Tag: shtesë

  • Raporti i INSTAT: 70% e bashkive me shtesë natyrore negative, ja si renditen

    Raporti i INSTAT: 70% e bashkive me shtesë natyrore negative, ja si renditen

    43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej tyre kishin vdekur më shumë persona se sa kishin lindur, raportoi INSTAT.

    Numri i bashkive në këtë grup është zgjeruar më tej në vitin 2024 për shkak të rënies së lindjeve në shkallë kombëtare, por ende nuk ka të dhëna të detajuara.

    Më së shumti bashkitë në Jug të vendit kanë shtesë natyrore negative për shkak së plakja e popullsisë po prodhon më shumë mortalitet.

    Sipas të dhënave të INSTAT, Korça shënon rënien më të thellë, me -394 banorë, ndjekur nga Vlora -182, Shkodra -152 dhe Kuçova -146. Arsyet lidhen me plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë dhe uljen e lindshmërisë, veçanërisht në qendrat urbane të jugut dhe veriut të vendit që dikur kishin baza të forta të industrisë.

    Rënie të vazhdueshme regjistruan edhe bashkitë si Fieri -128, Lushnja -124, Maliqi -101, Pogradeci -85 dhe e Gjirokastra -74, që dikur ishin zona me dendësi popullsie.

    Në anën tjetër disa bashki të vogla si Klosi (+4), Divjaka (+9), Saranda (+22) apo Bulqiza (+47) treguan stabilitet ose rritje të lehtë, duke reflektuar ndikimin e turizmit dhe normave tradicionale.

    Në anën tjetër, Tirana qëndron në krye me një shtesë natyrore pozitive prej 2,880 banorësh në vitin 2023, duke qenë e vetmja bashki me rritje të madhe demografike.

    Kjo tregon përqendrimin e lindjeve dhe migrimin e brendshëm drejt kryeqytetit, që mbetet epiqendra e ekonomisë, arsimit dhe punësimit në vend.

    Pas saj renditen Kamza me shtesë natyrore +640, Durrësi +386, Kruja +231 dhe Kukësi +221, që shënojnë rritje të moderuar edhe për shkak të ruajtjes së traditës për familje të mëdha.

    Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri mbetet thellësisht negative në shumicën e territorit. Rritja e Tiranës dhe disa bashkive përreth saj po ndodh paralelisht me shpopullimin e pjesës tjetër të vendit, duke sinjalizuar një përqendrim gjithnjë e më të madh të burimeve njerëzore dhe ekonomike në pak qendra urbane.

    Në 10 bashki në 7 prej tyre popullsia po tkurret për shkak të plakjes dhe lindshmërisë së ulët. Shkaku kryesor është emigracioni i të rinjve, që largon grup-moshat riprodhuese nga zonat rurale dhe qytetet e vogla.

    Nga ana tjetër plakja e popullsisë rrit numrin e vdekjeve dhe ul lindjet. Kushtet ekonomike dhe mungesa e shërbimeve, që nxisin çiftet të kenë më pak fëmijë ose të zhvendosen drejt Tiranës e disa qyteteve të mëdha.

    Në afat të gjatë, ky proces sjell pasoja serioze, si mbylljen e shkollave, mungesë të fuqisë punëtore, rënie të konsumit lokal dhe vështirësi për të ofruar shërbime publike./ Monitor

