Tag: shtesë

  • Tirana eliminon Partizanin, fiton në shtesë derbin e tretë dhe shkon në finalet play off

    Tirana eliminon Partizanin, fiton në shtesë derbin e tretë dhe shkon në finalet play off

    Tirana është finalistja e dytë e play off-it në basketboll për femra. Bardheblutë e trajneres Mirza Alibegaj fituan 86-82 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e takimeve.
    Ndeshja e tretë luajtur në “Fahrie Hoti” ishte po aq e bukur e dramatike sa dy të parat, madje edhe më shumë. Këtë herë ekipi fitues doli pas kohës shtesë, me të “kuqtë” që shpresuan deri në fund të fitorja.
    Takimi ishte i ekuilibruar përgjatë 45 minutave, teksa asnjë nga skuadrat nuk shkëputej. Koha e rregullt përfundoi 73-73, ndërkohë që në shtesë Tirana arrin të shkëputet e të fitojë ndeshjen 86-82.
    Qosja dhe Emani, me nga 21 pikë secila, ishin dy shënueset më të mira për Tiranën, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Mgbeike për Partizanin. Në finale, Tirana do të luajë ndaj Flamurtarit, që eliminoi Teutën.
    Gjysmëfinale-Play off
    Nd.1, Flamurtari – Teuta, 83-66
    Nd.1, Tirana – Partizani, 77-73
    Nd.2, Teuta – Flamurtari, 75-87
    Nd.2, Partizani – Tirana, 66-70
    Nd.3, Flamurtari – Teuta, 74-51 (3-0)
    Nd.3, Tirana – Partizani, 86-82 (3-0)

  • Kina vendos 50% tarifa shtesë për importet amerikane

    Kina vendos 50% tarifa shtesë për importet amerikane

    Më 8 prill 2025, qeveria amerikane njoftoi rritjen e “tarifave reciproke” për mallrat kineze të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, nga 34% në 84%. Veprimi i ShBA-së për të përshkallëzuar tarifat ndaj Kinës, është një gabim shumë i madh që kërcenon seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe minon seriozisht sistemin tregtar shumëpalësh.
    Në përputhje me Ligjin e Tarifave të Republikës Popullore të Kinës, Ligjin Doganor të Republikës Popullore të Kinës, Ligjin e Tregtisë së Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, ligjeve dhe rregulloreve të tjera, parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, si edhe me miratimin e Këshillit të Shtetit të Kinës, masat tarifore shtesë për mallrat e importuara me origjinë nga Shtetet e Bashkuara do të ndryshohen nga ora 12:01 të 10 prillit të vitit 2025.
    1. Shkalla e tarifës shtesë e përcaktuar në “Njoftimin e Komisionit të Tarifave të Këshillit Shtetëror për vendosjen e tarifave shtesë për mallrat e importuara me origjinë nga Shtetet e Bashkuara” (Njoftimi i Komisionit Tatimor Nr. 4 i vitit 2025) do të rregullohet nga 34% në 84%.
    2. Çështjet e tjera do të zbatohen në përputhje me “Njoftimin nr.4 të Komitetit të Tatimeve të vitit 2025”.

  • Kina nuk “i përkulet” SHBA, vendos tarifë shtesë 34% për produktet amerikane. Edhe BE merr masa, por kërkon negociata

    Kina nuk “i përkulet” SHBA, vendos tarifë shtesë 34% për produktet amerikane. Edhe BE merr masa, por kërkon negociata

    Vala e re e tarifave të presidentit Donald Trump ka hyrë në fuqi menjëherë pas mesnate këtë të mërkurë.

    Normat më të larta të taksave të importit për dhjetëra shtete dhe territore përfshijnë një tarifë masive prej 104 për qind ndaj mallrave kineze dhe 20 për qind për produktet nga Bashkimi Evropian.

    Liderët e unionit mblidhen sot në Bruksel, ku do të votojnë për një paketë tarifash ndaj SHBA në mënyrë graduale me katër faza.

    Faza e parë, që hyn në fuqi më 15 prill, përfshin një tarifë shtesë prej 25 % ndaj perimeve, drithërave, duhanit, disa automjeteve dhe elektronikës.

    Faza e dytë pritet të hyjë në fuqi në muajin maj dhe dy fazat e tjera në një afat të mëvonshëm.

    Kjo do t’i japë kohë zhvillimit të negociatave ndërsa zyrtarët e BE-së kanë deklaruar se opsioni i tyre i preferuar është një marrëveshje tregtare me Uashingtonin që heq barrierat tregtare, e jo që i shton ato.

    Kina që është edhe vendi më i goditur nga tarifat, nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqje duke u zotuar për të vijuar luftën ekonomike deri në fund me kundërmasa për të mbrojtur interesat e saj.

    Në një përgjigje ndaj SHBA-ve Kina ka vendosur një tarifë shtesë prej 34 % që do të hyjë në fuqi të enjten në 10 prill.

