Bota E Martë, 14 Tetor 2025 15:06
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shpreson për “rindërtimin e Gazës”, ndërsa thekson se ende nuk ka vendosur për një zgjidhje me dy shtete, gjë e cila mund të çojë në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.
‘’Nuk po flas për një shtet apo dy shtete. Po flasim për rindërtimin e Gazës. Shumë njerëzve u pëlqen zgjidhja me një shtet. Disa njerëzve u pëlqen zgjidhja me dy shtete. Do ta shohim. Nuk kam bërë ende asnjë deklaratë për këtë”, deklaron presidenti.
Sipas The Guardian, deklarata është, megjithatë, “jashtëzakonisht e paqartë në lidhje me rrugën drejt paqes së qëndrueshme midis Izraelit dhe fqinjëve të tij, përfshirë palestinezët” dhe nuk përmend asnjë zgjidhje me një ose dy shtete.
Tag: shtete
-

Trump: Do rindërtoj Gazën, por jam i pavendosur për zgjidhjen me dy shtete
-

Erdogan paralajmëron: “Do të shkoj në Gaza…!”
“Së pari do të shkoj ënë në Gaza, pastaj ju”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke iu drejtuar turmës që brohoriste “President, na ço në Gaza”, në një fjalim në qytetin e tij të lindjes, Rize.
Presidenti turk po fliste në një aktivitet për Partinë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ku, duke iu referuar armëpushimit në Gaza, ai i kërkoi Izraelit të “respektojë firmën e tij” dhe “të ndërpresë politikën e tij agresive”.
“Vëllezërit tanë nga Palestina, dhe veçanërisht Hamasi, kanë treguar se janë gati për paqe. Pas dy vitesh shtypjeje, gjenocidi dhe barbarie, fytyrat e Gazës kanë filluar të buzëqeshin për herë të parë, megjithëse me trishtim”, tha ai, ndër të tjera.
Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij të vendosur për një zgjidhje me dy shtete për çështjen palestineze. “Ne besojmë se një zgjidhje me dy shtete është zgjidhja më e mirë për të gjithë popujt e rajonit, myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë. Ashtu si dje, edhe sot, ne po ecim përpara me vendosmëri në këtë rrugë”, tha Erdogan. /tesheshi.com/ -

Von der Leyen për Gazën: Mbështesim çdo përpjekje që promovon zgjidhjen me dy shtete
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur vendimin e Hamasit, i cili pranoi planin e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Diplomatja thotë se Evropa do të mbështesë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës dhe për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, si të vetmen zgjidhje të qëndrueshme për paqe.
“Gatishmëria e deklaruar e Hamasit për të liruar pengjet dhe për t’u angazhuar në bazë të propozimit të fundit të SHBA është inkurajuese. Ky moment duhet të shfrytëzohet. Një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirimi i të gjithë pengjeve janë të arritshme. Evropa do të mbështesë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund vuajtjeve të civilëve dhe për të promovuar zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për paqen: zgjidhjen me dy shtete.”, shkroi ajo. -

Njohja e Palestinez, analiza nga BBC: Cila është zgjidhja me dy shtete?
Samiti i së hënës në Kombet e Bashkuara u përqendrua në planet për një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Por çfarë nënkuptojnë saktësisht ata me një zgjidhje me dy shtete?
Është një plan i mbështetur ndërkombëtarisht për paqen midis Izraelit dhe palestinezëve.
Propozon një shtet të pavarur palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor. Do të ekzistonte përkrah Izraelit.
Çfarë mendojnë të dyja palët për të?
Izraeli e kundërshton zgjidhjen me dy shtete. Ai thotë se çdo zgjidhje përfundimtare duhet të jetë rezultat i negociatave me palestinezët dhe se shtetësia nuk duhet të jetë parakusht.
Autoriteti Palestinez i krijuar pas marrëveshjeve të paqes në vitet 1990 – mbështet një zgjidhje me dy shtete, por Hamasi nuk e bën këtë sepse është kundër ekzistencës së Izraelit.
Hamasi thotë se mund të pranojë një shtet të përkohshëm palestinez bazuar në kufijtë de facto të vitit 1967, pa e njohur zyrtarisht Izraelin, nëse refugjatëve u jepet e drejta për t’u kthyer.Top Channel
-

