Tag: shtetasit

  • VIDEO- Dhunuan dhe morën peng 27 vjeçarin për 5 mijë euro/ Pranga 2 të rinjve, shpallen në kërkim 3 të tjerë

    VIDEO- Dhunuan dhe morën peng 27 vjeçarin për 5 mijë euro/ Pranga 2 të rinjve, shpallen në kërkim 3 të tjerë

    Rrëmbyen dhe dhunuan një 27-vjeçar për të përfituar 5 mijë euro, arrestohen dy të rinjtë! Shpallen në kërkim tre të tjerë 
    Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume prej 5000 eurosh. 
    Njoftimi i policisë 
    DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”. 
    I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët. 
    Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. 
    Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet. 
    Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. 
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. 
    Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash. 
    Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
    Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit). 
    Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme. 
     
  • I ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për  prodhim dhe shitje droge, kapet 36-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë

    I ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për prodhim dhe shitje droge, kapet 36-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë

    Një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve është kapur këtë të hënë në Tiranë.

    Ndaj shtetasit me iniciale V. B., 36 vjeç, Prokuroria pranë Gjykatës së Vlorës i ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. 36-vjeçari iu dorëzua DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. F., 19 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin L. Sh.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
    •arrestuan shtetasin S. B., 27 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
    •referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T. dhe B. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. M., 34 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
    •referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. H., pasi në lokalin që menaxhon dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke gjeneruar muzikë me volum të lartë;
    •referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasit I. D. dhe F. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasin J. M. Punohet për shoqërimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin në kërkim A. G., 34 vjeç, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-vjehrrin e tij dhe familjarët e tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin R. V., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 36 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi R. V. ka vjedhur një motomjet elektrik të shtetasit J. J. dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. H. Motomjeti elektrik u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit E. H.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Rr., 37 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin e Policisë, me drejtues punonjësin e Policisë O. K. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
    •L. M., 41 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet të parkuar;
    •Q. H., 24 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

    Më datë 09.11.2025, shtetasi Ç. S. kallëzoi se është goditur me grusht nga një shtetas ende i paidentifikuar, i cili më pas i ka marrë një shumë të vogël parash.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Me datë 10.11.2025, rreth orës 00:10, në fshatin Vishnje, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të shtetasit A. A, të parkuara ngjitur me njëra-tjetrën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Grabitën lokalin në Kashar, arrestohen 6 pjesëtarët e grupit

    Grabitën lokalin në Kashar, arrestohen 6 pjesëtarët e grupit

    Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen si bashkëpunëtorë të një grabitje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në zonën e Kasharit në Tiranë.

    Bëhet fjalë për shtetasit,Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksandër Ndrepepaj, Leonard Mici dhe Safet Kyçyku, të cilët sipas policisë nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e lokalit, u gjetën dhe u sekuestruan, si prova materiale, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
    gijotina.com/

  • Vila dy katëshe e kthyer në “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet 22-vjeçari dhe dy punonjës të OSHEE

    Vila dy katëshe e kthyer në “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet 22-vjeçari dhe dy punonjës të OSHEE

    Një vilë dykatëshe në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, është zbuluar nga policia.
    Gjatë operacionit të koduar “Neonët 2”, blutë e Shkodrës vunë në pranga shtetasin Daniel Buraj. Po ashtu është shpallur në kërkim babai i të arrestuarit, shtetasi Sokol Buraj, si i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa është proceduar edhe nëna e tij.
    Policia ka ndaluar edhe shtetasit Ersid  Çulaj dhe Ferndinand Dedaj. Të gjithë personat e ndaluar rezultojnë të jenë punonjës të OSHEE-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Policia po ashtu sekuestroi 287 bimë dhe fidanë kanabisi, 515 gramë kanabis të tharë, municion luftarak dhe pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve.

