Tag: shtetëror

  • Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

    Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

    Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi Lika, ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë gjatë kohës që drejtonte këtë institucion, duke treguar se në një fundjavë, vendi është përballur me një kërcënim serioz nga jashtë, ndaj një institucioni shtetëror.
    I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ajazi bëri me dije se informacioni erdhi nga një shërbim partner dhe përmbante të dhëna për një sulm të mundshëm, i cili klasifikohej si kërcënim terrorist.
    “Kam marrë informacion nga një shërbim partner se mund të kishte sulm ndaj një institucioni shtetëror. Ishte fundjavë. Kam shkuar në orën 23:00 në zyrën e Kryeministrisë për të kërkuar takim urgjent, por kryeministri nuk ndodhej aty,” tha Ajazi.
    Sipas tij, pasi informoi kryeministrin në detyrë, u kërkua mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u mblodh të nesërmen dhe mori masat përkatëse për të shmangur rrezikun.
    Pyetje: A ka sistem paralajmërues apo monitorim nga ana e SHISH, kur ka sinjale për kërcënime?
    Visho Ajazi Lika: SHISH është i lidhur në kontakte të ngushta me Ministrinë Drejtësisë, të Brendshme apo Policinë. Nëse ka indicie, njoftojmë Policinë. Në varësi të nivelit të kërcënimit, përcaktohet puna. Shërbimi mbledh informacione inteligjente dhe ia përcjell institucioneve përkatëse, p.sh si Policia e Shtetit. Kur kjo e fundit heton dhe kur gjen të dhënat ligjore, ky kthehet në rast penal dhe ia referon prokurorisë.

