Tag: shtesë

  • “Nuk mund të punoj 13 orë në ditë”/ Orët shtesë të punës, grevë e përgjithshme në Greqi

    “Nuk mund të punoj 13 orë në ditë”/ Orët shtesë të punës, grevë e përgjithshme në Greqi

    Greqia është paralizuar sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e shpallur nga sindikatat më të mëdha, GSEE dhe ADEDY, të cilat kundërshtojnë ligjin e ri të punës.

    Në protestë marrin pjesë punonjësit e sektorit privat dhe publik, personeli shëndetësor dhe urgjencat, mësuesit, por edhe punonjësit e gjykatave, raporton për Top Channel Aleksandër Marku.
    Gjithashtu prej orëve të para të mëngjesit nuk kanë lëvizur trenat dhe taksitë, ndërsa anijet mbetën të ankoruara në porte. Transporti urban funksionon me kufizime, ashtu edhe metroja, trami dhe treni elektrik. Fluturimet ndërkohë nuk janë anuluar , pas vendimit të gjykatës që shpalli të paligjshme grevën e kontrollorëve të trafikut ajror.
    Në Athinë, sindikatat GSEE(sektori privat)dhe ADEDY(sektori publik) zhvillojnë marshime  proteste në sheshin Klafthmonos, ndërsa sindikata PAME që mbështetet nga Partia Komuniste , u mblodh më herët tek sheshi në  Propylaia të kryeqytetit grek. Sindikata e ndërtuesve dhe punëtorë nga degë të ndryshme kanë marshuar duke hedhur parulla si: “Na duan të jetojmë vetëm për të punuar, por kjo nuk do të kalojë”.
    Tubume proteste po zhvillohen paralelisht në mbi 70 qytete në gjithë Greqinë. Punëtorët dhe përfaqësuesit e sindikatave akuzojnë qeverinë se me ligjin e ri vendos një status “mesjetar pune”, duke rritur orarin deri në 13 orë në ditë dhe duke cenuar të drejtën e pushimit.
    Ata kërkojnë anulimin e menjëhershëm të projektligjit, rikthimin e të drejtës për negociata kolektive dhe uljen e orarit javor në 37 orë e gjysmë. Në të njëjtën kohë, punonjësit e sektorit publik kërkojnë rikthimin e pagës së 13-të dhe të 14-të, si dhe rritje të pagave në kushtet e inflacionit të lartë.
    Qeveria greke nga ana e saj thekson se ligji i ri nuk vendos 13-orëshin si rregull, por vetëm në raste të veçanta dhe me pagesë shtesë 40%, duke ruajtur të drejtën e pushimit. Nga ana tjetër, shumë parti opozitare që mbështesin sindikalistët paralajmërojnë se në praktikë ky ligj do të lejojë punëdhënësit për shfrytëzim dhe abuzim me oraret e punës.

    Top Channel

  • Paralizohet Greqia, sindikatat në grevë të përgjithshme: Nuk mund të rropatemi 13 orë në punë

    Paralizohet Greqia, sindikatat në grevë të përgjithshme: Nuk mund të rropatemi 13 orë në punë

