Emocione të mëdha ka dhuruar finalja e Kupës së Shqipërisë mbrëmjen e së enjtes. Sfida mes Egnatias dhe Dinamos ka qenë e bukur dhe e luftuar, madje për të shpallur skuadrën fituese nuk kanë mjaftuar 120 minuta lojë. Koha e rregullt përfundon në barazim 2-2, nuk ka gola në 30 minutat shtesë dhe është dashur të goditen penalltitë, që të vendoset se kush do të jetë skuadra fituese. Lojtarët e Dinamos tregohen më të saktë nga pika e bardhë (5-4) dhe fitojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë për herë të 14-të në historinë e klubit, një trofe që mungonte prej 22 vitesh në klubin “blu”.
Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe plot me emocione. Dinamo kalon e para në avantazh me Itodo Mandelën, por Egnatia rikthen shifrat në ekuilibër me Guindon në minutat shtesë të pjesës së parë.
Mandela shënon sërish në pjesën e dytë, por rrogozhinasit kundërpërgjigjen sërish në kohën shtesë, kësaj radhe me Bakajokon. Koha e rregullt përfundon 2-2. Nuk ka ndryshim rezultati në 30 minutat e kohës shtesë. Ruleta e penalltive i buzëqesh Dinamos, që shkurorëzon Egnatian (rrogozhinasit kishin fituar 2 edicionet e fundit të Kupës) dhe fiton Kupën e Shqipërisë për herë të 14-të në histori, një sukses që mungonte prej 22 vitesh.
Një meritë të veçantë ka trajneri Ilir Daja, që në sezonin e tij të parë te Dinamo, arriti që të rikthejë “blutë” te trofetë. Ndalet për momentin (kujtojmë që dy skuadrat do të luajnë në Final 4 për titullin kampion) seria e sukseseve të trajnerit Tetova, të cilit këtë sezon i mbetet të fitojë vetëm kampionatin.
Tag: shtesë
-

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh, “ruleta” e penalltive “shkurorëzon” Egnatian
-

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh, triumfon ndaj Egnatias pas penalltive
Finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll dhuroi emocione të forta mes Egnatias dhe Dinamos, në një ndeshje që u mbyll vetëm pas goditjeve të penalltive. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, ndërsa 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshim rezultati. Dinamo u tregua më e saktë nga pika e bardhë (5-4), duke fituar për herë të 14-të trofeun e Kupës, sukses që kishte munguar për 22 vite.
Sfida nisi me avantazhin e Dinamos falë golit të Itodo Mandelës, por Guindo riktheu shifrat në barazim në minutat shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Mandela realizoi sërish për Dinamon, por Egnatia barazoi sërish në kohën shtesë me golin e Bakajokos.
Me këtë fitore, Dinamo i shkurorëzon kampionët në fuqi të Kupës, Egnatian, që e kishte fituar trofeun në dy edicionet e fundit. Ky është një sukses i veçantë për trajnerin Ilir Daja, që në sezonin e tij të parë në drejtimin e Dinamos, arriti të rikthejë trofetë në klubin “blu”.
Ndërkohë, për trajnerin Tetova dhe Egnatian, fokusi tashmë mbetet te titulli kampion, me të dyja skuadrat që do të përballen sërish në Final 4 të Superiores. -

UEFA po shqyrton ndryshime për sezonin e ardhshëm të Champions-it, nuk do të ketë më kohë shtesë
UEFA po mendon të kryejë sërish ndryshime në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht ndërrimit të formatit, organizimi më i lartë i futbollit europian po shqyrton mundësinë e ndryshimeve të reja. “BILD”-i ka zbuluar tre nga pikat e hedhura për shqyrtim.
Kështu, po diskutohet heqja e kohës shtesë dhe kalimi menjëherë te gjuajtja e penalltive. Gjithashtu, skuadrat që përfundojnë në 8 vendet e para gjatë fazës së ligës, do ta luajnë ndeshjen e dytë në shtëpi në çerekfinale dhe në gjysmëfinale. Ndërkaq, ekipet të të njëjtit shtet nuk do të përballen me njëri-tjetrin përpara çerekfinaleve./Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Mënyra sesi Inzaghi “shpërtheu” ndaj arbitrit në fund të ndeshjes me Milanin: Nuk dua “kohë shtesë”, nuk dua “kohë shtesë”
Interi ka dalë nga rrugëtimi i Kupës së Italisë teksa në gjysmëfinale është mundur nga Milani në shifrat 0-3. Në fundin e ndeshjes, Inzaghi ka “shpërthyer” ndaj arbitrave duke i nxjerrë inatin e humbjes ndaj “rivalëve të përjetshëm”.
Madje nuk kishte as arsye se përse Inzaghi të kishte një shpërthim të tillë, arbitrat nuk i dhanë shkasë. Në momentin kur arbitri i katërt do të nxirrte minutat shtesë, Inzaghi ka reaguar keq kundër tij: “Nuk e dua “kohën shtesë”, nuk e dua “kohën shtesë”, mos u tall me mua. Nuk e dua këtë”, ka thënë Inzaghi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Partizani bie në shtesë, Egnatia shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë
23 Prill 2025
21:40
Telesport
Dinamo-Egnatia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. “Blutë” fituan 4-3 ndaj Vllaznisë, ndërsa në sfidën tjetër mes Partizanit dhe Egnatias u desh të shkohej në kohën shtesë prej 30 minutash.
Të kuqtë vinin nga një fitore 1-0 në ndeshjen e parë dhe do mjaftoheshin sot edhe me një barazim. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 75-të, ku Arbenit Xhemajli dërgon topin në rrjetë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe kalon në avantazh rrogozhinasit. Rezultati final i kohës së rregullt 0-1 dhe ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.
Në minutën e 4-të të shtesës, Egnatia do të gjente edhe golin e dytë. Guindo dërgon topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Frangaj. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Egnatia fiton 0-2 dhe shkon në finale. -

