Tag: shtesë

  • Samsung HW-QS700F: Soundbar kompakt që surprizon me tingull të plotë

    Samsung HW-QS700F: Soundbar kompakt që surprizon me tingull të plotë

    Samsung HW-QS700F pozicionohet në klasën mesatare të soundbar-ëve, ku përdoruesit shpesh kërkojnë kombinimin më të mirë të çmimit, performancës dhe lehtësisë së përdorimit. Ai është i dedikuar për ata që duan një përvojë tingulli sa më afër asaj të kinemasë, por nuk kanë hapësirë ose dëshirë për një sistem më të madh AV. Ne e testuam për të parë se si sillet në praktikë.

    Instalim pa komplikime
    QS700F ka treguar fleksibilitet të madh gjatë vendosjes. Mund ta vendosni nën televizor ose ta montoni në mur, ndërsa subwoofer-i është mjaft kompakt për t’u fshehur lehtësisht pranë pas divanit. Dizajni është vizualisht neutral dhe nuk kërkon hapësirë të veçantë, gjë që është vendimtare për shumë përdorues.

    Përdorimi i parë është jashtëzakonisht i thjeshtë dhe nuk kërkon njohuri teknike. Ky është një nga modelet ku duket qartë se qëllimi ka qenë të mundësohet vendosja brenda pesë minutash, pa u përzier me kabllot apo modulet shtesë.

    Si shfaqet me filma dhe seriale?
    HW-QS700F përdor konfigurimin 3.1.2 të kanaleve, që përfshin edhe riprodhimin e tingullit të orientuar lart. Kjo shtresë shtesë krijon një përvojë më të hapur, ndërsa efektet e lëvizjes dhe ambjentit fitojnë një dimension shtesë. Diferenca krahasuar me tingullin e televizorit është vërtet e dukshme. Dialogët janë të qartë dhe të ndarë mirë nga pjesa tjetër e skenës zanore, ndërsa efektet hapësinore janë të mjaftueshme për të krijuar ndjesinë e gjerësisë. Edhe pse nuk ka satelitë të pasmë dhe i mungon surround-i i plotë që ofrojnë sistemet më të mëdha, me përmbajtje moderne filmike dhe seriale funksionon shumë bindshëm.
    Muzikë, relaks dhe përmbajtje e përditshme
    Kur bëhet fjalë për muzikën, QS700F performon më mirë se sa mund të prisni nga një pajisje që nuk është kryesisht e orientuar Wifi. Subwoofer-i sjell thellësinë e nevojshme, vokalet mbeten të qarta dhe skena zanore nuk tingëllon e mbingarkuar. Për dëgjim të përditshëm, nga Spotify te radioja, rezultati është shumë i këndshëm.
    Ndjeshëm vërehet edhe përshtatja automatike e tingullit, në varësi të vendndodhjes së soundbar-i, nëse është mbi komodinë ose i montuar në mur. Sistemi di të balancojë reflektimet dhe theksimet, duke siguruar një tingull sa më të pastër, pa marrë parasysh pozicionin.

    Ku spikat më shumë QS700F?
    QS700F shkëlqen aty ku rëndësi kanë dizajni kompakt dhe përmirësimi i dukshëm i tingullit. Falë formës që përshtatet lehtësisht në apartamente dhe dhoma më të vogla ndenjeje, ofron një tingull shumë më të mirë se televizori, me bas të fuqishëm dhe të saktë. Dialogët janë të qartë, skena zanore e rregullt, ndërsa tingulli i orientuar lart i jep skenave një ndjesi më të gjerë. Një nga avantazhet më të mëdha mbetet vendosja e shpejtë dhe përdorimi i thjeshtë.
    Çfarë duhet pasur parasysh?
    Edhe pse ofron një ndjesi të mirë, nuk mund të rivalizojë sistemet me altoparlantë të pasëm shtesë. Në hapësira shumë të mëdha, subwoofer-i mund duket më pak i fuqishëm dhe audiofilët mund të kërkojnë më shumë saktësi. Për përvojën e plotë kinematografike, sistemet me shumë kanale mbeten më të mirë, ndërsa QS700F është menduar si një zgjidhje e balancuar dhe universale.
    ###
    Rreth Samsung Electronics
    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