    GREQIA NE GREVE

    GREQI- “Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira”, thotë Anni, shefe e sallonit të bukurisë “64” në Pagrati, në qendër të Athinës. Ajo është e bindur, se as klientet e saj nuk mund të jenë të kënaqura me një stiliste, e cila është rropatur 13 orë në në punë gjatë gjithë ditës. Ndaj ajo shtron pyetjen, përse ministrja e Punës, Niki Kerameos dëshiron patjetër të mundësojë me ligj ditën me 13 orë pune.
    Ministrja në shumë intervista e shpjegon planin e saj: Synohet vetëm një rregull përjashtues, për vetëm 37 ditë në vit e kjo madje është “në interes të punëmarrësve”.
    Sindikatat e Greqisë e refuzojnë planin e ministres dhe përpiqen ta rrëzojnë projektligjin për “fleksibilizimin e kohës së punës”, që së shpejti pritet të kalojë në parlament. Për të mërkurën (1.10.2025) sindikatat kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Ato duan ta paralizojnë Greqinë këtë ditë: Anijet do të qendrojnë të ankoruara në porte, avionët të parkuar në aeroporte dhe ato pak trena që ka, do të mbeten të parkuar nëpër stacione.
    Gjashtë ditë pune për të punësuarit
    Që më parë këtij projektligji qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e bëri tregun e punës në Greqi një ndër më “fleksiblët” në Europë. Që nga korriku 2024 të punësuarit në industri, në tregtinë me pakicë, në bujqësi dhe në disa sektorë të shërbimeve publike duhet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse këtë e vendos kështu sipërmarrësi. Për ditën e gjashtë shtesë paguhet një suplement me 40 përqind të pagës ditore.
    Në përgjithësi në Greqi gjithmonë ka qenë në fuqi java me 40 orë pune, por sipërmarrësit lejohen të kërkojnë vetëm për një kohë të kufizuar deri në dy orë shtesë pa pagesë në ditë dhe në kompensim u japin pushim punonjësve të tyre, duke u ofruar kësisoj më shumë kohë të lirë. Teorikisht kjo bëhet vullnetarisht, por në sipërmarrje punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë – e kjo pa asnjë kompensim.
    Edhe dita me 13 orë pune duhet të konsistojë në bazë të vullnetit të lirë, thekson ministrja e Punës. Askush nuk është i detyruar të punojë orë shtesë, thotë Niki Kerameos.
    Pasoja negative ndaj produktivitetit
    Por a mundet vërtetë një punonjës që ta refuzojë punën me orë shtesë? Theodoros Koutroukis, profesor për në fushën e marrëdhënieve të punës në Universitetin e Trakës Democritus thotë: “Jo. Kjo nuk mund të bëhet pa pasur pasoja për punonjësin, sepse një punonjës i vetëm ka një fuqi minimale negociimi.”
    Koutroukis tërheq vëmendjen, se rregullorja e re nuk do të ndikojë pozitivisht ndaj tregut të punës. Zgjatja e orëve të punës në ditë mund të shkaktojë pakënaqësinë e të punësuarve dhe në uljen e produktivitetit, thotë ai për DW. Kjo çon në përkeqësimin e cilësisë dhe madje edhe në rritjen e kostove të pagës për njësi. Zgjatja e orarit të punës mund të prishë edhe ekuilibrin në raportin punë dhe familje duke ua kufizuar hapësirën kohore të punësuarve për familjen si dhe për të ndjekur kurse të kualifikimit profesional, vëren profesori.
    Orare pune fleksibël sipas nevojave të sipërmarrësjes
    Krahas aplikimit të ditës me 13 orë pune, në projektligjin e ministres janë parashikuar edhe një ndarje fleksibël e pushimeve vjetore, ndarje fleksibël dhe afatshkurtër e punës shtesë prej 120 minutash në ditë si dhe të qenit në gatishmëri dhe njoftimi përmes aplikacionit i punonjësve. Kriter për këtë janë “nevojat urgjente të firmave”. Edhe një javë me katër dite por me gjithsej 40 orë është e mundur.
    Ministrja e Punës është e angazhuar për reformën e tregut të punës, që synon “përshtatjen e legjislacionit ndaj realitetit”. Ekspertët e punës në të kundërt e konsiderojnë këtë si legalizim të shkeljeve nga ana e sipërmarrjeve. Edhe në të kaluarën rëndom janë regjistruar shkelje kundrejt punonjësve.
    Zgjatje e kohës së punës në vend të dy punëve
    Për shkak se pagat në Greqi janë të ulëta shumë punonjës bëjnë dy punë. Me rregulloren e re mund të mjaftojë që të punohet në një sipërmarrje me 13 orë në ditë.
    Në Greqi njerëzit nuk mund të jetojnë më të ardhurat nga 40 orë punë në javë, ndaj ata bëjnë orë shtesë pune, ose gjejnë një punë të dytë. Sipas Eurostat në Greqi punonjësit me 1886 orë pune në vit punojnë më shumë se të gjithë europianët e tjerë. Megjithatë ata kanë produktivitet më të ulët – ndoshta sepse punojnë kaq shumë – dhe kanë një aftësi më të ulët blerëse (30 përqind nën mesataren e BE-së). Qysh tani grekët punojnë shumë. Sipas qeverisë orët e punës duhet të shtohen edhe më shumë.
    Sindikatat greke: “Mjaft më!”
    Lidhja e sindikatave greke GSEE e refuzon ditën me 13 orë pune. “Raskapitja nuk është zhvillim, kapaciteti njerëzor ka kufij”, kjo do të jetë motoja e protestës në Athinë.
    Sindikata lufton për një shkurtim të kohës javore të punës në 37,5 orë gjithsej, ashtu sikurse është aplikuar tashmë në shumë vende të BE-së.
    Nëse greva do t’ia arrijë ta rrëzojë projektligjin për ditën me 13 orë pune, mbetet e hapur. Por një gjë është e qartë, se Greqia në një kohë, që njerëzit në BE kërkojnë javën me 35 orë pune, ose javën me katër dite pune, po shkon në drejtimin e kundërt./DW