  • 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

    70% e bashkive me shtesë natyrore negative

    43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej tyre kishin vdekur më shumë persona se sa kishin lindur, raportoi INSTAT.Numri i bashkive në këtë grup është zgjeruar më tej në vitin 2024 për shkak të rënies së lindjeve në shkallë kombëtare, por ende nuk ka të dhëna të detajuara.Më së shumti bashkitë në Jug të vendit kanë shtesë natyrore negative për shkak së plakja e popullsisë po prodhon më shumë mortalitet.Sipas të dhënave të INSTAT, Korça shënon rënien më të thellë, me -394 banorë, ndjekur nga Vlora -182, Shkodra -152 dhe Kuçova -146. Arsyet lidhen me plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë dhe uljen e lindshmërisë, veçanërisht në qendrat urbane të jugut dhe veriut të vendit që dikur kishin baza të forta të industrisë.Rënie të vazhdueshme regjistruan edhe bashkitë si Fieri -128, Lushnja -124, Maliqi -101, Pogradeci -85 dhe e Gjirokastra -74, që dikur ishin zona me dendësi popullsie.Në anën tjetër disa bashki të vogla si Klosi (+4), Divjaka (+9), Saranda (+22) apo Bulqiza (+47) treguan stabilitet ose rritje të lehtë, duke reflektuar ndikimin e turizmit dhe normave tradicionale.Në anën tjetër, Tirana qëndron në krye me një shtesë natyrore pozitive prej 2,880 banorësh në vitin 2023, duke qenë e vetmja bashki me rritje të madhe demografike.Kjo tregon përqendrimin e lindjeve dhe migrimin e brendshëm drejt kryeqytetit, që mbetet epiqendra e ekonomisë, arsimit dhe punësimit në vend.Pas saj renditen Kamza me shtesë natyrore +640, Durrësi +386, Kruja +231 dhe Kukësi +221, që shënojnë rritje të moderuar edhe për shkak të ruajtjes së traditës për familje të mëdha.Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri mbetet thellësisht negative në shumicën e territorit. Rritja e Tiranës dhe disa bashkive përreth saj po ndodh paralelisht me shpopullimin e pjesës tjetër të vendit, duke sinjalizuar një përqendrim gjithnjë e më të madh të burimeve njerëzore dhe ekonomike në pak qendra urbane.Në 10 bashki në 7 prej tyre popullsia po tkurret për shkak të plakjes dhe lindshmërisë së ulët. Shkaku kryesor është emigracioni i të rinjve, që largon grup-moshat riprodhuese nga zonat rurale dhe qytetet e vogla.Nga ana tjetër plakja e popullsisë rrit numrin e vdekjeve dhe ul lindjet. Kushtet ekonomike dhe mungesa e shërbimeve, që nxisin çiftet të kenë më pak fëmijë ose të zhvendosen drejt Tiranës e disa qyteteve të mëdha.Në afat të gjatë, ky proces sjell pasoja serioze, si mbylljen e shkollave, mungesë të fuqisë punëtore, rënie të konsumit lokal dhe vështirësi për të ofruar shërbime publike./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Miratohet fondi shtesë prej 753 mijë lekësh për pronarët që preken nga shpronësimet në ‘Rrugën e Arbrit’

    Miratohet fondi shtesë prej 753 mijë lekësh për pronarët që preken nga shpronësimet në ‘Rrugën e Arbrit’

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një fond shtesë lidhur me shpronësimet për ndërtimin e segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”.
    Sipas vendimit të ri, vlera totale e shpronësimit për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga projekti, rritet nga 6.24 milionë lekë në 6.99 milionë lekë, me një shtesë prej 753 648 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.
    Sipas këtij vendimi, pronarët e prekur do të kompensohen pasi të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të ndjekë të gjitha procedurat e likuidimit.
    Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të mbulojë shpenzimet procedurale në vlerën 70 mijë lekë. Në zbatim të vendimit janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kadastrës, ARRSH, si dhe drejtoritë përkatëse të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqet Tiranë e Dibër.

  • Shpronësimet për “Rrugën e Arbrit”, qeveria miraton shtesë financimi

    Shpronësimet për “Rrugën e Arbrit”, qeveria miraton shtesë financimi

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një fond shtesë lidhur me shpronësimet për ndërtimin e segmentit rrugor “Rruga e Arberit”.
    Sipas vendimit të ri, vlera totale e shpronësimit për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga projekti, rritet nga 6.24 milionë lekë në 6.99 milionë lekë, me një shtesë prej 753 648 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.
    Sipas këtij vendimi, pronarët e prekur do të kompensohen pasi të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të ndjekë të gjitha procedurat e likuidimit.
    Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të mbulojë shpenzimet procedurale në vlerën 70 mijë lekë. Në zbatim të vendimit janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kadastrës, ARRSH, si dhe drejtoritë përkatëse të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqet Tiranë e Dibër.

    Vendimi i plotë:
    V E N D I M  ‘PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.794, DATË 11.12.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RRUGA E ARBRIT”, TË NDRYSHUAR”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave  V E N D O S I: 1. Në vendimin nr.794 datë 11.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”, të ndryshuar”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
    a) Në pikat 3 dhe 4,  vlera “… 6 244 373 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekësh …”  zëvendësohet me “… 6 998 021 (gjashtë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e njëzet e një) lekë …”.
    b) Pas pikës 4.1 shtohet pika 4.2, me këtë përmbajtje: “4.2. Vlera shtesë e shpronësimit, prej 753 648 (shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.”.
    c) Tabelës bashkëlidhur vendimit në fuqi i shtohet edhe tabela bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
    3. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. 4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
    5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

  • Kupa e Shqipërisë/ Të ‘fortat’ kalojnë në turin e dytë

    Kupa e Shqipërisë/ Të ‘fortat’ kalojnë në turin e dytë

    Kupa e Shqipërisë, edicioni i 75-të luajti sot 13 takime të turit të parë. Ndeshjet ishin me një takim ndërsa pas Laçit e Korabit kualifikuar dje dhe Tomori figuron i kualifikuar në tavolinë pas tërheqjes së Valbonës.

