7 pensione mesatare (urbane) në muaj. E njëjta përllogaritje edhe me pensionin mesatar në zonat rurale.Paga nuk kalon shumën e 34 pensioneve mesatare në muaj.
    Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi pas mbledhjes së sotme të qeverisë ku u miratua projektligji për pagat se niveli i pagës të Presidentit shkon 425 mijë lekë. “Elementët specifikë të rritjes së pagave do të detajohen me VKM në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës niveli i pagës të së cilit shkon 425 mijë lekë dhe gjithashtu kemi rishikuar hierarkinë e të gjithë institucioneve të pavarura duke krijuar një barazi ndërmjet tyre. E gjithë administrata publike do të ketë në harkun kohor të dy viteve 22% -61% e cila është e përshkallëzuar në bazë të pozicioneve me logjikën e krijimit të një hierarkie të pastër dhe të duhur”, deklaroi Ibrahimaj. Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë.
    Si janë duke u paguar pensionet në Republikën e Shqipërisë pas 1 tetorit 2024?
    Me pensionin mesatar (18.982)rezulton se Kryeministri paguhet sa 20.7 pensione mesatare (urbane), sot ai merr pagë mujore bruto 393,125 lekë, duke paguar 5% kontribute për pension suplementar shtetëror. Po çfarë efekte do të ketë kontributi i tij ndër vite me pensionin e pritshëm në momentin që do t’i krijohet e drejta për të ushtruar të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë dhe atë suplementar? Z.Edi Rama. Detyra si kryeministër 12 vjet: Dy vitet e para llogaritet një pension suplementar me 25% të pages referuese dhe përtej dy viteve, çdo vit i llogaritet një pension suplementar me plus 5% e pagesë referuese ose: 2 vite vlerësohen me 92.281 leke, si dhe 10 vjet x 5% x 393.125 leke= 196.562 leke. Gjithsej: 288.843 leke. Kjo e barabartë me 75% e pagesës aktuale që përfiton kryeministri ne kryerjen e detyrës për 12 vjet. Njëkohësisht kryeministri ka ushtruar detyrën edhe të Kryebashkiakut të Tiranës, dhe sigurisht ai ka të drejtë të përfitojë edhe pension suplementar shtetëror si kryetar bashkie për 11 vite, e cila llogaritet me pagën e sotme.
    Paga e parashikuar sot për kryetarin e Bashkisë Tiranë një Bashki me  mbi 200 mijë banorë sikurse parashikohet në legjislacion nuk mund të jetë më pak se 268.000 leke dhe maksimumi 318.000 lekë. Me këta tregues pensioni suplementar si kryetar bashkie do të jetë 20% e pages,(supozohet minimale me 268.000 leke): 268.000 lekë x 20% = 53.600 leke dhe përtej dy viteve dmth për 9 vite do të përfitojë:  edhe afërsisht 72.360 lekë/muaj. Në total si kryetar bashkie ai do të përfitonte një pension suplementar te barabartë me: 53.600 lekë+72.360 lekë = 125.960 leke. Ushtrimi i detyrës si Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për afro 2 vjet. Gjithsej pensioni i pritshëm i kryeministrit Edi Rama kur të plotësojë moshën 65 vjeç, (Pension pleqërie + pension suplementar duke marrë parasysh rritjet e pagave me 50%, e cila  do të prekë edhe pagën e kryeministrit), do të jetë mbi 400.000(katërqind mijë lekë/muaj).