  • Colpo di grazia, Drejtësisë

    Colpo di grazia, Drejtësisë

                                          Colpo di grazia, Drejtësisë
    Avokat Brikena Bogdo
    Colpo di grazia i jepet në kokë, në agoni, drejt vdekjes sësigurt një individi apo edhe një grupi individësh. Colpo di grazia gjyqtarit, goditi kokën e drejtësisë, pushtetin e drejtësisë, sistemin e drejtësisë.
    Ngjarja e vrasjes së gjyqtarit të Apelit është e pashembullt, e paprecedent edhe nëse kërkon nëpër anuale, apo shkrime. NëItali, janë goditur prokurorë, për shkak të detyrës. Por ka njëndryshim, përveç faktit që janë goditur në rrugë, kurrsesi nësallën e gjyqit, ata janë goditur nga krimi, mafia. Në Itali,ishte drejtësia kundër krimit; në Shqipëri është krimi shtetëror, kundër shoqërisë shqiptare. Në rastin konkret, kemi një individ, pronar, që godet vendimin gjyqësor, sulmoisimbolin, drejtësinë, në një kronikë të një vdekje tëparalajmëruar.
    Kanë qëlluar në Gjermani, me armë, në sallën e gjyqit, kriminelin që ka përdhunuar vajzën e vogël. Ajo nënë e mjerëgoditi kriminelin, jo gjyqtarin, sepse ka shpresë që shoqëria do të shpëtojë nga një individ kriminel. Por, kur individi e kupton që krimineli është ngritur në sistem shtetëror, në ç֛do qelizë të saj, ndihet i prangosur nga i tërë sistemi. Atëhere çfarë ndryshimi ka për të, një burg real, apo burg sistemi? Me një plumb ai goditi të gjithë sistemin 30 vjeçar, politik dhe tëdrejtësisë. Pronari i ri dhe i vjetër, themeli i shtetit demokratik dhe ligjor, ende pas 30 vjetësh është i penalizuar nga krimi shtetëror dhe krimi ordiner.
    Ky është gjyqi më i fuqishëm që i është bërë ndonjëherësistemit të drejtësisë, në Shqipëri. Cili është vendimi i këtij gjyqi? Colpo di grazia, varrosja përfundimtare e këtij sistemi, që vetëm i drejtë nuk është. A ka shpresë? Me këtë regjim, jo. Përsa kohë, vetë kryeministri del dhe sulmon vendimin, ka sulmuar pavarësinë e tij. Edhe drejtësinë tashmë e kemi nëduart e kryeministrit. I pari pushtetar në lindjen e Diellës dhe i pari në vdekjen përfundimtare të drejtësisë.  
    Vettingu? Ndryshoi, emrat por jo praktikat korruptive dhe padrejtësinë. Kam botuar shumë shkrime për probleme tësistemit të drejtësisë. Vetingu ndryshoi emrat jo sistemin. Themeli i një sistemi të fortë është cilësia e vendimeve gjyqësore. Në cilësinë e vendimeve, kyç është transparenca, publikimi i vendimeve. Gjermania, me sistem të fortëgjyqësor, është transparente për çdo vendim, duke e publikuar atë. Vendimet e padrejta, gjyqtarin e largojnë menjëherë nga sistemi. Çdo vendim i tij është i monitoruar. Në Shqipëri,vendimet duan muaj të zbardhen, jo më të publikohen nëfaqen e gjykatës.
    Prona, krimi, drejtësia, media, shoqëria, shumëkëndëshi qëtronditi 6 tetorin, kur u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari që pritej të jepte një pretencë, për një pronë. Pushteti i rrit pronënpushtetarit, prona i rrit pushtetin krimit, krimi i rrit pushtetin medias, media rrit krimin, krimi shktërron drejtësinë, drejtësia e shkatërruar vret shoqërinë. Kjo është tabloja e shoqërisëshqiptare prej 30 vitesh, që kulmoi me vrasje.  
    Problemi i pronës filloi me regjimin komunist, si eksperiment historik “T’ua marrim të pasurve t’ua japim të varfërve”. Nëfakt, qëllimi kryesor ishte, që në fund të këtij procesi vëllavrasës, pronari të ishte vetë shteti (realisht shtetarët).Edhe mbas viteve 90, paçka se retorika ishte në favor tëpronës, ligji dhe realiteti, i shërbyen vetëm shtetarëve, si përfituesit real. Krimi shtetëror me forcën shtrënguese të ligjit, dhe forcës shtrënguese të shtetit, nuk ja ktheu kurrë pronën,ish–pronarëve. Ata u shndërruan në viktima të regjimit komunist, por edhe viktima të shtetit post–komunist, të pas90-ës. Shpronësim, reformë agrare n,ën regjimin diktatorial hoxhian, reformë territoriale, reformë në drejtësi, nën regjimin post–komunist, diktatorial, autokratik, pas viteve 90, qëprodhoi të njëjtën, vrasje të së drejtës së pronës, vrasje tëlirisë, se çfarë do bësh me pronën tënde. Ligji, forca shtrënguese e shtetit, n,ën një shtet dikatorial, kriminal shtetëror, kriminalizohet, bëhet vegël e krimit, për interesa tëkrimit.
    Pas viteve 90 “demokracia”, ishte flamuri që u përdor sërish,për vjedhjen e pronave të ish–pronarëve. Ligji 7501, apo ligje nëpërmjet të cilëve pushtetarët privatizuan fabrika e uzina, por që ishin në toka ish–pronarësh, të cilat nuk i morrën kurrë, u vunë në shërbim sërish të pushtetarëve. Këtu fillon edhe simbioza i shtetit kriminal të organizuar, me krimin ordiner. Kjo simbiozë kulmoi në vitin 1997, ku u lejua nga shtetivjedhja masive e tokës, nëpërmjet zaptimit. Si reagoi shteti ndaj zaptuesve? I legalizoi ndërtimin, por jo tokën. Ish–pronarëve nuk ua ktheu tokën, por as zaptuesve, duke i mashtruar me legalizimin. Në fund nuk fitoi, as pronari, as zaptuesi. Ky mashtrim shtetëror 30 vjeçar kulmoi mevëllavrasje, gjakmarrje, hapi varre.
    Çfarë mund të jetë një shtet, i ngritur mbi vjedhjen dhe krimin? Shtet kriminal i organizuar me ligje, por me emërtimin “Forca shtrënguese e shtetit”. Në këtë format shtetëror, ligji është i barazvlerësuar me vjedhjen e shtetit.
