Tag: shtetasit

  • Mashtronin shtetasit e huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohet menaxheri i Call Center-it dhe dy punonjës në Selitë

    Mashtronin shtetasit e huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohet menaxheri i Call Center-it dhe dy punonjës në Selitë

    Në zonën e Selitës, Tiranë, është zbuluar një ambient i përshtatur si call center.

    Për pasojë është arrestuar menaxheri, dy punonjës, si dhe janë proceduar dy të tjerë, pasi mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
    Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme.
    Në vijim të veprimeve procedurale:-u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç;-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës;-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • “Wrong call”/ Arrestohen tre persona, mashtronin shtetasit e huaj të investonin në bursa fiktive, shpallen në kërkim…

    “Wrong call”/ Arrestohen tre persona, mashtronin shtetasit e huaj të investonin në bursa fiktive, shpallen në kërkim…

    Një ambient i përshtatur si call center ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave për të investuar në bursa fiktive është zbuluar në Selitë.
    Njoftimi i policisë:
    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong call”.
    Zbulohet në Selitë, 1 ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive.
    Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në këtë ambient, u kapën në flagrancë 5 shtetas që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme. Vihen në pranga 3 prej tyre (menaxheri dhe 2 punonjës), procedohen penalisht 2 punonjëse.
    Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.
    Specialistët e Seksionit për Krimet Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong call”.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
    Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme.
    Në vijim të veprimeve procedurale:
    -u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç;-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës;-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosi me thikë 30-vjeçari, arrestohet pas dy ditësh autori në Vlorë

    Plagosi me thikë 30-vjeçari, arrestohet pas dy ditësh autori në Vlorë

    Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të një 30-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen ’24 Maji’.

    Po ashtu është vënë në pranga dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt, të cilit iu sekuestrua një mjet prerës, thikë.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10.11.2025, shtetasi E. L. është konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me shtetasit A. L. dhe B. S., gjatë të cilit ka goditur me thikë, në pjesën e kraharorit dhe të qafës, shtetasin B. S., 30 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e dy shtetasve të arrestuar.
    Në banesën e shtetasit E. L. u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.
    Ndërsa në automjetin e shtetasit A. L., me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin B. S, drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Plagosën me thikë në qafë dhe kraharor Bledar Skënderajn, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

    Plagosën me thikë në qafë dhe kraharor Bledar Skënderajn, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

    Foto ilustruese

    VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona në lidhje me një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë ku mbeti i plagosur 30 vjeçari Bledar Skënderaj.
    Pas një pune hetimore është bërë i mundur arrestimi i autorit Endri Latifaj, 32 vjeç dhe personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje Andreino Lena.
    Ngjarja e rëndë u regjistruar 2 ditë më parë në lagjen “24 maji”, ku disa persona u përfshinë në një sherr pas një konflikti për motive të dobëta, ku u përdorën dhe armët e ftohta.
    I plagosuri Bledar Skënderaj ka marrë plagë në pjesën e kraharorit dhe të qafës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Endri Latifaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.
    Ndërsa në automjetin e shtetasit Andreino Lena me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin Bledar Skënderaj drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Plagosi me thikë një 30-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga autori.
    Në pranga edhe një shtetas tjetër i përfshirë në konflikt, gjatë kontrollit të të cilit u sekuestrua një mjet prerës thikë.
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “24 Maji”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
    Si rezultat, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
    E. L., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    A. L., 23 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzim i krimit”.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10.11.2025, shtetasi E. L. është konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me shtetasit A. L. dhe B. S., gjatë të cilit ka goditur me thikë, në pjesën e kraharorit dhe të qafës, shtetasin B. S., 30 vjeç. Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e dy shtetasve të arrestuar.
    Në banesën e shtetasit E. L. u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një mjet prerës (thikë), i dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.
    Ndërsa në automjetin e shtetasit A. L., me të cilin ky i fundit ka transportuar shtetasin B. S, drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Nisi si histori rozë dhe përfundoi me pengmarrje, si ra në kurth biznesmeni në Tiranë nga vajza që ngacmonte. Shkoi për takim intim, por…

    Nisi si histori rozë dhe përfundoi me pengmarrje, si ra në kurth biznesmeni në Tiranë nga vajza që ngacmonte. Shkoi për takim intim, por…

    Ajo që nisi si një histori rozë, përfundoi në pengmarrjen e një biznesmeni në Tiranë.

    Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Celoaliaj, mësoi se biznesmeni e ngacmonte atë.
    Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, Monika Marku, ai e ka futur në kurth biznesmenin dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë.
    Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng.
    Lusjan Kimza në bashkëpunim me miqtë e tij, Asmireld Nimani dhe Klajdi Ninami, e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro, të cilat ua ka dhënë.
    Pasi është lënë i lirë, biznesmeni është paraqitur në spital për të marrë ndihmë, nga ku janë vënë në dijeni autoritetet policore për ngjarjen.
    Policia ka vënë në pranga Lusjan Kimza, Asmireld Nimani dhe Agustin Kimza (babai i Lusjanit, pasi i është gjetur një armë në banesë), ndërkohë janë shpallur në kërkim personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.
    Njoftimi i plotë i policisë në lidhje me ngjarjen:
    DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”.
    I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët.
    Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.
    Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
    Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.
    Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).
    Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
     
    Top Channel

  • Morën peng 27-vjeçarin, i grabitën 5 mijë euro dhe e dhunuan, arrestohen 2 persona në Tiranë, 3 në kërkim

    Morën peng 27-vjeçarin, i grabitën 5 mijë euro dhe e dhunuan, arrestohen 2 persona në Tiranë, 3 në kërkim

    Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
    Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.

    Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).
    Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • Morën peng të riun dhe e dhunuan për 5 mijë euro, identifikohen 5 autorët, arrestohen 2 prej tyre

    Morën peng të riun dhe e dhunuan për 5 mijë euro, identifikohen 5 autorët, arrestohen 2 prej tyre

    Një 27-vjeçar është marrë peng për disa orë në Tiranë dhe është dhunuar fizikisht.

    Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kryeqytet, ku të riut i është kërkuar shuma prej 5 mijë eurosh.
    Policia njofton sot se janë identifikuar pesë autorët.  Në pranga ranë L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
    Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.
    Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).
    Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

    “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

    SPAK ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për të dëshmuar lidhur me çështjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevard. Mësohet se ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, PD dhe në banesën e Berishës.
    Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet nga SPAK për 21 janarin dhe rolin e tij në këtë çështje që tashmë është në hetim nga Prokuroria e Posaçme. Pak ditë më parë, në SPAK u thirr ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.
    “Për nevoja të hetimit, me urdhërin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Ramë dhe Shiqere, i datëlindjes 15.10.1944, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur në Tiranë dhe banues në Rruga “Mustafa Matohiti” ndërtesa nr. 36, Hyrja nr. 1, Njësia Bashkiake nr. 2 Tiranë, me numër personal E40701031R, për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për rrethanat e hetimit që kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 Janar 2011. Urdhër thirrja është dërguar në adresën e banimit të shtetasit Sali Berisha, me shkresën nr.38725.prot, datë 03.11.2025 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Praktika e thirrjes së shtetasit Sali Berisha, është dërguar nga Posta Shqiptare në adresën e sipër cituar, me zarfin me bar kod “RR79743625AA”, datë 03.11.2025″, thuhet në fletëthirrjen e SPAK.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dosja e ’21 Janarit’! SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës, kreu i PD paraqitet të premten

    Dosja e ’21 Janarit’! SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës, kreu i PD paraqitet të premten

    Sali Berisha

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar fletëthirrje kreut të PD-së Sali Berisha për tu pyetur për 21 janarin. Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës. 
    “Për nevoja të hetimit, me urdhërin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Ramë dhe Shiqere, i datëlindjes 15.10.1944, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur në Tiranë dhe banues në Rruga “Mustafa Matohiti” Ndërtesa nr. 36, Hyrja nr. 1, Njësia Bashkiake nr. 2 Tiranë, me numër personal E40701031R, për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për rrethanat e hetimit që kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 Janar 2011. Urdhër thirrja është dërguar në adresën e banimit të shtetasit Sali Berisha, me shkresën nr.38725.prot, datë 03.11.2025 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Praktika e thirrjes së shtetasit Sali Berisha, është dërguar nga Posta Shqiptare në adresën e sipër cituar, me zarfin me bar kod “RR79743625AA”, datë 03.11.2025″, thuhet ne fletethirrjen e SPAK.
    Kujtojmë se 10 ditë më parë u paraqit në SPAK në lidhje me hetimin, ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, Lulzim Basha. Basha u shpreh për mediat se ruan sekretin hetimor, ndërsa kishte deklaruar gjithçka që ai dinte rreth ’21 janarit’. Asakohe Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.

    HETIMI 
    SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
    Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK, i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit. Në mesin e personave që akuzohen nga familja si përgjegjës për vrasjen e Aleks Nikës, janë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha. 
    Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendim e saj në nëntor 2023 i kërkoi Shqipërisë që “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”. GjEDNj gjeti po ashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

    Çfarë ndodhi më 21 janar?
    Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

  • Pesë persona marrin peng për 5 mijë euro të riun në Tiranë, dy të arrestuar, 3 të tjerë në kërkim

    Pesë persona marrin peng për 5 mijë euro të riun në Tiranë, dy të arrestuar, 3 të tjerë në kërkim

    Momenti i arrestimit

    TIRANË- Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume prej 5000 eurosh. Në pranga kanë rënë Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Nga hetimet rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë mbajtur peng për disa orë në një apartament dhe e kanë dhunuar fizikisht. pSsi  derisa ai u ka dhënë shumën prej 5000 eurosh. Pasi 27-vjeçari u ka dhënë shumën prej 5000 eurosh, ata më pas kanë kanosur përsëri për t’u dhënë edhe një shumë tjetër. Në pranga ka rënë edhe babai njërit prej të arrestuarve, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua së bashku me paratë, 6 celularë dhe 1 automjet.
    Njoftimi:
    DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”.
    I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët.
    Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.