Tag: shtete

  • Izraeli mbetet në Eurovision, në shenjë revolte tërhiqen 3 shtete

    Izraeli mbetet në Eurovision, në shenjë revolte tërhiqen 3 shtete

    Showbiz E Enjte, 4 Dhjetor 2025 19:04
    Irlanda, Spanja dhe Holanda do të bojkotojnë Festivalin e ardhshëm Evropian të Këngës, pasi organizatorët vendosën t’i lejojnë Izraelit pjesëmarrjen. Këto shtete ishin në mesin e vendeve që kërkuan përjashtimin e Izraelit, për shkak të kostos humanitare të luftës në Gaza dhe akuzave për parregullsi në procesin e votimit. Pavarësisht thirrjeve për të mbajtur votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit, anëtarët në vend të kësaj miratuan një set të ri rregullash, të cilat synojnë të mbrojnë integritetin e festivalit.

  • SHBA pezulloi emigracionin nga 19 vende, Trump: Listën do e çojmë në 30 shtete

    SHBA pezulloi emigracionin nga 19 vende, Trump: Listën do e çojmë në 30 shtete

    Bota E Enjte, 4 Dhjetor 2025 13:12
    Pavarësisht kritikave se një lëvizje e tillë do të lërë pezull me mijëra vetë, qeveria amerikane vendosi të bllokojë aplikimet për emigrim nga 19 shtete, me pohimin se po forcon kontrollet e sigurisë kombëtare.
    Dhe duket se administrate Trump nuk do të ndalet me kaq. Në shënjestër të saj do të jenë të paktën 30 vende, e madje edhe më shumë mund të shtohen në të ardhmen. “Listën e plotë do ta publikojmë shumë shpejt”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

    Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë rritur në të gjithë vendin. Por lëvizja e fundit u argumentua me shqetësimet për sigurinë pas sulmit ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar.

    Një shtetas afgan u ndalua si i dyshuar. Sipas politikës së re, të gjithë aplikuesit nga vendet e prekura duhet të kalojnë një proces të kujdesshëm verifikimi.

    Administrata nuk ka specifikuar se sa kohë do të zgjasë pezullimi, apo nëse mund të shtohen vende të tjera. Autoritetet thonë, se ky ndryshim synon të sigurojë integritetin e sistemit të imigrimit dhe të parandalojë atë që ata e quajnë “boshllëqe në siguri”.
    Disa nga vendet në listë ishin tashmë subjekt i një ndalimi të pjesshëm udhëtimi. Vendet që përballen me kufizimet më të rënda janë Afganistani, Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti,Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Këto shtete pësuan pezullime të plota për shumicën e hyrjeve, me përjashtime të kufizuara.
     

  • Analiza nga DW: Pse SHBA pezulloi aplikimet për imigrim për 19 shtete?

    Analiza nga DW: Pse SHBA pezulloi aplikimet për imigrim për 19 shtete?

    Foto ilustruese

    SHBA- Qeveria amerikane pezullon të gjitha aplikimet për imigrim nga 19 shtete, me pohimin se po forcon kontrollet e sigurisë kombëtare.
    Kritikët paralajmërojnë se kjo masë do të lërë mijëra njerëz në situatë pezull. Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë rritur në të gjithë vendin
    Të martën, qeveria amerikane pezulloi përpunimin e të gjitha aplikimeve për imigrim nga 19 vende në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
    Administrata e presidentit Donald Trump përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare si bazë për këtë veprim, pas një sulmi ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar. Një shtetas afgan është ndaluar si i dyshuar.
    Çfarë përfshin ndalimi i imigrimit në SHBA?
    Sipas politikës së re, të gjithë aplikuesit nga vendet e prekura duhet të kalojnë një proces të kujdesshëm verifikimi. Administrata nuk ka specifikuar se sa kohë do të zgjasë pezullimi, apo nëse mund të shtohen vende të tjera.
    Autoritetet thonë, se ky ndryshim synon të sigurojë integritetin e sistemit të imigrimit dhe të parandalojë atë që ata e quajnë “boshllëqe në siguri”. Kritikët paralajmërojnë se kjo masë mund të lërë mijëra njerëz në një situatë juridike pezull, ndërsa shqyrtimi vazhdon.
    Disa nga vendet në listë ishin tashmë subjekt i një ndalimi të pjesshëm udhëtimi. Vendet që përballen me kufizimet më të rënda janëAfganistani, Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti,Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Këto shtete pësuan pezullime të plota për shumicën e hyrjeve, me përjashtime të kufizuara.
    Vende të tjera në listë — Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela — kishin kufizime të pjesshme dhe tani do t’u nënshtrohen një vëzhgimi të përforcuar.
    Politika e re pezullon aplikimet në pritje dhe kërkon një rishikim të plotë të të gjitha rasteve nga vendet e prekura. Kjo mund të përfshijë intervista të reja dhe vlerësime të sigurisë.
    Sharvari Dalal-Dheini, drejtoreshë e lartë e marrëdhënieve me qeverinë në Shoqatën Amerikane të Avokatëve të Imigrimit, tha se organizata kishte marrë raporte për anulime të ceremonive të betimit, intervistave të naturalizimit dhe takimeve për rregullimin e statusit për njerëz nga vendet në listë.
    Që kur u rikthye në detyrë në janar, Trumpi ka prioritizuar zbatimin e ligjit të imigrimit, duke zgjeruar dërgimin e njësive federale në qytetet e mëdha të SHBA dhe duke kufizuar më tej qasjen në azil në kufirin SHBA-Meksikë. Ndërsa dëbimet kanë qenë në qendër të mesazhit të tij, imigrimit të ligjshëm ai i kishte kushtuar më pak vëmendje deri tani.
    Komuniteti somalez i Minesotës në shënjestër
    Ndërkohë, besohet se autoritetet federale të SHBA-së po përgatisin një operacion të synuar të Organit të Zbatimit të Imigrimit dhe Doganave (ICE) në Minesota, i cili do të përqendrohej kryesisht në imigrantët somalezë që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme.
    Një person që njihte planifikimin i tha agjencisë së lajmeve AP se bastisja e ICE mund të fillojë në ditët e ardhshme dhe do të synojë njerëzit në zonën Minneapolis-St Paul që kanë urdhra përfundimtarë dëbimi.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka forcuar retorikën ndaj komunitetit somalez të këtij shteti, me komente që, sipas udhëheqësve të komunitetit, kanë rritur frikën nga diskriminimi dhe kanë ushqyer shqetësimet lokale./DW