  • Greqi: Grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

    Greqi: Grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

    “Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira”, thotë Anni, shefe e sallonit të bukurisë “64” në Pagrati, në qendër të Athinës. Ajo është e bindur, se as klientet e saj nuk mund të jenë të kënaqura me një stiliste, e cila është rropatur 13 orë në në punë gjatë gjithë ditës. Ndaj ajo shtron pyetjen, përse ministrja e Punës, Niki Kerameos dëshiron patjetër të mundësojë me ligj ditën me 13 orë pune.

    Ministrja në shumë intervista e shpjegon planin e saj: Synohet vetëm një rregull përjashtues, për vetëm 37 ditë në vit e kjo madje është “në interes të punëmarrësve”.

    Sindikatat e Greqisë e refuzojnë planin e ministres dhe përpiqen ta rrëzojnë projektligjin për “fleksibilizimin e kohës së punës”, që së shpejti pritet të kalojë në parlament. Për të mërkurën (1.10.2025) sindikatat kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Ato duan ta paralizojnë Greqinë këtë ditë: Anijet do të qendrojnë të ankoruara në porte, avionët të parkuar në aeroporte dhe ato pak trena që ka, do të mbeten të parkuar nëpër stacione.

    Gjashtë ditë pune për të punësuarit

    Që më parë këtij projektligji qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e bëri tregun e punës në Greqi një ndër më “fleksiblët” në Europë. Që nga korriku 2024 të punësuarit në industri, në tregtinë me pakicë, në bujqësi dhe në disa sektorë të shërbimeve publike duhet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse këtë e vendos kështu sipërmarrësi. Për ditën e gjashtë shtesë paguhet një suplement me 40 përqind të pagës ditore.

    Në përgjithësi në Greqi gjithmonë ka qenë në fuqi java me 40 orë pune, por sipërmarrësit lejohen të kërkojnë vetëm për një kohë të kufizuar deri në dy orë shtesë pa pagesë në ditë dhe në kompensim u japin pushim punonjësve të tyre, duke u ofruar kësisoj më shumë kohë të lirë. Teorikisht kjo bëhet vullnetarisht, por në sipërmarrje punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë – e kjo pa asnjë kompensim.

    Edhe dita me 13 orë pune duhet të konsistojë në bazë të vullnetit të lirë, thekson ministrja e Punës. Askush nuk është i detyruar të punojë orë shtesë, thotë Niki Kerameos.