    Ndeshjet e sotme prodhuan 58 gola ndërsa munguan surprizat. Dy ndeshje kërkuan kohën shtesë; Skënderbeu -Basania dhe Kukësi-Tërbuni.

    Shifrat e turit të parë luajtur sot:

    VORA – MALIQI (C3) 6-2 (Fusha sportive, Ahmetaq)

    SKËNDERBEU -BASANIA 2-2, 5-2 pas kohës shtesë (C1)

    FLAMURTARI- NAFTËTARI 5-0 (C4) (Stadiumi Oriku)

    BESA -SHKUMBINI 5-0 (C5) (Kavajë)

    BURRELI -ALBANËT 3-1 (C6)

    POGRADECI-DELVINA 4-0 (C7)

    APOLONIA- BESËLIDHJA 3-0 (C8)

    LUSHNJA -BUTRINTI 2-1 (C9) (Plug)

    KASTRIOTI – DEVOLLI 3-2(C11) (Kamëz)

    KUKËSI -TËRBUNI 1-1, 3-1 pas kohës shtesë (C12)

    ERZENI -SOPOTI 0-2 (C14)

    AF LUFTËTARI – ORIKU 2-0 (C15)

    ILIRIA – LUZI 2008 5-1 (C16)

    TOMORI (C13) (Kalojnë beratasit, Valbona është tërhequr)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Simboli i Italisë, nën sulm nga tarifat amerikane

    Simboli i Italisë, nën sulm nga tarifat amerikane

    Një nga simbolet më të njohura të kulturës italiane, makaronat, mund të jetë nën sulm nga tarifat amerikane.
    Sipas Guardian, administrata amerikane planifikon të vendosë tarifa shtesë për makaronat italiane nga janari, të cilat mund të kenë pasoja serioze për industrinë ushqimore italiane, e cila eksportoi makarona me vlerë më shumë se katër miliardë euro në vitin 2024.
    Antonio Rummo, trashëgimtari i gjeneratës së gjashtë të kompanisë familjare Pasta Rummo, thekson se kërkesa për makarona premium në SHBA është vazhdimisht në rritje, sepse klientët vlerësojnë metodat tradicionale të prodhimit. Nëse Uashingtoni prezanton tarifa të reja, çmimi i paketimit të makaronave të tyre mund të pothuajse dyfishohet.
    Prodhuesit italianë shpresonin që Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ulte tarifat mbi importet e BE-së në një normë të sheshtë prej 15 përqind në gusht, por tarifat shtesë kanë rritur përsëri tensionet. Tarifat e reja po vendosen në përgjigje të një hetimi nga Departamenti i Tregtisë i SHBA-së mbi praktikat e dyshuara të dampingut nga konkurrentët amerikanë, duke pretenduar se kompanitë e huaja po shesin mallra nën çmimet vendase.
    Hetimi po synon prodhues të tillë si La Molisana dhe Garofalo, por tarifat shtesë do të ndikojnë në 11 marka të tjera kryesore italiane, duke përfshirë Barilla dhe Rummo. Giuseppe Ferro, CEO i La Molisana, thotë se akuzat janë “të pakuptimta” dhe paralajmëron se tarifat mund ta bëjnë të pamundur të bësh biznes në tregun amerikan.
    Ndërsa prodhuesit amerikanë po shtyjnë përpara hapjen e fabrikave në Shtetet e Bashkuara, kompanitë italiane po refuzojnë të zhvendosin prodhimin në mënyrë që të ruajnë autenticitetin dhe traditën. Ministri i bujqësisë i Italisë, Francesco Lollobrigida, i quajti tarifat “hiperproteksioniste” dhe paralajmëroi se nuk kishte arsye ekonomike ose logjike për një vendim të tillë.
    Ettore Prandini, president i shoqatës më të madhe të agrobiznesit në Itali, Coldiretti, paralajmëron për pasoja “fatale” për eksportet italiane dhe një situatë paradoksale: ndërsa SHBA-të po ndëshkojnë prodhuesit e vërtetë italianë, ato gjithashtu po dominojnë një treg të produkteve italiane të imituara me vlerë rreth 40 miliardë euro në vit.
    Prodhuesit italianë dhe institucionet evropiane po i bëjnë thirrje Uashingtonit të heqë tarifat, duke i konsideruar ato një përshkallëzim të pajustifikuar të një konflikti tregtar që mund të godasë rëndë të gjithë industrinë ushqimore italiane. /tesheshi.com/