  • ANALIZA- Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

    ANALIZA- Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud (në mes) dhe presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa. Riad, 29 tetor 2025.

    KOSOVË- Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të botës islame por edhe të tjera nuk e njohin, ndërkohë që diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqartë.
    Këtë vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban përgjegjësinë për politikën e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosovës nga tri shtete: Kenia në mars, Sudani në prill dhe Siria në tetor.
    Hera e fundit kur Kosova kishte siguruar tri njohje brenda një viti, ishte më 2015: nga Ishujt Kuk, Antigua dhe Barbuda, dhe Niue. Gjatë kësaj dekade, deri sivjet, vendi mori vetëm edhe gjashtë njohje të reja.
    Qeveria e Albin Kurtit, e cila udhëhoqi gjatë katër vjetëve të fundit, në programin qeverisës për vitet 2021-2025 shkruante se “Republika e Kosovës do ta forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Kjo vlen si për përpjekjet për njohje dhe marrëdhënie të ndërsjella diplomatike, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore, ashtu edhe për të gjithë spektrin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral”.
    E, gati në fund të mandatit, në dhjetor të 2024-ës, Kurti u përpoq t’i relativizonte kritikat për mungesën e njohjeve të reja, duke argumentuar se ato nuk ishin pjesë e premtimeve të fushatës.
    “Unë e di që jemi kritikuar përse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë – as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, tha asokohe Kurti.
    Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës informacione rreth aktiviteteve të tyre lobuese, prioriteteve dhe mundësive për ndonjë njohje të re, por nuk mori përgjigje.
    Në ueb-faqen e MPJD-së figurojnë 120 shtete që e njohin Kosovën nga e gjithë bota, por bie në sy numri relativisht i ulët i shteteve me shumicë myslimane. Duke pasur parasysh se Kosova vetë është vend me shumicë dërrmuese myslimane, pritjet do të ishin që mbështetja nga këto shtete të ishte më e gjerë.
    Megjithatë, pavarësinë e saj – të shpallur në vitin 2008 – e kanë njohur vetëm pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Para njohjeve të Sudanit dhe Sirisë sivjet, vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën ishte Bangladeshi, në vitin 2017.
    Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, thotë se identifikimi i fuqishëm i Kosovës si projekt i SHBA-së, në një periudhë kur Uashingtoni ka pasur marrëdhënie të tensionuara me shumë vende të botës islame, ka rënë shpesh ndesh me interesat rajonale të këtyre shteteve. Sipas tij, faktori fetar nuk ka pasur pothuajse fare peshë.
    “Sa herë që e kemi paraqitur elementin islamik, e kemi paraqitur si diçka të veçantë, si islam laik, por të cilin vendet islame nuk e pranojnë, sepse ato e kanë islamin më të thellë në shoqëri. Te ne nuk është… por sa herë që jemi paraqitur kësisoj, nuk na kanë parë si seriozë”, thotë Prenkaj. 
    Hulumtuesi Butrint Berisha, i cili ka doktoruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Tartu në Estoni, thotë se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe faktori historik. Sipas tij, Serbia ka trashëguar lidhjet e gjera të ish-Jugosllavisë me vendet arabe, afrikane dhe aziatike, të cilat vazhdon t’i shfrytëzojë edhe sot për të penguar avancimin e marrëdhënieve të Kosovës me botën islame.
    Për më tepër, Beogradi ka qenë i angazhuar edhe në një fushatë çnjohjeje të Kosovës, që, sipas zyrtarëve serbë, ka sjellë disa rezultate, megjithëse ato nuk janë konfirmuar kurrë nga autoritetet kosovare.
    Berisha nënvizon gjithashtu se shumë shtete, përveç ndikimit të jashtëm, kanë edhe sfidat e veta, që i bëjnë më të kujdesshme ndaj njohjes së Kosovës.
    “Maroku dhe Saharaja Perëndimore mendoj se janë ilustrimi më i mirë. Në terren kemi të bëjmë me një pushtim të Saharasë Perëndimore nga ana e Marokut [por që OKB-ja e konsideron si problem të pazgjidhur]. Ndaj, shtete si ky që kanë probleme me kontrollimin e territorit të tyre në plotni, janë shumë më hezituese që ta njohin Kosovën. Kjo vlen jo vetëm për shtetet e botës islame, por edhe në nivel global në përgjithësi”, thotë Berisha për Exposenë.
