Tag: shtetasit

  • Shkrumbohet plotësisht gjatë natës lokali në Tiranë, çfarë dyshon policia

    Shkrumbohet plotësisht gjatë natës lokali në Tiranë, çfarë dyshon policia

    Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

    Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 -arrestuan shtetasin P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 29 vjeç, L. Xh., 26 vjeç dhe A. Xh., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
    -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:-arrestuan shtetasin E. I, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit në motomjetin të cilin e drejtonte pa targa dhe pa dokumentacion përkatës, iu gjet një armë e ftohtë;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. N., 41 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.
    -Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:-L. M., 42 vjeç dhe S. Gj., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;-J. B., 19 vjeç dhe M. D., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa lejen përkatëse.
    -Informacion paraprak: Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • U konfliktuan pasi përplasën makinat/Arrestohen 4 persona në Durrës, një në kërkim

    U konfliktuan pasi përplasën makinat/Arrestohen 4 persona në Durrës, një në kërkim

    Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, për shkak se u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, pas përplasjes së 2 automjeteve.Mësohet se është proceduar penalisht edhe administratori i lokalit në afërsi të të cilit ndodhi konflikti, sepse hoqi DVR-në e kamerave të sigurisë së lokalit.
    “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit:A. K., 42 vjeç, E. K., 36 vjeç dhe R. K., 32 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;
    A. H., 22 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Deklarimi i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”;
    -shpallën në kërkim shtetasin B. H., 63 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”;
    -referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 35 vjeç, banues në Durrës, administratori i një lokalit përpara të cilit ka ndodhur konflikti, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
    Dje, rreth orës 18:50, automjeti me drejtues shtetasin B. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Pas përplasjes, janë përfshirë në konflikt fizik, shtetasi A. K. dhe 2 vëllezërit e tij me shtetasit B. H. dhe A. H.
    Shtetasi A. H., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, nuk ka treguar për rrethanat e konfliktit dhe për shtetasit e përfshirë, ndërsa shtetasi A. Zh. ka hequr dhe ka fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë së lokalit, me qëllim që të pengonte veprimet hetimore të Policisë.
    Vijon puna për kapjen e shtetasit B. H. dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Dhunuan 39-vjeçarin në grup, përfundojnë në pranga dy persona, procedohet një 22-vjeçar

    Dhunuan 39-vjeçarin në grup, përfundojnë në pranga dy persona, procedohet një 22-vjeçar

    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pas dhunimit të një 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç, dhe Xh. M., 32 vjeç, ndërsa nisi procedimi penal ndaj shtetasit S. M., 22 vjeç.

    Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku të arrestuarit sulmuan fizikisht 39-vjeçarin. Gjithashtu, një 29-vjeçar, i cili ndërhyri për të ndaluar dhunën, mbeti i lënduar lehtë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet në Shkodër 32- vjeçari nga Kosova, u kap duke vjedh bizhuteri në një banesë, shtrohet në psikiatri një…

    Arrestohet në Shkodër 32- vjeçari nga Kosova, u kap duke vjedh bizhuteri në një banesë, shtrohet në psikiatri një…

    Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin kosovar B. A., 32 vjeç, pasi më datë 28.03.2025 u kap në flagrancë duke vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit B. D., 37 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i përkiste shtetasit B. A;
    Po nga këta Specialistë u ndalua shtetasi E. M., 34 vjeç,banues në Shkodër, pasi më datë 24.03.2025, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta komshiun e tij. 34-vjeçari, u shtrua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, për mjekim, pas ka shfaqur probleme të shëndetit mendor;
    U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me date 27.03.2025, ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.
    -Më datë 28.03.2025, shtetasi Rr. Rr., 59 vjeç, ka kallzuar se ka konstatuar të hapur derën e banesës së shtetasit L. L., 78 vjeç, me banim të përkohshëm në Itali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.