    Masat e fundit vijnë në kuadër të politikës së re tregtare të presidentit amerikan Donald Trump e cila synon të ringjallë industrinë perodhuese amerikane./vizionplus.tv

  • Trump kërcënoni Kinën me tarifa shtesë, monedha kineze arrin nivelin më të ulët historik

    Trump kërcënoni Kinën me tarifa shtesë, monedha kineze arrin nivelin më të ulët historik

    Juani i Kinës ka arritur një rekord të ulët sot, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi dje Pekinin me tarifa shtesë prej 50%, duke e çuar taksën totale në 104%.Juani arriti nivelin më të ulët që kur filloi tregtimin në 2010 me 7,3815.
    Tregjet janë të përgatitur për atë që mund të shndërrohet në një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.Pekini ka refuzuar t’i përkulet asaj që e quan “shantazh” dhe është zotuar të “luftojë deri në fund”.
     

  • Trump kërcënoi Kinën me tarifa shtesë, monedha kineze arrin nivelin më të ulët historik

    Trump kërcënoi Kinën me tarifa shtesë, monedha kineze arrin nivelin më të ulët historik

    Juani i Kinës ka arritur një rekord të ulët sot, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi dje Pekinin me tarifa shtesë prej 50%, duke e çuar taksën totale në 104%.

    Juani arriti nivelin më të ulët që kur filloi tregtimin në 2010 me 7,3815.
    Tregjet janë të përgatitur për atë që mund të shndërrohet në një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.
    Pekini ka refuzuar t’i përkulet asaj që e quan “shantazh” dhe është zotuar të “luftojë deri në fund”.

    Top Channel

  • Trump e kërcënoi me tarifa, Kina i përgjigjet Presidentit amerikan: Po vazhduat, e keni punën keq!

    Trump e kërcënoi me tarifa, Kina i përgjigjet Presidentit amerikan: Po vazhduat, e keni punën keq!

    Tërmeti në tregjet e aksioneve nuk ka të ndalur, duke ngjallur frikën se bota mund të gjendet tashmë para një kolapsi të vërtetë ekonomik.

    Tarifat e paprecedente doganore që Donald Trumpi vendosi ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA i kanë bërë investitorët nervozë, me rrezikun e një lufte të madhe tregtare gjithmonë e më të pranishëm.
    Kina deklaroi së fundi se do të qëndrojë e palëkundur përballë kërcënimeve të reja nga Trumpi. Ministria kineze e tregtisë përcolli mesazhin e qartë se çdo tarifë tjetër nga SHBA, do të shkaktonte “kundërmasa” shtesë që do të shënjestrojnë mallrat amerikane.
    Lin Jian, zëdhënës i ministrisë kineze të tregtisë thotë: “Administrata Trump po bën shantazh. Nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të këmbëngulin në këtë gjë, Kina është e vendosur të luftojë deri në fund”.
    Ministria reagoi edhe ndaj pretendimeve të Trumpit se tarifat e tij janë “reciproke”, duke i cilësuar ato të “të pabaza” dhe “një praktikë tipike bullizmi e njëanshme”.
    Sipas analistëve, Kina mund të shpresojë të tërheqë jo vetëm mbështetje politike ndërkombëtare, por edhe vëllime shtesë tregtare nga partnerë të rinj, të cilët mund të kompensojnë një pjesë të humbjeve në Amerikë.
    Azia është goditur shumë më rëndë se Evropa, me tarifa doganore prej më shumë se 40 për qind për disa. Kjo rrit presionin ndaj vendeve si Vietnami, Tajvani dhe Indonezia për të negociuar marrëveshje të reja tregtare me Uashingtonin.
    Kina, të cilën Trump e goditi me tarifa shtesë prej 34 për qind, është e vetmja ekonomi e madhe që ka urdhëruar që vendosjen e tarifave doganore hakmarrëse për importet nga SHBA-ja. Pekini të premten vendosi tarifa doganore shtesë prej 34 përqind për mallrat amerikane dhe vendosi kufizime eksporti për disa minerale të rralla që nevojiten urgjentisht për produktet e teknologjisë së lartë dhe pajisjet e energjisë së pastër.
    Këto tarifa hyjnë në fuqi në 10 prill. Përfaqësuesit e bankës amerikane JP Morgan thanë javën e kaluar se besojnë se mundësia e një recesioni global deri në fund të vitit është 60 për qind, krahasuar me 40 për qind përpara se të shpalleshin tarifat doganore gjithëpërfshirëse të Trumpit.
    Banka gjermane Deutsche Bank paralajmëroi në një analizë të shkurtër se nëse Trumpi vazhdon me politikat e tij tregtare, tarifat e reja do të kenë “ndikime të mëdha mbarëbotërore në vitin 2025 dhe vitet dhe dekadat në vijim”.
     

    Top Channel

  • Trump thirrje Kinës: Tërhiqu, në të kundërt tarifat shtesë do të jenë 50%

    Trump thirrje Kinës: Tërhiqu, në të kundërt tarifat shtesë do të jenë 50%

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump thotë se do të vendosë tarifa shtesë ndaj Kinës, nga e marta, nëse Pekini nuk tërheq tarifat hakmarrëse prej 34% ndaj SHBA-ve.