    Pasi iu vodh prona me ligjin 7501, dhe ligje të tjera, pronarëve dhe ish–pronarëve, ju premtua sërish me ligjin mashtrues,kompensimi monetar. Po me ligj, u tkurr kompensimi monetar, për ish–pronarët, në shifra qesharake. Që të marrësh këtë kompensim financiar, duhet të japësh nën dorë, nga 20%,deri 50%. Ja ku u ngërthye krimi shtetëror, me krimin ordiner.
    Me ligj u vendos që, ndërtuesit do të jepnin 3% të ndërtimitpër banesa sociale. Po me ligj, u hoq dhënia e banesave sociale nga ndërtuesit, në mënyrë që ky 3%-ësh, ti jepet bashkisë, cash në dorë. Askush nuk e di se, ku shkon ky cash në dorë, se si përdoret nga bashkia. Ja ku u ngërthye sërish krimi shtetëror, me krimin ordiner, në një korrupsion masiv.Të dy këto ligje do e zgjidhnin problemin edhe kompensimi financiar, edhe banesat sociale, që të mos kishim sot vrasjeqytetarësh e gjyqtarësh. Ligjet kundër pronarëve,bashkëpunimi me krimin ordiner dhe korrupsionin, degraduan dhe do degradojnë edhe me shumë, në humbje jetë njerëzish.
    Themeli i mbarëvajtjes së shoqërisë njerëzore është prona. Nëse e cënon këtë thelb, i ke vënë minat kësaj shoqërie.Vdekja e gjyqtarit është  pasojë e vdekjes së pronës dhe e pronarëve. Vdekja e gjyqtarit është pasojë e vdekjes së tëdrejtës së pronës. Shteti komunist dhe post komunist, armiq natyral të pronës private, e degraduan këtë shoqëri, deri nëvrastare.
    Çdo pushtet, historikisht ka synuar rrëmbim pronash. Lufta për pushtet, në themel ka luftën për prona. Pushteti kriminal rrëmben prona dhe forcon pushtetin, nëpërmjet pronës. Krimi shtetëror hoxhian, rrëmbeu pronat, nëpërmjet shtetëzimit. Krimi shtetëror i organizuar, sot e ka rrëmbyer pronën, nëpërmjet këtij krimi ordiner.
    Roli i medias? Kryesisht mbas zgjedhjeve të 11 majit 2025, media është në krizën e saj më të thellë, e barazvlerësuar me televizionin e regjimit hoxhian. Ka një ndryshim, që krimineli më i madh në atë regjim ishte vetë pushtetari, duke pastruar skenën e krimit ordiner, për të formatuar  kriminelin e madh shtetëror. Për pasojë, televizioni hoxhian i shërbente kriminelit gjigand, duke sfumuar krejtësisht, kriminelin e vogël ordiner. Në atë periudhë, askush nuk e imagjinonte qëtelevizioni të transmetonte krimin ordiner, sepse u zëvendësua nga krimineli i madh, pushtetari hoxhian,
    Ajo që më ka presionuar, muajt e fundit në media, ështëdominimi absolut i lajmeve të kronikës, me prezencën e vazhdueshme të krimit, vrasjeve, përdhunimeve, vetëvrasjeve të moshave të njoma. Ngjyrimi mediatik, aktualisht është zi, shumë më keq se në regjimin hoxhian, që ruante dukjen e jashtme.
    Kjo prezenca e shtuar vjen, ose si pasojë e kriminalizimit absolut të shoqërisë, ku nuk ekziston asnjë lajm tjetër, për ti ofruar publikut, ose media e vënë nën thundrën e pushtetit absolut, me lajme krejt të censuruara, vrapon që të mbetet nëskenën e shoqërisë, vetëm  me këto lajme drithëruese. Por, ka një variant të tretë. Ankthi, frika në masë, është një mjet represioni, për shoqërinë, për ta lënë atë pa zë, pa reagim, tëfriksuar, brenda mureve të mbyllura.
    Në fakt, statisikat tregojnë që, kur media ka lajme të shtuara krimi, ndikon në rritjen e këtij krimi dhe të mënyrës, se si kryhet krimi. Një mendje diabolike që e di efektin e medias, ndikimin në shoqëri të lajmeve, mund të keppërdori pikërisht lajmin e kronikës, për të rritur tensionin, frikën ankthin, terrorin, krimin, për interesa të tij, të shtypjes së shoqërisë. Sapo dëgjuam kryeministrin që të sulmonte drejtësinë, gjyqtarët. Ai doli kundër vendimeve gjyqësore, (dmth nëse është marrë një vendim nga IKMT, që të prishet një pronë, por ka edhe një vendim gjyqësor që të mos prishet, ky vendim të shpërfillet dhe të vazhdohet me prishjet). Pati shumëreagime kundër këtyre propozimeve të kryeministrit, duke ikonsideruar veprime, drejt një pushteti absolut.
    Kreu i shtetit është në luftë të hapur me pronën private, me drejtësinë dhe vendimet e gjyqtarëve, për të vënë nën thundër edhe pushtetin e tretë, atë të drejtësisë. Ai, me vetingun, ka absolutizuar kontrollin edhe në gjyqësor. Por, po ndërmerr edhe hapa të tjerë, që të anashkalojë vendimet gjyqësore, përtë dalë mbi to. Pra, një pushtet të ekzekutivit, mbi një pushtet tjetër, atë të drejtësisë. Kjo prish balancën e shtetit ligjor, qëmbështetet te pavarësia dhe barazia e pushteteve.
    Çfarë efekti do të ketë e gjithë kjo atmosferë shkatërrimesh, fyerjesh, ofendimesh, që fillon nga kreu i shtetit, duke përfunduar, tek ai adoleshenti, që hormonet ja çakordojnëmendimin dhe veprimin? Sa më i negativizuar pushteti, media, drejtësia, policia, aq me negativitet mbart shoqëria. Patjetër që do të kulmonte me vrasjen e një gjyqtari. Ai nuk është individ, është simbol, i një drejtësie në agoni. Vrasja e një gjyqtari është degradimi absolut i një shoqërie. Vrasësi nuk është individ, është indinjatë shoqërore, një plumb, qëgodet gabim. Nuk vendoset e mira, drejtësia, nëpërmjet sëkeqes, vrasjes. Shoqëria shqiptare duhet të luftojë sot, mëshumë se kurrë, për të mirën dhe drejtësinë.

