Tag: shtete

  • Shqipëria nuk përfiton nga ulja e tarifave! Trump cakton 10% pagesën për 75 shtete

    Shqipëria nuk përfiton nga ulja e tarifave! Trump cakton 10% pagesën për 75 shtete

    Vetëm pak ditë pas tronditjes që krijoi në tregjet botërore, përfshi madje edhe bursën amerikane, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezullon për një periudhë 90-ditore tarifat tregtare për më shumë se 75 vende të botës, përfshi shumë shtete të Evropës dhe Azisë.

    Gjatë kësaj periudhe, Presidenti Trump sqaron se këto vende do të kenë një tarifë në vetëm 10% për shumicën e produkteve, gjë që nuk e prek Shqipërinë dhe Kosovën, ndaj të cilëve tarifa e vendosur që në fillim nga Presidenti amerikan ishte në vlerën 10%.
    Në vendimin e firmosur këtë të mërkurë, kreu i Shtëpisë së Bardhë përjashton nga pezullimi vetëm Kinën, për të cilën njofton rritje të mëtejshme të tarifës, në vlerën e 125%.
    Në një postim të tij në platformën sociale Truth Social, Trump shpjegoi se pauza për 75 vendet ishte një mundësi për të diskutuar dhe arritur marrëveshje, duke theksuar se ato kishin kërkuar një dialog me agjencitë amerikane, përfshi Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë.
    “Këto shtete kishin treguar gatishmërinë për t’u angazhuar në dialog dhe për të arritur marrëveshje që përmirësojnë kushtet tregtare dhe shmangin barrierat që kanë ndikuar në tregtinë e lirë. Ndaj kam autorizuar një pauzë 90-ditore dhe një tarifë të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, që hyn në fuqi menjëherë”, sqaroi Presidenti i SHBA.
    Kjo periudhë e negocimit u vendos për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve ekonomike mes SHBA-së dhe këtyre shteteve, sqaroi Presidenti amerikan, i cili akuzoi Kinën për “mungesë respekti” ndaj tregjeve botërore.
    “Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, rrisim tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se kohët që ka vjedhur nga SHBA dhe vendet e tjera nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme“, shkroi Trump.
    Rritja e tarifave në 125% për produktet kineze është një tjetër hap drejt përshkallëzimit të tensioneve dhe kërkimit të një qasjeje më agresive ndaj ekonomisë kineze.

    Top Channel

  • Kushtet Atmosferike/ Moti i keq godet SHBA-në, ja sa shkon numri i viktimave

    Kushtet Atmosferike/ Moti i keq godet SHBA-në, ja sa shkon numri i viktimave

    Disa shtete amerikane janë prekur rëndë nga stuhitë e forta pranverore që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe i kanë marrë jetën të paktën 24 njerëzve që nga java e kaluar. Në Louisville dhe në Kentaki, nivelet e lumenjve u rritën me 5 metra në vetëm 24 orë.
    Ky i fundit është i goditur më rëndë. Për komunitet që ndodhen pranë lumit Kentucky është lëshuar urdhri i evakuimeve të detyrueshme. Departamenti lokal i zjarrfikësve tha se shpëtoi më shumë se 40 njerëz nga përmbytjet gjatë fundjavës. Përmbytjet ende përbëjnë një kërcënim të madh për shtete si Arkansas, Mississippi, Tennessee dhe Ohio.
    Deri të dielën, më shumë se 90 tornado ka patur në të paktën 10 shtete, duke përfshirë Kansas, Alabama dhe Xhorxhia.

  • Mbi 50 shtete/ Cilat vende po tentojnë të negociojnë tarifat me Trump?

    Mbi 50 shtete/ Cilat vende po tentojnë të negociojnë tarifat me Trump?