  • Shqipëria shkruan historinë, fiton ndaj Serbisë dhe mban gjallë ëndrrën për Botërorin

    Shqipëria shkruan historinë, fiton ndaj Serbisë dhe mban gjallë ëndrrën për Botërorin

    Shqipëria ka marrë një fitore historike, të jashtëzakonshme, 0-1 në Leskovac në transfertë ndaj Serbisë. Një fitore shumë e rëndësishme në rrugën drejt Botërorit, por edhe një fitore shpirtërore për kuqezinjtë, për vetë historinë mes dy vendeve.
    Minutat e para ishin të qeta për të dy ekipet dhe pa ndonjë rast konkret. Rasti i parë për kuqezinjtë do të vinte në minutën e 22-të nga një goditje dënimi e fituar nga Uzuni, Asllani kroson bukur nga e majta, Mitrovic e devijon, por u ndal nga portieri serb.
    Në minutën e 26-të, Serbia rrezikon me Vlahovic, por Strakosha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 36-të, Serbia i afrohet sërish golit, por Mitaj largon topin në vijën fatale.
    Në minutën shtesë, Asllani kroson në zonë nga goditja e dënimit, Ajeti tentont ë gjuajë, por nuk ia del, aty ishte Manaj, që me një goditje të fortë, dërgoi topin në rrjetë. Sigurisht që nuk mund të mungonte festimi me shqiponjë, që i kushtoi karton të verdhë, por rëndësi ka rezultati.
    SHIKOGOLIN
    Një gol “çlirimi” për sulmuesin lushnjar, pas penalltisë të humbur në “Air Albania”. Kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë.
    Shqipëria e nis shumë mirë pjesën e dytë, por Broja gabon në momentin final. Në minutën e 62-t, fati është në anën e Shqipërisë, pasi Vlahovic kaloi dy lojtarët e Shqipërisë dhe në fund goditi në mënyrën më të keqe të mundshme për fatin tonë tonë të mirë. Në minutën e 63-të, del Broja dhe futet Arbër Hoxha, i cili pas pesë minutash në fushë bëhet protagonist, pasi doli bukur nga e majta, mund të bënte më mirë, por u ndal në momentet e fundit.
    Në minutën e 77-të, del LaQazim Laçi dhe Manaj, në vendin e tyre Bajrami dhe Daku. Në minutën e 87-të,goditja ballore e Jovic nuk përbën problem për Strakoshën. Në minutën e 89-të, Mario Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë, pas një përplasjeje me Jovic, edhe ky i fundit u ndëshkua.
    Tre minuta shtesë. Strakosha bën dy pritje të sigurta brenda një minute. Në minutën e dytë shtesë, del Uzuni dhe në vendin e tij futet Enea Mihaj. Nedim Bajrami pasi vrapon më shumë se gjysmën e fushës dhe del i vetëm me portierin serb, bën më të vështirën e mundshme. Gjithsesi, nuk ka më kohë, Shqipëria fiton 0-1.

  • Trump kërcënon të vendosë tarifa shtesë prej 100% ndaj Kinës

    Trump kërcënon të vendosë tarifa shtesë prej 100% ndaj Kinës

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% për importet nga Kina duke filluar nga muaji i ardhshëm.
    Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se SHBA-të do të vendosin gjithashtu kontrolle të eksportit mbi softuerët kritikë.
    Ai kërcënoi se do të anulonte një takim të planifikuar me Presidentin e Kinës Xi Jinping. Më vonë tha se nuk e kishte anuluar atë, por se nuk e dinte “nëse do të takoheshin”.