Pas Britanisë e Francës, Belgjika i bashkohet shteteve europiane që njohin shtetin palestinez
Belgjika ka ndërmarrë hapa për të njohur Shtetin e Palestinës, duke ndjekur vende të tjera, si Franca, Mbretwria e Bashkuar, Australia etj.
“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, tha të hënën kryeministri belg Bart de Vives në një konferencë në Nju Jork për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.
Konferenca synonte t’i jepte një shtysë të re përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme, në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete – e cila parashikon që Izraeli dhe një shtet palestinez i pavarur dhe demokratik të jetojnë krah për krah në paqe.
“Zgjidhja me dy shtete nuk është e vdekur”, theksoi kryeministri belg. “Është e plagosur, por ringjallja e saj është e mundur dhe duhet të bëhet për të mirën e të dy popujve”, shtoi ai.Top Channel
-

Analiza/ Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez
Që me fillimin e luftës në Gazë në tetor 2023 shtetet e BE-së po përpiqen të gjejnë një linjë të përbashkët në qendrimin ndaj Lindjes së Mesme. Deri më sot pozicionet sa i përket një shteti palestinez janë të ndryshme.
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kuadrin e konferencës për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi njohjen e shtetit të Palestinës:
“Disa mund të thonë, që është shumë vonë. Të tjerë mund të thonë, që është shumë herët”, tha Macron. “Por një gjë është e sigurtë: Ne nuk mund të presim më gjatë.” Masakra e organizatës terroriste Hamas më 7 tetor 2023 është vërtetë një “plagë e hapur”, vazhdoi Macron. Megjithatë qindra mijëra njerëz janë dëbuar, plagosur, uritur dhe traumatizuar, theksoi ai. Jeta e tyre po vazhdon të shkatërrohet, edhe pse Hamasi është dobësuar ndjeshëm. “Asgjë nuk e justifikon vazhdimin e luftës në Gazë. Asgjë”, tha presidenti francez.
Edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja deklaruan njohjen e Palestinës
Më parë edhe Kanadaja dhe Britania e madhe deklaruan njohjen zyrtare të një shteti palestinez – këto ishin dy shtetet e para nga grupi G7 i vendeve të fuqishme ekonomike perendimore, që njohën shtetin palestinez.
Nga pesë fuqitë me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tashmë katër – krahas Francës, edhe Rusia, Kina dhe Britania e Madhe njohin Palestinën, ndërsa SHBA-ja jo. Ashtu si Izraeli edhe SHBA e bojkoton konferencën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit.
Kjo konferencë zhvillohet me nismën e Francës dhe të Arabisë Saudite me qëllim t’u japë një impuls të ri përpjekjeve për zgjidhjen me dy shtete dhe fundin e luftës duke i dhënë kësisoj edhe tonin Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Si pozicionohen vendet e BE-së?
Franca: Që me fillimin e luftës në Gazë në tetor 2023 presidenti francez Emmanuel Macron disa herë e ka shprehur në publik mendimin për njohjen e shtetit të Palestinës, por herë pas here edhe është tërhequr.
Macron është pozicionuar qartazi si mbështetës i zgjidhjes me dy shtete. Në një shtet të mëvetsishëm palestinez nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë pjesë e qeverisë Hamasi radikal-islamik, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe disa shtete arabe. Parisi kërkon armëpushim në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve, akses të lirë për ndihmat humanitare dhe një stabilizim të rajonit. Gjithashtu Parisi pret nga Izraeli që të ndalë shtrirjen e vendbanimeve në Jordanin Perendimor si dhe të gjitha planet për aneksim.
Britania e Madhe: Kryeministri Keir Starmer është shprehur ngjashëm si Macron. Edhe Britania e Madhe i përmbahet zgjidhjes me dy shtete. Britania e Madhe historikisht ka një përgjegjësi të veçantë për rajonin e Lindjes së Mesme: Ish-fuqia koloniale e ka administruar Palestinën per mandat nga Lidhja e Kombeve. Më 1917 britanikët shpallën deklaratën e ashtuquajtur Deklara-Balfour duke marrë përsipër, që të krijojnë “në Palestinë një atdhe për popullin hebre”. Afati i këtij mandati përfundoi më 1948 me themelimin e shtetit të Izraelit dhe me luftën e parë arabo-izraelite. Kjo periudhë deri më sot karakterizon raportet historike dhe politike ndaj Izraelit dhe palestinezëve.
