Tag: shtesë

  • Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje, triumfojnë edhe Miami, Lakers e Phoenix

    Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje, triumfojnë edhe Miami, Lakers e Phoenix

    Skuadra e Lakers fitoi 121-111 ndaj Charlotte jashtë fushe, duke korrur suksesin e 8-të sezonal. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Doncic me 38 pikë e Reaves me 24 pikë.
    Detroit vijon të kryesojë në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur 137-135 Washington pas kohës shtesë. Cade Cunningham ishte lider për Pistins, autor i një “triple double”, me 46 pikë 12 rebound e 11 asist.
    Edhe Miami fitoi pas kohës shtesë, 140-138 ndaj Cleveland, ndeshje Norman Powell realizoi 33 pikë për skuadrën nga Florida. Fitore të lehtë korri Phoenix, që mundi 121-98 New Orleans, ndeshje ku u dallua Grayson Allen me 42 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Lakers, 111-121
    Detroit – Washington, 137-135
    Orlando – Portland, 115-112
    Miami – Cleveland, 140-138
    Chicago – San Antonio, 117-121
    Dallas – Milwaukee, 114-116
    Phoenix – New Orleans, 121-98
    Utah Jazz – Minnesota, 113-120
    Clippers – Atlanta, 102-105

  • Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)

    Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)

    Ashtu siç edhe pritej, supersfida mes Lyonit dhe PSG-së, e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1, ka dhuruar gola dhe spektakël. PSG fitoi në transfertë 2-3, falë golit të Joao Neves në kohën shtesë.
    Në harkun kohor të 8 minutave, u shënuan tre gola në pjesën e parë. Në minutën e 25-të, Zaire-Emery shënon një gol pas një asisti fantastik nga i zakonshmi Vitinha. Në minutën e 29-të, Alfonso Moreira barazon shifrat 1-1, pas super pasimit të marrë nga Moussa Niakhate. Në minutën e 33-të, Kvaratskhelia shënoi golin e dytë për parizienët, pas një topi të humbur nga vendasit në fushën e tyre dhe rikuperimit nga Vitinha. Te Lyon pretenduan për faull, por për abitrin ishte gjithçka ok. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për PSG.
    Lyon e nis më mirë pjesën e dytë dhe barazon shifrat në minutën e 49-të me Ainsley Maitland-Niles, i cili shënoi me parabël duke përfituar nga dalja e gabuar e Lucas Chevalier.
    Goli i fitores për parizienët do të vinte në minutën e pestë shtesë, ku Joao Neves shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi nga Lee Kang-In. Pas kësaj fitoreje, PSG ngjitet në krye me 27 pikë, Lyon renditet në vendin e 7-të me 20 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Gjermania i përgjigjet Rusisë me miliarda të reja për armatime në Ukrainë

    Gjermania i përgjigjet Rusisë me miliarda të reja për armatime në Ukrainë

    Gjermania do të rrisë ndjeshëm fondet për Ukrainën në vitin 2026, raportoi Reuters, duke cituar burime qeveritare.
    Berlini është mbështetësi më i madh i Kievit nga BE-ja dhe i ka siguruar tashmë rreth 40 miliardë euro që nga përshkallëzimi i konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë në shkurt 2022.
    Sipas Reuters, Berlini po shqyrton një rritje shtesë prej 3 miliardë eurosh në vitin 2026, që do të thotë se shuma e përgjithshme e ndihmës gjermane mund të arrijë në 11.5 miliardë euro (13.2 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm.
    Autoritetet gjermane kishin ndarë 8.5 miliardë euro për Ukrainën në buxhetin e saj për vitin e ardhshëm, megjithëse burime i thanë Reuters të martën se shuma ka të ngjarë të rritet me më shumë se një të tretën për shkak të fondeve shtesë nga ministritë e financave dhe të mbrojtjes. Shifra të ngjashme u raportuan nga gazeta Handelsblatt.
    Paratë shtesë do të mbulojnë artilerinë, dronët, automjetet e blinduara dhe zëvendësimin e dy sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në SHBA, sipas burimeve të agjencisë.
    “Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha një burim për Reuters.
    Shpërndarja e fondeve nga Ukraina është miratuar pavarësisht se Kancelari gjerman Frederich Merz pranoi në gusht se ekonomia gjermane po vuan nga një “krizë strukturore” me sektorë të mëdhenj “që nuk janë më vërtet konkurrues”.
    Ekonomia e vendit pati dy vjet tkurrje vjetore në 2023 dhe 2024, pjesërisht për shkak të humbjes së energjisë së lirë ruse si rezultat i sanksioneve të BE-së ndaj Moskës.
    Vladimir Zelensky i Ukrainës javën e kaluar falënderoi Merz për furnizimin e Kievit me një numër të paspecifikuar të sistemeve Patriot, duke thënë se marrëveshjet e mëparshme ishin zbatuar.
    Në fund të tetorit, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov akuzoi autoritetet gjermane se po ndiqnin politika që i kujtonin objektivat e Adolf Hitlerit për të dominuar Evropën dhe për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Moskës.