  • 12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë

    12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë

    Partia e Lirisë paraqiti sot në një konferencë të përbashkët për shtyp 12 amendamentet që synojnë ndryshimin e projektbuxhetit 2026, të cilin e cilëson “antisocial” dhe “thellues të varfërisë”. Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, buxheti i vitit të ardhshëm favorizon në mënyrë të padrejtë shpenzimet e infrastrukturës, ndërsa shtresat në nevojë, pensionistët, fermerët dhe sektori i shëndetësisë mbeten pa mbështetjen e duhur. Partia e Lirisë akuzon qeverinë se 70% e fondeve të investimeve shkojnë në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa qytetarët përballen me çmime të rritura dhe kosto të papërballueshme të jetesës. Për këtë arsye, opozita ka paraqitur në Parlament një paketë me amendamente që do të shqyrtohen nen për nen në seancën plenare të së enjtes, me fokus mbështetjen sociale, zbutjen e varfërisë dhe forcimin e sektorëve kyç të ekonomisë.
    Një nga propozimet kryesore është rritja e pensioneve përmes një fondi prej 16.2 miliardë lekësh, me qëllimin që pensionistët të përfitojnë një rritje reale prej 6.8% dhe jo rritjen minimale të parashikuar nga qeveria. Amendamenti i dytë lidhet me bujqësinë, për të cilën PL kërkon 15 miliardë lekë shtesë, duke argumentuar se ky sektor, ku punon 40% e fuqisë punëtore të vendit, po përjeton një situatë dramatike dhe është goditur edhe nga humbja e 112 milionë eurove të fondeve IPARD. Po ashtu, për kategoritë në nevojë, PL propozon një rritje prej 7.5 miliardë lekësh për ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar dhe papunësisë, duke pretenduar se qeveria vazhdon të mbajë një qëndrim përbuzës ndaj tyre.
    Një tjetër propozim i rëndësishëm prek sektorin e shëndetësisë, ku kërkohen 7.5 miliardë lekë shtesë, si dhe 2.5 miliardë lekë të posaçme për Onkologjikun, i cili sipas PL është kthyer në një krizë humanitare për shkak të mungesës së barnave. Në fushën e arsimit, Partia e Lirisë kërkon 5.2 miliardë lekë shtesë të ndara mes arsimit bazë, atij të mesëm dhe universitare, ndërsa për kërkimin shkencor kërkon edhe 2 miliardë lekë të tjera. Propozime të tjera përfshijnë 1 miliardë lekë shtesë për sportin, 0.75 miliardë lekë për sigurinë ushqimore dhe 0.5 miliardë lekë për çështjet teknike dhe dokumentare që lidhen me këtë sektor.
    Sipas Partisë së Lirisë, buxheti i qeverisë rrit pabarazinë dhe thellon varfërinë, ndërsa amendamentet e tyre synojnë t’i japin qytetarëve mbështetjen që u nevojitet për të përballuar rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike.

  • Blushi prezanton 12 amendamentet e PL për Buxhetin 2026: Mbështetje reale për përballimin e kostove të rritura të jetesës

    Blushi prezanton 12 amendamentet e PL për Buxhetin 2026: Mbështetje reale për përballimin e kostove të rritura të jetesës

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për media tha se Partia e Lirisë ka depozituar 12 amendamente për Buxhetin e vitit 2026, të cilat synojnë mbështetje reale për qytetarët për të përballuar kostot e rritura të jetesës.

    Blushi kritikoi qeverinë për buxhetin e propozuar, duke e cilësuar si antisocial dhe të papërballueshëm për shtresat në nevojë, veçanërisht për pensionistët dhe sektorët kryesorë të ekonomisë si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.