  • Berisha dënon ekzekutimin e gjyqtarit Kalaja: “Një krim shtetëror në narkoshtetin shqiptar”

    Berisha dënon ekzekutimin e gjyqtarit Kalaja: “Një krim shtetëror në narkoshtetin shqiptar”

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, duke dënuar me forcë ekzekutimin, por duke e cilësuar atë si një pasqyrë të pasigurisë ekstreme dhe kriminalitetit shtetëror në Shqipëri.
    Në një deklaratë, Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e Kalasë dhe theksoi se “nuk pajtohet kurrë me marrjen e jetës, sidomos të zyrtarëve në detyrë”. Megjithatë, ai vuri në pah se ekzekutimi publik në sallën e gjyqit dëshmon nivelin e lartë të pasigurisë dhe mungesën e përgjegjësive nga shteti shqiptar.
    Berisha e cilësoi Shqipërinë si “narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë” dhe deklaroi se vrasja ngjitet në nivelin e krimit shtetëror, jo sepse plumbat u qëlluan nga shteti, por për shkak të mungesës së mbrojtjes dhe përgjegjësive minimale shtetërore ndaj zyrtarëve brenda institucioneve.
    “Në vend të shtetit dhe ligjit, ka zëvendësim me Maliqin,” përfundoi Berisha, duke aluduar në një kontroll të paligjshëm të territorit nga grupe kriminale.

  • Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

    Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

    Kapitali
    Dy udhëzime tinëzare të ministrit të Financave, Petrit Malaj, dhe ish ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të firmosur fshehtas dhe pa bujë në Korrik, u kanë bërë shqiptarëve një peshqesh të hidhur; barazimin e tarifave të shërbimit përmbarimor shtetëror me ato të privatit.
    Dy udhëzimet dolën në dritë një ditë më parë, kur u botuan në Fletoren Zyrtare. I pari ndryshon tarifat fikse, ndërsa i dyti tarifat e “suksesit” që përmbaruesit e shtetit duhet t’u ngarkojnë kreditorëve për shërbimet e tyre.
    Në pamje të parë dy udhëzimet duken si akte normale. Por kur i sheh më mirë, edhe rreshtat e udhëzimeve edhe shifrat e tyre, ata thonë shumë: të dy udhëzimet janë identike me ato që qeveria “Rama” me ministrat Gjonaj dhe Ahmetaj miratoi në vitin 2018, për shërbimin e përmbarimit gjyqësor privat.

