Tag: shtetëror

  • Qeveria kthen transportin publik në shtetëror, ja çfarë pritet të ndryshojë për qytetarët

    Qeveria kthen transportin publik në shtetëror, ja çfarë pritet të ndryshojë për qytetarët

    Qeveria ka njoftuar se brenda mandatit të katërt planifikon ta rikthejë transportin publik nga shërbim privat në shtetëror.
    Në programin qeverisës të miratuar më 18 shtator parashikohet krijimi i shoqërisë shtetërore “MobAl”, si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik. Fillimisht, kjo agjenci do të transportojë nxënës në shkolla dhe do të ofrojë shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare.
    Sipas programit, kjo nismë synon të ulë braktisjen e shkollës, të reduktojë pabarazitë territoriale dhe të mbështesë industrinë turistike me punonjës, falë një transporti të garantuar.
    Gjithashtu, qeveria planifikon implementimin e sistemit të biletave elektronike për një shërbim më transparent dhe të besueshëm, si dhe zëvendësimin e flotës aktuale me rreth 100 autobusë elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin.

  • Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror

    Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për mediat, ku dënoi vendosjen e lëndës plasëse në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu.
    Berisha e cilësoi sulmin si një akt terrorizmi që synon të mbyllë gojën e opozitarëve dhe paralajmëroi se kryeministri Edi Rama do të mbajë “përgjegjësi maksimale” për ngjarjen.
    Kreu i PD shtoi se ngjarja është tërësisht politike e organizuar nga qeveria.
    “Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj tij dhe familjes së tij. Banesa e deputetit, duke qenë brenda, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërorë. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale”, tha Berisha.
    Ai theksoi gjithashtu mosbesimin e tij ndaj policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me prapavijë politike.
    “Është iluzion të besosh se policia do zbardhë krimin politik. Po u rikujtoj rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në Pekisht, ku u gjetën fletë votimi, para dhe dokumentacion, dhe polici u ndëshkua për detyrën e kryer. Nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do zbardhin krimin politik është një iluzion,” tha Berisha.

  • Tritoli në banesën e Mziut në Kamzë, Berisha ngren akuzat: Akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit tonë

    Tritoli në banesën e Mziut në Kamzë, Berisha ngren akuzat: Akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit tonë

    Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, duke hedhur akuza për sulmin me tritol ndaj banesës së Xhelal Mziut.Berisha e cilëson si një akt terrorist dhe shtetëror ndaj deputetit demokrat.  
    “Jam këtu me Xhelal Mziun për të denoncuar akt terroizmi, shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.  Banesa e deputetit, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë  e konsiderueshme dhe ka kryer dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm të kreut të porganizatës kriminale, antikushtetues ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim që të mbyllën gojën opozitarëve për të gjitha këto e garantoj edi ramën se do të mbajë përgjegjësi maksimale.”, tha Berisha. 

  • Dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ish-deputeti Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar

    Dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ish-deputeti Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar

    Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe avokatët e Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.
    Gjyqtarja paraprake  Etleva Deda kaloi në gjykim themeli dosjen e Çyrbjes, Mashës dhe Hajrit.
    Kujtojmë se ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”.

    Top Channel

  • Rusia kufizon WhatsApp dhe Telegram, prezanton aplikacionin shtetëror “Max”

    Rusia kufizon WhatsApp dhe Telegram, prezanton aplikacionin shtetëror “Max”

    Bota E Shtunë, 6 Shtator 2025 21:04
    Autoritetet ruse kanë vendosur kufizime të reja ndaj dy prej aplikacioneve më të përdorura të komunikimit, WhatsApp dhe Telegram, duke ndërprerë shërbimet e thirrjeve për miliona qytetarë. Vendimi u mor në mes të gushtit nga Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i medias dhe internetit.
    Këto masa përkojnë me lançimin e aplikacionit të ri “Max”, i zhvilluar nga kompania VK, e lidhur me Gazprom dhe rrethin e ngushtë të presidentit Vladimir Putin përmes miliarderit Yuri Kovalchuk. Që prej 1 shtatorit, “Max” do të jetë i parainstaluar në të gjitha pajisjet e reja elektronike në Rusi.