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Qëndrojmë pranë Izraelit”, Rama: Shqipëria pro zgjidhjes me dy shtete, por me Hamasin nuk ka kompromis

    “Qëndrojmë pranë Izraelit”, Rama: Shqipëria pro zgjidhjes me dy shtete, por me Hamasin nuk ka kompromis

    Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Edi Rama u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, një nderim shumë i posaçëm për personalitete të nivelit më të lartë, sic janë Barack Obama, Angela Merkel, Elie Wiesel, Henry Kissinger, Joe Biden, të cilët janë nderuar më parë me këtë medalje.
    Kryeministrit Rama iu dorëzua Medalja e Nderit në një ceremoni të posaçme, organizuar në Rezidencën Presidenciale në Jeruzalem, ku ai ishte i ftuar me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe delegacionin shqiptar që e shoqëron në këtë vizitë.Lexo edhe :Related Posts
    Pas marrjes së Medaljes, Kryeministri Rama u shpreh se e konsideron atë, si nderimin e duhur  për shembullin që shqiptarët i lanë botës, duke mos dorëzuar asnjë hebre të vetëm tek nazistët, si edhe për faktin domethënës se në Shqipëri s’ka vend për asnjë formë të urrejtjes fetare apo etnike, përfshirë edhe antisemitizmin.

    Rama theksoi se Shqipëria qëndron krah Izraelit, në konfliktin me Hamasin dhe tha se janë pro zgjidhjes me dy shtete, por me Hamasin, të cilët i konsideroi si nazistë, tha se nuk mund të ketë kompromis.
    Rama: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë dhe ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri. Ne qëndrojmë pranë Izraelit në këtë moment të vështirë dhe të dhimbshëm ku ende ka njerëz në bodrumet e Hamasit, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tonë nuk ka zgjidhje me Hamasin aty. Ndryshe nga sa janë përpjekur të tjerët të thonë Hamasi janë nazistët e shekullit të ri. Dhe historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, nuk ka kompromis. Pres me padurim të shoh paqen! Mbetem mirënjohës për këtë mioment të jetës sime, që jam i sigurt se nuk e meritoj si person, por të gjithë shqiptarët që kanë bërë diçka për hebrejtë e meritonin këtë moment./vizionplus.tv

  • Rama në Izrael: Mbështesim zgjidhjen me dy shtete, por jo me Hamasin! Janë nazistët e shekullit të ri

    Rama në Izrael: Mbështesim zgjidhjen me dy shtete, por jo me Hamasin! Janë nazistët e shekullit të ri

    Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, gjatë një vizite zyrtare në këtë shtet.
    Medalja i është dhënë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e shqiptarëve gjatë Holokaustit, duke mos dorëzuar asnjë hebre, si dhe për harmoninë fetare dhe etnike në Shqipëri.
    Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë si një nder të jashtëzakonshëm, që sipas tij nuk e meriton si individ, por që u takon të gjithë shqiptarëve, të cilët ndihmuan hebrenjtë në kohë të vështira.
    Ai theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez. Megjithatë, Rama evidentoi se me Hamasin nuk mund të ketë zgjidhje, duke e cilësuar organizatën si nazistët e shekullit të ri.
    “Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri. Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”, u shpreh Rama.
    Kryeministri e përfundoi fjalën me urime për paqe në rajon dhe falënderime për nderimin e marrë në emër të popullit shqiptar.
    “Duke ju uruar çdo të mirë juve, popullit të Izraelit, gjithë rajonit, e duke pritur me padurim të shoh paqen midis hebrenjve dhe arabëve, mbetem vërtetë mirënjohës përgjithmonë”, theksoi ai.

  • Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet me 17 shtete evropiane

    Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet me 17 shtete evropiane

    Teksa pak ditë më parë në vendin tonë u identifikua dhe u izolua një vatër me gripin e shpendëve, Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë hapa të tjera për ndalimin e përhapjes së H5N1.Ministria e Bujqësisë përmes urdhrave të posaçëm ka marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare të shpendëve, për shkak të shfaqjes së këtij virusi në disa vende të ndryshme të Evropës.
    Ndër masat kryesore të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë përfshijnë ndalimin e importit apo kalimit tranzit nëpërmjet territorit të Shqipërisë me 17 shtete, të shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve 24-orësh, materialit biologjik të shpendëve, vezët e shpendëve, mishi i shpendëve të patrajtuar termikisht apo dhe nënproduktet e shpendëve të patrajtuar termikisht.Masa janë marrë edhe për mbrojtjen ndaj infeksionit të njohur me termin “Gjuha Blu” që prek kryesisht bagëtitë e cila është shfaqur në Suedi, Danimarkë, Portugali, Austri, Holandë dhe Spanjë.
    Pak ditë më parë Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se për shkak të gripit të shpendëve u monitoruan 2,304 ferma në vend me mbi 96 mijë shpendë ku janë analizuar 90 mostra zyrtare të tyre.
    Klan News