  • “Paga minimale 700 euro”/ Rama për buxhetin 2026: Në 2030, 500 mln euro shtesë për pensionet

    “Paga minimale 700 euro”/ Rama për buxhetin 2026: Në 2030, 500 mln euro shtesë për pensionet

    Edhe këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama shpalosi planet e qeverisë për rritjen e pagës minimale, si dhe një rritje të përvitshme të pensioneve të parashikuar në buxhetin e vitit 2026, që i është çuar parlamentit.

    “Sot me kostum, se për pak marrim në dorëzim Progres Raportin e Komisionit për Shqipërinë dhe kemi konferencën e shtypit.
    Pa dyshim që pjesën e luanit në projekt-buxhetin e vitit 2026, që sapo ka shkuar në parlament e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 milionë euro shtesë përveç indeksimit.
    Në 2027 e dyfishojmë shtesën 200 milionë euro, plus indeksimi 45 milionë euro. Në 2028 e trefishojmë 300 milionë euro, plus indeksimi 46 milionë euro. Në 2029 e katërfishojmë 400 milionë euro, plus indeksimi 47 milionë euro. Në 2030 e pesëfishojmë 500 milionë euro, plus indeksimi 48 milionë euro.Pra janë rreth 1,7 miliardë euro më shumë, që pensionistët do të marrin mbrapsht nga investimi i tyre për mandatin tonë të katërt qeverisës.
    Por, nga 1 janari 2026 do të rritet edhe paga minimale, për 307.850 punonjës, të cilët do të marrin shumën e premtuar 500 euro, e cila do të jetë e para, por jo e vetmja rritje e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro dhe jo vetëm kaq, por siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9 mujore me 90 milionë euro, edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat.
    E pra ja kështu. Fiks kështu. Ky jam unë dhe këta jemi ne. Them dhe themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi dhe ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e katërt dhe për ta ulur në tryezën e BE si të barabartë ndër të barabartët, janë 83 arsye më shumë se deri dje, për të mos fjetur gjumë, për të punuar papushim dhe për t’ju kthyer ju me të gjithë pasionin, vullnetin, këmbënguljen durimin dhe dashurinë e mundshme të gjithë atë, që ju na dhatë, një besim të jashtëzakonshëm që është privilegj i jashtëzakonshëm“, u shpreh Rama në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

    Top Channel

  • Projekt-buxheti/ Rama: 100 milionë euro shtesë për pensionistët në 2026-ën, përveç indeksimit

    Projekt-buxheti/ Rama: 100 milionë euro shtesë për pensionistët në 2026-ën, përveç indeksimit

    Pensionistët do të marrin vitin e ardhshëm 100 milionë euro shtesë, përveç indeksimit. Në një videomesazh, pak minuta nga marrja e progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe konferencës për shtyp me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, Rama u shpreh se pjesën e luanit në projektbuxhetin 2026, që sapo ka shkuar në parlament e zënë pensionistët, për të cilët viti i ardhshëm nisi me 100 milionë euro shtesë përveç indeksimit.
    “Në 2027-ën dyfishojmë shtesën 200 milionë euro, plus indeksimit 45 milionë euro”, theksoi Rama.
    “Në 2028-ën e trefishojmë 300 milionë euro, plus indeksimi 46 milionë euro. Në 2029-ën e katërfishojmë 400 milionë euro, plus indeksimit 47 milionë euro dhe në 2030-ën e pesëfishojmë 500 milionë euro, plus indeksimi 48 milionë euro”, u shpreh Rama.
    “Pra janë rreth 1.7 miliardë euro më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht nga investimi tyre për mandatin tonë të katërt qeverisës”, theksoi Rama.