    Pensionet
    Kryetari i Bashkisë Maliq duke qenë në këtë pozicion nga fundi i vitit 2020 e deri në përfundimin e këtij mandate, ( i cili besoj se do të jetë deri në 2027, pra për 27 vjet, me page aktuale 236.000 (dyqind e tridhjet e gjashtë mijë lekë, nëse nuk rriten pagat deri në mes të vitit 2027), pensioni i tij do të jetë: jo më pak se 130.000 lekë. Tritan Shehu i datëlindjes 1949 I cili ka edhe mandatin për periudhën 2025 deri 2029, pavarësisht nga mundësia për të përfituar pension pleqerie dhe pension suplementar shtetëror nëse do të hiqte dorë nga mandate I deputetit ai do të përfitonte një pension për funksionet e tij si vijon: Pandeli Majko i datëlindjes  qershor 1967, Ka kryer këto funksione: Kryeministri i Shqipërisë shtator 1998- tetor 1999 dhe shkurt 2002-korrik 2002
    Ministër i Mbrojtjes  , si dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke marre parasysh se do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e deputetit për të paktën deri në shtator 2029, duke marrë parasysh edhe rritjen e deklaruar të Edi Ramës me 50%. Pensioni në total do të jetë jo më pak se 310.000(treqind e dhjetë mijë) lekë. Jozefina Topalli e datëlindjes 26.11.1963. Ka patur këto detyra parashikuar për përfitim pensioni suplementar shtetëror + pension pleqërie: Nga viti 1996 deputete dhe Nënkryetare e Parlamentit. Nga 2 shtatori 2005 e deri 9.09.2013 kryetare parlamenti. Zv/Kryetare Parlamenti nga 1997-2001, dhe 2001-2005. Duke qënë se ajo është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqiperisë të paktën deri në vitin 2029 do të jetë pjesë e tij. Në këto kushte ajo pritet që në këtë vit nëse nuk vazhdon ndonjë veprimtari tjetër do të dale në pension dhe do të ketë një pension 410.000 (katërqind e dhjetë mijë) lekë Tritan Shehi i datëlindjes 1949.
    Deputet i Kuvendit të Shqipërisë pothuajse 27 vjet Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministër i Jashtëm (Vetëm për karrierën që përfiton pension  suplementar shtetëror), nëse vazhdon dhe ushtron mandatin e deputetit deri në vitin 2029, Në total duke marrë parasysh edhe pensionin e pleqërisë dhe kufizimet e ligjit, si dhe shtesa e pagesë e parashikuar nga politikat strategjike nga qeveria Rama, PENSIONI DO TE JETE JO ME PAK SE 340.000 (treqind e dyzet mijë) lekë Petrit Vasili i datëlindjes 1958. Ka patur këto detyra parashikuar për përfitim pensioni suplementar shtetëror + pension pleqërie: Zv/Ministër i Shëndetësisë 2001-2003, Ministër i  Shëndetësisë 2009-2012, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Ministër i Drejtësisë në 2017Nëse ushtron të drejtën për të përfituar pension pleqërie dhe suplementar, pra ndërpret karrierën ), Pensioni i tij do të jetë: jo më pak se 310.000(treqind e dhjetë mijë) lekë, pa llogaritur përfitimin si profesor dhe profesor i asociuar.
    Emrat e tjerë
    Edmond Panariti i datëlindjes 1 qershor 1960. Ka patur këto detyra parashikuar për përfitim pension suplementar dhe pleqërie: Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Ujërave 15.09.2013 deri 11.09.2017. Ministër i Punëve të Jashtme:3.07.2012-4.04.2013 Drejtor i Kabinetit në Presidencë pas vitit 2019. Profesor i Asociuar1996, Pensioni i pleqërisë , suplementar shtetëror dhe Profesor i asociuar, (nëse do të ushtronte këtë të drejtë duke ndërprerë aktivitete), do të arrinte përfitimet në shumën e 310.00 (treqind e dhjetë mijë) lekë. Fatmir Mediu i datëlindjes 21 janar 1967.Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror: Ministër i Mbrojtjes 2005-2009. Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në vitet 2009-2013.
    Deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga 2005-2021. Nëse do të ushtrojë të drejtën për pension pleqërie dhe suplementar shtetëror, pa kryer asnjë funksion deri në vitin 2032, për shkak të politikave qeveritare për rritjen e pensioneve dhe trajtimit  të të gjithë atyre që ushtrojnë funksione kushtetuese do të përfitojë një pension jo më të vogël se 330.000(treqind e tridhjetë mijë) lekë Fatmir Xhafaj i datlindjes: 17.05.1959. Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror: Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Ne Vitet 2001 e në vazhdim, Vitet 2003-2005 Ministër i Drejtësisë, Vitet 1999-1999 Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ministër i Brendshëm 24.03.2019 deri 27.10.2018. Ka plotësuar moshën për pension pleqërie në vitin 2024, por duke qenë i zgjedhur duke marrë parasysh se të drejtën e aplikimit për pension do ta ushtrojë pas përfundimit të këtij mandati duke marrë parasysh edhe ritjen e pagave sipas programit të qeverisë ai do të përfitojë një pension jo më pak se 340.000 (treqind e dyzet mijë) lekë
    Niko Peleshi i datlindjes 11 nëntor 1970 Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror: Në tetor 2004 Prefekt i Qaqrkut të Korçës për një vit,Kryetar i2007-2011 Bashkisë Korçë, Ne shtator 2013- maj 2017 ka ushtruar detyrën e zvëdëskryeministër i Shqipërisë, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 13.09.2017 deri 05.01.2019, Ministër i Mbrojtjes periudha 04.01.2021 deri 30.07.2024. Vetëm me këto detyra  si dhe duke marrë parasysh që pritshmëria është që ai  ë ushtrojë detyrën e deputetit deri në vitin 2029 si dhe pritshmëria për të rritur pagat me 50% Pensioni i tij gjithsej (në vitin 2036-2037), do të jetë jo më pak se 380.000(treqind e tetëdhjetë mijë) lekë Dashamir Shehi  i datlindjes 28 tetor 1957Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror Ministër i Punës Përkrahjes Sociale  dhe të Përndjekurve Politikë1992-1994, Zëvëndëskryeministër dhe Ministër  i Ndërtimit dhe Turizmit periudha1994-1996.