    Sipas PL, ky buxhet thellon varfërinë dhe favorizon korrupsionin, duke shpërndarë fondet në mënyrë jo të drejtë.

    Ndër 12 amendamentet, Blushi përmendi:

    Rritjen reale të pensioneve me një fond prej 16.2 miliardë lekësh;

    Shtesën e 15 miliardë lekëve për sektorin e bujqësisë;

    Mbështetje financiare për ndihmën ekonomike, papunësinë dhe paaftësinë me 7.5 miliardë lekë;

    Fond shtesë për shëndetësinë prej 7.5 miliardë lekësh, duke përfshirë Onkologjikun;

    Financim për arsimin bazë, mesëm dhe universitar, në total 5.2 miliardë lekë;

    Fond për shkencën dhe zhvillimin e sportit me 3 miliardë lekë;

    Mbështetje për sigurinë ushqimore dhe fonde të tjera për sektorët në nevojë.

    Blushi theksoi se qëllimi i amendamenteve është të zbusin rritjen galopante të çmimeve të energjisë, ilaçeve dhe karburantit, si dhe të rrisin mbështetjen për qytetarët dhe familjet në nevojë.

    Fjala e plotë:

    Jemi në këtë Konferencë të përbashkët shtypi për të  prezantuar 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për buxhetin antisocial të Qeverisë për vitin e ardhshëm, që thellon më tej varfërinë e qytetarëve dhe në veçanti të pensionistëve, sepse në vlerësimin tonë ky nuk është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe mjafton vetëm fakti që 70% e fondeve të alokuar do të shkojnë tek Ministria e Belinda Ballukut, por do të shkojnë për tu vjedhur dhe jo për shërbime dinjitoze ndaj qytetarëve.

    Dhe mjafton kjo shpërndarje e pabarabartë dhe jo e drejtë e fondeve që shtresat më në nevojë edhe vitin e ardhshëm do të mbajnë mbi supe koston e rëndë të korrupsionit të përbindshëm të kësaj qeverie që prioritet të vetëm të saj madhor nuk ka interesin publik, por vetëm vjedhjen e taksave, të mundit, të gjakut dhe të sakrificave, mbi të cilat është ndërtuar dhe ky buxhet, por që për fat të keq ndodhet në duart e një qeverie të korruptuar deri në palcë. 

    Ndaj, në mbeshtetje të 5 prioriteteve madhore të Partisë së Lirisë për 4 milionë shqiptarë plus, ne kemi depozituar për miratim në Parlament këto 12 amendamente, që do të shqyrtohen nen për nen në seancën e nesërme Plenare dhe që në fokus të vetëm kanë  rritjen e mbështetjes sociale dhe zbutjen e kostos së jetesës dhe të varfërisë për qytetarët dhe në veçanti për pensionistët, për shkak të rritjes galopante të çmimeve të ushqimeve, të ilaçeve, të karburantit dhe të taksave, si dhe amendamente që synojnë një mbështetje reale dhe të merituar për arsimin dhe të gjitha nivelet e tij, për kërkimin shkencor, për rritjen e pagave për pedagogët, si dhe alokimin e fondeve që meriton një nga sektorët më jetikë të ekonomisë së vendit dhe që 40% e fuqisë punëtore pikërisht punon në këtë sektor dhe i referohem këtu sektorit të Bujqësisë, i cili po përjeton, prej disa vitesh tanimë për fat të keq, një situate dramatike.

    Por një mbështetje këto amendamente synojnë ti japin edhe sektorit të shëndetësisë, pa harruar mbështetjen për të papunët, për personat me aftësi të kufizuar dhe për të gjithë shtresat në nevojë. 

    Ndaj, Partia e Lirisë ka paraqitur 12 amendamente që sa më poshtë vijon:

    Së pari, alokimin e një fondi prej 16.2 miliardë lekë për rritjen e pensioneve, në mënyrë që pensionistët vitin e ardhshëm të mos përfitojnë vetëm 60 lekë në ditë në qytet apo 20 lekë në ditë në fshat, por një rritje reale dhe të ndjeshme të pensioneve. 