    Të dy ekspertët vënë në dukje se Kosova duhet të përfitojë nga këto ndryshime globale për të avancuar interesat e saj. Ata sugjerojnë se Libani mund të jetë vendi i radhës me shumicë myslimane për lobim, pasi tani ka një qeveri funksionale dhe është gjithnjë e më shumë në fokus të SHBA-së. Po ashtu, Azerbajxhani, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-ja me Armeninë, shihet si një objektiv realist për njohje të reja.
    Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes emailit ministritë e Jashtme të të dyja këtyre vendeve për t’i pyetur nëse po shqyrtojnë mundësinë e njohjes së Kosovës, por nuk mori përgjigje.
    Ish-diplomati Prenkaj thotë se Kosova, sidomos viteve të fundit, nuk ka ndjekur një strategji të qëndrueshme për t’u shfaqur si aktor i besueshëm në skenën ndërkombëtare. Mungesa e koordinimit mes Presidencës, Qeverisë dhe MPJD-së, por edhe me aleatët kryesorë – SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Turqinë – e ka dobësuar fushatën për njohje të reja, sipas tij.
    “Është politikë ad hoc. E kam thënë edhe më herët se Kosova, për një periudhë tashmë, nuk ka politikë të jashtme, meqenëse ka humbur edhe koordinimi me shtetet mike”, sipas tij.
    Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që përkthehej në të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një shtet tjetër. Megjithatë, Kosova mbetet ende larg këtij objektivi.
    Vendi nuk njihet as nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor – Serbia dhe Bosnje e Hercegovina – si dhe nga pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.
    Në aspektin institucional, Kosova ka arritur të anëtarësohet në organizata si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e të tjera, por ka dështuar të hyjë në UNESCO, Interpol, Këshill të Evropës, OKB e të tjera.
    Ekspertët pajtohen se Kosova duhet të ndërtojë një strategji shumëplanëshe dhe të qëndrueshme për njohje ndërkombëtare. Përveç diplomacisë tradicionale, Berisha rekomandon edhe shfrytzëzimin e partneriteteve ekonomike dhe të aktorëve joshtetërorë, si OJQ-të dhe celberitët.
    “Unë tentoj ta mbroj argumentin se ka shumë hapësirë në shtetet jashtëperëndimore për Kosovën – edhe në rastet kur njohja nuk është e mundshme – për t’i avancuar raportet ekonomike me këto shtete. Natyrisht me botën myslimane, por edhe me shtetet tjera në Afrikë, në Azi, në Amerikën Latine. Sa më shumë partneritete që do të ketë, do të ketë më shumë mundësi edhe për njerëzit, edhe për bizneset”, thotë Berisha.
    Si Prenkaj, ashtu edhe Berisha thekson se njohjet e reja mbeten thelbësore për Kosovën, pasi tregojnë qëndrueshmërinë e shtetit dhe rolin e tij si faktor stabiliteti në rajon.
    Berisha pranon se debati mes politikës së jashtme dhe asaj të brendshme është i pashmangshëm, por për të ilustruar peshën që kanë njohjet, ai sjell edhe shembullin e territorit palestinez, i njohur nga më shumë shtete se Kosova, por që vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, për shkak të konfliktit me Izraelin. Sipas tij, edhe në raste të tilla, numri i njohjeve ruan rëndësinë e vet si instrument simbolik dhe diplomatik, pavarësisht realitetit të komplikuar në terren.
    Në këtë kuadër, Berisha kujton se edhe vetë procesi shtetformues i Kosovës ka qenë historikisht i ndërtuar mbi idenë e njohjeve ndërkombëtare.
    “Mendoj se projekti i shtetit të Kosovës, jo vetëm pavarësia e shpallur në shkurt të 2008-ës, por prej viteve ’90, është bazuar në njohje ndërkombëtare. Pra, është një gjë që Kosova e ka kërkuar prej viteve ’90 dhe nuk ka arsye të ketë një ndryshim në qasje ose në mendim”, thotë ai.
    Në një botë ku aleancat ndryshojnë me shpejtësi dhe konkurrenca diplomatike është në rritje, ekspertët theksojnë se Qeveria e re e Kosovës do të duhet të ndërtojë një strategji të koordinuar me aleatët, duke pasur gjithashtu aftësinë të adaptohet dhe të veprojë shpejt sa herë që hapen mundësi të reja – siç ishte raste me Sirinë, pas ndërrimit të regjimit. Në diplomaci, koha ka po aq rëndësi sa vizioni./REL

  • Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

    Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

    Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të botës islame, por edhe të tjera nuk e njohin, ndërkohë që diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqartë.
    Këtë vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban përgjegjësinë për politikën e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosovës nga tri shtete: Kenia në mars, Sudani në prill dhe Siria në tetor.
    Hera e fundit kur Kosova kishte siguruar tre njohje brenda një viti, ishte në 2015-ën: nga Ishujt Kuk, Antigua dhe Barbuda, dhe Niue. Gjatë kësaj dekade, deri këtë vit, vendi mori vetëm gjashtë njohje të reja.
    Qeveria e Albin Kurtit, e cila udhëhoqi gjatë 4 viteve të fundit, në programin qeverisës për vitet 2021-2025 shkruante se “Republika e Kosovës do ta forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Kjo vlen si për përpjekjet për njohje dhe marrëdhënie të ndërsjella diplomatike, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore, ashtu edhe për të gjithë spektrin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral”.
    Gati në fund të mandatit, në dhjetor të 2024-ës, Kurti u përpoq t’i relativizonte kritikat për mungesën e njohjeve të reja, duke argumentuar se ato nuk ishin pjesë e premtimeve të fushatës.
    “Unë e di që jemi kritikuar përse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë – as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, tha asokohe Kurti.
    Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës informacione rreth aktiviteteve të tyre lobuese, prioriteteve dhe mundësive për ndonjë njohje të re, por nuk mori përgjigje.
    Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme figurojnë 120 shtete që e njohin Kosovën nga e gjithë bota, por bie në sy numri relativisht i ulët i shteteve me shumicë myslimane. Duke pasur parasysh se Kosova vetë është vend me shumicë dërrmuese myslimane, mbështetja nga këto shtete pritej të ishte më e gjerë.
    Megjithatë, pavarësinë e saj, të shpallur në vitin 2008, e kanë njohur vetëm pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Para Sudanit dhe Sirisë, vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën ishte Bangladeshi, në vitin 2017.
    Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, thotë se identifikimi i fuqishëm i Kosovës si projekt i SHBA-ve, në një periudhë kur Washingtoni ka pasur marrëdhënie të tensionuara me shumë vende të botës islame, ka rënë shpesh ndesh me interesat rajonale të këtyre shteteve. Sipas tij, faktori fetar nuk ka pasur peshë pothuajse fare.
    “Sa herë që e kemi paraqitur elementin islamik, e kemi paraqitur si diçka të veçantë, si islam laik, por të cilin vendet islame nuk e pranojnë, sepse ato e kanë islamin më të thellë në shoqëri. Te ne nuk është… por sa herë që jemi paraqitur kësisoj, nuk na kanë parë si seriozë”, thotë Prenkaj.
    Hulumtuesi Butrint Berisha, i cili ka doktoruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Tartu në Estoni, thotë se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe faktori historik. Sipas tij, Serbia ka trashëguar lidhjet e gjera të ish-Jugosllavisë me vendet arabe, afrikane dhe aziatike, të cilat vazhdon t’i shfrytëzojë edhe sot për të penguar avancimin e marrëdhënieve të Kosovës me botën islame.
    Për më tepër, Beogradi ka qenë i angazhuar edhe në një fushatë kundër njohjes së Kosovës, që, sipas zyrtarëve serbë, ka sjellë disa rezultate, megjithëse ato nuk janë konfirmuar kurrë nga autoritetet kosovare.
    Berisha nënvizon gjithashtu se shumë shtete, përveç ndikimit të jashtëm, kanë edhe sfidat e veta, që i bëjnë më të kujdesshme ndaj njohjes së Kosovës.
    “Maroku dhe Saharaja Perëndimore mendoj se janë ilustrimi më i mirë. Në terren kemi të bëjmë me një pushtim të Saharasë Perëndimore nga ana e Marokut, por që OKB-ja e konsideron si problem të pazgjidhur. Ndaj, shtete si ky që kanë probleme me kontrollimin e territorit të tyre, janë shumë më hezituese që ta njohin Kosovën. Kjo vlen jo vetëm për shtetet e botës islame, por edhe në nivel global në përgjithësi”, thotë Berisha.
    Njohja e Kosovës nga Siria erdhi pas ndryshimit të regjimit dhe rritjes së ndikimit të SHBA-ve në rajon.
    Të dy ekspertët vënë në dukje se Kosova duhet të përfitojë nga këto ndryshime globale për të avancuar me interesat e saj. Ata sugjerojnë se Libani mund të jetë vendi i radhës me shumicë myslimane për lobim, pasi tani ka një qeveri funksionale dhe është gjithnjë e më shumë në fokus të SHBA-ve. Po ashtu, Azerbajxhani, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-të me Armeninë, shihet si një objektiv.
    Ish-diplomati Prenkaj thotë se Kosova, sidomos viteve të fundit, nuk ka ndjekur një strategji të qëndrueshme për t’u shfaqur si aktor i besueshëm në skenën ndërkombëtare. Mungesa e koordinimit mes Presidencës, Qeverisë dhe MPJD-së, por edhe me aleatët kryesorë, SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Turqinë e ka dobësuar fushatën për njohje të reja, sipas tij.
    “E kam thënë edhe më herët se Kosova, për një periudhë tashmë, nuk ka politikë të jashtme, meqenëse ka humbur edhe koordinimi me shtetet mike”, thekson Prenkaj.
    Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që përkthehej në të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një shtet tjetër. Megjithatë, Kosova mbetet ende larg këtij objektivi.
    Vendi nuk njihet as nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, si dhe nga pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.
    Në aspektin institucional, Kosova ka arritur të anëtarësohet në organizata si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e të tjera, por ka dështuar të hyjë në UNESCO, Interpol, Këshill të Evropës, OKB e të tjera.
    Ekspertët pajtohen se Kosova duhet të ndërtojë një strategji shumëplanëshe dhe të qëndrueshme për njohje ndërkombëtare. Përveç diplomacisë tradicionale, Berisha rekomandon edhe shfrytëzimin e partneriteteve ekonomike dhe të aktorëve joshtetërorë.
    Si Prenkaj, ashtu edhe Berisha theksojnë se njohjet e reja mbeten thelbësore për Kosovën, pasi tregojnë qëndrueshmërinë e shtetit dhe rolin e tij si faktor stabiliteti në rajon.
    Berisha pranon se debati mes politikës së jashtme dhe asaj të brendshme është i pashmangshëm, por për të ilustruar peshën që kanë njohjet, ai sjell edhe shembullin e territorit palestinez, i njohur nga më shumë shtete se Kosova, por që vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, për shkak të konfliktit me Izraelin. Sipas tij, edhe në raste të tilla, numri i njohjeve ruan rëndësinë e vet si instrument simbolik dhe diplomatik, pavarësisht realitetit të komplikuar në terren.
    Në këtë kuadër, Berisha kujton se edhe vetë procesi shtetformues i Kosovës ka qenë historikisht i ndërtuar mbi idenë e njohjeve ndërkombëtare.
    “Mendoj se projekti i shtetit të Kosovës, jo vetëm pavarësia e shpallur në shkurt të 2008-ës, por prej viteve ’90, është bazuar në njohje ndërkombëtare. Pra, është një gjë që Kosova e ka kërkuar prej viteve ’90 dhe nuk ka arsye të ketë një ndryshim në qasje ose në mendim”, thotë ai.
    Në një botë ku aleancat ndryshojnë me shpejtësi dhe konkurrenca diplomatike është në rritje, ekspertët theksojnë se Qeveria e re e Kosovës do të duhet të ndërtojë një strategji të koordinuar me aleatët, duke pasur gjithashtu aftësinë të adaptohet dhe të veprojë shpejt sa herë që hapen mundësi të reja, siç ishte raste me Sirinë, pas ndërrimit të regjimit.
    Në diplomaci, koha ka po aq rëndësi sa vizioni./Analizë e REL

