Tag: shtesë

  • Zgjedhjet e 11 majit, miratohet fondi shtesë prej 150 milionë lekë për të mbështetur partitë politike

    Zgjedhjet e 11 majit, miratohet fondi shtesë prej 150 milionë lekë për të mbështetur partitë politike

    Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 150 milionë euro për mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.

    Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
    Një shtesë fondi në programin “mbështetje për partitë politike”, për financimin e fushatës zgjedhore të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025:
    Një shtesë fondi në programin “mbështetje për partitë politike”, për financimin e fushatës zgjedhore të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025:
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:1. Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.2. Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    Top Channel

  • “Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”/ Berisha për Ramën: Sot e ka ditën e tij, problemi është se çdo ditë e ka 1 prill!

    “Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”/ Berisha për Ramën: Sot e ka ditën e tij, problemi është se çdo ditë e ka 1 prill!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po prezanton programin e “PD-Shqipëria Madhështore” në biznesin e fasonerisë në Durrës.

    Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati vijoi sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, për daljet e këtij të fundit ‘live’ në rrjetet sociale.
    Duke marrë shkas që sot është 1 prilli, ndryshe e njohur si ‘Dita e Gënjeshtrës’, Berisha tha se “Sot e ka ditën e tij, problemi është  se çdo ditë e ka 1 prill.”
    Ndërsa në lidhje me programin elektoral, ai u shpreh se ‘me gërshërët e ligjit do të pritet dyndja e narko-euros’.
    Më tej u ndal te nxitja e lindshmërisë, ku tha se do të ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”.
    “Do ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë. Shtesa në rrogë për fëmijën e parë nga qeveria do të jetë 70 euro, për të dytin 60 euro, për fëmijën e tretë, nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare, qeveria do marrë përsipër çdo shpenzim. Ne do ndjekim politikën e fëmijës së tretë sepse ne u shkatërruam.
    Kjo politikë e fëmijës së tretë i ka shpëtuar kombet në histori. I ka shpëtuar nga zvogëlimi i tyre i madh.Sikundër do bëjmë gjithçka që fëmijët, djemtë, vajzat, ata që janë larguar në mërgim, ata të kthehen në Shqipëri.Do bëjmë një politikë sa të mundemi nxitëse për kthimin e tyre. Pesë vjet do jenë pa asnjë taksë“, shtoi më tej ai.

    Top Channel

  • Vëllaznimi fiton Ligën Unike, ekipi gjakovar mund Prishtinën në shtesë, trofeu i parë pas 29 vitesh

    Vëllaznimi fiton Ligën Unike, ekipi gjakovar mund Prishtinën në shtesë, trofeu i parë pas 29 vitesh

    Vëllaznimi i Gjakovës fitoi trofeun e Ligës Unike për edicionin 2024-2025, duke mundur në një finale dramatike, një tjetër ekip nga Kosova, Prishtinën, me rezultatin 91 me 88.
    Një ndeshje shumë e bukur e cila u zgjidh vetëm në shtesë, pasi në kohë të rregullt gjithçka u mbyll në barazim 78 me 78.Lexo edhe :Related Posts
    Në minutat e fundit Vëllaznimi fitoi 13 me 10 dhe krijoi diferencën e nevojshme për të fituar për herë të parë një trofe pas 29 vitesh.

    Më i miri në këtë finale për gjakovarët ishte Azemi që shënoi 24 pikë. Vendin e tretë në Ligën Unike e zuri Beslidhja e Lezhës pasi ylli i Suharekës nuk u paraqit fare në finalen e vogël./vizionplus.tv