    Platforma synon të shndërrohet në një super-aplikacion me funksione të shumta, duke përfshirë komunikimin, pagesat bankare dhe shërbimet qeveritare, sipas modelit të WeChat-it në Kinë.
    WhatsApp dhe Telegram vazhdojnë të mbeten më popullorët në vend, me rreth 97 milionë dhe 90 milionë përdorues respektivisht, sidomos në zonat e largëta ku interneti është i kufizuar. Për këtë arsye, kufizimi i tyre shihet nga analistët si një hap drejt kontrollit më të gjerë të komunikimit privat.
    “Autoritetet nuk duan që ne, njerëzit e zakonshëm, të ruajmë ndonjë lloj lidhjeje apo mbështetjeje,” tha Marina, një shkrimtare nga Tula, e cila foli në kushte anonimati nga frika e ndëshkimeve.
    Ndërkohë, politika e privatësisë së aplikacionit “Max” parashikon ndarjen e të dhënave të përdoruesve me autoritetet dhe palë të treta, duke ngritur shqetësime serioze për mbikëqyrje shtetërore dhe rrezik të rrjedhjes së informacionit personal.

  • ‘SEKRET SHTETËROR’/ Dy dosje u kopjuan nga ish-drejtori – Çfarë informacionesh përmbanin? SHISH-i nis hetim

    ‘SEKRET SHTETËROR’/ Dy dosje u kopjuan nga ish-drejtori – Çfarë informacionesh përmbanin? SHISH-i nis hetim

    Një kontroll banese i kryer në 13 shkurt 2025 në shtëpinë e ish-drejtorit të SHISH për Qarkun Berat, Aleksandër Shulla, zbuloi prezencën e dy USB-ve, brenda të cilave u gjetën dy materiale “USB-Drive”, që përmbanin informacion të klasifikuar “sekret shtetëror”.

    Të dy ekzemplarët e dosjeve sekrete ishin kopjuar nga një kopje e vetme që mbahej në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe nuk dihet ende se në çfarë rrethana është kopjuar dhe ka përfunduar në banesën e ish-drejtorit të SHISH, Aleksandër Shulla.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se pas këtij zbulimi është njoftuar dhe Aparati Qendror i SHISH-it, i cili ka nisur një hetim të brendshëm,me shpresën e zbulimit të personit që ka kopjuar kopjen e vetme të informacionit që mbahej në SHISH, dhe më pas e ka nxjerrë atë jashtë mureve të godinës qendrore.

    SHISH, ka ngritur dyshime të forta se brenda strukturave të tij vepron një celule spiunazhi, që kryen rol të dyfishtë dhe bashkëpunon me persona të tjerë të huaj, duke i tregtuar këtyre të fundit informacione të klasifikuara.

    Nuk dihet ende saktësisht se në çfarë rrethanash është realizuar kopjimi i materialit, por SHISH përmes një shkrese të datës 19 mars 2025, i ka konfirmuar prokurorisë së Beratit, se dy materialet “USB-Drive” me informacione “Sekret Shtetëror”, mbaheshin në një kopje të vetme në godinën qendrore të SHISH.

    “…nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në USB-në me emërtimin “USB DRIVE”, janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH, në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i këtyre materialeve në media të lëvizshme është I ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH…”-thuhet në shkresën e SHISH-it.

    Por kopjimi dhe më pas dalja në rrugë informale, i këtij materiali sekret shtetëror që nuk dihet saktësisht se për çfarë flitet, u zbulua krejt rastësisht nga policia dhe prokuroria e Beratit, e cila kishte nisur një hetim penal për “Organizimin pa lejë të lojrave të fatit”, ku në fokus ishte djali i ish-drejtorit të SHISH, shtetasi Pandeli Shulla.

    Në kuadër të hetimeve për këtë rast policia ka ushtruar kontroll në disa banesa, mes të cilave dhe tek shtëpia e ish-drejtorit të SHISH për Beratin, Aleksandër Shulla, ku jeton dhe djali i tij.
    Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 26 fishekë që i përkasin kalibrit 7.62 mm.

    Ndërsa sekreti shtetëror është gjetur në dy USB në banesën e Aleksandër Shulla, ku njëra nga USB-të rezulton të jetë e bashkëshortes së tij pasi, bashkë me materialin sekret në USB ndodhen edhe materiale të tjera që lidhen me detyrën e saj si mësuese në arsimin parashkollor në fshatin Otllak.

    Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy USB, brenda në banesën e Aleksandër Shulla, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

    Gjatë marrjes në pyetje Aleksandër Shulla, deklaroi se ka punuar si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat dhe zotëronte armë zjarri e llojit pistoletë “TT” me leje, si dhe municionin përkatës.

    Shulla ka shpjeguar se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë.

    Ai sqaroi se, 5 fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e SHIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.
    Ndërsa sipas tij djali i tij, Pandeli Shulla, nuk ka lidhje me municionin e gjetur gjatë kontrollit të banesës dhe nuk ka dijeni nëse është i përfshirë në aktivitetin e lojërave të fatit./Elton Qyno, ora news/

  • ‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale nga Prokuroria e Beratit

    ‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale nga Prokuroria e Beratit

    Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij janë nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria e Beratit.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se babë e bir akuzohen për ‘nxjerrje sekreti shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ e ‘Organizimin e lojërave të fatit’.
    Njoftimi i Prokurorisë:
    Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.
    Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
    Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
    Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
    Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
    Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
    Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
    Sa më sipër, u çmua se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal, duke e konsideruar akuzën në ngarkim të të pandehurit P. Sh.Po kështu u provua dhe ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktet penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” të parashikuar nga nenet 278/3 dhe 294/1 të Kodit Penal, duke e konsideruar akuzën në ngarkim të të pandehurit A.Sh. plotësisht të provuar, në zbatim të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale.

    Top Channel

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

    Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë datën 2 shtator, ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.
    Lajmi u bë i ditur nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila njoftoi se vendimi vjen si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që mjeshtri Anagnosti i ka dhënë kinematografisë shqiptare dhe artit skenik në dekada me radhë.Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.
    Vendimi:Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveVendosi:1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit, Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare.2. Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2.9.2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.4. Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.5. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:– Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;– Ministrin e Mbrojtjes;– Ministrin e Brendshëm;– Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;– Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;– Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të regjisorit

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të regjisorit

    Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë datën 2 shtator, ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.

    Lajmi u bë i ditur nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila njoftoi se vendimi vjen si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që mjeshtri Anagnosti i ka dhënë kinematografisë shqiptare dhe artit skenik në dekada me radhë.
    Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.
    Vendimi:
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
    Vendosi:
    1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit, Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare.
    2. Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
    3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2.9.2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
    4. Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
    5. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
    6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:
    – Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;– Ministrin e Mbrojtjes;– Ministrin e Brendshëm;– Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;– Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;– Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.
    7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.
    8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    Top Channel

  • KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet

    KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet

    Partia Demokratike i është drejtuarit Komisionit Rregullator me një padi ku kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit, rezultat i certifikuar nga këta të fundit më 28 gusht, duke shpallur fitues me 83 mandate Partinë Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës.
    Në kërkesë padi, përmenden raportet e ndërkombëtarëve, përfshirë atë të OSBE-ODIHR, duke pretenduar se procesi zgjedhor është në shkelje totale ligjore dhe proceduriale.
    Partia Demokratike dhe njëherë thekson se ky rezultat i shpallur i vlefshëm nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk do të pranohet nga opozita.
    “Duke qenë se këto shkelje janë të dokumentuara dhe të konfirmuara nga raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, si dhe nga praktikat e mbledhura gjatë procesit, është i qartë fakti që rezultati i shpallur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 11 maj 2025 është i pavlefshëm dhe nuk mund të pranohet si i tillë. Për më tepër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga Ilirjan Celibashi, nuk mori asnjë masë për të parandaluar apo adresuar këto problematika.

    Vetëm një vendim i drejtë dhe i guximshëm i Kolegjit Zgjedhor do të shërbente si garanci për mbrojtjen e parimeve demokratike, respektimin e vullnetit qytetar dhe vendosjen e një precedenti të nevojshëm për të ardhmen e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Ndaj, për të gjitha këto arsye, dhe duke marrë në konsideratë se provat dhe argumentet e paraqitura janë të plota dhe të pakundërshtueshme, kërkojmë që: Në seancën e gjykimit përpara Kolegjit, të kërkohet përfundimisht nga Kolegji Zgjedhor pranimi i plotë i kësaj padie sipas objektit të saj, duke vendosur: Ndryshimin e Vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të Komisionit Rregullator pranë KOZ, duke vendosur rrëzimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025”, thuhet ndër të tjera në padinë e PD.