    Deputet në mandatet 1992-1997,2001-2005,2013-2017, dhe 2021-2025. Duke qënë i datlindjes 1957 për shkak të ndërprerjes së mandatit të deputetit, atij i lind e drejta të përfitojë pension pleqërie dhe suplementare menjëherë sa ai të ndërpresë marrëdhëniet financiare me parlamentin duke përfituar një pension, (Pleqerie+suplementar shtetëror) afërsisht 230.000(dyqind e tridhjetë mijë) lekë/muaj. Myslym Murrizi i datëlindjes. Ka kryer detyrën e zv/kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për dy vjet. Erisa Spiropali e datëlindjes 15 mars 1983. Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror. Deputete që nga viti 2013. Ministre e shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin nga 2019-2024 dhe nga korriku 2024 deri  korrik 2025 Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Duke qenë se është në moshë të re me Ligjin 104/2014 ajo pritet të dalë ne pension pleqërie dhe të përfitojë edhe pension suplementar shtetëror në vitet 2048. Pensioni i saj nëse do të vazhdojnë të kalkulohen kështu siç është ligji sot, duke llogaritur të pritshmin e rritje së rrogave pensioni i saj do të jetë mbi 410.000 (Katërqind e dhjetë mijë) lekëIlir Meta i datlindjes 24.03.1969Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror:
    Deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1992. Kryeministër i Shqipërisënë vitet 1999 deri 2002.Zv.Kreministër për periudhën 2009 deri 2013.Kryetar i Parlamentit 2013-2017, President i Republikës së Shqipërisë korrik 2017 korrik 2022. Pensioni i tij në rastet kur ai do të dilte në pension do të ishte (Nëse do të dilte në moshën 65 vjeç) do të ishte mbi 450.000 (katërqind e pesëdhjetë) mijë lekë/muaj. Ilir Qeqaj i datlindjes18 shkurt 1968 Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror/ Drejtor i Përgjithshëm i ISSH-se nga 2003 deri 2006, Deputet 2009-2017. Ministër i Shëndetësisë 15.09.2013 deri 19.03.2017. Nëse do të dalë në pension në kushte normale në moshën 65 vjeç ai do të përfitojë një pension jo më të vogël se 310.000 (treqind e dhjetë mijë) lekë/ Taulant Balla datëlindja 12 gusht 1977.Ka kryer këto detyra parashikuar për të përfituar për përfitim pensioni pleqërie + suplementar shtetëror. Ministër i Brendshëm korrik 2023 korrik 2024.
    Deputet  nga viti 2005.. Nga 2024. Ministër i Shtetit me Parlamentin korrik2024 korrik 2025.. Me detyrat që ka kryer si dhe me pritshmëritë e rritjes së rrogave, duke marre parasysh edhe moshën ai duhet të dale në pension nëse nuk ka ngjarje që mund ta penalizojnë diku aty nga viti 2038 duke realizuar një pension 340.000 (treqind e dyzet mijë) lekë. Lexuesit duke qenë se problem që trajtova është shumë delikat dhe i ndjeshëm  nuk duhet ta shohin atë si një trajtim të emrave, por duke pare se në parlamentin shqiptar rritja e rogave është ligji më i votuari të shohin se si deputetet “mbrojnë” interesat e qytetarëve. Rritja e pagave, e cila sjell edhe rritjen e pensionit suplementar të deputeteve etj nuk i përgjigjet, (nuk jusifikohet) pensionet që ata përfitojnë, ose do të përfitojnë nëse do të jetë ky ligj…. Lexuesi le të nxjerrë konkluzione në mënyrë të pavarur.