    Amendamenti i dytë është alokimi i 15 miliardë lekë shtesë për sektorin e bujqësisë, që edhe vitin e ardhshëm rrezikon, për shkak të mos mbështetjes, vetëm për faj të vjedhjes dhe abuzimit edhe me fondet e IPARD-it që do tju mohohen shqiptarëve edhe vitin e ardhshëm dhe jo pak, por 112 milionë euro. 

    Ndaj në këto kushte ne propozojmë një rritje prej 15 miliardë lekësh për bujqësinë. 

    Propozojmë që për ndihmën ekonomike dhe për pagesat për paaftësinë dhe për papunësinë të ketë një shtesë fondi prej 7.5 miliardë lekësh.

    Për sektorin e shëndetësisë propozojmë një shtesë në buxhet prej 7.5 miliardë lekësh. 

    Për arsimin e mesëm, 2 miliardë. 

    Për arsimin bazë, 2 miliardë shtesë. 

    Për arsimin universitar, 1.2 miliardë lekë shtesë. 

    Në total pra për arsimin një shtesë në Buxhetin e ardhshëm prej 5.2 miliardë lekësh. 

    Gjithashtu, për financimin e shkencës, Partia e Lirisë propozon një shtesë prej 2 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit dhe për çështjen në veçanti të shëndetësisë, të fokusuar kryesisht tek Onkologjiku, që është kthyer në fakt në një situatë vërtetë dramatike, në kufijtë e një krimi kundër njerëzimit. 

    Për ti dhënë fund mungesës së ilaçeve dhe faktit që qytetarët sot humbin jetën tek Onkologjiku vetëm për mungesën e barnave, Partia e Lirisë propozon një fond shtesë prej 2.5 miliardë lekësh. 

    Për zhvillimin e sportit, 1 miliardë lekë shtesë. 

    Për sigurinë ushqimore, 0.75 miliardë lekë shtesë dhe për fondin për dosjet që lidhen sigurisht me çështjen e sigurisë ushqimore, një shtesë prej 0.5 miliardë lekësh,  pa harruar shkencën të cilën ne propozojmë të financohet me 2 miliardë lekë shtesë. 

    Më lejoni shkurtimisht që të prezantoj 3 amendamentet tona në mënyrë më të detajuar,  konkretisht për mbështetjen për pensionistët, një kategori e cila aq shumë vuan sot koston e papërballueshme të jetesës, në kushtet e vështira në të cilat sot ndodhen pensionistët,  në pamundësi për të paguar faturat e kripura të energjisë elektrike, në pamundësi për të blerë ilaçet dhe për të përballuar rritjen e pandalshme të çmimeve, për të cilat harxhojnë 40% të fondit të tyre.

    Ne propozojmë qe nga 1 janari i vitit të ardhshëm, një rritje reale të pensioneve në masën e 6.8% dhe jo me 60 lekë në ditë në qytet dhe 20 lekë në ditë në fshat. 

    Një shtesë e cila do të ketë, sikundër e theksova, një ndikim në masën 16.2 miliardë lekë në Buxhetin e shtetit .

    Për rritjen e ndihmës ekonomike, për paaftësinë dhe papunësinë , për shkak se qeveria vijon të mbajë një qëndrim përbuzës dhe nënvlerësues ndaj këtyre kategorive në nevojë, që gjithmonë edhe më shumë kanë nevojë për ndihmën e shtetit, por që ndihen të braktisur dhe jo vetëm kaq, por e kanë bërë situatën e tyre edhe më të dëshpëruar vitin e ardhshëm, ne propozojmë një rritje të ndihmës ekonomike në masën 7.5 miliardë lekë, që do të thotë një rritje në masën 20% mbi atë që ka planifikuar qeveria .