    “Do të jem atje pavarësisht gjithçkaje,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
    Tregjet financiare ranë pas komenteve të Trump, me S&P 500 që u mbyll me 2.7% rënie, rënia e tij më e madhe që nga prilli.
    Kina dominon prodhimin e metaleve të rralla dhe disa materialeve të tjera kyçe, të cilat janë komponentë kyç në makina, telefona inteligjentë dhe shumë artikuj të tjerë.
    Herën e fundit që Pekini shtrëngoi kontrollet e eksportit, pasi Trump rriti tarifat për mallrat kineze në fillim të këtij viti, pati një protestë nga shumë firma amerikane që varen nga materialet.
    SHBA-ja dhe Kina kanë pasur marrëdhënie të brishta tregtare që nga maji, kur të dyja palët ranë dakord të heqin tarifat treshifrore për mallrat e njëra-tjetrës, të cilat pothuajse kishin ndaluar tregtinë midis dy vendeve.
    Zyrtarët kanë zhvilluar një sërë bisedimesh që atëherë për çështje duke përfshirë TikTok, blerjet bujqësore dhe tregtinë e metaleve të rralla.
    Të dyja palët pritej të takoheshin përsëri këtë muaj në një samit në Korenë e Jugut./vizionplus.tv

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2025

    DashiMotivimi dhe energjia shtesë që kishe në fillim të javës ka nisur të zbehet. Ajo që më parë të dukej e qartë dhe e drejtpërdrejtë në kokë, tani është bërë mjaft e ngatërruar. Zgjidhe rrëmujën hap pas hapi.DemiDo ta gjesh veten si ishullin e shëndoshë mendore mes detit të rrëmujës së madhe që po të rrethon. Njerëzit do të të dynden për këshilla dhe udhëzime si anije të humbura ose të prishura që kanë dalë në breg. Ndihma për këta njerëz është e rëndësishme.BinjakëtBindja e verbër ndaj figurave autoritare përreth jush mund të mos jetë ideja më e mirë në këtë kohë. Bëni pyetje dhe jini të kujdesshëm në vend që të pranoni automatikisht atë që njerëzit e tjerë po kërkojnë prej jush. Keni të drejtë të jeni të kujdesshëm.GaforrjaFundjava fillon paksa e trazuar. Të gjithë përreth jush duket se janë paksa të çrregullt për shkak të fundjavës së kaluar. Asgjë nuk duket se po shkon në vendin e vet dhe veprimet e njerëzve janë të rastësishme. Jini të përgatitur për pothuajse çdo gjë.LuaniAutomatikisht je skeptik ndaj një ideje të re që të del në tavolinë ose të prezantohet në një takim. Instinkti yt i parë është ta refuzosh planin pa e parë fare nga afër. Mos nxito të gjykosh. Ka një justifikim këtu.VirgjëreshaNdërsa java e punës fillon, do të zbuloni se ritmi është i shpejtë dhe i furishëm – pikërisht ashtu siç ju pëlqen. Ky është lloji i mjedisit në të cilin lulëzoni, prandaj shfrytëzoni energjinë që qarkullon përreth. Merrni kohë shtesë.PeshorjaKur thonë se “nuk mund t’i mësosh një qeni të vjetër truke të reja”, ndoshta mendon se po flasin për ty. Dikush ka të ngjarë të përpiqet të të mësojë një truk të ri sot, por ai ose ajo mund të mos ketë shumë sukses. Përpiqu të mbash mendjen hapur.AkrepiDikush me një vullnet dhe bindje aq të fortë sa e jotja po të pengon dhe po të vështirëson të ecësh përpara. Ndoshta duhet ta marrësh seriozisht atë që po thotë ky person, në vend që ta bllokosh automatikisht atë që të hyjë në psikikën tënde.ShigjetariPlani i madh që hartove gjatë fundjavës dhe që shpresoje ta zbatoje këtë mëngjes është rrëzuar nga ngjarje të papritura që thjesht nuk i kishe marrë në konsideratë. Mos e fajëso veten. Këto ngjarje erdhën papritur.BricjapiTregojuni të gjithëve lajmin tuaj të madh në vend që të përpiqeni ta fshihni. Përfundimisht, informacioni do të dalë në dritë, kështu që është më mirë të jeni të sinqertë në vend që të përpiqeni ta mbani të fshehtë. Do të dukeni shumë më të përgjegjshëm dhe të besueshëm.UjoriInformacioni që të vjen nuk të pëlqen, por kjo nuk do të thotë që duhet ta mbash me inat për pjesën tjetër të ditës së punës. Përkundrazi, duhet të jesh më mendjehapur dhe pranues. Integroji këto ide të reja në vend që t’i refuzosh.PeshqitDo të bashkëpunoni me punëtorë të tjerë të pavarur dhe do të ndani përvojat tuaja. Secili prej jush ka punuar në projektet e veta të veçanta, por tani duhet të ndani progresin tuaj me njëri-tjetrin dhe të paraqisni atë që keni mësuar dhe zhvilluar.