  • Lufta e tarifave: Harley-Davidson në Europë, 50 përqind më shtrenjtë

    Lufta e tarifave: Harley-Davidson në Europë, 50 përqind më shtrenjtë

    Shuma e taksës doganore ndryshon në varësi të produktit. Tarifat shtesë për motoçikletat Harley-Davidson do të arrijnë në rreth 50 për qind, për konzolat e lojërave video 10 për qind dhe për produktet e tjera 25 për qind.
    Gjalpë kikiriku, uiski, lëng portokalli – konsumatorët në Gjermani së shpejti do të paguajnë më shumë për disa produkte amerikane në supermarkete. Arsyeja janë tarifat shtesë të vendosura nga Bashkimi Evropian në përgjigje të tarifave amerikane.
    Kostot më të larta pritet të godasin pjesërisht blerësit, tha Dirk Jandura, president i Shoqatës së Tregtisë së Jashtme BGA, sipas DPA.
    Marzhet në supermarkete janë aq të ulëta sa bizneset nuk mund t’i thithin ato, shtoi Jandura.
    Në përgjigje të tarifave të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminit, të cilat kanë hyrë në fuqi, BE ka njoftuar kundërmasa.
    Kështu, duke filluar nga muaji prill do të rifuten tarifa shtesë për importet e borbonit, xhinseve, motoçikletave, varkave, lëngut të portokallit, gjalpit të kikirikut, sojës dhe produkteve të tjera të shumta amerikane. Shuma e taksës doganore ndryshon në varësi të produktit. Tarifat shtesë për motoçikletat Harley-Davidson do të arrijnë në rreth 50 për qind, për konzolat e lojërave video 10 për qind dhe për produktet e tjera 25 për qind.
    Tarifat po ndikojnë pjesërisht në çmimet e shitjes me pakicë, tha Björn Fromm, president i Shoqatës Federale të Tregtisë Gjermane të Ushqimit (BVLH).
    “Kjo është katastrofike në situatën aktuale. Tregtia dhe konsumatorët përfitojnë nga qarkullimi i lirë i mallrave. Në luftërat tregtare, të gjithë humbasin gjithmonë në fund,” vuri në dukje Fromm. Tashmë gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump, BE-ja iu përgjigj me kundërmasa tarifave amerikane.
    Asokohe nga masat ndër të tjera prekej edhe borboni. Pas kësaj, çmimi i këtyre produkteve në Evropë u rrit ndjeshëm.
    Eksportet e uiskit në BE ranë me një të pestën midis 2018 dhe 2021, sipas burimeve tregtare. BE-ja është tregu më i madh i eksportit për uiski amerikan. Në tregun e xhinseve në Gjermani, produktet që vijnë direkt nga SHBA nuk luajnë një rol të madh, tha një zëdhënëse e një shoqate tregtare.
    Vendet më të rëndësishme prodhuese janë Kina, Bangladeshi dhe Turqia. Tarifat shtesë të BE-së do të hyjnë në fuqi në mes të prillit, pas konsultimeve me shtetet anëtare.
    Tarifat mund të mbulojnë gjithashtu produktet bujqësore nga SHBA, si mishi i shpendëve dhe viçi, disa ushqime deti, arrat, vezët, produktet e qumështit, sheqeri dhe perimet. /tesheshi.com/

  • Zgjidhjet inteligjent qe sjell promocioni i pranverës për pajisjet e zgjuara që nuk duhet humbur

    Zgjidhjet inteligjent qe sjell promocioni i pranverës për pajisjet e zgjuara që nuk duhet humbur

    Pastrimi në stinën e pranverës është mundësia perfekte për të rifreskuar shtëpinë tuaj dhe për të sjellë zgjidhje inteligjente që ofrojnë më shumë prakticitet dhe efikasitet. Samsung ju sjell një promocion të veçantë pranveror me zbritje deri në 25%[1] për pajisje të zgjedhura për shtëpi. Shfrytëzoni këtë mundësi dhe pajisni shtëpinë tuaj me teknologji të nivelit të lartë që thjeshton detyrat e përditshme.

    Efikasitet dhe inovacion në duar tuaja
    Për një shtëpi të pastër dhe të organizuar, pajisjet inteligjente dhe efikase janë të domosdoshme. Frigoriferët Samsung, lavatriçet, tharëses, dhe fshesave me korent ofrojnë zgjidhje të avancuara që lehtësojnë punët e shtëpisë, kursejnë energji dhe mundësojnë më shumë kohë të lirë.