    Si dhe do të prezantoj shkurtimisht edhe amendamentin tonë për bujqësinë. 

    Sikundër e theksova, është një nga sektorët më jetikë të ekonomisë së vendit, që zë gati 40% të fuqisë punëtore në vend, por që për fat të keq edhe vitin e ardhshëm planifikohet të ketë një mbështetje jo të drejtë dhe jo të merituar nga ana e qeverisë,  që fondet për këtë sektor jetik do ti kalojë pikërisht te infrastruktura, do ti kalojë për ti vjedhur në ato rrugë, të cilat sikundër jemi dëshmitarë janë shembur si thasë kashte vetëm pak kohë më parë. 

    Investimi në këtë sektor jetik, në kushtet kur edhe fermerëve ju është mohuar ndihma nga fondet e IPARD-IPARD-it,  do ta ndihmojmë këtë sektor dhe në veçanti fermerët shqiptarë për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme familjare,  në masën prej 15 miliardë lekësh, çka reflekton edhe një prej prioriteteve madhore të Partisë së Lirisë.

    Faleminderit!

  • Miratohet buxheti në Komisionin e Ekonomisë/ 60 amendamentet e opozitës u rrëzuan, konfirmohet rialokimi i fondeve për 12 institucione

    Miratohet buxheti në Komisionin e Ekonomisë/ 60 amendamentet e opozitës u rrëzuan, konfirmohet rialokimi i fondeve për 12 institucione

    Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2026 ka marrë dritën jeshile në komisionin e Ekonomisë.

    Pas ditëve të tëra diskutimesh në komisione dhe një seance maratonë në komisionin përgjegjës të ekonomisë, punësimit dhe financave, buxheti për vitin 2026 u miratua me 7 vota pro.
    Një buxhet prej 8.9 miliardë euro i përqendruar më së shumti në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale dhe Minstrinë e Infrastrukturës si dhe në drejtim të investimeve, pagavee  pensioneve nuk do të ketë ndryshime në vlerë, përvec rialokim fondesh duke ju dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve publike.
    Deputetët e opozitës si dhe socialisti Erion Braçe prezantuan rreth 60 amendamente në total lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.  42 prej tyre u propozuan vetëm nga Partia Demokratike.  Ndër të cilat caktimi i minimumit jetik, fonde për përmbytjet e nëntorir dhe një buxhet shtesë për një sërë institucionesh si Shëndetësia, Arsimi edhe Bujqësia. Por që asnjë prej tyre nuk u pranua.
    Ina Zhupa: Amendimi i parë , shtesë 2.5 mld lekë për pagën e 13 të mësuesve parauniversitar, që të rrisim motivimin për mësuesit. Amendimi i dytë , shtesë 384 mln lekë për të shtuar oficerët e policisë në shkolla.
    Tritan Shehu: Amendimi i parë, 1 mld lekë për të kompensuar banorët e bizneset në qarkun Gjirokastër të prekur nga përmbytjet e nëntor-dhjetor, 1 mld lekë për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtua.
    Ledina Alolli: Buxheti i arsimit nga 64.8 mld lekë të arrijë në 92 mld lekë.
    Igli Cara: 5 mld lekë si mbështetje për sipërmarrjet prodhuese, sidomos për eksportuesit për goditjen nga euro. Të garantohet që euro të jetë 1-1 me lekun.
    Tedi Blushi: 16.2 mld lekë për rritjen e pensioneve që nga viti i ardhshëm
    Edhe 2 amendimet e deputetit Erion Brace u rrezuan ne këtë komision.
    Erion Brace: Çdo e ardhur shtesë nga sigurimet shoqërore, shkon për politika pensionesh.
    Propozimi 2/ Në rastin kur gjatë zbatimit të buxhetit ka diferenca në raport me nivelin e deficitit të përcaktuar në këtë ligj, fondet e papërdorura shkojnë në llogari të fondit të pensionit.
    Të vetmet kërkesa që u miratuan në këtë komision përgjegjës ishin vetëm rialokimet e fondeve ndërmjet institucioneve.
    “Totali i shpenzimeve shtesë të aprovuara për institucionet është 504.9 mln lekë”. 
    Vulën përfundimtare projektbuxheti bashkë me 8 projektligjet e paketës fiskale pritet ta marrë në seancën e 11 dhjetorit në Kuvend.