  • Asnjëherë mos e bëni këtë porosi në një kafene, është plot me baktere

    Asnjëherë mos e bëni këtë porosi në një kafene, është plot me baktere

    “A mund të pini një gotë ujë me një fetë limoni?” Një pyetje që nuk duhet ta bëni dhe më poshtë gjeni “pse-në”.
    Pavarësisht nëse futet në ujin tuaj, koktejin, çajin ose ujin e thartë, një fetë limoni është një shtesë e zakonshme e pijes.
    Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë se ku ishte në të vërtetë? Ato copa limoni në restorant nuk janë aq të pastra sa do të dëshironit të ishin.

    Ato i japin pijes suaj një shije, por mund të ofrojnë edhe një mori gjërash të tjera.
    Në fakt, një studim i vitit 2007 tregoi se pothuajse 70% e fetave të limonit në restorante janë të mbuluara me deri në 25 lloje të ndryshme mikrobesh. Këto përfshijnë: lëndën fekale, Escherichia coli dhe kontaminimin nga mishi i papërpunuar. Sakaq, nuk ishin vetëm lëkurat e limonit, tuli në 29% të limonëve të pistë ka gjithashtu baktere.
    Limonët mund të kontaminohen për një sërë arsyesh. Nuk ka asnjë garanci që kamerierët në restorantin tuaj të preferuar do të lajnë secilin veç e veç, ose duart e tyre pas një pushimi në banjë.
    Thikat dhe të njëjtat dërrasa prerëse mund të bëjnë që mikrobet të përhapen shpejt.
    Limonët dhe frutat e tjera agrume janë veçanërisht të ndjeshme sepse janë të mbuluara me pore, duke i dhënë baktereve sipërfaqe shtesë për t’u shumuar.
    Por, përpara se të hiqni dorë tërësisht nga feta, duhet të kemi parasysh se nuk ka pasur shpërthime sëmundjesh të lidhura me limonët e kontaminuar në pije.
    Më mirë të kërkoni feta në një pjatë të vogël. Më pas shtrydhni lëngun e limonit direkt në ujë dhe mos hidhni të gjithë fetën në gotë.
    Mund të mos ju mbrojë plotësisht, por do të zvogëlojë ndjeshëm ekspozimin tuaj ndaj baktereve të padëshiruara.
    /vizionplus.tv

  • Miratohen ndryshimet e buxhetit, Malaj: Bonusi i pensionistëve deri në 15 mijë lekë

    Miratohen ndryshimet e buxhetit, Malaj: Bonusi i pensionistëve deri në 15 mijë lekë

    Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe Komisionin e Ekonomisë dhe Financave Aktin Normativ me ndryshimet në buxhetin 2025.Ministri Malaj gjatë fjalës së tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve tha se Akti Normativ është miratuar, për t’u përshtatur nevojave dhe kërkesave të institucioneve shtetërore pas riformatim të Këshillit të Ministrave, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.Sipas tij nëpërmjet këtij Akti Normativ, fillimisht synohet për sigurimin e fondeve shtesë për bonusin e fundvitit për pensionistët, e cila është një politikë e qëndrueshme tashmë e kësaj qeverie dhe që dëshmon konsolidimin e vijimësisë së mbështetjes së kësaj shtrese vulnerabël;Rialokimin e kursimeve të evidentuara gjatë periudhës janar-shtator 2025, drejt programeve dhe projekteve me performancë më të lartë;Si dhe një rishpërndarje të brendshme të fondeve, me efekt neutral në deficit, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe përmirësimit të zbatimit të projekteve.Malaj nënvizoi se nga skema e pensioneve do të përfitojë rreth 7.6 miliardë lekë shtesë, nga këto 1.7 miliardë shkojnë në llogarinë sociale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisin fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit, për rreth 756 mijë pensionistë. Kjo shtesë e cila buron thuajse tërësisht nga rritja e kontributeve të skemës e çon në 9.7 miliardë lekë nivelin e fondeve në dispozicion për bonusin e fundvitit, ose e thënë ndryshe 97 milionë euro.I pyetur nga deputetët për masën e bonusit të pensionistëve që do të shpërndahet këtë fundvit Malaj tha se kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.Malaj tha se deri në fund të mandatit qeverisës pensioni minimal mesatar do të arrijë në shumën e 200 eurove dhe pensionin mesatar urban do të arrijë në 400 euro.Ndryshimet në buxhetin 2025 sipas ministrit të Financave gjithashtu mbështesin rialokimet e AKSHI me 1.2 miliardë lekë për mirëmbajtjen e sistemeve dixhitale dhe integrimin e platformave të inteligjencës artificiale.Ministria e Mbrojtjes do të rishpërndajë rreth 1.5 miliardë lekë për nevoja personeli dhe operacionale të tjera, në mbështetje të Forcave të Armatosura.Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe Gjendja Civile, do të përfitojnë rreth 650 milionë lekë shtesë nëpërmjet këtij AN, kryesisht për mbulimin e orëve jashtë orarit në kuadër dhe të të organizimit të forcave policore përgjatë sezonit turistik, krahas edhe nevojave të tjera që ata kanë në aspektin operativ dhe të sigurisë.Ministria e Arsimit përfiton 329 milionë lekë shtesë për pagat e mësuesve dhe për financimin e teksteve falas.“Sa i takon shpenzimeve kapitale, prioritet i është dhënë sektorëve strategjikë, si: infrastruktura, energjia, teknologjia dhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.Gjithashtu, në këtë akt është materializuar edhe rishpërndarja e fondeve nga projektet me performancë më të ngadaltë drejt atyre me performancë më të shpejtë, si dhe drejt atyre me ndikim më të ndjeshëm zhvillimor në aspektin ekonomik”, nënvizoi ministri Malaj.Ministri i Financave u ndal në mënyrë të detajuar te disa nga shpenzimet kapitale.“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është financuar me rreth 6 miliardë lekë shtesë, nga të cilat: 2.4 miliardë lekë për transportin rrugor; 3 miliardë lekë për programin e transportit ajror për mbështetjen e Albcontrol, për shkak të vështirësive të funksionimit pas bllokimit të llogarive bankareAKSHI është financuar me rreth 1.6 miliardë lekë shtesë për zhvillimin e sistemeve kompjuterike dhe digjitalizimin e shërbimeve publike, në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe kompaninë Oracle.Ministrisë së Punëve të Brendshme i alokohen 468 milionë lekë, kryesisht për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës;Ministrisë së Drejtësisë i shtohen rreth 400 milionë lekë për projektin e godinës së Institutit të të Miturve.Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i alokohen 300 milionë lekë për avancimin e projekteve të ujitjes dhe kullimit për bashkitë.Sa i takon buxhetit të njësive të qeverisjes vendore, ky akt sjell disa ndryshime dhe më konkretisht:200 milionë lekë shtesë në taksat e ndara që i transferohen buxhetit vendor, si rrjedhojë e realizimit të lartë të Tatimit mbi të Ardhurat Personale.154.6 milionë lekë shtesë për shpërblimet e punonjësve të zjarrfikëses në 16 bashki të prekura rëndë nga zjarret verore ku 16 bashkive në të cilat ka pasur intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të zjarreve, iu akordohen fonde për dy paga shpërblim dhe bashkive te tjera iu akordohen fonde për një pagë shpërblim për punonjësit e mbrojtjes nga zjarri”.Në përfundim të diskutimeve Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 7.6 miliardë lekë shtesë për pensionet, ministri i Financave: Ja sa para do të marrin pensionistët për bonusin e fundvitit

    7.6 miliardë lekë shtesë për pensionet, ministri i Financave: Ja sa para do të marrin pensionistët për bonusin e fundvitit

    Nga komisioni i Ekonomisë, ministri i Financave, Petrit Malaj foli për bonusin e fundvitit për pensionistët.

    Ai tha nga 7.6 miliardë shtesë për pensionet, 5.9 miliardë lekë do të shkojnë për bonusin e fundvitit.
    “Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj.
    “Më lejoni të paraqes një përmbledhje, ekonomia shqiptare po ecën në trajektore të qëndrueshme. Borxhi publik zbriti, duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve, borxhi shkon në nivelin 54.1 % të prodhimit të brendshëm bruto.
    Sa i përket të ardhurave janë realizuar rreth 4 miliardë lekë mbi planin e punës. Kemi rritje me 132 mln më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
    Këta tregues pasqyrojnë stabilitetin e financave. Ndryshimet propozojnë: rritjen e të ardhurave me 12.1 miliardë lekë, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me 5.7 miliardë lekë. Kemi ulur deficitin buxhetor. Skema e pensioneve do të përfitojë 7.6 miliardë leke shtesë.”, u shpreh ai.

    Top Channel