Tag: shtetase

  • Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk

    Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk

    Procedohet penalisht një 41-vjeçar turk n pikën kufitare të Qafë Thanës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S.A., kishte fshehur në rimorkio një shtetase të huaj.
    “Procedohet S. A., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të skanimit të kamionit që ky shtetas drejtonte, u gjet e fshehur në rimorkio, një shtetase e huaj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Goditet tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës, arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

    Goditet tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës, arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    DURRËS-Dy shtetase braziliane të moshës 24 dhe 21 vjeç  kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 të këtij qytetit dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Fillimisht gjatë ndërhyrjes së forcave policore, brazilianet kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Njoftimi i policisë:
    Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
    Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.
    Procedohet penalisht edhe një shtetas për prostitucion.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua faza e 10-të e operacionit policor të koduar “STORM”.
    Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Prostitucioni dhe përdorim droge, arrestohen dy shtetase braziliane në Durrës

    Prostitucioni dhe përdorim droge, arrestohen dy shtetase braziliane në Durrës

    Dy shtetase braziliane janë vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe përdorim të lëndëve narkotike.

    Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2, të cilin e përdornin për aktivitet të paligjshëm.

    Njoftimi i policisë:

    Operacioni i koduar “STORM” u finalizua pasi efektivët ndërhynë në apartament, ku ndodheshin B. B., 24 vjeçe, dhe H. D., 21 vjeçe. Dy të rejat refuzuan të hapnin derën, e cila më pas u hap me asistencën e shërbimit zjarrfikës.

    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi dy pasaportat e shtetaseve braziliane, para, telefona celularë, karta SIM, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis.

    Përveç arrestimit të tyre, është proceduar penalisht edhe shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

    Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do vijojë hetimet.

  • “Kufizimi”/ Arrestohen 2 vajza, morën peng 27-vjeçarin, e rrahën dhe tentuan t’i merrnin para, shpallet në kërkim…

    “Kufizimi”/ Arrestohen 2 vajza, morën peng 27-vjeçarin, e rrahën dhe tentuan t’i merrnin para, shpallet në kërkim…

    Monika Marku dhe Suate Çeloaliaj janë dy vajza të arrestuara në lidhje me një pengmarrje. Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.
    Njoftimi i policisë:
    Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.
    Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.
    Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
    Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
    Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.
    Punohet për kapjen e shtetasit K. N. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

  • Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

    Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

    Dy shtetase të huaja dhe një shqiptare kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për prostitucion.
    Në pranga kanë rënë Zabina Memetova, 37 vjeçe, dhe Nina Solovyeva, të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në ambiente të ndryshme të qytetit.
    Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar dhe shtetasen M.C, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se kishte rolin e organizatores dhe ndihmonte në gjetjen e klientëve dhe sigurimin e ambienteve ku zhvillohej ky aktivitet.

  • Zbulohet “shtëpia publike” në Durrës, arrestohen 2 shtetase kineze. Procedohen 3 klientët shqiptarë

    Zbulohet “shtëpia publike” në Durrës, arrestohen 2 shtetase kineze. Procedohen 3 klientët shqiptarë

    Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8”.
    Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze.
    Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.
    Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetases kineze J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës, një bllok shënimesh, etj.
    Këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për qëndrim, ndërsa në rrugën “Venecia”, në Iliria, Plazh, kishin marrë me qira një tjetër apartament, të cilin e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga shërbimet e DVP Durrës, për të njëjtat vepra penale, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Lule Bore”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Top Channel

  • Kërcënonte dhe shantazonte një shtetase për t’i marrë 50 mijë euro, TCH siguron foton e 44-vjeçares

    Kërcënonte dhe shantazonte një shtetase për t’i marrë 50 mijë euro, TCH siguron foton e 44-vjeçares

    Një 44-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase tjetër në rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e shumave të mëdha parash.

    Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi, ka siguruar foton e Zyhra Korrës.

    44-vjeçarja dyshohet se i ka marrë 5000 euro 39-vjeçares dhe i ka kërkuar edhe 50 mijë euro të tjera, duke e kërcënuar se do të publikonte të dhëna që lidhen me dokumente të saj greke.
    Sipas policisë, e arrestuara e kërcënonte shtetasen se do ta denonconte si person me dokumente të parregullta dhe se “do t’i digjeshin letrat”, nëse nuk i jepte shumën e kërkuar të parave.
    Pas denoncimit nga e dëmtuara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan një operacion, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 44-vjeçares.

    Top Channel

  • Shkodër/ Gjendet e pajetë një shtetase amerikane

    Shkodër/ Gjendet e pajetë një shtetase amerikane

    Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Shkodër. 
    Policia bën të ditur se rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. 
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës. 

  • Gjendet e pajetë një kineze në një taksi në Durrës

    Gjendet e pajetë një kineze në një taksi në Durrës

    Një shtetase kineze, është gjetur sditën e sotme pa shenja jete në një taksi në Durrës.
    Sipas njoftimit të uniformave blu, ajo u gjet pranë “Urës së Dajlanit”.
    Sakaq, Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.
    “Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave”, njofton policia.

  • NATO reagon ndaj aferës së spiunazhit të pilotit kroat të KFOR-it dhe shtetases serbe nga Kosova

    NATO reagon ndaj aferës së spiunazhit të pilotit kroat të KFOR-it dhe shtetases serbe nga Kosova

    NATO konfirmoi se “e merr shumë seriozisht” arrestimin e një oficeri kroat në Zagreb, i cili shërbeu në misionin e Aleancës në Kosovë (KFOR) dhe bashkëpunëtorit të tij, një shtetase serbe, të akuzuar për “spiunazh”.

    “Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar si të klasifikuar janë me përparësi më të lartë”, tha zyrtari i NATO-s në një përgjigje me shkrim dërguar agjencisë franceze “Fraance Press”.
    Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Split urdhëroi një muaj paraburgim për një pilot 54-vjeçar të Forcave Ajrore Kroate (HRZ) nga Spliti dhe partneren e tij (46), një shtetase serbe që jeton në Kosovë, nën dyshimin për spiunazh, njoftoi dje prokuroria.