    Tarifat e shtetit
     
              Tarifat e privatit
    U bë zhurmë e madhe në atë kohë dhe vite më pas, sepse përmbaruesit privatë refuzuan të ulej niveli i “tarifave” të tyre pothuajse aq sa i kishin ata të shtetit. Gjithsesi, kishte një diferencë të vogël, përmbaruesit shtetërorë i kishin tarifat më të ulëta se ata privatë.
    Çfarë do të thotë kjo?
    Një kreditor, njeri pa kompani, apo një kompani me dhjetëra punëtorë, qoftë edhe bankë, nga viti 2018 kishte dy alternativa; njërën të zgjidhte përmbarimin privat me një tarifë X ose atë shtetëror me tarifë Y, kjo e dyta më e ulët se e para.
    Pra, kreditorët (populli) mund të zgjidhnin përmbarimin shtetëror me tarifën më të ulët se tarifat e përmbarimit privat. Por çfarë ndodhi nga viti 2018 deri në korrik të këtij viti, kur dolën udhëzimet e reja që i barazuan tarifat përmbarimore të shtetit me ato të privatit?
    Sipas burimeve të Ministrisë së Financave, asnjë prurje buxhetore nuk ka ardhur në buxhetin e shtetit në 6 vitet e fundit nga shërbimi përmbarimor shtetëror, edhe pse tarifat e shtetit ishin më të ulëta.
    Atëherë, pse u rritën tarifat e përmbarimit shtetëror? Për të rritur prurjet buxhetore apo për të ndihmuar “afrimin” e kreditorëve në këtë kategori shërbimi? Kreditorët, nëse nuk u afruan në 6 vite me një tarifë më të ulët, si do vijnë me një tarifë më të lartë?
    Një burim i Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit të shtetit shprehet se “ministrat Manja dhe Malaj i barazuan tarifat e përmbarimit shtetëror me atë privat, për arsye konkurrence të barabartë mes dy shërbimeve, shtetëror dhe privat”.
    Kur u pyetën përfaqësues të shërbimit përmbarimor privat për këtë ndryshim, ata nuk pranuan të shprehen pa dëgjuar më parë shpjegimin “shtetëror” për këtë ndryshim “barazues” të tarifave që do japë “Ministri Petrit Malaj, si financier me eksperiencë të gjatë në këto çështje..”.
    Ajo që të bën përshtypje, është heshtja e dy ministrave bashkëfirmosës të udhëzimeve, ish ministrit Manja dhe ministrit Malaj në lidhje me këtë ndryshim veror. Asnjë prononcim nga stafet e tyre, asnjë e dhënë pse u bë ky ndryshim, përveç shfaqjes në Fletoren Zyrtare të dy udhëzimeve, që po t’i shohësh me vëmendje janë copy-paste me njëri-tjetrin, ashtu si kanë emrat vetë shërbimet, përmbarim gjyqësor, me të vetmin ndryshim: njëri privat e tjetri shtetëror.
    Dy tabelat e tarifave që do përdorin dy shërbimet janë çuditërisht aq të njëjta sa të lind pyetja: Si kanë arritur në këto përfundime kaq saktësisht të barabarta indeksimi, specialistët e Ministrisë së Financave me ata të Ministrisë së Drejtësisë?
    Nga hyrja në fuqi e udhëzimit të tarifave të shërbimit të përmbarimit shtetëror, të njëjta me ato të përmbarimit privat, kompanitë, bankat, individët nuk do kenë më asnjë interes të trokasin tek një zyrë përmbarimi shteti për ekzekutimin e një vendimi gjykate.
    Pse do shkonin në njё zyrë të tillë, kur çmimi (tarifa) që do paguanin është i njëjtë, me të vetmin ndryshim, që zyra e shtetit qëndron hapur deri në orën 16:00 dhe të premten deri në 14:00, ndërsa një zyrë private nuk ka orar të përcaktuar për shkak të interesit privat.
    Është njësoj sikur të barazoheshin çmimet e Universitetit Publik me ato të privatëve ose spitalit shtetëror Nënë Tereza, bie fjala, me ato të American 2, aty pranë. Ku do shkonin njerëzit dhe pacientët nëse çmimi i operacionit do ishte i njëjtë, pa asnjë ndryshim? Natyrisht, jo tek tek spitali i Ramës, që mahniti Evisin, të cilin Rama e solli nga Oksidenti për të mahnitur dynjanë me shëndetësinë shqiptare.
    Tarifat e përmbarimit janë tregues i filozofisë qesharake që incentivon ekonominë e tregut në Shqipëri, që i jep “flatra” iniciativës apo shërbimit privat: Shërbimi që ofron rrogëtari i shtetit ka të njëjtën tarifë me shërbimin që ofron privati që subvencionon rrogën e tij. Dhe kjo nuk është gjë tjetër përveçse Tallava financiare në politikat shtetërore të qeverisë “Kape Evropën 2030”.

  • Avokati i familjarëve të viktimave të “21 janarit” Idajet Beqiri, zbulon të pathënat: Ja pse SPAK po e zvarrit dosjen..

    Avokati i familjarëve të viktimave të “21 janarit” Idajet Beqiri, zbulon të pathënat: Ja pse SPAK po e zvarrit dosjen..

    Dosja e “21 Janarit”, një nga plagët më të rënda të shtetit shqiptar, vijon të endet mes zvarritjes së SPAK dhe presionit të fortë ndërkombëtar. Avokati i familjarëve të viktimave, Idajet Beqiri, ka hedhur dritë mbi prapaskenat e vonesave, duke akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, se po heziton përballë presioneve dhe kërcënimeve të hapura të Sali Berishës. Ai u shpreh për gazetën “SOT” se SHBA i ka dhënë tre muaj afat Dumanit që të çojë në gjyq çështjen e 21 Janarit, ndërsa ka theksuar se pa thirrjen si dëshmitarë të tre figurave kyçe, Edi Rama, Ina Rama dhe Bamir Topi hetimi nuk mund të quhet i plotë. Beqiri paralajmëron se drejtësia ligjore mund të vonohet, por nuk do të shmanget, duke rikujtuar se Gjykata e Strasburgut dhe Gjykata e Lartë tashmë e kanë cilësuar 21 Janarin si “krim shtetëror”.
    “Shqiptarët e kanë të qartë faktikisht, por ia vlen që t’ua ritheksosh. Reforma në drejtësi, SPAK-u, pra, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme u krijuan për të goditur krimet e rënda që kishin ndodhur në këtë vend. Siç është korrupsioni i lartë shtetëror, vrasjet e mëdha që kishin ndodhur në këtë vend. Posaçërisht u ngritën për të gjykuar Gërdecin, për të gjykuar 21 Janarin, për të gjykuar 14 Shtatorin e 1998-ës, për të gjykuar aferat e tjera të rënda korruptive, vjedhjen e floririt të Krabës.
    Pra, ato krime që ishin të rënda dhe kishin ndodhur në këtë vend, dhe për këtë shkak Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën “non grata” Berishën me gjithë familjen e tij. U ngrit SPAK në vitin 2016 që të luftonte pikërisht këto. Nuk u ngrit SPAK që të luftonte e të merrej me këto që do vinin. Kurse SPAK faktikisht, këto me të cilat duhej marrë dhe këtë kishte objektin e vet të punës, i ka lënë atje në hije. Nuk po merret me këto. Për këto u krijua, po me këto nuk po merret ashtu siç duhet. Me 21 Janarin ka ngecur, se e zvarrisin vetë. E zvarrisin se janë frikacakë, se nuk kanë guxim. Edhe për këtë shkak u thirr Dumani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe iu tha: “Ke dhe tre muaj kohë. Jepi, çoje 21 Janarin në gjyq.”.
    “Mos e turpëro veten tani, se ke bërë disa punë të mira, edhe mund të vlerësohesh mirë për këto punë”. Por kjo ngecje do të thotë që po e bën si lopa: e mbushe kovën me qumësht dhe tani jep një shkelm, sepse ke frikë. Prandaj, çoje 21 Janarin në gjyq. Dumani ka frikë nga organizata kriminale e Sali Berishës, nga banda kriminale e tij. Pra, këta ka frikë. Sa herë shkon Saliu në SPAK për të plotësuar një detyrim ligjor, siç është detyrimi për t’u paraqitur atje për krimet që ka bërë dhe për krimin që është akuzuar dhe është në gjykim tashmë drejt fundit të dënimit të tij. Ai vetë i thotë Dumanit: “Je kriminel, je organizatë kriminale, do të fus në burg,” e të tjera. Dhe Dumani rri, mban sehir, edhe gjithë organet e tjera të drejtësisë të këtij vendi mbajnë sehir. Nuk e ngrenë të paktën zërin dhe nuk ia mbyllin të paktën këtë gojë kriminale, këtë gojë helm në çdo lloj pikëpamje. Pra, këto janë kërcënime të hapura”, u shpreh Idajet Beqiri.
    Dëshmitarët
    Avokati ka folur gjithashtu për tre dëshmitarët që duhet të thërrasë me urgjencë SPAK. “Më mirë, më bukur dhe më fortë sesa e citoi dhe e shkruajti të zezën mbi të bardhë Gjykata e Strasburgut. Me emër dhe me mbiemër: Sali Berisha. Me emër dhe mbiemër është krim shtetëror, dhe krimin shtetëror e bën kryeministri, e bën ministri i brendshëm. Këtë gjë e tha dhe Gjykata e Lartë. SPAK-u pyeti sa mundi dëshmitarët dytësorë. Tani, në vend që të thërrasë urgjentisht edhe Edi Ramën si dëshmitar, edhe Ina Ramën, e cila e shkatërroi atë proces faktikisht – pavarësisht se Saliu i shtrëngoi këmbët dhe i tha “laviere bulevardi”, atë e zuri tmerri, e la, dhe provat që ishin u mundua t’i priste, edhe si rrjedhojë mori gradimin tani atje ku ka vajtur, por ajo duhet të thirret të japë shpjegime për këtë punë. Duhet të thirret ish-presidenti i vendit, Bamir Topi, që ka bërë gjithë atë libër, duhet ta thërrasin të japë shpjegime çfarë ndodhi atë ditë, se ka shumë gjëra për të thënë edhe ai. Pra, këta dëshmitarë që janë ndër kryesorët duhet të thirren. Dhe pastaj menjëherë t’i komunikohet akuza edhe Lulzim Bashës, edhe Sali Berishës. Kaq më ka ngelur ajo dosje”, tha avokati.
    Çfarë do ndodhë me dosjen?
    Gjithashtu Idajet Beqiri shprehet se familjarët do të marrin në fund drejtësinë, por do të jetë drejtësi e vonuar. “Drejtësinë ata do ta marrin, por do të jetë drejtësi e vonuar. Faktikisht, ata drejtësinë, në kuptimin moral, politik, dhe në kuptimin e opinionit gjithëkombëtar shqiptar, e morën nga Gjykata e Strasburgut, se u tha: “Është krim shtetëror, vrasje shtetërore, pa urdhër të kryeministrit apo të ministrit të brendshëm kurrë nuk e bënte Garda”. E morën nga Gjykata e Lartë, e cila e urdhëroi Prokurorinë (SPAK).
    Gjykata e Lartë tha: “Regjistro procedimin penal dhe vazhdo hetimet, sepse ka ndodhur një krim i rëndë shtetëror me katër vrasje edhe me një numër të konsiderueshëm të ngelur në tentativë vrasje, sikurse ishte dhe gazetari Fatos Mahmutaj dhe të tjerë me radhë”. Pra, ata e kanë marrë, por duan drejtësinë ligjore tani nga shteti shqiptar. Këtë drejtësi ligjore këta po e vonojnë. Por sado që ta vonojnë, do thyejnë kokën e tyre, do thyejnë qafën e tyre, sepse vonesa ka një kufi.
    Sido që të vijë problemi, prapë Strasburgu është ai që do t’i vërë vulën përfundimtare kësaj pune. Jam i bindur që Dumani i ka marrë urdhërat e plotë që mos ta mbajë këtë çështje zvarrë. Nuk është çështje që ka qenë për ta mbajtur zvarrë. Ai prokurori Shehu që u mor me hetimin e kësaj, po të ishte për të, kjo dosje u varros. Ai nuk e nisi fare procedimin penal, madje edhe në Gjykatën e Lartë insistonte thoshte: “Nuk duhet të merremi ne me këtë çështje,” derisa Gjykata e Lartë mori vendimin dhe i dha atë goditjen që duhej. Ai s’duhet të ishte fare prokuror i kësaj çështjeje, sepse e shprehu mendimin e tij kur thotë që nuk ka vepër penale.
    Ti je i mbaruar atje, duhet të tërhiqesh, dhe ai s’u tërhoq. Pra, në dorë tani e ka Dumani. Dumani, para se të ikë, para se të lërë detyrën, duhet ta çojë 21 Janarin në gjyq. Po nuk e çoi 21 Janarin në gjyq, deri tani shqiptarët e kanë vlerësuar me notë shtatë, jo më shumë, por do të bëhet ngelës, do ngelet në klasë. Të tjerat nuk arriti dot ai as t’i prekte, as t’i gërvishte, le më pastaj që të vepronte e t’i hetonte”, tha ai ndër të tjera.
     