Britania e Madhe prej dekadash është e angazhuar me ndihmë zhvillimi në territoret palestineze, si në sektorin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.
Spanja: Madridi mbështet qartazi palën palestineze, që në maj 2024 Madridi e njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës. Spanja e konsideron zgjdihjen me dy shtete si të vetmen mundësi realiste për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Spanja ndërkohë po zgjeron ndihmën për territoret palestineze si në aspektin financiar ashtu edhe në atë institucional.
Çështja palestineze në Spanjë është konsideruar shumë herët si pjesë e luftës globale kundër kolonializmit dhe shtypjes. Në fund të viteve 1970, kur Spanja vet e troshitur prej diktaturës së Frankos sapo kishte filluar me konsolidimin e vlerave demokratike, nisën të forcohen partitë dhe lëvizjet e majta, që solidarizoheshin me luftrat çlirimtare antikoloniale në mbarë botën – e po ashtu edhe me palestinezët nën pushtimin izraelit.
Qeveria spanjolle thekson, se njohja e Palestinës nuk është kundër Izraelit. Edhe Izraeli njihet si shtet nga Madridi, megjithatë qeveria në Madrid kritikon vazhdimisht shkeljet e së drejtës ndërkombëtare të pandehura si gjenocid të Izraelit si dhe shtrirjen e territoreve në Jordanin Perëndimor.
Europa e përçarë në qëndrime
Krahas tre vendeve edhe shtete të tjera europiane e kanë njohur shtetin e Palestinës: Irlanda, Polonia, Norvegjia. Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme (22.09.2025) deklarojnë njohjen edhe Portugalia, Belgjika dhe Finlanda.
Shtete të tjera, në radhë të parë Gjermania, janë të rezervuara ndaj njohjes së shtetit të Palestinës. Pozicioni gjerman është, që njohja nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme në këtë moment pa arritur në një zgjidhje përmes bisedimeve.
Gjermania: Kushte ende jo realiste për zgjidhjen me dy shtete
Qeveria gjermane në Berlin, sikurse deklarohet zyrtarisht, “së shpejti” nuk do të ndërmarrë nonjë hap për njohje. “Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj nisme”, tha kancelari kristiandemokrat Friedrich Merz në gusht në kuadrin e takimit me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney. Argumenti i Merz: “Ne konsiderojmë se aktualisht kurrësesi nuk janë përmbushur kushtet për njohjen e shtetit.” Një njohje duhet të jetë hapi i fundit i një procesi paqeje, prej nga të dilet me një zgjidhje për dy shtete.
Republika Çeke
Republika Çeke është një ndër mbështetëset më të hapura të Izraelit në BE. Ky vend mban marrëdhënie të ngushta diplomatike, ekonomike dhe në aspektin e politikës së sigurisë me Izraelin. Praga është shumë e rezervuar në kritika gjatë debatit ndërkombëtar. Republika Çeke – që me themelimin e Izraelit – ka mbajtur raporte të ngushta dhe në vitet 1940 dhe 1950 Praga ka furnizuar me armë shtetin e ri të Izraelit. Për mbështetjen e Izraelit janë në konsensus të gjitha partitë në Çeki. Edhe popullsia është tradicionalisht pozitive në qendrimin ndaj Izraelit. Deri tani Praga e refuzon njohjen e shtetit të Palestinës.
Hungaria
Edhe Hungaria në shumë drejtime është qartazi pro Izraelit. Në mënyrë të përsëritur kryeministri hungarez Viktor Orban thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto vazhdimisht ka deklaruar, se Hungaria e dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë 1200 vetë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng, dhe njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Hungaria rregullisht i bllokon masat e përbashkëta të BE-së, që kritikojnë Izraelin. Budapesti disa herë i ka refuzuar deklaratat e BE-së që mbështesin armëpushimin në Gazë dhe kërkojnë masa sanksionuese ndaj Izraelit./RELTop Channel
-