    Pasoja negative ndaj produktivitetit

    Por a mundet vërtetë një punonjës që ta refuzojë punën me orë shtesë? Theodoros Koutroukis, profesor për në fushën e marrëdhënieve të punës në Universitetin e Trakës Democritus thotë: “Jo. Kjo nuk mund të bëhet pa pasur pasoja për punonjësin, sepse një punonjës i vetëm ka një fuqi minimale negociimi.”

    Koutroukis tërheq vëmendjen, se rregullorja e re nuk do të ndikojë pozitivisht ndaj tregut të punës. Zgjatja e orëve të punës në ditë mund të shkaktojë pakënaqësinë e të punësuarve dhe në uljen e produktivitetit, thotë ai për DW. Kjo çon në përkeqësimin e cilësisë dhe madje edhe në rritjen e kostove të pagës për njësi. Zgjatja e orarit të punës mund të prishë edhe ekuilibrin në raportin punë dhe familje duke ua kufizuar hapësirën kohore të punësuarve për familjen si dhe për të ndjekur kurse të kualifikimit profesional, vëren profesori.

    Orare pune fleksibël sipas nevojave të sipërmarrësjes

    Krahas aplikimit të ditës me 13 orë pune, në projektligjin e ministres janë parashikuar edhe një ndarje fleksibël e pushimeve vjetore, ndarje fleksibël dhe afatshkurtër e punës shtesë prej 120 minutash në ditë si dhe të qenit në gatishmëri dhe njoftimi përmes aplikacionit i punonjësve. Kriter për këtë janë “nevojat urgjente të firmave”. Edhe një javë me katër dite por me gjithsej 40 orë është e mundur.

    Ministrja e Punës është e angazhuar për reformën e tregut të punës, që synon “përshtatjen e legjislacionit ndaj realitetit”. Ekspertët e punës në të kundërt e konsiderojnë këtë si legalizim të shkeljeve nga ana e sipërmarrjeve. Edhe në të kaluarën rëndom janë regjistruar shkelje kundrejt punonjësve.

    Zgjatje e kohës së punës në vend të dy punëve

    Për shkak se pagat në Greqi janë të ulëta shumë punonjës bëjnë dy punë. Me rregulloren e re mund të mjaftojë që të punohet në një sipërmarrje me 13 orë në ditë.

    Në Greqi njerëzit nuk mund të jetojnë më të ardhurat nga 40 orë punë në javë, ndaj ata bëjnë orë shtesë pune, ose gjejnë një punë të dytë. Sipas Eurostat në Greqi punonjësit me 1886 orë pune në vit punojnë më shumë se të gjithë europianët e tjerë. Megjithatë ata kanë produktivitet më të ulët – ndoshta sepse punojnë kaq shumë – dhe kanë një aftësi më të ulët blerëse (30 përqind nën mesataren e BE-së). Qysh tani grekët punojnë shumë. Sipas qeverisë orët e punës duhet të shtohen edhe më shumë.

    Sindikatat greke: “Mjaft më!”

    Lidhja e sindikatave greke GSEE e refuzon ditën me 13 orë pune. “Raskapitja nuk është zhvillim, kapaciteti njerëzor ka kufij”, kjo do të jetë motoja e protestës në Athinë.

    Sindikata lufton për një shkurtim të kohës javore të punës në 37,5 orë gjithsej, ashtu sikurse është aplikuar tashmë në shumë vende të BE-së.

    Nëse greva do t’ia arrijë ta rrëzojë projektligjin për ditën me 13 orë pune, mbetet e hapur. Por një gjë është e qartë, se Greqia në një kohë, që njerëzit në BE kërkojnë javën me 35 orë pune, ose javën me katër dite pune, po shkon në drejtimin e kundërt./DW

     

  • U premtoi tre paga shpërblim, zjarrfikësi: Rama na mashtroi, nuk po na japin as orët e gatishmërisë

    U premtoi tre paga shpërblim, zjarrfikësi: Rama na mashtroi, nuk po na japin as orët e gatishmërisë