  • Analiza e REL: Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

    Analiza e REL: Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

    Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të botës islame por edhe të tjera nuk e njohin, ndërkohë që diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqartë.
    Këtë vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban përgjegjësinë për politikën e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosovës nga tri shtete: Kenia në mars, Sudani në prill dhe Siria në tetor.
    Hera e fundit kur Kosova kishte siguruar tri njohje brenda një viti, ishte më 2015: nga Ishujt Kuk, Antigua dhe Barbuda, dhe Niue. Gjatë kësaj dekade, deri sivjet, vendi mori vetëm edhe gjashtë njohje të reja.
    Qeveria e Albin Kurtit, e cila udhëhoqi gjatë katër vjetëve të fundit, në programin qeverisës për vitet 2021-2025 shkruante se “Republika e Kosovës do ta forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Kjo vlen si për përpjekjet për njohje dhe marrëdhënie të ndërsjella diplomatike, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore, ashtu edhe për të gjithë spektrin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral”.
    E, gati në fund të mandatit, në dhjetor të 2024-ës, Kurti u përpoq t’i relativizonte kritikat për mungesën e njohjeve të reja, duke argumentuar se ato nuk ishin pjesë e premtimeve të fushatës.
    “Unë e di që jemi kritikuar përse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë – as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, tha atëkohë Kurti.
    Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës informacione rreth aktiviteteve të tyre lobuese, prioriteteve dhe mundësive për ndonjë njohje të re, por nuk mori përgjigje.
    Në ueb-faqen e MPJD-së figurojnë 120 shtete që e njohin Kosovën nga e gjithë bota, por bie në sy numri relativisht i ulët i shteteve me shumicë myslimane. Duke pasur parasysh se Kosova vetë është vend me shumicë dërrmuese myslimane, pritjet do të ishin që mbështetja nga këto shtete të ishte më e gjerë.
    Megjithatë, pavarësinë e saj – të shpallur në vitin 2008 – e kanë njohur vetëm pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Para njohjeve të Sudanit dhe Sirisë sivjet, vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën ishte Bangladeshi, në vitin 2017.
    Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, thotë se identifikimi i fuqishëm i Kosovës si projekt i SHBA-së, në një periudhë kur Uashingtoni ka pasur marrëdhënie të tensionuara me shumë vende të botës islame, ka rënë shpesh ndesh me interesat rajonale të këtyre shteteve. Sipas tij, faktori fetar nuk ka pasur pothuajse fare peshë.
    “Sa herë që e kemi paraqitur elementin islamik, e kemi paraqitur si diçka të veçantë, si islam laik, por të cilin vendet islame nuk e pranojnë, sepse ato e kanë islamin më të thellë në shoqëri. Te ne nuk është… por sa herë që jemi paraqitur kësisoj, nuk na kanë parë si seriozë”, thotë Prenkaj për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
    Hulumtuesi Butrint Berisha, i cili ka doktoruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Tartu në Estoni, thotë se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe faktori historik. Sipas tij, Serbia ka trashëguar lidhjet e gjera të ish-Jugosllavisë me vendet arabe, afrikane dhe aziatike, të cilat vazhdon t’i shfrytëzojë edhe sot për të penguar avancimin e marrëdhënieve të Kosovës me botën islame.
    Për më tepër, Beogradi ka qenë i angazhuar edhe në një fushatë çnjohjeje të Kosovës, që, sipas zyrtarëve serbë, ka sjellë disa rezultate, megjithëse ato nuk janë konfirmuar kurrë nga autoritetet kosovare.
    Berisha nënvizon gjithashtu se shumë shtete, përveç ndikimit të jashtëm, kanë edhe sfidat e veta, që i bëjnë më të kujdesshme ndaj njohjes së Kosovës.
    “Maroku dhe Saharaja Perëndimore mendoj se janë ilustrimi më i mirë. Në terren kemi të bëjmë me një pushtim të Saharasë Perëndimore nga ana e Marokut [por që OKB-ja e konsideron si problem të pazgjidhur]. Ndaj, shtete si ky që kanë probleme me kontrollimin e territorit të tyre në plotni, janë shumë më hezituese që ta njohin Kosovën. Kjo vlen jo vetëm për shtetet e botës islame, por edhe në nivel global në përgjithësi”, thotë Berisha për Exposenë.