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
    Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Në kuadër të këtij operacioni:
    -u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.
    Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.
    Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast:
    -u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
    Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

  • Vila dy katëshe e kthyer në “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohen dy punonjës të OSHEE

    Vila dy katëshe e kthyer në “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohen dy punonjës të OSHEE

  • VIDEO – Zbulohet “shtëpi bari” në Bajzë të Malësisë së Madhe, arrestohen 3, procedohen 3 persona të tjerë

    VIDEO – Zbulohet “shtëpi bari” në Bajzë të Malësisë së Madhe, arrestohen 3, procedohen 3 persona të tjerë

    Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

    Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Në kuadër të këtij operacioni:-u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.
    Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.
    Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast:-u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
    Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin – Akuzat

    Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin – Akuzat

    Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrestimin e shtetasit D.M., me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë, i dyshuar për tre vepra penale të rënda.
    Sipas njoftimit zyrtar, D.M. akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 143, 186 dhe 287 të Kodit Penal.
    Nga hetimet është konstatuar se avokati ka përvetësuar 19.2 milionë lekë nga shtetasit S.S. dhe B.E., duke përdorur mashtrimin dhe shpërdoruar besimin e tyre.
    Gjithashtu, pas analizës së lëvizjeve në llogarinë bankare të të hetuarit, u konstatua se një pjesë e konsiderueshme e shumës (2.000.000 lekë) është transferuar në llogarinë e shtetasit E.A., me përshkrimin “këst për blerje apartamenti”, duke ngritur dyshime të arsyeshme për pastrim parash.
    Prokuroria kërkoi masën “arrest në burg”, por Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e cila u ekzekutua sot.

  • Pergjimet/ Deputeti i Bashës i qante hallet e tokave/ Balluku – drejtorit të saj: Prite me dashuri se është…

    Pergjimet/ Deputeti i Bashës i qante hallet e tokave/ Balluku – drejtorit të saj: Prite me dashuri se është…

    Pergjimet/ Deputeti i Bashës i qante hallet e tokave/ Balluku – drejtorit të saj: Prite me dashuri se është…
    Në dosjen voluminoze të SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, dalin në dritë jo vetëm komunikimet e saj me vartësit në qeveri, por edhe me deputetë të afërt me Lulzim Bashën.
    Në një prej bisedave të përgjuara, Balluku përmend deputetin e Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, i cili është pjesë e grupit të Lulzim Bashës, duke i kërkuar ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që ta presë “me dashuri dhe respekt” pasi “është djalë qytetar”.
    Nga përmbajtja e mesazheve të përfshira në dosjen e SPAK, duket se deputeti demokrat i është drejtuar Ballukut për të sqaruar “dy çështje tokash në Vlorë”, ndërsa komunikimi është zhvilluar përmes aplikacionit “Signal”, në janar dhe shkurt të vitit 2022.
    Në vijim të bisedës, Berberi i përgjigjet ministres: “Patjetër. E kemi patriot.”, ndërsa Balluku i kthehet: “Por ne nuk kemi çfarë bëjmë, të marrë lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”
    Pjesë nga dosja më poshtë tregojnë mënyrën se si u organizua takimi dhe komunikimi mes zv.kryeministres, vartësit të saj dhe deputetit demokrat:
    Nga akti i ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model BBF10-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu, si më poshtë:
    • Më datë 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
    “Do të të marr për një takim Arber Agalliu, dep i PD që ka një dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar.”Në orën 18:51, Evis Berberi i përgjigjet:
    “Patjetër. E kemi patriot.”Në orën 18:52, Belinda Balluku:
    “Por ne nuk kemi ça bëjmë, te marrim lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”Në orën 18:52, Evis Berberi:
    “Ok. Ne japim mendim pasi ka marrë leje.”• Më datë 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
    “Evisi si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj se je mirë. Belinda më dha nr. tënd. Kur të kesh mundësi doja të flisnim pak. Faleminderit.”Në orën 19:20, Evis Berberi:
    “Mirë, faleminderit. Kur të jemi në mbledhje më njofto.”Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.
    • Më datë 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
    “Mirëmëngjes! Unë për pak jam aty. Jam në trafik poshtë digës.”Në orën 08:35, Evis Berberi:
    “Pa prob.”• Më datë 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin:
    “Sa përcolla Agalliun.”