    Në datë 2 shtator, qeveria Rama miratoi vendimin që iu jep zjarrfikësve 3 paga shtesë shpërblim për zjarrfikësit që luftuan flakët gjatë verës. Ky premtim u bë e ditur gojarisht dhe në datë 27 gusht, kur Kryeministri Edi Rama nderoi 24 zjarrfikës, ushtarë dhe policë për betejën që bënë me zjarret në të katër anët e vendit.
    Mirëpo si duket kjo është propaganda e radhës e kryeministrit të vendit, i cili siguroi dhe një mandat të katërt, për të qeverisur vendin për katër vitet e ardhshme. Një zjarrfikës shkruan se 3 pagat shtesë për forcat zjarrfikëse, janë mashtrim i hapur. Sipas tij, bashkitë e vogla nuk e kanë shpërndarë këtë shpërblim.
    Ndër të tjera, zjarrfikësi shton se prej 3 vitesh nuk paguhen as për orët e gatishmërisë të cilat janë të shkruar me ligj që duhen paguar. Duke e cilësuar si tallje me djersën e zjarrfikësve të cilët përballen me flakët e zjarrit pas çdo njoftimi për vatër zjarri, denoncuesi shkruan se institucionet lokale nuk reagojnë ndonëse zjarrfikësit trajtohen si skllevër.
    “Përshëndetje JOQ! Mashtrim i hapur ndaj zjarrfikësve! Kryeministri vetë doli para kamerave e premtoi 3 rroga shtesë për zjarrfikësit, por doli thjesht një gënjeshtër për të bërë propagandë. Në bashkitë e mëdha i kanë marrë, kurse ne në bashkitë e vogla jo vetëm që nuk na dhanë rrogat shtesë, por prej 3 vitesh nuk na paguajnë as orët e gatishmërisë që na takojnë me ligj. Kjo është tallje me djersën e zjarrfikësve që rrezikojnë jetën çdo ditë për t’i shërbyer qytetarëve. Kryetarja e bashkisë sonë hesht dhe bën sikur s’ka ndodhur asgjë, ndërsa ne po trajtohemi si skllevër. Premtime boshe për kamerë realiteti është padrejtësi dhe mashtrim!”, shkruan zjarrfikësi.

  • A duhet të marr vitamina shtesë për të forcuar sistemin imunitar?

    A duhet të marr vitamina shtesë për të forcuar sistemin imunitar?

    Shumë prej nesh e konsiderojnë marrjen e vitaminave shtesë gjatë sezonit të ftohtë për të forcuar sistemin imunitar, megjithëse vitaminat shtesë mund të mos ndihmojnë aq sa shpresojmë, thonë ekspertët.

    Shtesat e vitaminave me doza të larta si vitamina C ose zinku nuk japin përfitimet e pritura, thotë grupi gjerman i mbrojtjes së konsumatorit Stiftung Warentest, duke iu referuar disa studimeve.

    Grupi shqyrtoi hulumtimet që kanë “hedhur poshtë” efektivitetin e vitaminës C dhe zinkut kundër ftohjeve. Marrja e rregullt e vitaminës C nuk parandalon ftohjet, dhe suplementet e zinkut nuk i mbrojnë njerëzit nga sëmundjet. Në rastin më të mirë, ato mund ta shkurtojnë paksa një infeksion.

    Vitamina C, zinku, seleni dhe vitaminat B6 dhe B12 janë thelbësore për mbrojtjen imunitare. Por kur shihni paketimin në suplemente ku thuhet se produkti “kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar”, mos supozoni se kjo do të thotë një nxitje shtesë për të parandaluar infeksionet.

    Një dietë e larmishme me fruta dhe perime në përgjithësi, ju jep të gjitha vitaminat dhe mineralet që ju nevojiten. Rreth 100 gramë spec i kuq përmban 140 mg vitaminë C, duke mbuluar kërkesën ditore për burrat dhe gratë, për shembull.