  • Genc Burimi: Shqipëria përballet me rrezik terrorist! Skandal shtetëror nëse lajmi nga Italia është i vërtetë

    Genc Burimi: Shqipëria përballet me rrezik terrorist! Skandal shtetëror nëse lajmi nga Italia është i vërtetë

    Gazetari Genc Burimi hedh alarmin se zbulimet e fundit nga gazetari italian lidhur me takimet e qeveritarëve shqiptarë me trafikantë droge në Karaibe, po të jenë të vërteta, nuk janë thjesht një çështje reputacioni ndërkombëtar, por paraqesin rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

    Në një intervistë në SYRI TV, ai paralajmëron se, në një kohë kur udhëheqës globalë e cilësojnë trafikun e drogës si kërcënim terrorist, përfshirja e Shqipërisë në një skenar të tillë do të përbënte një krizë shtetërore që kërkon hetim të thellë dhe përgjegjësi të qartë nga drejtësia.

    Genc Burimi: Në këtë aferë, më duket më pak e rëndësishme se çfarë thonë bota për ne, sesa çfarë rreziku i kanoset Shqipërisë në rast se ky lajm është i vërtetë. Kemi të bëjmë me një rrezik terrorist. Nëse sot, Donald Trump e cilëson trafikun e drogës, kokainës si një rrezik terrorist, duke mos shmangur as mjetet luftarake për të luftuar, pra sot Shqipëria qenka në një rrezik terrorist.

    Ky është alarmi sot në këtë ngjarje. Unë në këtë ngjarje do merresha shumë më pak me këtë aktorin e supozuar, me Ramën. Do merresha me drejtësinë e vendit tim.