    Top Channel

  • Debat për projektbuxhetin 2026/ Opozita propozon 60 ndryshime, nga paga e 13-të te rritja e buxhetit të shëndetësisë

    Debat për projektbuxhetin 2026/ Opozita propozon 60 ndryshime, nga paga e 13-të te rritja e buxhetit të shëndetësisë

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat deputetët e opozitës po prezantojnë 60 amendime lidhur me projektbuxhetin e vitit 2026.
    Deputeti i PD Shkodër Kliti Hoti: Buxhet shtesë për spitalin e Shkodrës +5 mln euro  ti shtohet buxhetit të ministrisë
    Ina Zhupa: Amendimi i parë , shtesë 2.5 mld lekë për pagën e 13 të mësuesve parauniversitar, që të rrisim motivimin për mësuesit.
    Amendimi i dytë , shtesë 384 mln lekë për të shtuar oficerët e policisë në shkolla. Kemi 1400 shkolla, dhe ka vetëm 220 oficerë, parashikohet të shkojë në 400 në buxhet, por propozojë që të shkojë në 800, për shkak edhe të ngjarjeve të rënda kriminale në shkolla. Të krijojmë një mjedis të mbikëqyrës dhe më të mbrojtur.
    Amendimi i tretë, 2 mld lekë të shkojë për qarkun Vlorë, ku 1.5 mld lekë për kompensimin e banorëve të Vlorës nga zjarret e përmbytjet dhe 0.5 mld lekë për rregullimin e infrastrukturës së dëmtuar nga përmbytjet e nëntorit.
    Tritan Shehu: Amendimi i parë, 1 mld lekë për të kompensuar banorët e bizneset në qarkun Gjirokastër të prekur nga përmbytjet e nëntor-dhjetor, 1 mld lekë për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar.
    Amendimi i dytë, buxheti i ministrisë së shëndetësisë nga 82 mld lekë të rritet në 110 mld lekë. Nuk ka shëndetësi pa buxhet, duhet të arrijmë 4% të PBB për shëndetësisë.
    Amendimi i tretë , vlera e kompensimit të medikamenteve nga 13.5 mld lekë të zëvendësohet me 27 miliardë lekë.

  • Guardiola: Fitorja në kohën shtesë është pozitive për City pas dy humbjeve, ai është lojtar i veçantë për ne

    Guardiola: Fitorja në kohën shtesë është pozitive për City pas dy humbjeve, ai është lojtar i veçantë për ne

    1 Dhjetor 2025

    15:15

    Telesport

    Pep Guardiola tha se goli i fitores së realizuar nga Phil Foden në kohën shtesë, në fitoren 3-2 ndaj Leeds, ishte mënyra më e mirë që Manchester City të fitonte ndeshjen, pavarësisht se nuk ishte i kënaqur me performancën e tyre të përgjithshme.
    “Ishte një lehtësim të shënonim në minutat e fundit, por tregon edhe një karakter të madh të ekipit. Loja nuk ishte perfekte në pjesën e parë, por ishim superior dhe duhej ta kishim mbyllur ndeshjen shumë shpejt me rastet që patëm”, tha Guardiola.
    “Më pas, reaguam shumë mirë, futëm më shumë lojtarë në zonë, e futëm topin shpejt në zonë dhe cilësia e Phil Foden na ndihmoi të fitojmë ndeshjen. Ai është i veçantë. Të ndihmon shumë të fitosh në atë mënyrë”, shtoi Pep Guardiola.
    “Pas dy humbjeve është e vështirë të fitosh. Ndonjëherë të jesh agresiv nuk të fiton ndeshje futbolli. Thjesht provon. Në futboll dhe në jetë, thjesht duhet të provosh. Haaland? Ndonjëherë ka nevojë për pushim sepse ai luan, luan dhe luan”, tha Guardiola.