  • Shtatë shtete mund të mos lejohen në Botëror edhe nëse kualifikohen, në listë prin Irani

    Shtatë shtete mund të mos lejohen në Botëror edhe nëse kualifikohen, në listë prin Irani

    Adriatik BALLA
    Botërori i vitit 2026 që do të zhvillohet në tre shtete amerikane e konkretisht në SHBA, Meksikë e Kanada, pritet të jetë një nga më të shtrenjtët në historinë e futbollit, por në të njëjtën kohë kanë nisur të diskutohen problemet e para, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e vështira që qeveria amerikane ka me disa vende të botës, e ku në listë prin i pari Irani, vend që është në armiqësi me SHBA-në prej vitit 1979. Duhet thënë se nuk është i vetmi, pasi referuar mediave të ndryshme europiane e amerikane janë 7 vende në total që mund të mos sigurojnë pjesëmarrjen në Botëror edhe nëse e sigurojnë biletën e kualifikimit nga ndeshjet në grupe. Sipas këtyre mediave, gjashtë shtete rrezikojnë që të mos jenë pjesë e kampionatit të Kupës së Botës të vitit 2026, shkaku i një liste të propozuar për ndalim udhëtimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Siç thamë, Kupa e Botës do të mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë vitin e ardhshëm. Disa kombëtare tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë turne, ndër to edhe fituesja në fuqi e Botërorit, Argjentina. Megjithatë, disa kombëtare të tjera – një ndër to që veçse është kualifikuar – mund të mos jenë pjesë e këtij turneu, shkaku i ndalesave të udhëtimit nga presidenti amerikan, Donald Trump.
    Sipas “New York Times”, administrata e Donald Trump do të ndalojë qytetarët e 43 shteteve të ndryshme, derisa kjo do të thotë se ato shtete nuk do të mund të paraqiten fare në kampionat. Irani veçse është kualifikuar, por mund të jetë pjesë e kësaj liste (të shteteve të ndaluara). Gjashtë shtete tjera që mund të jenë pjesë e kësaj liste janë Sudani, Kameruni, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos dhe Venezuela – që të gjitha këto kombëtare që kanë ende mundësi kualifikimi për turneun e vitit të ardhshëm. Sipas “beIN Sports”, qeveria amerikane dhe shtëpia e futbollit botëror, FIFA kanë nisur bisedime për të zgjidhur këtë çështje. Nga FIFA kërkojnë që kombëtarja e Iranit e kombëtaret tjera që mund të ndalohen, të lejohen të udhëtojnë në SHBA, vetëm për turneun e Kupës së Botës.
    Siti në krizë, Guardiola: S’meritojmë asnjë orë si dhuratë këtë sezon
    Ndërkohë që Kupa e Botës së vitit 2026 ka ende kohë të përgatitet dhe vendet të marrin masat e tyre, një tjetër Botëror nuk pret dhe është aktiv e në fokusin e ditës. Bëhet fjalë për Kupën e Botës për Klube, që organizohet këtë herë nga FIFA në një format disi ndryshe. Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola beson se ai dhe lojtarët e Mançester Sitit nuk meritojnë të pranojnë bonus nëse e fitojnë Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FIFA këtë javë njoftoi për çmimin që i takon fituesit të turneut që nis më 14 qershor e mbaron më 13 korrik. Siti është në atë garë për ta fituar çmimin prej 100 milionë dollarëve. “Ne nuk meritojmë bonus këtë sezon. Nëse fitojmë, nuk e di se sa mund të na takojnë neve, ato janë për klubin. Trajneri, stafi, lojtarët – nuk meritojmë asgjë. Nuk meritojmë as orë”, ka thënë Guardiola duke buzëqeshur. Siti është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Premier League ka 48 pikë në vendin e pestë. Është ende në garë për të triumfuar në Kupën FA. Në çerekfinale luan ndaj Bournemouthit.