DW: Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kuadrin e konferencës për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi njohjen e shtetit të Palestinës:
“Disa mund të thonë, që është shumë vonë. Të tjerë mund të thonë, që është shumë herët”, tha Macron. “Por një gjë është e sigurtë: Ne nuk mund të presim më gjatë.” Masakra e organizatës terroriste Hamas më 7 tetor 2023 është vërtetë një “plagë e hapur”, vazhdoi Macron. Megjithatë qindra mijëra njerëz janë dëbuar, plagosur, uritur dhe traumatizuar, theksoi ai. Jeta e tyre po vazhdon të shkatërrohet, edhe pse Hamasi është dobësuar ndjeshëm. “Asgjë nuk e justifikon vazhdimin e luftës në Gazë. Asgjë”, tha presidenti francez.Edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja deklaruan njohjen e PalestinësMë parë edhe Kanadaja dhe Britania e madhe deklaruan njohjen zyrtare të një shteti palestinez – këto ishin dy shtetet e para nga grupi G7 i vendeve të fuqishme ekonomike perendimore, që njohën shtetin palestinez.
Nga pesë fuqitë me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tashmë katër – krahas Francës, edhe Rusia, Kina dhe Britania e Madhe njohin Palestinën, ndërsa SHBA-ja jo. Ashtu si Izraeli edhe SHBA e bojkoton konferencën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit.
Kjo konferencë zhvillohet me nismën e Francës dhe të Arabisë Saudite me qëllim t’u japë një impuls të ri përpjekjeve për zgjidhjen me dy shtete dhe fundin e luftës duke i dhënë kësisoj edhe tonin Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Si pozicionohen vendet e BE-së?Franca: Që me fillimin e luftës në Gazë në tetor 2023 presidenti francez Emmanuel Macron disa herë e ka shprehur në publik mendimin për njohjen e shtetit të Palestinës, por herë pas here edhe është tërhequr.
Macron është pozicionuar qartazi si mbështetës i zgjidhjes me dy shtete. Në një shtet të mëvetsishëm palestinez nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë pjesë e qeverisë Hamasi radikal-islamik, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe disa shtete arabe. Parisi kërkon armëpushim në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve, akses të lirë për ndihmat humanitare dhe një stabilizim të rajonit. Gjithashtu Parisi pret nga Izraeli që të ndalë shtrirjen e vendbanimeve në Jordanin Perendimor si dhe të gjitha planet për aneksim.
Britania e Madhe: Kryeministri Keir Starmer është shprehur ngjashëm si Macron. Edhe Britania e Madhe i përmbahet zgjidhjes me dy shtete. Britania e Madhe historikisht ka një përgjegjësi të veçantë për rajonin e Lindjes së Mesme: Ish-fuqia koloniale e ka administruar Palestinën per mandat nga Lidhja e Kombeve. Më 1917 britanikët shpallën deklaratën e ashtuquajtur Deklara-Balfour duke marrë përsipër, që të krijojnë “në Palestinë një atdhe për popullin hebre”. Afati i këtij mandati përfundoi më 1948 me themelimin e shtetit të Izraelit dhe me luftën e parë arabo-izraelite. Kjo periudhë deri më sot karakterizon raportet historike dhe politike ndaj Izraelit dhe palestinezëve.
Britania e Madhe prej dekadash është e angazhuar me ndihmë zhvillimi në territoret palestineze, si në sektorin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.
Spanja: Madridi mbështet qartazi palën palestineze, që në maj 2024 Madridi e njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës. Spanja e konsideron zgjdihjen me dy shtete si të vetmen mundësi realiste për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Spanja ndërkohë po zgjeron ndihmën për territoret palestineze si në aspektin financiar ashtu edhe në atë institucional.
Çështja palestineze në Spanjë është konsideruar shumë herët si pjesë e luftës globale kundër kolonializmit dhe shtypjes. Në fund të viteve 1970, kur Spanja vet e troshitur prej diktaturës së Frankos sapo kishte filluar me konsolidimin e vlerave demokratike, nisën të forcohen partitë dhe lëvizjet e majta, që solidarizoheshin me luftrat çlirimtare antikoloniale në mbarë botën – e po ashtu edhe me palestinezët nën pushtimin izraelit.
Qeveria spanjolle thekson, se njohja e Palestinës nuk është kundër Izraelit. Edhe Izraeli njihet si shtet nga Madridi, megjithatë qeveria në Madrid kritikon vazhdimisht shkeljet e së drejtës ndërkombëtare të pandehura si gjenocid të Izraelit si dhe shtrirjen e territoreve në Jordanin Perëndimor.
Europa e përçarë në qëndrimeKrahas tre vendeve edhe shtete të tjera europiane e kanë njohur shtetin e Palestinës: Irlanda, Polonia, Norvegjia. Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme (22.09.2025) deklarojnë njohjen edhe Portugalia, Belgjika dhe Finlanda.
Shtete të tjera, në radhë të parë Gjermania, janë të rezervuara ndaj njohjes së shtetit të Palestinës. Pozicioni gjerman është, që njohja nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme në këtë moment pa arritur në një zgjidhje përmes bisedimeve.
Gjermania: Kushte ende jo realiste për zgjidhjen me dy shtete
Qeveria gjermane në Berlin, sikurse deklarohet zyrtarisht, “së shpejti” nuk do të ndërmarrë nonjë hap për njohje. “Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj nisme”, tha kancelari kristiandemokrat Friedrich Merz në gusht në kuadrin e takimit me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney. Argumenti i Merz: “Ne konsiderojmë se aktualisht kurrësesi nuk janë përmbushur kushtet për njohjen e shtetit.” Një njohje duhet të jetë hapi i fundit i një procesi paqeje, prej nga të dilet me një zgjidhje për dy shtete.
Republika Çeke
Republika Çeke është një ndër mbështetëset më të hapura të Izraelit në BE. Ky vend mban marrëdhënie të ngushta diplomatike, ekonomike dhe në aspektin e politikës së sigurisë me Izraelin. Praga është shumë e rezervuar në kritika gjatë debatit ndërkombëtar. Republika Çeke – që me themelimin e Izraelit – ka mbajtur raporte të ngushta dhe në vitet 1940 dhe 1950 Praga ka furnizuar me armë shtetin e ri të Izraelit. Për mbështetjen e Izraelit janë në konsensus të gjitha partitë në Çeki. Edhe popullsia është tradicionalisht pozitive në qendrimin ndaj Izraelit. Deri tani Praga e refuzon njohjen e shtetit të Palestinës.
Hungaria
Edhe Hungaria në shumë drejtime është qartazi pro Izraelit. Në mënyrë të përsëritur kryeministri hungarez Viktor Orban thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto vazhdimisht ka deklaruar, se Hungaria e dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë 1200 vetë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng, dhe njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Hungaria rregullisht i bllokon masat e përbashkëta të BE-së, që kritikojnë Izraelin. Budapesti disa herë i ka refuzuar deklaratat e BE-së që mbështesin armëpushimin në Gazë dhe kërkojnë masa sanksionuese ndaj Izraelit. DW
-