    Shtesat e vitaminës B12 mund të ndihmojnë këdo që ndjek një dietë vegane ose konsumon pak produkte shtazore, pasi vitamina B12 gjendet kryesisht në ushqimet shtazore, thotë Shoqata Gjermane e Ushqyerjes (DGE).

    Për këdo që ka një gjendje të mëparshme, është shtatzënë ose ushqen me gji, suplementet mund të jenë të këshillueshme, por duhet të konsultoheni më parë me mjekun tuaj./ DPA News.

  • Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku Erion Isai

    Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku Erion Isai

    SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Erion Isai, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
    Isai është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.
    Erion Isai është thirrur në SPAK për herë të dytë në 15 janar të këtij viti.

    “’Njësoj këndshëm! Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë,”- ka thënë asokohe Isai.
     
     

  • Hangari i helikopterëve në Farkë i përuruar disa herë, “përpin” edhe 500 mijë euro shtesë

    Hangari i helikopterëve në Farkë i përuruar disa herë, “përpin” edhe 500 mijë euro shtesë

    Një shumë prej 500 mijë euro është “bakshishi” i Ministrisë së Mbrojtjes për firmat që ndërtuan hangarin e helikopterëve në Farkë. Një investim i disa viteve më parë, i cili është vizituar dhe “përuruar” disa herë nga krerët e shtetit. Në Farkë ka shkuar ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, teksa investimi është reklamuar edhe disa herë nga kryeministri Edi Rama.
    Por, kur dukej se investimi do të ishte funksional, për shkak të këtyre përurimeve dhe vizitave, ministria e Mbrojtjes ka akorduar një tjetër shumë për ta përfunduar. Shuma është një shtesë kontrate për firmat fituese, të cilat “shpërblehen” për punë të mirë.
    Nëse investimi është përuruar dhe është funksional, për çfarë arsye jepet shtesë kontrate?

    Faksimile: Njoftimi i Komandës së Forcave Ajrore për shtesën e kontratës për ndërtimin e hambarit

    Sipas dokumenteve, Komanda e Forcave Ajrore në Tiranë, ka hapur një procedurë formale për ndërtimin e hangarit në Farkë. Objekti i procedurës është “modifikim kontrate ndërtim hangari për helikopterë në Bazën Ajrore Farkë”.
    Reparti ushtarak 3001 në Farkë thotë se fondi limit që iu jepen firmave është plot 47,760,458 lekë, ose rreth 500 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, duke qenë se është shtesë kontrate.

    Në foto: Ministri Pirro Vengu inspektoi në janar 2025 hangarin në Farkë

    Shtesa e kontratës vjen disa muaj pasi ministri Pirro Vengu vizitoi këtë hangar, në muajin janar 2025. “Shumë shpejt helikopterët ‘Black Hawk’ të futur së fundmi në përdorim të Forcës Ajrore shqiptare do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre të re moderne, që i përmbush të gjitha kushtet për realizimin e misionit të tyre” tha Vengu.
    Sipas tij, Vengu ishte shoqëruar në këtë vizitë nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Ferdinant Dimo dhe komandanti i Bazës Ajrore Farkë, kolonel Ervin Buzi.
    “Synohet që Dita e Aviacionit në vendin tonë më 24 prill, të festohet në mjediset e hangarit të ri” thanë të pranishmit, teksa edhe pas kësaj feste ka shtesë kontrate. “Hangari i ri i helikopterëve në Bazën Ajrore Farkë është një investim prej rreth 489,8 milion lekësh dhe është bërë në bashkëpunim me palën amerikane për saktësimin e specifikimeve teknike në përputhje me standardet më të mira”, thotë ministria.
    Pra, investimi prej gati 5 milionë eurosh nuk ishte i plotë dhe do të duhen edhe 500 mijë euro të tjera për ta vënë në funskion. A nuk u përurua dhe festua në ato hangarë?!