  • Deputeti i Bashës i qante hallet e tokave/ Balluku – drejtorit të saj: Prite me dashuri se është…

    Deputeti i Bashës i qante hallet e tokave/ Balluku – drejtorit të saj: Prite me dashuri se është…

    Në dosjen voluminoze të SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, dalin në dritë jo vetëm komunikimet e saj me vartësit në qeveri, por edhe me deputetë të afërt me Lulzim Bashën.

    Në një prej bisedave të përgjuara, Balluku përmend deputetin e Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, i cili është pjesë e grupit të Lulzim Bashës, duke i kërkuar ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që ta presë “me dashuri dhe respekt” pasi “është djalë qytetar”.

    Nga përmbajtja e mesazheve të përfshira në dosjen e SPAK, duket se deputeti demokrat i është drejtuar Ballukut për të sqaruar “dy çështje tokash në Vlorë”, ndërsa komunikimi është zhvilluar përmes aplikacionit “Signal”, në janar dhe shkurt të vitit 2022.

    Në vijim të bisedës, Berberi i përgjigjet ministres: “Patjetër. E kemi patriot.”, ndërsa Balluku i kthehet: “Por ne nuk kemi çfarë bëjmë, të marrë lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”

    Pjesë nga dosja më poshtë tregojnë mënyrën se si u organizua takimi dhe komunikimi mes zv.kryeministres, vartësit të saj dhe deputetit demokrat:

    Nga akti i ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model BBF10-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu, si më poshtë:

    • Më datë 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

    “Do të të marr për një takim Arber Agalliu, dep i PD që ka një dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar.”

    Në orën 18:51, Evis Berberi i përgjigjet:

    “Patjetër. E kemi patriot.”

    Në orën 18:52, Belinda Balluku:

    “Por ne nuk kemi ça bëjmë, te marrim lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”

    Në orën 18:52, Evis Berberi:

    “Ok. Ne japim mendim pasi ka marrë leje.”

    • Më datë 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

    “Evisi si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj se je mirë. Belinda më dha nr. tënd. Kur të kesh mundësi doja të flisnim pak. Faleminderit.”

    Në orën 19:20, Evis Berberi:

    “Mirë, faleminderit. Kur të jemi në mbledhje më njofto.”

    Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.

    • Më datë 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

    “Mirëmëngjes! Unë për pak jam aty. Jam në trafik poshtë digës.”

    Në orën 08:35, Evis Berberi:

    “Pa prob.”

    • Më datë 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin:

    “Sa përcolla Agalliun.”

  • 5 inspektorë të IMT arrestohen, lejuan pa leje tre vila në Sauk

    5 inspektorë të IMT arrestohen, lejuan pa leje tre vila në Sauk

    Pesë inspektorë të IMT-së janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’.
    Sipas uniformave blu, inspektorët lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, ndërsa mësohet se një tjetër është në hetim.

    Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).

    Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.

    Për këto raste:
    -u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale.
    Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;-u ndaluan shtetasit B. Xh., 35 vjeçe dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.
    Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
    Ky është një njoftim për operacionin “Wrong Project”, i cili çoi në arrestimin dhe shpalljen në kërkim të disa personave të përfshirë në ndërtime të paligjshme në zonën e Saukut, Tiranë. Inspektorë të IMT-së janë arrestuar për shpërdorim detyre duke lejuar ndërtimin pa leje të tri vilave, ndërsa janë zbuluar dhe të tjera raste të veprave penale si ndërtimi i paligjshëm dhe veprime të tjera korruptive. Operacioni synon vënien e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve të ngarkuar, duke përfshirë personat në kërkim dhe ata të proceduar në gjendje të lirë. Punimet janë në vazhdim për kapjen e të gjithë personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësinë penale të më shumë personave. Materialet janë paraqitur në Prokurori për veprime të mëtejshme legale.