Tag: shtetase

  • Shqetësonin dhe kërcënonin disa vajza në telefon, procedohen penalisht 3 persona në Tiranë

    Shqetësonin dhe kërcënonin disa vajza në telefon, procedohen penalisht 3 persona në Tiranë

    Ditën e sotme në Tiranë janë proceduar penalisht 3 persona pasi shqetësuan dhe kërcënonin vajza nëpërmjet telefonit.
    Uniformat blu kanë bërë me dije se 3 shtetas janë nën procedim penal pasi shqetësuan dhe kanosën nëpërmjet celularit disa vajza.

    Konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi K.T., 30 vjeç pasi kanosi një 28-vjeçare, shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare dhe shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur një 36-vjeçare.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 28-vjeçare.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
    -ndaluan shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celularit ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
    -E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 36-vjeçare..
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Berat/ Aksidentoi për vdekje një shtetase dhe u largua, pranga 22 vjeçarit

    Berat/ Aksidentoi për vdekje një shtetase dhe u largua, pranga 22 vjeçarit

    Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase, te rrethrrotullimi i Çiflikut në Berat dhe u largua, identifikohet dhe kapet 22-vjeçari.
    Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së aksidentit të mbrëmshëm, në afërsi të rrethrrotullimit të Çiflikut, ku humbi jetën shtetasja Th. M., 57 vjeçe, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. O., 22 vjeç, banues në fshatin Roshnik.
    ‘Ai dyshohet se ka përplasur me pasojë vdekjen, 57-vjeçaren, me automjet tip “Seat” që u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

  • Zbulohet rrjeti i prostitucionit, arrestohen shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve!

    Zbulohet rrjeti i prostitucionit, arrestohen shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve!

    Një tjetër veprimtari e shfrytëzimit të prostitucionit është goditur pas një operacioni të zhvilluar në Durrës.
    Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy shtetase kineze. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve, pasi sipas policisë i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata.
    Shtatë shtetas të tjerë, dy kinezë dhe 5 shqiptarë janë proceduar penalisht.
    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.
    Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se dy shtetaset kineze të arrestuara kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente në lagjen nr. 13, të cilat i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Operacion kundër prostitucionit në Durrës, kapen dy shtetase kineze

    Operacion kundër prostitucionit në Durrës, kapen dy shtetase kineze

    Policia e Durrësit ka shkatërruar një tjetër rrjet prostitucioni në qytetin bregdetar, duke vënë në pranga dy shtetase kineze dhe proceduar 5 shqiptarë.
    Si rezultat i operacionit “Storm 5”, në lagjen nr. 13, Durrës, u arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe. Këto shtetase kishin marrë 2 banesa me qira ku ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.
    Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi kishte dhënë apartamentet me qira, pa kontrata, dhe i kishte përshtatur ato për shfrytëzim të prostitucionit.
    Më tej, në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 5 shtetas shqiptarë.
    Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.

  • Apartamentin me qira e kishin kthyer në “fole” prostitucioni, arrestohen në Elbasan dy shtetase nga Kazakistani

    Apartamentin me qira e kishin kthyer në “fole” prostitucioni, arrestohen në Elbasan dy shtetase nga Kazakistani

    Dy shtetase nga Kazakistani ka rënë në prangat e policisë së Kazakistanit, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira. Policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, 3 celularë dhe dokumentet e 2 shtetaseve të arrestuara.
    “Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetaset nga Kazakistani, A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e huaja ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira nga 42-vjeçarja”, njofton policia.
    Rreth 1 javë më parë, Policia e Elbasanit zbuloi dy apartamente të tjera të marra me qira, nga shtetase të huaja, për të ushtruar prostitucion.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

  • Prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

    Prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

    Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetase nga Kazakistani, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në lagjen “5 Maji”.
    Po ashtu është proceduar penalisht pronarja e apartamentit.
    Uniformat blu kanë sekuestruar shuma parash në valuta të ndryshme, 3 celularë dhe dokumentet e 2 shtetaseve të arrestuara.
    “Rreth 1 javë më parë, Policia e Elbasanit zbuloi dy apartamente të tjera të marra me qira, nga shtetase të huaja, për të ushtruar prostitucion.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e një rasti të ushtrimit të prostitucionit, finalizuan operacionin “Booking”, gjatë të cilit u zbulua apartamenti në lagjen “5 Maji”, ku kryhej kjo veprimtari.
    Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetaset nga Kazakistani, A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e huaja ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira nga 42-vjeçarja”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • “Nuk kishim lekë për biletën e avionit”, arrestohen në Berat dy prostituta nga Vietnami

    “Nuk kishim lekë për biletën e avionit”, arrestohen në Berat dy prostituta nga Vietnami

    Me kërkesën e Prokurorisë së Beratit janë arrestuar dy shtetase vietnameze dhe pronari i një banese. Vietnazmet ishin të organizuara nga një person ende i paidentifikuar për të ushtruar prostitucion.
    Ato kanë deklaruar se kishin ardhur për turizëm  por me pas duke pasur nevojë për më shumë para për biletën e kthimit, vendosën të kryejnë këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
    “Tre persona, dy shtetase vietnameze dhe shtetasi shqiptar Xh.S. u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal dhe për veprat penale parashikuar nga neni 115 dhe 300 i K.Penal.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.370, të vitit 2025, rezultoi se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë disa shtetase të huaja të cilat janë organizuar nga një person në qytetin e Beratit ende i paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Beratit

  • U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë

    U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë

    Një shtetase holandeze ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht.
    23-vjeçarja të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, fatkeqësisht ka ndërruar jetë, për shkak të dëmtimeve të marra.
    Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe një 18-vjeçare, shtetase franceze si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes. 18-vjeçarja është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
    Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

    Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

    Policia ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja, për prostitucion.
    Uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasen spanjolle që organizonte këtë veprimtari kriminale në apartamentin që ajo kishte marrë me qira, për këtë qëllim.
    Janë proceduar penalisht 3 shtetase nga Venezuela që ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira.
    “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast:
    -u shpall në kërkim shtetasja A. A., 43 vjeçe, banuese në Spanjë. Kjo shtetase kishte marrë me qira një apartament në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, në të cilin dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion, shtetase të huaja;
    -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset venezuelase R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, banuese në Vlorë.
    Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së saj kriminale”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 venezuelase, në kërkim spanjollja

    Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 venezuelase, në kërkim spanjollja

    Një rast i shfrytëzimit për prostitucion të shtetaseve të huaja është goditur nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë.
    Policia bën me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetase spanjolle, A. A., 43 vjeçe, e cila dyshohet se organizonte të gjithë veprimtarinë kriminale. Ajo kishte marrë me qira një apartament në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, ku shfrytëzonte për prostitucion shtetase të tjera të huaja.
    Gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë tre shtetase venezuelase: R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira nga organizatorja spanjolle.
    Policia bën të ditur se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të këtij rrjeti të shfrytëzimit për prostitucion.