Pas Britanisë e Francës, Belgjika i shtohet shteteve europiane që njohin shtetin palestinez
Belgjika ka ndërmarrë hapa për të njohur Shtetin e Palestinës, duke ndjekur vende të tjera, si Franca, Mbretwria e Bashkuar, Australia etj.
“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, tha të hënën kryeministri belg Bart de Vives në një konferencë në Nju Jork për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.
Konferenca synonte t’i jepte një shtysë të re përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme, në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete – e cila parashikon që Izraeli dhe një shtet palestinez i pavarur dhe demokratik të jetojnë krah për krah në paqe.
“Zgjidhja me dy shtete nuk është e vdekur”, theksoi kryeministri belg. “Është e plagosur, por ringjallja e saj është e mundur dhe duhet të bëhet për të mirën e të dy popujve”, shtoi ai.Top Channel
-

Gjermania refuzon të ndjekë aleatët perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez
Gjermania ka refuzuar të ndjekë aleatët e saj perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez, duke këmbëngulur se ende nuk është momenti i duhur.
“Njohja e Palestinës është një nga hapat përfundimtarë në procesin drejt zgjidhjes me dy shtete”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Sebastian Hille në Berlin.
Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia shpallën sot njohjen zyrtare të Palestinës, ndërsa pritet që edhe Franca e Belgjika të bëjnë të njëjtën gjë gjatë një konference në Nju Jork, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ky zhvillim po rrit presionin mbi Berlinin, i cili prej kohësh ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete, por mban qëndrimin se ky hap duhet të vijë vetëm në fund të procesit politik.
Ministri i Jashtëm Johann Wadephul, përpara nisjes për në Nju Jork, tha se megjithëse Gjermania nuk është gati të ndërmarrë njohjen, procesi për zgjidhjen me dy shtete “duhet të nisë tani.
“Prioritetet për momentin janë një armëpushim i menjëhershëm, më shumë ndihma humanitare për Gazën dhe lirimi i pakushtëzuar i pengjeve”, theksoi ai.
-

Njohja e Palestinës nga disa vende Perëndimore/ Kremlini: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me 2 shtete
E pyetur në lidhje me vendimin e disa vendeve perëndimore për të njohur zyrtarisht Palestinën, Rusia thotë se mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Rusia mbetet e përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit në Gaza.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rezolutave themelore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbetemi të përkushtuar ndaj qëndrimit ndërkombëtar mbi mundësinë e zgjidhjes së problemit palestinezo-izraelit në bazë të një qasjeje me dy shtete”, u tha gazetarëve në Moskë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai shtoi: “Kjo mbetet qasja jonë dhe ne besojmë se është e vetmja mënyrë e mundshme për të gjetur një zgjidhje për këtë konflikt jashtëzakonisht kompleks dhe të gjatë, i cili tani është ndoshta në fazën e tij më akute dhe tragjike në të gjithë historinë e tij.”
Me sa duket, Kremlini nuk sheh asnjë kontradiktë midis përpjekjeve për një zgjidhje paqësore me dy shtete në Lindjen e Mesme dhe pushtimit të dhunshëm të Ukrainës, i cili filloi në shkurt të vitit 2022.
Vladimir Putin dhe Kremlini e kanë bërë të qartë vazhdimisht se nuk e njohin sovranitetin e Ukrainës ose qeverinë dhe udhëheqësin e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike, Volodymyr Zelenskyy.