  • Kualifikim dramatik, Iraku në Play Off, falë një penalltie në min e 17-të të kohës shtesë

    Kualifikim dramatik, Iraku në Play Off, falë një penalltie në min e 17-të të kohës shtesë

    Në Irak, drama sportive arriti kulmin mbrëmjen e së martës. Kombëtarja irakiane fitoi 2-1 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, falë një penalltie të realizuar në minutën e 17 minuta të kohës shtesë, duke siguruar kështu kualifikimin në playoff-in ndërkontinental me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
    Atmosfera elektrizuese në stadiumin ndërkombëtar të Basrës shpërtheu kur Amir Al-Ammari shënoi golin vendimtar, që e mban ende gjallë ëndrrën e Irakut për Kupën e Botës – një kompeticion ku nuk ka marrë pjesë që nga viti 1986, në Botërorin e Meksikës.

    Ndeshja ndryshoi ritëm në pjesën e dytë: Emiratet kaluan të parat në epërsi me Caio Lucas, ndërsa vetëm pak minuta më vonë goditja e Gimenez u ndal nga traversa. Iraku u zgjua në minutën e 66-të, kur Mohanad Ali barazoi me kokë pas një goditjeje të lirë të Al-Ammarit.
    Pikërisht Ali ishte edhe në qendër të episodit që vendosi ndeshjen: goditja e tij me kokë u ndal me dorë nga Yahia Nader, dhe pas rishikimit në VAR arbitri dha penallti.
    Al-Ammari nuk gaboi, duke çuar portierin në krahun e gabuar dhe duke vulosur një fitore që u festua gjatë në Basra.
    Iraku tashmë kualifikohet për raundin e play off të marsit, ku gjashtë skuadra luftojnë për dy vendet e fundit drejt finaleve të Botërorit.

  • Kosova e mbyll me nder, Skocia shkon në Botëror pas 27 viteve

    Kosova e mbyll me nder, Skocia shkon në Botëror pas 27 viteve

    Xhaka vërshellehet në “Fadil Vokrri”, dy gola në shtesë dërgojnë Skocinë në Botëror.

    10 ndeshjet e mbrëmjes së sotme ishin dhe të fundit të kualifikuesëve të Konfederatës së UEFA-s për Botërorin 2026.

    Kosova e Franko Foda-s ndali në Prishtinë Zvizrën e Granit Xhakës 1-1 me supergolin e Muslija-s. Helvetët në Botëror, Kosova në Play Off.

    Kualifikoeht Spanja me barazimin 2-2 me Turqinë. Dramatike sfida e Vjenës aty ku Austria e pa vetën poshtë një goli me Bosnjën por në fund barazoi 1-1 duke shkuar ajo në Botëror si e para e Grupit H.

    Sidoqoftë drama e madhe erdhi nga Rejnxhers në supertakimin e Grupit C Skoci- Danimarkë. Vendasit kaluan prëpara që në minutën e 3′ duke realizuar objektivin pai vetë fitorja i siguronte biletën amerikane.

    Në start të së dytës, danezët barazuan 1-1 mipro pas pak minutave mbetën me një lojtar më pak. Sërish skocezët kalojnë përpara në të 78 por sërish Danimarka i’a del të barzojë me Dorgu në të 82′.

    Një shtesë e çmendur për vendasit pasi shënuan dy herë për 4-2 final. Goli i katërt shënuar nga MekLin hyri në hitori pasi ai shënoi nga rrethi mezit të fushës.

    Hera e fundit që Skocia mori pjesë në Kupën e Botës për meshkuj ishte në vitin 1998, në Botërorin e zhvilluar në Francë.