    Faksimile: Tenderi i ndërtimit të hangarëve është zhvilluar në vitin 2023 nga ministria e Mbrojtjes

    Në vitin 2023, ministria e Mbrojtjes hapi tenderin me objekt “ndërtim hangari për helikopterë, në Bazën Ajrore Farkë”. Shuma bashkë me TVSH-në, shkonte në rreth 5 milionë euro.
    Në tender morën pjesë 9 firma, ku 8 prej tyre u skualifikuan dhe fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construcion”.
    / Vox News /

  • Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

    Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

    Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndaj pijeve alkoolike, veturave, duhanit dhe produkteve kozmetike, bëri të ditur Ministria e Tregtisë më 22 shtator.
    Turqia kishte vendosur tarifa shtesë doganore për një sërë produktesh me origjinë nga SHBA-ja sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, në përgjigje të tarifave amerikane të vendosura më 2018 ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.
    “Në këtë fazë, si rezultat i përparimit pozitiv të negociatave me SHBA-në dhe në konsultimet e mbajtura brenda kornizës së mekanizmit për zgjidhjen e mospajtimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, përfshirë raportimeve të panelit, obligimet shtesë financiare që ishin vendosur ndaj disa produkteve me origjinë amerikane janë hequr”, tha ministria turke.

    Ministria e Tregtisë shtoi se raportet ekonomike vazhdojnë të mbesin shtylla kryesore e dialogut strategjik mes Ankarasë dhe Uashingtonit, teksa të dyja palët po synojnë të arrijnë objektivin prej 100 miliardë dollarësh në tregtinë dypalëshe.
    Vendimi i Ankarasë vjen para takimit të rëndësishëm që do të mbahet këtë javë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
    Trump njoftoi se Erdogan do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi dy udhëheqësit të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./REL

  • Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

    Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

    Bota E Hënë, 22 Shtator 2025 14:51
    Turqia ka hequr tarifat shtesë që vendosi për disa produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018. Një deklaratë nga Ministria Turke e Tregtisë kujton se në vitin 2018 SHBA-të vendosën tarifa shtesë për importet e çelikut dhe aluminit dhe se Turqia u përgjigj duke vendosur një “barrë shtesë ekonomike” për disa produkte.
    Tarifat që po hiqen kanë të bëjnë me një numër mallrash tregtare amerikane, duke përfshirë makinat, pijet, duhanin, kozmetikën dhe disa produkte ushqimore.

    Njoftimi gjithashtu thotë se përpjekjet do të vazhdojnë për të arritur qëllimin e një vëllimi tregtar prej 100 miliardë dollarësh midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe për të formuluar politika për të zhvilluar fusha të reja bashkëpunimi.

    Recep Tayyip Erdogan do të kalojë pragun e Shtëpisë së Bardhë me një porosi për 250 avionë Boeing për Turkish Airlines në bagazhin e tij . Kërkesa e madhe e Turqisë është të kthehet në programin e avionëve luftarakë F-35, por kjo çështje ka nevojë për miratimin e Kongresit. Programi i avionëve luftarakë F-16 është gjithashtu në axhendë .

    Ndër çështjet kryesore në axhendën e Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë janë zhvillimet në Gaza dhe Siri, me Ankaranë që kërkon të integrojë forcat kurde atje në ushtrinë siriane.

  • Paga minimale 500 euro, biznesi nuk do ketë kosto shtesë/ Por si qëndron e vërteta?

    Paga minimale 500 euro, biznesi nuk do ketë kosto shtesë/ Por si qëndron e vërteta?

    Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit foli së fundmi për programin ekonomit “Rama 4”, që ka në fokus rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.
    Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj, por a do të realizohet vërtetë ky premtim.
    “Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në Vizion Plus.
    Megjithatë, mbetet për t’u nëse vërtetë paga minimale do të shkojë 500 euro në Janar të 2026-ës dhe a do mbeten bizneset vërtetë të paprekur nga ana e kontributeve shoqërore?