UEFA po shqyrton një revolucion në futboll
Në sezonin inaugurues të Ligës së Kampionëve të reformuar, e cila tani ka 36 në vend të 32 klubeve dhe një sistem lige në vend të fazës së grupeve, gjysmëfinalet janë në program, ndërsa UEFA tashmë po diskuton ndryshimet e mundshme për sezonin e ardhshëm.
Baza për këtë janë opinionet për formatin e ri që UEFA po mbledh aktualisht nga klubet. Në fund, Komiteti i Garave të Klubeve mund të vendosë për korrigjimet më 30 maj në Mynih dhe t’i paraqesë një propozim të duhur Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Penallti në vend të kohës shtesë
Koha shtesë prej 30 minutash në fazën e eliminimit mund të anulohet në rast barazimi dhe fituesi do të përcaktohej menjëherë me penallti. Kjo do të reduktonte tendosjen fizike të lojtarëve.
Avantazhi i fushës së shtëpisë në ndeshjen e dytë
Klubet që përfundojnë në tetë më të mirat pas fazës së ligës dhe kështu kualifikohen drejtpërdrejt në raundin e 16-të duhet të shpërblehen shtesë. Domethënë, në çerekfinale dhe gjysmëfinale, ata do të kishin të drejtë që ndeshjen e kthimit ta luanin në fushën e tyre vendase kundër skuadrave më të ulëta. Deri më tani, ky rregull zbatohej vetëm për raundin e 16-të.
E ashtuquajtura “mbrojtja e vendit” (Country Protection)
Tashmë pas fazës së ligës, klubet nga i njëjti vend mund të luajnë kundër njëri-tjetrit. Kjo ndodhi, për shembull, në play-off kur PSG luajti kundër Brest-it dhe në raundin e 16-të kur u takuan Bayern dhe Leverkusen, si dhe Real e Atlético. Takime të tilla të hershme mes njëri-tjetrit nuk janë tërheqëse as për fansat dhe as për televizionet. Në formatin e vjetër, klubet nga i njëjti vend nuk mund të luanin me njëri-tjetrin përpara çerekfinaleve – dhe një sistem i tillë mund të rifutej. /tesheshi.com/
-

Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet
Integrated Energy BV SPV SHPK, kompani që ka të drejtën konceisonare mbi Inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore si rezultat i zgjerimit të kapacitetit të Landfillit të mbetjeve urbane pasi është ezauruar kapaciteti i qelizës aktuale.
Në një dokument të paraqitur pranë autoriteteve kompania pranon se “për shkak të volumit të mbetjeve të depozituara në landfillin e mbetjeve urbane (pas procesit te selektimit dhe presimit të tyre), ky landfill është drejt përfundimit të fazës së operimit dhe do të nisë faza e kapsulimit të kësaj qelize”.
Kompania sqaron se në mënyrë që të vijohet me menaxhimin e mbetjeve urbane të Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k. propozon që depozitimi i mbetjeve urbane të vijoje ne qelizën shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit te mbetjeve urbane (pika 13) të pajisur me Leje Mjedisi te tipit A (PN-0762-08-2021), pra për zgjerimin e kapacitetit të landfillit ekzistues të mbetjeve urbane.
“Sipërfaqja e landfillit ekzistues të mbetjeve urbane (pika 13): 17913 m2 Sipërfaqja e qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 35415.1 m2. Siperfaqja totale (qeliza ekzistuese + qeliza shtese) që do të përfshihet tek leja e mjedisit e rishikuar: 53328.1 m2. Kapaciteti i qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 28.728 ton mbetje/ ditë”, thuhet në dokument.
Inceneratori i Tiranës
Aktualisht kompania që ka nën administrim kontratën e koncesionit për Inceneratorin e Tiranës është nën sekuestro dhe prej kohësh tashmë administrohet nga një administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Ky vendim erdhi pas nisjes së hetimeve nga SPAK për kontratën 128 milionë euro ku për disa vite u zhvilluan hetime që rezultuan në dhjetor 2023 me lëshimin e 15 masave të sigurisë për persona të ndryshëm të përfshirë në aferën e Inceneratorit.
Pjesë e hetimit ishte dhënia e bonusit për kompaninë që fitoi të drejtën koncesionare dhe paqartësia e kostove, përfshirja e ryshfetit si dhe të dhëna fiktive lidhur me studimin e fizibilitetit për këtë projekt. SPAK kërkoi për ish-ministrin Lefter Koka 4 vite burg dhe po kaq edhe për katër anëtarë të tjerë të komisionit. Ndërkohë që për tre persona të tjerë kërkoi dënimin me 2 vjet. -