    Njohja e Kosovës nga Siria erdhi pas ndryshimit të regjimit dhe rritjes së ndikimit të SHBA-së në rajon.
    Të dy ekspertët vënë në dukje se Kosova duhet të përfitojë nga këto ndryshime globale për të avancuar interesat e saj. Ata sugjerojnë se Libani mund të jetë vendi i radhës me shumicë myslimane për lobim, pasi tani ka një qeveri funksionale dhe është gjithnjë e më shumë në fokus të SHBA-së. Po ashtu, Azerbajxhani, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-ja me Armeninë, shihet si një objektiv realist për njohje të reja.
    Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes emailit ministritë e Jashtme të të dyja këtyre vendeve për t’i pyetur nëse po shqyrtojnë mundësinë e njohjes së Kosovës, por nuk mori përgjigje.
    Ish-diplomati Prenkaj thotë se Kosova, sidomos viteve të fundit, nuk ka ndjekur një strategji të qëndrueshme për t’u shfaqur si aktor i besueshëm në skenën ndërkombëtare. Mungesa e koordinimit mes Presidencës, Qeverisë dhe MPJD-së, por edhe me aleatët kryesorë – SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Turqinë – e ka dobësuar fushatën për njohje të reja, sipas tij.
    “Është politikë ad hoc. E kam thënë edhe më herët se Kosova, për një periudhë tashmë, nuk ka politikë të jashtme, meqenëse ka humbur edhe koordinimi me shtetet mike”, sipas tij.
    Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që përkthehej në të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një shtet tjetër. Megjithatë, Kosova mbetet ende larg këtij objektivi.
    Vendi nuk njihet as nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor – Serbia dhe Bosnje e Hercegovina – si dhe nga pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.
    Në aspektin institucional, Kosova ka arritur të anëtarësohet në organizata si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e të tjera, por ka dështuar të hyjë në UNESCO, Interpol, Këshill të Evropës, OKB e të tjera.
    Ekspertët pajtohen se Kosova duhet të ndërtojë një strategji shumëplanëshe dhe të qëndrueshme për njohje ndërkombëtare. Përveç diplomacisë tradicionale, Berisha rekomandon edhe shfrytzëzimin e partneriteteve ekonomike dhe të aktorëve joshtetërorë, si OJQ-të dhe celberitët.
    “Unë tentoj ta mbroj argumentin se ka shumë hapësirë në shtetet jashtëperëndimore për Kosovën – edhe në rastet kur njohja nuk është e mundshme – për t’i avancuar raportet ekonomike me këto shtete. Natyrisht me botën myslimane, por edhe me shtetet tjera në Afrikë, në Azi, në Amerikën Latine. Sa më shumë partneritete që do të ketë, do të ketë më shumë mundësi edhe për njerëzit, edhe për bizneset”, thotë Berisha.
    Si Prenkaj, ashtu edhe Berisha thekson se njohjet e reja mbeten thelbësore për Kosovën, pasi tregojnë qëndrueshmërinë e shtetit dhe rolin e tij si faktor stabiliteti në rajon.
    Berisha pranon se debati mes politikës së jashtme dhe asaj të brendshme është i pashmangshëm, por për të ilustruar peshën që kanë njohjet, ai sjell edhe shembullin e territorit palestinez, i njohur nga më shumë shtete se Kosova, por që vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, për shkak të konfliktit me Izraelin. Sipas tij, edhe në raste të tilla, numri i njohjeve ruan rëndësinë e vet si instrument simbolik dhe diplomatik, pavarësisht realitetit të komplikuar në terren.
    Në këtë kuadër, Berisha kujton se edhe vetë procesi shtetformues i Kosovës ka qenë historikisht i ndërtuar mbi idenë e njohjeve ndërkombëtare.
    “Mendoj se projekti i shtetit të Kosovës, jo vetëm pavarësia e shpallur në shkurt të 2008-ës, por prej viteve ’90, është bazuar në njohje ndërkombëtare. Pra, është një gjë që Kosova e ka kërkuar prej viteve ’90 dhe nuk ka arsye të ketë një ndryshim në qasje ose në mendim”, thotë ai.
    Në një botë ku aleancat ndryshojnë me shpejtësi dhe konkurrenca diplomatike është në rritje, ekspertët theksojnë se Qeveria e re e Kosovës do të duhet të ndërtojë një strategji të koordinuar me aleatët, duke pasur gjithashtu aftësinë të adaptohet dhe të veprojë shpejt sa herë që hapen mundësi të reja – siç ishte raste me Sirinë, pas ndërrimit të regjimit. Në diplomaci, koha ka po aq rëndësi sa vizioni./rel/