    Një lavatriçe e fuqishme siguron pastrim tërësor me kursim të zgjuar të energjisë[2], tharësja e cila  than rrobat me butësi pa i rrudhur, dhe frigoriferi i gjerë ruan freskinë e ushqimeve për më gjatë. Fshesa me korrent Bespoke Jet mundëson pastrim të shpejtë dhe të lehtë, pa kabllo dhe pa mundim shtesë.
    Tani mund t’i blini me çmime promocionale dhe të siguroni vite shtesë garancie duke regjistruar dhe lënë një rishikim të produktit të blerë në faqen zyrtare. Përfitoni nga kjo mundësi, modernizoni shtëpinë tuaj dhe shijoni më shumë kohë për veten.

    Në kuadër të ofertës promovuese “Zgjidhni me mençuri, kurseni çdo ditë”, Samsung u ofron klientëve mundësinë e garancisë të shtuar deri në tre vjet për frigoriferët, lavatriçet, tharësat dhe pajisje të integruara të zgjedhura, si dhe garanci shtesë një vit për për modele të caktuara të fshesave me korent.
    Për të marrë garancinë e shtesë, është e nevojshme të blini pajisjen e përzgjedhur gjatë periudhës promocionale, të regjistroni blerjen në faqen e internetit  https://www.samsung.com/al/microsite/samsunggaranciezgjatur/ , brenda 30 ditëve nga blerja dhe të lini një rishikim të produktit të blerë.
    Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe kompletoni shtëpinë tuaj me zgjuarsi
    Promovimi për të përfituar një zbritje deri në 25%* zgjat deri më 27 prill 2025 ose deri në përfunidim të stokut te partnerët e shitjeve të Samsung. Promovimi për një garanci shtesë tregtare për disa produkte të (dy plus tre vjet garanci komerciale) dhe fshesa me korrent (dy plus një vit garanci komerciale) zgjat deri më 31 dhjetor 2025, me përjashtim të kombinimit të lavatriçeve dhe tharëseve për të cilat promovimi zgjat deri më 31 mars 2025. Më shumë informacione rreth pajisjeve dhe produkteve Samsung janë të disponueshme në faqen zyrtare https://www.samsung.com/al/.
    ###
    Rreth Samsung Electronics
    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni “Samsung Newsroom” në https://www.samsung.com/al/.
    [1] Partnerët e shitjeve të Samsung që marrin pjesë në këtë promovim përcaktojnë në mënyrë të pavarur shumën e zbritjes dhe çmimin me pakicë të pajisjes. Për shumën e saktë të zbritjes dhe çmimin e shitjes me pakicë të pajisjes, ju lutemi kontaktoni partnerin individual të shitjeve.
    [2] Bazuar në testimin e brendshëm në modelin WW11BB944AGB në kushte normale përdorimi. Rezultatet: Konsumi i energjisë pa AI Energy Mode = 0.539 KWh. Konsumi i energjisë me AI Energy Mode = 0.145 KWh. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve aktuale të përdorimit.

  • Transformimi dixhital i sektorit publik, BB kredi 80 mln USD, mbështetje në tri fusha

    Transformimi dixhital i sektorit publik, BB kredi 80 mln USD, mbështetje në tri fusha

    Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë $ për të mbështetur agjendën e Shqipërisë për modernizimim dhe transformimin digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cënueshme.

    Financimi shtesë vjen si rezultat i progresi të projektit kryesor “Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike me Standarde të Larta përmes GovTech” (prej 65 milionë $), i cili synon të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike.
    Financimi shtesë i sapo miratuar do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme:

    Rimodelimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të qeverisjes vendore: Kjo do të sigurojë efikasitet në aksesin ndaj një game të gjerë shërbimesh administrative bashkiake, duke sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.
    Zhvillimi i një platforme të re digjitale për prokurimin publik: Duke integruar inovacionin e bazuar në inteligjencën artificiale, kjo platformë do të rrisë transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien në proceset e prokurimit publik, duke sjellë kursim dhe efikasitet në kontraktimet që bëjnë institucionet qeveritare.
     Zbatimi i një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike: Përmes hartimit dhe zbatimit të një sistemi të ri digjital për menaxhimin e financave publike, programi do të ndihmojë qeverinë qendrore dhe vendore të menaxhojnë më shpejt dhe më saktë buxhetin për investime publike për popullsinë lokale.

    /Monitor