Trump njofton ulje “të konsiderueshme” të tarifave shtesë që ka vendosur ndaj Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e Rezervës Federale dhe njoftoi një ulje “të konsiderueshme” të tarifave që ai ka vendosur ndaj Kinës, duke shkaktuar lehtësim në tregjet globale.
Shpresat për një ulje të mundshme të tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit, pas njoftimit të tarifave të Trump, bënë që tregjet aziatike të aksioneve të rriten sot, nga Tokio në Hong Kong dhe lejuan që dollari të rimëkëmbet.
Për më tepër, republikani siguroi se ai “nuk ka ndërmend” të shkarkojë kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, pavarësisht kritikave të ashpra që ai ka bërë ndaj tij.
Në margjinat e një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, Trump pranoi para gazetarëve se tarifat shtesë prej 145% që ai vendosi ndaj Pekinit “janë shumë të larta”, duke shtuar se ato “do të reduktohen ndjeshëm”. “Në asnjë mënyrë ata nuk do të qëndrojnë askund afër këtij numri”, theksoi presidenti amerikan, megjithëse shpjegoi se “ne nuk do të kthehemi në zero”.From 145% “punishment” to “it won’t be zero” but down substantially – the art of the fold Trump style
China has shown the world it is the trusted, stable trading partner. It’s a new world orderpic.twitter.com/zAXciKQHU9
— Shaun Rein (@shaunrein) April 22, 2025“Ne do të jemi shumë të sjellshëm, ata do të jenë shumë të sjellshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë,” tha Trump, duke iu referuar Kinës. “Në fund të fundit, ata do të duhet të arrijnë një marrëveshje sepse pa të nuk do të mund të kenë më marrëdhënie tregtare me SHBA-në”, paralajmëroi ai.
“Ne i përcaktojmë kushtet e marrëveshjes dhe do të jetë një marrëveshje e drejtë”. “Besoj se është një proces që do të ecë mjaft shpejt”, vlerësoi ai.
Trump vendosi tarifa shtesë për partnerët tregtarë amerikanë, kryesisht në Evropë dhe Azi, në fillim të prillit, duke shkaktuar trazira në tregje. Më pas, një javë më vonë, ai uli tarifat shtesë në 10% për të gjitha vendet përveç Kinës.
Tarifat shtesë të vendosura nga republikani ndaj Pekinit arrijnë në 145%, me Kinën që përgjigjet duke vendosur tarifa shtesë prej 125% për produktet e importuara amerikane.
Edhe pse Pekini nuk ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime me Uashingtonin, sekretari amerikan i Thesarit Scott Besant vlerësoi dje gjatë një aktiviteti në Uashington se situata aktuale nuk është e qëndrueshme për asnjërën palë.
Bessant beson se tarifat shtesë veprojnë si një embargo tregtare dhe pengojnë shkëmbimin e produkteve midis SHBA-së dhe Kinës.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha nga ana e saj se bisedimet për të arritur një marrëveshje tregtare me Pekinin po përparonin “shumë mirë”.
Në të njëjtën kohë, Kina i bëri thirrje Britanisë dhe BE-së që të mbrojnë tregtinë globale kundër agresionit amerikan.
“Në kontekstin aktual të ngacmimit të njëanshëm të përhapur, Kina dhe Britania kanë një përgjegjësi për të mbrojtur rendin tregtar shumëpalësh,” i tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi homologut të tij britanik David Lamy në një bisedë telefonike.
Në një bisedë tjetër me homologun e tij austriak Beate Meinl-Reisinger, Wang Yi vuri në dukje se “Kina dhe BE duhet të mbajnë përgjegjësitë ndërkombëtare, të mbrojnë sistemin shumëpalësh tregtar me një marrëveshje të përbashkët dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore”.Top Channel
-

Trump njofton uljen “të konsiderueshme” të tarifave shtesë që ka vendosur ndaj Kinës