    Është një skandal shtetëror nëse e marrim vesh ne sot këtë nga një gazetar italian. Është një skandal shtetëror që kërkon ti hyhet me rrënjë e me dhëmbë. Dhe kjo është opozita. Kemi parlamentarë, kemi Gamzent Bardhin, deputet i Shqipërisë që përfaqëson një grup deputetësh parlamentarë ti drejtohet me shkrim Antimafias, drejtësisë italiane, të na japë të gjithë kronologjinë e ngjarjeve. A i ka vënë në dijeni drejtësia italiane, apo Antimafia drejtësinë shqiptare për këtë ngjarje? Dhe kur? Nëse është vënë në dijeni drejtësia shqiptare, kush e ka marrë këtë informacion dhe kush e ka bërë…

    Është një skandal shtetëror. Të ndodhë kjo 3-4 vite pas reformës në drejtësi, atëherë për çfarë shërben drejtësia. Jemi larg çështjes McGonigal. Jemi larg çështjes së Tahirjat. Nëse ndodh kjo, edhe njëherë, qeveria shqiptare ka marrë pjesë…si ato filmat me Al Caponen, në një mbledhje trafikantësh më të mëdhenj të drogës në brigjet e Venezuelës , është një skandal. Është një skandal që mund të prekë edhe aleatët tanë.  

  • “Rreziku i kanoset Shqipërisë”/ Lidhja e politikanëve me krimin, reagon gazetari: Alarm, është një skandal shtetëror

    “Rreziku i kanoset Shqipërisë”/ Lidhja e politikanëve me krimin, reagon gazetari: Alarm, është një skandal shtetëror

    Gazetari Genc Burimi hedh alarmin se zbulimet e fundit nga gazetari italian lidhur me takimet e qeveritarëve shqiptarë me trafikantë droge në Karaibe, po të jenë të vërteta, nuk janë thjesht një çështje reputacioni ndërkombëtar, por paraqesin rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
    Në një intervistë televizive, ai paralajmëron se, në një kohë kur udhëheqës globalë e cilësojnë trafikun e drogës si kërcënim terrorist, përfshirja e Shqipërisë në një skenar të tillë do të përbënte një krizë shtetërore që kërkon hetim të thellë dhe përgjegjësi të qartë nga drejtësia.
    Genc Burimi: Në këtë aferë, më duket më pak e rëndësishme se çfarë thonë bota për ne, sesa çfarë rreziku i kanoset Shqipërisë në rast se ky lajm është i vërtetë. Kemi të bëjmë me një rrezik terrorist. Nëse sot, Donald Trump e cilëson trafikun e drogës, kokainës si një rrezik terrorist, duke mos shmangur as mjetet luftarake për të luftuar, pra sot Shqipëria qenka në një rrezik terrorist.
    Ky është alarmi sot në këtë ngjarje. Unë në këtë ngjarje do merresha shumë më pak me këtë aktorin e supozuar, me Ramën. Do merresha me drejtësinë e vendit tim.
    Është një skandal shtetëror nëse e marrim vesh ne sot këtë nga një gazetar italian. Është një skandal shtetëror që kërkon ti hyhet me rrënjë e me dhëmbë. Dhe kjo është opozita. Kemi parlamentarë, kemi Gamzent Bardhin, deputet i Shqipërisë që përfaqëson një grup deputetësh parlamentarë ti drejtohet me shkrim Antimafias, drejtësisë italiane, të na japë të gjithë kronologjinë e ngjarjeve. A i ka vënë në dijeni drejtësia italiane, apo Antimafia drejtësinë shqiptare për këtë ngjarje? Dhe kur? Nëse është vënë në dijeni drejtësia shqiptare, kush e ka marrë këtë informacion dhe kush e ka bërë…
    Është një skandal shtetëror. Të ndodhë kjo 3-4 vite pas reformës në drejtësi, atëherë për çfarë shërben drejtësia. Jemi larg çështjes McGonigal. Jemi larg çështjes së Tahirjat. Nëse ndodh kjo, edhe njëherë, qeveria shqiptare ka marrë pjesë…si ato filmat me Al Caponen, në një mbledhje trafikantësh më të mëdhenj të drogës në brigjet e Venezuelës , është një skandal. Është një skandal që mund të prekë edhe aleatët tanë.

  • Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

    Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e një spitali shtetëror në Tiranë.
    Policia bën me dije se gjatë një konflikti mes dy infermirëve, njëri prej tyre është qëlluar me thikë.
    I plagosuri po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për arrestimin e autorit.
    Njoftimi i policisë
    Tiranë
    Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
    Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.
    Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.
    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Akt terrorizmi shtetëror! Veprim i qëndrimeve të djeshëm në Parlament

    Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Akt terrorizmi shtetëror! Veprim i qëndrimeve të djeshëm në Parlament

    Berisha e nisi fjalën e tij me shpërthimin me tritol në banesën e deputetit të PD, gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz.

    Kryedemokrati e quajti ngjarjen si ‘akt terrorizmi shtetëror’, ndërsa shtoi se është rezultat i ‘qëndrimit të djeshëm në Parlament.
    Këtu i referohet miratimit të programit qeverisës brenda 25 minutave.
    “Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.
    Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.
    Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
    Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve.Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale“, u shpreh Berisha.

    Top Channel