    Rezultate, sot:

    Kosovë- Zvicër 1-1

    Suedi- Slloveni 1-1

    Austri- Bosnje & Hercegovinë 1-1

    Bjellorusi- Greqi (në Hungari) 0-0

    Belgjikë- Lietenshtejn 7-0

    Bullgari- Gjeorgji 2-1

    Rumani- San Marino 7-1

    Skoci- Danimarkë 3-2

    Spanjë- Turqi 2-2

    Uells- Maqedoni e Veriut 7-1/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kosova e mbyll me nder, Skocia shkon në Botëror pas 25 viteve

    Kosova e mbyll me nder, Skocia shkon në Botëror pas 25 viteve

    Xhaka vërshellehet në “Fadil Vokrri”, dy gola në shtesë dërgojnë Skocinë në Botëror.

    10 ndeshjet e mbrëmjes së sotme ishin dhe të fundit të kualifikuesëve të Konfederatës së UEFA-s për Botërorin 2026.

    Kosova e Franko Foda-s ndali në Prishtinë Zvizrën e Granit Xhakës 1-1 me supergolin e Muslija-s. Helvetët në Botëror, Kosova në Play Off.

    Kualifikoeht Spanja me barazimin 2-2 me Turqinë. Dramatike sfida e Vjenës aty ku Austria e pa vetën poshtë një goli me Bosnjën por në fund barazoi 1-1 duke shkuar ajo në Botëror si e para e Grupit H.

    Sidoqoftë drama e madhe erdhi nga Rejnxhers në supertakimin e Grupit C Skoci- Danimarkë. Vendasit kaluan prëpara që në minutën e 3′ duke realizuar objektivin pai vetë fitorja i siguronte biletën amerikane. Në start të së dytës, danezët barazuan 1-1 mipro pas pak minutave mbetën me një lojtar më pak. Sërish skocezët kalojnë përpara në të 78 por sërish Danimarka i’a del të barzojë me Dorgu në të 82′.

    Në shtesë e çmendur për vendasit pasi shënuan dy herë për 4-2 final. Goli i katërt shënuar nga MekLin hyri në hitori pasi ai shënoi nga rrethi mezit të fushës.

    Rezultate, sot:

    Kosovë- Zvicër 1-1

    Suedi- Slloveni 1-1

    Austri- Bosnje & Hercegovinë 1-1

    Bjellorusi- Greqi (në Hungari) 0-0

    Belgjikë- Lietenshtejn 7-0

    Bullgari- Gjeorgji 2-1

    Rumani- San Marino 7-1

    Skoci- Danimarkë 3-2

    Spanjë- Turqi 2-2

    Uells- Maqedoni e Veriut 7-1/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Nuk kërkojmë lekë”/ Manja batuta me KMSHC-në nga Komisioni i Ligjeve: Më në fund një lajm i mirë, nuk mund të shkonte…

    “Nuk kërkojmë lekë”/ Manja batuta me KMSHC-në nga Komisioni i Ligjeve: Më në fund një lajm i mirë, nuk mund të shkonte…

    Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrtohet projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”.

    Komisioni i mbikëqyrjes së shërbimit civil (KMSHC) u shpreh se ka pasur një bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Financave në lidhje me buxhetin dhe nuk u nevojitet fond shtesë.
    Ulsi Manja me batuta tha se më në fund ky është një lajm i mirë.
    KMSHC: Ne kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Financave në përgjithësi kërkesat tona janë miratuar, buxheti ka qenë rreth 98 mln lekë, tanin është në shumën 101 mln lekë. Në këtë buxhet nuk kemi kërkesa shtesë, mbulon kërkesat e institucionit të Komisionit për të mbuluar shpenzimet e vitit 2026. Në këto kushte lekë nuk kërkojmë shtesë.
    Manja: Atëherë ja… një lajm të mirë, janë të kënaqur me buxhetin e 2026. Më mirë se kaq s’mund të shkonte dita e parë e dëgjesave të  për buxhetin.

    Top Channel