  • “Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

    “Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date për kombin shqiptar.
    Presidentja Osmani theksoi se kjo ditë bashkon katër ngjarje që formësojnë identitetin shqiptar: Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë, lindjen e Komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Ajo përmendi lidhjen e pathyeshme mes historisë së Krujës, Vlorës dhe Prekazit, duke theksuar se “dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër” mbeten busulla e rrugës së përbashkët.

    Ndërsa Kryeministri Kurti solli një mesazh të gjatë dhe simbolik, duke e përshkruar 28 Nëntorin si datën që ka ndjekur fatin e kombit ndër shekuj. Ai kujtoi ngritjen e flamurit në Krujë në 1443, shpalljen e pavarësisë në 1912, lindjen e Adem Jasharit në 1955 dhe daljen e UÇK-së në 1997, duke i quajtur këto “hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm të lirisë”.

    Kurti foli edhe për “Nëntorin e Tretë”, një simbol i bashkimit të ardhshëm kombëtar përmes punës dhe përkushtimit: një amanet historik që pret të përmbushet.

  • Papa Leo XIV dhe udhëheqësi palestinez Abbas takohen për të diskutuar situatën në Gaza

    Papa Leo XIV dhe udhëheqësi palestinez Abbas takohen për të diskutuar situatën në Gaza

    Papa Leo XIV u takua të enjten për herë të parë me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, për të diskutuar nevojën urgjente për t’u ofruar ndihmë civilëve në Gaza dhe për të ndjekur një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit në rajon.

    Takimi, i cili zgjati rreth një orë dhe u përshkrua si “i përzemërt” në një deklaratë të shkurtër të Vatikanit, vjen gati një muaj pasi marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga SHBA-të hyri në fuqi në Rripin e Gazës.

    “Gjatë bisedimeve të përzemërta, u pranua se ekziston një nevojë urgjente për t’u ofruar ndihmë popullsisë civile në Gaza dhe për t’i dhënë fund konfliktit duke ndjekur një zgjidhje me dy shtete”, tha Selia e Shenjtë.

    Papa i sapozgjedhur dhe Abbasi nuk ishin takuar më parë personalisht. Të dy folën në telefon në korrik, kur udhëheqësi i Kishës Katolike përsëriti nevojën për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar humanitar, mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta dhe ndalimin e përdorimit pa dallim të forcës.

    Presidenti izraelit Isaac Herzog vizitoi Vatikanin në shtator, duke u takuar me Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik përpara se të zhvillonte bisedime në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Kryepeshkopin Paul R Gallagher.

    Papa dhe diplomatët e tij të lartë i thanë presidentit të Izraelit se një zgjidhje me dy shtete ishte “e vetmja rrugëdalje nga lufta”, ndërsa Vatikani bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm në Gaza.

    Qeveria izraelite ka hedhur poshtë mundësinë e zgjidhjes me dy shtete, në atë që kryeministri Benjamin Netanyahu e ka thënë vazhdimisht se do të ishte “një shpërblim” për Hamasin, i cili ka kontrolluar Gazën për dy dekada.

    Abbas shërben si president i Autoritetit Palestinez (AP) të drejtuar nga Fatah. Organi qeverisës palestinez sipas Marrëveshjeve të Oslos mban kontroll të pjesshëm civil në Bregun Perëndimor.

    Abbas mbërriti në Romë të mërkurën pasdite dhe vizitoi Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për të shprehur homazhet e tij në varrin e ndjerë të Papa Françeskut.

    Gjatë viteve, Abbasi e kishte takuar disa herë të ndjerin Papa Françesku, përfshirë një lutje të rëndësishme për paqe në vitin 2014 në Kopshtet e Vatikanit me kryeministrin izraelit Shimon Peres, gjatë së cilës ata mbollën një pemë ulliri.

    Abbasi dhe Papa Françesku mbajtën kontakte të shpeshta telefonike pas sulmeve militante të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 dhe ofensivës së Izraelit në Gaza./ Euronews.

  • Rama ndan pamje nga Maratona e Durrësit: Këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete

    Rama ndan pamje nga Maratona e Durrësit: Këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete

    Dy javë pas Maratonës së Tiranës është zhvilluar dje Maratona e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kjo maratonë, sipas të cilit në qytetin bregdetar morën pjesë 1000 garues nga 18 shtete.
    “Maratona e Durrësit këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete”, shkruan Rama. Qëllimi i Maratonës është të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme si dhe të promovojë qytetin si destinacion turistik dhe kulturor.
    Sportistë profesionistë, amatorë dhe nxënës shkollash u bënë bashkë në këtë maratonë sportive, duke e kthyer qytetin bregdetar në qendër të sportit.

  • Nisin “Ditët e Mios” në Korçë, piktorë nga shumë shtete hedhin në telajo peizazhet e juglindjes

    Nisin “Ditët e Mios” në Korçë, piktorë nga shumë shtete hedhin në telajo peizazhet e juglindjes

    Në Korçë ka filluar edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mios”, një ngjarje që çdo vit mbledh artistë nga të gjitha anët e botës për të krijuar vepra që frymëzohen nga mjeshtri i njohur i peizazhit shqiptar, Vangjush Mio.
    Pjesëmarrës janë 42 piktorë nga Shqipëria, rajoni dhe shumë shtete të tjera, të cilët po eksplorojnë bukuritë e Korçës dhe do të sjellin krijimet e tyre.
    “Kam pikturuar që nga fëmijëria dhe jam profesioniste që nga momenti kur fillova studimet për art. Dje vizituam muzeun e Vangjush Mios dhe pata mundësinë të shoh disa portrete të mrekullueshme. Ai është një artist i jashtëzakonshëm dhe u frymëzova shumë nga puna e tij.”

    “Po pikturoj një peizazh por në mënyrën imersive, doja të dilja jashtë tradicionales. Është hera e parë që vij në Korçë dhe jam e mahnitur nga mikpritja, unë vij nga Serbia dhe ndihem e lumtur që jam në Shqipëri këto ditë”
    “Kjo është hera e parë që kam marrë ftesë nga bashkia e Korçës jam e lumtur që jam këtu. Vjeshta paraqet ngjyra plot jetë e shëndet, ndaj e artistët janë në Korçë. Unë luaj me bojëra por koncepti i ditëve të Mios i mora detajet nga qyteti e t’i përcjell në telajo, pak tradicional, pak abstrakt.”Kolonia “Ditët e Mios” do të zgjasë disa ditë, dhe në fund të aktivitetit, veprat e krijuara do të ekspozohen si një homazh për mjeshtrin Vangjush Mio. Ato shërbejnë gjithashtu si një pasqyrë e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.
    /vizionplus.tv