  • Greva në Greqi ndërpret shërbimet në mbarë vendin; Çfarë nënkupton një ditë pune 13-orëshe

    Greva në Greqi ndërpret shërbimet në mbarë vendin; Çfarë nënkupton një ditë pune 13-orëshe

    Një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare në Greqi këtë të mërkurë, lë tragetet të ankoruar në porte dhe ndërpret transportin publik në kryeqytet, pasi punëtorët e sektorit publik dhe privat protestojnë ndaj ndryshimeve në ligjet e punës së vendit.Në Athinë, taksitë dhe trenat nuk qarkullojnë gjatë 24 orëve të grevës, ndërsa autobusët dhe shërbimet e metrosë e tramvajit operojnë me një orar të reduktuar.Grevë po pengon shërbimet në mbarë vendin, përfshirë shkollat, gjykatat, spitalet publike dhe bashkitë. Dy marshime proteste zhvillohen sot në qendër të Athinës, ndërsa demonstrata mbahen edhe në qytete të tjera.Sindikatat që përfaqësojnë nëpunësit civilë dhe punëtorët e sektorit privat e shpallin grevën për të kundërshtuar ndryshimet në ligjin e punës, të cilat sjellin më shumë fleksibilitet, përfshirë lejimin e orëve shtesë që mund të zgjasin turnet deri në 13 orë në ditë. Sipas rregullave të reja, orët e punës së bashku me orët shtesë kufizohen në 48 orë në javë, me një maksimum prej 150 orësh shtesë në vit.Sindikatat argumentojnë se rregullat e reja i lënë punëtorët të pambrojtur ndaj abuzimeve të punëdhënësve.“Ne themi jo për turnin 13-orësh. Lodhja nuk është zhvillim, durimi njerëzor ka kufij,” deklaron Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë, sindikata më e madhe e sektorit privat. Ajo kërkon një javë pune prej 37½ orësh dhe rikthimin e marrëveshjeve kolektive.Çfarë nënkupton një ditë pune 13-orësheIndustria me periudha të forta piku, si turizmi, shërbimet ushqimore dhe sektori i shërbimeve, janë ato që do të mund të përdorin ditën e punës 13-orëshe, ashtu siç ndodh tashmë me ditën 12-orëshe. Kjo vlen veçanërisht në rastet kur, gjatë këtyre periudhave, ka mungesë të theksuar të punëtorëve dhe një numër shumë të lartë vendesh pune të lira.Kjo dispozitë, e përfshirë në projektligjin që pritet të paraqitet në Parlament së shpejti për t’u votuar në tetor, është ajo që ka ndezur reagimet e sindikatave dhe të gjithë opozitës.Ministria e Punës e mbron dispozitën dhe sqaron se nuk po shfuqizohet dita 8-orëshe e punës, as po institucionalizohet dita 13-orëshe si parim i përgjithshëm. Sipas saj, punonjësi ka të drejtë të punojë për të njëjtin punëdhënës aq orë sa mund të punojë tashmë për dy punëdhënës, madje me pagë më të lartë, pasi orët shtesë te i njëjti punëdhënës do të paguhen si orë jashtë orarit ligjor 8-orësh, pra si orë shtesë.Ministria thekson më tej se mbeten në fuqi kufiri prej 48 orësh në javë, limiti prej 150 orësh shtesë në vit dhe rritja 40% e pagës për orët jashtë orarit. Ajo deklaron se ndryshimet lidhen vetëm me rastet e nevojave emergjente, duke respektuar pushimin 11-orësh ndërmjet turneve. Së fundi, nënvizohet se punonjësi ruan të drejtën për të refuzuar, pa rrezikuar pushimin nga puna.Ekspertët e punës shtojnë nga ana e tyre se dita 13-orëshe nuk zbatohet për të gjitha bizneset. Për shembull, nuk mund të aplikohet në sektorë si supermarketet ose industritë me pushime të ndërmjetme, pasi nuk do të respektohej pushimi i detyrueshëm 11-orësh. Përkundrazi, ajo synon kryesisht sektorët me periudha piku intensive.Në fakt, sipas një studimi të Manpower Group, në Greqi vetëm 42% e punëdhënësve shprehin besim në efektivitetin e procesit të rekrutimit, krahasuar me 67% në nivel global. Për rrjedhojë, bizneset vendase vijojnë të mbështeten te stafi i përhershëm për funksionet kritike dhe të përdorin punëtorë të përkohshëm për fleksibilitet dhe për mbulimin e nevojave sezonale./ AP Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.