    Tarifat shtesë për Pekinin do të jenë 50%, tha Trump, raporton BBC.

    Kujtojmë se Kina njoftoi të premten se do të vendoste tarifa të tilla ndaj Uashingtonit pasi Shtëpia e Bardhë tha se nga 9 prilli do të vendoste taksa 34% për të gjitha mallrat nga Pekini.

    Trump akuzoi Pekinin për “tarifa historikisht të larta”, “shtresa të paligjshme jomonetare”, “subvencione të parregullta biznesi” dhe “manipulim masiv të monedhës me kalimin e kohës”.

    Siç theksoi ai, këto veprime përbëjnë një abuzim kronik të sistemit tregtar amerikan dhe nuk mund të mbeten më pa përgjigje.

    “Pavarësisht paralajmërimeve të mia,” tha ai, “çdo vend që hakmerret kundër SHBA-ve me tarifa shtesë, në krye të abuzimeve ekzistuese, do të përballet me sanksione të reja dhe të rritura tregtare.”

  • Trump: Tarifa doganore shtesë prej 50% ndaj Kinës

    Trump: Tarifa doganore shtesë prej 50% ndaj Kinës

    Donald Trump ka shpallur një përshkallëzim të ri të tarifave doganore kundër Kinës, pasi Pekini ka vendosur tarifa të barabarta prej 34% si kundërpërgjigje ndaj atyre të vendosura nga Shtëpia e Bardhë.Trump tha se; “pavarësisht paralajmërimit tim se çdo vend që hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara duke vendosur tarifa shtesë, do të përballet menjëherë me tarifa të reja ndjeshëm më të larta, përveç atyre fillestare”.
    Presidenti i SHBA shkruan në rrjetin social Truth; “Prandaj deri nesër, më 8 prill 2025, nëse Kina nuk tërheq rritjen e saj prej 34% ndaj abuzimeve tregtare që kanë qenë prej kohësh në fuqi, Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Kinës tarifa shtesë prej 50%, duke filluar nga 9 prilli. Për më tepër, të gjitha bisedimet me Kinën që lidhen me takimet e kërkuara prej tyre me ne do të ndërpriten! Negociatat me vendet e tjera që kanë kërkuar takim do të nisin menjëherë.”

  • Çmenduria/ Real Madridi tronditet dhe humbet në kohën shtesë nga Valencia, titulli mbetet në duart e Barcelonës (VIDEO)

    Çmenduria/ Real Madridi tronditet dhe humbet në kohën shtesë nga Valencia, titulli mbetet në duart e Barcelonës (VIDEO)

    Real Madridi ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e sotme. Madrilenët kanë humbur në shtëpi nga Valencia në shifrat 1-2. Askush nuk e priste një gabim të tillë të ekipit të Ancelotit, që tani i lë shansin e artë në duar Barcelonës
    Një ndeshje që nisi keq për vendasit pasi Vinicius Junior humbi një penallti në minutën e 13. Vetëm tre minuta më vonë, Dikhaby do të shënonte për Valencian. Reali do të barazonte në minutën e 21, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
    Megjithatë në minutën e 50 Vinicius barazoi duke krijuar idenë e një përmbysje të lehtë për Realin. Në kohën shtesë, më saktë në minutën e 5 të shtesës, Duro shënoi golin e 2 të Valencias, 1-2. Pas kësaj humbje, Reali mbetet 3 pikë pas Barcelonës dhe një ndeshje më shumë të luajtur. Nëse Barcelona fiton sot në mbrëmje ndaj Betis, atëherë do të shkonte në gjashtë pikë para Realit. /Sport Ekspres/

     
     

  • Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për importet

    Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për importet

    Tarifat shtesë prej 10% të vendosura për shumicën e produkteve që SHBA importojnë nga pjesa tjetër e botës kanë hyrë në fuqi mëngjesin e kësaj të shtune. Një tronditje kjo për tregtinë globale që pritet të intensifikohet në ditët në vijim. Ky prag minimal universal prej 10%, nga i cili përjashtohen produkte të caktuara, është si shtesë e detyrimeve ekzistuese.
    Në një listë të vendeve dhe territoreve të publikuar të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha se do të vendosë tarifa prej 37% për importet nga territori i Oqeanit Indian La Reunion dhe 50% për ato nga arkipelagu i vogël i Saint-Pierre-et-Miquelon në Atlantikun e Veriut.

    La Reunion pjesë e zonës së përbashkët doganore të BE, por e konsideruar si një territor i veçantë për qëllime tatimore  do të përballet me një tarifë prej 10%. E njëjta përqindje u vendos në Saint-Pierre-et-Miquelon. Rishikimi në rënie i sjell të dy territoret në përputhje me zotërimet e tjera franceze jashtë shtetit: Guadelupe, Martinique, Guiana Franceze dhe Mayotte.