  • Sipërmarrës nga 36 shtete në Tiranë, Gonxhja: 30 projekte gati për investime  

    Sipërmarrës nga 36 shtete në Tiranë, Gonxhja: 30 projekte gati për investime  

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në fjalën e mbajtur në Eventi “Match-Maker Albania 2025”, vlerësoj pjesëmarrësit nga 36 vende të botës, duke e cilësuar këtë, “pasqyrim i qartë i interesit dhe besimit në rritje në Shqipëri, si një destinacion për investime dhe inovacion”.
    Sipas tij, “mbi 500 investitorë të huaj, 200 kompani shqiptare dhe më shumë se 30 eksportues elitarë janë sot këtu, teksa ne prezantojmë më shumë se 30 projekte të gatshme për investime publike dhe private, që përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh”.
    “është më shumë se një platformë për bashkëpunime, por pasqyron momentin e rëndësishëm që Shqipëria ka ndërtuar”.
    Gonxhja vuri në dukje se, investimet e huaja direkte në vitin 2024 arritën në 1.6 miliardë euro, nivelin më të lartë historik. “Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i punës së palodhur, reformave dhe vizionit. Vendet si Turqia, Italia, Holanda, Austria dhe Kosova kanë udhëhequr rrugën në investimet në Shqipëri, duke forcuar lidhjet dhe hapur kapituj të rinj bashkëpunimi”, tha ai.
    Ai theksoi se Gonxhja u shpreh krenarë për nënshkrimin e pesë memorandumeve të reja të mirëkuptimit me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Britaninë e Madhe dhe Kazakistanin.
    “Këto marrëveshje janë më shumë se gjeste diplomatike. Ato janë angazhime për të bashkëpunuar, për të shkëmbyer njohuri dhe për të investuar në rritjen e njëri-tjetrit, në turizëm, pasuri të paluajtshme, teknologji, inovacion, agrobiznes, prodhimi, energjia, financat, kujdesi shëndetësor etj” u shpreh ministri.
    Gonxhja shprehu besimin, se ky transformim i vendit do të jetë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm.
    “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është e përkushtuar të mbështesë çdo investitor dhe çdo sipërmarrës që ndan këtë vizion. Ne jemi këtu jo vetëm për të nxitur rritjen, por për ta formësuar atë”, tha Gonxhja në fund të fjalës së tij.
    Mbi 1000 përfaqësues nga 36 shtete, përfshirë investitorë, agjenci zhvillimi dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe për fuqizimin e markës “Made in Albania”.

  • Sipërmarrës nga 36 shtete bashkohen në Tiranë, ministri Gonxhja: 30 projekte gati për investime

    Sipërmarrës nga 36 shtete bashkohen në Tiranë, ministri Gonxhja: 30 projekte gati për investime

    Eventi “Match-Maker Albania 2025” mblodhi bashkë në Tiranë 1000 përfaqësues nga 36 shtete. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se kjo ngjarje është pasqyrim i qartë i interesit dhe besimit në rritje në Shqipëri, si një destinacion për investime dhe inovacion.
    ”Mbi 500 investitorë të huaj, 200 kompani shqiptare dhe më shumë se 30 eksportues elitarë janë sot këtu, teksa ne prezantojmë më shumë se 30 projekte të gatshme për investime publike dhe private, që përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh”.

    Gonxhja vuri në dukje se, investimet e huaja direkte në vitin 2024 arritën në 1.6 miliardë euro, nivelin më të lartë historik. ‘‘Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i punës së palodhur, reformave dhe vizionit. Vendet si Turqia, Italia, Holanda, Austria dhe Kosova kanë udhëhequr rrugën në investimet në Shqipëri, duke forcuar lidhjet dhe hapur kapituj të rinj bashkëpunimi”, tha ai.
    Gonxhja u shpreh krenarë për nënshkrimin e pesë memorandumeve të reja të mirëkuptimit me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Britaninë e Madhe dhe Kazakistanin. ”Këto marrëveshje janë më shumë se gjeste diplomatike. Janë angazhime për të bashkëpunuar, për të shkëmbyer njohuri dhe për të investuar në rritjen e njëri-tjetrit, në turizëm, pasuri të paluajtshme, teknologji, inovacion, agrobiznes, prodhimi, energjia, financat, kujdesi shëndetësor etj”,-u shpreh ministri. Gonxhja shprehu besimin, se ky transformim i vendit do të jetë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm.