Tag: shtetasve

  • Vrau dy persona pas debatit për aksidentin, kërkohen 25 vite burg për ish-policin

    Vrau dy persona pas debatit për aksidentin, kërkohen 25 vite burg për ish-policin

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkon dënimin me 25 vite burg të shtetasit Tomorr Çela për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 2103 të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar, por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.
    Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri, ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj shtetasve L. H. e E.D., duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo. Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri T.Ç. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri T. Ç. tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D.
    Nga aktet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri i është shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes në ngarkim të tij. Nga ana e të pandehurit nuk është paraqitur asnjë shenjë pendese për cfarë ai ka kyrer, vrasjen e dy shtetasve të cilët kanë qenë në moshë të re.
    Duke patur parasysh rrethanat e çështjes dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit, T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ në dëm të shtetasit E.D. dhe L.H. dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

  • Vrau 2 persona pas debatit për makinat, prokuroria kërkon 25 vjet burg për ish-policin

    Vrau 2 persona pas debatit për makinat, prokuroria kërkon 25 vjet burg për ish-policin

    Prokuroria Tiranë ka kërkuar 25 vite burg për ish-policin Tomor Çela i cili në vitin 1997 vrau dy shtetas pas një debati për përplasjen e makinave
    Tomor Çela u deportua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 3 vjet më parë. Ish-polici Çela vrau në vitin 1997 Elton Danin e Ledian Hoxhën.
    “Nga hetimet mbi procedimin penal të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri Tomor Çela., ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.
    Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave shtetasve L. H. e E.D. duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo. Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri Tomor Çela. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuriTomor Çela tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip Benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktuar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D”, sqaron prokuroria.

  • Vrau dy persona më ’97 pas përplasjes së makinave, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për ish policin

    Vrau dy persona më ’97 pas përplasjes së makinave, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për ish policin

    25 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për ish policin, Tomorr Çela, pasi sipas akuzës dyshohet se ka vrarë në vitin 1997 dy persona.

    Ngjarja me pasojë vdekjen e Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ka ardhur pas përplasjes së makinave të dy viktimave me autorin e vrasjes së tyre.

    ‘Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave shtetasve L. H. e E.D. duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme, duke u larguar nga vendgjarja pas kryerjes së vrasjes’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    ‘Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri T. Ç. tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar, në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D’, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

    Prokuroria Tiranë kërkon 25 vite burg për ish-policin T.Ç. i cili në vitin 1997 vrau dy shtetas pas një debati për përplasjen e makinave

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon dënimin me 25 vite burg të shtetasit T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal.

    Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 2103 të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri T.Ç., ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i paisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente.

    Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj viktimave shtetasve L. H. e E.D. duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Viktimat në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip autoveture Volvo. Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri T.Ç. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nuk është përcaktuar qartë shkaku i ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve E. D. dhe L.H. Nga sa doli gjatë gjykimit, rezulton se i pandehuri T. Ç. tre katër ditë përpara ngjarjes, duke drejtuar një mjet tip benz Mercedes 240 është përplasur me autoveturën ku udhëtonin shtetasit L.H. dhe E. D., ku për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Pas aksidentit i pandehuri është konfliktar me shtetasit E. D. dhe L. H. dhe më pas duke mos u dakordësuar në lidhje me dëmet e shkaktuara kanë lindur kontradikta të cilat kanë çuar në ndodhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë me pasojë vrasjen e shtetasve L. H. dhe E. D.

    Nga aktet e administruara në dosje rezulton se i pandehuri i është shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes në ngarkim të tij. Nga ana e të pandehurit nuk është paraqitur asnjë shenjë pendese për cfarë ai ka kyrer, vrasjen e dy shtetasve të cilët kanë qenë në moshë të re.

    Duke patur parasysh rrethanat e çështjes dhe sanksionin që parashikon ligji për këtë vepër penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit, T.Ç. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ në dëm të shtetasit E.D. dhe L.H. dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

    Prokuroria e Tiranes

  • Franca u bën thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Mali

    Franca u bën thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Mali

    Ministria e Jashtme franceze u ka rekomanduar të premten shtetasve francezë që ndodhen në Mali të largohen përkohësisht nga vendi “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke përdorur fluturimet komerciale dhe jo rrugët tokësore. Në njoftim thuhet se rrugët kryesore në vend janë bërë shënjestër e “sulmeve nga grupet terroriste”, çka e bën udhëtimin tokësor veçanërisht të rrezikshëm.

    Ministria gjithashtu ka përsëritur këshillën e saj zyrtare kundër çdo udhëtimi drejt Malit, “pavarësisht arsyes”, duke theksuar përkeqësimin e situatës së sigurisë në vendin afrikan.

    Ky paralajmërim vjen në një kohë tensioni të shtuar në rajonin e Sahelit, ku grupet e armatosura vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj forcave lokale dhe objektivave civile.

  • Siguronin kanabis dhe e “sistemonin” me doza në shtëpi për ta shitur, arrestohet 21-vjeçari në Berat

    Siguronin kanabis dhe e “sistemonin” me doza në shtëpi për ta shitur, arrestohet 21-vjeçari në Berat

    Një 21-vjeçar me iniciale A.K është arrestuar nga policia në Berat.
    I riu, siguronte kanabis dhe më pas e ndante në doza në banesën e tij dhe ja jepte shokut të tij 20 vjeç për ta shitur.
    Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, lënda narkotike e gjetur në banesën e shtetasit A. K. dhe në automjetin që drejtonte shtetasi K. K., si dhe celularët e këtyre shtetasve, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

    Njoftimi i policisë:
    Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Porcione”.
    Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se i arrestuari siguronte sasi Cannabisi, të cilën e ndante në doza, në banesën e tij në lagjen “30-Vjetori”, dhe më pas ia jepte 20-vjeçarit, për ta shpërndarë me automjet.
    Lënda narkotike e gjetur në banesën e shtetasit A. K. dhe në automjetin që drejtonte shtetasi K. K., si dhe celularët e këtyre shtetasve, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • Zbardhet skema e vjedhjes/ Dy kinezët arrestohen për mashtrim kompjuterik, do vidheshin të dhëna…

    Zbardhet skema e vjedhjes/ Dy kinezët arrestohen për mashtrim kompjuterik, do vidheshin të dhëna…

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e dy shtetasve kinezë pak ditë më parë në Tiranë, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe vjedhjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë. Mësohet se Krimi Kibernetik ka parandaluar vjedhjen e të dhënave të mbi 5 mijë shqiptarëve.
    Sipas burimeve, përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej përmes skemës mashtruese të kinezëve në falsifikimin e faqeve të Postës Shqiptare, shkojnë rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve.
    Dy kinezët e arrestuar, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, erdhën në Tiranë një javë më parë për të vijuar aktivitetin kriminal. Ata u akomoduan në një hotel shumë afër qendrës së kryeqytetit, vend ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin.
    Dy kinezët kishin ardhur në vendin tonë për të ngritur infrastrukturën dhe pas kësaj llogaritë bankare të tërhiqeshin nga jashtë vendit.
    Krimi Kibernetik ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të “darkweb” dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e tyre. Dyshohet se në këtë skemë janë persona të tjerë të përfshirë, për të cilët kanë nisur hetimet e mëtejshme.

  • Valë dhune dhe tensione anti-turke në Mal të Zi pas incidentit në Podgoricë

    Valë dhune dhe tensione anti-turke në Mal të Zi pas incidentit në Podgoricë

    Automjete të djegura, lokale të shkatërruara, sulme fizike dhe mesazhe “përzini turqit” janë pamje që e përshkruajnë Malin e Zi këto ditë.

    Shpërthimi i dhunës ndaj shtetasve turq filloi pas një sherri, në të cilin, sipas autoriteteve, shtetas turq dhe azerbajxhanas plagosën lehtë një banor të Podgoricës.

    Çfarë pasoi pastaj ishin sulme ndaj shtetasve turq dhe pronës së tyre, si dhe protesta të organizuara ku pati mesazhe kërcënuese ndaj tyre.

    Si pasojë, Qeveria malazeze, përmes një procedure të përshpejtuar, vendosi regjim vizash për shtetasit turq.

    Aktivistja Dina Bajramspahiq tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se krijimi i kësaj atmosfere u ndikua pikërisht nga partitë qeverisëse dhe mediat e djathta.

    “Ata kanë kontribuar në paranojën dhe përhapjen e teorive të konspiracionit se turqit po punojnë për ‘pushtimin’ e Malit të Zi. Është shqetësuese sa kjo është arritur me sukses dhe sa narrativa krejtësisht të pabazuara janë pranuar nga një pjesë e shoqërisë”, tha Bajramspahiq.

    Sektori civil, aktivistët qytetarë dhe disa parti e kanë dënuar sulmin ndaj banorit të Podgoricës dhe dhunën ndaj shtetasve të huaj, duke theksuar se fajësimi i të gjithë komunitetit për shkak të fajit individual është i papranueshëm.

    Komisioni Evropian për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se ndjek situatën në Mal të Zi, por nuk komenton rastet individuale.

    Si u formuan narrativa antiturke?

    Një nga këto narrativa është se në Mal të Zi, vend me 620.000 banorë, kanë migruar 100.000 shtetas turq.

    Të dhënat e policisë, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se kjo shifër është shtatë herë më vogël, pra rreth 13.400, ndërsa numri i përgjithshëm i të huajve është 100.000.

    Lajmet për 100.000 shtetas turq u publikuan më 20 tetor nga portali proserb Borba, i cili përmbante qëndrime se veprimtaria e tyre politike mund të ndikojë në ruajtjen e “baraspeshës kombëtare” në Mal të Zi, njofton portali Raskrinkavanje.me.

    Teksti titullohet “Turqit e pushtojnë Malin e Zi?”, me një ilustrim të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale që tregon gra me shami koke dhe mesazhe mirëseardhjeje në gjuhën malazeze dhe turke.

    Deputeti i Frontit Demokratik (DF) proserb, Millan Knezheviq, pesë ditë më vonë, më 25 tetor, deklaroi se numri i tyre ishte edhe më i madh, rreth 110.000.

    Më pas, ai lidhi këtë shifër me vendimin për dërgimin e mijëra dronëve turq në Kosovë, shtet të cilin partia e tij nuk e njeh si të pavarur.

    “Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nëse Serbia provon ndonjë gjë në lidhje me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, do të ketë të bëjë me 100 milionë turq. Mendoni se këta 100.000 turq nga Mali i Zi, nëse marrin komandë, do ta shohin këtë pa reaguar?”

    Disa ditë më vonë, kur dhuna ndaj shtetasve turq u përshkallëzua, Knezheviq bëri thirrje për paqe.

    Portali Raskrinkavanje.me theksoi rolin e rrjeteve sociale, profileve bot dhe meme-ve të lidhura me partitë e DF-së në formësimin e këtyre narrativeve.

    “Pikërisht botët partiake bëjnë thirrje për grumbullime dhe ‘shëtitje’ nëpër vendet ‘ku migrantët i shikojnë fëmijët tanë’”, njofton portali.

    Ata kujtojnë edhe një postim se shtetasit turq kanë rrëmbyer një fëmijë në një qendër tregtare të Podgoricës, i cili u shpërnda në profile Instagrami që ndiqen nga 100.000 njerëz dhe në grupet e prindërve në Viber. Në fund, doli se ky njoftim ishte i rrejshëm.

    Të dhënat e policisë për pesë vjetët e fundit tregojnë se midis të huajve të proceduar për krime të ndryshme, shtetasit turq janë vetëm të gjashtit. Para tyre janë shtetasit e Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Rusisë.

    Bajramspahiq theksoi se fushata e dezinformatave ka zgjatur për muaj me radhë dhe rezultati është një dhunë që vazhdon.

    “Dëshmojmë dhunë të organizuar, shkelje masive të të drejtave të njeriut, diskriminim dhe frikësim të një grupi kombëtar që është vetëm i gjashti sipas numrit të krimeve, ndërsa pesë të tjerët nuk janë temë dhe askush nuk ka menduar të vendosë viza për shtetasit e atyre vendeve”, theksoi ajo.

    Si reaguan Policia dhe Prokuroria?

    Policia më 26 tetor arrestoi një shtetas turk dhe një shtetas azerbajxhanas në Podgoricë, të dyshuar për plagosjen me thikë të një banori të Podgoricës, të cilit, sipas Prokurorisë, i janë shkaktuar lëndime të lehta.

    Në të njëjtën mbrëmje, Policia ndaloi edhe 45 shtetas të këtyre dy vendeve për të verifikuar ligjshmërinë e qëndrimit të tyre.

    Anëtarët e Policisë parandaluan qytetarët e mbledhur që të “përballeshin” me të huajt, duke u kërkuar të mos i nënshtroheshin emocioneve dhe thirrjeve për linçim.

    Megjithëkëtë, sulme fizike dhe shkatërrim i pronës së shtetasve turq ndodhën më pas.

    Për shkak të gjuhës së urrejtjes, sulmeve fizike dhe fyerjes së disa shtetasve turq dhe azerbajxhanas, Policia më 27 tetor arrestoi tetë persona nga Podgorica.

    U sekuestruan edhe “disa shufra bejsbolli të përgatitura për sulm” ndaj të huajve.

    U kontrolluan edhe shtetas të huaj, rreth 20 prej të cilëve u kthyen në vendet e tyre, ose qëndrimi i tyre është në proces të anulimit. Për 30 të tjerë është lëshuar gjobë administrative.

    Prokuroria reagoi ndaj brohoritjes “Vrit, vrit, vrit turkun” në Podgoricë gjatë aksionit të Policisë më 26 tetor. Prokuroria nisi rast për këtë çështje.

    Rreth njëqind burra të veshur me rroba të zeza dhe me kapele, më 27 tetor, brohoritën “largoni turqit” dhe “vrit turkun” në rrugët e kompleksit banesor Siti Kvart.

    Policia i ndoqi ata gjatë lëvizjes dhe kthimit në lagjen Zabjelo, ku kishte mesazhet kundër shtetasve turq.

    Prokuroria nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë rast.

    Qeveria reagoi ndaj incidenteve duke hequr me procedurë të përshpejtuar regjimin pa viza për shtetasit turq, vendim që hyn në fuqi më 30 tetor.

    Ky vendim është politikisht i papërgatitur dhe populist, vlerësoi Millosh Knezheviq nga Qendra për Edukim Qytetar.

    “Veprimi selektiv dhe ad hoc mund të tregojë se vendimet merren nën presionin e opinionit dhe disa aktorëve të jashtëm, dhe jo mbi bazën e fakteve dhe interesave të shtetit. Dërgon edhe një mesazh të keq se i gjithë kombi mund të ndëshkohet kolektivisht për veprimet e individëve, gjë që është e papranueshme dhe e rrezikshme”, tha ai.

    Nga Lidhja Evropiane opozitare vlerësuan se vendimi përfaqëson një akt ksenofobik, të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm të Qeverisë dhe nuk është marrë rastësisht tani.

    “Të gjitha këto ndodhin nën udhëheqjen e një ‘zotërie’ në Beograd, menjëherë pas lajmit se Turqia ka dërguar dronë në Kosovë. Kjo ishte arsye e mjaftueshme që Qeveria e Spajiqit dhe partnerët e saj ekstremë të fillojnë një valë të re histerie ndaj gjithë kombit turk”, nënvizoi ai.

    Bajramspahiq mendon se problemi qëndron në refuzimin e vazhdueshëm të Qeverisë për t’u marrë me shpërthimet nacionaliste.

    “Qeveria refuzon të merret me problemin e gjuhës së urrejtjes dhe përhapjes së mosdurimit fetar dhe kombëtar, gjë që ka kontribuar në përshkallëzimin e dhunës. Shpërthimet nacionaliste janë pothuajse normalizuar”, shtoi ajo.

    Ngjarjet e tanishme janë vazhdimi “natyral” i vlerave që promovojnë partitë qeverisëse, përfundon Bajramspahiq.

    Në pushtet në Mal të Zi është një koalicion i mbledhur rreth Lëvizjes Evropa Tani të kryeministrit Milojko Spajiq, Frontit Demokratik proserb dhe prorus të kryetarit të Parlamentit Andrija Mandiq dhe Demokratëve të zëvendëskryeministrit Alekse Beçiq.

    DF-ja është e afërt me Qeverinë në Beograd dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

  • Turqit ‘trazojnë’ Malin e Zi, arrestime në Podgoricë dhe rikthim vizash për qytetarët turq

    Turqit ‘trazojnë’ Malin e Zi, arrestime në Podgoricë dhe rikthim vizash për qytetarët turq

    Qeveria malazeze forcon kontrollet ndaj shtetasve turq pas përleshjeve dhe arrestimeve
    Qeveria e Malit të Zi njoftoi të hënën pezullimin përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit e Turqisë, një masë që hyri në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe u justifikua si nevojë për të rishikuar mekanizmat e kontrollit të lëvizjes dhe qëndrimit të të huajve në vend.
    Vendimi përfshin procedurë të përshpejtuar për dhënien e vizave, me qëllim që të minimizohen efektet negative për qytetarët turq që tashmë kishin udhëtuar ose planifikonin të vinin në Mal të Zi.
    Ky veprim i qeverisë erdhi pas një operacioni policor në Podgoricë, ku u ndaluan rreth 50 shtetas të Turqisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa u arrestuan dy persona, një turk dhe një azerbajxhanas, të dyshuar për përfshirje në një sulm me thikë ndaj një 25-vjeçari nga Podgorica, në lagjen Zabjelo, gjatë natës midis së shtunës dhe së dielës. Autoritetet njoftuan se incidentet e fundit dhe çështjet e ligjshmërisë së qëndrimit të disa shtetasve të huaj e bënë të domosdoshëm rishikimin e politikës së vizave dhe forcimin e kontrolleve.
    Pas arrestimeve, situata në terren u tensionua. Një grup qytetarësh u mblodh përpara ndërtesave ku qëndronin shtetasit turq, duke brohoritur parulla me përmbajtje urrejtjeje dhe thirrje për dhunë, si “Vrite turkun”. U dëmtuan disa automjete dhe një objekt në pronësi të qytetarëve turq, ndërsa policia ngriti perimetra sigurie dhe vendosi dhjetëra makina para Ambasadës turke në Podgoricë. Prokuroria e Lartë e Shtetit nisi hetimet për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe racore, ndërkohë që dy të dyshuarit për përleshjen fillestare u akuzuan për veprën penale të sjelljes së dhunshme.
    Qeveria malazeze theksoi se po kujdeset për interesat e rreth 13 mijë qytetarëve turq që ndodhen aktualisht në vend dhe se masa e pezullimit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe me Ankaranë. Podgorica premtoi se do të ndërmarrë hapa për të siguruar qëndrimin e ligjshëm dhe të qetë të tyre dhe se ky vendim është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave me Bashkimin Evropian.
    Reagimet institucionale ishin të menjëhershme. Presidenti Jakov Millatoviq dënoi sulmin dhe u bëri thirrje qytetarëve për qetësi, duke paralajmëruar kundër stigmatizimit kolektiv. Ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq hodhi poshtë pretendimet se në Mal të Zi qëndrojnë mbi 100 mijë shtetas turq, duke sqaruar se numri real është 13.000, prej të cilëve 80 kanë qëndrim të përhershëm. Edhe partitë politike, përfshirë Partinë e Boshnjakëve, dënuan gjuhën e urrejtjes dhe kërkuan ndëshkimin e autorëve, pavarësisht origjinës së tyre etnike.
    Nga Ankaraja, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë reagoi duke shprehur shqetësim dhe duke njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet malazeze për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së shtetasve turq në Mal të Zi. Autoritetet turke theksuan se ngjarjet po monitorohen nga afër dhe se bashkëpunimi diplomatik me Podgoricën do të vijojë për të zgjidhur çdo situatë që mund të kërcënojë qytetarët turq.
    Ngjarjet ndodhën në një moment kur në Mal të Zi është rritur ndjeshëm prania e grupeve të huaja kriminale, veçanërisht turke, ruse dhe gjeorgjiane, të përfshira në trafik droge, pastrim parash dhe trafikim të qenieve njerëzore, sipas raportit të fundit të Qeverisë për Krimin e Organizuar. Sipas të dhënave zyrtare, në Mal të Zi janë të regjistruara 11 grupe të krimit të organizuar me rrezik të lartë, ndërsa gjatë muajve të fundit janë shtuar përplasjet midis klaneve që kontrollojnë kontrabandën ndërkombëtare të drogës.
    Pezullimi i regjimit pa viza, në këtë kontekst, shihet si masë e fortë për të rikthyer kontrollin mbi flukset e migracionit dhe për të penguar infiltrimin e strukturave të paligjshme në territorin malazez. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se reagimet emocionale dhe masat e nxituara mund të rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet etnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet tradicionale me Turqinë, një vend që ka luajtur rol të rëndësishëm ekonomik dhe diplomatik në rajon.
    Reagimi më i ashpër erdhi nga gazetari i njohur turk Ibrahim Haskoglu, i cili në rrjetin social X iu drejtua kryeministrit malazez Milojko Spajiç me akuza të rënda. Ai tha se “nuk mund ta bësh të gjithë Turqinë të paguajë për këtë” dhe e akuzoi Spajiçin se ka pranuar në vendin e tij persona të përfshirë në pastrim parash dhe mashtrime nga Turqia, pa organizuar kurrë ekstradimin e tyre. Sipas Haskoglut, “njerëz të tillë kanë filluar të marrin kontrollin e vendit tënd dhe ti i ke kanalizuar të ardhurat e parave të tyre të pista në ekonominë tënde. E ke shkaktuar vetë këtë situatë dhe tani po përpiqesh ta mbulosh duke ndëshkuar të gjithë qytetarët turq për të qetësuar zemërimin e brendshëm”.

  • Turizmi bën kthesë në vjeshtë, të huajt u rritën me 9.9 për qind në shtator

    Turizmi bën kthesë në vjeshtë, të huajt u rritën me 9.9 për qind në shtator

    Pavarësisht një vere të zbehtë, vjeshta ashtu sikurse edhe pritej ka shënuar një pikë kthese për turizmin me një rritje më të dukshme të të huajve përgjatë shtatorit.Të dhënat zyrtare të lëvizjes së shtetasve publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë për 1.28 milionë vizitorë të huaj në muajin shtator ndërsa hyrjet e 9-mujorit shënojnë 10.22 milionë për këtë grup.“Gjatë muajit Shtator 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.965.601 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 9,5%, krahasuar me Shtator 2024. 2.127.386 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në Shtator 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 705.917, duke pësuar një rritje me 8,9%, krahasuar me Shtator 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.259.684. Ky numër është rritur me 9,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024” raportoi INSTAT.Sipas INSTAT në muajin Shtator 2025, 772.655 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10,7%, krahasuar me Shtator 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2025, janë 1.354.731. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 10,2%.Turizmi këtë vit mes lëkundjeveKy vit edhe pse në fillim të tij kishte pritshmëri të larta për ecurinë, të shprehura nga qeveria dhe turoperatorët, u zbeh pas shifrave konkrete që regjistruan muajt e parë të vitit.Rritja ishte më e ngadaltë se muajt e vitit të shkuar kurse vera tregoi lëkundje edhe më të fortë. Sipas turoperatorëve vera ishte më e dobët se një vit më parë dhe shkaqet ishin të shumta. Së pari çmimet sërish treguan një tendencë rritëse në disa rajone duke larguar pushuesit që e kërkojnë Shqipërinë për anën e saj ekonomike.Kjo u duk qartë në rënien e italianëve por edhe një numër më të ulët të shqiptareve e të Kosovës. Këta të fundit pas liberalizimit të vizave  vitin e shkuar kanë preferuar të testojnë tregje të reja ku Greqia ka qenë një prej atyre më tipike por nuk kanë munguar edhe udhëtimet drejt vendeve të tjera të BE-së në disa raste me transit nga Shqipëria.Një tjetër problem ishte infrastruktura e dobët dhe mungesa e ujit në zonat bregdetare që detyroi shoqatat e biznesit por edhe turoperatorët të ngrenë disa herë zërin duke vënë në dukje se kjo do të dëmtojë imazhin e përgjithshëm të vendit.Pritshmëria e përgjithshme është që vjeshta të rikuperojë shifrat e munguara të verës dhe në total viti 2025 të shënojë një rritje të ngjashme me vitin e kaluar por sipas turoperatorëve ky duhet të jetë një vit reflektimi për të marrë masa në mënyrë që Shqipëria të mos humbë vëmendjen e saj turistike.Kjo kërkon jo vetëm një qasje më aktive të qeverisë por edhe ndërgjegjësim për biznesin për të qenë më i qëndrueshëm në çmime që e justifikojnë shërbimin.Kjo e fundit lidhet më shumë me disa rajone të veçanta që u bënë virale në internet këtë vit për çmimet “kripura” dhe që krijojnë idenë e gabuar për bregdetin në tërësi. Qeveria nisi këtë vit një aksion për shezlonet duke tentuat të lejojë më shumë hapësira publike teksa Kryeministri Rama ka deklaruar se verën e ardhshme plazhet publike do të jenë dominues ndërsa bashkitë do të marrin më shumë kompetenca për menaxhimin. Burimi: InstatBurimi: InstatBurimi: InstatKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mashtim me faturat e energjisë në Durrës, shpallen në kërkim dy persona

    Mashtim me faturat e energjisë në Durrës, shpallen në kërkim dy persona

    Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi kanë përvetësuar para nga pagesat e energjisë elektrike të shtetasve të tjerë.

    Në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale Xh.Z., 34 vjeç dhe Xh.z., 33 vjeçe, banues në Durrës.
    Sipas uniformave blu, paratë nuk janë arkëtuar në llogarinë e subjektit privat ku janë të punësuar.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasit Xh. Z., 34 vjeç dhe Xh. Z., 33 vjeçe, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kanë përvetësuar paratë e pagesës së energjisë elektrike të shtetasve të ndryshëm, duke mos arkëtuar lekët në llogari të subjektit privat ku janë të punësuar. Punohet për kapjen e 2 shtetasve”, thuhet në njotimin e policisë.

    Top Channel